-
Pėr: Mėsuesia
Tė diplomuarit nė disa fusha tė tjera mund tė ushtrojnė profesionin e mėsuesit
Tė diplomuarit nė njė degė tė ngjashme me mėsuesinė, si, ekonomi, arte, gjuhėsi, pėrkthim, filozofi, sė shpejti do tė kenė mundėsi qė tė ushtrojnė profesionin e mėsuesit pasi tė kenė kryer formimin e nevojshėm psiko-pedagogjik. Lajmin e ka bėrė tė ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi.
“Prej vitesh nė sistemin arsimor parauniversitar, disa lėndė si: Ekonomi, Informatikė, Arte, Filozofi, Teknologji, jepeshin nga mėsues tė profileve tė tjera ose nga profesionistė tė kėtyre fushave qė nuk ishin diplomuar nė fushėn e mėsuesisė, e tė cilėve u mungonte formimi i nevojshėm pedagogjik e metodik. Ftoj tė gjitha universitetet qė, bazuar nė kėtė udhėzim, tė paraqesin sa mė shpejt aplikimet pėr miratimin e programeve tė nevojshme, pėr t’u dhėnė mundėsi tė interesuarve qė tė regjistrohen qė nė vitin e ri akademik 2023-2024”, u shpreh Kushi.
Tiranapost.al
https://tiranapost.al/aktualitet/te-...onin-e-i522968
-
-
Pėr: Mėsuesia
Sot festa e mėsuesit, 136 vite mė parė u hap Mėsonjėtorja e Parė Shqipe nė Korēė
Dita e mėsuesit, 7 marsi festohet sot nė tė gjitha shkollat e vendit.
Nė kėtė ditė organizohen aktivitete tė shumta nė shenjė falėnderimi pėr mėsuesit dhe punėn qė kryejnė nė edukimin e brezit tė ri.
136 vite mė parė nė qytetin e Korēės u hap Mėsonjėtorja e Parė Shqipe, njė ngjarje me rėndėsi madhore nė pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr tė krijuar shkollėn e vet kombėtare.
7 Marsi, Dita e Mėsuesit, shėnohet si njė ngjarje me rėndėsi kulturore nė gjitha trojet tona shqiptare. Nė kėtė ditė ne tė gjithė sė bashku kujtojmė mėsuesit tonė tė parė qė na mėsojnė shkronjat shqipe.
Koha Jonė
https://kohajone.com/sot-festa-e-mes...qipe-ne-korce/
-
-
Pėr: Mėsuesia
7 Mars 1887, ja kush ishte mėsuesi i parė i shkollės sė parė shqipe
Sot shqiptarėt nė tė gjitha shtetet ku jetojnė festojnė 7 Marsin Ditėn e Mėsuesit.
Shkolla shqipe, qė njihet edhe si mėsonjėtorja e parė shqipe u hap mė 7 Mars 1887 nė qytetin e Korēės, nė Shqiperi.
Mėuesi i parė i shkollės sė parė shqipe ishte Pandeli Sotiri.
Shkrimi, Kėndimi, Gramatika e Gjuhės Shqipe, Historia, Gjeografia, Aritmetika, Dituria natyrore dhe Edukimi fizik ishin lėndėt mėsimore me 35 nxėnėsiit e parė tė shkollės sė parė nė Korēė.
Sot, mėsimi nė gjuhėn shqipe zhvillohet pothuaj nė tė gjitha shtetet e planetit tė rruzullit tokėsor, aty ku ka shqiptarė (pėrjashtim bėnė Greqia). Flitėt e shkruhėt lirshėm, falė mėuesve shqiptarė dhe rilindasėve.
https://ulqini-online.com/sajti/?p=18170
-
-
Pėr: Mėsuesia
Fjalėt e urta dhe thėniet pėr misionin e lartė tė mėsuesit. Mendime tė menēura pėr mėsimdhėnien
Mbase u bė ca kohė qė jeni shkėputur nga shkolla apo qė kur keni komunikuar me ish-mėsuesen tuaj, por kujtimet mbeten!
Njė mėsuese apo mėsues i caktuar ju ka lėnė pėrshtypje dhe ju e mbartni pėrherė me vete dhe sigurisht qė ju bėn tė jeni nostalgjik por mbi tė gjitha mirėnjohės.
E pra, kjo ėshtė koha, sot ėshtė dita qė ta ktheni favorin duke ju thėnė edhe njė herė faleminderit mėsuesve nė jetėn tuaj.
Themi qėllimisht mėsuesve sepse padyshim qė ata janė shumė, por sigurisht disa janė mė tė spikatur ndaj ėshtė edhe mė e lehtė ta filloni me ta.
Nė vijim, do tė gjeni disa nga shprehjet mė tė bukura pėr mėsimdhėniet dhe
pse Mėsimdhėnia ėshtė art dhe tė tillė e bėn vetėm mėsuesi.
Ata qė dinė, bėjnė. Ata qė kuptojnė, japin mėsim. (Aristoteli)
Unė kurrė nuk i mėsoj nxėnėsit e mi; Unė vetėm pėrpiqem tė siguroj kushtet nė tė cilat ata mund tė mėsojnė. (Albert Ajnshtajni)
Edukimi nuk ėshtė mbushja e njė gotė bosh, por ndezja e zjarrit. (W.B. Yeats)
Unė nuk mund ti mėsoj askujt asgjė, unė vetėm mund ti bėjė ata tė mendojnė. (Sokrati)
Unė nuk mund tė jem mėsues, pa e njohur vetveten. (Paulo Freire)
Mėsuesi i vėrtetė mbron nxėnėsit e tij kundėr ndikimit tė tij personal. (Amos Bronson Alcott)
Nė njė shoqėri krejtėsisht racionale, mė tė mirėt do tė ishin mėsues dhe pjesa tjetėr prej nesh do tė duhej tė vendoste pėr diēka tjetėr. (Lee Iacocca)
Mėsuesi jo i mirė, thjesht tregon. Mėsuesi i mirė shpjegon. Mėsuesi profesionist inspiron. (William Arthur Ward)
Mėsuesit mė tė mirė janė ata qė ndryshojnė mendim. (Terry Heick)
Mėsuesi i mirė ėshtė si qiriri konsumon veten pėr ti ndriēuar rrugėn tė tjerėve. (Mustafa Kemal Atatürk)
Vlera e mėsuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrė (Konfuci)
Njė mėsues i mirė ėshtė si njė qiri: Ai konsumon vetveten pėr t`ua ndriēuar rrugėn tė tjerėve. (Anonime)
Mėsuesi prek pėrjetėsinė. Kurrė nuk mund tė thuhet se ku pėrfundon influenca e tij. (Henry Adams)
Mėsuesi ėshtė pėrhapėsi i dritės (Luigj Gurakuqi)
Secila fjalė qė flet mėsuesi duhet tė jetė mėsim; secili hap qė bėn ai duhet tė jetė shembull i mirė (Jean-Baptiste de La Salle)
Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj (Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg)
Mėsuesit mė tė mirė mėsojnė nga zemra e jo nga libri (Anonime)
Kush guxon tė japė mėsim, kurrė nuk duhet tė pushojė sė mėsuari. (John Cotton Dana)
Mėsuesi ėshtė ai qė tė hap derėn, nė tė cilėn ti duhet tė hysh vet. (Kineze)
Ėshtė arti suprem i mėsuesit, tė ngjallė kėnaqėsi nė shprehjen kreative dhe dituri. (Ajnshtajn)
Mėsuesi gjithmonė fillon me gjetje gabimesh. Por nxėnėsi shikon merita pozitive nė gjithēka. (George Vilhelm Fredrih Hegel)
Teknologjia ėshtė vetėm mjet. Pėr tė bėrė qė fėmijėt tė punojnė sė bashku dhe tė motivohen, mėsuesi ėshtė mė i rėndėsishmi. (Bill Gates)
Mėsimdhėnia nuk ėshtė njė art i humbur, por respektimi i saj ėshtė njė traditė e humbur. (Jacques Barzun)
Mėsimdhėnia ėshtė forma mė e lartė e tė kuptuarit. (Aristoteli)
Mėsimdhėnia ėshtė profesioni ndoshta mė i ēmuar, mė i dobishėm pėr bashkėsinė dhe ka ndikim mė tė madh nė lumturinė e pėrbashkėt- Etiene Cabe
Njė mėsimdhėnia e mirė ndahet nė ¼ pėrgatitje dhe ¾ improvizim. (Gail Goldwin)
Armiku mė i keq ėshtė mėsuesi yt mė i mirė. (Buda)
Detyra e njė mėsimdhėnėsi ėshtė ti mėsojė nxėnėsve tė njohin karakterin e tyre. (Joseph Campbell)
Arti i mėsimdhėnies ėshtė tė dish tė sugjerosh. (Henri-Frédéric Amiel)
Mėsimdhėnia demonstron qė diēka ėshtė e mundur. Mėsimi tė ndihmon ta bėsh tė mundur pėr veten tėnde. (Paulo Coelho)
Mund ti mėsoj dikujt gjithēka qė di, por vetėm eksperienca do ta bindė pėr vėrtetėsinė e atyre qė i ke mėsuar. (Richelle E. Goodrich)
Nuk ka dėshtime. Vetėm mėsime. (Robert Allen)
Shenja mė e madhe e suksesit pėr njė mėsues ėshtė ata mund tė thonė: Nxėnėsit po punojnė sikur unė tė mos ekzistoja. (Maria Montessori)
Pyetja qė duhet tė shtrohet ėshtė Si mund tė mėsojnė mė mirė? dhe jo A mund tė mėsojnė? (Jaime Escalante)
Mėsimdhėnėsit e mirė janė ata qė tė tregojnė se ku duhet tė shohėsh por jo se ēfarė duhet tė shohėsh. (Alexandra K. Trenfor)
Nėse njė nxėnės nuk mėson me mėnyrėn qė ne shpjegojmė, ndoshta duhet tė mėsojmė tė shpjegojmė nė mėnyrėn qė ato mėsojnė. (Ignacio Nacho Estrada)
Synimi i jetės ėshtė tė zbulosh dhuntinė tėnde. Qėllimi i saj ėshtė ta ndash me tė tjerėt. (Pablo Picasso)
Nėse do tė krijoni statuja pėr njerėzit e rėndėsishėm, krijoni pėr mėsuesit. Ata janė heronjtė e shoqėrisė tonė. (Guy Kawasaki)
Urime festa e 7 Marsit tė nderuar qofshit deri nė pafundėsi mėsues tė respektuar.
/ Telegrafi/
https://telegrafi.com/fjalet-e-urta-...-mesimdhenien/
-
-
Pėr: Mėsuesia
Fjalėt e fuqishme tė mėsuesit qė motivuan studentėt e tij
Dikur njė mėsues la takim me disa nga nxėnėsit e tij tė mėparshėm pėr tė mėsuar se si po ia ēonin ata me jetėn e tyre, ai kishte kohė pa i takuar ata dhe mendoi se duhet ti takonte pėr tė folur mbi jetėn.
I pari tha se nuk po ia ēonte dhe aq mirė, sepse po haste nėpėr vėshtirėsi pėr tu ngritur nė pozitė nė punėn qė bėnte.
I dyti tha se njė miku i tij kishte blerė njė makinė tė mirė, ndėrsa ai ndihej keq qė nuk kishte tė ardhura tė blinte edhe vetė njė makinė tė tillė.
Ndėrsa nė karrigen tjetėr ishte ulur njė vajzė, e cila u shpreh se dėshironte tė ndiqte njė master shkencor nė administrim biznesi nė mėnyrė qė njerėzit ta merrnin mė seriozisht kur kėrkonte punė, por nuk ia kishte dalė dot mbanė.
Pastaj profesori ia ktheu: Dukeni tė gjithė tė stresuar. Si thoni sikur tė bėjmė pak pushim, tė marrim disa kafe dhe ta vazhdojmė diskutimin tonė?.
Nxėnėsit e tij ranė dakord dhe ai solli nė tavolinė kafenė dhe disa filxhanė ēaji. Disa ishin tė thjeshtė, ndėrsa disa tė tjerė mė tė bukur.
Nxėnėsit zgjodhėn tri filxhanėt e mėdhenj dhe tė bukur.
Mėsuesi e vuri re kėtė gjė dhe u tha: Ju tė tre zgjodhėt filxhanėt mė tė bukur dhe mė tė shtrenjtė, duke i lėnė mėnjanė filxhanėt e thjeshtė.
Ėshtė normale pėr ju tė kėrkoni mė tė mirėn pėr veten tuaj, si dhe zgjidhjen mė tė mirė pėr problemet dhe streset tuaja.
Mirėpo, duhet tė kuptonit diēka.
Ju dėshironit kafenė, jo bukurinė e filxhanit dhe njė filxhan i bukur nuk ia shton gjė shijen kafesė.
Por vėmendja juaj u drejtua drejt bukurisė sė jashtme, nė vend tė kuptimit tė brendshėm.
Jeta ėshtė si njė kafe. Puna, paratė dhe pozita jonė nė shoqėri pėrfaqėsohen nga filxhanėt. Kėto janė thjesht pėrbėrės, tek tė cilėt ne bazohemi pėr tė jetuar jetėn tonė.
Mirėpo cilėsia e filxhanit nuk e ndryshon dhe as e pėrcakton cilėsinė e jetės qė ne jetojmė. Ndonjėherė ne pėrqendrohemi kaq shumė tek puna, paratė dhe pozita jonė nė shoqėri, saqė harrojmė se ēfarė ka mė tepėr rėndėsi: Harrojmė esencėn, kafenė. Pra, harrojmė tė jetojmė jetėn.
Duhet tė mbajmė nė mendje gjithmonė se njerėzit e suksesshėm jo gjithmonė janė tė lumtur, por njerėzit e lumtur janė gjithmonė tė suksesshėm.
/ KultPlus.com
https://www.kultplus.com/libri/fjale...entet-e-tij-3/
-
-
Pėr: Mėsuesia
Arbėreshi Lekė Matrėnga, Mėsuesi qė hapi shkollėn e parė shqipe mė, 1587 nė Itali
Jo shumė e dinė qė pėr Kombin tonė nuk ėshtė shkolla e hapur nė Korcė e para, mė 1587 nė Piana degli albanesi, nė Sicili, arbėreshi Lekė Matrėnga ish mėsuesi i parė qė hapi njė shkollė shqipe, por qė fatkeqėsisht nė tekstet shkollore tė arsimit nė Republikėn e Shqipėrisė, Kosovės si edhe tė Maqedonisė sė Veriut kjo shkollė nuk pėrmenndet.
Lekё Matranga,lindi me 18 janar 1569 nė Horėn e Arbėreshėve\Palermo Sicili. Pasi fillon studimet filozofike e teologjike nė kolegjin e Shėn Atanasit nė Romė nė vitin 1582. Leké Matrėnga kthehet nė Horėn Arbėreshe mė 1587.
Disa informacione mbi Matrėngat, sundimtarė lokalė, zyrtarė tė lartė bizantin
Matrėnga ishte njė familje fisnike shqiptare qė gjenden pėr herė tė parė nė dokumentat historike gjatė shekujve 13 deri 15. Anėtarėt e kėsaj familjeje pėrfshijnė sundimtarė lokalė, zyrtarė bizantin. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, njė pjesė e familjes Matrėnga emigroi nė Itali.
Matrėngat janė njė fis fisnik qė kanė qenė nė zotėr nė zonėn e Karavastasė, Lushnje. Ky mbiemėr nė shqip tashmė nuk egziston mė, por e gjejmė sot me shumicė tek popullsia e arbėresheve tė jugut, Sicili e deri nė Amerikė. Njė dokument i hershėm tė Raguzės 1297,flet pėr anėtarėt e familjes Matrėnga tė cilėt po sulmonin tregtarėt raguzianė nė rajonin e Lagunės sė Karavastas.
Matrėngat, zotėr tė territorit nė mes tė qyteteve tė Durrėsit dhe tė Vlorės, dhe pėrshkruan si subjekte tė Perandorit Bizantin nė atė kohė. Familja Matrėnga mund tė jetė bėrė vasale e Perandorit Bizantin nė periudhėn ndėrmjet 1284-1288.
Njė tjetėr anėtar i familjes Matrėnga ėshtė Nikollė Matrėnga, i cili u bė njė nga katėr gjyqtarėt e pėrgjithshėm, tė gjykatės mė tė lartė perandorake bizantine, dhe ngeli i vetėm, sepse tre tė tjerė dolėn tė korruptuar. Ai kishte njė rol tė rėndėsishėm nė Luftėn civile bizantine tė viteve 1341-1347.
Mbretėria e Serbisė e cila po pėrparonte nė atė kohė ishte njė burim preokupimi i vazhdueshėm. Njė pinjoll i Matrangave, Palė Mataranga pėrmendet mė 1319, sė bashku me zotėrinjtė e tjerė shqiptarė, nė njė koalicion me Filipin e Tarantos kundėr Stefan Milutinit. Sidoqoftė territoret e tyre pėrfundimisht u pėrfshinė nė Mbretėrinė e Serbisė para vitit 1343.
Pas vdekjes sė Stefan Dushanit (1355), njė tjetėr pinjoll Vlash Matrėnga (Blasius Matarango), vendosi njė principatė nė territorin midis Shkumbinit dhe Semanit.
Mė (1567- 6 maj 1619) gjejmė kėtė mbiemėr nė Piana degli Albanesi\ Sicili, emrin Don Lekė Matrėnga\ Luca Matranga
Me 1710 shquhet kryepeshkopi, Bazil Matrėnga,pėr lėvizjen e tij baziliane pėr njėsimin e ritit kishtar lindor e perėndimor.
Pėr Matrėngėn kanė folur shumė studiues, dje dhe sot si tė Sicilisė ashtu dhe tė Kalabrisė, tė cilėt i kanė kushtuar njė rėndėsi studimit tė figurės sė Matrėngės si mėsuesi i parė nė hapjen e shkollės sė parė shqipe.
Shkolla e parė shqipe nė Piana degli albanesi mė 1587 nga Lekė Matrėnga
Matrėnga, pasi mbaron studimet nė Romė ku i ishte dhėnė edhe titulli Mėsues, kthehet nė Hora tė arbėreshvet (dikur Piana degli greci (quajtur keshtu prej ritit fetar), sot Piana degli albanesi).
Matrėnga, prift i ritit bizantin, emrohet nė Piana degli albanesi. Ai, vė re se lutjet fetare nė latinisht nuk kuptoheshin mirė nga popullsia homogjene arbėreshe, dhe nis e pėrkthen nė gjuhėn shqipe Doktrina e Krishterė, vepёr e teologut jezuit At Ledesma, (teoria e tė cilit u pėrhap nė shumė shkolla dhe u pėrgatitėn jezuitė nėpėr Europė).
Ideja e Matrėngės ėshtė gjeniale, sepse ai jo vetėm pėrkthen dhe iu spjegon shqip pėrmbajtjen e doktrinės, por edhe iua mėson kėtė gjuhė(shqipen) si ta shkruajnė.
Kėshtu qė mė 1587, meqėnėse ishte i pajisur me dipllomėn pėr mėsues, Matrėnga hap shkollė e parė shqipe pėr arbėreshėt nė Hora.
Vepra Doktrina Kristjane e pėrkthyer nga Matrėnga mban titullin Embsuame e krishterėt, format ky, qė u kthue si tekst didaktik pėr shkollėn e hapur prej tij . Nė vijim njė fragment pėrkthimi tė kėsaj vepre.
Lind pyetja; Cilin alfabet pėrdori Matrėnga pėr tė shkruar kėtė libėr?
Matrėnga, e shkroi librin nė njė alfabet variant latin, qė tė ishte sa mė afėr gjuhės sė folur tė popullit tė tij.
Po tė analizojmė vargjet e mėsipėrme do vemė re se Matrėnga pėrdor grupin ae pėr zanoren e pazėshme qė nė gjuhė shqipe e shkruajmė ė, formon grupin sc(i) qė nė shqipen e sotme korrespondon me shkronjėn sh,dhe ishte i pari qė pėrdori shkronjėn th shkronjėn e pėrbėrė dhėmbore (frikativen dentale).
Me shumė interes nė veprėn e tij janė diftongjet cg\cgh\cgi\cx, tė cilat zėvėndėsojnė deri diku shkronjat e pėrbėra tė alfabetit tė alfabetit tė gjuhės shqipe. Mungon shkronja Y, ndėrsa zanorjaĖ nė formėn e saj ae pėrdorej si njė tingull hundor. Sot formėn e saj hundore e kemi nė disa zona tė djalektit verior, por qė ka humbur rezonancėn e saj kompletamente hundore.
Qėllimi kėsaj shkolle
Nga kontributi i Matrėngės del se qėllimi kėsaj shkolle ishte;
1- Tė kryente funksionin e mėsimit shqip dhe tė kultivimit tė shkrimit nė gjuhėn shqipe.
2- Arbėreshėt, tė cilėt erdhėn nga Ballkani shqipfolės, nuk arrinin tė kuptonin manualėt e katekizmit nė italisht, pėr kėtė motiv Matrėnga mė 1592 shkruan: Desha tė bija njė version tė Doktrinės kristjane, sepse manualėt e katekizmit nė italisht qė qarkullonin nuk ishin tė kuptueshme pėr besimtarėt e popullsisė shqiptare. Pėrkthimi i doktrinės nė shqip do tiu shėrbente arbėreshėve jo vetėm si ushqim shpirtėror pėr vazhdimėsinė e besimit tė tyre nė ritin lindor, por do ti bėnte ata ti dallonte nga ajo latine. (Jemi nė periudhėn shekuj larg krijimit tė Eparkive tė tyre.) Nė kėtė formė ata ruanin identitetin dhe i shpėtonin asimilimit.
Rėndėsia qė pati kjo shkollė
- Shkolla qė hapi Matrėnga mė,1587 nė Piana degli albanesi ishte e para shkollė shqipe tė arbėreshėt e Italisė.
- Matrėnga krijoi njė alfabet, qė e pėrshtati me gjuhėn shqipe.
- Pėrkthimi e veprės Doktrinėn Kristjane, krijoi mundėsin e pėrkthimit tė veprave tė tjera nė gjuhėn shqipe.
- Matrėnga krijoji njė tekst didaktik, qė shėrbeu pėr tiu mėsuar nxėnėsve arbėreshė gjuhėn shqipe.
- Sistemi grafik alfabetik qė Lekė Matrėnga vuri nė pėrdorim rezulton i njejtė me gjuhėn e gjetur pėr rreth dy shekuj nė shumicėn e rregjistrimeve tė dokumentave administrative nė Piana degli albanesit. Kjo trgon pėr jetėgjatėsinė e kėsaj shkollė dhe pjesmarrjen e arbėreshėve nė tė.
- Nėse Buzuku shkroi gegė, Matrėnga shkroi nė dialektin toskė.
(Nga studime tė shumta rezulton se varjantet toskė dhe gegė pėrgjatė shekujve XV-XVI nuk kishin ndryshim tė thellė midis tyre, gjė tė cilėn nuk e shohim nė shekujt nė vazhdim.)
Vepra e Matrėngės Embsuame e krishtertė prej 28 faqesh tė cilin e shtypi 20 Mars 1592 pėrmban njė leksik tė pėrgjithshėm prej 450 fjalėsh, kėshtu qė ai rriti numrin e leksikut tek nxėnėsit. Leksiku, ka njė ngjyrim tė fortė me leksik tė greqishtes, arsye e fort kjo si pėr shkak tė ritit grek, qė praktikonte vet Matrėnga, por edhe pėr shkak se(mendohet) se shumė prej arbėreshėve tė Piana degli albanesi tė kenė ardhur nga Peleponezi, nė Sicili.
Shėnim: Ėshtė pėr tė theksuar faktin se nė kontekstin kur jetuan arbėreshėt e Jugut pėrfshirė dhe Sicilinė (sidomos ata tė shekullit XIV-XVII) popullsia arbėreshe ishte e rrethuar nga njė ambjent i pasur shumėgjuhėsh dhe kulturash. Popullsia arbėreshe e kėtyre zonave flisnin tė paktėn katėr gjuhė; gjuhėn e mėmės, shqipja e dikurshme, flisnin gjuhėn e ritit qė ishte greqishtja, flisnin gjuhėn e tė drejtės qytetare, e cila ishte latinishte, si dhe gjuha e punės ose gjuha krahinore pėr shkėmbimet tregėtare.
Vjersha e parė nė gjuhėn shqipe
Pėrkthimi qė i bėri Matrėnga Doktrinės sė Krishtertė i dha njė stikistikė artistike sa tė bukur dhe tė denjė nė gjuhėn shqipe, aq sa mund tė konsiderohet si Vjersha e parė (1592) nė gjuhėn shqipe nė botėn arbėreshe.
Vjersha pėrbėhet nga tetė vargje nė njėmbėdhjetėrrokėsh me rimė tė kėmbyer.
Pėrmajtja ėshtė e njė karakteri prekės fetar, dhe titullohet thjesht
Canzona spirituale (Kėngė e pėrshpirtshme):
Gjithėve u thėrres, kush do ndėljesė,
Tė mirė tė krėshtee burra e graa,
Mbė fjalėt tė tinėzot tė shihi meshė,
Se s'ishtė njeri nesh qė mkatė s'kaa;
E lum kush e kujton se kaa tė vdesė,
E mentė bashkė mbė tėnėzonė i kaa;
Se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
E bėn pėr bir tė ti e pėr vėllaa.)
Lind pyetja;Pėrse shkolla e Lekė Matrėngės duhet tė konsiderohet si shkolla e parė shqipe. Nėpėrmjet disa pikave empirike nė vijim le tė kuptojmė pse kjo shkollė ėshtė shkollė nė tė gjitha efektet e saj)
1- Egzistojnė dokumenta pėr vitin e hapjes sė kėsaj shkolle
2- Lekė Matrėnga nė fund tė pėrfundimeve tė studimeve u pajis me njė dipllomė tė vlefshme dhe gėzonte titullin e plotė Mėsues
3- Matrėnga, krijoi alfabetin, varjant latin i cili ishte shumė afėr me gjuhėn e folur tė popullit tė tij.
4- Kultivoi shkrimin e gjuhės shqipe tek popullsia arbėreshe nė Sicili.
5- Shkolla mbarte karakterin si, pėrcjellės e kulurės arbėreshe
6- Karakteri ideologjik i pėrmbajtjes fetare tė VeprėsEmbesuame e krishtertė,(libėr ky qė u pėrdor si tekst didaktik pėr mėsimin,shkrimin nė gjuhėn shqipe), nuk duhet tė penalizoj aspak faktorin shkollė, se do ishte paradoksale me faktin se libri pranohet si vepra e parė shkruar nė gjuhė shqip te arbėreshėt e Italisė, e jo vetėm por edhe si vepra e dyta shkruar nė gjuhėn shqipe deri mė sot pas Mesharit tė Buzukut(?!).
Faktori tjetėr qė nuk penalizon karakterin e saj fetar ėshtė se nė arsimin e Republikės e Shqipėrisė pas miratimit e kushtetutės sė pėrkohshme,(1995) u synua pastrimi i sistemit arsimor nga trashėgimia dhe ndikimet e ideologjisė komuniste.
Nė shekullin kur Matrėnga hapi shkollėn shqipe nuk egzistonin shkollat laike, ishte istitucioni ekleziastik qė kryente kėto shėrbime.(kujtesa na ēon se nė fund tė shekullit XV dhe fillimi i shekullit XVI nė tė gjithė Europėn shkollat kishin karakter fetar, jemi shekuj larg prej lėvizjes illuministe francez e umanistik laik....)
7- Piana degli Greci( sot Piana degli Albanesi), Hora e arbėreshvet nė periudhėn 1488- 1819 mė tepėr se tre shekuj gėzonte kontekstin e njė kombi tė vogėl shqiptar. Popullsi arbėreshe u sistemua nė njė territor ex banuse, duke themeluar kėshtu njė popullsi homogjene krejtėsisht shqiptare e cila funksiononte si njė federatė autonome, mjafton tė kujtojmė kontratėn e 30 gushtit 1488, midis shqiptarėve dhe kryepeshkopit tė Monreale,ku thuhej qartėsisht;
A) Zyrat publike duhej tė zinin vetėm qytetarėt shqiptarė tė ritit grek. Ky privilegj, i njohur vetėm pėr arbėreshėt e Piana degli Albanesi, mbeti nė fuqi nga 1488 deri nė vitin 1819 gjė qė i lejoi mėrgimtarėt tė mbronin traditat e tyre etno-gjuhėsore dhe fetare.
B) Nė akordin e 30 gushtit 1488, thuhet nė mėnyrė tė qartė, se nė Piana degli Albanesi ndalohej tė hynin tė huajt. Hyrja e tyre do tė bėhej vetėm gjatė ditėve tė para tė shtatorit, gjatė festimeve pėr nder tė Virgjėreshės Mari,(shėn Mėria e Pianės).
Akordimi i 30 Gushtit 1488 ndihmoi dhe ofroi kontekstin edhe pėr hapjen e njė shkollė nė gjuhėn shqipe.
8- Matrenga, mbolli farėn si identitet dhe etnitet, tek arbėreshėt nė Itali, duke dhanė kėshtu edhe njė rol tė rėndėsishme nė ēėshtjen kombėtare.
Shėnim:
- Nė Piana degli albanesi\Palermo\Sicili, sot ka shkolla shqipe, administrata ėshtė dy\gjuhėsh. Bashkia e Horės pėrdor dokumente zyrtare dygjuhėsore: shqip dhe italisht, nė bazė tė ligjit pėr mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhėsore nė Itali.
- Do tė ishte nė nder tė vlerave historike qė nė Hora tė vendosej njė pllakė pėrkujtimore pėr nder tė shkollės sė hapur nga Lekė Matrėnga mė 1587.
Reflektim, (mbi kėtė ditė tė veēantė tė hapjes sė shkollės shqipe) Ka ardhur koha pėr njė rishikim tė hapjes sė shkollave shqipe nė periudhėn e Mesjetės.
- (Mendoj se meritojnė tė rishikohen e tė rregjistrohen nė tekstet shkollore njė sėrė shkollash tė tjera shqipe si ajo nė Himarė e viti 1628, Kurbinit viti 1632, nė Shkodėr dhe nė Pllanė viti 1638,; Oroshi viti 1657; Shkollėn e Janjevės nė Kosovė viti 1674; Pejės, Gjakovė, Prizėrenit, Stubllės sė Karadakut nė Kosovė etj.(Rrelazione mbi gjėndjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė mesme nė shek XVII, Injac Zamputi vėll I,Tiranė 1963, F, 371).
Shpresoj qė mos tė ngelet utopi hapja e shkollave shqipe tek Arbėreshėt e Italisė, dhe nė Diasporė!
- Egziston njė popull arbėror, popullsi e shek XI-XIV, e vendosur nė Itali, pėr faktorin ottoman si edhe atė ekonomik, tė cilėt flasin arbėrisht, ku egziston njė ligj pėr mbrojtjen e gjuhės dhe kulturės sė tyre, por qė mungojnė strategji dhe projekte bilaterale midis dy shteteve pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn e tyre arbėrore. Ka ardhur koha e ndėrgjegjes pėr tė bėrė njė debat konstruktiv midis palės arbėreshe dhe shqiptare nė ndėrrmarjen e projekteve reale. Gjėndja e asimilimit tė tyre nė gjuhė sidomos nė Kalabri, ėshtė vėrtet alarmante. Kemi shumė pak kohė..
- Egziston njė gjuhė zyrtare standarde qė sot flitet nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoninė e Veriut, por edhe nė Bujanovc, Mal tė Zi, Bosnje, Kroaci, dhe nė shumė hapsira tė bllokut tė ish Jugasllavisė etj ku shkolla nė gjuhėn shqipe, ėshtė ēėshtje kombėtare.
- Egziston edhe njė gjuhė shqipe, atė qė pėrdorin arvanitasit nė Greqi, qė nuk ėshtė e njejtė me gjuhėn standarte tė shqipes sė sotme, dhe qė ligj pėr mbrojtjen e saj nuk egziston,(nė Greqi me kushtetutė nuk mbrohen pakicat e popullsisė, edhe pse arvanitasit nė ato troje shtrihen autoktone me shekuj me gjuhėn shqipe tė tyre flitet edhe sot nė ambjente familjare.
- Kemi shqiptarė nė Ukrainė, nė Bullgari, Turqi etje, ku akoma sot nuk mohojnė gjuhė e rrėnjė
- Kemi shqiptarė edhe diasporėn e re nė vendet e Perėndimit, si edhe popullsinė nė SHBA e Kanada ku flasin shqip, tė cilėt kėrkojnė mbėshtetje nga shteti shqiptar nė hapjen e shkollave shqipe, ku shumė mėsues punojnė vullnetarisht me shumė sakrifica si patriot tė vėrtetė pėr tė mbajtur gjallė gjuhėn shqipe.
Tė gjithė kėto territore shqiptare ku flasin shqip, kėrkojnė gjuhėn shqipe, nėse do ti lėmė pa mėsimin e gjuhės shqipe, gjuhėn e rrėnjėve tė tyre, ėshtė njėsoj sikur ti heqėsh nga shpirti atdheun!
Sot nė diasporė ku ka popullsi shqiptare, dhurata mė e bukur qė mund tiu bėhej mėsuesve e prindėrve shqiptarė nė dhč tė huaj do ishte hapja e shkollave shqip, ndėrsa dhurata mė e bukur pėr fėmijėt e tyre, do tė ishte rregjistrimi nė shkollat shqipe.
Gjuha, na mbanė rrėnjėt gjallė, kultura jonė na jep dinjitetin, tė bashkė na bėjnė krenarinė pėr kombin. Sot nė kėtė ditė nuk mund tė lėmė nė heshtje e tė mos nderojmė edhe rolin e kontributin e mėsuesve tė palodhur dhe prindėrve tė urtė shqiptarė qė me vet kontribut mbajnė hapur shkollat shqipe tė mėsimit plotėsues nė shumė shtete si nė Zvicėr, Gjermani, Austri e shumė shtete tė tjera nėpėr botė tė cilėt bėjnė pėrpjekje pėr ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhėn amtare shqipe tek brezat e rinj tė mėrgimtarėve shqiptar edhe pse larg atdheut.
- Tashmė dėgjojmė shqipen e tė rinjėve qė tingėllon si anglisht, tė cilėn e flasin me theksin qė bie nė rrokjen e parė
Nėse do tė vazhdojmė tė ecim kėshtu,mendoj se nė njė tė nesėrmen do tė pėrfundojmė si gjuhė Hindi, apo njė njė koinč gjuhe me pėrbėrje sa anglisht e shqip, italisht, greqisht e gjuhė gjermanike! Le tiu kujtojmė brezave se gjuha shqipe ėshtė ndėr gjuhėt mė tė vjetra nė Europė, ishte dhe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė rėndėsishme nė Europė aq sa Vatikani e kishte zgjedhur atė si gjuhė zyrtare krahas latinishtes dhe greqishtes sė vjetėr, prandaj nuk ka komplekse inferioriteti nėse do tė pėrdoret, por ka krenari dhe dinjitet nėse do ta pėrdorim kudo qė jemi.
Nuk di pse nė kėto momente mė vjen ndėrmend Shekspiri me komedinė Nata e Dymbėdhjetėtė cilėn e ambientoi nė Iliri.
Anija sapo ishte mbytur, Viola nė nė breg, pranė kapiteni.
- Cili vend o mik, ėshjtė ky?
- Kjo ėshtė Iliria, zonjė- iu pėrgjigj kapiteni
- A e njeh ti kėtė vend?
- Ė-hėėėė zonjė!- ia ktheu ai
*Ornela Radovicka
Qėndra albanologjike studime mbi kulturen dhe gjuhėn shqipe
Pranė Bibliotekės, A Bellusci\ Frascineto\ Cosenza o.radovicka@libero.i
Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/arberesh...-1587-ne-itali
-
-
Pėr: Mėsuesia
URIM NGA NJĖ MĖSUES PĖR TĖ GJITHĖ MĖSUESIT TANĖ
Prof. Fatos TARIFA - Gazeta DITA
Pėrvoja e 40 viteve si mėsues nė disa universitete shqiptare, nė disa universitete amerikane, ne nje universitet hollandez, si dhe pėrvoja mė tė shkurtra, ose episodike nė dhjetra universitete anė e mbanė globit, kanė qenė pėr mua vetė njė pėrvojė shumė e vyer si nxėnės.
Duke u pėrpjekur me pasion tu shpjegoj studentėve tė mi ato njohuri qė unė vetė kam fituar pėrmes njė shkollimi tė gjatė, pėrmes leximeve tė shumta dhe pėrmes studimeve tė mia, unė vetė kam mėsuar shumė prej tyre. Reagimet dhe pyetjet e studentėve shpesh herė mė kanė shtyrė ti verifikoj mė tej njohuritė e mia, siē edhe kanė provuar nė mėnyrė konsistente karakterin relativ tė njohurive tona mbi realitetin.
Kjo e vėrtetė absolute mbi relativitetin e ēdo dijeje ėshtė bėrė me kohė mantra e veprimtarisė sime akademike dhe e jetės sime shoqėrore.
E para gjė qė u them studentėve tė mi, nė tė parėn orė leksioni qė zhvilloj me ta ėshtė, pak a shumė, kjo: kurrė mos e merrni pėr tė mirėqenė asgjė qė dėgjoni nga kushdo qoftė, asgjė qė lexoni, qoftė edhe ne tekstet qe u rekomandojnė pedagogėt tuaj.
Mos besoni verbėrisht nė asgjė. Mos besoni as kėto fjalė qė u them unė. Lexoni Bertrand Russell-in, edhe atė nė mėnyrė kritike, siē do ju kėshillonte vetė ai, dhe gjithnjė vini nė punė mendjen tuaj, intelektin tuaj.
Informohuni nga mė shumė se njė burim i vetėm, nga sa mė shumė burime qė tė jetė e mundur, dhe gjithnjė arsyetoni nė mėnyrė kritike. Kurrė mos merrni pėr tė vėrtetė absolute, ose pėrfundimtare asgjė.
Besimi absolut ėshtė tipar i fesė; shkenca na mėson dhe mbėshtetet nė tė vėrteta tė pjesėshme, tė pėrkohėshme, relative dhe pėrmes tyre ėshtė zhvilluar deri mė sot.
Nga Bertand Russell, njėri prej heronjve tė mi intelektualė, kam mėsuar se mendimi kritik nėnkupton edhe vetė reflektimin kritik ndaj ēdo gjėje qė merret si mendim kritik. Pėr kėtė arsye, studentėve tė mi u kėrkoj ta mbajnė gjithnjė mendjen tė hapur pėr tu bėrė vend ideve tė reja qė gjenerojnė njohuritė qė marrin vazhdimisht nga zhvillimet e reja nė shoqėri dhe nė shkencė.
Dy mijė e pesėqind vite mė parė Konfuci vinte nė dukje se, ndėrsa ėshtė e lehtė ti bėsh njerėzit tė besojnė nė diēka apo tė ndjekin njė rrugė tė caktuar, ēėshtja ėshtė ti bėsh ata tė aftė tė kuptojnė pse duhet vepruar nė atė mėnyrė dhe cilat janė pasojat e veprimeve tė tyre.
Ky mėsim i lashtė ėshtė i vyer edhe pėr mėsuesit dhe brezat e rinj tė sotėm.
Mėsimdhėnia ėshtė njė aktivitet subversiv, aq mė tepėr sot, kur fėmijėt marrin mesazhe kulturorė qė nė vitet e para tė fėmijėrisė. Nė ditėt tona ėshtė bėrė e lehtė pėr fėmijėt dhe tė rinjtė qė ta shohin realitetin nė njė dritė qė nuk tregonmadje edhe mund ta fshehėnatyrėn e vėrtetė tė tij.
Dhe, ndėrsa prindėrit shumė herė nuk janė nė gjendje ta kuptojnė atė realitet imagjinativ qė perceptojnė fėmijėt e tyre dhe, akoma mė pak janė nė gjendje qė tė ndikojnė mbi ta, mėsuesit kanė tė tjera mundėsi dhe njė detyrė parėsore qė ti ndihmojnė fėmijėt dhe tė rinjtė ti vėnė nė pikėpyetje ato vlera dhe atė realitet tė imagjinuar te tė cilat kėta tė fundit besojnė. Detyra e vėrtetė e mėsuesve, nėse perifrazoj poetin e shquar romantik anglez tė shekullit tė 19-tė, John Keats, ėshtė qė ti orientojnė fėmijėt dhe tė rinjtė nė rrugėn e formimit tė tyre shpirtėror, sepse, edhe sikur tė fitosh njė botė tė tėrė, sipas tij, kjo nuk ka asnjė vlerė nėse humbet shpirtin tėnd tė vdekshėm.
Pėr grekėt e lashtė, marrėdhėniet e mėsuesit me nxėnėsit e tij vlerėsoheshin mė tė rėndėsishme edhe sesa marrėdhėniet e njė prindi me fėmijėt e tij. Nė botėkuptimin sokratik, prindėrit janė ata qė e sjellin njė fėmijė nė jetė, pra e bėjnė atė pjesė tė natyrės, ndėrsa mėsuesi ėshtė ai qė e sjell njė fėmijė nė shoqėri dhe e bėn atė pjesė tė saj.
Dhe, ndėrsa riprodhimi natyror ėshtė i lehtė, transmetimi i kulturės, ose riprodhimi i saj ėshtė i vėshtirė dhe, qė tė mund tė realizohet, kėrkon rolin e mėsuesit. Sokrati solli njė ide tė re mbi atė se ēfarė duhet kuptuar me tė mėsuarit. Pėrpara se nxėnėsit e tij tė ndiqnin mėsimet e mjeshtrit tė madh, ata kishin marrė edukatė dhe njohuri nga prindėrit e tyre. Sokrati insistonte qė edukimi i nxėnėsve tė niste nga e para, duke i zhveshur ata nga gjithēka qė kishin mėsuar deri atėherė dhe duke u mėsuar nxėnėsve tė tij se si tė dyshonin e tė vinin nė pikėpyetje tė gjitha vlerat e dijes qė kishin marrė mė parė.
Me fjalė tė tjera, mėsimi qė ofronte Sokrati nuk ishte kulturor; ai ishte antikulturor; ai nuk ishte socializim, por risocializim. Athinasit e kishin kuptuar mjaft mirė Sokratin dhe, pėr kėtė arsye, e dėnuan atė me vdekje duke e akuzuar se korruptonte rininė.
Pas dyzet vitesh punė si mėsues, kam arritur tė kuptoj dhe tė pėrjetoj si njė gjendje emocionale timen, se nuk ka gjė mė tė bukur e mė tė vėshtirė, mision mė fisnik dhe pėrgjegjėsi mė tė madhe se sa tė jesh njė mėsues a Teacher, not a Preacher.
Jam i bindur se shumėkush nga ju, ashtu si unė, i kujton me veneracion e respekt disa prej mėsuesve tė vet, tė cilėt kanė pasur njė ndikim tė veēantė nė formimin tuaj intelektual e qytetar. Pėr mua vetė, njė ndikim tė tillė kanė pasur disa individė, duke filluar nga Vasilika Korēa dhe Vlefta Paparisto, mėsueset e mia tė para nė shkollėn 10 Korriku nė Tiranė, Tefik Ēaushi, Alfred Uēi, Luan Omari e Zija Xholi nė Universitetin e Tiranės, si edhe Judith e Peter Blau dhe Craig Calhoun nė Universitetin e Karolinės sė Veriut nė Chapel Hill mė vonė.
Njė urim tė pėrzemėrt pėr mėsuesit tanė tė tė gjitha nė kėtė ditė qė ėshtė festa e tyre!
Gazeta DITA
https://gazetadita.al/urim-nga-nje-m...mesuesit-tane/
-
-
Pėr: Mėsuesia
Mbi 30 nxėnės tė saj vazhdojnė rrugėn e artit nė botė, Nadjezhda Porodini surprizohet prej tyre: Je vlerė e mėsimdhėnies shqiptare
Nė programin Dola te Ola kėtė tė diel ishte e ftuar pedagogia e pianos Nadjezhda Porodini, e cila gjatė karrierės sė saj si mėsuese e pianos nė Liceun Artistik Jordan Misja nė Tiranė, ka qenė e dashuruar me profesionin e saj, mėsimdhėnien.
Pedagogia e pianos Nadi, siē e njohin tė gjithė, falė punės dhe pėrkushtimit tė saj, ka nxjerrė mbi 30 nxėnės qė janė vlerėsuar me ēmime kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilėt kanė studiuar e studiojnė nė shkollat mė tė mira evropiane dhe amerikane ose bėjnė jetė koncertale.
Gjatė bisedės sė bukur nė studio u shfaqėn videomesazhe tė ndryshme nga disa prej nxėnėsve tė saj, tė cilėt vazhdojnė rrugėn e tyre tė artit nėpėr botė. Ata shprehėn vlerėsimin e madh qė kanė pėr Nadjezhdėn si pedagogia e tyre e pianos dhe si njeri.
Jam me fat qė nė vitin 1985 hyre nė jetėn time. Njerėz si ti e bėjnė botėn tonė mė tė mirė, tha Fedra Blido (nga Gjermania) ndėr tė tjera nė mesazhin e saj. Pėrkushtimi juaj mua mė ka lėnė mbresa dhe qėndron fuqishėm nė artistin qė jam. Ju falėnderoj jashtė mase qė jeni ky njeri i bukur dhe qė mė keni ndihmuar tė jem artisti qė jam tani, tha Redi Llupo (nga SHBA).
Ndėrkohė fjalė tė bukura zemre tha edhe ish-nxėnėsi i saj Marvin Beli (qė studion nė Londėr). Je njė person qė zė njė vend shumė tė veēantė tek unė. Ndihem me shumė fat qė kam patur mundėsinė tė ndjek rrugėtimin tim nė piano me njė pedagoge tė njė niveli kaq tė lartė. Nuk do ta arrija kėtu ku jam, nėse nuk do tė isha fryt i njė inspirimi dhe insistimi tė vazhdueshėm nga mėsuese Nadi.
Ndėrkohė pedagogia ėshtė njė model frymėzimi edhe pėr ata nxėnės tė saj qė ndoqėn rrugėn e mėsimdhėnies. Kam ndjekur modelin tuaj se si unė jap mėsim. Je vlerė e arsimit, pianistėve dhe shkollės shqiptare, tha Merita Rexha (Sot pedagoge nė Institutin e Arteve).
Nadjezhda prej disa vitesh e ka mbyllur karrierėn pedagogjike nė shkollėn artistike Jordan Misja, por nė program nuk munguan dy videomesazhe nga dy ish-kolegė tė Liceut Artistik. Nga Roland Xhoxhi, ish-drejtues i Liceut Artistik dhe mėsuese Alma Strazimiri, tė cilėt shprehen vlerėsimet e tyre tė larta pėr anėn profesionale, por edhe pėr integritetin njerėzor tė Nadjezhdės.
Ky rrėfim jete pėr pedagogen e pianos nuk mund tė mbyllej mė bukur se sa me tingujt qė vetė ajo luajti nė piano.
Gazeta Ballkanweb
https://www.balkanweb.com/mbi-30-nxe...ies-shqiptare/
-
-
Pėr: Mėsuesia
Tė kalosh gjysmėn e jetės e heshtur pėr hir tė profesionit! Rrėfimi i mėsueses sė Institutit pėr fėmijėt qė sdėgjojnė: Nuk i braktis, mė japin kėnaqėsi
Sot ėshtė 52 vjeē dhe mė shumė se gjysmėn e jetės sė saj e ka kaluar me fėmijė tė institutit qė nuk flasin e dėgjojnė. Pėr hir tė profesionit mėsuesja Evis Gazheli ka zgjedhur tė bėj njė jetė gjysėm tė heshtur.
Ajo thotė se emocionet qė i falin kėta fėmijė janė tė veēanta.
Sa e vėshtirė ėshtė, aq edhe kėnaqėsi ėshtė. Kur sheh njė fėmijė qė ka mangėsi nė komunikim dhe ti arrin ēdo ditė ta ndihmosh, tė jep edhe kėnaqėsinė mbas. Kjo jo vetėm pėr mua por pėr tė gjithė shoqet e mia qė kanė punuar me vite pėr kėto fėmijė. Fėmijėt ēdo personi i vendosin njė shenjė. Shenja ime ka lidhje me flokėt, me modelin e flokėve, tha Gazheli.
Nė fillim e nisi si mėsuese ndihmėse nė shkolla tė zakonshme, por mė pas pavarėsisht se i janė ofruar mundėsi shumė mė tė mira, nuk hoqi dorė kurrė nga pėrkujdesja dhe mėsimdhėnia ndaj fėmijėve me aftėsi tė kufizuar nė dėgjim dhe nė tė folur.
Me tė vėrtetė nuk flasin por kanė mėnyrėn e tyre pėr tė komunikuar me neve. Dashuri falin ēdo ditė, tė falin qė kur hyjnė nė kėtė derė, mėnyra se si tė thonė mirmėngjes gjithė dashuri, tha Gazheli.
Evisi jep mėsim nė ciklin fillor pėr nxėnėsit e Institutit dhe jep tė gjitha lėndėt speciale qė nga gjuha e shenjave e te linguistika.
Pėrveē kėtij programi tė shkollės sė zakonshme, tė gjithė lėndėt zhvillohen nė shkollėn tonė. Ne zhvillojmė dhe lėndėt speciale siē ėshtė shqiptimi, leximi oral dhe gjuha e shenjave, tha Gazheli.
Njė thirrje mėsuesja e ka pėr prindėrit e fėmijėve qė nuk dėgjojnė se duhet tė lėnė pas stigmat pasi nė njė shkollė tė posaēme, fėmijėt e tyre nuk do tė ndihen tė diferencuar dhe do tė marrin gjithė ndihmėn profesionale qė u duhet pėr tė dalė nė jetė.
Kjo shkollė ka lėndė specifike qė i ndihmon kėta fėmijė tė integrohen me jetėn. Siē thashė janė lėndėt speciale qė zhvillohen nė shkollėn tonė qė ndihmojnė shumė nė komunikim. Siē e patė te fėmijėt qė nisin tė flasin. Programi ėshtė i njėjtė me shkollat normale, tha mėsuesja.
Instituti i fėmijėve qė nuk dėgjojnė ka 79 nxėnės nė ciklin fillor dhe 19 kanė nisur pėr herė tė parė gjimnazin kėtė vit, pas hapjes sė arsimit tė mesėm edhe pėr kėtė kategori.
Shqiptarja.com / Lexo.al
https://www.lexo.al/2023/04/te-kalos...apin-kenaqesi/
-
-
Pėr: Mėsuesia
PANDELI SOTIRI, MĖSUESI I PARĖ I SHKOLLĖS SHQIPE
Prof. Dr. Sabile Keēmezi-Basha
Populli shqiptar, i cili e ka ēarė rrugėn e historisė jo vetėm me shpatė nė dorė, traditėn patriotike dhe revolucionare e ka ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi. Jo vetėm duke luftuar me armė, por edhe duke ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi. Jo vetėm duke luftuar me armė, por edhe duke ruajtur, zhvilluar e pėrhapur gjuhėn dhe kulturėn shqiptare, populli ynė nuk u asimilua ndėr shekuj.
Andaj vitet 1878-1897 ishin tė mbushura me ngjarje tė historisė sė popullit shqiptar dhe sollėn njė varg suksesesh kulturore arsimore. Nė rrethanat e komplikuara politike dhe kulturore qė ndodhej atdheu ynė, kur synohej pėr t’u shkombėtarizuar me lloj-lloj shkollash e kulturash, pėrpjekjet e atdhetarėve sė Rilindjes pėr gjuhėn, shkollėn dhe alfabetin shqip dolėn nė plan tė parė, duke i shėrbyer ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare dhe bashkimit tė popullit nė pėrgjithėsi.
Nė verė tė vitit 1885 shoqėria “Drita” – e Bukureshtit dėrgoi nė Korēė patriotin korēar Thimi Markon me mision qė si hap tė parė tė t’i parashtronte Mitropolisė sė Korēės tė mėsohej gjuha shqipe. Kėrkesa natyrisht, u pranua. Po nė atė vit patriotėt e Korēės, nė bashkėpunim tė ngushtė me shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit dhe tė Stambollit, iu rrekėn punės pėr tė hapur shkollėn shqipe. Themelimi i Mėsonjėtores shqipe pėr djem e vasha nė Korēė, e ēelur nė Korēė mė 7 mars 1887, ishte njė kurorėzim i pėrpjekjeve tė pėrbashkėta tė organizatave patriotike tė tė mėrguarve tė Korēės.
Qė nė fillim u tregua nevoja pėr sigurimin e ndėrtesės pėr mbajtjen e mėsimit, mėsuesit tė cilėt duhej tė angazhoheshin nė kėtė shkollė, e sidomos ishte shumė e rėndėsishme leja pėr hapjen e shkollės shqipe. Leja pėr njė shkollė private shqipe u desh tė nxirrej nė Ministrinė e Arsimit tė Perandorisė Turke, qė u sigurua nė emėr tė Pandeli Sotirit. Shkolla u vendos nė shtėpinė private qė e fali veprimtari e atdhetari i dalluar i Shoqėrisė “Drita” tė Bukureshtit, Diamand Tėrpo. Me ndihmėn dhe ndėrmjetėsimin e vetė vėllezėrve Frashėri, mėsues i parė dhe drejtor i shkollės sė parė shqipe u caktua Pandeli Sotiri.
Pandeli Sotiri jetoi e veproi nė njė kohė kulmore tė Rilindjes sonė Kombėtare, nė dy-tri dekadat e fundit tė shekullit tė kaluar si intelektual i shkallės sė lartė, qė tė gjithė dijet e mundėsitė e tij vuri nė shėrbim tė shoqėrisė shqiptare, ēlirimit kombėtar e tė emancipimit shpirtėror. Ky patriot i madh, me angazhimin e tij nė shkollėn shqipe, la punėt e tij e me entuziazėm tė paparė largohet nga Stambolli pėr nė Korēė, duke sjellė me vete bagazhin mė tė pasur pėr popullin shqiptar me mė se 150 abetare.
Kjo shkollė e shumėpritur shqipe kishte karakter laik dhe kryesisht mbahej nga patriotėt shqiptarė si njė pohim i heshtur i njohjes sė kombit shqiptar, tė cilėt ligjet e shtetit turk e mohonin kryekėput, duke i konsideruar turq tė gjithė shqiptarėt muhamedanė. Mėsonjėtorja fillimisht ishte njė shkollė autonome qė nuk varej, nuk mbahej e nuk mbrohej prej ndonjė shteti a shoqėrie tė huaj. Kjo shkollė kryesisht ishte ku shqipja qėndronte zonjė nė vend tė vet e jo shėrbėtore e ndonjė gjuhe tė huaj – thuhej nė shtypin e kohės.
Si mėsues i parė i kėsaj shkolle Pandelit iu caktuan tė ardhura mujore 10 lira turke, ku nė tė hynin qiraja e shtėpisė dhe, siē shkruan Nuēi Naēi, nė rrogė qenė vėnė edhe ndihmėsi i tij Thanas Sina dhe shėrbėtori. Ndėrsa nxėnėsve tė varfėr pa dallim feje iu falnin libra, fletore, pena e nganjėherė edhe kėpucė. Pėr kėtė praktikė demokratike mė sė miri flet deklarata e nxėnėses sė parė tė kėsaj shkolle, Polikseni Luarasi, dhėnė nė librin «Kujtime veteranėsh», mė 1962, nė Tiranė, e cila nė mes tė tjerave shkruan: unė jam nxėnėsja e parė e shkollės shqipe tė djemve nė Korēė. Unė munda tė vazhdoja mėsimet nė shkollėn shqipe, pasi atje nuk paguanim taksė si nė shkollat e tjera dhe librat e fletoret na i jepnin darovishte /falas/.
Ndėrsa, pėr shėmbėlltyrėn e mėsuesit vazhdon: “Mėsuese tė parė mbaj mend Pandeli Sotirin. Ishte i ēalė, po shumė i zgjuar, i mėsuar dhe patriot i vendosur. Vani Cico Kosturi na thoshte se Pandeli Sotiri ka qenė mik me shkrimtarėt patriotė tė Rilindjes, me Naim Frashėrin, Sami Frashėrin. Jani Vreton dhe me idetė e frymėn e kėtyre pėrpiqej ta mbronte e ta organizonte shkollėn dhe patriotėt e Korēės. Ai na vinte shpesh nė shtėpi dhe mua mė deshe shumė. Jemi nga njė vend, mė thoshte – nga Gjirokastra me vulė”. Ndėrsa nė mėnyrėn mė emocionale e pėrshkruan takimin e parė nxėnėsi Thanas Viso Mborja: “Pandeli Sotiri na priti me buzėqeshje, na pėrkėdheli kokėn e na tha tė bėheshim ēuna tė mbarė e nxėnės tė mirė”, pėrfundon ky ish-nxėnės i mėsuesit tė parė.
U kujtohet shumė nxėnėsve e prindėrve se dita e parė nė kėtė shkollė tė parė shqipe ishte shndėrruar nė njė festė tė vėrtetė popullore pėr tėrė qytetin. Nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme jo vetėm pėr Korēėn, por pėr mbarė vendin, mbajti njė fjalim mėsuesi dhe drejtori i shkollės, Pandeli Sotiri, i cili me atė buzėqeshjen e tij tė qetė e karakterizoi gjatė gjithė kohės me tė vegjlit e tė rriturit, foli nė mėnyrė tė veēantė pėr interesimin e tyre dhe rėndėsinė kombėtare tė kėsaj shkolle.
Mėsonjėtorja shqipe e Korēės qe shkollė e pėrbashkėt me myslimanė e ortodoksė dhe nuk varej as nga kisha e as nga xhamia. Duke qenė shkollė e pėrbashkėt, pėr fėmijė besimesh tė ndryshme, ajo realizonte edhe njė pikė tjetėr themelore tė programit tė Rilindjes Kombėtare pėr zgjimin dhe rritjen e ndėrgjegjes kombėtare, pėr vėllazėrimin dhe bashkimin e popullit. Ishte ky pohim i atėhershėm e qė qėndron edhe sot.
Ėshtė meritė e Pandelit qė u bė mėsues dhe drejtor i parė i asaj shkolle qė mishėronte aq bukur idealet e rilindėsve shqiptarė, sepse e tėrė kjo punė ishte njė kurorėzim i pėrpjekjeve tė pėrbashkėta tė shoqėrive atdhetare tė mėrgimit e tė arsimdashėsve nė qytet e fshat. Kjo shkollė filloi realizimin e programeve tė organizatave atdhetare tė brendshme e tė jashtme pėr ruajtjen e kultivimin e gjuhės shqipe si element jetik i vetė kombit.
Duke e nderuar veprėn dhe punėn e Pandeli Sotirit, nė Ditėn e Mėsuesit, vijmė nė pėrfundim se koha nuk ka mundur ta zbehė veprėn e tij, karakterin kombėtar dhe rėndėsinė qė ka pėr gjeneratat e ardhshme. I admirojmė tė gjithė ata si Pandeli Sotiri pėr largpamėsinė qė kanė pasur, e menduar se me fisnikėri e burrėri iu kanė rrekur problemeve nė dobi tė atdheut e tė popullit.
Sa tė mėdha e tė pastra i kanė pasur, i kanė ruajtur e i kanė ēuar pėrpara idealet e tyre atdhetare, pėr popullin dhe kombin shqiptar kėta martirė tė shkollės shqipe. Prandaj, me respekt te thellė ne do tė qėndrojmė para veprės madhore tė tij dhe tė tė gjitha figurave tė shquara tė rėna pėr liri, pavarėsi, demokraci dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e kombit shqiptarė, pėrkatėsisht me rastin e Ditės se Mėsuesit do t’i pėrkujtojmė gjithmonė.
Epoka e Re
https://www.epokaere.com/pandeli-sot...kolles-shqipe/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-06-2023 mė 05:28
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt