Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Mėsuesia

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Mėsuesia

    Ēabej: Mėsuesia nuk ėshtė profesion, ajo ėshtė mision

    Nė vitet 1962-1966 isha student nė Fakultetin Histori dhe Filologji tė Universitetit tė Tiranės. Fakulteti pėrdorte dy katet e para tė asaj godine, kurse nė katin e tretė kishin zyrat e tyre Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė dhe Instituti i Folklorit. Gjatė pushimeve midis orėve mėsimore, nė oborrin e fakultetit rastiste tė shikonim duke ecur ngadalė pėr tė vajtur tek kafja aty pranė Prof. Eqrem Ēabejn, tė shoqėruar prej treshes shkodrane: Pashko Geci, Anton Krajni dhe Filip Fishta, intelektualė tė shkolluar nė Austri, Gjermani ose Itali.

    Ashtu si Profesor Ēabej, edhe ata shquheshin pėr njohjen e thellė tė disa gjuhėve tė huaja, por nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Historisė punonin si forca teknike pėr vjeljen e fjalėve tė gjuhės shqipe nė gazeta dhe libra tė ndryshėm. Profesor Eqrem Ēabej jepte nė degėn Gjuhė Letėrsi Shqipe tė Fakultetit tė Historisė e tė Filologjisė kursin e plotė tė leksioneve Historia e Gjuhės Shqipe, vepėr origjinale e tij. Kėtė lėndė ai e zhvillonte nė dy semestra, gjatė semestrit tė dytė tė kursit tė tretė dhe gjatė semestrit tė parė tė kursit tė katėrt.

    Ai ishte pedagogu mė mbresėlėnės i fakultetit, ndoshta dhe i gjithė Universitetit tė Tiranės. Ai ishte nga ato rastet kur pėrputhen te njė person i vetėm gjithė tė mirat: pamja e bukur fizike, bukuria shpirtėrore, aftėsitė profesionale, sjellja fisnike dhe talenti. Mbas shkėrmoqjes sė diktaturės, kur shpėrtheu shfaqja e pakėnaqėsive tė ndrydhura, ky profesor ishte njė nga personalitetet e pakta tė kulturės sonė qė nuk u kritikua pėr asgjė prej askujt, dėshmi e vlerave tė tij. Ishte burrė i gjatė e i pashėm, elegant, me njė shikim tė ėmbėl, gjithnjė i natyrshėm, asnjėherė pozant ose kėrcėnues.

    Mbante kapelė republikė, kur ecte i vetėm, ecte shpejt me hapa tė gjatė, si atlet. Pėrshėndetja e tij na bėnte pėrshtypje: tė shikonte nė sy dhe, pasi pėrulte kokėn, e ēonte pak kapelėn me dorėn e djathtė. Nė sallėn e leksionit, ose nė korridoret e fakultetit, si dhe gjatė viteve qė punova nė institut, nuk e pashė kurrė tė parruar dhe asnjėherė nervoz. Gjithnjė i matur nė tė folur, madje pak i ngadalshėm. Na sillej sikur ishim tė barabartė me tė. Leksionet i mbante gjithnjė duke folur nė kėmbė te katedra, kurse fragmentet qė sillte pėr ilustrim mendimesh prej stujuesve tė tjerė i lexonte. Kur lexonte vinte syzet. Vėnia dhe heqja e syzeve i kishte shumė lezet. Disa fjalė kyēe tė leksionit i shkruante nė dėrrasėn e zezė. Fliste me zė jo tė lartė, gjė qė e shtonte qetėsinė nė sallė. Ato qė shqiptonte ai, ne pėrpiqeshim t’i pėrpinim.

    Nė pamjen dhe sjelljen e tij kishte diēka madhėshtore qė tė tėrhiqte e tė bėnte pėr vete. Leksionet e tij, ndonėse trajtonin probleme tė vėshtira, ishin plotėsisht tė kuptueshme. Nė to sundonte analiza logjike dhe argumentimi, rrallė pėrdorte fjalė tė huaja, gjithēka ishte e qartė. Profesori pėrdorte disa shprehje tė vetat, midis tė cilave mė kanė mbetur nė mendje dy. Shprehjen: Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pranuar se, e pėrdorte pėr tė miratuar njė mendim tė kundėrshtuar mė parė, kurse shprehjen: Kėtė, njė Zot e di, e pėrdorte pėr tė treguar dyshim ndaj njė mendimi ose hipoteze tė pazgjidhur. Kėtė shprehjen e dytė, e cila ishte njė shprehje popullore shumė e vjetėr, e shqiptonte duke ngritur deri te fytyra e tij gishtin tregues tė dorės sė djathtė. Shprehjen e parė filluan ta pėrdornin me gojė e me shkrim dhe disa pedagogė, studiues e studentė, por shprehjen e dytė nuk guxonte ta thoshte askush tjetėr veē tij. Pėr bindjet e tij fetare ishte e vėshtirė tė krijoje njė mendim tė qartė.

    Ai asnjėherė nuk hapi ndonjė bisedė me temė fetare. Botėkuptimi dhe sjellja e tij ishin brumosur qė nė rini gjatė jetės nė Austrinė e qytetėruar, prandaj ishte i ēliruar prej shumė dobėsive qė manifestonin shqiptarėt e lindur dhe plakur brenda atdheut. Nė sjelljen dhe pamjen e tij binin nė sy tipare prej njė evropiani tė vėrtetė, tipare qė nuk i gjeje as nė tė krishterėt e muhamedanėt e pėrkorė. Ora e fundit e mėsimit me tė, aty nga fundi i dhjetorit 1965, mė ka mbetur nė mend. Atė orė, profesori nuk shpjegoi lėndė nga teksti, por duke na konsideruar kolegė, na dha disa kėshilla pėr jetėn tonė tė ardhshme. Pėr tė krijuar afrimitet me ne, atė orė ai foli ulur. Kėshillat e asaj ore mė kanė lėnė mbresė, ndoshta sepse kujtimi i mjaft prej tyre mė bėn tė ndihem fajtor.

    Ndihem fajtor, sepse nė rininė time dhe mė vonė nuk i vlerėsova sa duhej dhe nuk i zbatova si duhej… Mbasi u vendos qetėsia, profesori filloi:

    “Ju do tė bėheni mėsues. Mėsuesia nuk ėshtė profesion, ajo ėshtė mision. Ju do tė punoni pėr formimin e njeriut. Gabimet qė mund tė bėni ju me nxėnėsit, janė tė pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembėr karakterin e njė njeriu, ėshtė shumė, shumė e vėshtirė, nė mos e pamundur, ta ndreqėsh atė. Ju duhet tė edukoni pėrmes sjelljes suaj, pėrmes shmbullit tuaj. Nė rast se ju silleni keq, edhe sikur tė mbani dhjetėra leksione morali, ose leksione pėr nevojėn e sjelljes sė mirė, nxėnėsit nuk do tė pėrfitojnė asgjė, ata do tė ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli tė bėn ta ndjekėsh njeriun. Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me biseda gjatė punės. Kur tė pushoni, pushoni vėrtet. Mos e pėrzieni kohėn e punės me kohėn e pushimit dhe as kohėn e pushimit me atė tė punės.

    Ata tė cilėt gjatė punės bėjnė muhabete dhe gjatė pushimit pėrpiqen tė kryejnė ndonjė punė tė mbetur nė mes, nuk arrijnė rezultatet e duhura. Mos jini kategorikė kur shprehni mendimet tuaja. Gjithēka shikojeni me sy kritik. Kur mendoni ndryshe, mos e konsideroni veten tepėr tė rinj dhe tė paformuar pėr tė shprehur dyshime, pėr tė hapur diskutime. Mos kini turp tė pyesni pėr gjėra qė nuk i keni tė qarta. Gjėrat e paqarta nuk mbahen mend. Mos bėni asnjė punė shkel e shko. Mos filloni tė shkruani diēka pa e pasur tė qartė nė kokėn tuaj. Mos lini asnjė punė pa e pėrfunduar plotėsisht dhe si duhet. Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nėpėr kėmbė. Jeta e njeriut ėshtė njė fragment i planeve, dėshirave dhe ėndrrave tė tij, prandaj kushtojuni planeve, dėshirave dhe ėndrrave tuaja kryesore…”

    Thanas L. Gjika
    KultPlus.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-03-2021 mė 01:01

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,793
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Mėsuesia

    Kėshilla tė urta tė profesorit me njė kulturė evropiane, qė iu desh tė jetonte e mėsonte nė Shqipėrinė Enveriane. Nuk mundem ta imagjinoj se ēfarė dėnimi ka qenė pėr tė tė jetonte nė Shqipėrinė komuniste, kur ai vetė kishte parė botėn e qytetėruar dhe ishte formuar jashtė Shqipėrise.

    Pėr hir tė sė vėrtetės (njė nga frazat e profesorit), mėsimdhėnia nė Shqipėri u pa si njė mjet indoktrinimi tė rinisė me ideologjinė komuniste tė rregjimit. Dhe nuk u ndalėn me aq. Shkuan mė tej. Fėmijėt nė bankat e shkollave gjatė viteve tė komunizmit, nuk mėsonin vetėm indoktrinimin e verbėr "Parti Enver", por mėsonin edhe artin e spiunllėkut: i shtynin fėmijėt e vegjėl qė tė spiunonin prindėrit e familjarėt e tyre. Pra bankat e shkollės shqiptare ishin banka indoktrinimi dhe rekrutimi nga Shėrbimi Sekret i rregjimit komunist. Dhe rregjimi komunist priti plot 2 dekada, pėr tė krijuar brezin e ri komunist, tė cilin rregjimi komunist e pėrdori pėr tė kryer "revolucionin kulturor" qė ishin sulmet ndaj institucioneve shekullore fetare e morale tė vendit: kishat, xhamitė, teqetė. Kjo u shit nė popull si njė revolucion rinor, ku rinia e vendit, produket e bankave tė shkollave komuniste, sulmonin kishat e xhamitė e baballarėve dhe gjyshėrve tė tyre, dhe jo rregjimi komunist.

    Nuk e them kėtė tė vėrtetė, pėr ti bėrė mėsuesit tė ndihen keq. Mėsuesit e atyre viteve, ishin tė gjithė nėn diktatin e atij rregjimi dhe nuk mund ti bėsh me faj. Por ėshtė njė e vėrtetė qė duhet thėnė, pasi brezat e rinj duhet tė mėsojnė tė vėrtetėn historike. Po nuk e mėsuan tė vėrtetėn historike, nuk do tė jetė e largėt dita kur ata do tė bėjnė tė njėjtat gabime si brezat para tyre.

    Si njė nxėnės i atyre viteve, mė vjen keq tė konstatoj se nuk kam lexuar ende njė profesor apo mėsues tė atyre viteve pėr tė dėshmuar kėto tė vėrteta historike, apo tė reflektojnė sadopak pėr rolin e tyre nė indoktrinimin komunist e dy breza shqiptarėsh.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-03-2021 mė 11:44

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    Motrat Qiriazi, mėsueset e para tė gjuhės shqipe

    Nė vitin 1891, Korēa qyteti mė elitar shqiptar, qyteti i dijeve dhe i mėsonjėtores sė parė shqipe do tė shėnonte dhe hapjen e njė shkolle pėr vashat.

    Ishte njė hap i madh pėr kohėn. Ndoshta mė moderni. Nė njė kohė kur prej pesėqind vjetėsh sundonin osmanėt, tė cilėt e kishin mbajtur nė obskurantizėm popullin shqiptar dhe veēanėrisht femrėn, hapja e njė shkolle pėr vashat do tė ishte njė kthesė vendimtare drejt emancipimit.

    Tė ishe mėsues nė atė kohė pėr meshkujt ishte e vėshtirė sepse tė rrezikohej jeta nė ēdo moment nga turqit, dhe qarqet shoviniste greke, tė cilėt dėnonin ēdo pėrpjekje pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Janė jo tė rralla rastet kur ata qė predikonin shqip dhe mėsuesit e parė vdiqėn nė mėnyrė tė llahtarshme e tė mistershme.

    Por brezi i shqiptarėve qė rritej nė atė kohė do ishte me tė vėrtetė brezi i artė i kombit shqiptar. Ata e adhuronin kombin, ata edukoheshin me njė frymė tė tillė, ku jeta nuk ishte asgjė para kėtij ideali tė ēmuar. Dhe jepnin ēdo gjė pėr idealin. Ishte njė frymė mahnitėse shqiptare.

    Motrat Qiriazi do tė ishin pjesė e kėsaj fryme, pjesė e kėtij ideali me emrin komb. Dhe do realizonin diēka qė deri nė atė kohė as nuk ishte menduar e jo mė tė bėhej realitet. Do ishin mėsueset e para shqiptare nė shkollėn e vashave dhe vite mė pas do bėheshin drejtueset e saj. Sa guxim, sa ngjadhnjim, sa forcė!

    Tė bėn pėrshtypje karriera e tyre nė njė kohė obskurantizmi. Por ia dolėn. Tė dyja bashkė nė udhėtimin e arsimit shqip, aq sa mė tė drejtė mund tė cilėsohen si binjaket e shqipes sė ēmuar.

    “Motėr, punė mė tė mirė dhe mė tė vyer nuk mund tė bėsh pėr Shqipėrinė e mjerė”.

    Pėr Sevastinė kjo ishte porosia dhe “bekimi” i Naim Frashėrit, kur e takoi nė Stamboll dhe i firmosi diplomėn e arsimit tė lartė nė Ministrinė e Arsimit turk.

    Dhe nė fakt tė dyja do shkėlqenin nė karrierėn e tyre nė njė vend tė vėshtirė si Shqipėria duke dhėnė kontribute tė ēmuara jo vetėm nė arsim por dhe nė emancipimin e gruas shqiptare.

    Ishin tė pandara nė veprimtarinė e tyre derisa vdekja i ndau. Sė bashku do ishin mėsueset e para tė shkollės sė vashave, mė pas do shkonin nė Rumani dhe nė Amerikė ku do jepnin njė kontribut tė padiskutueshėm dhe nė revistėn “Ylli i mėngjesit” nė Amerikė.

    Ajo qė do ndriste pak mė shumė nga kėto veprimtare patriote dhe ndėr mė tė kulturuarat nė jetėn shqiptare do ishte Parashqevia. Rezultatet e saj do ishin shkėlqyese.

    Parashqevi Qiriazi lindi mė 2 qershor tė vitit 1880 nė Manastir. Shkollėn e parė fillore dhe tė mesme e kreu nė vendin e saj tė lindjes. Mė pas vazhdoi studimet nė kolegjin e Stambollit pėr vajza nė degėn e letėrsisė dhe do tė shquhej pėr veprimtaritė e saj studentore.

    Ėndrra e saj e madhe ishte tė kontribuonte pėr Atdheun. Nė njė kohė tė artė ku veprimtaria patriotike ishte nė kulmin e saj njerėzit mė tė ndritur tė kombit shqiptar iu pėrkushtuan ideve kombėtare dhe veēanėrisht ēėshtjes sė gjuhės shqipe. Kėshtu ajo do bėhet mėsuese dhe pak muaj mė vonė drejtuese nė Shkollėn shqipe tė Vashave nė Korēė.

    Parashqevia do tė marrė pjesė nė Kongresin e Manastirit ku u hartua alfabeti shqip dhe ajo do tė pėrpilonte kėngėn e Famshme tė alfabetit.

    Nė 16 janar tė vitit 1909 Parashqevia do tė hartojė nė bazė tė alfabetit tė ri tė vendosur nga Kongresi i Manastirit abetaren shqipe qė ėshtė teksti i parė i hartuar me alfabetin e ri.

    Nė vitin 1912 ajo do regjistrohet nė studimet pauniversitare pėr pedagogji nė Kolegjin e Oberlinit nė Ohaio, SHBA. Dhe aty ajo do shkėlqente me temėn e saj tė doktoraturės qė ishte: “Zhvillimi i shkollave nė Perandorinė Turke dhe njė sistem ideal i arsimit nė Shqipėri.”

    Nė Amerikė ajo hartoi dhe programin mėsimor tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Ismail Qemalit.

    Pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1914 do tė largohet nga Shqipėria. Gjatė fundit tė vitit mori pjesė nė krijimin e partisė “Partia Kombėtare Shqiptare” nė Sofje ku do tė jetė sekretare.

    Gjatė viteve 1917-1920 ajo do qėndrojė nė SHBA ku do tė hapė njė revistė shumė tė njohur me emrin “Ylli i mėngjesit”. Nė vitin 1913 ajo emėrohet drejtoreshė e shkollės sė Vashave nė Korēė e cila mė pas do hapet nė Tiranė.

    Nė vitet e pushtimit nazifashist do tė arrestohet dhe do tė internohet nė kampet e pėrqėndrimit. Pas ēlirimit do t’i shtetėzohet Instituti Qiriazi. Dhe do ta ngrysė jetėn si Mėsuese patriote. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/libri/motra...gjuhes-shqipe/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    Ky ėshtė ndoshta mesazhi mė me vlerė, qė ēdo mėsues dhe prind duhet ta lexojė

    “Mamaja ime punonte si mėsuese. Mbaj mend qė ēdo darkė, pasi kishim ngrėnė darkė, ajo ulej nė tė njėjtėn tavolinė ku pak mė parė ishin shtruar pjatat tona, pėr tė korrigjuar detyrat e nxėnėsve tė saj. Nuk pėrdorte stilolaps tė kuq pėr tė korrigjuar gabimet, por nė vend tė tij, i nėnvijėzonte ato me njė stilolaps tė gjelbėr, thuajse nė ngjyrėn e gjetheve tė bimėve.

    Nė njė nga netėt kur nuk kisha gjumė dhe mė pėlqente t’i qėndroja pranė duke lexuar “Topolinon”, e pyeta se pse e pėrdorte atė ngjyrėm nė vend tė ngjyrės sė kuqe qė pėrdornin gjithė mėsueset e tjera, edhe ato tė miat.

    Mami m’u pėrgjigj pa e ngritur kokėn nga fletoret qė po korrigjonte: “E bėj sepse nė gjėrat e tė tjerėve duhet tė hysh me delikatesė, sidomos kur ke detyrėn tė korrigjosh gabimet e tyrė. E kuqja ėshtė si njė e ulėritur, njė akuzė pėrpara sė cilės personi nuk mund tė replikojė dot. Ajo duket sikur thotė: “Ti ke gabuar” duke i drejtuar gishtin tregues me akuzė. Ndėrkohė qė ngjyra e gjelbėr ėshtė mė xhentile, si njė bimė qė rritet dhe pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ka nevojė pėr mbėshtetje. Ngjyra e gjelbėr nuk tė bėn tėndihesh keq, tė mbėshtet”. – M. Maggio

    Ėshtė e vėrtetė, mėnyra e logjikimit tė kėsaj mėsueseje ėshtė padyshim e drejtė. Shoqėria, sidomos ajo shqiptare, ka njė tendencė pėr ta vėnė tepėr nė dukje gabimin e tjetrit. Mirėpo duke e bėrė njė gjė tė tillė tek njė fėmijė, sigurisht qė ndikohet shumė keq nė psikologjinė e tij. Ndaj dhe prindėrit duhet tė jenė mė pak tė ashpėr me fėmijėt dhe mėsuesit, sikurse mėsuesja mė sipėr, duhet tė gjejnė mėnyra alternativė pėr korrigjimin e gabimeve tė tyre. Sigurisht duke i lėnė tė kuptojnė se kanė gabuar, por duke u lėnė tėkuptojnė se edhe janė tė aftė tė bėjnė shumė mė mirė pėr tė ndrequr gabimet e tyre.


    Bota.al

    https://bota.al/ky-eshte-ndoshta-mes...het-ta-lexoje/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    Letra emocionuese qė Abraham Lincoln i dėrgoi mėsuesit tė djalit tė tij

    Kjo ėshtė letra qė Presidenti amerikan Abraham Lincoln i drejtoi mėsuesit tė djalit tė tij nė fillim tė shkollės. Njė letėr qė duhet lexuar pėr tė kuptuar jetėn dhe mėsimet qė janė tė rėndėsishme tek fėmijėt.


    Letra e plotė:

    Mėsues i nderuar.

    Djali im sot e fillon shkollėn.

    Pas pak, gjithēka do tė jetė pėr tė e re dhe e ēuditshme, prandaj do tė doja ta trajtonit butėsisht. Ėshtė njė aventurė qė ai do ta marrė me vete nėpėr tė gjitha kontinentet. Tė tilla aventura qė ndoshta mund tė pėrfshijnė luftėra, tragjedi dhe fatkeqėsi. Ta jetosh kėtė jetė, tė duhet besim, dashuri dhe kurajo.

    Pėr kėtė, i dashur mėsues, do t’ju lutesha ta merrnit pėrdore e t’i mėsoni gjėra qė do t’i duhen t’i dijė, mėsojeni atė, por butėsisht, nėse mundeni.
    Mėsojeni se pėr ēdo armik, ekziston njė mik.

    Atij do t’i duhet tė mėsojė se jo tė gjithė njerėzit janė tė drejtė, dhe jo tė gjithė njerėzit janė tė sinqertė.

    Megjithatė mėsojeni se pėr ēdo faqezi ka njė hero dhe se pėr ēdo politikan egoist, jeton njė lider i pėrkushtuar.

    Mėsojeni nėse mundeni se 10 centė tė fituar kanė shumė mė tepėr vlerė se njė dollar i gjetur. Nė shkollė, mėsues, ėshtė shumė mė e ndershme tė dėshtosh se tė mashtrosh.

    Mėsojeni atė si tė humbė hijshėm, dhe si t’i gėzohet fitores kur ai fiton.

    Mėsojeni tė jetė i mirė, me njerėzit e mirė, dhe i ashpėr me njerėzit e ashpėr. Mundohuni t’i qėndrojė sa mė larg zilisė, nėse do tė mundeni dhe mėsojani sekretin e njė buzėqeshjeje tė ēiltėr.

    Mėsojeni po tė jetė e mundur, si tė qeshė kur tė jetė i trishtuar, dhe se tė derdhėsh lotė nuk ėshtė aspak turp.
    Mėsojeni ti pėrqeshė cinikėt.

    Mėsojeni nėse mundeni tė zbulojė mrekullinė e leximit tė librave, por gjithashtu i jepni edhe kohėn e mjaftueshme pėr tė kundruar misterin e pėrjetshėm tė fluturimit tė zogjve nė qiell, tė bletėve nė diell e tė luleve mbi njė kodėr tė gjelbėruar.

    Mėsojeni tė ketė besim nė idetė e tij edhe nėse tė gjithė do ti thonė se janė tė gabuara.

    Mundohuni t’i mėsoni birit tim forcėn pėr mos e ndjekur turmėn edhe kur tė gjithė vrapojnė pas fitimtarit.

    Mėsojeni tė dėgjojė me vėmendje ēdo njeri, por gjithashtu tė shoshisė tė gjithė atė qė dėgjonte nė sitėn e sė vėrtetės dhe tė marrė veē tė mirėn.

    Mėsojani atij se si tė shesė talentin dhe zgjuarsinė e tij tek ofertuesi mė i lartė, por mos tė pranojė kurrė asnjė lloj ēmimi pėr shpirtin e zemrėn.

    Lejojeni tė ketė kurajo pėr tė qenė i padurueshėm. Lejojeni tė ketė durimin pėr tė qenė trim.

    Mėsojeni atė tė ketė besim sublim te vetvetja, sepse atėherė ai do tė ketė gjithmonė besim sublim nė njerėzimin dhe nė ZOTIN. Kėto janė kėrkesat, mėsues, por ju bėni
    mė tė mirėn qė mundeni. Ai ėshtė fėmijė i vogėl dhe i mire DHE ĖSHTĖ BIRI IM.

    Me respekt
    Abraham Lincoln


    Kush ishte Abraham Lincoln:

    Abraham Lincoln lindi mė 12 shkurt tė vitit 1809 nė Hodgenville, dhe u vra mė 15 prill tė vitit 1865 nė Washington, Ai ishte Presidenti i 16-tė i SHBA-ve.
    Lincoln udhėhoqi Shtetet e Bashkuara gjatė Luftės Civile, lufta e pėrgjakshme dhe e moralit tė madh, si dhe nė krizėn e saj mė tė madhe politike. Nė kėtė mėnyrė, ai e ruajti bashkim, hoqi skllavėrinė, forcoi qeverinė federale, dhe modernizoi ekonominė.
    I zgjedhur nė Shtetet e Bashkuara nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė vitit 1846, Lincoln promovoi modernizimin e shpejtė tė ekonomisė nėpėrmjet bankave, tarifave, dhe hekurudhave.
    Lincoln ėshtė renditur si njė nga tre presidentėn amerikanė mė tė mėdhenj.
    Lincoln u vra nga John Wilkes Booth nė njė shfaqje teatri.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/letra...djalit-te-tij/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-03-2022 mė 11:14

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    Ditėn kur vodha orėn e shokut mėsuesi nuk mė turpėroi, por mė dha mėsimin mė tė madh tė jetės

    Sot, KultPlus sjell njė rrėfim tejet emocionues qė tregon rėndėsinė dhe vlerėn e madhe tė mėsuesit.


    Njė zotėri i ri nė moshė takon njė tė moshuar.

    – A mė mbani mėnd?

    – Jo.

    – Kam qenė nxėnėsi juaj.

    – Ēfarė bėni; Me ēfarė merreni?

    -U bėra dhe unė mėsues, ia kthen djaloshi.

    -Si e sheh veten, je i mirė nė punėn qė bėn?

    -E vėrteta ėshtė se po. Ju mė frymėzuat dhe doja t’ju ngjaj.

    I ēuditur zotėria i moshuar, pyet tė mėsojė se ēfarė ishte ajo qė i mbeti nė mėndje dhe e frymėzoi kaq shumė saqė donte tė bėhej dhe ai mėsues. Dhe ish nxėnėsi i tij i shpjegoi historinė e mėposhtme.

    -Njė ditė njė shok klase- qė ishte dhe shoku im i ngushtė, erdhi nė klasė dhe mė tregoi njė orė tė re shumė tė bukur. Nuk i rezistova dot tundimit dhe nė njė ēast ia vodha orėn. Pas pak, kuptoi se ora mungonte nga xhepi i tij dhe menjėherė lajmėroi mėsuesin qė jepte mėsim nė atė orė nė klasė, dhe ishit ju.

    Ju, pra, iu drejtuat klasės dhe thatė:

    -Ora e njė shokut tuaj tė klasės u vodh gjatė mėsimit. Kushdo qė e ka vjedhur, i lutem ta kthej menjėherė.

    -Mė erdhi kaq shumė turp nga ideja e poshtėrimit para klasės, saqė nuk guxova tė zbulohesha. Pastaj ju mbyllėt derėn, na the tė gjithėve tė qėndrojmė nė kėmbė dhe se do kontrolloje tė gjithė xhepat tanė derisa ta gjeje. Por vurėt njė kusht: se tė gjithė ne duhet tė lidhnim sytė pėr tė mos parė fajtorin. Dhe kėshtu ndodhi. Kur arritėt tek mua, e gjetėt nė xhepin tim dhe e morėt. Por, ju vazhduat kėrkimin dhe nė xhepat e tė tjerėve dhe kur mbaruat, na the:” tani mundeni ti hapni sytė, ora u gjend.” Nuk e zbuluat kurrė emrin tim para klasės dhe as nuk ma pėrmende kurrė kėtė ndodhi. Prisja tė mė injoronit, tė mė poshtėronit, tė mė pėrjashtonit, por asgjė nga kėto nuk ndodhi. Atė ditė shpėtuat dinjitetin tim pėrgjithmonė. Ajo ditė ishte dita mė e turpshme e gjithė jetės time dhe me mėnyrėn tuaj mė dhatė njė mėsim. E kujtuat ngjarjen z. Mėsues?

    -Po, duke tė dėgjuar, i kujtova tė gjitha. Por ekziston diēka qė nuk mė kujtohet dhe ajo je ti, sepse edhe unė i kisha sytė tė mbyllur kur po i kontrolloja tė gjithėve!!

    Morali: Nėse duhet tė poshtėrosh dikė para syve tė tė gjithė shokėve tė tij tė klasės pėr ta dėnuar, atėherė vetėm mėsues nuk quhesh, thjesht, nuk je. Tė tillė mėsues kanė prekur shpirtėra dhe mbeten nė zemrat dhe kujtesėn e nxėnėsve.

    Shqipėruar nga M. Sota


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/diten...dh-te-jetes-4/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    FALEMINDERIT!

    Letėr falenderuese mėsuesit


    Ēdo ditė ėshtė dita e duhur pėr t’i shprehur mirėnjohjen mėsuesit pėr punėn e mundimshmė qė ai bėn. Ēdo letėr falenderimi ėshtė njė mėnyrė pėr t’i treguar mėsuesve sesa tė rėndėsishėm janė ata nė jetėn e fėmijės.

    Kur ke njė mėsues i mrekullueshėm, tė vjen nė mėnyrė tė natyrshme, t’i dėrgosh njė letėr falenderimi. Nuk mund tė jeni 100% tė kohės me fėmijėn tuaj, ndaj dikush duhet tė marrė rolin e edukuesit dhe mėsuesit. Njė mėsues i mirė ka njė impakt tė jashtėzakonshėm nė jetėn e fėmijės, ndaj duhet tė shprehni mirėnjohjen mėsuesit tuaj. Ēdo letėr falenderimi ėshtė njė mėnyrė pėr t’i treguar mėsuesve sesa tė rėndėsishėm janė ata nė jetėn e fėmijės.



    Ēdo ditė ėshtė dita e duhur pėr t’ia shprehur mirėnjohjen mėsuesit pėr punėn e mundimshmė qė ai bėn. Mėsuesi ka nevojė tė ndihet i vlerėsuar.



    1. Si prindėr mund tė punoni si inxhinierė, mjekė dhe shkencėtarė, por asgjė nuk mund tė krahasohet me sakrificat e bėra nga njė mėsues. Puna juaj ėshtė pėrgjegjėse pėr edukimin e brezave tė rinj dhe kontribuon shumė nė zhvillimin e vendit. Faleminderit pėr tė gjitha gjėrat qė bėni - vajza / djali im me tė vėrtetė e do klasėn tuaj.

    2. Ne jemi kaq tė lumtur qė fėmija ynė e do shkollėn shumė. Kur filluam klasėn e parė, ne ishim mjaft nervozė. A do ta pėlqente shkollėn? A do tė ketė miq? Kur ajo menjėherė filloi tė donte shkollėn dhe tė shkonte nė klasė, ishim kaq tė lumtur. Pėrmes gjithė aktiviteteve qė planifikoni, keni bėrė qė fėmija ynė tė mendojė se shkolla ėshtė vend mjaft argėtues.

    3. Faleminderit pėr gjithė durimin dhe kohėn tuaj. Ju falenderoj qė jeni atje pėr tė ndihmuar me detyrat e shtėpisė dhe t'i udhėzoni. Faleminderit qė qėndroni prapa pėr tė ndihmuar dhe pėr tė siguruar gjithmonė qė ai tė bėjė mė tė mirėn. Falė jush, fėmija ynė e do shkollėn.

    4. Ndėrsa fėmija ynė rritet, ai ka mėsuar njė mėsim tė rėndėsishėm pėr jetėn. Nga klasa juaj, ai ka mėsuar se sa e rėndėsishme ėshtė tė mėsuarit dhe sa shumė ai dėshiron tė mėsojė gjėra tė reja. Kjo aftėsi do tė vazhdojė gjatė gjithė jetės, pra tė mėsuarit dhe edukimi. Ju keni inkurajuar dhe mbėshtetur fėmijėn tonė nė shumė mėnyra. Nėpėrmjet punės suaj tė vėshtirė, fėmija ynė ėshtė duke shkuar nė klasėn e ardhshme me kaq shumė histori tė mahnitshme pėr tė treguar. Faleminderit aq pėr plotėsimin e ēdo dite shkollore me entuziazėm, argėtim dhe dashuri.

    5. Njerėzit gjithmonė flasin se sa e vėshtirė ėshtė tė jesh prind, por akoma mė e vėshtirė ėshtė tė jesh edukues. Tė rrisėsh fėmijė tė fortė, tė sigurt dhe inteligjentė. Mendojmė se mėsuesit me tė vėrtetė kanė punėn mė tė vėshtirė. Ju punoni kaq shumė pėr njė kohė tė shkurtėr dhe mund tė shpresoni vetėm se puna juaj e vėshtirė ka mbjellė fara tė menēurisė brenda mendjes sė secilit fėmijė. Ju mund tė shihni disa nga shpėrblimet tani, por shumė nga frytet e pėrpjekjeve tuaja nuk do tė jenė tė dukshme pėr vite me rradhė. Puna, menēuria dhe pasioni juaj ndihmojnė fėmijėt tė bėhen qenie mė tė mira. Faleminderit pėr gjithė punėn, sakrificėn dhe energjinė tuaj!

    6. Faleminderit pėr miqėsinė, udhėzimin dhe disiplinėn. Ne nuk mund tė jemi gjithmonė me fėmijėn tonė, por e dimė se ai / ajo ėshtė i dashuruar dhe i kujdesshėm kur ėshtė nė klasėn tuaj. Ne e kemi parė atė tė bėhet mė i sigurt gjatė muajve tė fundit. Ēdo ditė, duket sikur ai / ajo ka diēka tė re pėr tė ndarė. Kur e pyesim ku e ka mėsuar, ai thotė se ti e mėsove atė! Faleminderit qė keni marrė kohė pėr tė mėsuar fėmijėn tonė dhe pėr ta ndihmuar atė tė nxjerrė mė tė mirėn nga vetja.

    7. Faleminderit qė jeni njė edukator i shkėlqyer. Mėsues si ju janė tė rrallė.

    8. Ne e vlerėsojmė tė gjithė durimin, kohėn dhe energjinė qė keni vėnė nė mėsimdhėnie. Edhe kur tema duket e mėrzitshme, ju frymėzoni studentėt pėr tė mėsuar dhe pėr t'u argėtuar.

    9. Njė klasė mund tė mbijetojė pa njė kompjuter ose njė iPad, por kurrė nuk do tė ishte njė vend ku edukohet pa njė mėsues tė mrekullueshėm. Ju jeni vėrtet tė pazėvendėsueshėm!

    10. Dėshiroj vetėm qė tė dini se sa tė pazėvendėsueshėm jeni pėr fėmijėn tonė. Ne jemi kaq mirėnjohės qė kemi njė mėsues qė angazhon fėmijėt dhe e bėn ēdo fėmijė kaq kurioz pėr tė mėsuar. Ai / ajo ėshtė aq i ngazėllyer pėr tė ndarė gjithēka qė ka mėsuar. Faleminderit!

    11. Unė e di qė puna juaj nuk mund tė jetė gjithmonė e lehtė, prandaj dua t'ju tregoj se sa e vlerėsoj gjithė punėn tuaj tė vėshtirė. Falė jush, tė gjithė nxėnėsit tuaj kanė njė mjedis pozitiv dhe tė angazhuar pėr mėsim.

    12 Shumė shpejt e kuptuam se ti je mėsuesi mė i preferuar i fėmijės sonė. Gjatė muajve tė fundit, ne kemi dashur tė shikojmė tė gjitha ndryshimet pozitive qė keni bėrė nė qėndrimin, opinionin dhe njohurinė e tij / saj. Faleminderit pėr udhėheqjen tuaj tė dashur dhe pėr punėn e madhe!

    13. Asnjė dhuratė nuk mund tė shprehte vlerėsimin pėr ju. Ju nuk jeni vetėm njė mik apo njė mėsues. Ju jeni njė mentor, njė nxitės, njė edukator dhe njė shembull i asaj se ēfarė ėshtė njė person i mrekullueshėm duhet tė jetė.

    14. Mund tė jemi nė gjendje ta fusim fėmijėn tonė nė shkollėn mė tė mirė, por kjo nuk do tė kishte rėndėsi nėse nuk kishte mėsuesin mė tė mirė. Ne jemi kaq me fat qė fėmija ynė ju ka si mėsues.

    15. Do doja t'ju tregoja se sa i vlerėsoj tė gjitha pėrpjekjet tuaja. Ju keni bėrė njė ndryshim tė madh nė jetėn e tij / saj.

    16. Ti jo vetėm e edukon fėmijėn tim. Ju i mėsoni atij rėndėsinė e mėsimit dhe tė arsimimit. Ju jeni gjithnjė kaq i vėmendshėm dhe i sjellshėm, por e di qė mund tė jeni edhe i rreptė kur e kėrkon nevoja. Ndaj, i besoj edukimit tuaj.

    17. Njė mėsues i mirė ėshtė dikush qė duket si njė prind, mendon si nxėnėsi dhe vepron si njė shef.

    18. Fėmijėt tanė janė tė mbrojtur nga ndikimet e kėqija pėr shkak tė mėsuesve si ju. Shembulli, dashuria dhe udhėzimi juaj e bėjnė tė gjithė ndryshimin.

    19. Unė jam pafundėsisht i lehtėsuar qė ju jeni mėsuesi i fėmijės tim. Mėshira, mirėsia, udhėzimi dhe inteligjenca juaj mė impresionon.

    20. Ju bėni njė ndryshim pozitiv nė jetėn e secilit fėmijė qė ecėn nė klasėn tuaj. Sepse ju stimuloni nxėnėsit tė besojnė nė ėndrrat e tyre.

    21. Faleminderit qė gjithmonė keni shkuar pėrtej thirrjes sė detyrės!

    22. Nėse ēdo mėsues nė botė do si ti, bota do tė ishte njė vend mė i mirė. Ēdo fėmijė do tė kishte vlera tė duhura dhe njė arsimim tė shkėlqyer.

    23. E shikojmė vitin qė hodhėm pas me shumė mirėnjohje. Ju jeni njė mėsues i shkėlqyer, i cili preku jetėn e secilit nxėnės nė njė mėnyrė tė mahnitshme. Ndėrsa kurrikula ishte vetėm materiali i papėrpunuar, ju i dhatė jetė dhe ngrohtėsi.

    24. Ēdo fėmijė ėshtė njė farė. Kur ushqehen siē duhet, ata rriten nė qenie njerėzore tė mrekullueshme. Pėr shkak tė dhembshurisė, inteligjencės dhe edukimit, ne e dimė se fėmija ynė ka fillimin mė tė mirė tė mundshėm nė jetė.

    25. Mėsimet tuaja dinamike e bėjnė fėmijėn tonė tė ngazėllyer pėr tė mėsuar dhe pėr tė marrė pjesė nė ēdo orė mėsimore.

    26. Mėsues i dashur, faleminderit qė nuk e bėtė fėmijėn tonė tė mėsojė atė qė ju doni tė mėsoni, por t'i mėsoni atij qė tė mėsojė dhe tė evoluojė aty ku ai ka prirjet.


    (P. Shtini; Portali Shkollor)

    https://www.portalishkollor.al/news/...ruese-mesuesit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia



    Mėsuesja e parė rome nė Shqipėri: Kur isha 11 vjeē prindėrit donin tė mė martonin, refuzova dhe vazhdova studimet!

    Krenare qė me vendimin tim frymėzova breza tė tjerė


    https://www.youtube.com/watch?v=VHywMuCQNX0

    https://shqiptarja.com/lajm/speciale...-tjerw?r=pop5s
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-04-2022 mė 11:42

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    “Detyra e njė mėsuesi modern nuk ėshtė tė presė xhunglėn, por tė ujisė shkretėtirėn”

    Mėsuesit kanė detyrėn fisnike tė frymėzojnė nxėnėsit e tyre. Por kjo ngre njė pyetje shumė tė rėndėsishme: kush do t’i frymėzojė vetė mėsuesit?


    Ja disa thėnie frymėzuese qė e ngrejnė lart figurėn e mėsuesit, pėr t’u lexuar edhe nga prindėrit dhe fėmijėt, qė ta vlerėsojnė edhe mė shumė.

    1. Mėsimdhėnia nuk ka tė bėjė vetėm me njohjen e lėndės suaj …

    “Ata qė dinė diēka, e bėjnė. Ata qė kuptojnė “japin mėsim”. – Aristoteli

    Kjo ėshtė gjithashtu pėrgjigja e pėrsosur kur ju bėjnė tė ndiheni inferiorė.

    2. Pėr ato ditė qė ju harroni pse po e bėni kėtė punė.

    “Njė libėr, njė laps, njė fėmijė dhe njė mėsues mund tė ndryshojnė botėn”. – Malala Yousafzai

    Ju do tė ndikoni gjithmonė nė jetėn e dikujt duke bėrė atė qė bėni. Dhe, kjo ėshtė ajo qė e bėn qė t’ia vlejėe gjithė puna qė bėni.

    3. Arsimi ėshtė njė themel pėr njė tė ardhme mė tė mirė

    “Mėsoni fėmijėt qė tė mos mėsoni tė rriturit” – Abraham Linkoln

    Mėsimdhėnia e vetėdijes emocionale, menaxhimi i konfliktit dhe pėrgjegjėsia sociale i nxit nxėnėsit tė bėhen qenie njerėzore mė tė mira.

    4. Tė gjithė dėshtojnė, pregatituni pėr dėshtimin.

    “Edukimi ėshtė pashaporta pėr tė ardhmen, e tashmja u pėrket mėsuesve qė po e pregatisin sot” – Malcom X

    Dhe ju jeni pėrgjegjės pėr atė pėrgatitje.

    5. Shtrirja e vėrtetė e mėsimeve tuaja

    “Njė mėsues ndikon nė ēdo kohė, ai nuk mund ta thotė kur mbaron influenca e tij.” – Henry Adams

    Mėsimet e tua sot mund tė kalohen pėr breza. Ju nuk jeni vetėm duke i mėsuar nxėnėsit tuaj tė tanishėm, por tė gjithė njerėzit qė do tė mėsojnė dhe ndėrveprojnė me tė.

    6. Mėsuesi Modern

    “Detyra e njė mėsuesi modern nuk ėshtė tė presė xhunglėn, por tė ujisė shkretėtirėn” – C.S, Lewis

    Mundėsia qė keni pėr tė edukuar nxėnėsit dhe pėr t’u mundėsuar atyre qė tė ndezin flakėn brenda tyre pėr tė mėsuar ėshtė njė aspekt thelbėsor i mėsimdhėnies.

    7. Sepse mėsimi nuk ėshtė vetėm njė profesion …

    “Kuptimi i jetės ėshtė tė gjesh dhuntinė tėnde, qėllimi i jetės ėshtė ta ndash atė me tė tjerėt”. – Pablo Picasso

    Ju kėrkohet qė, ēdo ditė, tė jepni pjesė tė vetes pėr nxėnėsit tuaj. Dhe kjo ėshtė njė dhuratė e vėrtetė nė vetvete.

    8. Nuk janė vetėm studentėt tuaj tė cilėt janė atje pėr tė mėsuar

    “Pasi tė mėsoni vetė ju do tė jepni mėsim, dhe pasi tė jepni mėsim ju do tė mėsoni akoma mė shumė” – Phil Cholins

    Nė ēdo mėsim jepni vetes mundėsinė pėr tė mėsuar nga klasa, nė tė njėjtėn mėnyrė qė ata mėsojnė prej jush.

    9. Mos e harroni kėtė herėn tjetėr qė ndjeheni keq pėr nxitjen e njė nxėnėsi pėr tė punuar vetė

    “Fėmijėve mund t’u thuash ēfarė tė mėsojnė, por jo si tė mendojnė – Margaret Mead”

    Ju nuk do tė jeni atje pėr t’i ndihmuar ata gjatė gjithė kohės; ata duhet tė kuptojnė procesin e tė mėsuarit pėr veten e tyre.

    10. Pėr shkak se ndodhin ditė tė kėqija

    “Nėse u rrėzove dje, ngrihu sot”- H.G Wells

    Ngrihuni, hiqni pluhurin nga vetja dhe filloni pėrsėri nga njė perspektivė e freskėt.

    11. Njė mėnyrė e re pėr tė parė punėn tuaj

    “Unė nuk jam mėsues, unė jam njė njeri i zgjuar” – Robert Frost

    Zgjoni pasionin qė keni pėr lėndėn tuaj, ose pėr tė mėsuar, te nxėnėsit.

    12. Mendoni pėr kėtė herėn tjetėr qė do tė inatoseni nga njė pyetje

    “Mos i mėsoni fėmijėt vetėm tė lėxojnė mėsimin, mėsoni ata tė bėjnė pyetje pėr atė qė lexojnė. Mėsoni tė pyesin pėr ēdo gjė”. – George Carlin

    Pyetjet ēojnė nė: shpikje, zbulime, ndryshime dhe gjithēka nė mes. Ndihmoni nxėnėsit tuaj qė tė mos pranojnė gjithēka qė dėgjojnė ose shohin, si fakt.

    13. Dhurata qė vazhdon tė japė

    “E bukura e tė mėsuarit ėshtė qė, asnjeri nuk mund ta marrė atė prej teje” – B.B.King

    Mėsimi i gjėrave tė reja sigurisht qė ėshtė emocionuese dhe e frikshme nė tė njėjtėn kohė, por gjithmonė duhet tė inkurajohet. Sepse, nėse kjo ishte njė pėrvojė e mirė apo e keqe, njė mėsim i jetės zgjat pėrgjithmonė.

    14. Pėr atėherė kur ndiheni sikur nuk ju kupton njeri

    “Ne nuk e dimė jetėn e kujt do tė ifluencojmė, kur dhe si” – Stephen King

    Ngrihuni ēdo ditė dhe bėni atė qė bėni mė mirė.

    Ju do tė ndikoni dikė mė mirė se sa e imagjinoni ndonjėherė.

    Ju kurrė nuk mund t’i shihni ata duke e hapur dhuratėn, por ata po, dhe a ka ngushėllim mė tė madh se ky.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/detyr...-shkretetiren/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-09-2022 mė 14:13

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,005

    Pėr: Mėsuesia

    “Mėsuesi i vėrtetė mbron nxėnėsit e tij kundėr ndikimit tė tij personal”

    Nė vijim, do tė gjeni disa nga shprehjet mė tė bukura pėr mėsimdhėniet dhe… pse Mėsimdhėnia ėshtė art dhe tė tillė e bėn vetėm mėsuesi.


    “Ata qė dinė, bėjnė. Ata qė kuptojnė, japin mėsim.” (Aristoteli)

    “Unė kurrė nuk i mėsoj nxėnėsit e mi; Unė vetėm pėrpiqem tė siguroj kushtet nė tė cilat ata mund tė mėsojnė.” (Albert Ajnshtajni)

    “Edukimi nuk ėshtė mbushja e njė gotė bosh, por ndezja e zjarrit”. (W.B. Yeats)

    “Unė nuk mund t’i mėsoj askujt asgjė, unė vetėm mund t’i bėjė ata tė mendojnė.” (Sokrati)

    “Unė nuk mund tė jem mėsues, pa e njohur vetveten.” (Paulo Freire)

    “Mėsuesi i vėrtetė mbron nxėnėsit e tij kundėr ndikimit tė tij personal.” (Amos Bronson Alcott)

    “Nė njė shoqėri krejtėsisht racionale, mė tė mirėt do tė ishin mėsues dhe pjesa tjetėr prej nesh do tė duhej tė vendoste pėr diēka tjetėr”. (Lee Iacocca)

    “Mėsuesi jo i mirė, thjesht tregon. Mėsuesi i mirė shpjegon. Mėsuesi profesionist inspiron.” (William Arthur Ward)

    “Mėsuesit mė tė mirė janė ata qė ndryshojnė mendim.” (Terry Heick)

    “Mėsuesi i mirė ėshtė si qiriri – konsumon veten pėr t’i ndriēuar rrugėn tė tjerėve.” (Mustafa Kemal Atatürk)

    “Vlera e mėsuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrė“ (Konfuci)

    “Njė mėsues i mirė ėshtė si njė qiri: Ai konsumon vetveten pėr t`ua ndriēuar rrugėn tė tjerėve.” (Anonime)

    “Mėsuesi prek pėrjetėsinė. Kurrė nuk mund tė thuhet se ku pėrfundon influenca e tij“. (Henry Adams)

    “Mėsuesi ėshtė pėrhapėsi i dritės“ (Luigj Gurakuqi)

    “Secila fjalė qė flet mėsuesi duhet tė jetė mėsim; secili hap qė bėn ai duhet tė jetė shembull i mirė“ (Jean-Baptiste de La Salle)

    “Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj“ (Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg)

    “Mėsuesit mė tė mirė mėsojnė nga zemra e jo nga libri“(Anonime)

    “Kush guxon tė japė mėsim, kurrė nuk duhet tė pushojė sė mėsuari“. (John Cotton Dana)

    “Mėsuesi ėshtė ai qė tė hap derėn, nė tė cilėn ti duhet tė hysh vet.” (Kineze)

    “Ėshtė arti suprem i mėsuesit, tė ngjallė kėnaqėsi nė shprehjen kreative dhe dituri”. (Ajnshtajn)

    “Mėsuesi gjithmonė fillon me gjetje gabimesh. Por nxėnėsi shikon merita pozitive nė gjithēka”. (George Vilhelm Fredrih Hegel)

    “Teknologjia ėshtė vetėm mjet. Pėr tė bėrė qė fėmijėt tė punojnė sė bashku dhe tė motivohen, mėsuesi ėshtė mė i rėndėsishmi”. (Bill Gates)

    “Mėsimdhėnia nuk ėshtė njė art i humbur, por respektimi i saj ėshtė njė traditė e humbur”. (Jacques Barzun)

    “Mėsimdhėnia ėshtė forma mė e lartė e tė kuptuarit.” (Aristoteli)

    “Mėsimdhėnia ėshtė profesioni ndoshta mė i ēmuar, mė i dobishėm pėr bashkėsinė dhe ka ndikim mė tė madh nė lumturinė e pėrbashkėt“- Etiene Cabe

    “Njė mėsimdhėnia e mirė ndahet nė ¼ pėrgatitje dhe ¾ improvizim.” (Gail Goldwin)

    “Armiku mė i keq ėshtė mėsuesi yt mė i mirė.” (Buda)

    “Detyra e njė mėsimdhėnėsi ėshtė t’i mėsojė nxėnėsve tė njohin karakterin e tyre.” (Joseph Campbell)

    “Arti i mėsimdhėnies ėshtė tė dish tė sugjerosh.” (Henri-Frédéric Amiel)

    “Mėsimdhėnia demonstron qė diēka ėshtė e mundur. Mėsimi tė ndihmon ta bėsh tė mundur pėr veten tėnde.” (Paulo Coelho)

    “Mund t’i mėsoj dikujt gjithēka qė di, por vetėm eksperienca do ta bindė pėr vėrtetėsinė e atyre qė i ke mėsuar.” (Richelle E. Goodrich)

    “Nuk ka dėshtime. Vetėm mėsime.” (Robert Allen)

    “Shenja mė e madhe e suksesit pėr njė mėsues ėshtė ata mund tė thonė: Nxėnėsit po punojnė sikur unė tė mos ekzistoja.” (Maria Montessori)

    “Pyetja qė duhet tė shtrohet ėshtė “Si mund tė mėsojnė mė mirė?” dhe jo “A mund tė mėsojnė?” (Jaime Escalante)

    “Mėsimdhėnėsit e mirė janė ata qė tė tregojnė se ku duhet tė shohėsh por jo se ēfarė duhet tė shohėsh.” (Alexandra K. Trenfor)

    “Nėse njė nxėnės nuk mėson me mėnyrėn qė ne shpjegojmė, ndoshta duhet tė mėsojmė tė shpjegojmė nė mėnyrėn qė ato mėsojnė.” (Ignacio ‘Nacho’ Estrada)

    “Synimi i jetės ėshtė tė zbulosh dhuntinė tėnde. Qėllimi i saj ėshtė ta ndash me tė tjerėt.” (Pablo Picasso)

    “Nėse do tė krijoni statuja pėr njerėzit e rėndėsishėm, krijoni pėr mėsuesit. Ata janė heronjtė e shoqėrisė tonė.” (Guy Kawasaki)



    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...-tij-personal/

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •