Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Rrjetet Sociale

    Refuzimi i rrjeteve sociale nė krijimin e identitetit

    Nga Ridona Berisha - Kultplus.com


    Platformat e mediave sociale kanė njė rėndėsi nė rritje nė jetėn tonė pasi ato janė vendet ku ne shfaqim pėrvojat tona tė jetesės. Njė rėndėsi tjetėr e tyre qė vlen tė pėrmendet ėshtė se ato shfaqin njė larmi dimensionesh nė lidhje me pozicionin tonė nė jetėn shoqėrore virtuale dhe fizike. Kėshtu janė pikėrisht kėta dy faktor qė bėjnė njerėzit tė luajnė personazhe tė caktuara nė arenėn sociale.

    “Mediat sociale mundėsojnė shprehjen, eksplorimin dhe eksperimentimin e identitetit: diēka e natyrshme pėr pėrvojėn njerėzore”.

    Pėrmes rrjeteve sociale individėve i’u mundėsohet tė paraqiten para tė tjerėve dhe tė pėrcaktojnė mėnyrėn se si ata do tė donin tė pėrceptoheshin, pėrveē se i ndihmon tė lidhen dhe tė ndėrveprojnė me njerėzit e tjerė dhe tė marrin pjesė nė aktivitetet qė ata dėshirojnė. Nė rrjetet sociale komunikimi ofron mėnyra pėr tu lidhur me tė tjerėt, po ashtu individėt mund tė pėrdorin ose jo emrat e tyre po edhe mund tė hapin aq llogari sa ata duan. Janė pikėrisht kėto arsye qė disa individ i nxitin nė qasjen nė rrjetet sociale duke krijuar llogari nė emrat e tyre dhe duke qenė mjaft aktiv, duke shpenzuar njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės sė tyre aty, por nė anėn tjetėr mund tė theksojmė se janė pikėrisht kėto disa nga arsyet qė individ tė tjerė tė mos parapėlqejnė hapjen e rrjeteve sociale. Gjatė intervistimit tė disa personave tė cilėt nuk kanė rrjete sociale ose kanė pasur por tani i kanė mbyllur, ata theksojnė se rrjetet sociale i marrin shumė kohė dhe shkaktojnė lodhje psikike.

    “Njė brez i shpėrqendruar qė nuk mund tė pėrqendrohet nė asgjė”. Nė mungesėn e rrjeteve sociale sipas tyre ata janė mė tė aftė tė organizojnė ditėt e tyre, kėshtu kėtė kohė e shfrytėzojnė duke lexuar libra apo duke u marrė me ndonjė aktivitet tjetėr qė ju ndihmon.

    “Me mbylljen e rrjeteve sociale tashmė unė shumė mė mirė e organizoj kohėn time, gjumin, leximin, tė mėsuarit etj”. Po ashtu theksojnė se kohėn qė e kanė humbur mė parė nė rrjetet sociale ata tani e shfrytėzojnė me miqtė dhe familjen, gjė qė sipas tyre ėshtė shumė mė e rėndėsishme. Njė arsye tjetėr qė ndikon nė refuzimin e rrjeteve sociale ėshtė se individėt nė rrjetet sociale nė tė vėrtetė nuk janė ata qė janė nė jetėn reale, domethėnė nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Nė kėtė rast njė respondent ėshtė shprehur kėshtu: “Arsyeja kryesore ishte sepse jeta e rrjeteve sociale mua mė duket e rreme”.

    Personat nė rrjetet sociale pėrpiqen tė shfaqin njė imazh tė vetės qė do tė ishte i pėlqyer apo i favorizuar nga shoqėria dhe nė kėtė aspekt ne ndjehemi sikur po krijojmė identitete qė nuk i pėrshtaten asaj qė realisht jemi dhe bėjmė. “Pikėrisht pėr shkak se rrjetet sociale pėrcjellin mėnyrėn e tė jetuarit “lifestyle”, kjo sjell pasiguri tek tė rinjtė por edhe tek tė tjerėt”. Kėshtu mund tė shtojmė se rrjetet sociale ndikojnė negativisht nė vetėbesimin tonė, kėtė rast e lidhim me “like”, kjo nėnkupton qė disa persona bėhen shumė tė varur nga pėlqimet qė marrin nė rrjetet sociale dhe nė rastet kur ata nuk marrin pėlqime kjo i bėn tė humbasin vetėbesimin e tyre.

    Nė rrjetet sociale ne humbim njė sens tė tė qėnurit vetvetja. Duke pėrmbledhur tė gjitha kėto mund tė theksojmė se rrjetet sociale krijojnė krizė identitare. Sipas tyre rrjetet sociale nuk janė aspak tė mira pėr tė njohur njerėz. Sa i pėrket pjesės qė nėse ata ndihen mė inferior nė njė shoqėri ku tė gjithė kanė qasje nė rrjete sociale, ata mendojnė qė kjo nuk ju pengon aspak dhe qė pothuajse po tė njėjtat informacione ata mund t’i marrin nga gazetat apo televizioni.

    “E kam rrethuar vetėn me njerėz qė mė njohin mė tė vėrtet, jashtė rrjeteve sociale dhe nuk mė gjykojnė siē bėjnė disa tė tjerė duke mė thėnė se njerėzit qė nuk kanė rrjete sociale janė tė prapambetur”. Pra duke e pasur parasysh qė rrjetet sociale pasurojnė identitet tona, sipas tyre rrjetet sociale krijojnė identitete fallco tek ne, ndėrsa joqasja nė rrjete sociale tė ndihmon tė formosh njė identitet tė vėrtetė, kėshtu ti vetė zgjedh pėr disa nga faktorėt nga tė cilėt dėshiron tė ndikohesh nė aspektin e formimit tė identitetit, duke qenė tė aftė tė zgjedhin vetė se ēfarė ėshtė pozitive dhe negative nga shoqėria, nė kėtė rast theksohet shumė aspekti se ne mund tė pasurojmė identitetet tona pėrmes ndėrveprimit nė jetėn reale me familjen dhe miqtė e afėrt. / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/opinione/re...eteve-sociale/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-02-2021 mė 12:07

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    ilia spiro (04-03-2021)

  3. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,356
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Rrjetet sociale jane mundesi alternative, mund t`i perdoresh ose jo, ne mjaft raste jane te dobishme. Nuk mendoj se duhen refuzuar perfundimisht. Identiteti jepet edhe duke qene ne rrjet. Vetem te mos tregosh ai/ajo qe nuk je.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,193

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Nepermjet rrjeteve sociale te rinjte afektohen shume shpejt nga depresioni dhe nga ankthet e ndryshme.

  5. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    32
    Postime
    2,105
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Tė mirat e rrjeteve sociale

    Mediat sociale sot kanė hapur opsione tė reja pėr zhvillimin e karrierės duke e bėrė komunikimin dhe jetėn mė tė lehtė. Ti mund tė krijosh, tė bashkėpunosh, tė diskutosh pėr tema pafund, tė bėsh thashetheme me miqtė dhe tė panjohurit, tė gjesh shokun a shoqen e jetės, mundėsitė janė tė pafundme. Rreziku nėse nuk je i kujdesshėm gjithashtu mbetet i lartė.

    Rrjetet sociale dhe informacionet, fotot qė ndajmė nė to, por edhe lidhjet qė krijojmė mund tė kthehen nė burim shqetėsimesh tė pafund, deri dhe keqtrajtimesh, vjedhjesh e krime kundėr personit. Vendosja e njė balance midis jetės reale dhe asaj virtuale rekomandohet si ēelėsi i suksesit, pėr tė mos e tepruar dhe parė mediat sociale si njė pėrvojė tė dobishme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Neteorm : 21-03-2021 mė 19:24

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2021
    Postime
    24

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Pajtohem, rrjetet sociale nuk jane problem per ata qe punojne dhe kane pune tjera per tu angazhuar

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Pėr: Rrjetet Sociale

    NUK ĖSHTĖ DHE AQ E THJESHTĖ…

    3 kėshilla tė thjeshta pėr tė reduktuar kohėn nė rrjetet sociale


    Nė teori, ju mund tė dėshironi tė bėni njė detox nga rrjetet sociale, por e keni tė vėshtirė.

    “Jeta perfekte” e paraqitur nė burimin e Instagram dhe TikTok mund tė ndikojė nė disponimin tuaj dhe shėndetin tuaj mendor, dhe kjo nuk ėshtė diēka e re pasi janė bėrė dhjetėra studime qė konfirmojnė se shumė herė shfaqja joreale mund tė ndikojė tek pėrdoruesit qė e bėjnė krahasime tė padrejta.

    Pra, nėse dėshironi tė bėni njė detoks gjatė kėtyre festave por e keni tė vėshtirė tė fshini aplikacionin, atėherė mund tė pėrpiqeni thjesht tė kufizoni pėrdorimin e rrjeteve sociale.

    Zvogėloni kohėn qė shpenzoni

    Ka cilėsime nė telefonin tuaj qė regjistrojnė kohėn qė kaloni nė ekran ose mund tė kufizoni kohėn qė kaloni nė disa aplikacione.

    Gjithashtu, kini kujdes qė tė mos kontrolloni celularin kur zgjoheni nė mėngjes, ose anasjelltas, pak para gjumit. Nė vend tė kėsaj, mendoni pėr kėto si veprime qė duhet t’i bėni rregullisht, tė tilla si meditimi i shkurtėr apo edhe ecja. Lėreni lėvizjen pėr disa orė tė tjera gjatė ditės.

    Ēaktivizo njoftimet

    Ėshtė njė ide e mirė tė ēaktivizoni njoftimet. Fikni dridhjet / dritėn / tingullin dhe thjesht kontrolloni tė gjitha kur hyni nė aplikacion gjatė ditės.

    Bėni njė pastrim

    Ju keni kontroll tė plotė mbi atė qė shihni nė furnizimin tuaj. Pra, hiqni ndjekjen e njerėzve qė mendoni se nuk dėshironi tė ndiqni mė, ose vendosni “Nė heshtje”. Nė kėtė mėnyrė, furnizimi juaj do tė jetė ai qė dėshironi vėrtet.


    Konica.al

    https://konica.al/2021/12/3-keshilla...jetet-sociale/

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Varėsia e tė rinjve shqiptarė ndaj rrjeteve sociale, po na tregon diēka apo kėshtu jetohet tani?

    Kur shikon qė tė rinjtė janė tė gatshėm tė ndajnė ēdo gjė tė jetės sė tyre dhe me kėdo nė llogaritė tyre nė rrjetet sociale tė mundon pyetja: a ėshtė ky njė dimension i ri lirie ku ky brez shfaqet pa teklif si njė libėr i hapur apo ėshtė njė njė fenomen qė po mundohet tė na tregojė njė problem.? Pse duan tė jetojnė jetėn e tyre edhe nė rrjetet sociale dhe ndoshta mė shumė aty, sesa realitetin?

    “Nuk mė vjen turp ta pranoj, mė pėlqen qė hedh njė fotografi dhe njerėzit mė komentojnė dhe mė thonė sa bukur dukem. Kjo mė bėn tė ndjehem mirė” -tregon Marsela, njė e re qė po bėnte fotografi tek instalacioni Reja, nė bulevardin qėndror nė Tiranė.

    Shumė tė rinj dhanė tė njėjtin “justifikim” pėr Gazetėn “Si”. Donin tė komentoheshin dhe tė fitonin vėmendjen e ndjekėsve tė tyre. “Ku ka mė mirė sesa tė tė shkruajnė njerėzit sa herė qė hedh njė story” tha Albjoni, njė nga djemtė qė po rrinin me shoqėrinė e Marseles.
    Pėrveē dėshirės pėr vėmendje, psikologe Aljona Jonuzi i tha Gazetes “Si” se ėshtė diēka qė lidhet me vetėvlerėsimin.
    “Kam vėnė re se tė rinjtė kanė shumė mungesė vetėvlerėsimi apo dhe vetėbesimi” tha Aljona. Sipas ekspertes kjo mungesė qė tregohet nė ēdo moment si pėr shembull, njerėzit e mendojnė si tė nevojshme tė tregojnė nė rrjetet sociale pėr njė veshje qė kanė blerė dhe tė marrin miratimin e ndjekėsve tė tyre. E njėjta gjė ndodh dhe nė momentin qė dikujt i ndodh diēka e keqe.
    “Duan ta tregojnė ēfarė ka ndodhur nė mėnyrė qė tė tjerėt ta ngushėllojnė.” Nė tė dyja rastet, ndjehen mirė kur personi tjetėr thotė atė qė personi nė fjalė do dhe pret tė lexojė.

    Xhoi e Kristela, dy vajza rreth tė 20-at, nga stacioni i autobusit nė qendėr e edhe deri nė stacionin e terminalit folėn vetėm pėr diēka- kishte hedhur kėtė foto, ishte atje sepse e kishte bėrė story, para disa ditėsh kishte ikur nė Durrės etj etj.

    Dukej qartė qė tė dyja vajzat, dinin ēdo gjė pėr njė person vetem nėpėrmjet rrjeteve sociale dhe postimeve qė ai person bėnte. Vajzat i thanė gazetės “Si” se kjo ėshtė njė mėnyrė e re komunikimi. Kur personi nuk mundet t’i tregojė vetė dikujt se ku ndodhet apo ēfarė po bėn, poston fotografi si njė lloj sinjali.

    Tė njėjtėn pranon dhe njė tjetėr i ri, Fabi i cili i tha Gazetės “Si” se sa herė qė zihet me tė dashurėn e tij, poston fotografi apo kėngė nė instagram si njė mėnyrė pėr ti thėnė asaj diēka, pėr tė “komunikuar” me tė. Shumė tė rinj pėrveē se dėshirė pėr vėmendje, postimin e tepėrt nė rrjetet sociale e lidhin me pranimin dhe dashurinė qė duhet tė kenė pėr veten.

    “Postoj fotografi tė miat sepse dua qė dikush tė mė thotė se jam e bukur. Kėshtu filloj dhe e besoj se jam e bukur” thotė Drilona, njė vajzė 25 vjeēare e cila pranon se nė ditė mund tė postojė dhe 10 fotografi nė instagram. Por pėr psikologen Aljona Jonuzi kjo mėnyrė te jetuari ” se ėshtė diēka qė lidhet me anėn psikologjike tė njerėzve. “Ne nuk dimė tė jemi tė lumtur me veten tonė.
    Pėr shembull, shumė tė rinj kanė probleme me pranimin e vetes ashtu siē janė dhe kanė nevojė pėr tė marrė miratimin e tė tjerėve, qofshin ato dhe njerėz qė nuk i njohin fare. Kam parė njė ulje tė madhe vetėbesimi tek tė rinjtė dhe njė dėshirė akoma mė tė madhe pėr t’u pranuar nga tė tjerėt.” tha Aljona.

    Po kush mund tė ndihmojė nė vetbesimin e tė rinjėve?

    Sipas psikologes, janė prindėrit e kėtyre adoleshentėve ato qė nuk i mėsojnė ato ta pranojnė veten ashtu siē janė dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, ta duan veten aq sa mos tė kenė nevojė pėr miratimin e tė tjerėve.
    Klara, njė vajzė 23-vjeēare i tregoi Gazetės “Si” se ēdo gjė e shikon me syrin “ta hedh nė instagram, snapchat” sepse ashtu ndjehet e plotėsuar. Ajo e pranon se i’u ka treguar ndjekėsve tė saj pėr ēdo gjė qė i ka ndodhur nė jetė, e mirė apo e keqe qoftė pasi kjo e ndihmon tė ndjehet mė mirė, nė tė dyja rastet.
    “Mė ka ndodhur fatkeqėsi dhe e kam treguar nė instagram. Kam qenė e lumtur dhe kam bėrė tė njejtėn gjė. Nė kėtė formė flasim dhe bisedojmė ne tė rinjtė tashmė” thotė ajo.


    Sorgena Leka

    https://www.gazetaexpress.com/varesi...-jetohet-tani/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 02-01-2022 mė 22:14

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (03-01-2022)

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Pėr: Rrjetet Sociale

    TĖ VARUR NGA EKSPOZIMI I TEPĖRT

    Si e dėmtojnė rrjetet sociale jetėn tuaj personale


    A keni menduar ndonjėherė se pasiguritė qė ju mundojnė nė jetėn tuaj mund tė jenė rezultat i pėrdorimit kaq intensiv tė mediave sociale?

    Dy nga arsyet mė tė rėndėsishme pse jeni aktiv nė mediat sociale dhe qė mund tė jenė tė dobishme pėr ju janė ndoshta sepse dėshironi tė promovoni biznesin tuaj ose tė komunikoni me njė person shumė tė afėrt nė anėn tjetėr tė tokės.

    Nė ēdo rast tjetėr dhe nė varėsi tė mėnyrės se si i pėrdorni, ka shumė gjasa qė ato tė kenė njė efekt negativ nė jetėn tuaj. Ēfarė ndodh kur media pushton jetėn tuaj tė pėrditshme dhe marrėdhėniet tuaja personale?


    Jeta personale

    E ekspozoni shumė jetėn tuaj personale dhe jepni ēdo orė dhe moment vendodhjen se ku jeni, me kė jeni dhe ēfarė bėni? Nuk ka asgjė mė tė mėrzitshme dhe tė kotė se sa tė bėni postime tė vazhdueshme pėr jetėn tuaj personale.

    E tėra ēfarė mund tė bėni ėshtė tė tregoni se nuk keni jetė personale dhe se jeni tė varur nga ekspozimi i tepėrt.

    Mbani diēka pėr veten tuaj

    A keni menduar ndonjėherė se dikush do tė ishte i interesuar tė merrte palėt e reja tė kėpucėve qė keni marrė ose atė qė hani? Por sigurisht jo.

    Ka disa momente nė jetėn tuaj qė duhet t’i mbani pėr vete. Mundohuni tė dalloni ēfarė ėshtė e rėndėsishme dhe ēfarė jo. E thėnė thjesht, nuk keni pse tė dėshironi tė ndani ndonjė nga lajmet tuaja me miqtė tuaj nė internet.

    Na besoni, kjo nuk u intereson atyre.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/03/si-e-demto...uaj-personale/

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Pėr: Rrjetet Sociale

    STUDIMI: Pėrdorimi i Facebook dhe Instagram shkakton depresion

    Si ndikojnė rrjetet sociale nė trurin tonė? Prej vitesh, me qindra studime janė realizuar pėr tė kuptuar se ēfarė efektesh shkaktojnė nė gjendjen tonė psikologjike kėto hapėsira tė reja virtuale.

    Nė shifrat e vitit 2021 tė publikuara nga kompania kėrkimore Hootsuit del nė pah se 58.4 pėr qind e popullsisė nė tė gjithė botėn, janė pėrdorues tė rrjeteve sociale.

    Psikologia amerikane Amelia Aldao pohon se kjo kohė qė harxhohet nė rrjete, ka edhe efekte negative nė shoqėri.

    “Njerėzit qė qėndrojnė pėr shumė gjatė nė Facebook dhe Instagram, kanė tendencėn qė tė jenė tė palumtur dhe tė depresionuar. Sa mė shumė kohė shpenzojmė duke lundruar nė rrjet, aq mė shumė i shkaktojmė ankth vetes”.

    Sipas studimit tė fundit tė Universitetit tė Stanford nė Kaliforni, heqja dorė nga rrjetet sociale do tė kishte njė impakt tė jashtėzakonshėm, jo vetėm nė shėndetin mendor, por edhe pėr ndėrveprimin e njė individi nė shoqėri.

    Kėshilla e mjekėve ėshtė vetėm njė: pėrdorim i medieve sociale, por i kufizuar, jo nė ēdo moment tė ditės.



    j.l. / Gazeta Dita

    https://gazetadita.al/studimi-perdor...ton-depresion/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-07-2022 mė 17:25

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Dy anėt e rrjeteve sociale

    Rrjetet sociale nė kohėt moderne, konsiderohen si pjesė e angazhimeve dhe jetės sė pėrditshme. Jo rrallė, ėshtė trajtuar ēėshtja nėse kėto rrjete janė me tė vėrtetė sociale apo asociale, sidomos te tė rinjtė, por secili ka interpretuar nė formėn dhe mėnyrėn e vet, qė kryesisht niset nga qėllimi pėr ēka dhe sa kohė pėrdoren ato nga tė rinjtė.

    Sipas psikologes Mira Gashi Aziri, i gjithė problemi bazohet se pėr ēfarė arsye pėrdoren kėto rrjete.

    “Tashmė e dimė tė gjithė si familja, si tė rinjtė, si fėmijėt, tė gjithė i takojmė shekullit tė teknologjisė dhe nuk mundemi assesi t’i shmangemi, por mėnyra si e pėrdorim, atėherė na ēon nė njėrėn anė negative tė rrugės apo nė tjetrėn pozitive tė rrugės sepse nuk mund t’i shohim rrjetet sociale ose vetėm si negativitet ose vetėm anėt pozitive”, tha psikologja Mira Gashi Aziri pėr Radion Evropa e Lirė.

    Ajo thotė se pikėpamjet pėr anėt pozitive dhe negative krijohen duke e bazuar nga kėndvėshtrimi i pėrdorimit i tyre. Njė anė pozitive, thekson ajo, padyshim qė ėshtė mundėsia e marrjes sė informacioneve tė ndryshme.

    “Sa i pėrket pjesės psikologjike, efektet negative janė sepse te njerėzit qė rrjetet sociale i pėrdorin nė masė tė tepruar bėhen mė asocial. Kėshtu, ata mund tė afektohen shumė nga depresioni nga ankthet e ndryshme”, thotė ajo.

    “Nė anėn tjetėr kur ne jemi konstruktiv kur ne e dimė se ēka po duam tė kėrkojmė, atėherė e shohim edhe anėn pozitive tė rrjeteve sociale sepse pėrmes tyre bėhen promovime tė ndryshme, bėhen platforma tė ndryshme, mėsohet shumė prej tyre. Komunikimi ėshtė mė i lehtė, ėshtė shumė e lehtė pėr kėrkime tė ndryshme, qoftė shkencore, qoftė sociale, do tė thotė i kapim mė shpejtė anėt pozitive. Pra, e tėra varet nga mėnyra e pėrdorimit”, thekson Mira Gashi Aziri.

    Nė anėn tjetėr, ekspertja nga agjencia e rrjeteve sociale, “Hallakate”, Diora Binxhiu, tha pėr Radion Evropa e Lirė se varėsia ndaj rrjeteve sociale nė ditėt e sotme mund edhe tė menaxhohet.

    “Varėsia ndaj rrjeteve sociale nė pėrgjithėsi ėshtė shumė e menaxhueshme sepse tash kemi edhe aplikacione dhe vet telefoni, e sidomos pajisja iPhone-i, e mundėson qė tė ndalėsh kohėn se sa po i shfrytėzon rrjetet sociale”, tha Binxhiu.

    Diora Binxhiu tha po ashtu se qasja nė informata ėshtė mė e lehtė dhe kjo ndikon qė tė rinjtė tė interesohen mė shumė pėr marrjen e informatave nga rrjetet sociale apo nė njė burim tjetėr.

    “Qasja nė informata ėshtė shumė mė e lehtė tash sesa qė ishte ndonjėherė dhe ēdo gjė qė ty tė intereson ose dėshiron tė kuptosh, e ke menjėherė. Kur dėshiron ta kėrkosh ndonjė restorant apo qoftė ndonjė hotel, apo diēka tjetėr, nėse ai nuk ka prezencė online, atėherė ėshtė thjeshtė, si tė themi i i vdekur pėr shkak se ty tė ėshtė bėrė si primare, si burim primar, ku t’i shkon dhe kėrkon informata pėr atė edhe krijohet njė varėsi sepse pėr ēdo gjė pastaj do tė kėrkosh pėrgjigje”, u shpreh Binxhiu.

    Egzona Krasniqi ėshtė studente nė Fakultetin e Filozofisė, nė vitin e tretė. Ajo thotė se rrjete sociale, kryesisht i pėrdorė pėr qasje dhe komunikim me miqtė e saj, kėshtu duke mos mohuar faktin se ndonjėherė edhe e tepron me kohėn qė ajo e kalon nė to.

    “Koha qė kaloj nė rrjete sociale varet nga ditėt dhe koha e lirė qė e kam, kryesisht i pėrdori, varet se cilin rrjet social, por zakonisht qasem nė to pėr punė ose pėr komunikim me miq. Normal, koha qė e kaloj ėshtė e bollshme sa tė shpenzoj kohė qė nuk ėshtė nevoja dhe mendoj qė ndikon keq nė atė qė po bėhemi njerėz virtual dhe tė ndarė nga bota reale. Rrjetin social Facebook e shfrytėzoj mė sė shumti pėr punė, kurse Instagramin dhe Snapchat-in e kam pėr njė qasje mė tė lehtė me shoqėri”, tha Krasniqi.

    Sidoqoftė, rrjetet sociale janė bėrė tashmė njė nga format mė tė pėrdorura pėr njerėzit pėr tė komunikuar me familjen, miqtė dhe kolegėt.

    Por, pėrveē tė gjithė pėrfitimeve, njohėsit e teknologjisė dhe krimeve kibernetike, vazhdimisht tėrheqin edhe vėrejtjen pėr rrezikun e madh qė kanė rrjetet sociale pėr sigurinė dhe privatėsinė, sidomos tė atyre personave qė ekspozojnė sė tepėrmi tė dhėna personale nėpėr kėto rrjete.


    Evropa e Lire

    https://www.evropaelire.org/a/dy-ane.../30214059.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-07-2022 mė 17:27

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,595

    Pėr: Rrjetet Sociale

    Pse e braktisa Facebook-un dhe Instagram-in, dhe pse nuk do tė rikthehem mė kurrė

    Nga Charlotte Grainger

    Nė dhjetorin e vitit 2017, vetė studiuesit e Facebook vunė publikisht nė dyshim nėse faqja mund tė ishte potencialisht njė kėrcėnim pėr shėndetin mendor tė publikut. Tashmė kisha disa muaj qė mendoja nėse do tė hiqja dorė apo jo prej kėsaj platforme. Por ky lajm ishte vendimtar pėr mua. I braktisa rrjetet sociale.

    Dhe arsyeja ishte shumė e thjeshtė. Vitet e fundit, ka pasur shumė studime, se si njė shkėputje nga mediat sociale tė pėrmirėson ndjeshėm mirėqenien tuaj. Unė i lexoja me durim dhe mbaja shėnim secilėn prej tyre qė e hasja, dhe ēdo herė bėhesha pak mė e zhgėnjyer dhe disi mė dyshuese pėr efektet e saj.

    Njėkohėsisht, kisha vėnė re se mėnyrat se si i pėrdorja mediat sociale, ishin bėrė befas njė pjesė integrale e ekzistencės sime. Dhe kjo ishte diēka, tė cilėn nuk kisha llogaritur kurrė.Kėshtu, pasi lexova atė qė po thoshin studiuesit e Facebook, vendosa tė bėja tė vetmen gjė qė munda pėr tė ēliruar veten nga e gjithė kjo. Nuk ēaktivizova vetėm llogarinė timė nėFacebook, por dhe atė nė Instagram. Ja pse kjo lėvizje ishte 100 pėr qind mėnyra mė e mirė pėr ta nisur vitin e ri.

    Kam mė pak arsye pėr t’i zvarritur gjėrat qė kanė rėndėsi pėr mua

    Unė jam njė profesioniste e pavarur. Ndaj nėse nuk punoj, nuk paguhem. Prandaj, ėshtė e drejtė tė thuhet se Facebook dhe Instagram po ndikonin negativisht nė punėn time, dhe guxoj ta them edhe mbi tė ardhurat e mia. Dita ime e zakonshme e punės ishte pak e shumė kjo: kafe, kontroll i emaileve, nisja tė shkruaja, kontrolloja Facebook-un, i pėrgjigjeshatelefonatave, kontrolloja Instagramin, vazhdoja tė shkruaja, kontrolloja Facebook-un…

    Pra ēdo detyrė e lidhur me punėn zvarritej pėr shkak tė angazhimit me mediat sociale. Tani qė llogaritė nė to nuk janė mė tė aksesueshme, unė nuk kam mė mundėsi t’i kontrolloj ato. Ndaj arrij tė bėj shumė mė tepėr punė, dhe kam kohė pėr tė bėrė punė shtesė, si p.sh. t’i pėrgjigjem mė shumė emaileve, dhe tė bisedoj me klientėt e mundshėm. Gjithsesi, ėshtė njė pėrvojė e vėshtirė, pasi dėshira pėr t’u rikthyer sėrish mė shfaqet disa herė nė ditė, gjė qė mund tė jetė njė shenjė se isha e ndėrvarur nga pėrdorimi i mediave sociale.

    Nuk mė intereson ēfarė bėjnė njerėzit e tjerė

    Mė vjen turp ta pranojė se mė interesonte shumė tė mėsoja se ēfarė po bėnin tė gjithė nė rrethin tim shoqėror. Edhe nėse takoheshin vetėm pėr kafe apo kishin bėrė check-in nė kinema, pyesja veten se pėrse nuk isha nė listėn e tė ftuarve, dhe do tė filloja tė ndihesha shumė e shqetėsuar pėr tė gjithė.

    Injoranca ėshtė vėrtetė lumturi. Por do tė doja qė kėtė gjė ta kisha zbuluar mė herėt. Kur nuk jeni me ta, nuk ka asgjė veēanėrisht tė dobishme ose produktive tė dish se ēfarė po bėjnė njerėzit. Pėr momentin, nuk e kam as idenė mė tė vogėl se ēfarė po bėjnė njerėzit qė njoh. Dhe e dini ēfarė? As qė mė intereson. Unė jam duke u marrė me punėt e mia, dhe ata po ashtu. A nuk ekzistonte jeta sociale edhe para rrjeteve sociale?

    Njerėzit qė kanė rėndėsi pėr mua, mė kontaktojnė ende

    Frika ime mė e madhe nga shkėputja pėrgjithmonė nga rrjetet sociale, ishte se nuk do tė kisha asnjė mėnyrė pėr tė mbetur nė kontakt me njerėzit pėrreth meje. Nga ngjarjet tek grupet, Facebook ofron njė mėnyrė shumė tė lehtė pėr tė qėndruar nė kontakt me rrethet tuaja sociale. Kisha pėrshtypjen se nėse nuk do tė kisha mė njė profil, do ta kisha tė vėshtirė tėruaja marrėdhėniet e mia, dhe do tė isha gjatė gjithė kohės jashtė ciklit figurativ. Fatmirėsisht, asgjė nuk mund tė ishte mė larg tė vėrtetės. Miqtė e mi dhe anėtarėt e familjes qė kanė mė shumė rėndėsi pėr mua, u pėrshtatėn shumė shpejt me ndryshimin.

    Meqė nuk arrita tė bėja njoftimin e madh “Unė po largohem nga Facebook!”, disa prej tyre me kontaktuan shumė shpejt pėr tė mėsuar se ēfarė mė kishte ndodhur. Nė dy javėt e fundit, kam pasur mė shumė tekste dhe mesazhe se kurrė mė parė. E vėrteta ėshtė se Facebook-u nuk krijon miqėsi; ėshtė thjesht njė platformė. Kur ta braktisni, njerėzit qė kanė rėndėsi do tė jenė ende aty.

    Ftesat qė marr janė mė tė sinqerta

    Sa shumė ftesa pėrmes Facebook qė merrja dikur! Tė ftoheshe nė klube e grupime tė tėpafundme ēdo ditė ishte rraskapitėse. Shumicėn e kohės, kėto ftesa nuk ishin kėrkesa tė sinqerta pėr pjesėmarrjen time, por njė mėnyrė pėr tė rritur numrat nė faqet e ngjarjeve apo pėr tė shitur bileta para kohe. Sot nuk mė mungojnė ftesat pėr aktivitete tė ndryshme, madje ato janė plotėsisht tė sinqerta.

    Ndihem e lirė ta jetoj momentin

    Nuk e kisha kuptuar mė parė, por nė disa aspekte, unė e jetoja jetėn time pėr hir tė rrjetevesociale. Kur dilja pėr tė ngrėnė me miqtė ose familjen, bėja gjithmonė njė pauzė pėr t’i bėrė njė foto ushqimit tė shpejtė qė po hanim pėr ta hedhur nė Instagram. Sa herė qė takoja dikė pėr tė biseduar, do tė pėrdorja Facebook-un pėr tė nė check–uar nė cilindo bar apo kafene qė frekuentonim.

    Historia ime nė Instagram, ishte vazhdimisht plot me video dhe foto qė dokumentonin jetėn time tė pėrditshme. Ishte njė varėsi, njė sėmundje. Tani qė nuk jam mė e detyruar tė pėrditėsoj jetėn time, gjėrat janė pak mė ndryshe. Unė ulem pėr tė ngrėnė njė vakt diku, dhe shoh se si duket pjata pėr veten time, dhe pėr askėnd tjetėr.

    Takohem dhe bisedoj me miqtė e mi realisht. Bėj gjėra dhe i shijoj ato pa e menduar fare se sa bukur do tė duken nė Story-n tim nė Instagram. Ėshtė ēliruese nė njė mėnyrė qė nuk e kisha menduar kurrė se mund tė ishte, dhe tė paktėn tani pėr tani, e dua faktin qė po e jetoj jetėn time pėr kėnaqėsinė time, dhe jo pėr mediat sociale.


    / “Reader Digest” – Bota.al

    https://bota.al/pse-e-braktisa-faceb...ehem-me-kurre/

Tema tė Ngjashme

  1. Si po na e shkatėrrojnė jetėn Rrjetet Sociale?
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2021, 06:24
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-02-2021, 18:16
  3. Rrjetet sociale
    Nga Hermosa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 02:16
  4. Interneti, fėmijėt tė ekspozuar nė rrjetet sociale !
    Nga Wordless nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2014, 23:24
  5. Rrjetet sociale!
    Nga peyoni nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 10:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •