Sigurisht që më intereson të bashkëpunoj ,por përpara hidhini një sy shkrimeve të mija. I kini këtu tek letërsia. Pastaj ,nëse dëshironi,unë mund t'u coj dorëshkrimin,dhe ju çojeni diku nëse mundeni. Por si fillim ,hidhini një sy. Ju siguroj se nuk do zhgënjeheni. Do të gjeni në to një nivel krijimtarie dhe fantazie më të lartë se ai që keni parë tek shkrimtarët e tjerë shqiptarë. Pikërisht ky ishte qëllimi për të cilën i shkrova. Duke qenë i pasionuar pas përrallave,unë zhgenjehesha sa herë që nuk gjeja tek përrallat shqiptare atë nivel që shihja tek përrallat e huaja.Doja të bëja diçka në këtë drejtim,ta shkëpusja përrallën shqiptare nga ai kodi tradicional ,nga moralizimet,patriotizmit etj si këto. Por,pa e anashkaluar folklorin shqiptar,sepse ai është shumë i pasur. Dhe në fakt në përrallat e mija do gjeni plot elemente nga folklori shqiptar,por në një dimension ndryshe. Tek përralla "Gjeneza e Sirenave" ,më kane sulmuar për faktin se nipi therr gjyshen. Por ajo nuk ishte gjyshja e tij,por fantazma e saj e ngritur nga varri,si në legjendën e Kostandinit.Unë bëra një ndërthurje,sepse doja ti jepja një karakter më ndërkombëtar përrallës shqiptare. Besoj se ja kam arritur qëllimit,derisa lexuesit e huaj online i kanë pëlqyer. Dy prej tyre janë publikuar në një revistë amerikane online,mi kërkoi vetë redaktorja e revistës. Pra,ju lutem,shihni njëherë ,pastaj vendosni.
Krijoni Kontakt