
Postuar më parë nga
Albo
Ne vitet 1980 mos gaboj, Kongresi amerikan në Amerikë nxorri një ligj ku:
- Kompanitë farmaceutike nuk kishin më asnjë përgjegjësi ligjore në lidhje me vaksinën që prodhonin dhe dëmet shëndetësore që mund të shkaktonin në popull.
- Shteti amerikan krijoi një fond vjetor që shkon disa miljarda $$$ për të kompensuar të gjithë njerëzit që janë dëmtuar nga vaksinat.
- Njerëzit e dëmtuar nga vaksinat dhe familjet e tyre, mund të shkonin në këtë "Gjykatë Vaksinash" dhe të ngrinin një padi, një çështje ku kërkonin kompensim për dëmin e shkaktuar. Çështja do të vlerësohej nga ekspertët e asaj fushe dhe do të merrnin një vendim nëse padija kish merita apo jo.
- Për hir të shëndetit publik, shteti Amerikan ulte edhe standardet e testimit të vaksinave, krahasimisht me ilaçet e tjera që këto kompani shesin në treg. Nëse për të prodhuar një ilaç të ri që kuron le të themi diabetin, duhet plot një dekadë testimi klinik në disa faza, ky standard nuk u aplikohet vaksinave.
Ky ka qenë "standardi i vaksinave në Amerikë" në 30-40 vitet e fundit. Dhe duke qenë se kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë janë amerikane, ky ka qenë edhe standardi i mbarë botës për vaksinat. Por a i dinë të gjitha këto fakte njerëzit në lidhje me vaksinat që futin në trupin e tyre? Nipi i presidentit amerikan JFK, Robert Kennedy Jr, është një nga zërat më të respektuar në Amerikë që e ka ngritur këtë problem me vaksinat për vite të tëra, por pa mundur që të sjelli ndonjë ndryshim pozitiv të dukshëm. Do gjesh plot fjalime dhe ligjërata të tij me fakte në Internet, ku mund të mësosh më shumë për këtë problem me vaksinat, që përpara se pandemia të na vinte.
Ku është problemi me këtë sistem vaksinimi?
- Kur një kompani nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për dëmin që vaksina e saj mund të shkaktojë në njerëz, a është ajo kompani më e prirur për të testuar vaksinat e saja për një kohë më të gjatë para se ti nxjerri në treg? Jo, motivi i saj është vetëm ai financiar, shitja e vaksinës në sa më shumë njerëz.
- Nëse larg qoftë një i afërmi ynë vdes nga marrja e një vaksine, pasi krijoi një reaksion në trupin e tij, unë e ti si qytetarë nuk kemi më asnjë të drejtë ligjore që ti drejtohemi gjykatës për të hedhur në gjyq kompaninë që e prodhon atë vaksinë. Dhe fondi i caktuar si fond kompensimi, ofron vetëm kompensim financiar për dëmin e shkaktuar, humbjen e jetës apo sëmundjen kronike të shkaktuar nga vaksina. Faji ngelet jetim dhe sistemi vazhdon të funksionojë pa u korrigjuar kurrë.
- Ajo "Gjykata e Vaksinave" që ka ngritur shteti, nuk bën publike statistikat e të dhënat e saja në lidhje me ceshtjet e ngritura atje, i mban larg syve të publikut. Të njëjtën gjë bëjnë edhe agjensitë e shërbimit shëndetësor publik në Amerikë. Askush nuk raporton shifra në lidhje me pasojat pozitive apo negative të vaksinave.
Dhe nuk kemi dalë akoma tek shqetësimet shkencore me vaksinat, këto ishin vetëm shqetësimet ligjore dhe administrative.
- Vaksinat historikisht përmbajnë dy lëndë toksike, mërkurin dhe aluminin. Efektet negative të mërkurit në trurin e njerëzve, veçanërisht fëmijëve, njihen. Por ajo që nuk njihet është që vaksinat përmbajnë edhe alumin, që nga studimet më të fundit të shkencës konsiderohet si lëndë toksike për shëndetin e njeriut, dhe disa studime shkencore e kanë lidhur nivelin e lartë të aluminit me sëmundjen e alzeimerit dhe sëmundje të reja që doktorët nuk dinë as ti diagnostikojnë, e jo më ti shërrojnë. Një dokumentar u bë në Francë për këtë problem, dhe u dubluar edhe në Amerikë, por sa e hodhën në Youtube, Google dhe gjithë ustallarët e mediave e hoqën nga qarkullimi, për ta mbajtur larg syve të publikut. Edhe pse në atë dokumentar flasin vetë qytetarët e prekur nga këto efekte, dhe doktorët e kësaj fushe.
- Vaksinat historikish janë prodhuar me qeliza kafshësh, jo njerëzish. Një tjetër aspekt negativ i vaksinimit që është zbuluar kohët e fundit nga shkencëtarët e kësaj fushe, është lidhja e kalimit të viruseve të kafshëve tek njeriu nëpërmjet vaksinën. Këto quhen "retroviruses" ose viruse të fjetur, që mund të jenë në sistemin e një kafshe apo një njeriu për një kohë të gjatë, nuk krijojnë asnjë dëm për shëndetin, por në momentin që dikush vaksinohet, sistemi imunitar vë alarmin dhe fillon të luftojë gjithcka të huaj në organizëm, dhe kjo sjell edhe rizgjimin e këtyre viruseve të fjetura tek njerëzit. Viruse që ne i kemi marrë nga qelizat e kafshëve, dhe falë vaksinimit, i aktivizojmë pa dashur.
- Numri i madh i vaksinave që u injektohen fëmijëve sot krahasimisht me një apo dy dekada më parë. Po të shikosh se sa vaksina janë të detyrueshme sot për ta shpënë fëmijën në një shkollë publike në Amerikë, ky numër është 3-4 herë më i madh se një brez më parë. A janë të gjithë këto vaksina vërtet të nevojshme për fëmijët tanë? Dhe a duhet të bëhen në një moshë kaq të vogël dhe së bashku? Prindërit e fëmijëve autikë në Amerikë për shembull, shumë prej tyre besojnë se vaksinat janë ato që e shkaktojnë këtë zhvillim të vonuar mendor të fëmijëvë të tyre. Dhe e bazojnë këtë gjë tek fakti se ndryshimi tek fëmija i tyre fillon pikërisht në moshën 18 muajsh kur marrin dozën e një vaksine MMR që është tre vaksina në një injektim.
- Dhe dalim tek esenca e problemit me vaksinat. Askush nuk e vë në mëdyshje anën pozitive të vaksinës. Rrënja e problemit me vaksinat është se ato nuk janë testuar sa duhet dhe siç duhet. Dhe ky është një shqetësim i jashtëzakonshëm njerëzor dhe shkencor. Shkenca është e ngritur mbi testimin e vazhdueshëm dhe përpunimin e të dhënave të mbledhura nga këto testime. Kjo nuk është bërë siç duhet dhe sa duhet me vaksinat. Dhe kjo ka krijuar një problem të madh, se ne sot nuk kemi të dhënat e duhura shkencore, për të provuar që vaksinat apo vaksina të caktuara nuk krijojnë probleme për shëndetin. Dhe vaksina, ndryshe nga çdo produkt tjetër farmaceutik, u injektohet gjithë njerëzve të botës! Si ata grupe që janë kundër vaksinave, edhe ata grupe që janë pro-vaksinave, janë duke mbajtur një qëndrim në ajër, pasi askush nuk i ka testuar këto vaksina sa duhet, dhe askush nuk e ka bërë publik këtë informacion për publikun e gjerë të botës. Dhe kjo është zemra e problemit. Nëse kjo do të adresohej ligjërisht dhe duke i ndryshuar standardet e prodhimit dhe testimit të vaksinave, askush nuk do të kish problem me to.
Njerëzit duhet t'i dinë të gjitha këto gjëra, dhe të peshojnë anën pozitive dhe negative të vaksinës, dhe riskun që ata kanë karshi këtij virusi, para se të marrin një vendim.
Albo
Krijoni Kontakt