Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Rilindasi Edi Rama shkon në Elbasan si Kryebanditi i Shqipërisë

    Dhuna në Elbasan, Stojku: Një bandë kriminelësh ordinerë dhunoi opozitën, Rama lider i tyre

    Emri:  edmond-stojku-1140x570.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  32.2 KB

    Kryetari i Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku reagon pas skenave të dhunës të shfaqura sot në Elbasan ku simpatizantë të PS dhe PD.

    Përmes një postimi në Facebook, nën titullin “Dhuna si platformë politike”, Stojku shprehet ndër të tjera se “Rama s’ndaloi një bandë të armatosur kriminelësh ordinerë për të goditur mbështetës të opozitës dhe për të shpallur se strategjia politike e tij tashmë ka vetëm një mjet të fundit për mbijetesë: Dhunën e hapur!“

    Reagimi i plotë:

    DHUNA SI PLATFORME POLITIKE

    Demokracia sot vdiq! Edhe politikisht!

    Sot në Ditën e Verës, në zemër të Elbasanit, në qendër të vëmendjes kombëtare për një festë që ka vite që bashkon njerëzit – Edi Rama s’ndaloi një bandë të armatosur kriminelësh ordinerë për të goditur mbështetës të opozitës dhe për të shpallur se strategjia politike e tij tashmë ka vetëm një mjet të fundit për mbijetesë: Dhunën e hapur!

    Edi Rama i vuri kësaj dhune fytyrën, shtatin e tij të gjatë, suportin më të plotë politik dhe njëherësh lajmëroi se kjo fushatë është mes gjithë partive politike që aspirojnë një komunikim civil dhe një bande të madhe të organizuar kriminale që ai e drejton dhe komandon personalisht.

    Edi Rama shpalli në Elbasan lajmin më ogurzi se zgjedhjet e vitit 2021 janë një farsë. Ata që punojnë në administratë qysh sot janë nën presionin të deklarojnë sa veta kanë në shtëpi dhe të garantojnë se vota e tyre do të shkojë për PS. Ndryshe i pret uria…Ata që nuk varen nga administrata, do të ballafaqohen me kërcënimin fizik se nëse nuk shkojnë të votojnë për PS-në, janë të rrezikuar me jetë.

    Ata që kundërshtojnë këtë skenar mafioz, dhunohen ditën për diell në mes të qytetit dhe askush nuk mban përgjegjësi për cfarë mund t’u ndodhë.Rama, kështu po realizon pucin më të ndyrë para-ushtarak kriminal, që ngushton çdo hapësirë demokratike dhe çdo mundësi veprimi politik mbi bazë programesh dhe idesh.

    Kandidatët e ADR kanë mbledhur gjatë këtyre ditëve dhjetra dëshmi të kërcënimit të hapur dhe të drejtpërdrejtë që grupe të armatosura kriminale, të lira dhe me mbështetje politike, kanë ushtruar në shumë qendra banimi. Në mënyrë të hapur dhe me zë të lartë, personazhe që duhej të ishin në burg, figura që janë në kërkim – deri edhe për vrasje, emra që njihen botërisht si drejtues të narkotrafikut dhe të botës së zezë të krimit ordiner janë angazhuar sot hapur në mbështetje të Rilindjes për të realizuar atë që do të quaja PUC PARAUSHTARAK, të ngjashëm me dhunën e armatosur që u vendos në Myanmar, pak javë më parë.Kjo ngjarje politike – me përfshirje të fortë kriminale, është një alarm që duhet të zgjojë urgjentisht nga gjumi strukturat e reja të drejtësisë dhe hetimit, të cilat duhet t’i përgjigjen këtij kërcënimi me mjete ligjore dhe me vendosmëri.

    Unë i bëj thirrje Ambasadës Amerikane, pranisë së OSBE-së në Tiranë, Komisionit Europian, shërbimeve mike të Policisë dhe shërbimeve të tjera të Inteligjencës të ndërhyjnë në mënyrën më urgjente për të dekurajuar këtë strategji elektorale me bazë kriminale, që përfundimisht rrezikon të vrasë çdo shans për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri.

    Unë inkurajoj të gjithë kandidatët që me përgjegjshmëri dhe me përkushtim të mbështesin qytetarët, të cilët kanë marrë kërcënime fizike – që t’i denoncojnë ato.

    Unë ftoj kandidatët e ADR në të gjithë vendin që të marrin takime fizike në çdo familje, të lenë në dispozicion të tyre emrin dhe numrat e telefonit; të vendosim në shërbim të integritetit fizik dhe moral të qytetarëve çdo mjet dhe infrastrukturë tonën në qarqe, për të garantuar sa më mirë mbrojtjen e Demokracisë përmes ruajtjes së të drejtës së votës së lirë.

    Në Elbasan u(e) sulmuan mbështetës të PD-së. Nesër dikush do të na sulmojë Ne. Pasnesër ndoshta e ka rradhën dikush tjetër…Të gjithë ata që aspirojnë për demokraci dhe sundim të ligjit duhet të bashkohen për të thënë të vërtetën, për të ndalur dhunën dhe instalimin e saj si sistem paraushtarak të bandave kriminale në vend…Edi Rama është sot lideri i tyre! Dhe më shumë se kaq!!!

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Edi Rama shkon në Elbasan si Kryebanditi i Shqipërisë

    Dhuna në Elbasan, Bardhi: Asnjë prej shoqëruesve kriminelë të kryeministrit nuk është arrestuar



    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi sot mos reagimin e institucioneve të Policisë së Shtetit dhe drejtësisë për incidentin e ndodhur dje në Elbasan.

    Bardhi tha se personat që u denoncuan me emër nga PD ishin shoqërues të Edi Ramës. Sekretari i PD-së tha se prokurori i Elbasanit, i cili është dhe vëllai i kandidatit të PS në këtë qark, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ngjarjen e rëndë.

    “Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve.
    Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:

    1. Pjerin Xhuvani
    2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
    3. Nino (emri)
    4. Marsel Rrokaj
    5. Eris Skilja
    6. Ernaldo Metaj
    7. Gezim Rusi

    Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën“,- tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

    Një ditë më parë, militantë të PS dhe që ishin shoqërues të Edi Ramës në qytetin e Elbasanit dhunuan simpatizatët e PD dhe qytetarët e Elbasanit. Sipas denoncimit të PD, dhuna u ushtrua nga shtatë persona me precedentë të rrezikshëm penalë.

    KJ

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Edi Rama shkon në Elbasan si Kryebanditi i Shqipërisë


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Rilindasi Edi Rama shkon në Elbasan si Kryebanditi i Shqipërisë

    Festë dhe Grushte në Ditën e Verës

    Ngjarjet e dhunshme te FRD nga policia, pardje dhe dhuna e ushtruar nga shoqëruesit-militantë të kryeministrit dje në Elbasan tregojnë se pushteti do përdor bandat dhe krejt shtetin për të vjedhur votat, ndaj opozita të përgatitet për të gjitha variantet në datë 25 prill, pra edhe për tu përballur.

    Emri:  Nino-750x375.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  24.5 KB

    -Ngjarjet e dhunshme pardje te FRD si dhe dhuna e ushtruar nga shoqëruesit-militantë të kryeministrit dje në Elbasan tregojnë se pushteti do përdor bandat dhe krejt shtetin për të vjedhur votat, ndaj opozita të përgatitet për të gjitha variantet në datë 25 prill, pra edhe për tu përballur.

    -Dje Festa e “Ditës së Verës” u kthye në ditë provokimi nga Edi Rama, pasi shkoi kastile afër vendtakimit të Lulzim Bashës dhe me pas urdia e krimit të Elbasanit u turr me grushta ndaj pensionistëve e militantëve të PD. Policia nuk ndërhyri, por bënte sehir drurin që po kërciste nga njerëzit që shoqëronin kryeministrin, mbi palën demokrate. Më pas Basha dhe Rama akuzuan njëri-tjetrin për përplasjet e dhunshme.

    Emri:  Naldi-Metaj.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  60.5 KB
    Naldi Metaj

    Elbasanit u kthye dje nga qendra e festimeve për Ditën e Verës, në qendrën e sherreve dhe përleshjeve politike. Edhe pse në media dhe nga ana e qeverisë u fol për dhunë nga ana e militantëve të PD-së, vetëm njëra palë ushtroi realisht dhunë dhe rrahjet dhe dhunimet kanë për autor përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Përplasjet nisën në orën 10:00, kur kryeministri Edi Rama me qindra roje të Gardës së Republikës dhe polici, kaloi afër zonës ku pritej të niste një takim i paralajmëruar më herët nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Për demokratët, prania e Edi Ramës në një takim të tyrin u cilësua provokim dhe nisën menjëherë thirrjet: “Rama ik”. Kryeministri Edi Rama bëri disa gjeste arrogante në drejtim të tyre dhe më pas i përshëndeti me dorë për ti acuar. Gjestet e Edi Ramës duket se janë marrë si sinjal sulmi nga ana e militantëve të PS-së. Menjëherë pasi Edi Rama u largua, një grup prej dhjetëra personash që ishin afër shoqëruesve të Edi Ramës u shkëput nga kryeministri dhe u drejtua për te militantët e PD-së. Ndërsa demokratët thërrisnin “Rama ik”, socialistët shpërthyen me sharje banale kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha. Pas sharjeve në kor kundër Lulzim Basha disa persona nga grupi i socialistëve nisën të qëllojnë me shkelma dhe grushte simpatizantët e Partisë Demokratike. Edhe pse kishte prani të madhe mediash, militantët e PS goditën disa pensionistë, si dhe sulmuan ashpër simpatizantët e PD. Ajo që bie në sy në dhjetëra videot e publikuar në rrjetet sociale dhe media është se policia nuk ka ndërhyrë ndaj militantëve të PS, të paktën në minutat e para. Edhe pse përplasja ishte e parashikuar dhe kishte vetëm një grup që ushtronte dhunë, policia dukej e pafuqishme për të ndalur 10 apo 15 militantë të PS. Siç rezolutoi më vonë nga denoncimi i Partisë Demokratike, 7 prej personave që ushtruan dhunë nga radhët e PS rezultojnë emra me precedentë të rrezikshëm penalë. Mes tyre, sipas denoncimit të PD, ndodhet një i akuzuar për trafikuan e kokainës në Xibrakë. Gjithashtu, emrat e tjerë janë të njohur për policinë si anëtarë të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Në listën e PS bie në sy se një prej personave që dhunon qytetarët është i njëjti që disa vite me parë rrahu dhe efektivët e policisë dhe nuk i lejonte forcat speciale të hynin në një biznes privat. Nga emrat që ka publikuar PD, rezulton se personat që ushtruan dhunë janë kontingjent krimi. Ajo që e bën dhe më serioze situatën është fakti se këta persona ishin shoqëruesit e Edi Ramës gjatë xhirove në Elbasan. Kryeministri ka qindra gardistë me vete, sipas ligjit. Ka policinë që e shoqëron me shumë forca në çdo qytet ku shkon dhe rezulton se është politikani më shumë i ruajtur dhe që lëviz me më shumë truproja. Kur një kryeministër ka gjithë shtetin me vete, çfarë duan emra të krimit dhe persona me precedentë penalë në krah të tij? Si mundet që njerëz të dënuar dhe të akuzuar për trafik droge, janë shoqëruesit e kryeministrit? Ngjarja e Elbasanit dhe pse u duk rastësi, rezulton të jetë një provokim i llogaritur. Kryeministri shkoi vet afër zonës ku zhvillohej mitingu i PD dhe me gjithë informacionet që ka policia, nuk mund të mos e dinte se Lulzim Basha ishte në Elbasan. Qëllimisht kryeministri zgjodhi të kalonte afër demokratëve për t’i provokuar. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama pritet në një qytet të Shqipërisë me protesta. Dy ditë më parë në mes të Tiranës, qytetarë të zakonshëm u grumbulluan dhe bërtitën “Rama ik”. Por në Elbasan u vu në zbatim një skemë e rrezikshme dhe e mirëllogaritur. Edi Rama nuk futi gardën për të shpërndarë protestën. Nuk përdori as policinë me gaz lotsjellës që të ndëshkonte ata që bërtisnin kundër tij. Dje, për herë të parë, pamë se veç policisë dhe gardës, Edi Rama ka me vete dhe një kontingjent krimi që e përdor si strukturë paramilitare. Për të mos u akuzuar se përdori policinë ndaj një takimi të PD, Edi Rama lëshoi me urdhër militantët e vet me rekorde kriminale për tu përplasur me simpatizantët e PD. Justifikimet se ishin demokratët ata që e nisën e sherrin janë vetëm sa për të mbuluar skandalin që ndodhi në Elbasan. Po, demokratët mund të kenë provokuar me thirrje “Rama ik”, por asnjë prej tyre nuk ushtroi dhunë dhe ishte Rama që shkoi te ata dhe jo anasjelltas. Dhuna u organizua nga PS në një formë kriminale duke ndërsyer një grup njerëzish me precedentë penalë kundër qytetarëve, që mund të ishin edhe rastësisht në rrugë dhe jo detyrimisht militantë të PD.

    Si asnjëherë tjetër, dhuna po frymëzohet dhe po urdhërohet nga vet kryeministri. Elbasani tregoi me foto dhe emra se PS ka vendosur në zbatim një mekanizëm terrori, dhunë dhe presoni mbi opozitën.

    Ngjarjet e dhunshme te FRD nga policia, pardje dhe dhuna e ushtruar nga shoqëruesit-militantë të kryeministrit dje në Elbasan tregojnë se pushteti do përdor bandat dhe krejt shtetin për të vjedhur votat, ndaj opozita të përgatitet për të gjitha variantet në datë 25 prill, pra edhe për tu përballur.

    Mili Xhani

    Emri:  Gezim-Rusi.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  32.2 KB
    Gezim Rusi

    Emri:  Naldi-Metaj.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  60.5 KB
    Naldi Metaj

    Emri:  Eris-Skilja.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  25.0 KB
    Eris Skilja

    Emri:  Marsel-Rrokaj.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  24.5 KB
    Marsel Rrokaj

    Emri:  Nino.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  32.2 KB
    Nino

    Emri:  Klement-Xhaferri.jpg

Shikime: 248

Madhësia:  14.4 KB
    Klement Xhaferri


    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2021 më 21:51

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Rilindasi Edi Rama shkon në Elbasan si Kryebanditi i Shqipërisë

    Esat Pashe Toptani, kish nje yzmeqar me emrin Haxhi Qamil. Duke qene se Esati ishte gjithmone ne levizje, jashte Shqiperise, qelloi qe ai nuk u kthye ne Shqiperi per disa vite por qendroi ne Evrope. Haxhi Qamili, duke perfituar nga rasti i mungeses se Pashait, u be vete i forti i vendit. Shkoi dhe Haxhi Qamili ne Elbasan, dhe ua mblodhi të gjitha librat inteligjencës së qytetit, dhe ua dogji në zjarr. Bile edhe i dhunoi dhe turpëroi në mes të qytetit. Askush nuk pipëtinte në Elbasan, edhe pse të gjithë e dinin që ai ishte një ysmeqar injorant e i pashkollë. Dhe kudo ku shkonte Haxhi Qamili, shkonte me "Urdhërin e Sulltan Esat Pashë Toptanit", kështu u thoshte njerëzve.

    Esat Pasha u kthye nga Evropa dhe shkon në Tiranë, ku kish cifligjet e tij. Atje mëson për bëmat e Haxhi Qamilit, ysmeqarit të tij, në mungesë të pashait. Thojini Haxhi Qamilit të vijë tek unë. Haxhi Qamili u gëzua pa masë kur pa të zotin e tij dhe mezi priste sa ti tregonte për bëmat e tij. Shko e merr një gomar e një litar, e hajde me mua, i tha Pashai. Pashai dha urdhër që të gjithë ysmeqarët e tij të mblidheshin në atë vend. E mori dhe e shpuri tek lumi i Lanës, dhe i tha, lidhe litarin tek ajo dega e pemës dhe hip në këmbë mbi gomar. Anën tjetër të litarit lidhe rreth qafës tënde. E lidhi Haxhi Qamili litarin. Pashai i bie me shkelm gomarit, dhe Haxhi Qamili ngelet i varur në litar, teksa gjithë ysmeqarët e tjerë të Pashait mbanin sehir. Dhe Pashai u kthehet atyre dhe u thotë: "Ky është shpërblimi për ata që bëjnë ligjin kur unë nuk jam këtu."

    Haxhi Qamili i kohëve moderne, është Edi Rama. Ai nuk e di akoma, por po vazhdoi në rrugën e nisur, do ti bëhet shok Haxhi Qamilit tek Ura e Lanës në Tiranë. Kurse Esat Pasha, janë shqiptarët që ende nuk kanë marrë fatet e vendit të tyre në dorë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2021 më 22:22

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Rilindasi Edi Rama shkon në Elbasan si Kryebanditi i Shqipërisë

    Pas trazirave, marshim nga gratë në Elbasan. Flutura Açka e PD: Qyteti meriton qetësi

    Emri:  162081902_105191108323969_7316647249300450276_o-1140x570.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  37.4 KB

    Pas trazirave në Ditën e Verës në Elbasan, këtë të mërkurë mijëra gra, vajza dhe kandidate të Partisë Demokratike, me në krye shkrimtaren Flutura Açka, e cila është e dyta në listën e PD-së në qarkun Elbasan, me lule dhe libra në duar, zhvilluan një marshim me një thirrje të fortë. ”Elbasani meriton qetësi. Elbasani. Djepi i arsimit, qyteti i luleve dhe art i fjalës e komunikimit, MERITON qytetari dhe dituri, pa DHUNË E PA ARMIQËSI, me NE një të ARDHME PLOT BEGATI”,-shkruan Açka në facebook, teksa ka publikuar edhe foto të marshimit.

    Emri:  Screen Shot 2021-03-17 at 9.25.00 PM.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  56.2 KB

    Koha Jonë

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-02-2017, 14:31
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2017, 11:42
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2016, 20:17
  4. Rilindasi Edi Rama, tre ditë pushimi në Miami, SHBA
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 14:51
  5. Përse Evropa mbyllet kundrejt Shqipërisë? (Albanistan)
    Nga ideus në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •