Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Sa persona kanë dalë deri më tani në zgjedhje?


    Emri:  vota-zgjedhje-kqz-600x347.jpg

Shikime: 886

Madhësia:  18.6 KB

    Sipas KQZ-së mbi 480 mijë persona kanë dalë në votime deri në ora 15:00, raporton Gazeta Express.

    Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të KQZ-së.

    Sipas Komisionit të Zgjedhjeve, në votime kanë dalë deri në mes të ditës saktësisht 480 mijë e 889 persona.

    Kjo i bie 32,25% e votuesve në nivel të Kosovës.

    Emri:  Capture-80.jpg

Shikime: 507

Madhësia:  19.8 KB
    GazetaExpress
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    “Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

    Numri i votuesve live

    GazetaExpress

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Hera e parë që KQZ monitoron procesin zgjedhor në të gjithë Kosovën, gazetari i “News24”: Deri më tani asnjë incident

    Sot mbahen zgjedhjet e katërta në Kosovë për krijimin e qeverisë së re. Gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Prishtina, deklaroi se deri më tani nuk raportohet asnjë incident.

    Sipas Stafës kjo është hera e parë që KQZ-ja merret me organizmin dhe monitorimin e të gjithë territorit të Kosovës.

    Pasi më herët ka qenë vendim i OSBE/ ODHIR që të merrej me Mitrovicën, për shkak të pranisë së madhe të serbëve. Kujtojmë se që prej 2014 e deri në 2021 këto janë të katërtat zgjedhje, ndërsa qeveria është ngritur përmes koalicionit.



    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Numërohet shumica e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje. Ndjekin PDK dhe LDK

    KOSOVA

    Tashmë në Kosovë janë numëruar mbi 617 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.03% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.55% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.32% të votave, shkruan Express.

    Aktualisht AAK ka 7.5% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%. Nisma aktualisht ka 2.76% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

    Këto zgjedhje janë të parakohshme në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti në dhjetor. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ishte në qeveri për vetëm disa muaj pasi koalicioni me LDK u prish. Tashmë Vetëvendosje synon që ta marrë e vetme qeverinë teksa në paktin parazgjedhor është lënë që kryeministër të jetë Albin Kurti e Presidente Vjosa Osmani.

    Emri:  Screenshot_4-18.jpg

Shikime: 572

Madhësia:  40.9 KB

    (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Hoxhaj: PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, uroi Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe bëri të ditur se partia e tij, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

    “PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kemi dallime të mëdha në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe në të cilat qëndron PDK-ja. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor i stabilitetit si parti në opozitë ”, u shprej Hoxhaj gjatë një konference për mediat.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    VIDEO/ Këngë dhe valle, simpatizantët e Vetëvendosjes fillojnë festën mes acarit në Prishtinë

    KOSOVA

    Simpatizantët e Vetëvendosjes nuk presin më dhe kanë filluar festën e parakohshme diktuar dhe nga rezultatet e para.

    Vetëvendosje rezulton fituese deri tani e zgjedhjeve të parakohshme, dhe simpatizantët kanë filluar festën duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta bashkë me pandeminë në Prishtinë.

    Në pamjet e siguruara nga gazetarja e News24, Marsela Karapanço duket se simpatizantët ia kanë marrë këngës dhe valles.



    (BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    “Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Kosovë”, DW: Dy partitë tradicionale PDK dhe LDK vijnë më pas…

    Emri:  Kurti1.jpg

Shikime: 603

Madhësia:  21.6 KB

    Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident dhe në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën për 120 vende sa numëron parlamenti i Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave 10 nga to për serbët e Kosovës. 888 qendrat e votimit ishin të hapura në të gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes kur edhe u mbyllën. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se i gjitho procesi ka kaluar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht sfidave të shumta.

    Pjesëmarrje më e lartë në votime u regjistrua në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku thuhet se dalja në votime ishte mbi 60%.

    Për shkak të pandemisë më shumë se 140 ekipe mobile të KQZ-së, kanë vizituar shumë familje kosovare, duke iu ofruar mundësinë që të votojnë edhe personave të prekur me COVID-19, që janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

    Fitore e bindshme e LVV

    Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit pooll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe ulseve të fituara në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurt. Dy partitë që tradicionalisht herë njëra dhe herë tjetra ishin në pushtet që nga përfundimi i luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK dhe Partia Demokratike e Kosovës, PDK thuhet se kanë shënuar rënje bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të shkuara. Sipas rezltateve të paraqitura nga organizata të ndryshme, PDK zë vendin e dytë ndërsa LDK të tretin, por rezultati është shumë i ngushtë mes tyre.

    Liderit të lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, nuk ju lejua që të garojë në këto zgjedhje, sepse kishte problem me ligjin për shkak të një dënimi të shkallës së prerë. Ai ishte dënuar me kusht për shkak të hudhjes së gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës në vitin 2015. Sidoqoftë, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve KQZ akoma nuk ka dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave akoma po vazhdon.

    Vëzhgimi i zgjedhjeve

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. KQZ-ja kësaj radhe ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. 30 mijë vëzhgues ishin akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar këtë proces zgjedhor. Në zgjedhje garuan 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

    Gjatë ditës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë ndjekën siç thonë “me vëmendje procesin zgjedhor”.

    “Nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit”, thuhej në deklaratën për media.

    Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë një mision të ekspertëve të zgjedhjeve që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë edhe fazën e ankimimit. BE-ja thotë se do ti qëndrojë besnik fuqishëm partneritetit me Kosovën.

    “Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë.

    Partitë kryesore politike që garuan në këto zgjedhje, kishin emrat e tyre që synonin postin e kryeministrit, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurtin, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mundi të garojë në listën zgjedhore për shkak që KQZ nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin. LDK, garoi për kryeministër me kandidatin Avdullah Hoti, kryeministër aktual në detyrë. PDK, garoi me Enver Hoxhajn që tashmë udhëheqë partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe ajo synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj. Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet ta propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në tre raunde, atëherë vendi serish shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    DW

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Veton Surroi: Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, përmbysi konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet

    Publicisti nga Kosova, Veton Surroi i ka cilësuar zgjedhjet e sotme si një revolucion zgjedhor dhe përmbysje të elitave politike në pushtet.

    Sipas tij, mandate i LVV është i paprecedentë pasi është kundër kapjes së shtetit.

    Ai thekson se tashmë LVV dhe partitë që morën votën e qytetarëve kanë para një sfidë dhe shans për të ndërtuar koncensusin e ri për Kosovën si shtet funksional dhe anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

    Vetëvendosja është drejt fitores në Kosovë, madje rrezikon që të marrë qeverinë të vetme ndërsa partitë e tjera tradicionale PDK, LDK e AAK ndodhen shumë më poshtë me vota.

    STATUSI NGA VETON SURROI
    • Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.
    • LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
    • LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

    Balkanweb

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Unë e votoj Vetëvendosjen!

    1. Nëse e votoni LDK-në, e votoni një parti të kapur nga Isa Mustafa me 5 shokë e shoqe të tij.
    Të gjithë të tjerët aty janë të përjashtuar dhe të nënçmuar.

    Është parti tagrambledhëse, që para luftës shtëpinë e mbante me paret e popullit, e pas luftës me paret e vjedhura nga buxheti i Kosovës.

    Është parti dembele, që nuk punon asgjë, merret me thashetheme, me intriga, shahen, fjalosen me kundërshtarët dhe....LDK nuk ka Rini.
    Isa Mustafa është thjesht një intrigant.

    2. Nëse e votoni PDK-në, e votoni një parti që qe 21 vjet i mban Institucionet e vendit si prona private. PDK i ka në duar edhe gjykatat edhe administratën, prandaj gjithmonë 'i fiton' zgjedhjet, edhe atëherë kur i humb.

    3. Nëse e votoni AAK-në, është njësoj sikur ta hidhni shurupin e trëndafilit në det.

    Ramush Haradinaj është mosmirënjohës, e natyra nuk njeh njeri më të lig sesa njeriu i tillë.
    Goethe kurrë nuk ka parë njeri të mençur e mosmirënjohës.

    E vetmja gjë që i intereson Ramush Haradinajt janë paret.

    4. Nëse ia do të mirën vetes, e voton Vetëvendosjen.
    Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryeministër
    i pakorruptuar kombëtarisht dhe materialisht.

    Rinia e Vetëvendosjes e ka për obligim ta sfidojë korrupcionin 21 vjeçar të PDK-së dhe korrupcionin 30-të vjeçar të LDK-së.

    5. Nëse Kosova nuk ndryshon dhe nuk çlirohet nga korrupcioni dhe nga krimi i organizuar,
    nëse vazhdon kështu, që katër rajone dhe disa familje mafioze të vendosin se si të bëjnë pazare me tokën, me ujin, me pasurinë dhe me buxhetin e Kosovës, atëherë shtet nuk do të ketë, ashtu siç nuk ka sot.

    P.S. Unë do t'ia bëj si Martin Lutheri, anipse dyshoj shumë se në këtë vend të stërkequr nga krimi i vjetër dhe nga hajnia, mund të bëhet mirë, shpejt qysh ma do zemra mua;
    anipse mendoj se nevojitet shumë kohë për t'u çliruar vendi nga këta armiq të shtetit,
    megjithatë do ta mbjell një pemë të mollës.

    Nga: Kimete Berisha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Disa ndryshime midis Shtetit te Kosoves dhe Paçavures Shqiperi : Votohet ne menyre te qete,numerohet votat dhe ne darke dalin rezultatet,plus edhe shqiptaret e Kosoves qe jetojne jashte kane te drejten e votes.

    Shqiperia e Sali Berishes,Ilir Metes,Fatos Nanos e Edi Rames dhe kérmave te tjere edhe mbas 30 vjetesh nuk kane aritur as edhe nje minimum te tille. Nuk ka as vote te ndershme,as vote te qete,as numurim votash ne kohe te shkurter dhe shqiptaret qe jetojne jashte nuk kane te drejte te votes !

    Imagjinoni sa mbrapa jemi edhe perballe Kosoves. Hashim Thaçi eshte si eshte por kurre nuk mundet te krahasohet me Sali Berishen, qe ishte i pari qe jo vetem shkaterroj zgjedhjet dhe çdo forme demokracie zgjedhore por ariti deri aty qe kete forme mostroze t'ja trashegoje edhe socialisteve.


    Sa per Albinin dhe LVV urime,besoj dhe shpresoj qe do te vendosi nje standart te ri qeverisje dhe t'ju mesoj shqiptareve qe mundet te behet politike edhe pa vjedhur.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (15-02-2021)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2016, 04:48
  2. Thirrje te gjithe shqiptareve jasht atdheut te tyre te votojne Juliana Pashen
    Nga flor1 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 28-05-2010, 04:18
  3. Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 06:42
  4. Si e parashikoni të ardhmen e Kosovës?
    Nga imprint në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-07-2007, 10:41
  5. Takim ne kongresin amerikan per te ardhmen e Kosoves
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2003, 01:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •