Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme, ka paralajmëruar publikimin e një denoncimi, se si Rama e manipuloi skemën e ‘King maker’.

Emri:  kryemadhi.png

Shikime: 118

Madhësia:  479.7 KB

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se denoncimi do të publikohet pas dy ditëve dhe ka fakte të besueshme dhe para tyre “184 dhe 339 janë zero”.

Kryemadhi: Marrëveshja qartëson dhe bëhet gati ushtritë për t’u përgatitur për të shkuar në luftën e fitores së 25 prillit, që është përmbysja e këtij sekti.

Ju jap fjalën shumë shpejt brenda dy ditësh do keni një denoncim të fortë nga Monika, se si Rama e manipuloi skemën e ‘King maker’, skemën politike. Kjo tregon qartas se cila është ndërhyrja dhe impakti. 184 dhe 339 janë zero para asaj.Aty do kuptojmë fytyrat ëngjëllore. Duhet ti japim fund pazareve politike.

Pas kësaj të jeni i bindur se nuk ka humbje për opozitën, por përkundrazi ka përgjegjësi të madhe. Sepse kjo opozitë që është sot, jo për shkak të votës së shqiptarëve, por kjo opozitë që është sot është për shkak të manipulimit, falsifikimit, të grabitjes, të identitetit jo vetëm politike, por edhe ekonomik të shqiptarëve.

Se mos të merr ndonjë nga qeveria dhe bashkia dhe të thonë mos e nxirr në televizor. Do jetë e vështirë, por do të jetë një gjë shumë e mirë për shqiptarët. Denoncimi është shumë i madh.

Panorama