«UNĖ BESOJ NĖ HYJIN, ATIN E GJITHĖPUSHTETSHĖM, KRIJUESIN E QIELLIT E TĖ TOKĖS»
36. Pėrse shpallja e fesė fillon me «Unė Besoj nė Hyjin»?
Sepse pohimi «Besoj nė Hyjin» ėshtė mė i rėndėsishmi, burimi i tė gjitha tė vėrtetave tė tjera mbi njeriun, mbi botėn dhe i krejt jetės sė ēdo besimtari nė Tė.
37. Pėrse shpallim njė Hyj tė vetėm?
Sepse Ai i ėshtė zbuluar popullit tė Izraelit si i Vetmi kur tha: «Dėgjo, Izrael, Zoti ėshtė njė i Vetėm» (Lp 6,4), «e tjetėr s’ka» (Is 45,22). Jezusi vetė ka pohuar: Hyji ėshtė «njė Zot i vetėm» (Mk 12,29). Tė shpallėsh se Jezusi dhe Shpirti Shenjt janė edhe ata Hyj dhe Zot nuk sjell asnjė ndarje nė Hyjin Njini.
38. Me ēfarė emri zbulohet Hyji?
Moisiut Hyji iu zbulua si Hyji i gjallė, «Unė jam Hyji i atit tėnd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit» (Dal 3,6). Po Moisiut Hyji i zbulon Emrin e Vet tė mistershėm «Unė Jam Ai qė Jam (YHWH)». Emri i pashprehshėm i Hyjit qysh nė kohėt e Besėlidhjes sė Vjetėr qe zėvendėsuar prej fjalės Zot. Kėshtu nė Besėlidhjen e Re, Jezusi, i quajtur Zot, shfaqet si Hyj i vėrtetė.
39. Vetėm Hyji «ėshtė»?
Ndėrsa krijesat kanė marrė prej Hyjit gjithēka qė janė dhe qė kanė, vetėm Hyji ėshtė nė vetvete plotėsia e qenies dhe e ēdo pėrsosmėrie. Ai ėshtė «Ai qė ėshtė» pa fillim dhe pa mbarim. Jezusi zbulon se edhe Ai mban Emrin hyjnor: «Unė jam» (Gjn 8,28).
40. Pėrse ėshtė e rėndėsishme zbulesa e emrit tė Hyjit?
Duke zbuluar emrin e Vet, Hyji i bėn tė njohura pasuritė qė pėrmbahen nė misterin e Vet tė pashprehshėm: vetėm Ai ėshtė, qysh prej amshimit e pėrgjithmonė. Ai qė tejkalon botėn dhe historinė. Ėshtė Ai qė ka bėrė qiellin e tokėn. Ėshtė Hyji besnik, gjithmonė afėr popullit tė Vet pėr ta shpėtuar atė. Ėshtė Shenjti nė mėnyrė tė pėrsosur, «i pasur me mėshirė» (Ef 2,4), gjithmonė i gatshėm pėr tė falur. Ėshtė Qenia shpirtėrore, transhendente, e gjithėpushtetshme, e amshuar, personale, e pėrkryer. Ėshtė e vėrteta dhe dashuria.
«Hyji ėshtė qenia pafundėsisht e pėrsosur, qė ėshtė e Shenjtėrueshmja Trini» (Shėn Toribi i Mogrovejit).
Krijoni Kontakt