Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Manual i mbijeteses per nje orthodhoks qe jeton ne Itali.
    Italia eshte zyrtarisht nje vend me shumice katoliko-romane.
    Kisha e Romes ishte nje nga Patriarkanat me prestigjoze te mijevjeçarit te pare te Eres kristjane,
    kjo vazhdoi deri ne shek XI kur u largua nga kungimi me Kishen orthodhokse. Ne fakt ajo modifikoi ne etapat qe pasuan,
    liturgjine, dogmat, spiritualitetin dhe disiplinen ekleziale.
    Edhe katoliket pagezimin e benin me imersion, kungimin e benin me dy speciet/komponentet vere/buke nuk perdoronin ostien ( ate “biscote” te rrumbullaket ),
    benin shenjen e kryqit si neve, liturgjia qe benin ishte shume e ngjashme me t’onen, nuk mbanin statuja por ikona dhe afreske,
    tryeza eukaristise qendronte mbrapa ikonostazit dhe prifterinjte e tyre martoheshin sikurse edhe t’anet ende sot.
    Te gjithe neve mund te deshmojme qe katoliko-romanet jane njerez shume te mire, jane shume xhentile dhe mikprites, disa nga ata na ftojne edhe neper meshat e tyre,
    duke na premtuar qe edhe ata do te na e kthejne viziten ne kishat tona …, por kjo behet nga qe ata injorojne rregullat tona
    pasi jane krejtesisht te bindur qe nuk ka asnje dallim midis Katolicizmit dhe Orthodhoksise. Arrijme deri aty sa te ndjehemi ne borxh me ta
    pasi na ndihmojne edhe ne menyre materiale ( kjo ndodh me emigrantet ).
    Per momentin ndonse marrdheniet midis Kishave jane permiresuar shume , katoliko-romanet nuk jane kthyer ne Orthodhoksi,
    keshtu qe nuk kemi nje marredhenie reciproke te sakramenteve ( Kungaten e shenjte ).
    Qe do te thote, kur nje orthodhoks i pagezuar pranon kungimin nga nje prift katoliko-roman, eshte automatikisht i larguar nga Kisha orthodhokse.
    Per nje orthodhoks nuk ka gje me te rrezikshme kur pranon qe Katolicizmi dhe Orthodhoksia ose Protestatezimo dhe Orthodhoksia jane e njejta gje,
    do te thote qe mohon besimin orthodhoks dhe rrezikon shume per shpetimin e shpirtit.
    Per te qendruar te sigurt dhe te riparuar mire, duhet te mbajme parasysh keto
    1. asnje orthodhoks nuk duhet te pranoje kungimin ne kishen katolike ose edhe nga nje prift katolik.
    2. asnje orthodhoks nuk duhet te rrefehet tek nje prift katolik ose edhe te mare bekimin prej tij.
    3. martesa me nje katoliko-roman mund te behet por vetem ne nje kishe orthodhokse, ku bashkeshortet duhet te nenshkruajne qe
    do te pagezojne femijet dhe do ti edukojne ne dogmat e Kishes orthodhokse.
    4. kur nje orthodhoks semuret duhet te pranoje vajimin e shenjte vetem nga nje prift orthodhoks.
    5. kur te vdese nje orthodhoks duhet te kryhet funerali vetem nga nje prift orthodhoks dhe mundesisht ne nje kishe orthodhokse.
    6. shtepite ku neve banojme nuk duhet te bekohen nga prifterinj katoliko-roman.
    7. do te ishte me mire te evitoheshin funksione publike jo-orthodhokse si psh. ( meshime, rozario, lutje te ndryshme kolektive, etj. )
    perjashtuar rastet e martesave, funeraleve dhe raste te tjera me miqte dhe famijaret tane…
    8. nese femijet tane ndjekin shkollen ne Itali, nuk duhet te ndjekin edukimin fetar katolik.
    9. nuk eshte mire qe femijet tane te mesojne katekizmin katolik.
    10. nuk eshte e mundur te jemi deshmitare te bashkimeve martesore nder katolike, nuk mund te mbajme ne pagezim femije qe pagezohen ne Kishen katolike,
    as ne kungimin e tyre dhe as ne kreshmen, kjo edhe kur presbiteret ( prifterinjte ) e tyre kete gje e lejojne.
    Nese ndokush prej nesh kete gje e ka kryer, ose edhe nje nga keto siper, pasi i keq-informuar , duhet te veje me njehere tek prifti e te rrefehet.
    Duhet te jemi te kujdeshmen ndaj huniateve ose te ashtu-quajtur greko-katolike, pasi ata jane prifterinj te veshur si t’anet por nen juridiksionin e Vatikanit,
    ku shpesh here terheqin besimtaret orthodhoks me liturgjite e tyre te ngjashme me lithurgjine tone.
    Ka nga ata qe edhe jane te lindur ne vendet tona, flasin gjuhet qe flasim edhe ne, jane gati te betohen edhe mbi Ungjill qe jane orthodhokse,
    por qe jane vetem prifterinj katolike te veshur “ndryshe”…, por qe njihen nga metoda e mesimeve te tyre, duke pohuar qe kishat katoliko-romane dhe ajo orthodhokse
    jane e njejta gje, at’here e dini qe gjendeni perballe njerit nga ata, ku duhet te mbani parasysh sa u tha me lart.
    Nuk ka fare rendesi se celebrojne si ne, qe flasin si ne, qe kane ritin si ne, por qe nuk jane orthodhoks pasi qe nje liturgji te jete orthodhokse duhet
    qe me pare te celebrohet nga nje prift orthodhoks ku ti perkase Kishes orthodhokse teresisht he jo te jete nje mish i huaj qe e imiton.
    Mbledhjet qe ndonjehere zhvillohen midis te krishtereve, ndonse midis ketyre grupeve ka edhe prifterinj orthodhoks, kjo nuk do te na thote qe u krye “bashkimi midis kishave te krishtera”,
    pasi eshte thjesht nje dialog nderfetar dhe nje studim i mesimeve te verteta te Krishtit.
    Po ç’fare pra duhet te bejme per te mos humbur rrugen e drejte?
    Kerkoni kishen orthodhokse me te afert me banesen tuaj, nuk ka rendesi kujt Patriarkati i perket ajo, idea qe kisha dhe kombi duhet te jene nje ,
    eshte nje herezi qe eshte denuar mbi 200 vjet me pare nga Kisha orthodhokse. Pra kudo te jeni, brenda nje kishe orthodhokse jeni ne shtepine tuaj…
    Nqs kisha orthodhokse eshte shume larg nga ju, at’here mundohuni te pakten te shkoni nje here ne muaj.
    Lutuni ne shtepite tuaja perpara ikonave ( qe nuk duhet te mungojne kurre ne shtepine e nje besimtari te mire ) , lexoni pjese nga Ungjilli i Shenjte.
    Te gjithe e dime sa e veshtire eshte te jetosh ne nje vend jo orthodhoks, por qe keto veshtiresi marrin nje vleresim perpara Zotit.


    Burimi:
    Perkthim i nje shkrimi ne Blogun
    Calabriaortodossa.


    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Albo (03-01-2017)

  3. #2

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    KOMBOSKINI

    Komboskini është një mjet lutjeje, nuk është diçka si “hajmali”, me veti magjike, që mbahet në dorë, por është gjë e shenjtë e krishtere orthodhokse, me të cilin lutemi.
    Ashtu siç kemi shumë gjëra në kishë, edhe ky është një bekim i përgatitur dhe i dhënë nga ndonjë vëlla ose motër më Krishtin, një dëshmi e gjallë e një tradite të gjallë.
    Komboskini është një mjet lutjeje për të gjithë besimtarët: si për klerikët, murgjërit ashtu edhe për laikët, pra për çdo shpirt që lutet.
    Ekziston shumëllojshmëri e madhe formash dhe madhësish komboskinësh. Komboskinët bëhen në bazë të një tradite që buron nga thellësia e shekujve.
    Përmendet historia e një murgu që mendoi të bënte nyje në një litar dhe ta përdorë atë në rregullin e përditshëm të lutjes së tij.
    Mirëpo djalli ia zgjidhte nyjet nga litari dhe i bënte të kota përpjekjet e murgut të varfër. Atëherë iu shfaq një engjëll dhe i mësoi murgut një nyje të veçantë,
    të përbërë nga kryqe të njëpasnjëshme. Këto nyje djalli nuk mundi ti zgjidhte.
    Çdokush mund ta mbajë komboskinin në xhep ose në ndonjë vend tjetër të veçantë, ku mund ta përdorë lehtësisht pa u vënë re,
    në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për t’u lutur në mënyrë të fshehtë, pa tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
    Gjithashtu komboskini mund të vendoset mbi ballin e krevatit tonë, në makinë së bashku me një kryq të vogël ose ikonë ose në vende të përshtatshme si kujtesë për lutje,
    si një lloj bekimi dhe një prezencë e shenjtë dhe hyjnore në jetën tonë.
    Qëllimi kryesor i komboskinit është të na ndihmojë në lutjen tonë drejtuar Perëndisë dhe shenjtorëve të Tij.
    Me komboskinin lutemi në dy mënyra:
    1. Në çdo orë të lire, pa na parë të tjerët, fshehurazi, mbajmë me dorën e djathtë osë të majtë komboskinin dhe përparojmë nga një nyje në tjetrën
    me gishtin e madh të dorës dhe themi brenda nesh ose pëshpëritje të lehtë, pa bezdisur të tjerët, lutjen: “O Zot, Jisu Krisht, mëshiromë mua mëkatarin” ose “O Zot, Jisu Krisht, mëshiromë”
    ose “E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona” ose Ό Engjëll i shenjtë ose Ο Shën (….) ndërmjeto për mua”. Duke ndryshuar fjalët e këtyre lutjeve të shkurtra,
    në “mëshirona” ose “ndërmjeto për ne”, ose duke përfshirë emrin ose emrat e njerëzve për të cilët duam të lutemi – tashmë mund të lutemi edhe për të tjerët.
    Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe për të fjeturit (vdekurit): “Prehe, ο Zot, shpirtin e shërbëtorit/es tënd (….)”·
    2. Në orën e lutjes sonë të rregullt (të “kanonit” që na ngarkoi ati ynë shpirtëror), mbajmë komboskinin me dorën e majtë dhe themi një nga një“lutjen”,
    duke përparuar me gishtin e madh njëkohësisht nga një nyje dhe rrotullojmë komboskinin disa here, aq sa na udhëzoi ati ynë shpirtëror, duke bërë njëkohësisht me dorën e djathtë kryqin për çdo nyje.
    * * *
    Komboskini na ndihmon të themi një numër të caktuar lutjesh si edhe të përqendrohemi tek fjalët e lutjes kur i shqiptojmë.
    Ndërsa përqendrohemi, marrim kryqin e komboskinit në dorën tonë të majtë dhe e mbajmë lehtë atë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.
    Pastaj, duke bërë qetësisht shenjën e kryqit pëshpëritim lutjen e Jisuit. Si të jenë përqendruar mendimet e tona,
    ndoshta nuk do të nevojitet të vazhdojmë të bëjmë shenjën e kryqit ose që të themi lutjen me zë të lartë.
    Por kur vështirësohemi në përqendrim, përdorim shenjën e kryqit dhe pëshpëritjen si mjet ndihmës në këtë përqendrim.
    Gjatë kësaj lutjeje pozicioni i qëndrimit tonë varet nga vetë personi, shëndeti dhe nga përgatitja e tij shpirtërore:disa mund të rrinë në këmbë,
    me kokë të ulur në pozicion përulësie, ndoshta disa duan të ngrenë here pas here duart e tyre, duke kërkuar mëshirë,
    disa të tjerë e ndjejnë më të nevojshme të ulen ose të gjunjëzohen, me kokë të ulur, që të kenë mundësi të përqendrohen.
    Lëvizjet trupore të metanisë (përkuljes) së vogël ose të madhe mund të ndihmojnë në nxehjen e lutjes dhe të japë shprehje të jashtme në të luturin tonë, kur përulemi përpara Perëndisë.
    Pra gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi në fjalët e lutjes gjatë përsëritjes.
    Komboskini mund të përdoret duke u mbajtur në dorë edhe kur shkojmë në punë ose kur udhëtojmë. Në cilindo moment të ditës që të kujtohemi,
    le të mbajmë në dorën tonë një komboskin të vogël. Kombinimi i kësaj lëvizjeje me lutjen që bëhen në momente të tjera,
    do të na ndihmojë të përqendrohemi dhe të lutemi disa herë në vazhdim të ditës, kudo që të jemi dhe çfarëdo që të bëjmë.
    Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e porosisë “lutuni pa pushim”.
    Në adhurimin tonë të përbashkët në kishë nuk duhet ta përdorim komboskinin sepse ne duhet të lutemi e të adhurojmë Perëndinë
    së bashku me të tjerët, me lutjet e Kishës, të drejtuar nga klerikët dhe psaltët.
    * * *
    I dashur lexues! Gjej edhe ti hapësira të tilla kohore gjatë ditës dhe mbushi rregullisht me thesaret e çmuara të lutjes,
    të cilat asnjë nuk mund të t’i vjedhë dhe që ti po i depoziton për llogarinë tënde në qiell. (shiko Mat6:20).
    Leximi i rregullt i Shkrimit të Shenjtë, i jetëve të shenjtorëve dhe i teksteve të tjera shpresëtare e shpirtërore nga njerëz të mëdhenj të lutjes do të të ndihmojnë jashtëzakonisht,
    sepse përmbajnë këshilla dhe udhëzime të rëndësishme e frymëzuese, që çdo njeri të mësojë e të lutet si i krishterë.
    N.q.s. ky komboskin i vogël të ndihmon të thuash një lutje, të të kujtojë të lutesh ose të të ndihmojë me ndonjë mënyrë të bëhesh njeri më lutësor, atëherë e ka përmbushur qëllimin e tij.


    Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”
    SELANIK



    Fonti:
    Orthodhoksia e Bashkuar. Al
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #3

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    KOMBOSKINI


    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Manual i mbijeteses per nje orthodhoks qe jeton ne Itali.
    1. asnje orthodhoks nuk duhet te pranoje kungimin ne kishen katolike ose edhe nga nje prift katolik.
    2. asnje orthodhoks nuk duhet te rrefehet tek nje prift katolik ose edhe te mare bekimin prej tij.
    3. martesa me nje katoliko-roman mund te behet por vetem ne nje kishe orthodhokse, ku bashkeshortet duhet te nenshkruajne qe
    do te pagezojne femijet dhe do ti edukojne ne dogmat e Kishes orthodhokse.
    4. kur nje orthodhoks semuret duhet te pranoje vajimin e shenjte vetem nga nje prift orthodhoks.
    5. kur te vdese nje orthodhoks duhet te kryhet funerali vetem nga nje prift orthodhoks dhe mundesisht ne nje kishe orthodhokse.
    6. shtepite ku neve banojme nuk duhet te bekohen nga prifterinj katoliko-roman.
    7. do te ishte me mire te evitoheshin funksione publike jo-orthodhokse si psh. ( meshime, rozario, lutje te ndryshme kolektive, etj. )
    perjashtuar rastet e martesave, funeraleve dhe raste te tjera me miqte dhe famijaret tane…
    8. nese femijet tane ndjekin shkollen ne Itali, nuk duhet te ndjekin edukimin fetar katolik.
    9. nuk eshte mire qe femijet tane te mesojne katekizmin katolik.
    10. nuk eshte e mundur te jemi deshmitare te bashkimeve martesore nder katolike, nuk mund te mbajme ne pagezim femije qe pagezohen ne Kishen katolike,
    as ne kungimin e tyre dhe as ne kreshmen, kjo edhe kur presbiteret ( prifterinjte ) e tyre kete gje e lejojne.
    Nese ndokush prej nesh kete gje e ka kryer, ose edhe nje nga keto siper, pasi i keq-informuar , duhet te veje me njehere tek prifti e te rrefehet.
    Duhet te jemi te kujdeshmen ndaj huniateve ose te ashtu-quajtur greko-katolike, pasi ata jane prifterinj te veshur si t’anet por nen juridiksionin e Vatikanit,
    ku shpesh here terheqin besimtaret orthodhoks me liturgjite e tyre te ngjashme me lithurgjine tone.
    Ka nga ata qe edhe jane te lindur ne vendet tona, flasin gjuhet qe flasim edhe ne, jane gati te betohen edhe mbi Ungjill qe jane orthodhokse,
    por qe jane vetem prifterinj katolike te veshur “ndryshe”…, por qe njihen nga metoda e mesimeve te tyre, duke pohuar qe kishat katoliko-romane dhe ajo orthodhokse
    jane e njejta gje, at’here e dini qe gjendeni perballe njerit nga ata, ku duhet te mbani parasysh sa u tha me lart.
    Nuk ka fare rendesi se celebrojne si ne, qe flasin si ne, qe kane ritin si ne, por qe nuk jane orthodhoks pasi qe nje liturgji te jete orthodhokse duhet
    qe me pare te celebrohet nga nje prift orthodhoks ku ti perkase Kishes orthodhokse teresisht he jo te jete nje mish i huaj qe e imiton.
    Mbledhjet qe ndonjehere zhvillohen midis te krishtereve, ndonse midis ketyre grupeve ka edhe prifterinj orthodhoks, kjo nuk do te na thote qe u krye “bashkimi midis kishave te krishtera”,
    pasi eshte thjesht nje dialog nderfetar dhe nje studim i mesimeve te verteta te Krishtit.

    Burimi:
    Perkthim i nje shkrimi ne Blogun
    Calabriaortodossa.
    Pershendetje Niko,
    un mendoj se lista e "MOS" eshte absurde tani ne shekullin 21.
    Personat per te cilet besimi fetar eshte fondamental ne jeten e tyre, eshte thjesht e pakeshillueshme qe te ndertojne cerdhen e tyre ne nje vend katolik.
    Per ata te cilet e bejne, pra ndertojne shtepine e tyre ne nje vend katolik, nuk eshte e llogjike qe te mbyllen ne bunker se bashme me femjet e tyre, sic te udhezon lista e mesiperme .
    Do te ishte me e vlefshme per te gjithe qe ate te behen ura lidhjeje midis ketyre dy besimesh te aferta.

  6. #5

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    O Shabon,
    njeri nuk te detyron te MOS behen se ndryshe i vene pushken ne lule te ballit.
    Por qe po te duan te jene orthodhokse DUHET te veprohet ashtu sikur eshte shtruar ne postimin e pare...
    O je mish o je peshk, ndryshe je i pa bese, pasi me pare genjen vet-veten dhe me pas kujton se po genjen Zotin, gjithmone nese beson.
    Ndaj eshte nje "detyre" me ndergjegje te lire te MOS behet turli me ngjyra qe per pastaj te kthesh ne nje materie pa identitet te mirefillte ( pra as mish e as peshk ).
    Por qe duhet pohuar qe ka shume qe as nuk e ven ne kandar kete problem, sidomos kush nuk beson fare, por kjo gje ne kete teme nuk po diskutohet ...
    Ndaj kush nuk do te jete nje çorbe pa shije dhe pa kuptim, eshte i LIRE te veproje sipas ndergjegjes se tij, pasi eshte po ai vet PERGJEGJES per sa vepron.
    Kjo eshte nje teme per ke beson dhe qe mos te tjetersohet, DUHET ME DO E MOS , te zgjedhe me pare rrugen , pastaj te mbaje kursin drejt,
    me ne fund ti qendroje koherent ndergjegjes ... Vetem kaq!
    Pershendetje edhe ty, Shabon.

    Ps: Platoni e thote drejte ; " ... ti nuk mundesh kurre te kuptosh si eshte deti, nese nuk e ke pare me syte e tua..., sado te jem ne gjendje une ta pershkruaj ".
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 05-02-2017 më 16:53
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Ne Kishen e Shen Joan Gojartit ne Philadelphia, kam njohur dy shqiptare qe ishin martuar me heterodhokse. Rasti i pare ishte nje burre i lindur ne Amerike nga emigrante shqiptare, qe ishte martuar me nje grua qe i perkiste besimit romano-katolik. Ky nuk vinte shpesh ne Kishe dhe ne moshen e pleqerise, i ktheu Kishes nje toke qe e kish blere i ati i tij vite me pare, tek varrezat ku varroseshin te krishteret orthodhokse. Babai u kish blere te gjithe femijeve te tij nje varr, pasi deshira e tij ishte qe te varroseshin sipas zakonit orthodhoks, edhe pse ne nje vend e toke te huaj. Arsyeja perse e beri kete gje, ishte se "donte te varrosej ne nje varr me gruan e tij romano-katolike".

    Kurse rasti tjeter, nje burre plak kish lindur ne Shqiperi dhe kish ardhur femije ne Amerike, pasi kish kaluar peripeci te medha gjate luftes se II Boterore. Historia qe tregonte ishte se kur gjermanet kishin ardhur ne fshatin e tij, gjithe fshati u fsheh ne pyll nga frika, pas masakres se Boroves. Sic ishte zakon i gjermaneve, bombardimi me predha para hyrjes ne nje fshat, nje nga keto predha ra shume prane femijes 7 vjecar ne ate kohe, dhe e la ate pa ndjenja per 48 ore. Per plot dy dite, askush nuk e dinte se cfare u be me te, dhe familja mendonte me te keqen. Kur u permend pas 2 ditesh, femija nuk e dinte ku ndodhej apo se cfare i kish ngjare, dhe zhurma e madhe e predhes i kish demtuar degjimin. Por qe nga ai moment, pas ribashkimit me familjen e tij, nga goja e se jemes dilnin pa pushim fjalet "Ma shpetoi djalin Zoti!" Gjate atyre 48 oreve, e ema ishte lutur pa pushim per te. Dhe ato fjale ngelen ne mendjen e plakut 84 vjecar gjate gjithe jetes se tij. Gjithe familja emigroi ne Amerike dhe ai sherbeu gjithe jeten e tij ne Floten Detare amerikane, si nje marinar i thjeshte. Shume peripeci te tjera i ndodhen ne jete, sic ishte vdekja e gruas se tij te pare, qe i la pas dy vajza te vogla qe u detyrua ti rriste vete. U martua perseri me nje grua qe ishte e krishtere, por jo e besimit orthodhoks, por e besimit Lutheran. Gruaja e dyte ishte po aq fanatike ne besimin e saj Lutheran, sac ishte edhe plaku per besimin e tij te krishtere orthodhoks. Ne fund te jetes se tij, ne moshen e thyer te pleqerise, edhe pse ne nje gjendje shume te veshtire fizike e mendore, ky njeri nuk mungonte ne Kishe se dielave dhe gruaja e tij tregonte nje perkujdesje te madhe per te, pasi ishte ajo qe respektonte deshiren e tij duke e sjelle ne Kishe. Deri ne fund te jetes se tij, ai ruajti besimin e tij me fanatizem dhe u varros sipas zakoneve orthodhokse.

    Perendia i prefte ne paqe shpirtrat e tyre, dhe na ndricofte ne te gjalleve erresiren tone shpirterore, per te mesuar se nje jete mbi toke nuk zgjat me shume se 1 shekull, kurse ajo jeta e pertej varrit me Perendine te nje shpirti te pavdekshem, nuk ka fund.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-02-2017 më 08:55

  8. #7

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Por gjithesesi, nuk eshte e mjaftueshme te jemi xheloze dhe fanatike ne menyre mekanike, pasi nuk na çon as'gje kundi .
    Duhet te jemi me sinqeritet besimtare te mire, e kjo eshte shume - shume e veshtire, por sido qe te jete ndonse perfekt nuk jemi,
    neve duhet te provojme ti afrohemi perfekt-shmerise, e kjo behet vetem me ane te lutjeve, kudo qe te jemi, pasi Zoti i Gjithesise eshte kudo,
    mund te konsiderohet si nje teoreme e padiskutueshme. Vetem me lutjet neve jemi te thirrur te perfeksionojme jeten tone ku te shenjterohemi...
    Pra gabimisht dikush mund te mendoje qe me ane te " piketave qe na diktojne rrugen " pra me "Duhet" dhe me "Mos" nuk hecet perpara.
    Neve duhet te jetojme me nje siguri te perulur, ku ushtrimi i vazhdueshem duke i'u drejtuar Atit tone ne qiell sa here te kemi mundesi ne dite
    vetem kjo do te na garantonte te qenet orthodhoks "te vertete" , ku nuk do te influencoheshim as'pak nga zhurmuesit e modernizmit ku jetojme...
    Me pelqen shume sa shkruan Shen Joani i Kronstadt-it, ne lidhje me lutjen qe eshte aq e fuqishme dhe e pa krahasueshme per shpetimin e te gjitheve.

    Ndonjehere quajme lutje ate qe nuk ka fare te bej me lutjen. Per shembull, dikush hyn ne kishe, qendron aty pak, hedh syte perrotull, sheh ikonat, njerezit,
    veshtron veshjet e tyre dhe sjelljet dhe ne fund thote se ka qene ne kishe dhe i eshte lutur Zotit. Ose ndryshe ne shtepi te tij, qendron perballe nje ikone,
    perkul koken, reciton disa fraza te mesuara permendesh, pa kuptuar dhe pa shijuar e me pas thote se eshte lutur.
    Por ne mendje te tij dhe ne zemer nuk eshte lutur fare, ishte gjith’kund , me njerez dhe me gjera, perveç se me Zotin.
    Lutja eshte ngjitja e mendjes dhe e zemres drejt Perendise, eshte kontemplimi i Zotit, eshte dialogu i guximshem i krijeses me Krijuesin,
    eshte prezenca e perulur e shpirtit perballe tij, sikur perballe Mbretit ,eshte ushqim per shpirtin, eshte ajri i domosdoshem, eshte drita, ngrohtesia riperteritese,
    eshte purifikimi i mekatit, lutja eshte pushteti i bute i Krishtit, eshte ngarkesa e lehte.
    Lutja eshte nje ndjenje e vazhdueshme e dobesise tone dhe te varferise shpirterore; eshte shenjterimi i frymes dhe nje paradhenie e lumturise se ardheshme;
    nje mireqenie engjellore, nje shi qiellor qe freskon, qe vadit dhe mbjell terrenin e shpirtit , eshte pastrimi dhe nderrimi i atmosferes mendore, eshte ndriçimi i fytyres, gezimi i shpirtit;
    eshte lidhja e arte qe bashkon krijesat me Krijuesin, guximi dhe kurajo e gjithe provave dhe vuajtjeve te jetes; eshte qiriu i ekzistences , suksesi ne çdo iniciative,
    eshte dinjiteti i krahasuar me ate te engjejve, eshte forca e besimit, ne shprese dhe zemergjeresi.
    Lutja eshte nje kontakt me engjejt dhe shenjtoret qe aq fort i do Zoti qe nga fillimi i botes; eshte konvertimi i jetes, eshte nena e vuajtjeve dhe loteve,
    eshte nje thirrje e fuqishme per te kryer vepra bamiresie, sigurimit te jetes, zhdukjes se frikes nga vdekja dhe perçmimit te pasurive mondane;
    eshte deshira e pasurive qiellore, eshte pritja e Gjykimit universal, e ngjalljes dhe e jetes ne boten qe do te vije, eshte nje ushtrim i vazhdueshem per ti ‘u shmangur vuajtjeve qe nuk duken ( ne shpirt ),
    eshte nje thirrje pa ndalim drejt perdellimit te Zotit; lutja do te thote te hecesh ne prezencen e Perendise dhe eshte njekohesisht vetmohimi paqesor perballe Krijuesit te gjitheçkaje, i pranishem ne çdo gje.
    Eshte uji i gjalle i shpirtit.
    Lutje do te thote gjithashtu te terheqesh ne dashuri hyjnore te gjithe njerezit ne zemer te tyre, eshte zbritja e qiellit ne shpirt, eshte banimi i Trinise ne shpirt, sikur eshte shkrojtur:
    “ Neve do te vijme tek ai dhe do te banojme ne te” (Joani 14,23).

    (Shen Joani i Kronstadt – Jeta ime me Krishtin)

    Pra nuk ka asnje dyshim, qe nuk mjafton vetem te vetquhemi orthodhoks, pasi nuk do te kishim dallim me asnje, por te sillemi si te tille, kjo po qe perben diference ne thelb.
    Nuk eshte izolimi, si mund te mendoje dikush, pasi kushtet e sotme na imponojne te jetojme jo si eremitet por midis njerezve,
    pra impenjimi, niveli i lart i njohurise qe pasurohet me sakrifice te perditeshme, perkushtimi dhe kontributi personal sipas mundesive,
    do te krijonte kushtet per te ngritur jo vetem jeten tone por edhe ate te njerezve qe na rrethojne ( te aferm dhe miq ).
    Ky eshte edhe misioni qe mban ç'do i krishtere i mire, te afroje ne Zotin qe eshte e mira ekskluzive dhe superlative qe i takon ç'do njeriu,
    pra mos te jemi egoiste, por duke dhene shembullin tone, ti bejme te ditur te gjitheve ( kuptohet kush do te degjoje ), qe Perendia eshte edhe destinacioni perfundimtar.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Faleminderit Albo per deshmite qe solle.

    Me te vertete rruget per tek Zoti jane te shumta e te ndryshme.
    Ashtu sic te shumta jane kombinacionet, mundesite dhe provat qe jeta na sjell perpara.

  10. #9

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    E Hëna e bardhë -Kreshma


    Emri:  kreshm.jpg

Shikime: 2541

Madhësia:  77.1 KB

    E hëna e bardhë (ose e hëna e pastër sic quhet ndryshe ) është dita e parë e kreshmës së Pashkës së Madhe .
    U quajt “e bardhë ose e hëna e pastër sepse për të krishterët ortodoks fillon periudha e “pastrimit ” shpirtëror dhe trupor.
    E hëna e bardhë nuk është festë e qëndrueshme sepse varet nga data që bie Pashka e Madhe cdo vit.E hëna e bardhë kremtohet pikërisht 48 ditë para Pashke.
    Kreshma
    Kreshma është një ndërmjetës dhe një armë shpirtërore gjatë së cilës nuk mjafton vetëm kufizimi ndaj ushqimeve por vecanërisht kërkohet pjesmarrja shpirtërore.
    Shën Joan Gojarti na thotë :”tregoje kreshmimin nëpërmjet veprave.Nëse shikon dikë me të cilin je armik ,të pajtohesh me të.Nëse shikon një të varfër ,jepi lëmosh .
    Të kreshmojnë edhe duart,duke mbetur të pastra nga vjedhjet ose lakmitë.
    Të kreshmojnë edhe këmbët,duke mos ecur në rrugët që të cojnë drejt mëkatit.
    Nuk ha mish? Atëherë mos “ha” papastërti as me sy .
    Le të kreshmoj edhe dëgjimi yt.Kreshmim i dëgjimit do të thotë të mos pranosh të dëgjojnë veshët e tu sharje dhe thashethem.
    Le të kreshmoj edhe goja nga fjalët e këqija.Sepse cfarë dobie kemi kur kreshmojmë dhe nuk hamë mish e peshk por “kafshojmë” dhe hamë vëllezërit tanë ?”

    Le të kreshmojmë me trup dhe me shpirt dhe të jetë për ne kjo përpjekje një ndërmjetim për tu afruar më pranë Perëndisë.
    Kreshëm të mbarë!



    Përgatitur nga N. Ikonomi

    Burimi: Orthodhoksia E Bashkuar.al
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. #10

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Direktivat për klerin dhe laikët në marrëdhëniet me heterodoksin.


    Kjo linjë e sjelljes u përpilua nga sinodi i shenjtë i ROCOR në vitin 1974 për besnikët e vet dhe për klerin që do të kishte kontakte me joorthodhoksët dhe është, sipas mendimit tim, më i ploti dhe më i balancuari.

    1. Në asnjë rrethanë, klerikët Orthodhoksë nuk lejohen të koncelebrojnë me klerikët heterodoksë (katolikë, anglikanë ose protestantë), as të jenë të pranishëm në ceremonitë e tyre ku të mbajnë veshjet, as të dëgjojnë ceremonitë e tyre. Nëse një klerik joorthodhoks futet në një ceremoni Orthodhokse, ai duhet të kërkohet të qëndrojë në navatën ose naosin, dhe të mos hyjë në altar, në mënyrë që të mos japë përshtypjen e kremtimit. Nëse kleriku joorthodhoks vesh rrobat e tij të klerikut le të dëbohet nga kisha.

    2. Nëse klerikët dhe besimtarët Orthodhoksë e gjejnë veten në prani të njerëzve heterodoksë për shkak të ngjarjeve të ndryshme të rastit si civile ose bamirësie dhe njëri prej heterodoksëve vendos të recitojë një lutje, orthodhoksi nuk duhet të përgjigjet "amen" ose të bëjë shenjën e kryqit, por duhet të qëndrojë vetëm ulur ose në këmbë.

    3. Nëse Orthodhoksëve u kërkohet të bekojnë një vakt ( ushqimin ) siç duhet të luteshin gjithsesi, orthodhoksi mund të thotë lutje para ngrënies.

    4. Nëse klerikëve Orthodhoksë u kërkohet të luten gjatë një ngjarjeje civile ose bamirëse, lutja mund të lexohet, sepse gjithmonë është e nevojshme të lutemi. Megjithatë, kjo praktikë duhet të ushtrohet me maturi në mënyrë që të mos japë përshtypje të rreme.

    5. Me rastin e festimeve civile dhe kombëtare, lejohet të lutemi për shtetin dhe për autoritetet, nëse qeveria e vendit nuk është hapur kundër orthodhoksë si dhe fesë së krishterë. Nëse kryetari i shtetit nuk është orthodhoks , ai nuk mund të përkujtohet në liturgjinë hyjnore: në vdekjen e tij, nuk do të shërbehet asnjë përkujtim në shtëpinë e tij. Në rast të vdekjes së një figure publike, kleriku mund të shprehë me shkrim ngushëllime formale ose të dërgojë një delegacion, siç e kërkojnë rregullat e një edukate të mirë. [1]

    6. Në asnjë rast, famullitë, manastiret, kishat ose komunitetet orthodhokse nuk duhet të bëhen pjesë e organizatave sinkretiste apo ekumenike.

    7. Nëse një klerik orthodhoks thirret nga një grup heterodoks për të diskutuar mbi pozitën e kishës orthodhokse në një temë ose në lidhje me doktrinën e Kishës, kleriku mund të shkojë, por pa krijuar skandale ose konfuzion: ai nuk mund të marrë pjesë në shërbimet heterodokse. Prifti orthodhoks i cili shkon në një mbledhje teologjike duhet të jetë i sigurt për studimin e tij dhe të jetë në gjendje të argumentojë, si dhe të përcaktojë qartë parimet e besimit. Prifti orthodhoks duhet të konfirmojë ( deklarojë ) gjithmonë se e vetmja Kishë e vërtetë është ajo Orthodhokse .

    8. Klerikët dhe besimtarët orthodhoks thirren në mënyrë absolute për të mos qenë pjesë e lozhrave masonike.

    9. Martesa e përzier, apo martesa midis një orthodhoksi dhe një heterodokse, duhet të dekurajohet sa më shumë që të jetë e mundur. Vetëm në rrethana të veçanta dhe nëse jo-orthodhoksi deklaron publikisht se fëmijët do të ndjekin Kishën Orthodhokse, mund të lejohet kjo martesë. Martesat e festave jashtë kishës orthodhokse nuk kanë vlerë sakramentale dhe çifti nuk konsiderohet i martuar. Klerikët orthodhoksë nuk duhet të marrin pjesë në festime të tilla, edhe nëse janë të ftuar.

    10. Në asnjë rast nuk është e lejuar që heterodoksi të jetë nun në pagëzim.

    11. Lejohet, nën lejen apostafat të episkopit, të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose civile dhe të bashkëpunojë me heterodoksin për të mbrojtur vlerat e krishtera, siç janë: Marshimi për Jetën, mbrojtja e martesës natyrore dhe të ngjashme si këto...

    12. Kishat dhe institucionet orthodhokse mund të marrin donacione nga benefaktorët heterodoksë, por këta të fundit nuk kanë të drejtë të modifikojnë statutet ose të kërkojnë modifikime dogmatike ose të ritualit për shkak të faktit se ata janë dhurues ( bramirës ).

    ***********************************
    SHËNIMI I PERKTHYESIT

    1) Të theni me sinqeritet, përgjithësisht konsiderohet e mundur për të përkujtuar në liturgjitë tona joorthodhoksët, veçanërisht nëse ata kanë patur funksione publike.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •