Close

Rezultati i Sondazhit: Si e vlersoni Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Votues
3. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Të Mirë

    0 0%
  • Shumë të Mire

    0 0%
  • Të qëlluar

    0 0%
  • Duhet zgjërohet sa me shumë

    0 0%
  • Nevoitet qe i gjithë populli shqiptare te bashkohemi me të

    3 100.00%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #-9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55

    Post Kush ështe Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Albin Kurti është lindur më 24 Mars të vitit 1975 në Prishtinë. Shkollën fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoi në Prishtinë me rezultate shembullore. Në vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës...

    Në Gusht të vitit 1997, Albin hyri në Unionin e Pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës si anëtar i kryesisë së Unionit me detyrë për marrëdhëniet me jashtë. Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të UP për lirimin e objekteve shkollore, të cilët mbaheshin nga profesorët dhe studentët serbë. Albini së bashku me kryesinë e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve më 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhjetor 1997 dhe 13 mars 1998. Gjatë kësaj kohe ishte ftuar në disa takime në Uashington DC, New York, Burksel, Kopenhagë dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërorë rreth kërkesës së ARSYESHME të studentëve. Albini, gjithashtu është takuar edhe me personalitete të larta të politikës së jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministër i jashtëm i Britanisë se Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësues special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishin të akredituara në Beograd. Në Gusht të vitit 1998, Albini filloi te punojë në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbente si përkthyes. Në fillim të Marsit të vitit 1999, Albini ndërpreu të gjitha aktivitetet në UPSUP dhe pranë zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së për të vazhduar studimet e tij në universitet. Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Albini mbeti (qëndroi) në Prishtinë, kur policia serbe e arrestoi atë me 27 prill 1999 dhe deri me 1 Maj është mbajtur në burgun e Prishtinës. Më 2 Maj është transferuar në burgun e Lipjanit ku ai qëndroi deri më 10 qershor. Gjatë kësaj kohe është torturuar barbarisht. Albini është akuzuar për takimin me Richard Holbrooke (ku në fakt, Albin kurrë nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill. Më 10 qershor, Albini dhe shumë shqiptarë të tjerë të burgosur janë transferuar nga burgu i Lypjanit (Kosovë) në burgjet serbe.
    Më 12 Qershor Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informon që Albini mbahet në burgun e Pozharevacit. Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë.

    Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti "gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" dhe se ka marrë pjesë në "negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc", se ka "qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" dhe "sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së - Adem Demaçit".Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, "që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit, si dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë". Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë "pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve". Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së" për realizimin e qëllimit të shenjtë - Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit. Albin Kurti u dënua me 15 vjet dhe pas ardhjes së Koshtunicës në pushtet u lirua. ...
    Më 10 shkurt të viti 2007 u paraburgos nga njësitë speciale të SHPK-së dhe UNMIK-ut për demonstratat e 10 shkurtit 2007 të Lëvizjes vetëvendosje qe pas 1 viti është liruar …..
    Sot Albin Kurti vazhdon aktivitetin për të drejten e popullit shqiptar per vetevendosje dhe Bashkim Kombëtar .
    Po ashtu Lëvizja VETËVENDOSJE! për çdo dite është duke u angazhuar ne zgjedhjen e qështjes sone kombëtare pra relaizimit e të drejtes së vetëvendosjes per popullin shqiptar ,ne veqanti ate te Kosovës, duke organizuar tryeza, takime ,tubime si dhe duke vazhduar aktivitetin e saje ne tër trojet shqiptare ne prëgaditjen e 28 Nëntorit ne të gjitha qëndrat shqiptare ne Tiranë ,Preshevë,Tetovë,Ulqinë ,Prishtinë si dhe ne Qamëri
    Ndryshuar për herë të fundit nga feratkoca : 04-11-2008 më 21:07 Arsyeja: gabime drejtshkrimore

  2. #-8
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Une Jam Perkrahje Maksimale Per Z.albin Kurti, Ai Eshte Nje Shqiptar I Ralle Ne Trojet Tona, Duhet Perkrahur Masovikisht Dhe Te Gjithe Ti Bashkohemi Thirjes Se Tij Dhe Organizates Se Tij...
    Tung
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2009
    Postime
    93
    ndoshta njeriu me i menqur qe kam njohur deri me tani dhe me te vertet eshte nje shqipetar i rrall

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Eshte djale me ide te qarta kombetare dhe largpames ne kendveshtrimin e tij dhe te shokeve qe e mbeshtesin.Nen shembullin e tij duhet te konfigurohet edhe rinia ketu ne shqiperi.Eshte rinia ajo qe duhet te veje ne levizje politiken shqiptare qe me veprimet e saj ,pak ose aspak i ka mbrojtur interesat kombetare nga sulmet e antishqiptareve si vasil bollano dhe larot e tjere qe e ndjekin pas.Albin Kurti jo vetem nga shqiptaret e kosoves, ka dhe duhet te kete mbeshtetje,por ai si simbol i nacionalizmit shqiptar ka dhe duhet te kete mbeshtetje nga shqiptaret ne shqiperi dhe maqedoni.Jemi nje komb kemi nje gjuhe dhe duhet te mbajme te njejtin qendrim persa i perket ceshtjes kombetare.Sic po rrjedhin ngjarjet ceshtja kombetare shqiptare po i afrohet zgjidhjes.Te qendrojme te bashkuar e ta mbeshtesim fort njeri tjetrin.
    Me shume dua shqiperine.

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    albin kurti esht njeriu me i kompletuar kombtarisht esht nje shqiptar i vertet
    esht i sigurt ne rrugen e ti kemi fat qe kemi te madhin albin kurtin

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    albin kurti esht njeriu me i kompletuar kombtarisht esht nje shqiptar i vertet
    esht i sigurt ne rrugen e ti kemi fat qe kemi te madhin albin kurtin
    Edhe une jam e ketij mendimi Albin Kurti esht njeriu me i kompletuar i trojeve shqiptare,ka dije asht i qart,nuk perkulet asht optimist i njef gjerat mirê dhe qe nga rinia lufton per te drejtat tona qe na jan shkel mohu dhe vazhdojn te na mohohen.
    Albini na mban duke na then te verteten mos te humbim ne mjegull me rrena te politikanve aktual.

    Albinin ka sencin e 6 ket e ka dhurat prej Zoti per ate politikanet se kuptojn, por ujqit e europes mir e kan kuptu se kam lexu ne frengjisht kan shkru per te dhe krejt e kan kuptu perceptimin e tij se ka edhe gjuh te epokes .

    kem nevoj per NJI LIDER, nji HERO , nji IDEAL ky asht Albini


    ka ardh koha per Vetvendosje...siq e ka emrin Lidhja...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 13-02-2009 më 18:56
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2009
    Postime
    11
    Xhevahir ka lind Kosova kush ka vesh e don me pa,Eshte unik dhe i pa vdekshem,Shqipetar ruane kudo ket djale.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e arta.li
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Vendndodhja
    largg injoranteve
    Postime
    12

    Thumbs up

    mendoj se lider i vetem ka qenë i ndjeri Ibrahim Rugova dhe pasardhes i Zt.Rugova eshte pikerisht Albin Kurti.

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Adem Demaci dhe Albin Kurti,jan te vetmit lider,qe munde ta nxjerrin Kosoven nga ky kolapse qe eshte future.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #0
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga arta.li Lexo Postimin
    mendoj se lider i vetem ka qenë i ndjeri Ibrahim Rugova dhe pasardhes i Zt.Rugova eshte pikerisht Albin Kurti.
    aufffff cka na paske shkru!!!
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •