Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Presidenti Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD: Dilni përjashta ose do ju çoj në burg me duart



    Presidenti i Republikës është përplasur me policinë e cila me një vendim bashkie ka shkuar të lirojë zyrat e selisë së partisë Fryma e Re Demokratike. Meta ka dalë në mbrojtje të FRD, e renditur me koalicionin opozitar, teksa e ka konsideruar bashkinë bandë.

    “Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.

    Presidenti Meta i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë të heqë dorë nga veprime të tilla. Ndërsa apeloi te Policia e Shtetit dhe Bashkiake të respektojnë ligjin pasi do të përfundojnë si policët e Mubarakut. news24

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Presidenti Meta kërcënon policët: Do përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit



    Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar një përpjekje për grusht shteti, ndërhyrjen e sotme në selinë e FRD, ose ndryshe selia e vjetër e Partisë Demokratike.

    “E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhja, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet. I bëj thirrje gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për jo për popullin shqiptar në rast se do vijojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë. Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara”./news24

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Presidenti Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD: Dilni përjashta ose do ju çoj në burg me

    Turp kombëtar,si mund te sillet presidenti qe perfaqeson popullin shqiptar si nje qen i terbuar, masakra je me e keqja qe i ka ndodhur politikes shqiptare, po të bien sirenat e burgut ke te drejte te sillesh kështu, je afer fundit o Like Floriri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 12-03-2021 më 13:39

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Presidenti Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD: Dilni përjashta ose do ju çoj në burg me

    Jam ne Dilemë. Eshte Tragjedi (Presidenti Republikes) apo Komedi (Ilir Meta)? Teli u keput, Kushtetuta vdiq. E Mira e Keqja jane ne kontrast ne karakterin e tij!
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 12-03-2021 më 18:33

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 00:51
  2. Presidenti Meta, nuk mund te jete Presidenti i vendit tim
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2019, 19:07
  3. Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-06-2017, 17:32
  4. Berluskoni denohet me 7-vjet burg dhe perjashtim nga ''zyrat publike''
    Nga freeopen në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-06-2013, 09:10
  5. Meta i shtrëngon duart Ramës. Topi:Të shkohet më tej!
    Nga prenceedi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •