Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,256

    Rrjetet Sociale

    Refuzimi i rrjeteve sociale nė krijimin e identitetit

    Nga Ridona Berisha - Kultplus.com


    Platformat e mediave sociale kanė njė rėndėsi nė rritje nė jetėn tonė pasi ato janė vendet ku ne shfaqim pėrvojat tona tė jetesės. Njė rėndėsi tjetėr e tyre qė vlen tė pėrmendet ėshtė se ato shfaqin njė larmi dimensionesh nė lidhje me pozicionin tonė nė jetėn shoqėrore virtuale dhe fizike. Kėshtu janė pikėrisht kėta dy faktor qė bėjnė njerėzit tė luajnė personazhe tė caktuara nė arenėn sociale.

    “Mediat sociale mundėsojnė shprehjen, eksplorimin dhe eksperimentimin e identitetit: diēka e natyrshme pėr pėrvojėn njerėzore”.

    Pėrmes rrjeteve sociale individėve i’u mundėsohet tė paraqiten para tė tjerėve dhe tė pėrcaktojnė mėnyrėn se si ata do tė donin tė pėrceptoheshin, pėrveē se i ndihmon tė lidhen dhe tė ndėrveprojnė me njerėzit e tjerė dhe tė marrin pjesė nė aktivitetet qė ata dėshirojnė. Nė rrjetet sociale komunikimi ofron mėnyra pėr tu lidhur me tė tjerėt, po ashtu individėt mund tė pėrdorin ose jo emrat e tyre po edhe mund tė hapin aq llogari sa ata duan. Janė pikėrisht kėto arsye qė disa individ i nxitin nė qasjen nė rrjetet sociale duke krijuar llogari nė emrat e tyre dhe duke qenė mjaft aktiv, duke shpenzuar njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės sė tyre aty, por nė anėn tjetėr mund tė theksojmė se janė pikėrisht kėto disa nga arsyet qė individ tė tjerė tė mos parapėlqejnė hapjen e rrjeteve sociale. Gjatė intervistimit tė disa personave tė cilėt nuk kanė rrjete sociale ose kanė pasur por tani i kanė mbyllur, ata theksojnė se rrjetet sociale i marrin shumė kohė dhe shkaktojnė lodhje psikike.

    “Njė brez i shpėrqendruar qė nuk mund tė pėrqendrohet nė asgjė”. Nė mungesėn e rrjeteve sociale sipas tyre ata janė mė tė aftė tė organizojnė ditėt e tyre, kėshtu kėtė kohė e shfrytėzojnė duke lexuar libra apo duke u marrė me ndonjė aktivitet tjetėr qė ju ndihmon.

    “Me mbylljen e rrjeteve sociale tashmė unė shumė mė mirė e organizoj kohėn time, gjumin, leximin, tė mėsuarit etj”. Po ashtu theksojnė se kohėn qė e kanė humbur mė parė nė rrjetet sociale ata tani e shfrytėzojnė me miqtė dhe familjen, gjė qė sipas tyre ėshtė shumė mė e rėndėsishme. Njė arsye tjetėr qė ndikon nė refuzimin e rrjeteve sociale ėshtė se individėt nė rrjetet sociale nė tė vėrtetė nuk janė ata qė janė nė jetėn reale, domethėnė nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Nė kėtė rast njė respondent ėshtė shprehur kėshtu: “Arsyeja kryesore ishte sepse jeta e rrjeteve sociale mua mė duket e rreme”.

    Personat nė rrjetet sociale pėrpiqen tė shfaqin njė imazh tė vetės qė do tė ishte i pėlqyer apo i favorizuar nga shoqėria dhe nė kėtė aspekt ne ndjehemi sikur po krijojmė identitete qė nuk i pėrshtaten asaj qė realisht jemi dhe bėjmė. “Pikėrisht pėr shkak se rrjetet sociale pėrcjellin mėnyrėn e tė jetuarit “lifestyle”, kjo sjell pasiguri tek tė rinjtė por edhe tek tė tjerėt”. Kėshtu mund tė shtojmė se rrjetet sociale ndikojnė negativisht nė vetėbesimin tonė, kėtė rast e lidhim me “like”, kjo nėnkupton qė disa persona bėhen shumė tė varur nga pėlqimet qė marrin nė rrjetet sociale dhe nė rastet kur ata nuk marrin pėlqime kjo i bėn tė humbasin vetėbesimin e tyre.

    Nė rrjetet sociale ne humbim njė sens tė tė qėnurit vetvetja. Duke pėrmbledhur tė gjitha kėto mund tė theksojmė se rrjetet sociale krijojnė krizė identitare. Sipas tyre rrjetet sociale nuk janė aspak tė mira pėr tė njohur njerėz. Sa i pėrket pjesės qė nėse ata ndihen mė inferior nė njė shoqėri ku tė gjithė kanė qasje nė rrjete sociale, ata mendojnė qė kjo nuk ju pengon aspak dhe qė pothuajse po tė njėjtat informacione ata mund t’i marrin nga gazetat apo televizioni.

    “E kam rrethuar vetėn me njerėz qė mė njohin mė tė vėrtet, jashtė rrjeteve sociale dhe nuk mė gjykojnė siē bėjnė disa tė tjerė duke mė thėnė se njerėzit qė nuk kanė rrjete sociale janė tė prapambetur”. Pra duke e pasur parasysh qė rrjetet sociale pasurojnė identitet tona, sipas tyre rrjetet sociale krijojnė identitete fallco tek ne, ndėrsa joqasja nė rrjete sociale tė ndihmon tė formosh njė identitet tė vėrtetė, kėshtu ti vetė zgjedh pėr disa nga faktorėt nga tė cilėt dėshiron tė ndikohesh nė aspektin e formimit tė identitetit, duke qenė tė aftė tė zgjedhin vetė se ēfarė ėshtė pozitive dhe negative nga shoqėria, nė kėtė rast theksohet shumė aspekti se ne mund tė pasurojmė identitetet tona pėrmes ndėrveprimit nė jetėn reale me familjen dhe miqtė e afėrt. / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/opinione/re...eteve-sociale/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-02-2021 mė 12:07

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    ilia spiro (04-03-2021)

  3. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,127

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Rrjetet sociale jane mundesi alternative, mund t`i perdoresh ose jo, ne mjaft raste jane te dobishme. Nuk mendoj se duhen refuzuar perfundimisht. Identiteti jepet edhe duke qene ne rrjet. Vetem te mos tregosh ai/ajo qe nuk je.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,159

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Nepermjet rrjeteve sociale te rinjte afektohen shume shpejt nga depresioni dhe nga ankthet e ndryshme.

  5. #4
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,627
    Postimet nė Bllog
    2

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Tė mirat e rrjeteve sociale

    Mediat sociale sot kanė hapur opsione tė reja pėr zhvillimin e karrierės duke e bėrė komunikimin dhe jetėn mė tė lehtė. Ti mund tė krijosh, tė bashkėpunosh, tė diskutosh pėr tema pafund, tė bėsh thashetheme me miqtė dhe tė panjohurit, tė gjesh shokun a shoqen e jetės, mundėsitė janė tė pafundme. Rreziku nėse nuk je i kujdesshėm gjithashtu mbetet i lartė.

    Rrjetet sociale dhe informacionet, fotot qė ndajmė nė to, por edhe lidhjet qė krijojmė mund tė kthehen nė burim shqetėsimesh tė pafund, deri dhe keqtrajtimesh, vjedhjesh e krime kundėr personit. Vendosja e njė balance midis jetės reale dhe asaj virtuale rekomandohet si ēelėsi i suksesit, pėr tė mos e tepruar dhe parė mediat sociale si njė pėrvojė tė dobishme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Neteorm : 21-03-2021 mė 19:24

Tema tė Ngjashme

  1. Si po na e shkatėrrojnė jetėn Rrjetet Sociale?
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2021, 06:24
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-02-2021, 18:16
  3. Rrjetet sociale
    Nga Hermosa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 02:16
  4. Interneti, fėmijėt tė ekspozuar nė rrjetet sociale !
    Nga Wordless nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2014, 23:24
  5. Rrjetet sociale!
    Nga peyoni nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 10:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •