Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” rrëmben në Prizren çmimin e parë të Festivalit “Kënga qytetare na bashkon”. Ludmilla Baballëku e Floresha Debinja këngëtaret më të mira

Emri:  qendra-kulturore-Berat-2.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  35.1 KB

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare, që u organizua në qytetin e Prizrenit. Edicioni i tretë i këtij festivali ndërkombëtar, titulluar “Kënga Qytetare na bashkon” mblodhi rreth vetes shumë formacione artistike nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Turqia etj.

Grupi artistik i qytetit të Beratit u përfaqësua në këtë festival nga këngëtarët e mirënjohur: Floresha Debinja, Ludmilla Baballëku e Petrit Berisha, ndërkohë që nuk munguan në këtë event edhe orkestrantët e muzikantët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.

Emri:  qendra-kulturore-Berat-11.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  45.8 KB

Emri:  qendra-kulturore-Berat-10.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  36.2 KB

Emri:  qendra-kulturore-Berat-9.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  40.1 KB

Emri:  qendra-kulturore-Berat-8.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  37.1 KB

Emri:  qendra-kulturore-Berat-7.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  41.2 KB

Emri:  qendra-kulturore-Berat-4.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  25.8 KB

Emri:  qendra-kulturore-Berat-3.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  20.0 KB

Falë performancës së shkëlqyer muzikore e orkestrale si dhe shpalosjes së kulturës së qytetit nëpërmjet këngëve e valleve, Grupi Artistik i Beratit rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit midis dhjetëra grupeve pjesëmarrëse nga Ulqini, Tetova, Presheva, Gjakova, Prizreni, Turqia, Bosnja etj.

Orkestrina popullore e grupit artistik të Beratit, e drejtuar nga Albi Kadëna u vlerësua nga juria e festivalit me çmimin e parë. Ky çmim u pasua edhe nga çmimet e këngëtareve më të mira të festivalit që u fituan nga këngëtaret beratase Floresha Debinja e Ludmilla Baballëku.

Balkanweb