Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    "Artistja e Merituar" Drita Pelingu

    Drita Pelingu: Cfare rrefej ne ditarin qe mbaje prej 66 vjetesh

    Izaura Ndoj

    Betimit per t'iu rikthyer serish skenes, ajo vazhdon ta mbaje me fanatizem, pavaresisht se ajo nuk i thote dot jo shume ofertave qe regjisoret i bejne. Ditari eshte pjesa e pandashme e saj per 66 vite me radhe; qe nga fillimet si aktore, tek njohja me bashkeshortin Hysen Pelingu, e deri ne keto momente kur ajo mbushi plot 85-vjec. "Shtrigat e Salemit" ishte drama e Spiro Dunit qe e ngjiti serish ne skene, para disa muajsh, aktoren dhe "Mjeshtren e Madhe", Drita Pelinkun. Data 3 dhjetor shenoi dhe 85-vjetorin e aktores se pazevendesueshme te skenes shqiptare. Per kete arsye, Teatri Kombetar dhe ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci, organizuan nje ceremoni festive mes miqsh dhe kolegesh, te cilet ngriten nje gote per shendetin e aktores se madhe. Ne kete ceremoni, plot me vleresime per zonjen e skenes, nuk munguan as buqetat me lule nga Ministria e Kultures qe iu dhurua nga ministri Bumci, se bashku me nje katalog dedikuar jetes artistike te artistes dhe nje portret. Gjithashtu, edhe Teatri Kombetar i dhuroi nje buqete shume ngjyreshe, ku ishte drejtori Kristaq Skrami, ai i cili ia dorezoi kete buqete ne emer te ketij institucioni. Nderkohe, ne festen e organizuar ne nder te saj, erdhen edhe buqeta nga Zonja e Pare dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe u shfaq nje montazh me rolet e saj me te mira gjate karrieres se saj artistike.

    Ne kuader te 85-vjetorit te lindjes tuaj, MTKRS dhe Teatri Kombetar organizuan nje feste mes miqsh dhe kolegesh. Jeni betuar se nuk do ti ktheheni me teatrit. Do te kemi mundesi t'ju shikojme serish ne skene?

    Kam frike te them qe do te luaj apo nuk do te luaj me ne skene, sepse eshte e dyta here qe une jam betuar qe nuk do te dal dhe aq me teper, kur bera monodramen "Rouz" dhe dola para spektatorit, se thashe eshte shfaqja ime e fundit dhe u ngrit salla ne kembe duke me duartrokitur. Nuk e imagjinoj se cfare u be ate nate, sa nuk e merrni me mend, ndersa une qaja dhe nuk kaloi shume kohe dhe mua mu propozua roli dhe mbeta keq, pasi deshira ishte e madhe per ta realizuar rolin, nga ana tjeter, ishte betimi. Vete regjisori Mihallaq Luarasi, i cili eshte nje regjisor i mrekullueshem dhe ka luajtur nje rol te vecante ne jeten time, me tha: "O Drita, kete e ben gjithe bota, betohen dhe perseri kthehen, mos bej gabim, por prano rolin". Bera dhe c'bera, e mora dhe kur vajta ne teater, atehere e kuptova se sa me mungonte teatri. Nuk beja dot jashte skenes se teatrit.

    Pas humbjes se vajzes tuaj, skena ka qene nje ngushellim per ju?

    Me ndodhi nje tragjedi e madhe familjare dhe une, sigurisht, nuk kisha asnje deshire jo vetem per skenen, por per asgje ne bote. Vetem njeriu s'ka cfare ben, por duhet ta perballoje dhe te keqen dhe mua mu desh ta perballoja. Kaloi gjashte muaj dhe nje dite, erdhen ne shtepi regjisori dhe aktoret, ku me thane qe duhet te dilja, te mos rrija e mbyllur: "Duhet te vish ne shfaqje". E kisha te veshtire te pranoja, por me shtyu shume dhe vajza tjeter dhe miqte e mi, per te pranuar qe te dilja dhe nje here ne skene. Nuk doja te dilja se me dukej sikur do te luaja mendsh, por dola, vajta dhe vetem skena eshte magji per mua. Them se eshte magji se vetem tek ajo i gjeta forcat per te perballuar te keqen, vetem ne skene. Sigurisht, qe ishte nje trajtim i vecante, ishte nje pike-hyrje e vecante nga ana e regjisorit dhe kolegeve qe vinin me merrnin ne shtepi dhe me kthenin perseri nga shfaqja, por, per kete arsye, e quaj skenen magji. Ajo te jep forca te atilla qe asnje mjekim, asnje doktor, nuk do te me sheronte nga ajo semundje.

    Cfare ju mungon me shume sot?

    Sot me mungojne shume gjera. Me mungojne edhe nga familja, edhe nga skena. Nga familja me mungojne te dashurit e mi, me mungon im shoq, me mungon vajza ime, shume njerez kam humbur dhe jeta e gjate i ka keto gjera, kurse nga skena, me mungojne partneret e mi. Ne albumin tim jane te gjithe emrat dhe theniet e tyre dhe kur u promovua albumi ne Teatrin Kombetar, e ndjeja veten keq, nuk ishin ata pikerisht qe kane folur per biografine time. Thirra dy studentet e mija dhe i thashe qe kur te promovohet libri, ju do te dilni aty dhe perpara se te filloje ceremonia, do te lexoni nga albumi pjeset e atyre qe nuk jane me. Ata dolen dhe i lexuan, ka pasur emocione te medha ne skene, pasi ishte malli per ta dhe duke i permendur, mu duk sikur jetoja bashke me ta.

    Si ndjeheni kur ktheni koken pas dhe shikoni nje game te pafundme rolesh, gjate karrieres tuaj ne teater dhe film?

    Ne menyre te vecante, ky album, i cili pasqyron jeten time artistike, me ben qe te mendohem thelle per te kaluaren time. Te mendoj ato gjera te cilat ne te vertete nuk i kam menduar vete, por tani qe i shikoj ne album, shoh qe paskam pasur nje te kaluar qe une kam deshiruar ta kem, por nuk e mendoja se ishte e tille. Eshte nje e kaluar shume e gjate, me shume e shume ndodhi, qofte ne jeten time artistike, qofte ne jeten time pedagogjike. Jeta ime ka qene e ndare ne tre fusha: fusha kryesore ka qene sigurisht, aktrimi dhe filmi; po aq e rendesishme ka qene dhe puna ime pedagogjike, ku kam punuar 33 vjet dhe mendoj qe ajo pune ka ndihmuar pak edhe ne jetegjatesine time, sepse vazhdimisht kam qene e rrethuar nga te rinjte.

    Nje jete e gjate plot te papritura. Vazhdoni t'i hidhni akoma kujtimet ne ditar?

    Po. Edhe diten e sotshme, jam e sigurt qe kur te iki ne shtepi, neser ose pasneser, une do ta kem hedhur kete dite. Ditar nuk kam me, por kam fletore, pasi ditari ka kohe qe eshte mbaruar, kam copa letrash pa fund me kujtime dhe kam nje sirtar qe i hedh aty brenda.

    Po kujtimi me i bukur gjate gjithe karrieres tuaj, cili ka qene?

    Eshte shume e veshtire te thuash nje mendim, sepse eshte nje karriere shume e gjate dhe ka pasur vertete momente shume te bukura. Per shembull, sa here qe ndaheshin rolet, ne rrinim dhe prisnim dhe kur degjoje qe ti ke marre nje rol te ri dhe kryesor, ai ishte nje moment shume i bukur dhe emocionues. Momente te bukura jane dhe kur interpreton dhe shfaqja del me sukses dhe spektatoret e presin mire dhe vijne ne skene me buqeta lulesh dhe te rrethojne. Them, ato jane momente qe e gjithe lodhja e madhe, ne ate cast, kalon.

    Nje pjese e mire e kujtimeve tuaja nga ditari jane botuar. Po keto te tjerat, do t'i botoni?

    Disa prej ketyre kujtimeve jane botuar. Te them te drejten, nuk e di, pasi shkruaj shume biografi dhe monografi te artisteve, te cilat disa jane te botuara, por kam dhe shume te tjera qe i kam filluar dhe i kam pergjysme, ne ato sirtaret. S'e di ne do te kem kohe t'i bej apo jo.


    Drita Pelingu, aktorja e paperseritshme qe nuk i vjen me skenes shqiptare


    Ne plejaden e shquar te aktoreve qe themeluan Teatrin Kombetar, Drita Pelingu eshte nje emer i pazevendesueshem qe, me te drejte, eshte cilesuar si nje nga themelet e rendesishem te skenes shqiptare. E lindur ne Vlore, me 3 dhjetor 1926, ajo ishte e vetmja vajze qe konkurroi ne dhjetor 1944 dhe hyri ne janar 1945, ne te paren shkolle te artit dramatik shqiptar, duke thyer te gjitha normat e shoqerise feudale dhe jo pa pasoja. Ishte vajza e vetme mes shume meshkujve, si p.sh.: Kadri Roshi, Naim Frasheri, Prokop Mima, Lazer Filipi, etj. Ne 1946, eshte aktore profesioniste e Teatrit Popullor. Ne karrieren e saj te gjate, mbi gjashte dekada, krijimtaria e saj artistike eshte e larmishme dhe e suksesshme dhe perfshin tre fusha: Se pari, si aktore e teatrit dhe e kinematografise, Drita numeron rreth 150 role, por duhet theksuar se mbi gjysma e tyre jane role kryesore, madje kryerole femerore te dramaturgjise boterore dhe asaj shqiptare. Jane role qe do t'i kishin zili edhe aktoret e teatrit evropian e atij boteror, si Luiza Miler "Intrige dhe dashuri" e Shilerit, Gonerila "Mbreti Lir", Gertruda "Hamleti", Missis Ford "Grate gazmore te Undsorit" nga Shekspiri, Diana "Qeni i kopshtarit" e Lepe de Veges, Zoicika "Nje leter e humbur" Karexhales, Betti "Arturo Ui, Nena Karrar "Pushket e nenes Karrar" te Brehtit, Mariana "Tartufi" nga Molier, Klarise "Sherbetori i dy zotnive" e Goldonit, Nihal Hanem "I cuditshmi" e Nazim Hikmetit, Zebelina "Oret e Kremlinit" Pogodin, Mei "Profesioni me i vjeter" e Paola Vogel, Rouz "Rouz" e Bude "Lulet e Sheges " e Kole Jakoves, Nena "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkes, gruaja e gjeneralit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" e Kadarese, etj. Eshte cilesuar si nje aktore me te dhena te shkelqyera, me nje ze melodioz e te plote, me nje te folur te rrjedhshem, me nje plastike te hirshme dhe mbi te gjitha, duke pasur nje shpirt te ndjeshem prej artisteje, ajo ka qene nje nga aktoret qe ka terhequr vemendjen e te gjithe regjisoreve shqiptare apo te huaj, duke i besuar asaj role kryesore. Keto role, sot, jane nje fond i arte i Teatrit Kombetar. Se dyti, ne fushen e regjisores, veprimtaria e Drites eshte mjaft e gjere. Jane te paharruara per auditoret e Akademise se Arteve dhjetera provime, qe nga ushtrimet e thjeshta e deri ne spektaklet e plota. Sa e sa breza studentesh, sot, personalitete ne fushen e teatrit dhe kinematografise, kane pasur nderin dhe fatin e madh te punojne dhe te mesojne nga mjeshteria, pasioni dhe talenti i Drites. Gjithashtu, ajo ka vene ne skene disa pjese, si ne skenen e Teatrit Kombetar, ne skenen e teatrit "Petro Marko" te Vlores, si dhe ne Teatrin e Kombesive ne Shkup. Edhe sot, mbahen mend pjeset "Pavdekesia" ne Vlore, "Motrat" ne TK dhe ne teatrin e Shkupit apo "Shume zhurme per asgje" (Shekspir), "Hijet" (Ibsen), "Kenga e mjellmes" (Cehov), "Ylli pa emer" (Sebastian), "Perjashtimi nga rregulli" (Breht), "Sherbetori i dy zoterinjve" (Shekspir), "Monserati" (Rables), "Korrupsion ne Pallatin e Drejtesise" (Ugo Beti), etj; dhe nje varg i pafund fragmentesh e etydesh me studentet.

    Se treti, ne Teatrin Kombetar, Drita kreu kursin 2-vjecar nen udheheqjen e Vladimir Krickos, regjisorit te suksesshem rus, ne lendet mjeshteri aktori, plastike, letersi boterore dhe psikologji. Per 24 vjet me radhe, qe nga viti 1976, eksperienca, inteligjenca, kultura profesionale e saj kane sherbyer si premisat, qe ajo te quhet nje nga pedagoget me me vlere te artit skenik. Me nje durim prej nene te mire dhe me aftesite e saj pedagogjike, Drita ka nxjerre nga duart e saj dhjetera aktore dhe aktore qe sot, debutojne ne te kater anet e Shqiperise dhe jashte saj. Per kontributin e saj te vecante dhe mjaft te vyer, Drita Pelingu eshte vleresuar (jo edhe aq, sidomos gjate viteve te diktatures), me cmime, urdhra, tituj e medalje te ndryshme. Ne vitin 1986, i akordohet titulli "Artiste e Merituar". Ne vitin 1996 eshte fituese e cmimit kombetar "Ismail Qemali", ndersa me 1997 bordi drejtues i Institutit Amerikan te Biografive, duke e vleresuar per arritjet e karrieres dhe kontributin, e ka zgjedhur nder 500 udheheqesit me me influence. Ky botim eshte ne ruajtje te perhershme ne Biblioteken e Kongresit Amerikan Eashington D.C. Ne vitin 2000, eshte vleresuar nga Presidenti i Republikes edhe me titullin e larte "Mjeshtre e Madhe". Per Drita Pelingun jane shkruar faqe te tera neper gazeta, libra e revista, jane shkruar monografi, jane thurur edhe vargje, me dashuri, respekt, pse jo edhe me art, jane bere dhjetera emisione televizive dhe radiofonike, i eshte kushtuar edhe nje dokumentar artistik. Drita Pelingu eshte vertet nje emer i madh, nje aktore e paperseritshme, qe nuk i vjen me skenes shqiptare. Ajo ka qene, eshte dhe do te mbetet nje model i artistit te vertete shqiptar! Mirenjohje dhe respekt per ate qe i dhurove ketij kombi, ketij populli qe nuk jua harron kurre perkushtimin, pasionin, talentin dhe dashurine qe Ju treguat per te!

    Kadri Roshi

    "Kam nje detyrim te madh shoqeror, per te cilin kisha menduar t'i beja edhe nje leter presidentit. Do te vecoja marredheniet artistike me aktoren qe mendoj se rralle do t'i vije skenes shqiptare dhe qe asnje here nuk eshte vleresuar, aktoren per te cilen e kam te veshtire te gjej ku ka lozur e nuk ka pasur sukses, aktoren qe kur bisedon me te nga ana profesionale dhe me i miri aktor do ta kishte zili. Dhe kjo eshte aktorja e madhe Drita Pelingu. Por, qe eshte degjuar pak. Nuk po flas as per vajzen time, as per djalin tim. Por jam i bindur se flas per artisten e madhe Drita Pelingu. Ajo eshte artiste e popullit!

    Pjeter Gjoka

    "... per te nuk kishte rol te madh apo te vogel, por ishte mendimi se cdo rol kerkon perpjekje te medha, pasion, vemendje, inteligjence, pune me detaje, dashuri per rolin. Figurat e krijuara nga kjo aktore jane te shumta, prandaj eshte e shumte puna e saj, perpjekjet per t'ia arritur qellimit per te qene sa me e denje ne profesion. Ne tere punen e saj, kjo aktore ka nje vecanti te dukshme: modestine..."

    Piro Mani

    "... ajo arrinte te kuptonte se cfare ishte kryesorja ne drame per ta evidentuar me teper ne skene, gjithcka sa me jetesisht e artistikisht ... Eshte nje aktore qe ka ecur me kohen, duke rritur aftesite e saj ne drejtim te realizimit artistik, ashtu sic ka evoluar arti dhe teatri yne ne pergjithesi ..."

    Drita Haxhiraj

    "Si partnere, kam ndjere nje vertetesi ne lojen e saj te ngrohte, kryesisht per partnerin. P.sh.: menyra se si komunikonte me Naim Frasherin te "Familja e Peshkatarit" ka qene virtuoze, saqe kishte momente kur une dilja nga roli kur me thoshte Rolandi, 'shiko e kane me gjithe mend'. Ne skene ka qene e madherishme!"

    Ndrek Shkjezi

    "... Drita eshte nje aktore e shkelqyer. Ne dramen "Lulet e Sheges" shfaqi veten si nje aktore e madhe, shume bindese dhe e sinqerte. Kur luaja me te ne kete drame, ajo mundohej te me bindte per te bere vrasje me fjalet: 'Nje goditje e mire kushton tete teneqe me flori', i thoshte me aq lakmi, saqe personazhi tjeter, qe isha une, bindesha per te vepruar, per te vrare. Ne fund te drames, kur Budja e cjerr masken, pasi deshton, ajo, batuten e madhe, e thote me nje mjeshteri te rralle ku shfaq karakterin e klases qe perfaqesonte 'keto kthetra duheshin nxjerre me kohe' ... "

    Timo Flloko

    "Mendoj se mund te aktivizohej me shume ne kinematografi ... nje aktore e rralle. Ne filmin "Njeriu me top", ajo ishte nje shembull i punes, inteligjences, nga e cila te rinjte mund te mesojne mjaft. Ajo e pergatiste shume mire rolin para xhirimit dhe ne xhirim nuk sillte pengesa, perkundrazi e stimulonte procesin e krijimit dhe ishte nje ndihmese mjaft e mire, per partnerin dhe per regjisorin..."

    Bujar Lako

    "Drita eshte nje aktore jo vetem emocionale, por edhe e mendimit. Di te harmonizoje emocionet e verteta artistike me mendimin total te cdo personazhi. Mund te themi se eshte nje aktore qe njeh me imtesi sekretet e mjeshterise se aktrimit. Aktore e shume planeve, ne nje game te gjere artistike, kryesisht e planit psikologjik, dramatik..."

    Rajmonda Bulku

    "Do te doja me gjithe shpirt qe ti te ishe pergjithmone! Per te vetmen arsye sepse Drita eshte e vecante, eshte aktore e shkelqyer, e kulturuar, por ka lene edhe nje gjurme te jashtezakonshme ne mesimdhenie, ne ILA. Eshte nje aktore e rralle, unike. Une kam punuar me te dhe them me bindje, qe eshte nje pedagoge e shkelqyer dhe kjo eshte nje nder gjerat me me vlere te Drites".

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I uroj ASAJ,jetė tė lumtur!
    Sigurisht ėshtė folur pak pėr tė!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Mua gjithmone me ka pelqyer.Plus qe eshte dhe nga Vlora
    Te gjithe aktoret i kemi pas te mire,qofte dhe ne role episodike.Biles sh prej tyre nga batutat kujtohen me shpesh sesa personazhi kryesor i filmit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Ndahet nga jeta "Artistja e Merituar" Drita Pelingu

    Ndėrron jetė aktorja “Artiste e Merituar”, Drita Pelingu

    TIRANĖ-Ndėrroi sot jetė nė moshėn 87-vjeēare, aktorja e njohur e kinemasė dhe teatrit, Drita Pelingu.
    Artistja mbarti me vete njė karrierė mė shumė se 60 vjeēare nė aktrim, regjisur dhe pedagogji. Pėr herė tė fundit u duartrokit nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė interpetimin e shfaqjes “Pėrjetėsisht dashuria”.

    Emri:  54702_1.jpg

Shikime: 2370

Madhėsia:  29.1 KB

    Aktorja lindi nė qytetin e Vlorės nė vitin 1926 dhe e filloi punėn si aktore profesioniste nė Teatrin Kombėtar nė vitin 1946.

    Aktorja vlerėsuar me titullin “Artiste e Merituar” , “Mjeshtre e Madhe e Punės” e ēmime tė shumta, numėron role pa fund ne kinema e teatėr, qė nė kohėn e fillimeve tė Teatrit.

    Nė kinematografi ajo u shfaq fillimisht me njė rol tė vogėl tek “Tana” (1958), e mė pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budės, “Vajzat me kordele tė kuqe”, “Radiostacioni”, “Pėrtej mureve tė gurta”, “Fjalė pa fund”, “Shpresa”, etj.

    Pelingu ka luajtur mbi 120 role nė teatėr dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” qė nga vitit ’86, ndėrsa nė vitin ’96 ėshte fituese e ēmimit kombetar “Ismail Qemali (ēmimi)”. Me titullin e lartė “Mjeshtre e Madhe e Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės ajo u nderua pesė vjet tė shkuara.

    Rama nė Twitter
    “Njė tjetėr xhevahir u shkėput nga kurora e trashėgimisė sonė skenike! Drita Pelingu u largua pėrgjithnjė duke lėnė pas shkėlqimin e saj...”, shkruan nė Twitter, kryeministri Rama pak minuta pasi u bė publik lajmi pėr ndarjen nga jeta tė Pelingut.

    BALKANWEB

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Ndahet nga jeta,artistja Drita Pelingu

    Sa keq te vjen...edhe pse ne moshe te thyer.....gjithe keto figura te skenes shqiptare qe na kane lene kaq e kaq mbresa.

    E paharruar jeta dhe vepra e saj.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Ndahet nga jeta,artistja Drita Pelingu

    VIDEO MONTAZH ME ROLET E AKTORES DRITA PELINGU


  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    C.Jack Sparrow (02-10-2013)

  8. #7
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Ndahet nga jeta,artistja Drita Pelingu

    Ohh, cfare humbje per artin shqiptar! Ju prefte shpirti ne paqe! Ndihma e saj ne permiresimin e kinematografise shqiptare do te kujtohet edhe shume vite te tjera !
    What goes around---comes around

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelinku

    Njė duartrokitje tė fundit pėr Drita Pelinkun… ndėrron jetė aktorja e njohur

    Emri:  drita-pelingu.jpg

Shikime: 3255

Madhėsia:  32.4 KB
    Drita Pelinku, aktorja e Kinemasė dhe Teatrit Kombėtar, ndėrroi sot jetė nė moshėn 87-vjeēare. Artistja mbarti me vete njė karrierė mė shumė se 60 vjeēare nė aktrim, regjisur dhe pedagogji. Pėr herė tė fundit u duartrokit nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė interpetimin e shfaqjes “Pėrjetėsisht dashuria”.Aktorja lindi nė qytetin e Vlorės nė vitin 1926 dhe e filloi punėn si aktore profesioniste nė Teatrin Kombėtar nė vitin 1946. Aktorja vlerėsuar me titullin “Artiste e Merituar” , “Mjeshtre e Madhe e Punės” e ēmime tė shumta, numėron role pa fund ne kinema e teatėr, qė nė kohėn e fillimeve tė Teatrit.

    Nė kinematografi ajo u shfaq fillimisht me njė rol tė vogėl tek “Tana” (1958), e mė pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budės, “Vajzat me kordele tė kuqe”, “Radiostacioni”, “Pėrtej mureve tė gurta”, “Fjalė pa fund”, “Shpresa”, etj.

    Pelinku ka luajtur mbi 120 role nė teatėr dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” qė nga vitit ’86, ndėrsa nė vitin ’96 ėshte fituese e ēmimit kombetar “Ismail Qemali (ēmimi)”. Me titullin e lartė “Mjeshtre e Madhe e Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės ajo u nderua pesė vjet tė shkuara.

    Teatri Kombetar i Komedise shprehu sot ngushėllimet duke shkruar se “bashkohet me dhimbjen e familjes dhe tė tė dashurve, tė aktores sė madhe Drita Pelinku e cila u nda nga jeta pak minuta mė parė. I paharruar qoftė kujtimi i saj! Zonja e Madhe e skenės dhe ekranit shqiptar, aktorja dhe pedagogia jonė e dashur Drita Pelinku, nuk ėshtė mė mes nesh. Pas mė shumė se 65 vjetėsh karrierė tė lavdishme, vjen duartrokitja e fundit…”

    R.i.P nga kryeministri Rama

    “Njė tjetėr xhevahir u shkėput nga kurora e trashėgimisė sonė skenike! Drita Pelinku u largua pėrgjithnjė duke lėnė pas shkėlqimin e saj…”, shkruan nė Tėitter kryeministri Edi Rama pak minuta pasi u bė publik lajmi pėr ndarjen nga jeta tė Pelinkut.

    MAPO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-10-2013 mė 23:33

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu

    Nishani: Mirėnjohės dhe borxhlinj ndaj tė madhes Drita Pelingu


    TIRANE- Presidenti Bujar Nishani nė mesazhin e ngushėllimit pėr ndarjen nga jeta tė artistes sė madhe Drita Pelingu, e konsideron vdekjen nė kėtė rast, veē njė shenjė e zakonshme qė i bėn tė jashtėzakonshėm disa njerėz tė rrallė.

    Nė mesazhin kushtuar ikjes sė “Artises sė Merituar”, Drita Pelingu, Presidenti Nishani shkruan se: “I jemi mirėnjohės pėr ēka na ka dhuruar dhe i jemi borxhlinj pėr ēka mund tė bėnim mė shumė pėr Drita Pelingun e pėr ēdo artist nė pėrgjithėsi, sepse artistėt bėjnė pjesė nė aristokracinė e njė vendi. Ajo tashmė ka hyrė nė Panteonin e tė mėdhenjve tė artit skenik shqiptar. Dhe me meritė tė plotė”.

    Presidenti Nishani, shkruan se: ”Hidhėrimi qė ndjejmė pėr lajmin e ndarjes nga jeta tė artistes sė madhe, zonjės Drita Pelingu na pėrshfaq fuqishėm para nesh tėrė njė jetė tė jetuar fuqishėm, vuajtjet qė sė fundmi iu shtuan, emocionet dhe respektin e thellė qė na ka pėrcjellė pas ēdo shfaqjeje, pas ēdo duartrokitjeje, pas ēdo pėrkuljeje qė i ka dhuruar popullit shqiptar, pasi ulej sipari. Nga sot pėr tė ngrihet sipari i pavdekėsisė”.

    Drita Pelingu ka lėnė njė pasuri tė tėrė kulturore dhe vlerash, njė galeri rolesh dhe karakteresh nga mė tė spikaturit. Aftėsia dhe pėrkushtimi i saj si pedagoge e kapėrcente tė zakonshmen, maturia e fisnikėria e saj qėndruan gjithmonė lart, pėrkushtimi dhe dashuria pėr teatrin, u bėnė njėsh me gjithēka lidhet me emrin Drita Pelingu.

    I pėrjetshėm qoftė kujtimi i saj!”, – pėrfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

    (m.s/BalkanWeb)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu

    Drita Pelingu, njė katalog zbardh jetėn e saj e njohjen me bashkėshortin

    Fatmira Nikolli
    Emri:  145394.jpg

Shikime: 3399

Madhėsia:  18.4 KB
    Nė atė tre dhjetor tė 83 viteve tė shkuara, nė vilėn e njė familjeje tė madhe vlonjate njerėzish tė arsimuar jashtė, lindi njė vajzė. Do ta pagėzonin Dritė foshnjėn qė ndriēoi kėshtjellėn e shkėputur nga realiteti i asaj kohe, po askush nuk e dinte se sapo kishte lindur njė princeshė pėr artin shqiptar". Kėshtu fillon rrėfimi pėr jetėn e Drita Pelinkut, nė njė katalog plot fotografi qė iu "dhurua" dje nga Arkivi Qendror Shtetėror i Filmit, nė njė aktivitet tė mbajtur nė Teatrin Kombėtar. Ėshtė njė rrugėtim imazhesh qė nisin nga fėmijėria, rinia, hapat e parė nė art, rolet mė tė spikatura nė teatėr dhe kinematografi. Miq, artistė, aktorė, studentė tė saj, kolegė me tė cilėt ajo ka punuar pėr njė jetė tė tėrė. Kjo qe dhurata pėr aktoren pėr 7-8 Mars. Fotografitė qė nga fėmijėria e deri mė sot janė tė njė cilėsie tė lartė, e pėr kėtė ėshtė kujdesur Flori Slatina, nėndrejtor i AQSHF-sė, i cili e ka pėrgatitur pėr botim katalogun. Nė kėtė katalog, veē fotografive familjare tė shkrepura nė vogėli, ka rrėfime tė sajat. Kėsisoj, teksa shfletojmė kėtė album tė kėndshėm, gjejmė njė tjetėr rrėfim tė sajin, e pikėrisht pėr familjen. "Isha e lumtur nė njė familje prej 20 vetash, ku babai ishte me arsim tė lartė, i diplomuar nė Selanik dhe nė Turqi, dy gjyshėrit po ashtu, ku lulėzonte tregtia e tyre, qė sillte njė gjendje shumė tė mirė ekonomike dhe ne mė tė vegjėlve nuk na mungonte asgjė. As lodrat, as argėtimet, as verimet nė vilėn e bukur tė plazhit tė vjetėr, apo nė shtėpinė prej druri midis Llogarasė, as biēikleta ime e vogėl qė e pėlqeja aq shumė", - rrėfen ajo nė kėtė katalog. Mė tej shprehet se "kėto kujtime janė tė hershme, sepse ato tė kohės sė diktaturės kur u rrėmbyen pasuritė, janė tė dhimbshme e nuk dua t'i kujtoj".
    Emri:  145395.jpg

Shikime: 6056

Madhėsia:  20.9 KB

    Nė teatėr
    Njė ditė shtatori tė vitit 1946, kolektivit tė teatrit iu shtua edhe njė aktore e re 20-vjeēare. Ajo hyri nė portėn e teatrit e ndrojtur, por e lumtur. Kjo lumturi shprehej nė sytė e saj qė shkėlqenin si emri i saj, plot dritė. Sa i takon kohės sė shkollės, vetė Pelinku shprehet: "Dhjetor i vitit 1944. Regjisori i asaj kohe Sokrat Mio, i diplomuar nė Francė dhe asistenti i tij Andon Pano, kėrkonin studentė pėr shkollėn dramatike. Isha studente e shkollės pedagogjike e lajmi mė tėrhoqi vėmendjen. Me familjen nuk mund tė bisedoja, u paraqita pa i thėnė gjė dhe fitova. Isha e vetmja vajzė me djemtė e talentuar si Kadri Roshi, Naim Frashėri, Prokop Mima, Lazėr Filipi. Pėr njė kohė tė gjatė i ndoqa mėsimet duke u justifikuar se shkoja tek njė shoqe. Sidoqoftė, Tirana ishte e vogėl dhe kjo gjė u zbulua. Mė 1946 u fejova, e qe burri ai qė mė dha lejen pėr tė vazhduar shkollėn dhe teatrin". Si njė aktore me njė sėrė rolesh, ajo nuk ka harruar tė thotė diēka edhe pėr natyrėn e tyre, e mbi rėndėsinė e ndikimin qė kishin nė tė. "Qė nga fillimi e deri nė fund rolet e mia kanė qenė ose role vajzash dashnore, ose role grash me njė botė tė madhe tė brendshme, me shpėrthime tė fuqishme dhe tė gjitha kėto kanė bėrė qė unė tė kujdesem pėr trupin tim, pėr fizikun, flokėt, gjithēka qė kėrkonin kėto role". Njė moment mjaft interesant i kujtimeve tė saj ėshtė interpretimi i rolit tė Zojcikės tek komedia rumune "Njė letėr e humbur". Siē rrėfen Pelinku, ajo ka interpretuar e vetme mes 22 meshkujve. Njėra prej shfaqjeve u ndoq edhe nga pėrfaqėsuesit e ambasadės rumune dhe u vlerėsua tepėr. Njė zonjė diplomate hoqi njė trėndafil nga fustani i saj dhe ia vendosi Pelinkut nė dekolte. Sa i takon kinematografisė, vetė ajo shprehet se ka hyrė vonė. "Pata disa probleme tė kohės qė nuk mė lejuan. Luajta njė rol tė vogėl nė filmin 'Tana', pas tij lindėn problemet qė u thyen mė vonė, kur dola nė pension. Madje, ishin Viktor Gjika e Vladimir Prifti qė mė thirrėn tė parėt", - kujton ajo.

    Emri:  145396.jpg

Shikime: 4371

Madhėsia:  25.0 KB
    Njohja me bashkėshortin
    "E kisha dėgjuar kur kėndonte nė radio. I dija vetėm emrin. Njė ditė, teksa me njė shoqen time ngjitesha nė shkallėt e tė parės shkollė dramaturgjike, shkėmbehemi me njė djalosh, i cili kthen kokėn dhe mė vėshtron. Nuk e njihja. Menjėherė shoqja ime mė tha qė ai ishte Hysen Pelinku...", - kėshtu shkruan nė ditarin e saj Drita Pelinku sa i takon herės sė parė qė pa nga afėr njeriun me tė cilin do tė bashkonte jetėn. Duke qenė se pjesė tė ditarit tė saj janė vėnė nė katalogun dhuratė pėr tė, mė poshtė ajo tregon edhe herėn e parė tė takimit. "Nesėr nė datėn 16 shkurt, dita e parė qė e kam njohur Hysenin. Ja, si nesėr njė vit, nė orėn dhjetė, u takova pėr herė tė parė atje para hotel 'Kontinental'. Koha ish shumė e bukur. Unė isha me biēikletė dhe ja, si tani mė duket se po i dėgjoj fjalėt e tij: "Shoqe tė lutem, mund tė marr pak biēikletėn"? dhe zemrėn time qė mė rrahu si ēekan...". Mė tej ajo tregon edhe celebrimin. "Kur nėpunėsi na pyeti secilin prej nesh nėse pranonim tė merrnim njėri-tjetrin, Hyseni tha po me gjysmė zėri, e unė me njė ēerek. Pastaj firmosėn si ne edhe dėshmitarėt e tė dy palėve dhe nėpunėsi pėrfundoi duke thėnė: 'Qė tashti, quheni tė martuar'. Ua ...kjo s'durohesh! E nduka gjuhėn me sa fuqi kisha qė tė mos qeshja...kėshtu pas gjithė atyre zakoneve ata u ngritėn dhe ikėn. Ja, kjo ėshtė dita e sotme, e pritur me aq padurim. Tashti jam e lirė, do dal me Hysenin kudo. Po, vetėm me Hysenin, s'mė pėlqen mė tė dal vetėm. Hyseni tashti ėshtė krejt imi dhe prandaj e dua mė shumė. Unazėn e tij e kam nė dorė dhe do ta mbaj gjithnjė me vete...", - pėrfundon ajo rrėfimin pėr tė.

    Botuar tek Gazeta Shqiptare 3 dhjetor 2010
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-10-2013 mė 23:28

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •