Close
Faqja 20 prej 89 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 885
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 20 Ord VITI C.

    MË 14 – 8 – 2022.

    PSALMI, 40, 2,3,4,18


    2 Më shpresë të gjallë shpresova në Zotin
    Dhe ai u prir drejtë meje,
    3 e vështroi britmën time.
    Ai më nxori nga gropa e mjerimit
    Nga gropa plot baltë,
    këmbët m’i qiti mbi shkëmb
    dhe m’i bëri të fortë hapat.
    4 Në gojë më vuri këngë të re,
    himnin e Zotit, Hyjit tonë.
    Shumë do të shohin e do të druajnë
    Dhe do të shpresojnë në Zotin.
    18 Njëmend jam skamnor dhe vobektë
    Porsi Zoti kujdeset për mua.
    Ti je ndihma ime dhe shpëtimi im:
    Hyji im, deh! Mos vono!




    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.


    PAS KTHIMIT NGA MËRGIMI NË BABILONI.


    “Më shpresë të gjallë shpresova në Zotin
    dhe ai u prir drejtë meje" (v.2),
    Shpesh herë psalmët (dhe ky është një prej tyre) flasin në vetën e parë njëjës, por ne e dimë mirë se në të vërtetë është një temë kolektive, është populli i Izraelit që këndon duke shprehur mirënjohjen e tij. Ai kaloi nëpër sprova të tmerrshme dhe Zoti e çliroi. Psalmi 40 është, pra, një psalm falënderimi; ai ishte kompozuar për të përmbushur këtë funksion shumë të saktë në liturgji: të këndohej në momentin kur ofrohej një flijim falënderimi; të mos harrojmë se flijimet e kafshëve kremtoheshin në Jeruzalem deri në shkatërrimin përfundimtar të Tempullit, në vitin 70 pas Krishtit.
    Arsyeja e falenderimit është kthimi nga Mërgimi në Babiloni: i gjithë populli këndon, shpërthen nga gëzimi për kthimin nga Mërgimi... ashtu siç kishin kënduar, kërcyer, shpërthyer nga gëzimi, pasi kaluan Detin e Kuq, etërit e tyre. Mërgimi në Babiloni është si një rënie e vdekshme në një gropë pa fund, në një humnerë... dhe shumë njerëz menduan se Izraeli nuk do të shpëtohej (psalmi flet për "tmerrin nga humnera"). Kishin argumenta të mjaftueshëm për të menduar që gjithë populli mund të pushtohej nga dëshpërimi... Dhe armiqtë të këtij populli, akoma të pakënaqur për këtë fatkeqësi, qeshnin shumë me këtë rënie... -
    Gjatë gjithë kësaj periudhe sprove, populli, i mbështetur nga priftërinjtë, profetët e tij, mbajti shpresën, pavarësisht gjithçkaje edhe forcën për të thirrur Zotin në ndihmë: “Ti je ndihma ime dhe shpëtimi im:
    Hyji im, deh,mos vono!" (Ps 40,18).
    I njejti mendim është edhe në v. 14:
    "Denjo, o Zot, të më shpëtosh,
    o Zot, nxito të më ndimosh".
    Dhe mrekullia ndodhi: Zoti e shpëtoi popullin e tij:
    “Më shpresë të gjallë shpresova në Zotin
    Dhe ai u prir drejtë meje,
    e vështroi britmën time" (v.2-3).
    Për mërgimtarët fillon një jetë e re, fillon rimëkëmbja e jetës së tyre, kthimi i tyre në vend të tyre. Duke folur për shpresën e tyre, e shprehin aspirata të tyre në mënyrë shumë poetike, me terma shumë të ndryshëm dhe plot imagjinata: e pikërisht, kur kthehen, mund të merren për fantazmë, sepse me të vërtetë askush nuk mund të mendonte se dikush do të kishtë kthyer i gjallë nga Babiloni. Prandaj falenderimi vjen krejt natyrshëm: Këmbët m’i qiti mbi shkëmb
    dhe m’i bëri të fortë hapat.
    Në gojë më vuri këngë të re,
    himnin e Zotit, Hyjit tonë.
    Shumë do të shohin e do të druajnë
    dhe do të shpresojnë në Zotin. (v.3-4).
    Të liruar nga robëria në Babiloni, populli ka filluar të lavdërojë Hyjin e tij; duke parë këtë, shumë u mrekulluan, tronditen dhe besuan në Zotin. Sepse, ishte e vërtetë se të gjithë ishin të varfër dhe në një mjerim ekstrem, po Hyji kishte menduar për ta. Dhe disa vargje të tjerë shprehin të njejta mendime edhe në një mënyrë më të qartë e më të fortë:
    "Shumë mrelulli bëre, o Zot, Hyji ynë,
    të mrekullueshme janë qellimet e tua me ne...
    nëse dua t' i shpall e t'i tregoj,
    janë aq shumë, saqe s'mund t' i numëroj" (v. 6).
    Dhe në vargun 17 shtohet:
    "Le të gëzohen e le të galdojnë me ty,
    të gjithë ata që të kërkojnë ty,
    e të thonë vazhdimisht:
    "I madhërishëm është Zoti,
    të gjithë ata që e duan shëlbimin tënd".

    Megjithatë njeriu mund të bjerë në një pus nga pakujdesia: kështu i ndodhi Izraelit, na thotë psalmisti; dhe ky është sigurisht një nga mësimet e mëdha të mërgimit në Babiloni: deri atëherë, Izraeli kishte qenë i sigurt në jetë: është e vërtetë që, përpara mërgimit, profetët kishin kuptuar se diçka nuk shkonte më mire, për këtë kishin bërtitur, kishin kërkuar të ndërgjegjsonin popullin e tyre me mesimet e tyre, por nuk kishin arritur t'i zgjonin njerëzit nga pakujdesia e tyre. Gjatë mërgimit në Babiloni, kishin mjaft kohë për të medituar mbi shkaqet e ndryshme të mundshme të kësaj tragjedie; dhe me të drejtë pyetëm veten nëse fatkeqësia e njerëzve nuk kishte qenë pasojë e këtij qëndrimi? Dhe në vargun 13 autori i psalmi flet për ndërgjegjsimin e popullit për fajet e veta gjatë robëria në Babiloni:
    “Sepse më rrethuan të këqija të panumërta,
    më pushtuan fajet e mia
    e nuk më lënë të shoh:
    më shumë janë se fijet e fklokëve të kresë
    kështu që edhe zemra po më lëshon".
    Pas kuptimit të arsyes së tragjedisë që kishin përjetuar në Babiloni, mbetej vetë që të nxjrreshin mësimet e mira nga eksperienca e kaluar; prandaj ky psalmi tingëllon si një paralajmërim për të ardhmen, ose si një zgjidhje, një rrugëtim për të ardhmen, nëse preferohet. Është në këtë frymë që i njëjti psalm zhvillon një meditim të tërë mbi veprat që vërtet i pëlqejnë Perëndisë:
    “Fli e dhurata ti nuk do,
    vetë zbulove vullnetin tënd:
    fli shkrumbimi e pendestare nuk kërkon,
    atëherë thashë: "Ja po vij unë" (v. 7-8).



    SHËMBËLLTYRA E NJERIUT QË RA NË NJË PUS.


    Për të shprehur këtë përvojë të kthimit në vendin e tyre, që i ngjan rikthimit në jetë, psalmisti përdor një shëmbëlltyrë, atë të një njeriu që ra në një pus. Nuk duhet të thuhet "i rënë", por "i hedhur" në pus nga armiqtë e tij (v. 3). Autori i psalmit mund të jetë frymëzuar nga përvoja e Jeremisë, fatkeqësitë e të cilit i dëgjuam në leximin e parë: ai ishte hedhur në fund të një pusi dhe doli vetëm falë ndërhyrjes së një pagani, një të huaji, Ebed-Melekut. Përmes bujarisë madhështore dhe disi të papritur të këtij të huaji, Jeremia e dinte mirë se ishte vetë Zoti që i kishte ardhur në ndihmë:
    "Më shpresë të gjallë shpresova në Zotin
    Dhe ai u prir drejtë meje,
    e vështroi britmën time.
    Ai më nxori nga gropa e mjerimit.
    Nga gropa plot baltë,
    këmbët m’i qiti mbi shkëmb
    dhe m’i bëri të fortë hapat" (v.2-3).
    Natyrisht, duke arritur me këmbë në tokë, dhe përsëri në dritë dhe në një mënyrë duke u kthyer përsëri në jetë, njeriu ynë, Jérémi, shpërthen nga gëzimi!: "Në gojë më vuri këngë të re,
    himnin e Zotit, Hyjit tonë.
    Shumë do të shohin e do të druajnë
    dhe do të shpresojnë në Zotin" (v. 4).
    Duhet të kemi kujdes, edhe një herë: përvoja konkrete e Jeremisë mund të ketë dhënë imazhet, por në të vërtetë ky psalm ka të bëjë me përvojat e Populli të Zgjedhur, e të gjithë njerëzve të Izraelitit, si ndodh për të gjithë psalme.
    Le të ndalemi në pjesën e dytë të këtij vargu:
    “Shumë do të shohin e do të druajnë
    Dhe do të shpresojnë në Zotin".
    Nëse e kuptoj mirë, është sepse ai që është shpëtuar, i këndon lavde Perëndisë, që të tjerët mund të fillojnë të besojnë në Të! Në fund të fundit, kjo është një gjë logjike: duke zbuluar se Zoti është në gjendje të na shpëtojë, që ne mund të kemi idenë për t'u kthyer tek ai, më në fund, duke sjellë gurin tonë të vogël në shpëtimin e botës, ai fillon thjesht duke kënduar lavdinë e Zotit!
    Por pse psalmi nuk ndalet me kaq? Pse ka ende lutje si ajo në vargun e fundit:
    “Ti je ndihma ime dhe shpëtimi im,
    Hyji im, deh, mos vono. (v. 18)”.
    Thjesht sepse historia nuk ka mbaruar. Po, njerëzit u kthyen nga mërgimi në Babiloni, ashtu si Jeremia doli nga pusi i tij, por ka ende shumë përparime për t'u bërë! Njerëzimi nuk ka arritur ende në fund të marshimit të tij drejt lumturisë; dhe ne e dimë shumë mirë. Pra, ky psalm na sugjeron dy qëndrime lutjeje: së pari, lavdërimim për shpëtimet e dhëna tashmë, në mënyrë që të tjerët t'i drejtohen Perëndisë, shpëtimtarit dhe më pas lutjen për shpëtimin që presim, në mënyrë që Shpirti të na frymëzojë iniciativa që duhet të ndërmarrim.
    Vërejtja e fundit shumë inkurajuese, e marrë nga psalmi: nuk jemi ne ata që janë përgjegjës për të shpëtuar botën! Vargu 4 me të vërtetë zhvillon një teologji shumë interesante të shpëtimit: “Në gojë më vuri këngë të re,
    himnin e Zotit, Hyjit tonë.
    Shumë do të shohin e do të druajnë
    dhe do të shpresojnë në Zotin".
    Për të thënë të vërtetën, psalmisti nuk e shpiku atë: ne e dimë se profeti Amos ishte i pari që kishte kuptuar se, çfarëdo që të ndodhë, Perëndia do të gjejë një mënyrë për të shpëtuar të paktën një numër të vogël të bijve të Perëndisë. Izraeli filloi të zhvillonte një teologji mbi "Tepricën e Israelit":
    “Urrejeni të keqen, duani të mirën
    e rikthejeni në gjykatore të drejtën,
    ndoshta Zoti, Hyji i Ushtrive,
    do të ketë dhimbje për tepricë të Jozefit"(Am 5.15).
    Isaia, në të njëjtën kohë, thotë gjëra të ngjashme.
    Më pas, kjo ide u mor dhe u thellua nga profetë të tjerë:
    Mikea, së pari, pastaj Sofonia dhe në fund Zakaria. Ata gjithashtu shpallin se Perëndia do të shpëtojë një tepricë të Izraelit, bërthamën e vogël që do të ketë ditur të qëndrojë besnike kundër erërave dhe baticave; por ata shkojnë më tej: ata njoftojnë se kjo tepricë e shpëtuar, do të bëhet shpëtimtare. Perëndia do të mbështetet tek ata për të shpëtuar gjithë njerëzimin; sepse vetë shpëtimi i tyre do të jetë për botën një provë goditëse e veprës së Perëndisë. Në këtë kontekstë, për shembull, është një fjali shumë e bukur nga Mikea (5, 6-7):
    "Atëherë do të jetë Teprica e Jakobit
    në mes të popujve të panumërt
    porsi vesa që vjen prej Zotit,
    porsi shiu që bie mbi bar,
    që asgjë s’pret prej njeriut,
    s’shpreson gjë prej bijve të njerëzve.
    Atëherë do të jetë Teprica e Jakobit,
    në mes të popujve të panumërt,
    si luani mes kafshëve të pyllit,
    si luanthi mes grigjave të deleve,
    që, kur bie, shklet e kap,
    s’gjendet ai që mund të shpëtojë" (Mi. 5,6-7).


  2. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 20 Ord...VITI C,

    MË 14 – 8 – 2022.


    UNGJILLI: Lk. 12,49-53.


    49 “Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë!
    50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet!
    51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por përçarjen!
    52 Që tani, për të vërtetë, pesë anëtarë në një shtëpi, do të jenë të ndarë: tre kundër dyve e dy kundër treve:
    53 babai do të zihet me djalin,
    e djali me babain,
    nëna me të bijën,
    e bija me t’ëmën,
    vjehrra me të renë
    e reja me vjehrrën”.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.



    MISIONI I MESISË SIPAS PROFETËVE.



    Për të përshkruar misionin e tij, Jezusi e krahason atë me një zjarr: “Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë!"
    Dhe shumë shpejt, ne arritëm të masim pasojat e shpalljes së Lajmit të Mirë, si në botën hebraike ashtu edhe midis paganëve. Që nga zjarri i Rrëshajëve, kjo shpallje ishte si një flakë që u përhap me shpejtësi të plotë në barin e thatë ose në pyll: në popullin hebre u duk se shkatërroi të gjithë ndërtesën fetare, në botën pagane konsiderohej si një gjë e paarsyeshme: infektimi: Shën Pali u shkruan korintasve: "Ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar ‑ për hebrenj skandal e për paganë marri" (1 Kr 1,23).
    Zjarri ishte i tillë që la gjurmë të pashlyeshme: ata që i lejuan veten të digjeshin nga shpallja e Ungjillit dhe ata që e refuzuan u bënë antagonistë të pandreqshëm, edhe nëse i bashkonin lidhjet familjare; dhe ne kemi parë të realizohet ajo që profeti Mikea përshkroi tashmë me shkretim në kohën e tij që ishte një kohë ankthi:
    “Sepse biri të atin e shan,
    bija çohet kundër s’ëmës,
    reja çohet kundër vjehrrit:
    armiqtë e njeriut
    shtëpiakët e tij!" (Mi 7.6).
    Kur Jezusi shpall këto mosmarrëveshje familjare, nuk flet për të shprehur një parandjenjë: ai flet nga përvoja. ]
    Le të kujtojmë episodin e vizitës së tij në Nazaret. Luka tregon:
    "Jezusi me fuqinë e Shpirit Shenjt u kthye në Galile" (Lk 4,14),
    dhe ne e dimë se një nga vizitat e tij të para ishte në fshatin e rinisë së tij.
    Pas një momenti entuziazmi, miqtë dhe të afërmit e fëmijërisë u kthyen kundër tij, sepse ai sapo u kishte thënë atyre se misioni i tij shkonte shumë përtej kufijve të Izraelit.
    Luka tregon:
    “Këto fjalë i mbushën me zemërim të gjithë ata që ishin në sinagogë.
    U çuan në këmbë, e hodhën jashtë qytetit, e çuan në buzë të malit,
    mbi të cilin është i ndërtuar qyteti i tyre, për t’ia thyer qafën në greminë” (Lk 4,28-29).
    Këto nuk do të jenë të vetmet rrethana në të cilat Jezusi do të përballet me moskuptimin, madje edhe me kundërshtimin e tij. Shën Gjoni shkruan:
    “Në të vërtetë, as vëllezërit e tij nuk besonin në të” (Gj 7,5).
    Për më tepër, Jezusi nuk heziton t'u thotë dishepujve të tij se një nga kushtet për të shpallur Mbretërinë e Perëndisë është pranimi i dhimbjeve të mundshme:
    “Nëse ndokush vjen tek unë e do më tepër babain, nënën, gruan, fëmijët, vëllezërit, motrat, madje edhe jetën e vet se sa mua, nuk mund të jetë nxënësi im” (Lk 14:26).
    Kujtojmë gjithashtu përgjigjen e Jezusit ndaj një njeriu që i tha:
    “Unë po vij me ty, Zotëri, por më jep leje njëherë të shkoj e të përshëndetem me anëtarët e familjes sime”,
    dhe Jezusi i tha:
    “Kushdo...që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa,
    nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit!” (Lk 9,61-62).
    Zjarri i ndezur nga Jezusi çon në zgjedhje radikale.

    MISIONI I MESISË, JEZUSIT.

    Megjithatë, nëse pritej një Mesia në Izrael, padyshim që ai nuk do të sillte luftëra dhe përçarje, tashmë tepër të pranishme;
    përkundrazi, të gjithë ata që e prisnin, mendonin që ai më në fund të sillte paqen në botë.
    Ne i dimë përmendësh, për shembull, profecitë madhështore të Isaias:
    “Ai do të jetë gjykatësi i popujve
    dhe do t’i gjykojë fiset e shumta,
    shpatat e veta do t’i kthejnë në plorë
    e heshtat në drapërinj.
    Një popull nuk do të ngrejë shpatën
    kundër një populli tjetër
    dhe më s’do të ushtrohen për luftë” (Is 2, 4-5)...
    “Ujku do të banojë me qengjin,
    përbri kecit do të shtrihet leopardi,
    viçi e këlyshi i luanit bashkë do të kullotin,
    fëmija i vogël do t’i çojë e t’i bjerë.
    Lopa e arusha bashkë do të kullotin,
    këlyshët e tyre së bashku do të rrinë,
    luani kashtë do të hajë si kau.
    Foshnja do të luajë
    mbi vrimën e shlligës,
    në strofullin e kapastrecit
    fëmija dorën do ta futë.
    S’do të bëhet dëm as s’do të vritet kush
    në mbarë malin tim të shenjtë,
    sepse plot do të mbushet vendi me dijen e Zotit,
    porsi deti që mbushet me ujë” (Is. 11,6-9).
    Në kohën mesianike, do të gëzohet një paqe e mrekullueshme: ujku do të jetojë me qengjin, leopardi do të shtrihet pranë kecit, viçi dhe këlyshi i luanit do të ushqehen bashkë, një djalë i vogël do t'i udhëheqë. Lopa dhe ariu do të kenë të njëjtën kullotë, të vegjëlit e tyre do të kenë të njëjtën strehë. Luani, si kau, do të hajë foragjere. Foshnja do të zbavitet në folenë e kobrës, në vrimën e nepërkës fëmija do të shtrijë dorën. Në malin e tij të shenjtë nuk do të bëhet më asnjë e keqe apo korruptim.
    Nëse ai, Jezusi, është me të vërtetë Mesia që të gjithë presin, atëherë Populli ka të drejtë të presë përmbushjen e këtyre premtimeve.
    Dhe Jezusi, përkundrazi, na shpall përçarje në dukje të rënduara:
    “A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë?
    Jo, po ju them, por përçarjen!” (v. 51)
    A kemi harruar se paqja nuk arrihet duke tundur një shkop magjik? Ai, Jezusi, bën thirrje për një konvertim rrënjësor të zemrës së njeriut;
    është ky konvertim që shumë do ta kundërshtojnë me gjithë fuqinë e tyre.
    Në ditën e Prezantimit të fëmijës Jezus në tempullin e Jeruzalemit, Simeoni e kishte shpallur mirë:
    “Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë
    të shkaktojë rrënim e ngritje
    për shumëkënd në Izrael.
    Do të jetë edhe shenjë të cilës
    njerëzit do t’i kundërshtojnë. ‑
    (edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin) ‑
    që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt” (Lk 2,34-35).
    Prandaj, mesazhi i paqes do të takojë në fazën e parë më shumë kundërshtarë se sa përkrahës.
    I dërguar në botën e humbur për t'i treguar për dashurinë dhe shpëtimin e Perëndisë,
    Jezusi u ndesh me vuajtjet dhe vdekjen, siç e kishte shpallur vetë:
    “Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë,
    ta përbuzin pleqtë, kryepriftërinjtë dhe skribët,
    ta vrasin dhe të tretën ditë të ngjallet”(Lc 9,22)
    Dhe: Biri i njeriut: “do t'u dorëzohet paganëve,
    i nënshtruar talljes, fyerjes, pështymës;
    pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin
    dhe ditën e tretë ai do të ringjallet” (Lk 18:32).
    Por Ringjallja e tij duhet të na japë të gjithëve kurajon: Shpirti tani është derdhur mbi ne dhe na takon ne ta përhapim këtë zjarr.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 11-08-2022 më 04:18

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 21 Ord VITI C

    MË 21 – 8 – 2022.


    LEXIMI I PARË: Is. 66,18-21.


    18 E unë, që i njoh veprat e tyre dhe synimet e tyre, do të vij për t’i bashkuar të gjitha fiset e të gjitha gjuhët; do të vijnë dhe do ta shohin lavdinë time. 19 Unë do t’u jap një shenjë dhe do t’i dërgoj ata që prej tyre do të shpëtojnë, te popujt në Tarsis, Put, Lud, Mosok, Ros, Tubal dhe në Javan ‑ në ishuj të largët tek ata që nuk kanë dëgjuar për mua as nuk e kanë parë lavdinë time ‑ dhe këta do t’ua shpallin lavdinë time popujve. 20 Do t’i riatdhesojnë të gjithë vëllezërit tuaj nga të gjithë popujt porsi kusht Zotit ‑ në kuaj, karroca, bartore, në mushq e gamile njëgungëshe e do t’i sjellin në Malin tim të shenjtë, në Jerusalem ‑ thotë Zoti ‑ po ashtu sikurse bijtë e Izraelit kushtojnë flinë e paraqitjes në enë të pastër në Shtëpinë e Zotit. 21 Edhe prej tyre do të zgjedh priftërinj e levitë ‑ thotë Zoti.



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.


    TEPRICA E VOGEL E IZRAELIT.

    Vërejtja e parë: profeti e përfundon predikimin e tij me formulën: “Fjala e Zotit”. Profetët flasin gjithmonë në emër të Zotit, dëgjuesit e tyre e dinë mirë. Për këtë kur profetët duan të këmbëngulin në rëndësinë e fjalëve të tyre, ata kujtojnë se bëhet fjalë, për Fjalën e Zotit. Nëse Isaia e bën këtë këtu, atëherë mund të konkludojmë se fjalët e tij ishin veçanërisht të rëndësishme dhe ndoshta të vështira për t'u dëgjuar ose pranuar.
    Në të vërtetë, në këto pak rreshta, ka të paktën dy njoftime shumë të rëndësishme: dimensioni universal i projektit të Zotit, së pari, dhe më pas roli i Tepricës së vogël të besimtarëve.

    E filloj me këtë pikë të dytë, rolin e Tepricës së vogël të besimtarëve sepse pikërisht atyre u drejtohet profeti: ai e quan këtë tepricë të Izraelit “ata që ...do të shpëtojnë”. Janë ata që qëndrojnë të patundur në besim mes dekurajimit të përgjithshëm. Profetët e tjerë, Isaia i parë, për shembull, ose Mikea i quajtën ata "Tepricë e Izraelit". Por gjërat që thueshin për ata nuk ishin krejt të njëjta: në shekullin e tetë, Isaia dhe Mikea shpallën vetëm shpëtimin e "Tepricës së vogel të Izraelit". Nga ana tjetër, gjatë dhe pas mërgimit (domethënë dyqind vjet më vonë, në shekullin e gjashtë), në të njëjtën kohë kur populli i Izraelit zbuloi dimensionin universal të projektit të Zotit, ata mësuan ta konsideronin zgjedhjen e tyre jo si një gjë ekskluzive, por si një thirrje. Është për këtë arsye që Isaia i Tretë ka një mësim krejtësisht të ri për këtë Tepricë të Izraelit: ju keni një rol për të luajtur, Zoti mbështetet tek ju, nëse ai ju ka zgjedhur, është për t'ju bërë misionarë në shërbim të njerëzimit.



    DIMENSIONI UNIVERSAL I PROJEKTIT TË ZOTIT.

    Dhe pas kësaj që kam thënë deri tani, mund të shpjegohet njoftimin e parë për të cilin flitet në pjesën e Isaisë që lexohet sot: dimensioni universal i projektit të Zotit. Isaia është shumë i qartë: "E unë, që i njoh veprat e tyre dhe synimet e tyre, do të vij për t’i bashkuar të gjitha fiset e të gjitha gjuhët" (v18). Fjalia tjetër është ndoshta më befasuese: "Ata do të vijnë dhe do të shohin lavdinë time".
    Vështirësia për ne vjen nga fjala “lavdi” e cila nuk ka të njëjtin kuptim në Isaia e në fjalorin tonë aktual. "Lavdia" në kuptimin biblik është rrezatimi i pranisë së Zotit (fjalë për fjalë, fjala hebraike do të thotë "peshë"). Lavdia e Perëndisë nuk ka të bëjë fare me lavdinë njerëzore. Nuk është Perëndia ai që do të kishte nevojë për ndonjë personazh të famshëm dhe me autopritet, që të njihet nëpër botën. Jemi ne që duhet ta njohim Hyjin në mënyrë që të jemi të lumtur, duke pasur me të marrëdhëniet e mira që ai na ofron (atë që Bibla e quan Besëlidhje). Le të kujtojmë Shën Agustinin: “Kush do të ishte aq i çmendur sa të besonte se Zoti ka nevojë për sakrificat që i ofrohen? Adhurimi që ne i bëjmë Zotit i sjell dobi njeriut dhe jo Zotit. Nuk i bën dobi burimit nëse pimë prej tij, as dritës nëse e shohim. (Qyteti i Zotit X, 5-6). Dhe le të meditojmë edhe një Fjalë të Jezusit në Gj. 17,3:

    “E kjo është jeta e pasosur:
    që të njohin ty, Një të vetmin Hyjin e vërtetë,
    dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.
    Jeta e përjetshme është që të të njohin…”.
    "Ata do të shohin lavdinë time" do të thotë: ata do të më njohin mua si të vetmin Zot, sepse "jam unë që do t'i motivoj veprat dhe mendimet e tyre", siç thotë rreshti që paraprin këtë pasazh. Njerëzimi më në fund do të dalë nga të gjitha gjurmët e tij të rreme, do të lërë të gjitha idhujt e tij të të gjitha llojeve. Tani e tutje, lavdia e Perëndisë do të ndriçojë të gjitha kombet: kjo fjalë e fundit del disa herë në këto pak rreshta. Përdoret për të thënë se të gjithë popujt gradualisht do të integrohen në popullin e besimtarëve, në popullin e Izraelit.

    ROLI MISIONARË E TEPRICËS SË IZRAELIT.


    Ajo "Tepricë e vogel të Izraelit" është zgjedhur si misionarë për të shpallur projektin e Zotit. Besimtarët e kësaj Tepricës së vogel do të jenë "arkitektët" e ngritjes së kombeve në Jeruzalem dhe e integrimit të tyre në Besëlidhjen e Zotit: "Unë do t’u jap një shenjë dhe do t’i dërgoj ata që prej tyre do të shpëtojnë, te popujt në Tarsis, Put, Lud, Mosok, Ros, Tubal dhe në Javan ‑ në ishuj të largët tek ata që nuk kanë dëgjuar për mua as nuk e kanë parë lavdinë time ‑ dhe këta do t’ua shpallin lavdinë time popujve (v. 19)...Dhe nga të gjitha kombet do t'i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj si një ofertë për Zotin (v 20)... Do t'i çojnë në malin tim të shenjtë, në Jeruzalem (v.20)". Duke vepruar kështu, ata do të përmbushin atë që ka qenë thirrja e tyre që nga fillimi i historisë së tyre:
    “Ai më tha: “Tepër pak është të më jesh shërbëtor për t’i rilindur fiset e Jakobit, për t’i riatdhesuar Tepricat e Izraelit: por të caktoj të jesh drita e popujve që shëlbimi im të arrijë në skaj të tokës!”(Is 49:6), i thotë Zoti shërbëtorit të tij Izraelit në një nga këngët e Shërbëtorit.
    Ne gjejmë edhe në Isainë e tretë (profeti pas Mërgimit) teologjinë e Tepricës së Izraelit, për të cilën lexojmë diçka edhe në Psalmin 40,4: "Shumë do të shohin, do të druajnë, dhe do të shpresojnë-besojnë në Zotin”. Vargu zakonisht lexohet për të dielën e njëzetë në kohën e zakonshme të vitit C, përveç nëse festa e Fjetjes së Virgjëreshës Mari festohet të dielën). Mund të krahasohet ai varg me njoftimin e bërë nga Isaia, që gjendet këtu: "Unë do t’i dërgoj ata që prej tyre do të shpëtojnë, te popujt të largët, tek ata që nuk kanë dëgjuar për mua as nuk e kanë parë lavdinë time ‑ dhe këta do t’ua shpallin lavdinë time popujve. Dhe nga të gjitha kombet do t'i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj si një ofertë për Zotin... Do t'i çojnë në malin tim të shenjtë, në Jeruzalem".
    Të shpallë lavdinë e Perëndisë midis kombeve (domethënë thjesht të përpiqet ta bëjë të njohur Hyjin e Besëlidhjes, e të dëshmojë për këtë Lajm të Mirë që ndriçon jetën e tij), i tillë është në të vërtetë thirrja e popullit të Zgjedhur, domethënë arsyeja e tij e vetme për të cilën është thirrur. Por në fakt Jezusi vetë na fton të ndajmë dëshirën e tij që Ati të njihet dhe të njihet kur na bën të përsërisim: "U shenjtëroftë emri yt".
    Është duke qenë të tërhequr nga një shenjë që kombet do të mblidhen: “Unë do t’u jap një shenjë dhe do t’i dërgoj ata që prej tyre do të shpëtojnë, te popujt..." (v.19). Shenja është një nga mënyrat e të folurit për Mesinë; është interesante të theksohet se Shën Gjoni përdor vazhdimisht fjalën shenjë për të folur për veprat e Jezusit (dhe kështu na bën ta zbulojmë atë si Mesia); në fund të rrëfimit të dasmës në Kanë, për shembull, ai shkruan: "Kjo qe mrekullia (shenja) e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të" (2,11). Dhe shenja e dytë e Kanës, shërimi i djalit të një oficeri mbretëror, ka të bëjë me një mercenar, një pagan. Lavdia e Zotit sapo ka arritur te kombet! Dhe vetë Jezusi përdor të njëjtën simbolikë kur deklaron: "Kur të jem ngritur nga toka, do t'i tërheq të gjithë tek vetja" (Gj. 12,32).
    Mbetet fjalia e fundit e tekstit të Isaisë dhe ky është një njoftim i tretë shumë i rëndësishëm: jo vetëm popujt paganë do t'i afrohen Zotit, por akoma më mirë, Zoti shpall: "Dhe edhe unë do të marr priftërinj dhe levitë nga mesi i tyre" , që do të thotë se kushtet e zakonshme të priftërisë nuk do të kërkohen më; çdo qenie njerëzore mund t'i afrohet Zotit të gjallë.
    Që atëherë e tutje, ne e kuptojmë më mirë përse, disa vargje përpara leximit tonë, Isaia thirri:
    “10 Gëzohuni me Jerusalemin, galdoni për të ju që e doni! Galdoni me të, galdoni, të gjithë ju që qatë mbi të...
    12 Sepse Zoti kështu po thotë: “Ja, unë po bëj të arrijë në të paqja porsi lumë, porsi përrua vërshues pasuria e popujve” (Is. 66,10.12).
    E gjithë kjo për disa duket mjaft utopike, prandaj profeti e përfundon predikimin e tij me të vetmen nënshkrim të besueshëm: "Fjala e Zotit".
    - Në Bibël, nuk flitet gjithmonë për kombet në një mënyrë kaq pozitive! Sipas teksteve, kjo fjalë duket e ngarkuar me disa kuptime kontradiktore, herë pozitive, herë çiltër negative; në librin e Ligjit të Përtërirë 18,9, për shembull, lexojmë: “Kur të kesh hyrë në tokën që Zoti, Hyji yt, mendon të ta japë, ruhu e mos të pëlqejnë punët e poshtra të atyre popujve”. E vijon një listë e gjatë të këtyre punëve të poshtra. Vertët, në librin e Ligjit të Përtërirë fjala "Komb" synon politeizmin e kombeve, praktikat e tyre fetare në përgjithësi dhe sakrificën njerëzore në veçanti. Në fazën e parë të pedagogjisë biblike, ku bëhet fjalë për Popullin e Zgjedhur që t'i bashkohet Zotit pa ndarje, për të zbuluar fytyrën e vërtetë të Zotit unik, është e nevojshme të shmangë çdo kontakt me "kombet": Ky kontakt do të mbetet për një kohë të gjatë një rrezik për të kaluar në idhujtarinë. Dhe historia e Izraelit e ka vërtetuar herë pas here se ky rrezik është real! Të qëndrosh i patundur në besim është një zgjedhje që duhet bërë vazhdimisht. Nëse dikush pohon me forcë: “1 Këndoni Zotit një këngë të re!
    Mbarë toka le t’i këndojë Zotit!
    2 Këndoni Zotit, bekojeni Emrin e tij,
    shpalleni si një ditë për ditë shpëtimin e tij!
    3 Kumtojeni ndër paganë lavdinë e tij,
    ndër mbarë popujt mrekullitë e tija!
    4 Sepse i madh është Zoti,
    ‑ tejet i denjë për t’u lavdëruar,
    më i përfrigueshëm se të gjitha hyjnitë!" (Ps 96),
    është sepse është e nevojshme që Populli i Zgjedhur të bindet vazhdimisht se perënditë e kombeve nuk janë gjë tjetër veçse asgjë, e kjo bindje është e nevojshme për të shmangur kthimin në idhujtari. Lufta kundër idhujtarisë nuk u fitua kurrë plotësisht. Por nëse Populli i Zgjedhur dështon në misionin e vet, kush do të dëshmojë për Zotin e vetëm?
    E megjithatë, dhe kjo është ana tjetër e kësaj fjale, që nga koha e Abrahamit, të gjitha kombet janë thirrur të marrin pjesë në bekimin e premtuar nga Zoti për patriarkun: "Në ty do të bekohen të gjitha fiset e tokës”! (Zan. 12,3). Pra, a do të ishte Zoti në kontradiktë me veten e tij? Nëse ai është i vetmi Zot, ai është padyshim edhe Zoti i "kombeve". Dhe kur besimi çifut të sigurohet më mirë, do të jetë koha për të zbuluar universalizmin e projektit të Zotit: Populli i Zgjedhur do të kuptojë pak nga pak se ai është vëllai i madh, jo djali i vetëm: roli i tij ishte pikërisht të hapë rrugën për vëllezërit më të vëgjel, në marshimin e gjatë të njerëzimit për të takuar Zotin e tij. E tillë është pasoja përfundimtare e monoteizmit: nëse Zoti është i vetmi Zot i vërtetë, ai është Zoti i të gjithëve.


  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 21 Ord VITI C

    MË 21 – 8 – 2022.


    PS. 117.


    1 ALELUJA!
    Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha,
    madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!
    2 Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh,
    besnikëria e Zotit qëndron për amshim!



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.


    PSALMI 117 DHE KUPTIMI I FJALËS ALELUJA



    Ky është psalmi më i shkurtër i psalterit! Por çfarë pasurie me pak fjalë! Nëse do të duhej të përmblidhej me një fjalë, do ta kujtonim thjesht: “Aleluja”!
    “Aleluja” është fjala e fundit e psalmit, por edhe e para, pasi, fjalë për fjalë, "Lëvdoni Zotin" (v. 1) është ekuivalenti i "Alelujah" ("Hallelu", mënyra urdhërore: "Lavdëroje”, "EI", rrokja e parë në emri i Zotit). Prandaj, ne jemi të ftuar me këtë psalm veçanërisht për të lavdëruar Hyjin, duke mos harruar se ky është qëllimi i të gjithë psalterit: vetë emri “psalteri” përkthehet në shqip me fjalën "Lavdërim", sepse në hebraisht fjala Tehillim (psalteri) është nga e njëjta rrënjë si Aleluia.
    Dhe ne e dimë kuptimin që ka marrë kjo fjalë e vogël në meditimin hebre; ja një koment i rabinëve për Aleluia:
    "Zoti na ka sjellë nga robëria në liri,
    nga pikëllimi në gëzim, nga zia në festë,
    nga errësira në dritën e ndritshme,
    nga robëria në shëlbim.
    Prandaj, le të këndojmë Aleluja para tij".


    "ZOTI NA NXORI NGA ROBËRIA NË LIRINË".

    “Zoti na nxori nga robëria në lirinë”: kjo është ajo që bëri Zoti për popullin e tij të zgjedhur, por është gjithashtu, nuk e harrojmë kurrë, objektivi i Zotit për mbarë njerëzimin, për të gjithë popujt të tjerët, ata që në Biblën quhen “kombe”.
    Vepra e shpëtimit e Perëndisë për popullin e tij është fillimi, prova, premtimi i asaj që ai do të bëjë për të gjithë njerëzimin.
    “Në ty do të bekohen të gjitha familjet e tokës”,
    i premtoi Perëndia Abrahamit (Zan.12,3).

    Dhe Salomoni e kishte parë tashmë:
    “Po edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd Izraelit,
    që të ketë ardhur prej një vendi të largët
    për të nderuar Emrin tënd
    ‑ sepse për Emrin tënd të madhërishëm,
    për dorën tënde të pushtetshme e për krahun tënd të tendur
    do të dëgjohet gjithkund
    ‑nëse vjen pra, e lutet në këtë vend,
    Ti dëgjo prej qiellit, prej vendit të banesës sate,
    dhe plotëso gjithçka të të kërkojë i huaji,
    që të gjithë popujt e vendeve të ndryshme
    ta njohin Emrin tënd e të druan Ty porsi populli yt Izraelit,
    e le të shohin me sytë e vet se ka qenë thirrur Emri yt
    mbi këtë Shtëpi që ndërtova.
    Të gjithë popujt e tokës, ashtu si populli yt i Izraelit,
    do të njohin emrin tënd dhe do të të adhurojnë” (1 Mb. 8,41-43).

    Prandaj struktura e këtij psalmi, është shumë e thjeshtë, por shumë sugjestive:
    1 .në një nivel të parë,
    vargu 1 "Lavdëroni Zotin",
    vargu 2 pse? për veprën e tij: “Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh!”,

    2 .por nëse shikojmë pak më afër, lexojmë:
    vargu 1 “Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha”,
    vargu 2 pse? Për punën e tij në emër të popullit të tij: Sepse “besnikëria e Zotit qëndron për amshim (për ne).
    Fjala "kombe" këtu është shumë e rëndësishme: kur kombet të shohin se çfarë ka bërë Zoti për ne, ata do të besojnë.
    Për ta thënë ndryshe: meqenëse Zoti e ka shpallur çfarë me të vërtetë ai është, duke shpëtuar popullin e tij, kombet e tjera do të mund të besojnë në të, të kuptojnë çfarë mund të jetë Zoti për ta e të bëjë edhe për ta, duke parë e duke medituar çfarë ai, Zoti, bëri për popullin e tij.
    Këtë arsyetim e gjejmë në Psalmin 40 (të së dielës së 20-të të vitit C);
    psalmisti thotë:
    "Ai (Hyji) më xjorri nga gropa e mjerimit ...
    shumë do të shohin e do të druajnë,
    dhe do të besojnë në Zotin (Ps 40,4).
    Në të njëjtin kuptim, Psalmi 126 këndon për mërgimin në Babiloni:
    “Asohere thuhej ndër paganë:
    “Zoti bëri për ta punë të mëdha”!
    Vërtet Zoti bëri për ne mrekulli
    e zemrat na u mbushën me gëzim!" (Ps. 126,2).

    Kjo ide gjendet disa herë tek profetët: kur njerëzit janë në fatkeqësi, kombet e tjera mund të dyshojnë në fuqinë e Zotit.
    Pikërisht në këtë kuptim Ezekieli guxon të thotë se mërgimi në Babiloni është një turp për Perëndinë:
    ai shkon aq larg sa thotë se mërgimi i popullit të Hyjit "përdhos" emrin e Zotit dhe se çlirimi, përkundrazi, do të jetë në sytë e të gjithëve një dëshmi e fuqisë së tij, e vullnetit çlirimtar të tij.
    Kjo është ajo që e shtyn Ezekieli të shpallë në mërgim në Babiloni këtë:
    “Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madhërueshëm,
    të cilin ju e çnderuat ndër popuj, e ndotët në mesin e tyre,
    që paganët ta dinë se unë jam Zoti ‑ thotë Zoti Hyj -
    kur të dëftohem i shenjtë ndër ju e para syve të tyre"(Ez. 36,23).
    Dhe përsëri:
    "Popujt do ta dinë,
    të gjithë ata që do të mbesin rreth jush,
    se unë Zoti i rindërtova të rrënuarat
    dhe i mbolla djerret.
    Thashë unë Zoti dhe ashtu do të bëj!" (Ez. 36,36).
    “Le të njihet emri i Zotit”, çfarë programi!

    Në gjuhën biblike, kjo do të thotë të zbulosh Hyjin e butësisë dhe të besnikërisë që iu zbulua Moisiut:
    “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë,
    i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë,
    që qëndron besnik me mijëra brezni,
    që e duron fajin, kundërshtimin dhe mëkatin,
    por nuk lë pa ndëshkuar asgjë” (Dal. 34,6-7):
    butësi dhe besnikëri që Izraeli ka përjetuar gjatë gjithë historisë së tij;
    ky është kuptimi i vargut të dytë të psalmit tonë:
    “Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh,
    besnikëria e Zotit qëndron për amshim!" (v. 2 )
    Ai na ka treguar dashurinë e tij, Zoti është gjithmonë besnik.
    Në të njëjtin kuptim, Psalmi100 thoshte:
    " Sepse i mirë është Zoti,
    e amshuar dashuria e tij,
    nga breznia në brezni besnikëria e tij" (Ps. 100, 5).
    “ I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
    duke e sjellë në mend mëshirën
    ‑ si ua pati premtuar etërve tanë ‑
    në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve
    të tij në amshim” (Lk 1,54-55).

    Vërejtja e fundit: psalmi ynë për këtë të diel (117) është pjesë e asaj që quhet Hallel, domethënë psalmet 113 deri në 118;
    si i tillë, ai zë një vend shumë të veçantë në liturgjinë e Izraelit: recitimi i tij pason vaktin e Pashkëve;
    kjo do të thotë se vetë Jezusi e këndoi atë në mbrëmjen e së Enjtes së Madhe;
    Ungjijtë e Mateut dhe Markut i bëjnë jehonë kësaj:
    “Pasi kënduan Psalmet, dolën për të shkuar në Malin e Ullinjve. (Mt 26,30; Mk 14,26).
    Nga ana jonë e përsërisim me më shumë forcë:
    “Na e ka dëshmuar dashurinë e tij”.
    Është kaq e vërtetë për Jezu Krishtin që tha vetë:
    “Dashuria më e madhe
    që ndokush mund të tregojë është:
    të japë jetën e vet për miqtë e vet” (Gj. 15,13).
    Dhe, me këtë, Jezusi vërtetoi se deri ku shkon besnikëria e Perëndisë:
    “Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën
    sa që dha një të vetmin Birin e vet
    kështu që, secili që beson në të,
    të mos birret,
    por të ketë jetën e pasosur” (Gjoni 3,16).

    Shën Pali komenton këtë me mjeshtëri në letrën drejtuar Romakëve:
    “Unë pohoj se është në emër të besnikërisë së Perëndisë
    që Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve,
    për të përmbushur premtimet e bëra ndaj etërve;
    Sa për paganët, ata përlëvdojnë Perëndinë për mëshirën e tij, siç është shkruar:
    "Prandaj unë do të të kremtoj midis kombeve,
    do të këndoj për nder të emrit tënd".
    (Pali citon këtu një këngë falënderimi nga Davidi:2 Sam. 22, 50; marrë nga Psalmi 18,50).
    Dhe, në mënyrën judaike, Pali vazhdon duke cituar disa fraza nga Besëlidhja Vjetër:
    “Thuhet përsëri:
    Kombe, gëzohuni me popullin e tij”
    (Në Biblën katolike: “Lëvdojeni, o popuj, popullin e tij"(Dt 32,43).
    Dhe përsëri:
    "Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha,
    madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!"
    (Ps 117,1: është pikërisht psalmi ynë për këtë të diel).

    Isaia tha përsëri:
    "Atë ditë rrënja e Jeseut
    do të ngallisë si flamur për kombe,
    vetë popujt atë do ta kërkojnë,
    selia e saj do të jetë e lavdishme" (Is. 11,10).
    E gjithë kjo, pra, citohet nga Pali në letrën drejtuar Romakëve (Rom 15,8-12).

    Padyshim që nga kjo bindje se Zoti do që të gjithë (pa përjashtim) të shpëtohen,
    Pali tërhoqi energjinë e të gjitha misioneve të tij në pellgun e Mesdheut. Na takon ne të bëjmë të njëjtën gjë, tani
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 17-08-2022 më 05:49

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 21 Ord. VITI C.

    MË 21 – 8 – 2022.


    UNGJILLI: Lk. 13,22-30.


    22 Në udhëtim për Jerusalem kalonte duke mësuar nëpër qytete e fshatra.
    23 Një njeri e pyeti: “Zotëri, a janë pak ata që shëlbohen?”
    Ai u tha: 24 “Mundohuni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse, unë po ju them: shumë do të kërkojnë të hyjnë, por nuk do të munden.
    25 Kur i zoti i shtëpisë do të çohet e do ta mbyllë derën, ju, po mbetët përjashta, do të filloni të trokitni në derë e të thoni: ‘Zotëri, na e hap derën!’ e ai do t’ju përgjigjet: ‘S’di nga jeni!’ 26 Atëherë do të vijoni të thoni: ‘Po ne hëngrëm e pimë me ty e ti mësove ndër sheshet tona!’
    27 Por ai do të përgjigjet: ‘Unë nuk di nga jeni [ju]! M’u hiqnu sysh të gjithë ju që bëni paudhësi!’
    28 Atje do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh, kur t’i shihni Abrahamin, Izakun, Jakobin dhe të gjithë profetët në Mbretërinë e Hyjit e veten të hedhur përjashta. 29 E do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, nga veriu e nga jugu dhe do të ulen në tryezë në Mbretërinë e Hyjit.
    30 Po se, ka të prapëm që do të jenë të parët e të parë që do të jenë të prapëm!”



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.


    “MUNDOHUNI TË HYNI NËPËR DERË TË NGUSHTË”


    Jezusi është në rrugën nëpër Jerusalem dhe, padyshim, ai nuk e humb mundësinë për të mësuar, por mësimi i tij nuk është gjithmonë ai që pritet dhe që u pëlqen të dëgjuesve.
    Këtu, për shembull, dikush i bën Jezusit një pyetje dhe ai nuk i përgjigjet drejtpërdrejt; pyetja ka të bëjë me shpëtimin:
    “Zotëri, a janë pak ata që shëlbohen?” (v. 23).
    Përgjigja nuk ka të bëjë me numrin e atyre që shpëtohen, sikur të kishte paraprakisht të zgjedhurit dhe të përjashtuarit, por përgjigja
    e Jezusit ka të bëjë me kushtin e vetëm për të hyrë në mbretëri: të mund të kalosh nga dera!:
    “Mundohuni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse, unë po ju them: shumë do të kërkojnë të hyjnë, por nuk do të munden" (v. 24).
    Imazhi i derës së ngushtë është shumë sugjestionuese: një person i trashë ose dikush që është i ngarkuar me pako të mëdha, padyshim që nuk kalon nga një derë e ngushtë... përveç nëse do të vendoset të lihen pakot pas! Dhe kjo është gjithçka që kërkohet, sigurisht. Jezusi sigurisht nuk synon obezitetin fizik, nuk ka dyshim, as valixhet e udhëtimit; pjesa tjetër e tekstit na lejon të hamendësojmë se çfarë lloj obeziteti shpirtëror, çfarë paketash të rënda synon.
    Dëgjuesve të tij që janë hebrenj, ai u thotë: “... do të filloni të trokitni në derë e të thoni:...Po ne hëngrëm e pimë me ty e ti mësove ndër sheshet tona!’
    Por ai do të përgjigjet: ‘Unë nuk di nga jeni ju! M’u hiqnu sysh të gjithë ju që bëni paudhësi!’” (v. 26-27).
    Duke thënë këtë, ai denoncon sigurinë e bashkëbiseduesve të tij, bindjen e tyre se, me lindjen e tyre në popullin e zgjedhur, ata kanë të drejtën e shpëtimit automatikisht; dera do të hapet gjerësisht për ta. Dhe me fjalët e tij, Jezusi nuk i mashtron, dera është e njëjtë për të gjithë. Por pse nuk do të mund ta kalojnë atë? Jezusi vazhdon: "Nuk e di nga jeni. Largohuni nga unë, të gjithë keqbërës".
    Është e vërtetë që Jezusi është një prej tyre, që hëngri e piu me ta dhe mësoi në shtëpinë e tyre; është e vërtetë që paraardhësit e tyre Abrahami, Isaku, Jakobi dhe të gjithë profetët janë në Mbretërinë e Hyjit; por e gjithë kjo nuk u jep atyre të drejtën të kalojnë derën.
    Dhe ja ku është "obeziteti" i tyre shpirtëror, ku janë pakot e tyre tepër të rënda... është siguria e tyre: ata nuk e mirëpresin mbretërinë e Zotit si dhuratë, janë të bindur se mbretëria e qiellit e përket atyre si një drejtë: kanë të drejtë.
    Pra, kuptohet atëherë fjalia e fundit të fjalimit të Jezusit:
    “Po se, ka të prapëm që do të jenë të parët e të parë që do të jenë të prapëm!” (v.30).
    Ka të fundit që do të jenë të parët dhe ka të parët që do të jenë të fundit.
    Ata që ishin të parët në planin e Perëndisë janë populli hebre. Pë ta thotë Pali:
    "Këta janë izraelitët! Atyre u përket adoptimi,
    Lavdia, Besëlidhjet, Ligji, kulti, premtimet;
    të tyre janë edhe patriarkët,
    prej tyre, si njeri, është edhe Krishti,
    i cili është mbi çdo gjë, Hyji i bekuar në shekuj. Amen" (Rom 9,4-5).
    Populli hebre është me të vërtetë populli i Besëlidhjes;
    me zgjedhjen sovrane të Perëndisë, ata ishin bartësit e parë të Zbulesës.
    Siç thotë libri i Ligjit të Përtërirë: "Zoti u lidh ngushtë me etërit e tu,
    i deshi e, pas tyre, në mes të gjithë popujve,
    ju zgjodhi ju, d. m. th. pasardhësit e tyre,
    si vërtetohet edhe sot” (Dt 10,15).
    Dhe, me të drejtë, populli i Izraelit ishte i lumtur dhe krenar që ishte zgjedhur nga Perëndia; kohët e fundit kemi lexuar në psalmin 33:
    “ 12 Lum ai komb që për Hyj e ka Zotin,
    populli që Zoti e zgjodhi për pronë.
    20 Shpirti ynë shpreson në Zotin,
    ai është ndihma dhe mburoja jonë.
    21 Zemra jonë në të e ka shpresën,
    shpresojmë në Emrin e tij të shenjtë" (Ps 33,12.20-21).



    TË DASHUR, TË ZGJEDHUR, TË THIRRUR, TË DËRGUAR.

    Por, si çdo thirrje, kjo zgjedhje e Zotit ishte para së gjithash një mision:
    nëse ata ishin mysafirët e parë të mbretërisë, misioni i tyre ishte të sillnin gjithë njerëzimin në të. Isaia u kujtoi disa herë bashkëkohësve të tij:
    "Unë, Zoti, të thirra në drejtësi
    e për dore të kam marrë;
    të kam trajtuar e caktuar besëlidhje të popullit
    edhe dritë për të gjithë popujt"(Is 42,6)...
    "E tani thotë Zoti që më trajtoi
    që nga kraharori shërbëtor për vete,
    për t’ia kthyer Jakobin Atij,
    për ta mbledhur rreth tij Izraelin.
    U bëra i lavdishëm ndër sytë e Zotit,
    Hyji im u bë fuqia ime.
    Ai më tha: “Tepër pak është të më jesh shërbëtor
    për t’i rilindur fiset e Jakobit,
    për t’i riatdhesuar Tepricat e Izraelit:
    por të caktoj të jesh drita e popujve
    që shëlbimi im të arrijë në skaj të tokës!” (Is. 49,5-6).
    Misioni i tyre është të ndajnë shqetësimin e Zotit: që shpëtimi i tij të arrijë mbarë njerëzimin.
    Në vend të kësaj, kur Jezusi flet në emër të Zotit, ata refuzojnë mësimet e tij sepse ai i shqetëson ata në sigurinë dhe vetëkënaqësinë e tyre.
    Ky është dëmi që ata bëjnë. Kur Jezusi u tha atyre:
    "Largohuni nga unë, të gjithë ju keqbërës"
    ndoshta nuk synon veprat e liga, por thjesht mbylljen e tyre të zemrës.
    Për shembull, disa kohë më parë, Jezusi bëri një mrekulli duke shëruar një grua të gjymtuar: por kjo ndodhi në një sinagogë në një ditë Shtunën. Në vend që të gëzoheshin duke parë një grua të shëruar, ata kritikuan vendin dhe kohën. Ky është një shembull i shkëlqyer i verbërisë ose "obezitetit" shpirtëror për të përdorur imazhin e derës së ngushtë. Këto janë paketat që duhej të pranonim të linim pas për të kaluar derën e mbretërisë: të pranonin që Perëndia ka mendime të tjera se ne për Mbretërinë e tij.
    Për disa nga bashkëkohësit e Jezusit, ishin siguritë e tyre që i penguan të njihnin Mesinë, të cilin megjithatë e prisnin me gjithë zemër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 18-08-2022 më 05:28

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 22 Ord. VITI C.

    MË 28 – 8 – 2022.

    LEXIMI I PARË: Sir. 3,19-20.21.30-31 (Filipaj).


    19 Biro, kryej veprat e tua me thjeshtësi,
    e do të dukesh më tepër se njeriu që ndan dhurata.
    20 Sa më i madh të jesh, përule vetveten në çdo gjë,
    e do të gjesh hir para Hyjit.
    21 Sepse i madh është vetëm pushteti i Hyjit
    dhe e nderojnë të përvujtët.
    30 S’ka shërim për plagët e krenarëve!
    Sepse pema e mëkatit ka lëshuar rrënjë në ta.
    31 Zemra e të urtit i merr vesh fjalët e të urtëve
    Veshi që dëgjon e dëshiron urtinë.



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    IDEALI I TË URTIT ËSHTË NJË VERSH QË DËGJON.


    Ky tekst bëhet më i qartë nëse fillojmë ta lexojmë nga vargu i fundit:
    “Zemra e të urtit i merr vesh fjalët e të urtëve
    Veshi që dëgjon, e dëshiron urtinë”.
    Ai që është i urtë mediton mbi parimet e urtësisë; ideali i të urtit është një vesh që dëgjon. Kur themi "urtësi" në Bibël, nënkuptojmë artin e të jetuarit të lumtur. Të jesh një "njeri i mençur, një njeri i urtë" është ideali i çdo njeriu në Izrael dhe i gjithë popullit: ky popull i vogël, i lindur më vonë se shumë popuj të tjerët e regjonit të tij (nëse marrim parasysh se ai me të vërtetë e meriton emrin “Popull” në kohën e Daljes nga Egjipti) ka këtë privilegj (në sajë të Zbulesës nga e cila ai përfitoi): të dijë se "E gjithë mençuria vjen nga Zoti" (Si 1,1): në kuptimin që vetëm Zoti i di misteret e jetës dhe sekreti i lumturisë. Prandaj nga Zoti çdo njeri duhet të kërkojë urtësinë: sepse Zoti Hyji në lirinë e tij sovrane, ka zgjedhur Izraelin që të jetë depozituesi i sekreteve të tij, i urtisë së tij. Për ta thënë në mënyrë figurative, Jesus Ben Sirac, autori i leximit tonë këtë të diel, bën që vetë urtësia të flasë sikur të ishte një person:
    “Krijuesi i të gjitha gjërave më ka dhënë një urdhër, ai që më krijoi dhe më bëri shtëpinë. Ai më tha: "Eja dhe bano midis bijve të Jakobit, merr pjesën tënde të trashëgimisë në Izrael, lësho rrënjë në popullin e zgjedhur” (Si 24,8).
    Izraeli është ky popull që kërkon çdo ditë urtësinë: “Përpara tempullit u luta për ta marrë dhe do ta kërkoj deri në fund” (Si 51,14).
    Nëse duam t’i besojmë Psalmit 1, njeriu e gjen lumturinë e tij në Zotin: “Lum njeriu që kënaqet me ligjin e Zotit dhe murmurit ligjin e tij ditë e natë” (Ps 1,2).
    Ai reciton Ligjin e Zotit “ditë e natë”, që do të thotë se e ka mendjen e zemrën gjithmonë drejtuar, gjithmonë lidhur me Zotin, sepse: "Kush kërkon gjen", do të thotë një Jezus tjetër më vonë: duhet të kërkojmë akoma, domethënë të pranojmë se nuk kemi gjithçka, se diçka na mungon. Ben Sirac e di mirë këtë: ai hapi në Jerusalem, rreth vitit 180 p.e.s., atë që ne sot do ta quanim një shkollë teologjike (një beth midrash). Për ta reklamuar thoshte: “Afroihuni tek unë , o të pamësuar, buni në shtëpinë e mësimit” (Si 51,23. Përkthimi ndërkonfesional). Natyrisht, u regjistruan vetëm njerëz që ishin të etur për të mësuar.
    Nëse mendojmë se dimë gjithçka, nuk e konsiderojmë të dobishme të mësojmë përmes kurseve, konferencave, librave. Përkundrazi, një bir i vërtetë i Izraelit i hap veshët shumë; duke ditur se e gjithë urtësia vjen nga Perëndia, ai e lejon veten të udhëzohet nga Perëndia: Ai që është i arsyeshëm mediton mbi parimet e urtësisë; ideali i të urtit është një vesh që dëgjon. Populli i Izraelit e ka mësuar kaq mirë mësimin saqë ata recitojnë "Shema Izrael, dëgjo Izrael" disa herë në ditë (Dt 6:4).



    “S’KA SHËRIM PËR PLAGËT E KRENARËVE”.


    Mund të shohim se çfarë përulësie nevojitet! Në kuptimin e të paturit një vesh të hapur për të dëgjuar këshilla, udhëzime, urdhërime. Anasjelltas, krenari, që mendon se kupton gjithçka vetë, mbyll veshët. Ai harroi se nëse shtëpia i ka grilat e mbyllura, dielli nuk do të hyjë dot! Është thjesht sens i përbashkët!
    Shëmbëlltyra e fariseut dhe të tagrambledhësit (Lk. 18) merr një jehonë të veçantë këtu. A ishte kaq e admirueshme ajo që bëri tagrambledhësi? Ai ishte i kënaqur, sepse e njihte vetveten si ishte me të vërtetë. Në fjalën “përulësi” ka “humus”: të përulurit i kanë këmbët në tokë; ai e njeh veten si thelbësisht të vogël, të varfër në vetvete; ai e di se gjithçka që ka, gjithçka që është vjen nga Zoti. Dhe kështu ai mbështetet tek Zoti dhe vetëm tek ai. Ai është gati të pranojë dhuratat dhe faljen e Zotit... dhe është i plotësuar. Fariseu që nuk kishte nevojë për asgjë, i cili ishte i vetë-mjaftueshëm, u largua ashtu siç kishte hyrë në Tempull; tagrambledhësi është kthyer në shtëpi i transformuar.
    “E gjithë urtësia vjen nga Zoti dhe mbetet me të përgjithmonë”, thotë Ben Sirac dhe më tej ai shkruan këto fjalë: “I “Vura vesh pakëz (urtësisë, duke shkuar në shkollën e Ben Sirakut) dhe e pranova, prej saj e nxora një mësim të madh (Si 51,16: Përkthimi ndërkonfesional).
    Isaia flet për gëzimin e këtyre të përulurve që Zoti i mbush: “Gëzim mbi gëzim do të kenë në Zotin të varfërit, në Shenjtin e Izraelit do të gëzojnë më skamnorët” (Is 29,19).
    E kjo fjalë e Isaisë na përkujton një fjalë ndriçuese nga Jezusi, atë që ne e quajmë "ngazëllimi" i tij:
    “Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut, që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtët, e ua zbulove të vegjëlve. Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!” (Mt 11,25-26)
    Dhe “Atëherë Jezusi, nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, klithi plot hare: “Të madhëroj, o Atë, Zotërues i qiellit e i tokës, pse ua fshehe këto të urtëve e të mençurve e ua zbulove të vegjëlve! Po, o Atë, pse ty të pëlqeu kështu! Gjithçka më dorëzoi im Atë!” (Lk. 10,21-22).
    Me këta të përulurit, Perëndia mund të bëjë gjëra të mëdha: ai i bën ata shërbëtorë të projektit të tij; sepse çdo profesion është një mision i besuar në shërbim të të tjerëve. Kështu, për shembull, Isaia përshkruan përvojën e Shërbëtorit të Perëndisë: “Zoti Hyj ma dha një gjuhë të ditur që të di ta përforcoj me fjalë të lodhurin. Çdo mëngjes veshin ma zgjon që të dëgjoj siç dëgjon nxënësi. Zoti Hyj ma hapi veshin, s’kundërshtova, nuk u zmbrapsa”(Is.50,4-5).
    Atëherë ne kuptojmë se ku i tërhoqi burimet Moisiu, i cili ishte një shërbëtor kaq i madh dhe i palodhur i projektit të Perëndisë; libri i Numrave na tregon sekretin e tij:
    “Moisiu ishte njeri tejet i përvuajtur, më i përvujti ndër njerëz që banojnë përmbi tokë”(Nr. 12,3).
    Vetë Jezusi, Shërbëtori i Perëndisë i shquar, rrëfen: “Unë jam zemërbutë dhe i përvuajtur” (Mt 11,29). Dhe kur Shën Pali, nga ana e tij, përshkruan përvojën e tij shpirtërore, ai mund të thotë: " Nëse duhet të lëvdohem ‑ do të lëvdohem me ligshtitë e mia... “…iu luta Zotit të largohet prej meje. Por Ai m’u përgjigj: “Të mjafton hiri im, sepse fuqia përsoset në ligështi”. Për këtë arsye me kënaqësi do të krenohem edhe më tepër me ligështitë e mia që të banojë në mua fuqia e Krishtit (2 Ko. 11,30; 12,8-10).


  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 22 Ord. VITI C.

    MË 28 – 8 – 2022.


    Ps. 68, 4-5, 6-7, 10-11.


    4 Kurse të drejtët le të gëzohen në praninë e Hyjit, le të galdojnë e le të brohorisin me hare. 5 Këndoni Hyjit, madhërojeni Emrin e tij, bëni udhë Atij që kalëron mbi re: “Zot” është Emri i tij, vallëzoni në praninë e tij!
    6 Ati i bonjakëve, mbrojtësi i të vejave është Hyji në banesën e vet të shenjtë. 7 Hyji u siguron banesën të pashtëpive, u hap të burgosurve derën e lirisë, kundërshtarët i flak në shkretëtirë të thatë.
    10 Shi të mbushullimtë lëshoje, o Hyj, e ripërtërije trashëgimin tënd të lodhur. 11 Gjëja e gjallë jotja banonte në atë vend që në mirësinë tënde, o Hyj, e përgatite për të mjerin.



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    “ZOT” ËSHTË EMRI I TIJ”.


    Një fjali shumë e vogël që duket si asgjë, e jep tonin e psalmit të sotëm:
    "Zot-Javeh” është emri i tij".
    Ky emër i famshëm që vetë Hyji ia shpalli Moisiut, thotë praninë e përhershme të Perëndisë në mes të popullit të tij. Dhe për shkak se ai i rrethon ata në çdo kohë me përkujdesjen, me shqetësimin e tij, secili nga vargjet që këndohen në këtë psalm, mund të lexohen në disa nivele.
    Është njëkohësisht për pasurinë dhe kompleksitetin e këtij psalmi, që ne mund ta këndojmë atë në çdo kohë, kur ndihemi të shqetësuar! Duke kërkuar ta kuptojmë sa më mire është e mundur pasurinë e këtij psalmi, do të përpiqem të përcjell (të paktën pak) këto nivele të ndryshme:
    “Kurse të drejtët le të gëzohen në praninë e Hyjit, le të galdojnë e le të brohorisin me hare. Këndoni Hyjit, madhërojeni Emrin e tij, bëni udhë Atij që kalëron mbi re: “Zot” është Emri i tij, vallëzoni në praninë e tij!” (v.4-5).
    Nuk mund të mos përmendet, sigurisht, kërcimi i Davidit, gjatë transferimit të arkës në Jeruzalem. Por, më thellë është gëzimi i popullit të çliruar nga Egjipti që është në pyetje këtu; le të kujtojmë këngën e vetë Moisiut pas kalimit të detit. Atëherë Maria profeteshë, motra e Aronit, mori dajren në dorën e vet; pastaj dolën të gjitha gratë me dajre e filloi vallja! Maria po i printe këngës:
    “Le t’i këndojmë Zotit, sepse mrekullisht ngadhënjeu: kalë e kalorës plandosi në fund të detit” (Dal. 15,20-21).
    Pastaj erdhën ndërhyrjet e shumta të Zotit gjatë Eksodit: janë kaq shumë arsyet, tani e tutje, për të kënduar dhe kërcyer. Në vargjet e kësaj të diele, këta dallohen më shumë dhe është mire që të kujtohen:
    “Ati i bonjakëve, mbrojtësi i të vejave është Hyji në banesën e vet të shenjtë. Hyji u siguron banesën të pashtëpive, u hap të burgosurve derën e lirisë” (v. 6-7).
    E në vargjët 10 e 11 psalmi vazhdon duke përkujtuar lavdinë e shkretëtirës:
    “Shi të mbushullimtë lëshoje, o Hyj, e ripërtërije trashëgimin tënd të lodhur. Gjëja e gjallë jotja banonte në atë vend që në mirësinë tënde, o Hyj, e përgatite për të mjerin”.
    Kjo ishte përvoja e parë e Izraelit. Por ne tashmë e dimë se çdo aludim për çlirimin synon jo vetëm atë çlirim të parë, atë të Eksodit nga Egjipti, por edhe kthimin nga Mërgimi në Babiloni dhe përsëri të gjitha çlirimet e tjera, domethënë çdo herë që individët ose i gjithë populli përparojnë drejt drejtësisë dhe lirisë më të madhe. Më në fund, dhe ndoshta mbi të gjitha, ai që ende presim, çlirimi përfundimtar nga të gjitha zinxhirët e të gjitha llojeve. “Të robërve, ai u liron”. Natyrisht, ne të krishterët mendojmë këtu për Ringjalljen e Krishtit dhe për ringjalljen tonë.



    “KËNDONI HYJIT, MADHËROJENI EMRIN E TIJ”.

    Një tjetër kujtim i Eksodit, në vargjet tona të sotme, na jep mundësinë të lexohet ky psalm në një mënyrë që mund të thuhet se leximet janë të “mbivendosura”:
    “Shi të mbushullimtë lëshoje, o Hyj, e ripërtërije trashëgimin tënd të lodhur”. Ti ke derdhur mbi trashëgiminë tënde (popullin tënd) një shi bujar”. Kjo është një përkujtim të manës: natyrisht është niveli i parë i leximit. Libri i Eksodit thotë:
    "Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Ja, unë po bëj t’ju bjerë bukë prej qiellit. Le të dalë populli e le të mbledhë, aq sa t’i dalë mjaft për çdo ditë... Posa u bë mbrëmje, ia behën shkurtat dhe e mbuluan tëbanishën, kurse në mëngjes një shtresë vese rreth e rrotull zemërimiës. E kishte mbuluar sipërfaqen e shkretëtirës! Atëherë u duk mbi tokë kokërrizë e hollë porsi brymë. Kur e panë bijtë e Izraelit, i thanë njëri‑tjetrit: “Manhu?” /që do të thotë: “Çfarë është kjo?”/. Sepse nuk dinin se çka ishte. Moisiu u tha: “Kjo është buka që Zoti jua dha për ta ngrënë" (Dal. 16:4.13-15).
    Në nivelinn e dytë është gjithashtu, me shumë mundësi, shiu i dobishëm, ai për të cilin lutet aq shpesh atje, sepse kushtëzon gjithë jetën. Pa “shiun e mbushullimtë ”, Toka e Premtuar nuk rrjedh “më qumësht e mjaltë”.
    Ka pasur thatësira të paharrueshme (dhe për rrjedhojë zi buke) në të kaluarën: për të filluar, ne e dimë historinë e Jozefit dhe të shtatë viteve të thatësirës së tmerrshme që sollën vëllezërit e tij, bijtë e Jakobit, pastaj vetë Jakobi të shkojnë në Egjipt. Pastaj, në kohën e profetit Elia (1 Mb 17-18): kjo thatësirë ishte rasti i një konfrontimi të madh midis vetë Elias dhe mbretëreshës Jezabel, një pagane, adhuruese e Baalit, të ashtuquajturi perëndisë së pjellorisë, të stuhisë dhe të shiut.
    “Ti ke derdhur mbi trashëgiminë tënde (popullin tënd) një shi e mbushullimtë”: mund të lexohet: “Vetëm ti, o Zot, gjithmonë i ke shpërndarë përfitimet e tua mbi Popullin e Zgjedhur, Popullin e Besëlidhjes”.
    Ne dimë për një tjetër zi buke të famshme, këtë herë në kohën e Perandorisë Romake, nën Perandorin Klaudi; ne e dimë se me këtë rast, komuniteteve të krishtera të të gjithë pellgut të Mesdheut (në rajonet e pa prekura nga uria) u kërkua që të vijnë në ndihmë financiare të viktimave të fatkeqësisë. Shën Pali ia bëri komunitetit të Korinthit një thirrje, e një qortim të vogël për mungesën e dëshirës së korintasve për të hapur çantat e tyre (2 Kor. 8 dhe 9).
    Nga ana jonë, edhe ne të krishterët kemi arsye për të falënderuar. Mana, buka jonë e përditshme, na ofrohet në Jezu Krishtin, buka e vërtetë e gjallë e zbritur nga qielli: “Unë jam buka e jetës. Etërit tuaj hëngrën manën
    në shkretëtirë dhe vdiqën.
    Kjo është buka që zbret nga qielli: që, kush ta hajë atë, të mos vdesë askurrë.
    Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është trupi im ‑ për jetën e botës” (Gj. 6,48-51).

    Po, me të vërtetë: “…të drejtët le të gëzohen në praninë e Hyjit, le të galdojnë e le të brohorisin me hare. Këndoni Hyjit, madhërojeni Emrin e tij, bëni udhë Atij që kalëron mbi re: “Zot” është Emri i tij, vallëzoni në praninë e tij!”.

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 22 Ord VITI C

    MË 28 -8- 2022.


    UNGJILLI: Lk. 14,1a.7-14.


    1 Një të shtunë
    Jezusi shkoi në shtëpinë e një kryetari farisenjsh
    për të ngrënë bukë
    e të pranishmit po e vërenin dijekeqas…
    7 Duke vënë re se si të grishurit zgjidhnin vendet e para, u tha këtë shëmbëlltyrë:
    8 “Kur ndokush të të ftojë në dasëm, mos u ul në krye të vendit, pse ndoshta është i grishur ndonjë që duhet nderuar më tepër se ti,
    9 që, kur të vijë ai që të ka thirrur ty dhe atë, të mos të të thotë: ‘Lëshoja vendin këtij!’ Atëherë të duhet, plot turp, të shkosh e të zësh vendin e fundit.
    10 Përkundrazi, kur të jesh i grishur, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka grishur, të të thotë: ‘Mik, ngjitu më lart!’ Atëherë ke për të qenë i nderuar në sy të të gjithë të grishurve. 11 Vërtet, kushdo e lartëson veten, do të përvujtërohet e kush e përvujtëron vetveten, do të lartësohet”.
    12 Atëherë iu drejtua edhe atij që e kishte grishur:
    “Kur shtron drekë ose darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, sepse mund të ndodhë që edhe ata të thërrasin ty për ta kthyer nderën e kështu ta shpërblejnë. 13 Por, kur të bësh gosti, grish skamnorë, të gjymtë, të çalë e të verbër.
    14 Atëherë do të jesh i lum, sepse këta nuk kanë me çka ta kthejnë dhe do të shpërblehet në të ngjallur të të drejtave”.



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    JEZUSI DHE FARISENJTË


    Në Ungjillin e Shën Lukës, ne gjejmë shpesh që Jezusi u ftua disa herë për të ngrënë bukën në shtëpinë e disa njerëzve: te Simon fariseu (7.36); te Marta dhe Maria (10.38); përsëri te një farise (11.37); te Zakeu (19); përkujtojmë edhe vaktin e Pashkëve (22). Rëndësia që Jezusi u jepte vakteve madje i bëri njerëzit keqdashës të thonë: “Ja, gopçi, pijaneci, miku i tagrambledhësve e i mëkatarëve!” (Lk 7:34). Tre nga këto vakte zhvillohen me farisenjtë dhe bëhen një rast për mosmarrëveshje.
    Gjatë të parës, te Simonit (Lk. 7,36), një grua me reputacion të keq kishte ardhur për t'u hedhur te këmbët e Jezusit dhe, kundër të gjitha gjasave, ai e kishte dhënë si shembull; herën e dytë (Lk. 11,37) ishte gjithashtu rasti i një keqkuptimi të rëndë, këtë herë sepse Jezusi nuk kishte larë duart para se të ulej për të ngrënë: debati kishte shkuar shumë keq dhe Jezusi kishte shfrytëzuar rastin për të shqiptuar një diatribe të ashpër... Kështu Luka e mbyll episodin duke thënë: “Kur Jezusi doli prej andej, skribët e farisenjtë filluan ta sulmojnë rëndë dhe t’i bëjnë shumë pyetje, duke i ngrehur leqe për ta zënë pisk në ndonjë fjalë prej gojës së tij. (Lk. 11, 53-54).
    Teksti që po lexojmë sot tregon për një vakt të tretë me një farise: Luka e vendos atë në një ditë të shtunës. Ne e dimë rëndësinë e Shtunës në jetën e popullit të Izraelit: këtë ditë pushimi ("Shabat" në hebraisht do të thotë të ndërpresësh çdo veprimtari), Populli i Zgjedhur kishte bërë një ditë festimi dhe gëzimi për nder të Zotit të tij. Festa e krijimit të botës, festa e çlirimit të njerëzve të nxjerrë nga Egjipti... duke pritur festën e madhe të Ditës kur Zoti do të ripërtërijë të gjithë Krijimin. Në kohën e Jezusit, festa ishte gjithmonë aty, dhe një darkë solemne shënonte këtë ditë: vakt që shpesh ishte rasti për të pritur bashkëfetarë; por ndalimet rituale të Ligjit ishin shumëfishuar aq shumë, saqë respektimi i recetave kishte errësuar për disa thelbësoren: bamirësinë, dashurinë vëllazërore. Atë ditë, në fillim të vaktit, një fakt që nuk lexohet në leximin tonë liturgjik është në zanafillë të bisedave: Jezusi shëron një të sëmurë që vuan me hidropizi. Ishtë një mundësi për diskutime të mëtejshme rreth tryezës, sepse Jezusi akuzohet se ka thyer rregullin e pushimit të shtunës.
    Nuk duhet të habitemi nga ajo që na thotë Ungjilli për marrëdhënien mes Jezusit dhe farisenjve, një përzierje simpatie dhe ashpërsie ekstreme nga të dyja anët. Simpati, sepse farisenjtë ishin njerëz shumë të mirë. Kujtojmë se lëvizja fetare “farise” lindi rreth vitit 135 para Krishtit për një dëshirë për konvertim; emri i tij, që do të thotë "i ndarë", paralajmëron një zgjedhje: refuzimi i çdo kompromisi politik, i çdo lëshimi në praktikën fetare; dy probleme në rendin e ditës në vitin 135. Në kohën e Krishtit, entuziazmi i tyre nuk u dëmtua, as guximi i tyre: nën Herodin e Madh (39-4 p.e.s.), gjashtë mijë prej tyre që refuzuan t'i jepnin betimin për besnikëri Romës dhe Herodit u ndëshkuan me gjoba të rënda. Ruajtja e identitetit të tyre fetar bazohet në një respekt shumë të madh për traditën: kjo fjalë “traditë” nuk duhet kuptuar në mënyrë negative; tradita është pasuria e marrë nga etërit: gjithë mundi i gjatë i të moshuarve për të zbuluar sjelljen që kënaq Zotin, transmetohet në formën e porosive që rregullojnë detajet më të vogla të jetës së përditshme. A është kjo në vetvete e kundërshtueshme? Dhe udhëzimet e farisenjve, të shkruara pas vitit 70 (ad. J.C.) janë shumë të ngjashme, për disa, me ato të vetë Jezusit. (Ata sigurisht nuk e kopjuan atë që e quajtën "herezi e krishterë").
    Prandaj fariseizmi (si lëvizje) është mjaft i respektueshëm. Dhe Jezusi nuk e sulmon kurrë. Ai as nuk refuzon të flasë me ta (siç dëshmohet nga këto vakte; shih gjithashtu Nikodemi ( Gjn. 3).



    KUJDES NGA VETËKËNAQËSIA

    Por ideali më i bukur fetar mund të ketë kurthet e veta: ashpërsia e respektimit mund të krijojë një ndërgjegje shumë të mirë dhe t'i bëjë njerëzit përçmues ndaj atyre që nuk bëjnë të njëjtën gjë. Më thellësisht, dëshira për t'u "ndarë" nuk është pa paqartësi; kur e dimë se plani i Perëndisë është një projekt i mbledhjes në dashuri. Këto devijime frymëzuan disa fjalë të ashpra nga Jezusi: ato synojnë atë që quhet “fariseizëm”; të gjitha lëvizjet fetare të të gjitha kohërave janë të afta për këtë: shëmbëlltyra e kashtës dhe e traut është aty për të na kujtuar atë.
    Në pamje të parë, këshilla e dhënë nga Jezusi gjatë vaktit për zgjedhjen e vendeve dhe zgjedhjen e të ftuarve mund të kufizohej në rregullat e drejtësisë dhe filantropisë. Në Izrael si kudo tjetër, të urtët shkruan mësime shumë të bukur për këto tema; për shembull, në librin e Fjalëve të Urta, 25,6-7:
    “ Para mbretit mos u mba i madh
    dhe mos qëndro në vend të të mëdhenjve,
    sepse është më mirë të të thuhet: “Ngjitu këtu!”,
    sesa të përulesh në sytë e princit”.
    Dhe në librin e Siracidit, 13, 9-10, lexohet, në përkthimin e “Vulgatës”: “Humiliare Deo, et exspecta manus ejus. Attende ne seductus in stultitiam humilieris” (Përvujtërohu para Hyjit e shpreso prej dorës së tij. Kujdesu të mos lëjosh të mposhte=ësh për shkak të marrësisë sate – në përkthimin e Filipaj) Por në këtë kapitull flitet për marrëdhënjet në shoqëritë, dhe për këtë arsye në biblat “moderne” këtë dy vargje Si. 13,9-10 kanë atë kuptim që gjëjmë në përkthimin e Biblës ndërkonfesionale në shqip:
    “Kur të fton një i pushtetshlëm,
    shmangu,
    se pastaj të fton prapë.
    Mos u turr se të kthejnë pas,
    mos rri larg se të harrojnë” (Krh: Bibla e Jerusalemit, C.E.I., T.O.B....)
    Kthehet kështu në ato keshilla të dhëna nga njerëz të urtë për një sjellje të mirë në shoqërinë.
    Por mësimi i Jezusit shkon shumë më tej: si profetët, ai kërkon me forcë t'u hapë sytë farisenjve para se të jetë tepër vonë; shumë vetëkënaqësi mund të të çojë në verbëri. Pikërisht për shkak se farisenjtë ishin njerëz shumë të mirë, e ndjekës besnikë të fesë hebraike, Jezusi demaskon në ta rrezikun e përbuzjes ndaj të tjerëve; tani Jezusi e ka gjithmonë para syve ardhjen e Mbretërisë: për të hyrë në të, thoshte ai shpesh, duhet të bëhesh si fëmijë të vegjël (krh Lk 9,46-48; Mt 18,4). Konvertimi që të çon në Mbretëri është i mundur vetëm nëse njeriu e njeh veten si të dobët përpara Hyjit: e vërteton shëmbëlltyra e fariseut dhe të tagrambledhës (Lk 18:10-14).
    Farisenjtë rrezikojnë të jenë shumë larg pritjes së të varfërve dhe të gjymtuarve, që është shenja kryesore e Mbretërisë:
    Jezusi" Atëherë iu përgjigj:
    “Shkoni e tregojini Gjonit çka patë e çka dëgjuat:
    ‘të verbërit po fitojnë dritën e syve’, të shqeptët po ecin drejt, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen e ‘skamnorëve u shpallet Ungjilli’.
    I lumi ai që nuk do ta bjerrë besimin në mua!” (Lk. 7,22-23).
    Ata që i mirëpresin dhe i respektojnë këta të përulurit pa pritur kthim do të marrin pjesë me ta, thotë Jezusi, në ringjalljen e premtuar. Ja çfarë nënvizon Shën Jakobi në letrën e tij: “Vëllezërit e mi, mos e përzieni fenë e Zotit tonë Jezu Krishtit të madhërueshëm me krahambajtje!” (Jak 2,1).

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 23 Ord. VITI C.

    MË 4 – 9- 2022.


    LEX. I PARË: Ur. 9, 13-18.


    13. E njëmend cili njeri mund ta dijë synimin e Hyjit?
    Kush do të mund të kujtohet se çka do Zoti?
    14. Frikacake janë mendimet e të vdekshmëve,
    dhe të dyshimta parashikimet tona:
    15. sepse trupi i shkatërueshëm e mundon shpirtin
    dhe tenda tokësore e ndrydh mendjen përsjatëse.
    16. Mezi parafytyrojmë gjërat tokësore,
    madje edhe sendet që i kemi në dorë
    mezi i kuptojmë.
    E kush atëherë do t’i shqyrtojë gjërat qiellore?
    17. E kush e kishte njohur vulnetin tend
    po të mos kishe dhuruar ti vetë urtinë
    e të mos kishe dërguar prej së larti
    shpirtin tënd të shenjtë?
    18. Vetëm kështu u bënë të drejta shtigjet
    E atyre që janë në tokë,
    Dhe vetëm kështu njerëzit mësuan çfarë të pëlqen
    E, në sajë të urtisë, qenë shëlbuar.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    CILI NJERI MUND TA DIJË SYNIMIN E HYJIT?


    Urtësia, në kuptimin biblik, është njohja e asaj që të bën të lumtur apo të pakënaqur, arti i të jetuarit në një farë mënyre. Populli i Izraelit, si të gjithë fqinjët e tij, ka zhvilluar një reflektim të tërë për këtë temë, që nga mbretërimi i Salomonit. Por kontributi i Izraelit, në këtë fushë, është mjaft origjinal; ai qëndron në dy pika: për njerëzit e Biblës, së pari, vetëm Zoti i di sekretet e lumturisë së njerëzve; dhe kur njeriu pretendon t'i zbulojë vetë, ai në mënyrë të pashmangshme shkon në rrugën e gabuar: ky është mësimi i Kopshtit të Edenit. Por së dyti (dhe për shumë fat), Zoti ia zbulon popullit të tij së pari (të gjithë njerëzimit pastaj) këtë sekret lumturie.
    Ky është pikërisht kuptimi i tekstit që lexohet në dielën 23 Ord, viti C. leximi i parë: mesazhi i pare është një mësim përulësie.
    Isaia kishte thënë tashmë diçka të ngjashme:
    "Mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja,
    thotë Perëndia...
    Rrugët e mia nuk janë rrugët tuaja" (Is. 55,8).
    Ishte e qartë. Libri i Urtësisë është shkruar shumë kohë pas librit të profetit Isaia, ka një stil krejtësisht të ndryshëm, por thotë të njëjtën gjë:
    "Cili njeri mund të zbulojë qëllimet e Zotit?...
    Kush mund ta kuptojë vullnetin e Zotit?"
    Me fjalë të tjera, ne nuk duhet të gënjejmë veten, jemi njëqind milje larg nga ajo që mendon Zoti... Kjo duhet të na bëjë modestë: ne besojmë lehtësisht se kemi kuptuar gjithçka dhe se flasim me siguri. .. E po jo, duhet të pranojmë me përulësi se nuk kemi as idenë më të vogël se çfarë mendon Zoti! Përveç asaj që na tha shprehimisht me gojën e profetëve të tij, sigurisht!
    Kemi përshtypje se këtu dëgjojmë sot diçka që kemi lexuasr në librin e Jobit:
    “12 Mirë por Dija ku mendon se gjendet?
    Ku është vendi i Kuptimit?
    13 Përbërjen s’ia di njeriu,
    nuk gjendet në tokën e të gjallëve…
    23 Vetëm Hyji ia di udhën,
    ku qëndron veç Ai e di!”(Job. 28,12-13,23).
    Pak më tej, gjithmonë në librin e Jobit (kapitujt 38 deri në 41) Zoti i kujton Jobit kufijtë e tij: në fund të demonstrimit, Jobi e ka kuptuar, ai përkulet, ai pranon:
    2 “Mirë e di se je i gjithëpushtetshëm,
    çka sheston, në gjendje je ta bësh!
    3 Kush është ai që me fjalë të marra
    provaninë hyjnore e errëson?
    Prandaj fola si i pamend
    për mrekullitë që s’i kuptoj”(Job 42,2-3).
    “Mezi parafytyrojmë gjërat tokësore,
    madje edhe sendet që i kemi në dorë
    mezi i kuptojmë.
    E kush atëherë do t’i shqyrtojë gjërat qiellore?” (v.16).
    Për t'iu rikthyer tekstit tonë të librit të Urtësisë, është interesante të theksohet se ky relativizim i njohurive të mendjes njerëzore zhvillohet në mjedisin më intelektual të mundshëm: libri i Urtësisë u shkrua në Aleksandri të Egjiptit, që sigurisht ishte në atë kohë kryeqyteti i inteligjencës! Aty u zhvilluan shumë disiplinat shkencore dhe filozofike dhe Biblioteka e Aleksandrisë ka mbetur e famshme. Pikërisht këtyre mendjeve të mëdha autori besimtar u kujton kufijtë e dijes njerëzore:
    “Frikacake janë mendimet e të vdekshmëve,
    dhe të dyshimta parashikimet tona” (v. 14).
    Një sqarim i vogël për vargun 16:
    “Mezi parafytyrojmë gjërat tokësore,
    madje edhe sendet që i kemi në dorë mezi i kuptojmë.
    E kush atëherë do t’i shqyrtojë gjërat qiellore?”.
    Ne e kemi të vështirë të imagjinojmë atë që është në tokë dhe mezi e kuptojmë atë që kemi në dorë; prandaj çfarë ka në qiej, kush e ka zbuluar atë?
    Duke lexuar ose duke dëgjuar këtë me vëmendje, dikush do të besonte se kjo do të thotë: kur të kemi mbaruar së zbuluari tokën, mund të kërkojmë të kuptojmë se çfarë është në qiell; është vetëm një çështje e distancës apo nivelit të njohurive. Por autori i Librit të Urtësisë në fakt na thotë diçka krejt tjetër: nuk është vetëm një çështje e nivelit të njohurive, sikur një ditë apo një tjetër, ne duhej të arrinim nivelin e duhur dhe të zbulonim misteret e Zotit në fund të jetës sonë. Arsyetimi dhe hulumtimi ynë është një çështje e natyrës: ne jemi vetëm njerëz, ka një humnerë midis Zotit dhe nesh. Nga ana e autorit të frymëzuar, ka një pohim të asaj që quhet transcendenca e Zotit: domethënë, Zoti është krejtësisht Tjetri.



    “TI VETË E KE DHURUAR URTËSINË…TI E KE DËRGUAR PREJ SË LARTIT,

    SHPIRTIN TËND TË SHENJT”.



    Prandaj ne duhet të kemi kthjelltësinë për ta njohur atë dhe për të braktisur pretendimet tona krenare për të kuptuar dhe shpjeguar gjithçka: Zoti është plotësisht Tjetri; mendimet e tij nuk janë mendimet tona, siç thotë Isaia, ato janë përtej mundësive tona; kjo është arsyeja pse ne flasim për mistere, në kuptimin e sekreteve të Zotit.
    Por pikërisht, (e ky është mësimi i dytë i këtij teksti) është kur njohim pafuqinë tonë që vetë Zoti na zbulon atë që nuk e zbulojmë vetë.
    Ai na jep Shpirtin e tij:
    “Kush do ta dinte vullnetin tënd,
    po të mos kishe dhënë diturinë
    dhe të mos kishe dërguar
    Shpirtin tënde të Shenjtë nga lart?” (v.17).
    Atë mësim letra drejtuar Efesianëve e përkthen kështu:
    "Ai na vuri në dijeni mbi misterin e vullnetit të vet
    ‑ synim që lirisht kishte vendosur
    që më parë ta kryente në Të ‑
    kur të plotësohej koha” (Ef. 1,9-10).
    Është Hyji që na ka bërë të njohim misterin e vullnetit të tij...
    Për ne, të pagëzuar, të konfirmuar, ky pasazh merr një rëndësi të veçantë! Leximet e tjera të kësaj të dielës do të na tregojnë se çfarë sjelljesh të reja frymëzon tek ne Shpirtin shenjt që banon brenda nesh.
    Për pjesën tjetër, duket se ky tekst zhvillon një konceptim për njeriun që nuk është i zakonshëm në Bibël; ai e përshkruan njeriun si një qenie të ndarë, të përbërë nga dy elementë: një shpirt jomaterial dhe një “tendë” materiale që e përmban:
    “…trupi i shkatërueshëm e mundon shpirtin
    dhe tenda tokësore e ndrydh mendjen përsjatëse” (v.15).
    Një trup që prishet, rëndon shpirtin tonë dhe na rëndon mendjen me një mijë mendime. Ne nuk jemi mësuar me këtë lloj gjuhe, me dukje dualiste, në Bibël, e cila zakonisht thekson më tepër unitetin e Shpirtit dhe të trupit të qenies njerëzore. Në realitet, nëse autori i librit të Urtësisë (që shkruan në një mjedis grek, le të mos e harrojmë këtë) përdor një fjalor që nuk do t'i largojë lexuesit e tij grekë, nuk është një dualizëm i qenies njerëzore që përshkruan, por lufta e brendshme që bëhet tek secili prej nesh dhe që Shën Pali e përshkruan aq mirë: “…pasi nuk bëj të mirën që dua, por të keqen që nuk e dëshiroj, atë bëj”(Rom 7,19).
    Në fund të fundit, ky tekst jep kontributin e vet në zbulimin e madh biblik, i cili është i dyfishtë: Zoti është edhe Plotësisht Tjetri, edhe Plotësisht i afërt. Zoti është Gjithë Tjetri: “Cili njeri mund të zbulojë qëllimet e Zotit? Kush mund t'i kuptojë qëllimet e Zotit? “... Në të njëjtën kohë, ai e bën veten shumë pranë njeriut: “Ti ke dhënë Urtësinë dhe dërgove Shpirtin tënd të Shenjtë nga lart... Kështu njerëzit kanë mësuar atë që të pëlqen dhe, nëpërmjet Urtësisë, janë shpëtuar”.

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,834
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 23 Ord VITI C

    MË 4 – 9 – 2022.


    Ps. 90, 3-4,5-6,12-13,14.17


    3 Ti e kthen njeriun në pluhur duke thënë: “Kthehuni, bijtë e Adamit!” 4 Sepse mijëra vjet për sy të tu janë si dita e djeshme që kaloi, porsi ndërresa e rojës së natës!
    5 Ti i zhduk në gjasim të gjumit 6 që në mëngjes kalon si bari; lulëzon në mëngjes edhe gjelbëron, në mbrëmje korret edhe vyshket!
    12 Na mëso ashtu t’i numërojmë ditët tona që zemra jonë dijes t’ia mbërrijë. 13 Kthehu, o Zot! Deri kur kështu? Deh, ki mëshirë për shërbëtorët e tu!
    14 Na e trego në mëngjes mëshirën tënde e do të gëzohemi e do të galdojmë të gjitha ditët e jetës sonë.
    17 Rëntë mbi ne mirësia e Zotit, Hyjit tonë, bëj të shkojë mbarë vepra e duarve tona, të përparojë vepra e duarve tona.
    .


    LECTIO DIVINA – MEDITIM - LUTJE

    PËR HYJIN TONË “MIJËRA VJET JANË SI NJË DITË”


    Nuk mund të mos na bjerë në sy koherenca e jashtëzakonshme midis këtij psalmi dhe leximit të parë të kësaj të diele, që është një pjesë nga libri i Urtësisë. Psalmi na jep një jehonë të një përkufizimi të shkëlqyer të Urtësisë:
    “Na mëso ashtu t’i numërojmë ditët tona që zemra jonë dijes t’ia mbërrijë”.
    Na mëso masën e vërtetë të ditëve tona, që zemrat tona të arrinë urtësinë.
    Ne nuk e kemi lexuar të gjithë këtë psalm (i cili ka shtatëmbëdhjetë vargje), por ato që kemi lexuar, na japin një ide të mirë të atmosferës së përgjithshme. Në veçanti, ne kemi këtu një formulë krejt të pazakontë: “Kthehu, o Zot! Deri kur kështu?”. Njeriu e fton Hyjin që të ndryshojë mendjen për hir të shërbëtorëve të tij. Fjalia që është përkthyer tani shpesh në Biblat si "pse vonon?", në hebraisht, është "deri kur?”, si në përkthimin e Simonit Filipaj. Nënkuptohet: “Tani jemi të pakënaqur, jeta jonë është në mjerim, vuajmë shumë, po ndëshkohemi për gabimet tona; por, o Hyji, mjaft, na fal dhe hiqe dënimin”. Kjo është një formulë tipike për një liturgji pendimi. Ne e kemi hasur tashmë në të njëjtin psalm disa javë më pare në liturgjinë e meshes.
    Prandaj jemi në kontekstin e një ceremonie pendimi në Tempullin e Jerusalemit. Por pse populli i Izraelit kërkon falje? Vargjet e parë sugjerojnë një përgjigje: “Ti e kthen njeriun në pluhur duke thënë: “Kthehuni, bijtë e Adamit!” Prandaj, problemi është, së pari, për fajin e Adamit, domethënë për gjendjen tonë si njerëz mëkatarë. Dhe i gjithë psalmi mediton mbi historinë e fajit të Adamit në librin e Zanafillës. Në fillim Zoti dhe njeriu ishin ballë për ballë: Zoti, Krijuesi, në përjetësinë e tij... njeriu, i vdekshëm, krijesa e tij, i ngritur nga pluhuri, në vogëlsinë e tij...
    Një nga vargjet e para të psalmit (v.2) thotë saktësisht: “Para se të lindnin malet, para se të bëhej toka dhe rruzulli, prej amshimit të amshimit ti je Hyj!”
    Para se të lindin mallet, përballë tij nuk kishte asgjë... nuk kishte gjë tjetër veçse pak pluhur. Dhe tani njeriu e mori veten për diçka... guxoi të sfidonte Zotin... tani i mbetet vetëm të meditojë për gjendjen e tij të vërtetë:
    “Numri i viteve tona? Shtatëdhjetë, tetëdhjetë për më të fuqishmit! Numri më i madh i tyre është vetëm dhimbje dhe mjerim; ata ikin, ne fluturojmë larg”.
    Përballë kësaj vogëlsie të njeriut, duhet të dëgjojmë sërish pohimin e vargut 4: “…mijëra vjet për sy të tu janë si dita e djeshme që kaloi, porsi ndërresa e rojës së natës!”
    Dhe njihet si Shën Pjetri e ka përsëritur këtë mësimin në 2 Pt. 3,8-9: "Por një gjë, fort të dashur, assesi s’duhet ta harroni, e kjo është se te Zoti një ditë është si një mijë vjet, po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme. Nuk vonon Zoti ta çojë në vend premtimin, si disa e mendojnë të ngadalshëm, por është i durueshëm me ju, se nuk do që ndokush të birret, por do që të gjithë ta kenë mundësinë të kthehen”.
    Ja ku jemi kthyer: në vendin tonë të vërtetë, domethënë shumë të vogël!
    Kaq shumë për ndërgjegjësimin tonë; prandaj pastaj vjen lutja: “ Na mëso ashtu t’i numërojmë ditët tona që zemra jonë dijes t’ia mbërrijë. Kthehu, o Zot! Deri kur kështu? Deh, ki mëshirë për shërbëtorët e tu! Na e trego në mëngjes mëshirën tënde e do të gëzohemi e do të galdojmë të gjitha ditët e jetës sonë” (v.12-14). Na mëso vlerën e vërtetë të ditëve tona: zemrat tona le të fillojnë të depërtojnë në urtësi, prandaj Ti, o Hyji nuk ke më arsye të jesh zemëruar me ne. Prandaj ji i drejtë me ne: “Kthehu, Zot, pse vono? Ndrysho mendjen për hir të shërbëtorëve të tu. Na kënaq me dashurinë tënde në mëngjes, që ditët i kalojmë me gëzim e këngë. (v.12-14).
    Zemrat tona le të depërtojnë në urtësi. Kthehu, Zot, Deri kur kështu? Ndrysho mendjen për dashurinë tënde ndaj shërbëtorëve të tu. Na kënaq me dashurinë tënde në mëngjes, që ditët i kalojmë me gëzim e këngë. Na mëso vlerën e vërtetë të ditëve tona.




    “NA MËSO VLERËN E DITËVE TONA”.



    “Na mëso vlerën e vërtetë të ditëve tona”: kjo është pikërisht e kundërta e mëkatit origjinal: urtësia e vërtetë është të jemi në vendin tonë, shumë të vogël përballë Hyjit tonë. Psalmi përdor një imazh që duhet të na ndihmojë të gjejmë vendin që na takon: ai krahason gjatësinë e jetës njerëzore, në kahasim të përjetësinë e Hyjit, me atë të barit: "Ti i zhduk në gjasim të gjumit që në mëngjes kalon si bari; lulëzon në mëngjes edhe gjelbëron, në mbrëmje korret edhe vyshket!” (v.5-6).
    Një bar që ndryshon, që lulëzon në mëngjes, por në mbrëmje thahet. . Është shumë e vërtetë që brishtësia jonë, pasiguria jonë duhet të na bëjnë të përulur: dhe përballë një vdekjeje të papritur, ne ndonjëherë themi se nuk jemi shumë!
    Nuk bëhet fjalë për të poshtëruar veten, por thjesht për të qenë të kthjellët, si duhet të jemi sipas natyrës sonë, përballë Hyjit tone, sipas natyrës së tij. Atëherë ne mund të jemi të lumtur të qetë në dorën e Zotit: “Na e trego në mëngjes mëshirën tënde e do të gëzohemi e do të galdojmë të gjitha ditët e jetës sonë” (v14). Na ngop me dashurinë tënde në mëngjes (është përkthimi që gjejmë në disa Bibla), që ditët t’i kalojmë me gëzim e këngë: kjo nuk është fjalë boshe! Kjo është vërtet përvoja e besimtarit.
    Sepse, siç kemi pasur tashmë rastin të vëmë re, në Bibël, vetëdija për vogëlsinë e njeriut nuk është kurrë poshtëruese, pasi jemi në dorën e Perëndisë: është një vogëlsi birësore, e besueshme, aq birësore dhe të sigurt sepse themëluar mbi besnikërinë dhe dashurinë e Atit, që nuk mund të na mashtrojë, saqë mund ta pyesim me siguri: (v. 16-17a): “Vepra jote të shfaqet në shërbëtorë të tu, shkëlqimi yt mbi bijtë e tyre! Rëntë mbi ne mirësia e Zotit, Hyjit tone”.
    Lëri shërbëtorët e tu të njohin veprën tënde dhe bijtë e tyre madhështinë tënde. Shkëlqimi i Zotit, Perëndisë tonë, qoftë mbi ne.
    Fjalia e fundit është edhe më e guximshme!: "… bëj të shkojë mbarë vepra e duarve tona, të përparojë vepra e duarve tona” (v.1). Duhet të konsolidohet për ne vepra e duarve tona: kjo është ndoshta puna e ndërmarrë me kaq shumë vështirësi në kthimin nga mërgimi, domethënë rindërtimi i tempullit të Jeruzalemit, në mes të kundërshtimeve të çdo lloji. Por, në përgjithësi, flet mirë për punën e përbashkët të Zotit dhe të njeriut në përfundimin e krijimit; njeriu vepron me të vërtetë, ai punon në krijim dhe është Zoti që i jep punës njerëzore qëndrueshmërinë, efektivitetin e saj. Është komenti i Shën Pjetrit që do të na lejojë ta vlerësojmë më së miri. E marr fjalinë e tij të cituar më parë, por këtë herë do të shkohet më tej:
    “Por një gjë, fort të dashur,
    assesi s’duhet ta harroni,
    e kjo është se te Zoti një ditë është si një mijë vjet,
    po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme:
    Nuk vonon Zoti ta çojë në vend premtimin,
    si disa e mendojnë të ngadalshëm,
    por është i durueshëm me ju,
    se nuk do që ndokush të birret,
    por do që të gjithë ta kenë mundësinë të kthehen…
    Po edhe duresën e Zotit tonë
    çmojeni si rast shëlbimi,
    sikurse edhe Pali, vëllai ynë i dashur,
    ju shkroi me dijen që iu dhurua” (2 Pt. 3,8-9.15).
    Kur Pjetri thotë se Hyji është i durueshëm, ai do të thotë se Hyji ynë pret pjesëmarrjen tonë në ndërtimin e mbretërisë! Atëherë mund të lutemi me zemra plot habi:
    “Na konsolido veprën e duarve tona” Si lexohet në përkthimet “më moderne” të Biblës, ose si lexohet në përktinin e Simonit Filipaj, “Rëntë mbi ne mirësia e Zotit, Hyjit tonë, bëj të shkojë mbarë vepra e duarve tona, të përparojë vepra e duarve tona” (Ps 90, 17),
    duke e ndjekur nga afër Vulgatën e Shën Jeronimit:
    “Et sit splendor Domini Dei nostri super nos; et opera manuum nostrarum dirige super nos, et opus manuum nostrarum dirige” (Ps. 89,17).

Faqja 20 prej 89 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 09:44
  2. Zbukurimet E Festave *-*
    Nga alketi83 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-01-2011, 23:54
  3. Atmosfera e Festave!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 09:25
  4. Si te ruajme linjat pak dite para festave.
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 23:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •