Close
Faqja 3 prej 91 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 903
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E LARIT VITI B

    MË 28-3-2021


    Ps 22, 2. 8-9, 17-20, 22b-24




    2 O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?
    Larg nga Shëlbimi im fjalët e dënesës sime!
    8 Gjithkush më shikon, më përqesh,
    shtrembërojnë buzët, luajnë me kokë:
    9 “Shpresoi në Zotin: le ta lirojë,
    le ta shpëtojë sepse i pëlqen Atij!”
    17 Më rrethuan qen me shumicë,
    turmë keqbërësish më rrethuan gjithkah.
    M’i shporuan duart e këmbët
    18 mund t’i numëroj të gjithë eshtrat e mi,
    e këta më shikojnë e nuk m’i ndajnë sytë.
    19 Petkat e mia ndër vete i ndajnë
    e mbi petkun tim qesin short.
    20 Por ti, o Zot, mos rri larg meje,
    fuqia ime shpejto të më ndihmosh!
    E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd,
    do të të lavdëroj në kuvendin e dheut:
    24 “Ju që e druani Zotin, lëvdojeni atë,
    mbarë fara e Jakobit, lëvdojeni atë!
    Të gjithë pasardhësit e Izraelit, nderojeni atë.




    LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.


    NGA BRITMA E SHQETËSIMIT TE FALËNDERIMET.



    Psalmi 22 ka disa surpriza: fillon me frazën e famshme: " O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?" Gjë që tërhoqi shumë bojë dhe madje edhe nota muzikore! Problemi është që hiqet ai varg nga konteksti, dhe ne shpesh tundohemi ta keqkuptojmë atë: për ta kuptuar atë, duhet të rilexohet psalmi nga fillimi e deri në fund... Psalmi është mjaft e gjatë, tridhjetë e dy vargje që rrallë lexohen deri në fund: por çfarë thotë? Është një psalm falënderimi: "E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd, do të të lavdëroj në kuvendin e dheut"(22,23). Ai që thirri: "O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?" (22,2) në vargun e parë, falënderon disa vargje më poshtë për shpëtimin e dhënë. Ai jo vetëm që nuk ka vdekur, por falënderon Zotin pikërisht sepse nuk e ka braktisur.
    Pastaj, duke e lexuar në një mënyrë sypërfaqësore, dikush mund të besojë se në Psalmin 22 flitet për Jezu Krishtin: " M’i shporuan duart e këmbët, mund t’i numëroj të gjithë eshtrat e mi (22, 17-18).
    Flitet vërtet për torturën e një personi të kryqëzuar; dhe kjo nën sytë mizorë të xhelatëve dhe turmës: "Më rrethuan dema të shumtë, mëzetërit e Basanit më qarkuan" (22,13); dhe: "Më rrethuan qen me shumicë, turmë keqbërësish më rrethuan gjithkah"; dhe më shumë: "E këta më shikojnë e nuk m’i ndajnë sytë. Petkat e mia ndër vete i ndajnë e mbi petkun tim qesin short"( 22,17-19).
    Por, ky psalm nuk u shkrua për Jezu Krishtin: ai u krijua gjatë kthimit nga Mërgimi në Babiloni: ky kthim krahasohet me ringjalljen e një njeriu të dënuar; sepse Mërgimi ishte vërtet dënimi me vdekje i këtij populli; pak më shumë, dhe do të ishte fshirë nga harta!
    Dhe kështu, në këtë Psalm 22, Izraeli krahasohet me një njeri të dënuar që gati sa nuk vdiq në kryq (le të mos harrojmë se kryqi ishte një torturë shumë e zakonshme, prandaj marrim shembullin e kryqëzimit): të dënuarit pësonin fyerje, poshtërime, gozhdat, braktisjen në duart e xhelatëve ... dhe pastaj, për mrekulli, ai shpëtoi, ai nuk vdiq. Përkthe: Izraeli u kthye nga internimi. Dhe tani ai e lë veten të shkojë në gëzimin e tij dhe ai ua tregon të gjithëve, ai e bërtet atë edhe më fort se sa bërtiti në kohën e ankthit të tij. Historia e kryqëzimit nuk është në qendër të psalmit, është aty për të nxjerrë në pah falënderimet e atij (Izraelit) që sapo shpëtoi nga shtypja dhe nga tmerri i vdekjes.
    Nga vendi i ankthit të tij, Izraeli nuk pushoi kurrë së thirruri në ndihmë dhe nuk dyshoi në asnjë moment se Zoti do ta kishte dëgjuar. Thirrja e tij ishte e fortë dhe ne tashmë e njohim mirë: "O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?": O Zot, Zoti im, pse më ke braktisur? "Është me të vërtetë një britmë ankthi para heshtjes së Zotit, por nuk është as një britmë dëshpërimi, e aq më pak një britmë dyshimi. Përkundrazi! Është lutja e dikujt që vuan, i cili guxon të bërtasë për vuajtjet e tij. Duhet të meditojmë pak këtë pjesë të psalmit, që të kuptojmë se ai na ndriçon për lutjen tonë, ma mëson si duhet të lutemi kur kemi çdo lloj vuajtjeje: kemi të drejtë të bërtasim, Bibla na fton ta bëjmë këtë.
    Ky psalm është, në fakt, kënga e kthimit nga Mërgimi: Izraeli falënderon. Ai kujton dhimbjen e së kaluarës, ankthin, heshtjen e dukshme të Zotit; ai ndihej i braktisur në duart e armiqve të tij ... Por ai vazhdon të lutet, vetëm lutja dëshmon se nuk e ka humbur plotësisht shpresën! Nëse e kemi humbur plotësisht shpresën, pse duhet të vazhdojmë të lutemi? Izraeli,në kohën e mërgimit dhe të shtypjes në Babiloni, vazhdoi të kujtonte Besëlidhjen dhe të gjitha mirësitë e Zotit.



    PSALMI 21 SI NJË SHENJË FALËNDERIMI PËR BAMIRËSITË E ZOTIT.


    Në thelb, ky psalm është i barabartë me ish-votos tanë: në mes të një rreziku të madh, njerëzit luten dhe ia bëjnë një premtim Zotit nëse i dëgjon; si, për shëmbull: "Nëse unë do të shpëtoj, unë do të ofroj një dhuratë në nder të Shenjtit që besimtarët luten në atë faltore"; dhe sapo ata shpëtojnë, menjëherë e mbajnë premtimin e tyre.
    Në disa kisha në Jug të Francës, për shembull, muret janë të mbuluara me piktura që përfaqësojnë rrethanat e rrezikut nga i cili dikush ka shpëtuar; mund të jetë një zjarr, një aksident, një anije ... gjithashtu ndonjëherë shihet një grua e re në rrezik vdekjeje në rastin e lindhjes së një fëmije, me një tufë të tërë fëmijësh rreth shtratit të saj... Përfaqësimi i asaj që pothuajse ka ndodhur, është gjithmonë dramatik; dhe ne shohim prindërit dhe të afërmit e pikëlluar që ndihmojnë të pafuqishëm: janë ata që premtuan se do të ekzekutohej kjo pikturë nëse shpëtonte ai që ishte në rrezik. Në përgjithësi, piktura është e ndarë në tre pjesë; rreziku që ndodhi ... të afërmit në lutje dhe, më lart, në një cep të qiellit, shenjti që erdhi në ndihmë. Dhe është vetë i gjithë ish-voto që shpreh falënderimin me të cilin kemi zemrat tona të plota kur gjithçka përfundon mirë.
    Psalmi ynë 22 duket tamam si një ex-voto: përshkruan mirë tmerrin e Mërgimit, ankthet e popullit të Izraelit dhe të Jeruzalemit të rrethuar nga Nabukodonozori, ndjenjën e pafuqisë përpara sprovës; dhe këtu sprova është urrejtja e njerëzve të vendit: atje mërgimtarët luten: "Zoti im, Hyji im, pse hoqe dorën prej meje?" që mund të përkthehet:" Pse, për çfarë, më ke braktisur në urrejtjen e armiqve të mi?". Dhe Zoti e di sa herë populli i Izraelit është përballur me urrejtjen e njerëzve. Por ky psalm thotë edhe më shumë, ashtu si ish-votos tanë: psalmi shpreh falënderimet e atyre që e pranojnë se i detyrohen shpëtimit të tyre vetëm Zotit: "Më shpëto prej gojës së luanit, prej brirëve të buajve të egër mua të gjorin. E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd e unë do të të lavdëroj në kuvendin e dheu: (Ps 22, 22-24). “Ju që e druani Zotin, lëvdojeni atë, mbarë fara e Jakobit, lëvdojeni atë! Të gjithë pasardhësit e Izraelit, nderojeni atë, lëvdojeni Zotin!" (Ps 22, 22-24).
    Dhe vargjet e fundit të psalmit janë një himn falënderimi. Fatkeqësisht nuk këndohen këtë të dielë të Larit, ndoshta sepse mendohet që njihen për mend:
    “Do të hanë skamnorët e do të ngihen,
    do ta lavdërojnë Zotin ata që e kërkojnë:
    ‘Rroftë zemra e tyre për amshim!’
    Do të kujtohen e do të kthehen te Zoti mbarë skajet e tokës,
    do të adhurojnë para tij mbarë familjet e kombeve...
    Shpirti im për të do të jetojë,
    në shërbim të tij do të jetë fara ime,
    breznisë së ardhshme do t’i tregohet për Zotin,
    për drejtësinë e tij do t’i tregohet popullit që vjen:“Kështu bëri Zoti”!”

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E LARIT VITI B.

    MË 28-3-2021


    UNGILLI: Mk 15, 1…39.


    1 Menjëherë në mëngjes krerët e priftërinjëve mbajtën kuvend bashkë me pleq e me skribë ‑ mbarë Këshilli i lartë e, pasi Jezusin e lidhën, e çuan dhe ia dorëzuan Pilatit. 2 Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i judenjve?” “Ti thua!” ‑ iu përgjigj Jezusi. 3 Kryepriftërinjtë e paditnin rëndë. 4 Pilati e pyeti përsëri: “Pse s’po përgjigjesh asgjë? Shih se sa po të padisin!” 5 Jezusi s’u përgjigj më asgjë aq sa Pilati mbeti i habitur. 6 Pilati për çdo të kremte të Pashkëve u lëshonte atë të burgosur që ata kërkonin. 7 Në atë kohë ishte në burg një njeri që quhej Barabë, i burgosur bashkë me kryengritës të tjerë, të cilët në një kryengritje kishin bërë vrasje. 8 Njerëzit u ngjitën lart e filluan të kërkojnë prej Pilatit të bëjë atë që kishte zakon të bëjë për ta. 9 Pilati iu përgjigj: “A doni t’jua lëshoj mbretin e Hebrenjve? 10 Sepse e dinte mirë se kryepriftërinjtë e kishin dorëzuar prej smire. 11 Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën t’ua lëshojë më mirë Barabën. 12 Pilati foli përsëri dhe u tha: “Çka (doni) të bëj me atë që (ju thoni se) është mbreti i judenjve?” 13 “Kryqëzoje!” ‑ bërtitën ata përsëri. 14 “Po ç’të keqe ka bërë?” ‑ u tha Pilati. Por ata bërtitën edhe më të madhe: “Kryqëzoje!” 15 Pilati, duke dashur të kënaqë turmën ua lëshoi Barabën, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dha ta kryqëzojnë. Ushtarët përqeshin Jezusin. 16 Ushtarët e shtinë Jezusin brenda pallatit ‑ d. m. th. në pretorium, dhe e bashkuan mbarë kohortën. 17 E veshën me mantel të kuq dhe në kokë i vunë një kurorë të gërshetuar me ferra. 18 Atëherë filluan ta përshëndesin: “Të falemi, mbreti i judenjve!” 19 Dhe i binin kresë me kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar para tij, gjasme e nderonin. 20 Pasi e vunë në lojë, ia hoqën mantelin e kuq, ia veshën petkat e tij dhe e hodhën përjashta për ta kryqëzuar. 21 Ushtarët e detyruan një kalimtar që po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenës, babanë e Aleksandrit e të Rufit, të mbartë kryqin e Jezusit. 22 Jezusin e çuan në një vend që quhet Golgota, që në përkthim do të thotë: ‘Vendi i Kafkës’. 23 I dhanë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori. 24 Atëherë e kryqëzuan dhe: ‘i ndanë petkat e tij, duke hedhur short’ ‑ çka t’i bjerë secilit. 25 Ishte ora tre kur e kryqëzuan. 26 Ishte i shkruar mbishkrimi i fajit të tij: “Mbreti i judenjve”. 27 Bashkë me të kryqëzuan edhe dy cuba, njërin në anën e tij të djathtë, kurse tjetrin në të majtën e tij. [28]. 29 Kalimtarët e shanin ‘duke tundur kokën’ e thoshin: “Hej, ti që e rrënon Tempullin dhe e rindërton për tri ditë, 30 shpëtoje, deh, veten, zbrit prej kryqit!” 31 Po ashtu edhe kryepriftërinjtë e skribët e vinin në lojë me njëri-tjetrin dhe thoshin: “Të tjerët i shpëtoi, por veten s’mund ta shpëtojë! 32 Mesia! Mbreti i Izraelit! Le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim e të besojmë!” E fyenin edhe ata që ishin të kryqëzuar me të. 33 Kur u bë ora gjashtë errësira e mbuloi mbarë dheun deri në orën nëntë. 34 Në orën nëntë Jezusi lëshoi një gjëmë të madhe: “Eloi, Eloi, lema sabahthani?” 35 Që përkthehet: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje?” Disa prej atyre që ishin pranë, kur e dëgjuan, thanë: “Ja, po thërret Elinë!” 36 Njëri prej tyre u lëshua me vrap, e lagu shpuzën në ‘uthull’, e vuri në kallam, ia dha ta ‘pijë’ duke thënë: “Lëreni të shohim pale a po vjen Elia ta ulë nga kryqi!” 37 Jezusi lëshoi një britmë të madhe ‑ e dha shpirt. 38 Atëherë perdja e Tempullit u nda më dysh prej majës e deri në fund. 39 Centurioni që rrinte përballë Jezusit, kur pa se si i doli shpirti, tha:“Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!”



    LECTIO DIVINA-MEDITIMI- LUTJA.


    VETMIA E JEZUSIT DHE HESHTJA E TIJ.


    Së pari, ne do të vërejmë dy veçanti të Pasionit të Jezusit në Mark: vetminë e dhe heshtjen e tij.
    Vetmia e Jezusit: në Pasionin sipas Shën Markut, Jezusi është veçanërisht i vetëm; pas mohimit të Pjetrit, Marku na paraqet Jezusin vetëm, nuk ka më asnjë prani miqësore në krah të tij; përmenden gratë, por vetëm pas vdekjes së tij.
    Sa i përket heshtjes së tij, është një gjë mbresëlënëse: vetëm disa fjalë në gjyq dhe më pas, Marku vëren,:"Jezusi nuk u përgjigj më". Dhe vetë Pilati është i habitur nga kjo gjë: "Pilati e pyeti përsëri: “Pse s’po përgjigjesh asgjë? Shih se sa po të padisin!” Jezusi s’u përgjigj më asgjë aq sa Pilati mbeti i habitur"(Mk 15, 4-5).
    Pastaj, në kryq, një fjalë e vetme: "Eloi, Eloi, lama sabactani?". Të interpretuar nga një ushtar romak, këto fjalë tingëllojnë si një britmë dëshpërimi; por një hebre nuk do të kishte gabuar: ata janë të parët në një këngë fitoreje; pasi, siç e kemi parë duke studiuar Psalmin 22, nuk është një britmë dëshpërimi, madje as dyshimi!
    Përballë kësaj vetmie dhe kësaj heshtjeje të Jezusit, njeriu pyet veten në mënyrë të pashmangshme: "Cili është sekreti i tij?" Në një kohë të shkurtër ai kalon nga popullariteti në përulësi të braktisjes totale, nga hyrja mbretërore në qytet te përjashtimi dhe ekzekutimi jashtë qytetit, nga njohja e dërguar nga Zoti ("Bekuar qoftë në emrin e Zotit ai që vjen") në dënim për blasfemi dhe ekzekutimi në emër të Ligjit, që do të thoshte se në sytë e të gjithëve ai ishte mallkuar nga Zoti. I njohur si Mesia, domethënë Mbreti i Izraelit, çliruesi, shpëtimtari nga pasuesit e tij dhe një turmë e tërë entuziaste, ai u likuidua shpejt pas një gjykimi të trilluar.
    Ai vetë lejoi të bëhej Mesia-Mbret në ditën e triumfit, ai vetë lejoi të bëhej edhe më shumë, Mesia-Prift në përndjekje. Duke vepruar kështu, ai ende ruan sekretin që ka mbajtur gjithë jetën e tij; vetëm pas Ringjalljes së tij, dishepujt e tij më në fund do të jenë në gjendje të kuptojnë.
    Duket se kjo maturi e historisë së Markut synon të nxjerrë në pah dy aspekte të misterit të Jezusit: Mesia-Mbret dhe Mesia-Prifti.



    MESIA-MBRETI QË PRITEJ.

    Mesia-Mbreti: edhe pse në formën e një pyetjeje, e një talljeje, pohimi i mbretërimit të Krishtit është në qendër të tregimit. Pyetja e parë që Pilati i bën këtij burri, që i është sjellë i lidhur, është: "A je ti Mbreti i Judenjve?" Ai merr vetëm një përgjigje të paqartë: "Ti thua" (15, 2). Në vijim, Pilati i jep dy herë këtë titull Jezusit: “A doni t’jua lëshoj mbretin e hebrenjve?"(V. 9) dhe: “Çka (doni) të bëj me atë që (ju thoni se) është mbreti i judenjve?”(V. 12). Dhe, çuditërisht, askush prej turmës, prej kryepriftërinjve, skribëve dhe farizenjve nuk e kundërshtoi atë.
    Pastaj vjen parodia e ushtarëve, e mantelit të kuq, e kurorës me ferra dhe e brohoritjeve: “Të falemi, mbreti i judenjve!»(15, 18). Dhe pastaj, kjo shenjë në majë të kryqit, mbase me qëllim të keq, por që sidoqoftë u njofton të gjithë kalimtarëve se "ky është Mbreti i Judenjve" (15, 26). "Edhe kryepriftërinjtë e skribët e vinin në lojë me dhe thoshin: “Të tjerët i shpëtoi, por veten s’mund ta shpëtojë! Mesia! Mbreti i Izraelit! Le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim e të besojmë!”(15, 32).



    MESIA-PRIFTI QË PRITEJ.



    Aspekti i dytë të misterit të Jezusit të nxjerrë në dritë nga tregimi i Markut: Jezusi është Mesia-Prifti.
    Është e vërtetë që në fillim kryepriftërinjtë dhe shokët e tyre marrin iniciativën: janë kryepriftërinjtë në detyrë ata që luajnë rolin e parë në dënimin dhe vdekjen e Jezusit: ata e sjellin Jezusin te Pilati dhe kontrollojnë që operacionet të zhvillohen normalisht. "Menjëherë në mëngjes krerët e priftërinjëve mbajtën kuvend bashkë me pleq e me skribë ‑ mbarë Këshilli i lartë e, pasi Jezusin e lidhën, e çuan dhe ia dorëzuan Pilatit" (15,1). Pak më vonë, janë ata që e shtynë turmën për të kërkuar lirimin e Barabbas: "Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën t’ua lëshojë më mirë Barabën" (Mk 15,11). Vetë Pilati nuk mashtrohet nga ata, pasi Marku specifikon: Pilati "e dinte mirë se kryepriftërinjtë e kishin dorëzuar prej smire"(Mk 15:10). Një smirë e justifikuar, nëse do të pranohet se, me mirëbesim, ata shqetësoheshin për suksesin e Jezusit, i cili, në sytë e tyre, po i çonte njerëzit drejt shpresave të rremë.
    Por në Ungjillin e Markut, në tregimin e tij të Pasionit të Jezusit, prifti i vërtetë, mesia-prifti i pritur, është vetë Jezusi. Sepse Marku është i vetmi me Gjonin që flet për ngjyrën e kuqe të mantelit që i është dhënë Jezusit për ta tallur. Tani e kuqe ishte ngjyra e rrobave të mbretërve dhe të kryepriftërinjve. Përqeshja supreme: ata që veshin këtë rrobë të kuqe, lejojnë që të përlyhet në këtë mënyrë; pastaj është një gjë e çuditshme që ata që për profesionin e tyre duhet të kërkonin dhe të shpallnin të Vërtetën, i kalojnë afër asaj të Vërtete ,por nuk e njohin. Vetë Jezusi kishte thënë: “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta”. Është një gjë e jashtëzakonshme që Profesioni i parë i besimit vjen nga një pagan: “Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!”.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E PASHKËS VITI B

    MË 4-4-2021.


    PSALMI:118 , 1.4.16-17.22-23.


    1 ALELUJA!
    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë,
    sepse e amshuar është dashuria e tij!
    4 Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin,
    e amshuar është dashuria e tij!
    16 “E djathta e Zotit u madhërua!
    E djathta e Zotit më lartësoi!
    E djathta e Zotit u madhërua”!
    17 S’do të vdes, të jetoj dua,
    do t’i kumtoj veprat e Zotit!
    22 Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit,
    erdhi e u bë guri i këndit;
    23 Zoti e bëri këtë gjë:
    sa mrekulli për sytë tanë!



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.


    Duhet të pranohet se ky psalm nuk është shkruar për Jezu Krishtin! Si të gjithë psalmet, ky psalm u krijua shekuj para Krishtit për t'u kënduar në tempullin në Jeruzalem. Si të gjithë psalmet gjithashtu, ai përsërit të gjithë historinë e Izraelit, këtë histori të gjatë të Besëlidhjes: kjo është ajo që quhet "vepra e Zotit, mrekullia para syve tanë ...". Është përvoja që bën që Populli i Zgjedhur të thotë: po, me të vërtetë, dashuria e Zotit është e përjetshme! Zoti e ka shoqëruar popullin e tij gjatë gjithë historisë së tyre dhe gjithmonë i ka shpëtuar ata nga sprovat e tyre.
    Kemi këtu një jehonë të këngës së fitores që njerëzit e çliruar nga Egjipti kënduan pasi kaluan Detin e Kuq: "Zoti është forca dhe fuqia ime. Ai, veç Ai, më shpëtoi!" (Da 15,2). Fjalët "punë" ose "çudi" janë gjithmonë në Bibël një aludim për çlirimin nga Egjipti. Dhe kur thuhet "aludim", fjala është shumë e dobët. Këtu flitet për "një kujtim" në kuptimin e fortë të fjalës, një kujtim e përbashkët me të gjithë anëtarët e Populli të Zgjedhur.

    " “E djathta e Zotit u madhërua! E djathta e Zotit më lartësoi! E djathta e Zotit u madhërua” (Ps 118,16). Është gjithashtu edhe ky një kujtim i çlirimit nga Egjipti. Dhe kjo vepër çlirimtare të Zotit nuk ka duruar vetëm një ditë, është e përhershme, është stypur në brendësinë e zemrave si diçka që shtyn në veprim të gjithë si një popull i vetëm. Është vërtet nga përvoja që ata që "e kanë frikën e Zotit", mund të thonë: "E amshuar është dashuria e tij". Dhe ne e dimë që njerëzit e Biblës kanë mësuar gradualisht të zëvendësojnë fjalën "frikë" me fjalën "dashuri".
    Dhe është kjo dashuri e përjetshme të Zotit që është baza e shpresës: sepse, sa herë që Populli këndon në përkujtimin e çlirimit të së kaluarës, e bën gjithashtu dhe mbi të gjitha për të marrë forcën, nga përvoja e të vjetërve, për të përballuar sprovat e së ardhmes. Zoti premton se do të dërgojë Mesinë e tij dhe Populli pret i bindur në shpresë se më në fund do të njohë lumturinë e premtuar; më në fund Populli i Zgjedhur dhe bashkë me të gjithë njerëzimi do të njohë paqen dhe drejtësinë. Plotësimi i premtimit nuk u ndodh kur u shkrua ky psalm: ishin shumë shkeljet ndaj paqes dhe drejtësisë. Por edhe ne sot, pas 2500 vjet afërshisht, nuk mund të themi që kemi arritur plotësimin e këtij premtimit.
    Por paraardhësi ynë i largët që shkruan këtë psalm, e di se Zoti është në gjendje të transformojë të gjitha situatat, duke përfshirë situatat e vdekjes në situata të jetës: " S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit!" (Ps 118,17).
    Ishte falënderimi i Populit që ishte në rrezik të vedkjes dhe e falënderoi Zotin për lirimin e tij. Kur u shkrua ky psalm, nuk mund të thuhet se besimi në ringjallje ishte përhapur dhe e pranuar; në fakt dihet mirë se besimi në ringjallje nuk u shfaq shumë vonë në Izrael; ky pohim: "Jo, nuk do të vdes, do të jetoj" është një profesion i vërtetë i besimit, por i një rendi tjetër: është siguria që Zoti nuk do ta braktisë kurrë popullin e tij: edhe në situatat më të këqija, kur e ardhmja e Popullit është e kompromentuar, me siguri Zoti do të ndërhyjë për të shpëtuar atë. Sepse thirrja e këtij populli nga ana e Zotit është pikërisht që të jetojë për " t’i kumtuar veprat e Zotit!".
    Për të dhënë një ide të këtyre përmbysjeve që Zoti është në gjendje të bëjë, huazohet gjuha e arkitektëve: "Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit" (Ps 118,22).
    Kur kompozohet ky psalm, nuk është hera e parë që imazhi i gurthemelit përdoret për të folur për punën e Zotit: Isaia e kishte bërë këtë tashmë në kapitullin 28 të librit të tij.
    Në një kohë kur shoqëria e Jeruzalemit degradohej, kur gënjeshtra, padrejtësia, korrupsioni, përbuzja e urdhërimeve të Zotit mbretëronin kudo, profeti kujtoi se ne korrim atë që kemi mbjellë: një shoqëri e tillë shkon drejt shkatërrimit të saj. Isaia më pas tha diçka si: “Ju mbështeteni te era; mund të thuhet se vërtet dëshironi të vdisni ("bëtë një pakt me vdekjen" ...) Ju e dini shumë mirë, megjithatë, se ligji dhe drejtësia janë të vetmet vlera të sigurta ... Ju jeni si ndërtuesit që zgjedhin gurët më të këqinj për të bërë themelet dhe i refuzojnë sistematikisht gurët e mirë dhe të fortë: të përkthehet vlerat e vërteta.
    Por një profet nuk qëndron kurrë në aspektet negativë të realitetit! Sepse Zoti kurrë nuk e braktis popullin e tij ... Ndërtimi ka filluar keq? A kanë bërë keq arkitektët punën që u ishte besuar atyre? Mos u shqetëso ... Zoti do të marrë përsipër vetë operacionet. Ai do të rivendosë ligjin dhe drejtësinë në Jeruzalem. Ai do ta bëjë atë si një arkitekt, ai në një farë mënyre do të rindërtojë qytetin e tij! Por mbi një bazë të shëndetshme këtë herë.
    Këtu është ky pasazh nga Isaia: “Ja, unë do të vë për themel një gur në Sion, gur të sprovuar, këndor, të çmueshëm, të themeluar; kush të besojë, s’do të marrakotet" (Is. 28,16).
    Psalmi ynë merr këtë imazh të gurthemelit dhe e specifikon atë për të njoftuar përmbysjen spektakolare që Zoti do të veprojë. Pikërisht mbi të gjitha këto vlera të përçmuara nga sundimtarët e këqinj, Zoti do të ndërtojë një shoqëri të re; më mirë, është nga të gjithë të vegjlit, të përulurit, të përçmuarit, që ai do të lindë njerëzit e rinj! " Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit; Zoti e bëri këtë gjë: sa mrekulli për sytë tanë!" (Ps 118, 22v).
    Vetë Jezusi citoi në shëmbëlltyrën e vreshtarëve vrasës, këtë fjalë profetike: "Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit" (vreshtarët vrasës vrasin djalin e pronarit); e gjejmë këtë shëmbëlltyrë në tre ungjinjtë sinoptikë: kjo gjë e vërteton rëndësinë e kësaj teme në brezin e parë të krishterë (Mt 21: 33-46; Mk 12, 1-12; Lk 20, 9-19).
    Prandaj është krejt e natyrshme që ky psalm është bërë ngazëllimi paskal i shkëlqyeshëm. Krishti është ai gur i përbuzur, i refuzuar nga ndërtuesit: por ai është bërë gurthemeli, guri themeltar i njerëzimit të ri. Tani njerëzimi i çliruar nga vdekja mund të këndojë së bashku me të: "S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit!”
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 31-03-2021 më 10:47

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E PSHKËS VITI B.

    MË 4-4-2021.


    LEXIMI I PARË: Va. 10, 34-43


    34 Atëherë Pjetri mori fjalën e tha: “Tani me të vërtetë po e marr vesh se Hyji nuk i mban kujt krah, 35 përkundrazi ‑ në çdo kombësi i pëlqen ai që e ka frikën e tij dhe që e zbaton drejtësinë. 36 Ai u dërgoi Fjalën e vet izraelitëve dhe ua shpalli Ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit që është Zotëria i të gjithëve. 37 Ju e dini çka ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galileja, pas pagëzimit që predikoi Gjoni, 38 se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet; atë që e përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtetin e djallit, sepse Hyji ishte me të. 39 Ne jemi dëshmitarë për gjithçka që bëri në mbarë krahinën e Judesë e në Jerusalem. E vranë “duke e varur në shtyllë”! 40 Hyji e ngjalli të tretën ditë dhe bëri që të dëftohet i gjallë 41 ‑ jo mbarë popullit në përgjithësi, por dëshmitarëve prej Hyjit të paracaktuar ‑ neve që bashkë me të kemi ngrënë e kemi pirë pasi u ngjall prej të vdekurish. 42 Ai edhe na urdhëroi t’i predikojmë popullit e t’i japim dëshmi se Jezusi prej Hyjit është caktuar Gjykatës i të gjallëve e i të vdekurve. 43 Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët: në fuqi të Emrit të tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në Të”.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.


    Pjetri ishte në Cezare-sur-Mer (atje ishte me të vërtetë një garnizon romak) dhe ai hyri në shtëpinë e Cornelius, një oficer romak.
    Si erdhi deri atje? Dhe çfarë po bën ai atje? Në fakt, nëse Pjetri është atje, kjo është për shkak se ai ishte shtyrë disi përreth nga Shpirti Shenjt. Ne duhet të rilexojmë tregimin e vizionit të Jopas në të njëjtin kapitull të Veprave. Nga ana tjetër, jo shumë kohë më parë, Pjetri sapo kishte bërë dy mrekulli: ai shëroi një burrë, Eneas, në Lydda dhe më pas, ai ringjalli një grua, Tabitha, në Joppa: Jaffa e sotme (Va. 9, 32 - 43). Këto dy mrekulli i vërtetuan atij se Zoti i Ngjallur ishte me të dhe po punonte përmes tij. Sepse Jezusi me të vërtetë kishte njoftuar që, ashtu si ai, dhe në emër të tij, apostujt do të dëbonin demonë, shëronin të sëmurët dhe do të ringjallnin të vdekurit.
    Këta dy mrekulli i dhanë fuqinë Pjetrit për të ndërmarrë hapin tjetër, i cili është vendimtar: kësaj here është një mrekulli për veten e tij, si të thuash! Sepse, për herë të parë, në kundërshtim me të gjithë edukimin e tij, me të gjitha siguritë e që është e vërtetë që Korneli, një pagan, ishte mik i hebrenjve: thuhej se ishte një prej atyre që "e druanin Zotin"; domethënë një i konvertuar në fenë hebraike, por që nuk arriti aq larg sa të përvetësonte të gjitha praktikat e saj, përfshirë edhe rrethprerja. Tani rrethprerja është shenja e Besëlidhjes; prandaj edhe një që “e duan Zotin" mbetet një i parrethprerë, një pagan. Dhe pikërisht në shtëpinë e këtij pagani, Korneli, hyri Pjetri dhe atje ai shpalli lajmin e mirë: Jezusi nga Nazaretit u ringjall!
    Dhe, po atë ditë, Korneli do të pagëzohet së bashku me të gjithë familjen e tij. Përkthehet: Ungjilli po derdhet mbi kufijtë e Izraelit!
    Shpesh thuhet se Pali është apostulli i paganëve, por ne duhet t'i bëjmë drejtësi Pjetrit: nëse duam t'u besojmë Veprave të Apostujve, është ai që filloi, dhe në Cezare, saktësisht, me centurionin romak Cornelius.
    Dhe ajo që sapo kemi dëgjuar është, pra, fjalimi që Pjetri mbajti te Corneliusi në atë ditë të paharrueshme. Prandaj kuptohet rëndësia e fjalisë së fundit të tekstit që sapo kemi dëgjuar; Pjetri kupton: “Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët: në fuqi të Emrit të tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në Të” (Va. 10,43).
    Çdo njeri, domethënë jo vetëm hebrenj: madje edhe paganët mund të hyjnë në Besëlidhje. Shpëtimi së pari iu njoftua Izraelit, por tani mjafton të besohet në Jezu Krishtin për të marrë faljen e mëkateve, domethënë të hyrë në Besëlidhjen me Zotin. Dhe kështu çdo njeri, madje edhe një jo-hebre (ky është kuptimi i fjalës "pagan" këtu), mund të pagëzohet në emrin e Jezusit.
    Padyshim, ky ishte zbulimi i madh i të krishterëve të parë, Pali dhe Pjetri këmbëngulin të dy: mjafton të besosh në Jezusin për të shpëtuar!
    Fjalimi që Pjetri i drejtoi Kornelit, na tregon gjendjen shpirtërore të Apostujve në vitet pas Ringjalljes së Jezusit. Ata kishin qenë dëshmitarë të privilegjuar të fjalëve dhe veprimeve të Jezusit dhe gradualisht e kuptuan se ai ishte Mesia që të gjithë njerëzit po prisnin. Dhe atëherë kishin përjetuar të Premtën e madhe: Perëndia e kishte lënë Jezusin nga Nazareti të vdiste; sigurisht, Zoti nuk do ta kishte lënë Mesinë e tij, të Dërguarin e tij të vdiste; zhgënjimi i tyre kishte qenë i pamasë; Jezusi i Nazaretit nuk mund të ishte Mesia.
    Dhe pastaj, si një rrufe në një qiell të kthjellët, Jezusi u ringjall: jo, Zoti nuk e kishte braktisur të Dërguarin e tij, ai e kishte ringjallur atë. Dhe Apostujt kishin pasur shumë takime me Jezusin e gjallë; dhe pastaj, që nga Ngjitja e tij në qiell, deri në ditën e Rrëshajëve, dhe për terë jetën e tyre ata po i kushtonin gjithë forcën për t'ua shpallur të gjithëve ringjalljen e Jezusit: Kjo është pikërisht ajo që Pjetri i tha Kornelit: "Ne jemi dëshmitarë për gjithçka që bëri në mbarë krahinën e Judesë e në Jerusalem. E vranë “duke e varur në shtyllë”! Hyji e ngjalli të tretën ditë dhe bëri që të dëftohet i gjallë ‑ jo mbarë popullit në përgjithësi, por dëshmitarëve prej Hyjit të paracaktuar ‑ neve që bashkë me të kemi ngrënë e kemi pirë pasi u ngjall prej të vdekurish. Ai edhe na urdhëroi t’i predikojmë popullit e t’i japim dëshmi se Jezusi prej Hyjit është caktuar Gjykatës i të gjallëve e i të vdekurve. Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët: në fuqi të Emrit të tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në Të” (Va.10, 39-43).
    Do të mbetet një detyrë e madhe, një punë e madhe për Apostujt: nëse ringjallja e Jezusit ishte prova se ai ishte me të vërtetë i Dërguari i Zotit, ajo nuk shpjegoi pse ishte e nevojshme të kalohej Jezusi nëpër këtë vdekje famëkeqe dhe në këtë braktisje të të gjithëve. Shumica e njerëzve ishin në kërkim të një Mesia i cili do të ishte një mbret i fuqishëm, i lavdishëm, që do të kishte dëbuar Romakët nga Palestina; por Jezusi nuk ishte një Mesi i tillë. Disa imagjinuan se Mesia do të ishte një prift: por Jezusi nuk qe një prift, ai nuk ishte me origjinë nga Levi; dhe ne mund të rendisim të gjitha pritjet e zhgënjyera.

    Kështu Apostujt ndërmorën një punë të mrekullueshme reflektimi: ata rilexojnë të gjitha Shkrimet e tyre: Ligjin, Profetët dhe Psalmet, për t'u përpjekur t'i kuptojnë. U desh e gjithë kjo punë e rileximit, pas Rrëshajave, në dritën e Shpirtit shenjt, për të qenë në gjendje të thoshnin atë që mëson Pjetri këtu: "Për Jezusin të gjithë profetët dëshmojnë… Ai na ka ngarkuar neve t'ua shpallim njerëzve dhe t’u dëshmojmë atyre se Hyji e bëri atë Gjykatës të të gjallëve dhe të vdekurve”.
    Dhe fjalia që përmbledh të gjitha: "Zoti i dha atij vajosjen e Shpirtit Shenjt dhe të fuqisë së tij". Tani e tutje, Pjetri e kupton atë: çdo njeri, hebre apo pagan, mund, nëpërmjet Jezu Krishtit, gjithashtu të shenjtërohet nga nga Shpirti shenjt dhe të mbushet me forcën e tij!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E PASHKËS VITI B

    MË 4 – 4- 2021.

    UNGJILLI: Gj. 20 , 1 – 9.



    1 Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit.
    2 Atëherë erdhi me vrap te Simon‑Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte
    dhe u tha: “E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.”
    3 Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësi tjetër e u nisën drejt varrit.
    4 Vraponin të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri.
    5 Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri.
    6 Ndërkaq mbërriti edhe Simon‑Pjetri që po vinte pas tij dhe hyri në varr. I pa pëlhurat e vëna
    7 dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend.
    8 Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi.
    9 Në të vërtetë, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin e shenjtë: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI- LUTJA.


    Gjoni vëren se ishte akoma errësirë: drita e Ringjalljes shpoi natën; padyshim që përkujtohet Prologu i të njëjtit Ungjill të Gjonit: "Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi" (1,5), në kuptimin e dyfishtë të fjalës "pushtoi", që do të thotë në të njëjtën kohë "nuk e ka kuptuar" dhe "nuk e ka ndaluar"; errësira nuk e kuptonte dritën, sepse, siç tha Jezusi gjithashtu në Shën Gjonin: "Shpirtin e së Vërtetës, bota s’mund ta marrë, sepse nuk e sheh as nuk e njeh" (Gj 14:17); ose përsëri: "Drita erdhi në botë, por njerëzit më tepër deshën errësirën se dritën, sepse veprat i kishin të këqija" (Gj. 3,19); por, përkundër gjithçkaje, errësira nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë dritën, ose, në kuptimin e parandalimit, errësira nuk do të jetë në gjendje të pengojë që drita të shkëlqejë; është gjithmonë Shën Gjoni ai që na raporton fjalinë që shpall fitoren e Krishtit: "Por mos u trembni ‑ unë e munda botën!”(Gj. 16,33).
    Pra, "ndërsa është ende errësirë", Maria Magdalena sheh që guri është hequr nga varri; ajo vrapon për të gjetur Simon-Pjetrin dhe dishepullin tjetër, atë që Jezusi e donte, (supozohet se është vetë Gjoni) dhe u thotë atyre: “E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë” (1,2). Padyshim, të dy dishepujt nxitojnë tëë shkojnë të varri; duhet mbajtur mend nderimi i Gjonit ndaj Pjetrit; Gjoni vrapon më shpejt, ai është ndoshta më i ri, por ai e lejon Pjetrin të hyjë i pari në varr:
    " Vraponin të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri. Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri. Ndërkaq mbërriti edhe Simon‑Pjetri që po vinte pas tij dhe hyri në varr. I pa pëlhurat e vëna dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend (1,4-8). Pjetri hyn në varr dhe ai shikon qefin që ka mbetur atje dhe lirin që kishte mbuluar kokën, jo të vendosur me qefin, por mënjanë në vendin e tij. Zbulimi i tij vjen deri këtu: varri bosh dhe liri i lënë pas; por kur Gjoni hyn nga ana e tij, teksti thotë: " Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi" (1,9) . Për Shën Gjonin, këto rroba janë prova: ato vërtetojnë Ringjalljen; në çastin e ekzekutimit të Krishtit dhe shumë kohë më vonë, kundërshtarët e të krishterëve përhapën thashethemet se ithtarët e Jezusit thjesht e kishin vjedhur trupin. Shën Gjoni përgjigjet: "Po të kishin marrë trupin, do të kishin marrë edhe linjat!". Dhe nëse ai do të ishte ende i vdekur, nëse do të ishte një kufomë, linjat që e mbuluan padyshim që nuk do të hiqeshin".

    Këto pëlhura janë prova se Jezusi tani është çliruar nga vdekja: këto dy pëlhura që e mbështjellnin trupin e Jezusit, simbolizojnë pasivitetin e vdekjes. Duke i parë këto dy çarçafë të braktisur, tani të padobishëm, Gjoni besoi; ai e kuptoi menjëherë. Kur Lazari u kthye në jetë nga Jezusi disa ditë më parë, ai kishte dalë i lidhur; trupi i tij ishte akoma një rob i zinxhirëve të botës: nuk ishte një trup i ringjallur; Jezusi, ai del i lirë: plotësisht i çliruar nga zinxhirët e botës; trupi i tij i ringjallur nuk është më i mbështjellur nga çarçafët.
    Fjalia e fundit është paksa befasuese: "Në të vërtetë, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin e shenjtë: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri" (1,9).
    Gjoni tashmë kishte shkruar disa herë në ungjillin e tij se vetëm pas Ringjalljes dishepujt kuptuan misterin e Krishtit, fjalët dhe sjelljen e tij. Në kohën e Pastrimit të Tempullit, kur Jezusi shkaktoi një skandal të vërtetë duke dëbuar shitësit e kafshëve dhe këmbyesit e parave, ungjilli i Gjonit thotë: " Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë e fjalës që tha Jezusi" (Gj. 2,22)
    E njëjta gjë vlen edhe për hyrjen e tij triumfale në Jeruzalem. Gjoni vëren: "Këtë gjë nuk e kuptuan menjëherë nxënësit, por vetëm kur Jezusi hyri në lavdinë e vet, atëherë e kuptuan se këto ishin shkruar për të dhe se kishin bërë për të pikërisht ashtu"(Gjn 12:16).
    Por le të jemi të sinqertë e të pranojmë se askund në të gjithë Shkrimet nuk gjendet një frazë që thotë se Mesia do të ringjallet. Në buzë të varrit të zbrazët, Pjetri dhe Gjoni prandaj nuk patën një ndriçim si në qoftë se një fjali e Shkrimit, të saktë, por të harruar, do të kishte kthyer papritmas në mendjen e tyre; por, papritmas, i gjithë plani i Zotit u zbardh mbi ta: siç thotë Shën Luka për dishepujt e Emausit, mendjet e tyre u hapën dhe i "kuptuan Shkrimet".
    “Ai pa dhe besoi". Deri atëherë, dishepujt nuk kishin parë që, sipas Shkrimeve, Jezusi duhej të ringjallej prej së vdekurish… Kjo është për shkak se Gjoni, për shëmbull, besonte se Shkrimet duhet të kishin ndriçuar mendjen e tij: por deri tani sa gjëra të Shkrimeve kishin mbetur të errëta për të ; por sepse, krejt papritur, ai “pa dhe besoi”, pa hezitim, atëherë gjithçka bëhet e qartë: dhe ai i rilexon Shkrimet ndryshe dhe Shkrimet bëhen të ndritshëm për të. Shprehja "ju është dashur" thotë këtë qartë. Siç tha Shën Anselmi, ne nuk duhet të kuptojmë për të besuar, duhet të besojmë që të kuptojmë.
    Nga ana jonë, ne kurrë nuk do të kemi ndonjë provë tjetër të Ringjalljes së Krishtit përveç këtij varri bosh ... Në ditët që pasuan, Jezusi u shfaq shpesh herë i gjallë dishepujve. Por asnjë nga këto shfaqje nuk është vërtet një provë e detyrueshme ... Besimi ynë gjithmonë do të duhet të jepet pa ndonjë provë tjetër përveç dëshmisë së komuniteteve të krishtera që na kanë paraprirë e na kanë mbështetur në ecjen tonë drejt besimit. Por nëse nuk kemi prova, ne mund të verifikojmë efektet e Ringjalljes: transformimi i thellë i njerëzve dhe bashkësive që lejojnë veten të banohen nga Shpirti, siç thotë Pali, është prova më e bukur që Jezusi është i gjallë dhe shëlbuesi ynë i mirë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 01-04-2021 më 03:20

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIEKLA E 2 E PASHKËVE VITI B

    MË 11-2-2021.

    LEXIMI I 1.RË: Vap. 4, 32 – 35.


    32 Në bashkësinë e besimtarëve mbretëronte një përkim i plotë. Askush nuk e quante të vetën çkado që kishte, por ndër ta gjithçka ishte e përbashkët.
    33 Apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi mbi ngjalljen e Zotërisë Jezus e të gjithë gëzonin nderim të madh.
    34 Gjithashtu askush prej tyre nuk ishte skamnor, sepse ata që kishin ara e shtëpi i shitnin e çmimin e shitjes e binin
    35 dhe e vinin te këmbët e apostujve. Atëherë secilit i jepej aq sa kishte nevojë.


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.



    NJË MËNYRË E RE E JETËS
    .

    Gjendhen disa tekste si ky në librin e Veprave të Apostujve: janë një lloj përmbledhjesh (për këtë ne i quajmë ata "përmbledhje") të asaj që ishte jeta e bashkësisë së parë të krishterë në ditët e para të Kishës.
    Apostujt morën Shpirtin e Shenjtë në Rrëshajët dhe Shën Luka përshkruan për ne si kalohej jeta e re në komunitetin e parë të krishterë.
    Këmbëngulja e parë, uniteti: "Turma e atyre që ishin bërë besimtarë kishin një zemër dhe një shpirt". Luka vëren: besimi ndriçon ekzistencën e besimtarëve aq shumë sa që në mënyrë të pashmangshme kishin vetëm një zemër dhe një shpirt! Jezusi e tha mirë: " Nëse e doni njëri‑tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi. Me dashurinë që do të keni për njeri-tjetrin do të njiheni si dishepujt e mi" (Gj. 13, 35).


    Insistimi i dytë i këtij teksti: ky unitet shfaqej konkretisht në ndarjen e të mirave, të pasurisë. Nga fjalia e parë, të dy gjërat, uniteti dhe ndarja e të mirave, janë të pandara: "Në bashkësinë e besimtarëve mbretëronte një përkim i plotë. Askush nuk e quante të vetën çkado që kishte, por ndër ta gjithçka ishte e përbashkët..." (Vap. 4,32). "Gjithashtu askush prej tyre nuk ishte skamnor, sepse ata që kishin ara e shtëpi i shitnin e çmimin e shitjes e binin dhe e vinin te këmbët e apostujve. Atëherë secilit i jepej aq sa kishte nevojë" (Vap.4,34-35)
    Një pjesë u rishpërnda për secilin nga vëllezërit, ku dhe kur duhej. Padyshim, është e vetëkuptueshme: nuk mund të thuhet se ka vetëm një zemër dhe një shpirt nëse mund të lihet tjetri në nevojë dhe t'i mbyllen sytë për nevojat e tij.
    Shën Luka nuk po përpiqet të na bëjë një kurs në ekonomi ose të na përshkruajë regjimin ideal shoqëror për ne: ky nuk është qëllimi i tij; ai thotë diçka shumë më të thellë; thelbi, esenca e mendimit të tij na paraqitet nga ai në fjalinë qendrore të këtij pasazhi. Në vetvete, përbërja e këtyre rreshtave është e rëndësishme: dy fjali të ngjashme kornizojnë një të tretë, duke formuar atë figure letrare që quhet "inkluzion-përfshirje"; dhe kjo përfshirje është mjaft udhëzuese. Fjalia e parë: “1. Askush nuk e quante të vetën çkado që kishte. 2. por ndër ta gjithçka ishte e përbashkët. 3. Fjalia e tretë, "Gjithashtu askush prej tyre nuk ishte skamnor, sepse ata që kishin ara e shtëpi i shitnin e çmimin e shitjes e binin dhe e vinin te këmbët e apostujve Atëherë secilit i jepej aq sa kishte nevojë" (Vap. 4,34v). Pra dy fjali që thonë për ndarjen e të mirave materiale.
    Fraza qendrore, nëse lexohet në një mënyrë sypërfaqësore, duket që flet për diçka krejt tjetër: " Apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi mbi ngjalljen e Zotërisë Jezus e të gjithë gëzonin nderim të madh" (Vap. 4,33). Në fakt, vetë ndërtimi i tekstit dëshmon se për Shën Lukën, ndarja vëllazërore e të gjitha të mirave është pikërisht një nga mënyrat e dëshmimit të Ringjalljes së Krishtit, që është zemra e besimit të krishterë. Që nga Ringjallja e Krishtit, ka lindur njerëzimi i ri, ai që tani është në gjendje të jetojë nga dita në ditë dashurinë dhe ndarjen e të mirave (me kusht që të drejtohet përgjithmonë nga Shpirti Shenjt).
    Për apostujt, Ringjallja e Krishtit është "Ngjarja" që ndryshoi gjithçka: Krishti u ringjall dhe Shpirti i tij, fuqia e tij për të dashur banon në ta. Hiri i Zotit ishte mbi të gjithë: hiri është prania e Zotit në ne, është dashuria e Zotit në ne. Apostujt dhe njerëzit e pagëzuar janë të banuar nga dashuria, një dashuri kaq e fuqishme sa i transformon ata plotësisht, deri në pikën që i bën ata të shohin realitetet materiale në një mënyrë krejt ndryshe. Ndodh në jetën tonë që një ngjarje e madhe, e lumtur ose jo, të ndryshojë plotësisht përparësitë tona. Gjërat që më parë na dukeshin të parëndësishme papritmas marrin një vlerë të madhe, të tjerat që më parë i donim shumë, papritmas shfaqen dytësorë për ne, më pak të parëndësishme për ne.
    Një çift i ri që ka gëzimin të mirëpresë një fëmijë, për shembull, do të sakrifikojë me dëshirë lirinë e tyre; dhe shpesh dëgjojmë të mbijetuarit nga një aksident i madh ose nga një sëmundje e rënde, të thonë se për ta asgjë nuk do të jetë më e njëjtë!

    NDARJA E TË MIRAVE.

    Për të krishterët e hershëm, na thotë Luka, posedimi i të mirave materiale nuk është më një përparësi: "Askush nuk e quante të vetën çkado që kishte"; ekziston një nuancë e konsiderueshme! Të krishterët të parë nuk zotëronin të mira tokësore, nuk pretendonin t'i posedonin ato, por vendosnin gjithçka të përbashkët në mënyrë që këto të mira të plotësonin nevojat e të gjithëve dhe askush të mos ishte në mjerim; me fjalë të tjera, ata u sollën, jo si pronarë, por si kujdestarë. Duhet njohur se këtu ka një ndryshim të plotë të mentalitetit ... Fuqia e hirit është e nevojshme! Edhe një herë, jemi në vijën e duhur të Besëlidhjes së Vjetër: i gjithë predikimi profetik synonte një vetëdije të dyfishtë: së pari, gjithçka që kemi është një dhuratë e Zotit; së dyti, çdo njeri është vëlla.
    1.Më parë besimtaret e bashkësisë së parë kishin arritur të jenë të vetëdijshëm me të vërtetë se gjithçka kishin, ishtë një dhuratë nga Zoti: gjesti i ofrimit të korrjeve në pranverë ishte pikërisht një gjest mirënjohjeje në kuptimin më të vërtetë të fjalës: ishin të vetëdijshëm se gjithçka ishte një dhuratë dhe ishim mirënjohës për këtë! Dhe lajtmotivi i Librit të Ligjit të Përtërirë ishte: "Mos harroni këtë", duke nënkuptuar: "se gjithçka është një dhuratë". 2. Realizimi i dytë, “çdo njeri është një vëlla”. Libri i Jobit ka këtë formulë të jashtëzakonshme: "A s’janë ata si unë vepër e Tij? S’na formoi një Hyj në kraharor të nënës?" (Jb. 31,15), dhe Isaia flet mirë për çdo njeri kur thotë: "A jo ta ndash bukën tënde me të uriturin, t’i shtiesh në shtëpinë tënde skamnorët e të pastrehët? Kur ta shohësh të zhveshurin, vishe" (Is. 58,7). Dhe profeti mund të përfundojë: Para atij që është mishi yt, nuk do të fshihesh, sepse ai është mishi yt", domethënë vëllai yt.
    Shën Luka vëren se, kur Shkrimet përmbushen, kur më në fund jetojmë nën regjimin e Besëlidhjes së Re, për të cilin Besëlidhja e Vjetër na përgatiti, ne besimtarët jemi vërtet vëllezër ... dhe pastaj, është një gjë logjike, nëse vëllezërit krijojnë një familje të vërtetë në të cilën është mirë të bashkëjetojnë: vëllezërit mund të kenë gjithçka të përbashkët.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 2 VITI B

    MË 11-4-2021.


    Ps. 118, 1.4. 16-17. 22-23. 24-25


    1 Alléluia !
    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!
    4 Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin,
    e amshuar është dashuria e tij!
    16 “E djathta e Zotit u madhërua!
    E djathta e Zotit më lartësoi!
    E djathta e Zotit u madhërua”!
    17 S’do të vdes, të jetoj dua,
    do t’i kumtoj veprat e Zotit!
    22 Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit,
    erdhi e u bë guri i këndit;
    23 Zoti e bëri këtë gjë:
    sa mrekulli për sytë tanë!
    24 Kjo është dita që na e dhuroi Zoti:
    të galdojmë e të gëzojmë në të!
    25 Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd,
    deh, o Zot, jepe të mbarën!





    LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.


    NJË PSALM PËR FESTËN E ÇADRAVE
    .


    " Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: të galdojmë e të gëzojmë në të!" (v. 24).
    Kjo fjali e thjeshtë thotë se ky psalm këndohet me rastin e një feste shumë të gëzueshme vjetore në tempullin në Jeruzalem, festën e çadrave; ky Psalm 118 është pjesë e një grupi psalmesh të quajtur Psalmet Hallel (Hallel do të thotë lavdërim) të cilët këndoheshin gjithmonë për këtë festë dhe thirrja: "Jepna, o Zot, jepna shpëtimin" është përkthimi i saktë i fjalës "Hosanna" e cila ishte refreni i festës së çadrave. Ne zakonisht këndojmë "Hosanna" në kuptimin e falënderimit: "Zoti na ruan", por kuptimi i saj kryesor është: "Prandaj na ruaj!" që është një lutje.
    Kjo festë e çadrave e ka marrë emrin nga çadrat nën të cilat jetohej çdo vit për tetë ditë, në kujtim të kampeve në shkretëtirën e Sinait, gjatë marshimit të gjatë të Eksodit. Ishte një kohë e veçantë për të kujtuar veprën e Zotit, kur ai e liroi popullin e tij: Zoti i kishte parë skllevërit në Egjipt, ai i kishte kuptuar vuajtjet e tyre; ai ia kishte besuar Moisiut misionin e çlirimit të këtij populli dhe ai e kishte shoqëruar, hap pas hapi, në mes të të gjitha sprovave të shkretëtirës, në kohën e kësaj ndërmarrje të çlirimit ... Dhe njerëzit e poshtëruar kishin mundur të ngrinin kokën; nga kjo përvojë e parë, Populli i Zgjedhur zbuloi se Zoti është ai që gjithmonë ngre të poshtëruarit. Nuk është rastësi që psalmi i parë i Hallel, Psalmi 113, zhvillon pikërisht këtë temë: "Nga pluhuri e ngre skamnorin, nga llomi e lartëson të vobektin për ta vënë të rrijë me princa, me princat e popullit të vet" (Ps.113, 7-8).
    Ne mund të mos e kuptojmë më zbulimin që përfaqëson kjo; por në një kohë kur të gjitha hyjnitë ishin imagjinuar në modelin e pushtuesve njerëzorë, të burrave me pushtet, të fituesve të luftës dhe të shfaqjeve të prestigjit, Perëndia e Izraelit është bërë e njohur si ai që kurorëzon të përjashtuarit.

    LOGJIKA E ZOTIT.


    Logjikës më të themeluar, më të mençur njerëzore, Hyji i kundërvihet me logjikën e tij, mençurinë e tij. "Mendimet e tij nuk janë mendimet tona", tha Isaia. Me të, të fundit janë të parët dhe të parët janë të fundit. Ndërtuesit, domethënë ata që dinë të ndërtojnë, mund ta përçmojnë një gur dhe ta hedhin poshtë: por Zoti, ai, do të dijë të bëjë me këtë gur të përçmuar një gur mjeshtëror. "Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit" (v.22);
    Nga ajo që dukej e humbur, e premtuar për vdekje, Zoti bën që jeta të lindë. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi këtij populli të vogël të cilin ai e zgjodhi dhe të cilit i besoi një mision udhëheqës për njerëzimin; sepse ky popull kaq i poshtëruar shpesh e di se është bartës i një premtimi të madh: "S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit! (v.17). Pë këtë ata mund të thonë, "ata që kanë frikë nga Zoti": "E përjetshme është dashuria e tij". Ky psalm është shkruar sigurisht mjaft vonë, pasi kishte nevojë për shumë kohë për të integruar këtë zbulim të mrekullueshëm të bërë nga populli i Izraelit: njerëzit kishin nevojë për shumë kohë për të kuptuar dhe për fituar përvojen se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga Zoti!
    Fjala "frikë" ende shfaqet në Bibël, por ajo e ka ndryshuar plotësisht kuptimin e saj: për sa kohë që ne e imagjinojmë Perëndinë si një qenie të fuqishme në mënyrën e njerëzve, ne kemi çdo arsye për të qëndruar në mbrojtjen tonë dhe për të kërkuar në çdo mënyrë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kënaqur atë, që të jetë në favorin tonë ... Por e gjithë pedagogjia biblike bëri që të zbulohej fytyra e vërtetë e Zotit, ajo e Atit të të gjithë mëshirës; atëherë ndiejmë për të vetëm besimin dhe admirimin: një admirim të ushqyer nga njohja e thjeshtë e vogëlsisë sonë dhe nga përvoja e butësisë së tij të vazhdueshme. "Përnjëmend po ju them: nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit" (Mt 18, 3).
    Një provë tjetër që fjala "frika" e Zotit në Bibël, në kohë, ka ndryshuar kuptimin e që edhe në librat e fundit të Besëlidhjes së Vjetër duhet të përkthehet më mirë me fjalën “dashuria”, është se frika ndaj Zotit është një nga dhuratat e Shpirtit. Ishte premtimi i Isaisë: "Në të do të pushojë Shpirti i Zotit, shpirti i urtisë e i dijes, shpirti i këshillave dhe i forcës, shpirti i kuptimit dhe i frikës së Zotit. Kënaqësia e tij do të jetë në frikën e Zotit. S’do të gjykojë sipas pamjes së syve as s’do të vendosë sipas thashethemeve "(Is 11: 2v). A mundet që Shpirti i Zotit që është vetë Dashuria të na japë diçka tjetër përveç dashurisë?
    E sepse po e shpallte këtë paksa me zë të lartë, që Jezusi vdiq. Si është e mundur që kjo logjikë e Zotit të jetë kaq e huaj për ne në mënyrë të pandryshueshme? "Në mënyrë të pariparueshme"? Sepse shpresa jonë është që Shpirti i Krishtit të përhapet si një njollë vaji duke e përshkuar tërë njerëzimin. Kur Izraeli këndon dhe ne e ndjekim: "Kjo është dita që Zoti krijoi, le të jetë për ne një ditë feste dhe gëzimi! ", ne nuk mendojmë këtë vetëm për të kaluarën, për punën e çlirimit tashmë të kryer; ne po shpallim edhe më shumë shpresën e çlirimit përfundimtar të njerëzimit: ditën kur çdo njeri do të dijë se ai është i dashur nga Zoti dhe do të lejojë veten të pushtohet dhe të mbushet nga Shpirti i dashurisë. Siç thotë Isaia përsëri: "Njohuria e Zotit do të mbushë gjithësinë, ndërsa ujërat mbulojnë detet" (Is. 11,9). Është në këtë frymë që vëllezërit tanë hebrenj vazhdojnë të kremptojnë festën e çadrave vit pas viti me gëzim dhe shpresë.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E 2 E PASHKËVE VITI B

    MË 11-4-2021.


    LEXIMI I 2: 1 Gj. 5, 1 – 6.


    1 Kushdo beson se Jezusi është Mesia, është i lindur prej Hyjit. Kushdo e do prindin, do edhe të lindurin prej tij.
    2 Me këtë gjë e dimë se i duam fëmijët e Hyjit: nëse e duam Hyjin dhe i mbajmë urdhërimet e tij.
    3 Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t’i zbatojmë urdhërimet e Hyjit. Urdhërimet e tij nuk janë të rënda.
    4 Sepse, gjithçka lind prej Hyjit ngadhënjen mbi botën. Dhe kjo është fitorja që e mundi botën: feja jonë!
    5 Kush është ai që e mund botën në mos qoftë ai që beson se Jezusi është Biri i Hyjit?
    6 Ky është ai që erdhi nëpër ujë e nëpër gjak: Jezu Krishti. Jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Dëshmitari i kësaj gjëje është Shpirti Shenjt, sepse Shpirti Shenjt është e vërteta.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI- LUTJA.


    ËSHTË I MADH MISTERI I FESË!


    Në këtë letër, Shën Gjoni paralajmëron të krishterët për rrezikun e mësuesve të caktuar të mendimit, teoritë e të cilëve shpërfytyrojnë besimin e krishterë. Padyshim, ka ujqër në dele! Për të ndihmuar të krishterët e tij, që nuk kuptojnë mirë gjithçka që thuhet dhe mësohet, Gjoni shkruan një “përmbledhje” të Besimit, në tre pika:
    Pika e parë, Jezusi nga Nazareti është me të vërtetë Biri i Zotit. Pika e dytë, besimtari, i krishteri, ka lindur nga Zoti, ai tani jeton një jetë të re, jetën e një fëmije të Zotit. Pika e tretë, kjo jetë e re konsiston në dashurinë ndaj Zotit dhe të tjerëve.
    Këto tri pika janë shpallur nga vargu i parë të këtij leximi: “ Kushdo beson se Jezusi është Mesia, është i lindur prej Hyjit. Kushdo e do prindin, do edhe të lindurin prej tij". Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ai ka lindur me të vërtetë nga Zoti; çdo njeri që e do Atin (nënkuptohet sepse është fëmija i tij) gjithashtu do atë që ka lindur prej tij (domethënë fëmijët e tjerë të Zotit).
    1. Pika e parë: Jezusi nga Nazareti është me të vërtetë Biri i Zotit. Padyshim, pikërisht ky mësim qendror të besimit, kjo e vërteta mbi personin e Jezusit, ishte kundërshtuar ashpër nga armiqtë e besimit të ri, që ishin ata që e kishin kundërshtuar ashpër edhe Jezusin. Dihet mirë se të krishterët e parë duhet të përballeshin me persekutimin hebre shumë herët. Kjo është normale: për hebrenjtë, ata ishin një sekt heretik dhe ishte absolutisht e nevojshme të parandalohej përparimi i tyre. Por ne ndonjëherë harrojmë se një problem tjetër i madh i komuniteteve të hershme të krishtera erdhi nga brenda. Midis të krishterëve, kishte diskutime të pafundme rreth misterit të personit të Jezusit. Kjo vërteton, kalimthi, se diskutimet teologjike nuk janë diçka që ka filluar sot!
    Gjoni nuk pretendon të shpjegojë se si është që ky njeri, Jezusi, që u bë mishi dhe kocka, si njerëzit e tjerët, i vdekshëm si të tjerët, është në të njëjtën kohë Krishti, i Dërguari i Zotit, Biri i Zotit. Askush nuk mund ta kuptojë dhe aq më pak të guxojë të shpjegojë këtë mister sepse askush nuk mund të depërtojë në mendimet e Zotit: për shpirtin njerëzor, mendimet e Zotit janë siç duhet "të paimagjinueshme" ... Por Gjoni pohon me forcë se Jezusi është në të njëjtën kohë plotësisht njeri dhe plotësisht Zot. Të shohësh tek Jezusi vetëm njeriun ose vetëm Zotin, do të thotë ta ndash atë, do të thotë të mos jesh i krishterë. Pak më parë, në kapitullin 4 të kësaj letre, Gjoni tha: "Çdo shpirt që dëshmon se Jezu Krishti ka ardhur në trup, është prej Hyjit. Kurse çdo shpirt që nuk e dëshmon Jezusin të tillë, nuk është prej Hyjit" (1 Gj 4, 2-3). Dhe përsëri: "Kush është rrenacak në qoftë se nuk është ai që pohon se Jezusi nuk është Mesia?” (1 Gjn 2, 22).
    Fraza: "Ky është ai që erdhi nëpër ujë e nëpër gjak: Jezu Krishti. Jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak" (v.6) është pikërisht një mënyrë për të afirmuar se Jezu Krishti është një njeri i vërtetë. Fjala "eja" thotë Mishërimi; dhe formula: "Jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak" do të thotë se"nuk bëhet fjalë vetëm për të mbajtur ngjarjen e lavdishme të Pagëzimit (të simbolizuar nga uji) dhe për të refuzuar poshtërimin e kryqit (të simbolizuar nga gjaku)".

    Me të njejtë këmbëngulje tashmë në Ungjillin e tij Gjoni, për shembull, vuri në dukje fjalët e Gjon Pagëzuesit në këtë kuptim, në kohën e Pagëzimit, saktësisht: "Unë e pashë dhe dëshmoj: Ky është Biri i Hyjit” (Gj. 1, 34).



    JETA E RE E TË KRISHTËRËVE.

    2. Pika e dytë: besimtari, i krishteri, ka lindur vetë nga Zoti. Ai tani jeton një jetë të re, një jetë të një fëmije të Zotit. Për Gjonin, është një gjë e çuditshme pohimi i Palit që e quante këtë mister "qëllimin dashamirës" të Zotit: "Shikoni ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati sa që quhemi bijtë e Hyjit edhe jemi! Bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atë. Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim ashtu siç është" (1 Gjn 3,1-2).
    Është pikërisht mësimi që Shën Gjoni na jep në ungjillin e tij: Fjala ishte "Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, e që erdhi në botë... Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit: atyre që besojnë në Emrin e tij.
    Këta s’i bëri bij të Hyjit as gjaku
    as prirja e mishit
    as prirja e njeriut
    por ‑ Hyji" (Gjn 1, 9. 12-13).

    3. Pika e tretë: Kjo jetë e re konsiston në dashurinë ndaj Zotit dhe të tjerëve. Edhe një herë, ne jemi të habitur nga mënyra se si, në të gjithë Biblën, besimi dhe dashuria janë të pandashme! Ky nuk është një mësim moral, por është më shumë një mësim që na ndihmon të kontrollojmë identitetin tonë të krishter! "Kushdo e do prindin, do edhe të lindurin prej tij. Me këtë gjë e dimë se i duam fëmijët e Hyjit: nëse e duam Hyjin dhe i mbajmë urdhërimet e tij" (1Gj. 5,1-2). Për Gjonin, kjo është e qartë; për shembull, në të njëjtën letër: "Të dashur, ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria vjen nga Hyji, dhe, secili që ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe Hyjin e njeh" (1 Gjn 4, 7). Dashuria vëllazërore është dëshmi e besimit! Pse? Thjesht, sepse burimi i besimit është Shpirti i Shenjtë dhe burimi i dashurisë është edhe Shpirti i Shenjtë. I njëjti Shpirt që, në ne, lind besimin, na çon drejt gjithë së vërtetës, siç tha Jezusi, dhe i bën zemrat tona të afta të duan, pasi ai është vetë dashuria. Me anë të besimit ne jemi fëmijë të Zotit, dhe të tjerët janë gjithashtu fëmijë të Zotit; ata janë pra vëllezërit tanë dhe ne i shikojmë me sytë e Zotit.

    Atyre që do ta konsideronin këtë gjë shumë të mirë për të qenë e vërtetë, Gjoni u përgjigjet: "Sepse, gjithçka lind prej Hyjit ngadhënjen mbi botën. Dhe kjo është fitorja që e mundi botën: feja jonë!" (1Gj.5,4).
    Kjo do të thotë që tani besimtarët nuk jetojnë më si bota pa Zotin, por jetojnë si Zoti. Tani, në tokë, dashuria është bërë e mundur ... sepse asgjë nuk është e pamundur me Zotin.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 2 e PASHKËVE VITI B

    MË 11-4-2021


    LEXIMI I UNGJILLIT: Gj. 20, 19 – 31.


    9 Në mbrëmjen e po asaj dite ‑ të parën ditë të javës ‑ ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 20 Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. 21 Pastaj u tha prapë: “Paqja me ju! Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” 22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt! 23 Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.”
    24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve ‑ ai që quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 25 I thanë, pra, nxënësit e tjerë: “E pamë Zotërinë!” Toma u përgjigj: “Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.” 26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27 Pastaj i tha Tomës: “Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!” 28 Toma iu përgjigj: “Zotëria im dhe Hyji im!” 29 Jezusi i tha: “Pse po më sheh, po beson. Lum ata që nuk panë e besojnë!”
    30 Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli të tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër. 31 Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    PROJEKTI I ZOTIT ËSHTË I PËRMBUSHUR.

    Ky ungjill na ofrohet çdo vit për të Dielën e dytë të Pashkëve. Duhet të besohet se është një nga tekstet më të rëndësishme për besimin e krishterë. Këtë vit, në këtë koment do të theksohet fjala që qëndron nën të gjitha fjalitë: është ... fjala "përmbushje".
    Më duket se fjala kryesore e këtij teksti është fjala "përmbushje": për ta thënë ndryshe, Gjoni mund ta kishte filluar këtë pjesë të ungjillit të vet me fjalët që, për të, janë fjalët e fundit të Krishtit në kryq: “Gjithçka u krye!”
    Për Gjonin është e qartë, që me Ringjalljen e Krishtit, plani i Zotit për shëlbimin e njerëzimit është përmbushur.
    Për shembull, si rastësisht, ngjarja ndodh në Jeruzalem! Është qyteti që u bë për paqe, siç sugjeron emri i tij (Yerushalaïm) dhe Jezusi, në mbremje të ditës së ringjalljes shpall dhe jep paqen e tij atje; ai thotë: "Shalom" dhe për shkak se ai është Zot, dhe më në fund i njohur si i tillë, fjala e tij është efektive, krijuese. Me të vërtetë, paqja e tij po përmbushet, me të vërtetë jepet atyre që janë në Cenaklin; Gjoni sigurisht që ka në mendje të gjitha premtimet e profetëve, për shembull Isaia: "Sepse na lindi një foshnjë, fituam një djalë.
    Në krahun e tij u vu shenja e mbretërisë.
    Për emër do të quhet: Këshilltar i mrekullueshëm, Hyj i fortë,
    Atë i amshueshëm, Princ i Paqes.
    E madhe do të jetë mbretëria e tij dhe paqja s’do të ketë mbarim
    mbi fronin e Davidit e mbi mbretërinë e tij,
    që ai do ta forcojë e do ta bëjë të fuqishme
    në të drejtë e në drejtësi" (Is. 9, 5-6).
    Dhe gjithashtu Jeremia: "Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju ‑ është fjala e Zotit ‑ synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhësi dhe shpresë. Ju do të më thirrni në ndihmë e do të vini tek unë; do të më luteni dhe unë do t’ju dëgjoj. Do të më kërkoni e do të më gjeni sa herë që të më kërkoni me zemër të çiltër" (Jr. 29,11-13).
    Dhe dishepujt janë në gëzim: Gjoni kujton fjalën e Krishtit në mbrëmjen e Darkës së fundit: “Tani jeni të trishtuar, por unë prapë do të vij t’ju shoh e zemra juaj do të galdojë dhe askush s’do t’jua marrë gëzimin tuaj"(Gj. 16,22).
    Dikush mund të thotë: “Ka akoma shumë për të bërë”: po, sigurisht, paqja mbillet nga Jezusi; mbetet që ne ta bëjmë atë të frytshme.

    Pastaj: "Në mbrëmjen e po asaj dite ‑ të parën ditë të javës". Në leximin hebre të historisë së Krijimit, kjo ditë e parë u quajt: "Një ditë" në kuptimin e "ditës së parë", por edhe në kuptimin e "ditës unike", sepse në një mënyrë të caktuar ajo ditë përfshinte të gjithë të tjerët, si tufa e parë e të korrave njofton tërë korrjen ... Dhe edhe sot, populli hebre pret ditën e re e cila do të jetë dita e Zotit, kur do të rinovojë Krijimin e parë.
    Për të krishterët, ajo Ditë agoi në mëngjesin e Pashkëve; çdo të Dielë ne shpallim se Dita e Zotit, Dita e Krijimit të Ri ka ardhur më në fund, se qëllimi dashamirës i Zotit është përmbushur.



    RINOVIMI I KRIJIMIT.



    Është pikërisht në këtë ditë, ditën e parë të javës, që Krishti u jep Shpirtin dishepujve të tij, siç shpalli profeti Ezekiel: "Unë do të vë Shpirtin tim brenda jush". Jezusi "hukati mbi ta" dhe thotë "Merrni Shpirtin Shenjtë". Gjoni e huazoi fjalën me dashje nga libri i Zanafillës (Zan. 2: 7): ndërsa Hyji i dha jetë njeriut, Jezusi përuron krijimin e ri duke frymëzuar mbi apostujt shpirtin e tij. Në jehonë, lutja e katërt eukaristike falënderon për dhuratën e Shpirtit, "dhuratën e parë që u është dhënë besimtarëve". Dhe kështu Jeruzalemi, qyteti i të gjitha premtimeve, është gjithashtu qyteti i dhuratës së Shpirtit: aty u përmbush premtimi i profetit Joel:
    " Do ta ndikoj Shpirtin tim mbi çdo njeri
    e do të bëhen profetë bijtë e bijat tuaja,
    pleqtë tuaj ëndrra do të shohin,
    djelmoshat tuaj do të kenë vegime (Jl. 3,1)...
    Pastaj: "Gjithkush që ta thërrasë emrin e Zotit
    do të shëlbohet,
    sepse shpëtimi do të jetë
    në Malin Sion e në Jerusalem
    ‑ sikurse tha Zotynë ‑ e ndër të mbeturit gjallë" (Jl 3, 5).
    Dhe misioni që Jezusi u beson menjëherë apostujve të tij është një mision i paqes dhe pajtimit; përsëri këtu, na takon neve të bëjmë në mënyrë që Jeruzalemi, qyteti i paqes, të jetojë sipas emrit të tij.

    "Ashtu siç më ka dërguar Ati, edhe unë ju dërgoj juve". Pilatit, tre ditë më parë, Jezusi i tha: "E unë linda dhe erdha në botë
    për të dëshmuar të vërtetën.
    Kush e do të vërtetën,
    ai e dëgjon fjalën time” (Gj. 18,37)
    dhe Pilati i kishte bërë pyetjen: "Çfarë është e vërteta?".
    Jezusi tani u beson dishepujve të tij misionin t’ia shpallin nga ana e tyre botës të vërtetën, të vërtetën e vetme për të cilën njerëzit kanë nevojë për të jetuar: "Zoti është Atë, ai është Dashuria, ai është falja dhe mëshira".
    "Unë të dërgoj": ne kujtojmë se "dishepujt kishin kyçur dyert e vendit ku ishin"; ai u thotë atyre: "Unë ju dërgoj", që do të thotë, nuk bëhet fjalë të qëndroni të mbyllur! Misioni është urgjent, bota po vdes duke mos ditur të vërtetën; atë të vërtetë drejt së cilës, gradualisht, me durim, Shpirti Shenjt po e çon njerëzimin.
    “ E kur të vijë ai ‑ Shpirti i së Vërtetës ‑
    Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën.
    Ai s’do të flasë prej vetvetes,
    por do të flasë çka të dëgjojë
    dhe do t’ju zbulojë të ardhmen" (Gjn 16:13).

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,852
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 4 E PASHKËS VITI B

    MË 25 – 4 – 2021.


    LEXIMI I.RË: Vap. 4, 8-12.


    8 Atëherë Pjetri, plot me Shpirt Shenjt, u tha: “Kryetarë të popullit dhe pleq!
    9 Pasi ju sot po na merrni në gjykim për një vepër të mirë që ia bëmë një të sëmuri e po na pyesni si ky njeri u shërua;
    10 le ta dijë secili prej jush dhe mbarë populli i Izraelit: ky njeri qëndron para jush shëndosh në saje të Emrit të Jezu Krishtit Nazarenas, që ju e kryqëzuat, por që Hyji e ngjalli prej së vdekuri. 11 Jezusi është ‘guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit,’
    12 e vetëm nëpër Të fitohet shëlbimi. Sepse, për të vërtetë, s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qielli që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi.”



    LERCTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA


    PJETRI DHE GJONI PËRPARA SINEDRIT.

    Luka është i kujdesshëm për ta bërë të qartë që Pjetri që nga fillimi, kur bëri atë deklaratë solemne përpara Sinedrit, ishte mbushur me Shpirtin Shenjt. Kjo do të thotë, së pari, se ajo që thoshtë Pjetri, ishte veçanërisht e rëndësishme, së dyti, që Pjetri duhej të ketë shumë guxim! Kjo ndodhi pas shërimit të një njeriu të çalë në tempullin e Jeruzalemit, te dera e Tempullit, që quhej “E bukura”: menjëherë pas kësaj mrekullie, Pjetri improvizoi një fjalim në të cilin u tha hebrenjve që po e dëgjonin: është ai Jezusi, i kryqëzuar nga ju dhe i Ringjallur, që sapo e ka bërë këtë mrekulli që ju keni parë me sytë tuaj, përmes nesh, që jemi, apostujt e tij. Është e vërtetë që keni vepruar vetëm nga injoranca, dhe Jezusi ju fali vetë, siç dëshmohet nga fjalia e tij në kryq, "Atë, fali ata, ata nuk dinë se çfarë po bëjnë"; ju vetëm duhet të konvertoheni vetë.
    Ky fjalim i vogël konvertoi një numër të madh prej tyre, por nuk u pëlqente të gjithëve. Kuptohet që njerëzit që kishin marrë vendimin që Jezusi të dënohej për vdekjen, jo shumë kohë më parë, do të donin të mos dëgjonin më kurrë asgjë për këtë ngjarje. Luka tregon: “Ndërsa ata (Pjetri dhe Gjoni) ende po i flisnin popullit, iu afruan disa priftërinj, kryetari i rojës së Tempullit dhe disa saducenj të hidhëruar pse e mësonin dhe pse, në shembullin e Jezusit ‑ shpallnin ngjalljen e të vdekurve. I kapën dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte bërë natë...Të nesërmen në Jerusalem u bashkuan në kuvend krerët, priftërinjtë dhe skribët e me ta edhe kryeprifti Ana e Kajfa, Gjoni, Aleksandri dhe të gjithë anëtarët e familjeve të kryepriftërinjve. Ata i sollën apostujt në mes dhe i pyetën: “Me çfarë pushteti dhe në emër të kujt e bëtë këtë gjë?”
    Sot, ne nuk mund të kuptojmë seriozitetin dhe rreptësinë e kësaj pyetjeje, sepse nuk jemi më në të njëjtin kontekst, por Pjetri dhe Gjoni nuk mund të gabonin dhe e kuptonin shumë mirë rrezikshmërinë e situatës në të cilën ndodeshin: brenda kornizës së luftës së ashpër të zhvilluar gjatë Besëlidhjes së Vjetër kundër gjithçkaje që dukej si idhujtari , magji, devinacion (thirrje e të vdekurve për të njohur të ardhmen), besim në ndonjë emër tjetër përveç atij të Zotit ishte idhujtari dhe prandaj meritonte gurëzimin.
    Po, por pikërisht duke thirrur Emrin e Jezusit, me të vërtetë, Pjetri ishte në dijeni që ai e thërriste pikërisht Zotin e Izraelit. Problemi konsistonte vetëm në këtë dhe teksti që lexojmë sot, flet vetëm për këtë: është vetë Shpirti i Shenjtë që frymëzon përgjigjen e Pjetrit: “Le ta dijë secili prej jush dhe mbarë populli i Izraelit: ky njeri qëndron para jush shëndosh në saje të Emrit të Jezu Krishtit Nazarenas, që ju e kryqëzuat, por që Hyji e ngjalli prej së vdekuri. ... vetëm nëpër Të fitohet shëlbimi. Sepse, për të vërtetë, s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qielli që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi”. Pjetri nuk po largohet nga argumenti! Ai e pranon që ka thirrur Emrin e Jezusit dhe, e kjo përbën të njëjtën gjë, ai i jep atij titullin "shpëtimtar", i cili ishte i rezervuar në mënyrë rigoroze për Perëndinë. Profetët ishin shumë të vendosur në këtë.
    Për shembull Osea mësoi (13, 4): “E pra, unë jam Zoti, Hyji yt, që prej dheut të Egjiptit; tjetër Hyj mos njih pos meje, shëlbues tjetër pos meje nuk ka". Dhe Isaia predikoi të njejtën gjë: "Qitni provat e dilni përballë, këshillohuni të gjithë së bashku! Kush që moti këtë gjë e parakallëzoi e që atëherë e paralajmëroi? Vallë, a jo unë Hyji, s’ka hyj tjetër përpos meje? Hyj të drejtë e Shpëtimtar s’ka tjetër përveç meje! Askush tjetër nuk është Zot përveç meje; një Zot i drejtë dhe shpëtues, ai nuk është, përveç meje"(Is 45,21).



    EMRI I JEZUSIT MUND TË SHPËTOJË NJERËZIT.

    Pohimi i parë absolutisht skandaloz i Pjetrit, prandaj, është: " Jezusi është Zot"; por ka edhe një tjetër: ai thotë "Emri i Tij, i shqiptuar prej njerëzve, është i vetmi që mund të na shpëtojë"; gjymtuesit, i cili po kërkonte para, Pjetri i kishte thënë: "Unë nuk kam as argjend, as ar, por po të jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit Nazarenas, ec!” (Veprat 3, 6). Për veshët hebrenj, kjo fjalë ishte krejt e papranueshme: Emri i Zotit me të vërtetë iu ishte zbuluar Popullit të Zgjedhur, por besimtarët e këtij Populli nuk e shqiptonin këtë emër, për shkak të respektit: sepse njeriu nuk mund ta posedojë Zotin.
    Prandaj gjyqtarët gjejnë shumë vështirësi për të zgjidhur çeshtjen: nga njëra anë, kishte një njeri i njohur nga të gjithë, i cili ishte mbi dyzet vjeç, na thotë Luka, shërimi spektakolar i të cilit ishte i pamohueshëm; nga ana tjetër, kishin ata të çmendur që u japin atyre një mësim në lidhje me këtë Jezus, të cilin ne menduam se e kishim hequr qafe. Luka thotë: "Krerët e pleqtë kur panë guximin e patrandshëm të Pjetrit e të Gjonit e, pasi e dinin se janë njerëz të thjeshtë e të pashkollë, mbetën thellësisht të habitur" (4,13). Ata njohën se ishin shokë të Jezusit, ata panë njeriun që qëndroi pranë tyre, e shëruar dhe nuk gjetën përgjigje.
    Kështu gjyqtarët tanë bënë siç bëhet gjithmonë e gjithkund në raste të tilla, ata u urdhëruan të pandehurve të dilnin nga salla sepse ata duheshin të këshilloheshin mes tyre. Luk po shkruan akoma: “Çka të bëjmë me këta njerëz? Kanë bërë mrekulli të qartë, të cilën e pranojnë të gjithë Jerusalemasit dhe nuk është punë që mund ta mohojmë. Por, që ngjarja të mos përhapet më tepër në popull, po ua ndalojmë rreptësisht që t’i flasin më ndokujt për atë Emër”.
    Por asgjë dhe askush nuk mund t'i heshtë kurrë dëshmitarët e Krishtit. Dhe kjo falë forcës së Shpirtit Shenjt.
    Jezusi u kishte thënë atyre pikërisht kur po i linte, duke ngritur në qiell: "Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe deri në skajin e botës” (Vap, 1,8).
    Vërejtja e fundit: Emri i Jezusit u është dhënë njerëzve, thotë Pjetri. "Të krishterë", ne mbajmë vetë emrin e Krishtit, emri i tij na është besuar; prandaj përgjegjësia jonë është shpallja e shpëtimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 23-04-2021 më 04:05

Faqja 3 prej 91 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 09:44
  2. Zbukurimet E Festave *-*
    Nga alketi83 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-01-2011, 23:54
  3. Atmosfera e Festave!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 09:25
  4. Si te ruajme linjat pak dite para festave.
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 23:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •