Pse e braktisa Facebook-un dhe Instagram-in, dhe pse nuk do tė rikthehem mė kurrė
Nga Charlotte Grainger
Nė dhjetorin e vitit 2017, vetė studiuesit e Facebook vunė publikisht nė dyshim nėse faqja mund tė ishte potencialisht njė kėrcėnim pėr shėndetin mendor tė publikut. Tashmė kisha disa muaj qė mendoja nėse do tė hiqja dorė apo jo prej kėsaj platforme. Por ky lajm ishte vendimtar pėr mua. I braktisa rrjetet sociale.
Dhe arsyeja ishte shumė e thjeshtė. Vitet e fundit, ka pasur shumė studime, se si njė shkėputje nga mediat sociale tė pėrmirėson ndjeshėm mirėqenien tuaj. Unė i lexoja me durim dhe mbaja shėnim secilėn prej tyre qė e hasja, dhe ēdo herė bėhesha pak mė e zhgėnjyer dhe disi mė dyshuese pėr efektet e saj.
Njėkohėsisht, kisha vėnė re se mėnyrat se si i pėrdorja mediat sociale, ishin bėrė befas njė pjesė integrale e ekzistencės sime. Dhe kjo ishte diēka, tė cilėn nuk kisha llogaritur kurrė.Kėshtu, pasi lexova atė qė po thoshin studiuesit e Facebook, vendosa tė bėja tė vetmen gjė qė munda pėr tė ēliruar veten nga e gjithė kjo. Nuk ēaktivizova vetėm llogarinė timė nėFacebook, por dhe atė nė Instagram. Ja pse kjo lėvizje ishte 100 pėr qind mėnyra mė e mirė pėr ta nisur vitin e ri.
Kam mė pak arsye pėr t’i zvarritur gjėrat qė kanė rėndėsi pėr mua
Unė jam njė profesioniste e pavarur. Ndaj nėse nuk punoj, nuk paguhem. Prandaj, ėshtė e drejtė tė thuhet se Facebook dhe Instagram po ndikonin negativisht nė punėn time, dhe guxoj ta them edhe mbi tė ardhurat e mia. Dita ime e zakonshme e punės ishte pak e shumė kjo: kafe, kontroll i emaileve, nisja tė shkruaja, kontrolloja Facebook-un, i pėrgjigjeshatelefonatave, kontrolloja Instagramin, vazhdoja tė shkruaja, kontrolloja Facebook-un…
Pra ēdo detyrė e lidhur me punėn zvarritej pėr shkak tė angazhimit me mediat sociale. Tani qė llogaritė nė to nuk janė mė tė aksesueshme, unė nuk kam mė mundėsi t’i kontrolloj ato. Ndaj arrij tė bėj shumė mė tepėr punė, dhe kam kohė pėr tė bėrė punė shtesė, si p.sh. t’i pėrgjigjem mė shumė emaileve, dhe tė bisedoj me klientėt e mundshėm. Gjithsesi, ėshtė njė pėrvojė e vėshtirė, pasi dėshira pėr t’u rikthyer sėrish mė shfaqet disa herė nė ditė, gjė qė mund tė jetė njė shenjė se isha e ndėrvarur nga pėrdorimi i mediave sociale.
Nuk mė intereson ēfarė bėjnė njerėzit e tjerė
Mė vjen turp ta pranojė se mė interesonte shumė tė mėsoja se ēfarė po bėnin tė gjithė nė rrethin tim shoqėror. Edhe nėse takoheshin vetėm pėr kafe apo kishin bėrė check-in nė kinema, pyesja veten se pėrse nuk isha nė listėn e tė ftuarve, dhe do tė filloja tė ndihesha shumė e shqetėsuar pėr tė gjithė.
Injoranca ėshtė vėrtetė lumturi. Por do tė doja qė kėtė gjė ta kisha zbuluar mė herėt. Kur nuk jeni me ta, nuk ka asgjė veēanėrisht tė dobishme ose produktive tė dish se ēfarė po bėjnė njerėzit. Pėr momentin, nuk e kam as idenė mė tė vogėl se ēfarė po bėjnė njerėzit qė njoh. Dhe e dini ēfarė? As qė mė intereson. Unė jam duke u marrė me punėt e mia, dhe ata po ashtu. A nuk ekzistonte jeta sociale edhe para rrjeteve sociale?
Njerėzit qė kanė rėndėsi pėr mua, mė kontaktojnė ende
Frika ime mė e madhe nga shkėputja pėrgjithmonė nga rrjetet sociale, ishte se nuk do tė kisha asnjė mėnyrė pėr tė mbetur nė kontakt me njerėzit pėrreth meje. Nga ngjarjet tek grupet, Facebook ofron njė mėnyrė shumė tė lehtė pėr tė qėndruar nė kontakt me rrethet tuaja sociale. Kisha pėrshtypjen se nėse nuk do tė kisha mė njė profil, do ta kisha tė vėshtirė tėruaja marrėdhėniet e mia, dhe do tė isha gjatė gjithė kohės jashtė ciklit figurativ. Fatmirėsisht, asgjė nuk mund tė ishte mė larg tė vėrtetės. Miqtė e mi dhe anėtarėt e familjes qė kanė mė shumė rėndėsi pėr mua, u pėrshtatėn shumė shpejt me ndryshimin.
Meqė nuk arrita tė bėja njoftimin e madh “Unė po largohem nga Facebook!”, disa prej tyre me kontaktuan shumė shpejt pėr tė mėsuar se ēfarė mė kishte ndodhur. Nė dy javėt e fundit, kam pasur mė shumė tekste dhe mesazhe se kurrė mė parė. E vėrteta ėshtė se Facebook-u nuk krijon miqėsi; ėshtė thjesht njė platformė. Kur ta braktisni, njerėzit qė kanė rėndėsi do tė jenė ende aty.
Ftesat qė marr janė mė tė sinqerta
Sa shumė ftesa pėrmes Facebook qė merrja dikur! Tė ftoheshe nė klube e grupime tė tėpafundme ēdo ditė ishte rraskapitėse. Shumicėn e kohės, kėto ftesa nuk ishin kėrkesa tė sinqerta pėr pjesėmarrjen time, por njė mėnyrė pėr tė rritur numrat nė faqet e ngjarjeve apo pėr tė shitur bileta para kohe. Sot nuk mė mungojnė ftesat pėr aktivitete tė ndryshme, madje ato janė plotėsisht tė sinqerta.
Ndihem e lirė ta jetoj momentin
Nuk e kisha kuptuar mė parė, por nė disa aspekte, unė e jetoja jetėn time pėr hir tė rrjetevesociale. Kur dilja pėr tė ngrėnė me miqtė ose familjen, bėja gjithmonė njė pauzė pėr t’i bėrė njė foto ushqimit tė shpejtė qė po hanim pėr ta hedhur nė Instagram. Sa herė qė takoja dikė pėr tė biseduar, do tė pėrdorja Facebook-un pėr tė nė check–uar nė cilindo bar apo kafene qė frekuentonim.
Historia ime nė Instagram, ishte vazhdimisht plot me video dhe foto qė dokumentonin jetėn time tė pėrditshme. Ishte njė varėsi, njė sėmundje. Tani qė nuk jam mė e detyruar tė pėrditėsoj jetėn time, gjėrat janė pak mė ndryshe. Unė ulem pėr tė ngrėnė njė vakt diku, dhe shoh se si duket pjata pėr veten time, dhe pėr askėnd tjetėr.
Takohem dhe bisedoj me miqtė e mi realisht. Bėj gjėra dhe i shijoj ato pa e menduar fare se sa bukur do tė duken nė Story-n tim nė Instagram. Ėshtė ēliruese nė njė mėnyrė qė nuk e kisha menduar kurrė se mund tė ishte, dhe tė paktėn tani pėr tani, e dua faktin qė po e jetoj jetėn time pėr kėnaqėsinė time, dhe jo pėr mediat sociale.
/ “Reader Digest” – Bota.al
https://bota.al/pse-e-braktisa-faceb...ehem-me-kurre/
Krijoni Kontakt