Close
Faqja 81 prej 89 FillimFillim ... 31717980818283 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 801 deri 810 prej 882
  1. #801
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    F.A. E DIELA E VI ORD. VITI C. UNGJILLI.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E VI ORD. VITI C.

    MË 16-2-2025.


    UNGJILLI: Lk. 6,17. 20-26.


    17 Pastaj zbriti bashkë me ta e zuri vend në rrafshinë. Ishte aty një shumicë e madhe nxënësish të tij dhe një turmë e madhe e popullit prej mbarë Judesë, prej Jerusalemit dhe prej bregut të detit të Tirit e të Sidonit.
    20 Jezusi, si i drejtoi sytë e vet mbi nxënësit, thoshte:
    “Të lumët ju, o skamnorë,
    sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit!
    21 Të lumët ju që tani keni uri,
    sepse do të ngiheni!
    Të lumët ju që tani qani,
    sepse do të qeshni!
    22 Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë,
    kur do t’ju përjashtojnë prej rrethit të tyre
    kur do t’ju poshtërojnë,
    kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut!
    23 Atë ditë gëzohuni dhe kërceni sepse ju pret shpërblim i madh në qiell.
    Vërtet, në të njëjtën mënyrë vepruan edhe etërit e tyre me profetët!
    24 Por, vaj për ju, o pasanikë,
    sepse e keni ngushëllimin tuaj!
    25 Vaj për ju që tani jeni të ngopur,
    sepse do të pësoni uri!
    Vaj për ju që tani qeshni,
    sepse do të vajtoni e do të qani!
    26 Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t’ju lëvdojnë, sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!”


    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    Dëgjojmë shpesh pasthirrmën: "Me fat ai" ose "me fat ata". Është një pasthirrmë që u referohet njerëzve për të cilët gjithçka në jetë po shkon mirë, që janë të lumtur, me fat; dhe këtë shprehje nuk e shpikëm ne, zakonisht e përdornin grekët e lashtë që e aplikonin para së gjithash për perënditë e tyre që jetonin të lumtur në Olimp, të lumtur sepse nuk punonin dhe më pas, me këtë shprehje, caktonin të pasurit, ata që u ngjanin perëndive më shumë se të tjerët, sepse edhe të pasurit nuk punonin.
    E përdornin këtë pasthirrmë “të lumët” për t’iu drejtuar kujtdo që ishte i lumtur në jetë, “Të lumët prindërit që kanë fëmijë të mire, të urtë”.
    Tek Homeri gjejmë këtë lumturi: “Lum burri i gruas së mirë”;
    dhe ka një lumturi për beqarët: “Lum ai që nuk ka marrë grua”, një fjali e shpikur ndoshta nga dikush, jeta bashkëshortore e të cilit nuk ishte shumë e lumtur.
    Fjala “lumturia” përdorej tek grekët për ata që kultivonin vlera të larta morale: “Lum ai që arrin famë, nderin, që praktikon virtytin”, “Lum ai që kultivon urtësinë”.
    Jo vetëm grekët, por edhe egjiptianët, veçanërisht në shekujt e fundit para Krishtit, e përdorën këtë formë letrare.
    Shumë nga lumturitë që janë në letërsinë e tyre, në tekstet egjiptianë, i gjejmë në Bibël.
    Për shembull: "Lum njeriu që është pa mëkat" përdoret fjalë për fjalë në Psalme, ose "Lum ai që e udhëheq zemrën e tij në rrugën e jetës", "Lum ai që zbaton urdhërimet e Zotit" janë lumturi që i gjejmë në Besëlidhjen e Vjetër.
    Ashtu si grekët, ashtu si egjiptianët, edhe hebrenjtë përdorën të njejtën formë letrare, si mund të lexojmë në Ungjilin e sotëm: "Të lumët ju…".
    Në Besëlidhjen e Vjetër gjejmë 44 lumturi, veçanërisht në Psalmet, për shëmbull psalmi 1, 1 që fillon:
    "Lum njeriu që nuk i ndjek këshillat e keqbërësve,
    që nuk qëndron në udhën e mëkatarëve
    e nuk rri së bashku me përqeshës” (Ps.1,1),
    ose, në një mënyrë tjetër:
    “Lum njeriu që nuk ndjek rrugën e të pabesëve".
    Kur kjo pasthirrmë "lum ose të lumët" shfaqet në Bibël, nuk është vetëm për t'i bërë një kompliment dikujt që sillet mirë: është mbi të gjitha një mënyrë për të treguar se si të arrihet qëllimi që çdo njeri vendos, dëshiron të arrijë në jetën e tij: çfarë dëshiron njeriu? çfarë aspiron nëse jo gëzim, lumturi? dhe më pas, me shprehjen "Lum-të lumët", treguan rrugën e mirë, jo e gabuar për të arritur gëzimin, për të arritur me të vërtet qëllimin e vlershëm të jetës, urtësinë.
    Kur psalmisti shpallte: "Lum ai që kujdeset për të varfërit dhe të dobëtit", ai po jepte një tregues për të jetuar vërtet mirë, duke u kujdesur për ata që kanë nevojë; ose kur psalmist shpallte: "Të lumët ata që ecin në ligjin e Zotit", "Të lumët ata që veprojnë me drejtësi" jepte një udhëzim për mënyrën efikase për të rrënjosur vlerat mbi të cilat duhet të përqendrohemi për të përmbushur vërtetë jetën dhe për të arritur gëzimin.
    Por në jetë nuk ka vetëm lumturi, mund të ndodhë edhe një fatkeqësi, pra mund të ndodhë të zgjedhësh një rrugë për të arritur gëzimin dhe të gjendesh në dhimbje, sepse ke marrë rrugën e gabuar.
    Filozofët grekë kishin paralajmëruar tashmë kundër një keqkuptimi: atë të ngatërrimit të gëzimit me kënaqësinë.
    Epikuri është akuzuar gabimisht se e ka bërë këtë ngatërresë… nuk është e vërtetë: ai e kishte shumë të qartë në mendjen e tij se kënaqësia është e mirë për sa kohë të çon në gëzim, në harmoni me vetveten, me praktikën e virtytit.
    Për këtë arsye u ndje, pra, nevoja për të paralajmëruar kundër zgjedhjeve mashtruese, kundër iluzioneve: dhe duke qenë se Zoti e don njeriun, ai me Fjalën e tij tregon rrugën e jetës, atë që të çon drejt lumturisë, drejt realizimit të plotë të vetvetes dhe paralajmëron për rrugët e gabuara.
    Për këtë arsye Bibla përdor një pasthirrmë tjetër: "Vaj", "hoi, hoiloha" në hebraisht, e cila shfaqet 75 herë në Besëlidhjen e Vjetër.
    Por të kemi kujdes, ky “Vaj”, “hoi”, nuk e ka kuptimin që ia atribuojmë shpesh: nuk është kërcënim të një ndëshkimi, nuk është Zoti që thotë: “Do të bëj të pagosh për këtë”.
    “Vaj-Hoi” është një britmë dhimbjeje nga një baba që është Zot, i cili e sheh djalin e tij duke humbur rrugën dhe nuk do të jetë kurrë i lumtur sepse ka zgjedhur rrugë që nuk janë ato që Ai tregon.
    Meqenëse kjo ishte mënyra e komunikimit midis të gjithë popujve të pellgut të Mesdheut, nuk është për t'u habitur që në Besëlidjen e Re ka 45 lumturi.
    Kujtojmë dy lumturi shumë të bukura që i drejtohen Marisë: Elizabeta i thotë:
    “Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!” (Lk.1,42). Dhe lumturia e dytë: "E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!” (Lk. 1,45). Pra: “E lumia ajo që besoi", Maria, nëna e Jezusit. Dhe më pas në Ungjilli sipas Lukës gjejmë lumturinë shumë e bukur e gruas që është e magjepsur përpara Jezusit, që ajo dëgjoi duke shpallur Ungjillin:
    “Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha: “Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!” Ai u përgjigj: “Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!” Ajo e thërret “të lumtur barkun që e lindi dhe gjinjtë që thithe” (Lk. 11, 27-28) sepse ka pak xhelozi tek kjo grua për nënën e Jezusit.
    Pastaj kujtojmë:
    "Lum shërbëtorët që, kur kthehet zotëria, i gjen zgjuar! Përnjëmend po ju them: ai vetë do të ngjeshet, ata do t’i ulë në tryezë, do të afrohet dhe vetë do t’i shërbejë” (Lk. 12, 37).
    Dhe ja vlen të kujtohet një lumturi tjetër për ata që edhe pse nuk kanë parë, besojnë:
    “Pastaj Jezusi i tha Tomës: “Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!”
    Toma iu përgjigj: “Zotëria im dhe Hyji im!”
    Jezusi i tha: “Pse po më sheh, po beson.
    Lum ata që nuk panë e besojnë!” (Gj. 20, 27-29).
    Dhe në Besëlidhjen e Re gjejmë gjithashtu të kundërtën e bekimit, të lumturisë: "Vaj-Hoi”.
    “Vaj-Hoi” shfaqet 46 herë në greqisht.
    “Vaj për ty, o Korazin, vaj për ty, o Betsaidë! Sepse të kishin ndodhur në Tir e në Sidon mrekullitë që ndodhën në ju, kaherë, të veshur në grathore e të mbuluar me hi do të kishin bërë pendesë! 14 Prandaj, Tiri e Sidoni Ditën e Gjyqit do ta kenë më lehtë se ju!” (Lk.10,13-14).
    Nuk do të thotë kjo se Jezusi kërcënon këta qytete... atëherë të gjithë do të përfundonin në ferr, jo.
    “Vaj-Hoi” është klithma e dhimbjes së Jezusit që sheh këta qytete që Ai i do, në të cilët Ai predikoi Ungjillin që ata e refuzojnë duke bërë zgjedhjen e vdekjeprurëse… “Vaj-Hoi” është klithma e dhimbjes së Jezusit.
    “Vaj për ty, o Korazin, vaj për ty, o Betsaidë! Sepse të kishin ndodhur në Tir e në Sidon mrekullitë që ndodhën në ju, kaherë, të veshur në grathore e të mbuluar me hi do të kishin bërë pendesë! Prandaj, Tiri e Sidoni Ditën e Gjyqit do ta kenë më lehtë se ju!” (Lk.10, 13-16).
    “Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë” (Mt. 23,23…39).
    “Jezusi u tha nxënësve të vet: “Është e pamundur që të mos vijnë shkandujt, porse, vaj për atë njeri, nëpër të cilin vijnë. Më mirë do të ishte për të t’i lidhej për qafe guri i mullirit dhe të hidhej në det se të shkandullojë njërin prej këtyre të vegjëlve. Ruajuni fort!” (Lk.17,1-3).
    Lumturitë më të njohura që gjejmë në Ungjij, janë ato të paraqitura nga Mateu, që janë tetë, dhe nga Luka, i cili paraqet katër, për të cilat do të reflektojmë sot, dhe Luka shton gjithashtu katër "Vaj-Hoi".
    Për të kuptuar, së pari duhet t'i kushtojmë vëmendje kujt i drejtohen nga Jezusi këto lumturi dhe këto fatkeqësi.
    “Pastaj zbriti bashkë me ta e zuri vend në rrafshinë. Ishte aty një shumicë e madhe nxënësish të tij dhe një turmë e madhe e popullit prej mbarë Judesë, prej Jerusalemit dhe prej bregut të detit të Tirit e të Sidonit” (v.17).
    Jezusi, si i drejtoi sytë e vet mbi nxënësit, thoshte: “Të lumët ju!...”(v.17….20).
    Kur dëgjojmë për Lumturitë, mendojmë menjëherë për ato të Mateut me të cilat fillon Predikimi në Mal dhe më pas ndoshta u habitëm kur dëgjojmë atë që na thotë Luka, se Lumturitë nuk u shqiptuan nga Jezusi në mal, por në një vend të sheshtë.
    Dy cilësimet e Mateut dhe të Lukës janë një kornizë letrare artificiale, këtë e dimë shumë mire: mali nuk është material, është mali biblik për të cilin na flet Mateu, pra momenti, vendi, konteksti në të cilin njeriu përvetëson mendimin e Zotit.
    Ai mendim, ajo mënyrë gjykimi dhe vlerësimi të gjërave që është po aq larg nga ai i njerëzve sa qielli nga toka.
    Pse Luka nuk i vendos Lumturitë në mal, por në një vend të sheshtë?
    Kuadri letrar është artificial për të dy ungjilltarë, pasi të gjithë Lumturitë nuk u shqiptuan njëra pas tjetrës nga Jezusi, ato u mblodhën nga dy komunitete: ato të Mateut të mbledhura nga komuniteti i Antiokisë në Siri dhe ato të Lukës ndoshta nga komuniteti i Filipit.
    Çfarë donin të bënin këta komunitete?
    Ata donin të përmbledhnin propozimin e njeriut të bërë nga Jezusi, atë propozim të një njeriu të suksesshëm, të bekuar, të lumtur që është shumë i ndryshëm nga ai që ju bëjnë njerëzit e fushës: ata propozojnë lumturi shumë të ndryshme.
    Pse e vendos Luka në një vend të sheshtë? Pse kjo kornizë artificiale?
    Sepse ai dëshiron të tregojë se ky propozim të një botë të re u drejtohet njerëzve nga e gjithë bota, nga të gjitha kombet dhe në fakt ata që janë rreth Jezusit janë një turmë e madhe që vjen nga Jeruzalemi, nga Judea, por edhe nga trevat pagane, prandaj lumturitë, që propozon Jezusi, u drejtohen të gjithë popujve.
    Megjithatë, ka një grup dishepujsh të cilëve Jezusi u drejtohet drejtpërdrejt… turmat do t'i dëgjojnë këto lumturitë nga ai grup që i pranon i pari.
    Dhe nga kush përbëhet ky grup?
    E kemi njohur të dielën e kaluar: ata janë ata dishepuj që ishin në barkë dhe që morën nga Jezusi detyrën për t'i tërhequr njerëzit nga ujërat e vdekjes për t'i sjellë në jetë: dhe sa më thellë të gjenden në ujëra të thella, aq më shumë duhet të angazhohen për t'i shpëtuar, për t'i tërhequr.
    Çfarë bënë këta dishepuj?
    Kujtojmë: pasi tërhoqën barkat në breg, ata lanë gjithçka dhe pranuan propozimin e Jezusit për ta ndjekur Atë.
    Le të theksojmë se ata lanë gjithçka… pikërisht atyre tani Jezusi u drejton këtë lumturi: “Të lumët ju, keni bërë zgjedhjen e duhur”. Le të dëgjojmë tani arsyet pse këta dishepuj që braktisën gjithçka dhe e ndoqën Atë, për çfarë arsye shpallen të bekuar.
    Këta të bekuar kanë katër karakteristika.
    Le të dëgjojmë:
    “Të lumët ju, o skamnorë,
    sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit!
    21 Të lumët ju që tani keni uri,
    sepse do të ngiheni!
    Të lumët ju që tani qani,
    sepse do të qeshni!
    22 Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë,
    kur do t’ju përjashtojnë prej rrethit të tyre,
    kur do t’ju poshtërojnë,
    kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut!
    23 Atë ditë gëzohuni dhe kërceni sepse ju pret shpërblim i madh në qiell.
    Vërtet, në të njëjtën mënyrë vepruan edhe etërit e tyre me profetët!”.
    "Lum ju," tha Jezusi, jo turmës, por grupit të vogël të dishepujve të tij.
    Nuk e shqiptoi këtë lumturi para lypsarëve dhe të mjerëve, varfëria nuk është gjë e mirë. Zoti nuk do që fëmijët e tij të jetojnë në mjerim, ai dëshiron që ata të jenë mirë dhe të lumtur.
    Për çfarë varfërie po flet Jezusi?
    Për atë varfëri që zgjodhën dishepujt e tij, sepse, duke u varfëruar, hynë në mbretërinë e Perëndisë.
    Në fjalimin e tij programatik në Nazaret, Jezusi tha:
    18 ‘Shpirti i Zotit është mbi mua
    sepse Ai më shuguroi!
    Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin,
    të verbërve dritën e syve;
    t’i lëshoj në liri të ndrydhurit,
    19 të shpall vitin e hirit të Zotit.’
    20 E mbylli librin, ia dha shërbëtorit dhe u ul. Të gjithë në sinagogë i drejtuan sytë në të. 21 Atëherë u tha:
    “Sot shkoi në vend kjo pjesë e Shkrimit të shenjtë që e dëgjuat me veshët tuaj” (4,18-21).
    Nuk ka fjalë më të thjeshtë: "Erdha për t'u sjellë lajme të mira të varfërve".
    Cili ishte lajmi i mirë të Jezusi?
    Jo se do të kishin mbetur të varfër e të mjerë përgjithmonë, jo!
    Në fakt, nga konteksti kuptohet së Ai erdhi në botë për të shpallur diçka të mirë: d.m.th se kjo situatë e mjerushme në të cilën gjendhej shumica e njerëzve, do të zhdukej nga bota dhe se të gjithë do të kishin atë që i nevojitej, për të jetuar në një mënyrë dinjitose: kur njerëzit do të kishin mirëpritur botën e re që Ai propozoi, mbretërinë e Perëndisë, njeriu mund të hynte në këtë mbretëri të Perëndisë, i lirë nga çdo formë varfërie dhe nga cdo formë skllavërie.
    Dhe kjo është zgjedhja që bënë dishepujt e tij.
    Çfarë bënë ata në veçanti?
    Sapo e dëgjuam, ata vendosën të braktisin gjithçka, të mbeten pa asgjë.
    Ishte zgjedhja e tyre, nuk ishte pasojë e fatkeqësisë, nuk ishin të bekuar ata që varfëroheshin sepse… ua shembi atyre shtëpinë një tërmet.
    Kushti i parë për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë është të bëhesh i varfër me një zgjedhje personale.
    Pak më tutje, në të njëjtin kapitull 5 Lluka tregon një thirrje tjetër domethënëse, atë të Levit:
    “Jezusi i thotë: “Ndiqmë!”
    Dhe ai u ngrit duke lënë gjithçka pas”.
    Për të ndjekur Jezusin dhe për t'u bërë dishepull i tij, duhet të lihet gjithçka.
    Në Ungjillin e Lukës kjo fjali: “lënë gjithçka pas” përsëritet si një refren në fund të çdo thirrjeje.
    Kur u paraqit ai fisniku i pasur që vjen te Jezusi se ka një shqetësim të brendshëm (ka gjithçka, por nuk është i lumtur), Jezusi pas diagnozës së tij, shpjegon: “Je i lidhur me pasurinë tënde, prandaj, në qoftë se do të jesh i lumtur: “Shko, shit çka ke, ndajua skamnorëve e do të kesh thesar në qiell; atëherë kthehu e eja pas meje!” (Mk. 10,21).
    Ia dha ilaçin për shërim, por fisniku i pasur nuk e pranoi dhe u larguar i trishtuar.
    Për të qenë dishepull dhe për të hyrë në botën e re, duhet të hiqet dorë nga gjithçka.
    Kjo varfëri vullnetare nuk është diçka fakultative apo e rezervuar për besimtarët që jetojnë në një kuvend, murgeshat apo fretërit.
    Kushdo që dëshiron të jetë i krishterë, kushdo që dëshiron të hyjë në mbretërinë e Perëndisë, në botën e re, duhet të bëjë këtë zgjedhje dhe atëherë ai është i bekuar. Mbretëria e Perëndisë është e nevojshme për të gjithë ata që duan të shpëtojnë.
    Jezusi thotë: "Kush prej jush nuk heq dorë nga gjithë pasuria e tij, nuk mund të jetë dishepulli im".
    Ne duhet ta kujtojmë këtë të vërtetë, përndryshe ne mashtrojmë veten duke besuar me të pa drejtë se i përkasim mbretërisë së Perëndisë: nuk jemi në të, nëse jemi të lidhur pas zotërimeve.
    Si ta privojmë veten nga pasuria?
    A e hedhim nga dritarja në mënyrë që të përfundojë te dembelet?
    Jo, kjo do të ishte çmenduri, do të ishte një interpretim vërtet i pakuptimtë i fjalëve të Jezusit.
    Të mirat e kësaj bote janë të çmuara, janë dhuratë nga Krijuesi, por ato duhet të menaxhohen sipas planit të Krijuesit të cilit i përkasin, sepse Jezusi paralajmëroi kundër rrezikut të lidhjes së zemrës me këto të mira që janë një pengesë për të hyrë në mbretërinë e Zotit.
    Për të hyrë në botën e re, ne duhet të lëmë gënjeshtrën dhe të mirëpresim të vërtetën.
    Çfarë është gënjeshtra?
    Është ajo gjë që e përsërisim vazhdimisht: aftësitë e mia, inteligjenca ime, shkathtësia ime më kanë lejuar të grumbulloj kaq shumë pasuri, të kem shtëpi, fusha dhe tani të gjitha këto pasuri janë të miat. Kjo është gënjeshtra nga e cila lindin të gjitha problemet… duke e konsideruar pasurinë një Kapital për veten.
    Është një gënjeshtër, sepse asgjë nuk është e jona, të gjithë mbiemrat pronorë janë gënjeshtër, gjithçka është e Zotit.
    Ne jemi administratorë të të mirave që nuk janë tonat dhe duhet t'i menaxhojmë sipas planit të pronarit.
    Si na i dha Zoti këto të mira?
    Të mirat kanë marrës… janë ata që kanë nevojë për to.
    Ne nuk jemi të vetë-mjaftueshëm, nuk kemi të gjitha të mirat që na duhen, duhet t'i kërkojmë te vëllezërit tanë shpesh herë të mirat që na nevojten.
    Zoti na bëri të mirë, na bëri të detyruar t'i shkëmbejmë këto dhurata.
    Gënjeshtra nga e cila lindin të gjitha problemet është kur i konsiderojmë tonat dhe më pas fillojmë t'i negociojmë, t'ua ofrojmë ofertuesve më të lartë: e dimë, sa më shumë të rritet nevoja, aq më shumë mund të rriten çmime. Për këtë arsye disa, dduke I njohur rregullat e tregut, bëhen gjithnjë më të pasur, duke shtuar shtëpi më shtëpi, fushë më arë, siç denoncon profeti Isaia.
    Pra, për të hyrë në botën e re që na propozon Jezusi, sipas planit të Zotit, duhet të krijojmë atë botë nga e cila zhduken varfëria, luftërat, konkurrenca, dhuna…Për këtë është i nevojshëm një administrim i të mirave, që favorizon varfërimin vullnetar të lirë, të atyre që pranojnë të mbeten pa asgjë sepse e kanë kuptuar kush janë marrësit, dhe kujt i përkasin të mirat e kësaj bote.
    “I varfër” në kuptimin ungjillor është dikush që nuk zotëron asgjë për vete, që heq dorë nga adhurimi i parasë, nga përdorimi egoist i kohës së tij, nga aftësitë e tij intelektuale, nga erudicioni, nga diplomat, nga pozicioni i tij shoqëror.
    Ideali i krishterë nuk është varfëria dhe skamja, por një botë në të cilën të gjithë janë të varfër sipas ungjillit, një botë në të cilën askush nuk grumbullon për vete, askush nuk e shpërdoron, secili vë në dispozicion të vëllezërve të tij atë që ka marrë nga Zoti.
    “Të bekuar jeni ju të varfër” nuk është një mesazh dorëheqjeje, por shprese në një botë ku askush nuk ka më nevojë, sepse Zoti e ka bërë botën të mirë dhe të gjitha nevojat njerëzore mund të plotësohen kur të mirat menaxhohen sipas planit të Krijuesit.
    Premtimi që e shoqëron këtë lumturi, nuk shtyhet për të ardhmen, në një botë të re, në parajsë pas kësaj jete: mënjëherë hyn në mbretërinë e Zotit ai që bën zgjedjen e varfërisë, duke mos harruar që pas hyrjes në botën e re, mund të kthehet peërsëri mbrapa duke u bërë përsëri skllevër i të mrave tokësore e duke i mbajtur ato me egoizëm për vete.
    Dhe cilat do të jenë pasojat e zgjedhjes së varfërisë ungjillore?
    Çfarë duhet të presin dishepujt që heqin dorë nga përdorimi egoist i pasurisë?
    Kësaj pyetjeje Jezusi i përgjigjet me tre lumturi të tjera që shqetësojnë dishepujt që kanë bërë zgjedhjen të heqin dorë nga gjithçka, e të mos mbajnë asgjë për vete.
    Do të ketë sakrifica për t'u bërë.
    I krishteri nuk kërkon sakrifica dhe vuajtje: vuajtja jonë nuk i pëlqen Zotit, Zoti nuk dëshiron dhimbje dhe le të mos ia ofrojmë sepse Ai nuk di çfarë të bëjë me të, por disa zgjedhje përfshijnë sakrifica të dhimbshme.
    Ja ku janë, vijnë në tre lumturi të tjera.
    E para: do të jesh i uritur…
    “Lum ju që keni uri, sepse do të ngopeni”.
    Ata janë të uritur, duhet të kenë parasysh se do të vuajnë nga uria.
    Në mbretërinë e Zotit varfëria nuk ekziston, por ka ende një uri që mund të krijojë disa shqetësime, disa mjerime që krijojnë njerëzit kur i menaxhojnë keq të mirat e tyre.
    Por ka edhe një uri tjetër… nëse ke një koleg që menaxhon pasuritë sipas kritereve të botës së vjetër dhe ti e sheh duke grumbulluar shtëpi pas shtëpie, fushë pas fushe, … mund të kesh të njëjtën uri dhe dëshirë për të njëjtat gjëra që ai ka arritur të marrë me aftësitë e tij. E ti mund të kujtosh me mall aftësitë e tua, mbase, janë edhe superiore…e që nuk i ke prëdorur…e për këtë arsye nuk mund ta ngopësh urinë tënde. Në botën e sotëm është e vështirë të heqim dorë nga të mirat e tepërta që na imponojnë moda dhe reklamat.
    Ato janë forma artificiale të urisë, nevoja të shkaktuara, madje edhe i krishteri tundohet e kërkon ta ngopë këtë uri. Por ky njeri nuk është i ngjashëm me mikun e vet, nuk ka të njejta aftësi. Dhe për këtë nuk mund ta ngopë këtë uri të vet.
    Disa komoditete, kur vëllait i mungojnë gjërat e nevojshme, ky njeri nuk mund t'i përballojë. Disa veshje shumë të shtrenjta të stilistëve, disa bizhuteri, nuk mund të jenë të pranishme në jetën e një të krishteri.
    Edhe sikur t'i kishe të gjitha, por kur vëllai yt është në nevojë, nuk mund të evitosh ta ndihmojë, duke preferuar të kërkosh të përballosh ta ngopësh këtë uri.
    Ata që vendosin nevojat e vëllait të tyre në qendër të të gjitha zgjedhjeve të tyre, marrin parasysh se do të përjetojnë disa shqetësime dhe privime të caktuara; ndonjëherë mund t'u mungojnë edhe gjërat e nevojshme nëse vëllai i tyre është në nevojë ekstreme, por ata do të bekohen sepse Zoti do t'ua ngopë urinë për jetë, ata do të jetojnë si fëmijë të vërtetë të Perëndisë, është ngopja e një jete vërtet njerëzore ajo e atyre që duan.
    Dhe pastaj ata që bëjnë këtë zgjedhje për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë, marrin parasysh edhe lotët… ata do të bekohen.
    Le të mos e keqkuptojmë këtë lumturi duke menduar se dhimbja i pëlqen Perëndisë, jo, por duke zgjedhur Krishtin, dishepujt që janë përfshirë në ndërtimin e botës së re, me çfarë bote e gjejnë veten përballë?
    Është një situatë shumë e dhimbshme që ne të gjithë e dimë, një situatë mjerimesh, luftërash, mizorish, ndaj përballë këtij realiteti vuajnë ata që duan të ndërtojnë një botë të re.
    E qara e dishepullit është një shenjë dashurie, e pasionit të tij për të realizuar planin e Zotit sa më shpejt.
    Jezusi qau para qytetit të Jeruzalemit që e donte, kur kuptoi se po e refuzonte këtë propozim, kuptoi se ky qytet do të përballej me rrënim, pastaj shpërtheu në lot... është klithma e dikujt që dashuron. Zoti do t'i ngushëllojë ata që kanë këtë klithmë, këtë pasion dashurie, sepse duan që të gjithë njerëzit të jenë të lumtur dhe duhet të kenë parasysh se farat e së mirës që mbjellin me dhimbje do të rriten dhe do të japin fryte të bollshme.
    Psalmi 126, 5-6:
    “Ata që mbjellin me lot,
    deh, le të korrin me gëzim!
    Në të shkuar ecnin e qanin
    duke mbartur farën për ta mbjellë,
    kurse në kthim do të vijnë plot gëzim
    duke mbartur dorëzat e veta”.
    Kur shkon duke mbartur fara për të mbjellë, qan, por kur kthehet i ngarkuar me duaj, mbushet me gëzim.
    Kjo është ajo që Zoti u premton atyre që duan dhe madje qajnë për dashuri.

    Lumturia e fundit:
    “22 Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë,
    kur do t’ju përjashtojnë prej rrethit të tyre,
    kur do t’ju poshtërojnë,
    kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut!” (v.22).
    “Të lumët ju kur ju përndjekin, ju shajnë, ju urrejnë”.
    Kush arsyeton sipas Ungjillit, nuk duhet të presë duartrokitje, sepse po bën një propozim që është në kontrast me botën e vjetër dhe për rrjedhojë do të kundërshtohet, do të ndalohet sepse do të konsiderohet si përmbysës i rendit të vjetër të vendosur, i rendit që për shumë kohë shumica e njerëzve kanë pranuar, e rendit të konsideruar të drejtë, i rendit të drejtësisë së kësaj bote.
    Secilit të vetin, por çfarë është e tij?
    Gjithçka i përket Zotit.
    Bota e lashtë nuk pranon të zhduket sepse udhëhiqet nga egoizmi, nga interesi, nuk dëshiron që njerëzimi i ri të lindë i udhëhequr nga logjika e dashurisë, nga vëmendja ndaj të tjerëve, nga disponueshmëria për shërbim të painteresuar, nga kërkimi i vendit të fundit.
    Këto janë propozime që janë krejtësisht jashtë logjikës së botës së vjetër.
    Kini kujdes, thotë Jezusi, sepse nëse njerëzit ju duartrokasin, do të thotë se ju mendoni si ata.
    Dishepulli bekohet pikërisht në momentin që persekutohet, sepse përndjekja është prova e pakundërshtueshme që ju po ndiqni dhe po pranoni logjikën e Mjeshtrit.

    DHE TANI LE T’I DËGJOJMË KATËR MJERIMET.
    24 Por, vaj për ju, o pasanikë,
    sepse e keni ngushëllimin tuaj!
    25 Vaj për ju që tani jeni të ngopur,
    sepse do të pësoni uri!
    Vaj për ju që tani qeshni,
    sepse do të vajtoni e do të qani!
    26 Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t’ju lëvdojnë, sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!” (v. 24-26).
    “Vaj-hoi” i parë është për të pasurit: “Vaj për ju, o pasanikë”.
    Sa përkthim i keq ky "Vaj".
    Për ne kjo shprehje është një kërcënim… Por, e kjo duhet të jetë e qartë, nuk është ky kuptimi i shprehjes në buzët e Jezusit.
    Jezusi nuk kërcënon ndëshkimin, Jezusi na do të gjithë dhe klithma e tij është një dhimbje.
    Në greqisht kemi “Uai” që i referohet një termi hebraik që e kam përmendur tashmë, “hoi”, që është një vajtim në rastin e funeraleve; kur përballet me pikëllimin, personi në pikëllimin e tij vendos duart mbi kokën dhe bërtet: "hoi, çfarë ndodhi?"
    Kjo është një klithmë dhimbjeje nga Jezusi para pasanikut që nuk ua dorëzoi të mirat e tij atyre të cilëve u përkitnin, dhe e kanë drejtë t’i marrin. Jezusi qan mbi atë që bëri zgjedhjen e vdekjes, i tij është një vajtim, në prezencën e një kufome, apo gjatë një funeral: “O pasanik, që të gjithë lavdëronin e duartrokitnin, që të gjithë e kishin zili, e ke shkatërruar jetën tënde”.
    Duhet të përkthejmë "Vaj për ju, o pasanikë", sepse keni shkaktuar varfëri duke grumbulluar të mira që duhet të dorëzoheshin të nevojtarëve". Por pasaniku “i mjerë” nuk e bën këtë. Grumbullon për veten”.
    Dhe Jezusit i vjen keq, është një klithmë dhimbjeje sepse sheh një person që e ka shkatërruar jetën e vet.
    Në doganë i konfiskohet malli që nuk u është dorëzuar të varfërve, duke mbetur pa dashuri: ke vdekur si një njeri që nuk ka dashur të tjerët.
    “Vaj” i dytë është “për ju që jeni të ngopur”.
    Ju që menaxhoni të mirat e kësaj bote për kënaqësitë tuaja, që shpërdoroni burimet e krijimit dhe shkaktoni uri, varfëri, mjerim për kaq shumë njerëz… për ju, thotë Jezusi, është kjo britmë dhimbjeje sepse jeni njerëz të dështuar, të vdekur.

    E treta është: "Vaj për ju që po qeshnit tani".
    Ju që përqeshnit në vend që të buzëqeshnit, në vend që t'i jepnit gëzim vëllait tuaj, ju e bëni atë të qajë, sepse ju shkaktonit padrejtësi, abuzim, poshtërim dhe jeni shkaku i vuajtjeve për më të dobëtit, jeni të dështuar në jetë, të vdekur... Keni pasuri, thotë Jezusi: ju mungon urtësia e vërtetë
    Dhe Ungjilli I sotëm përfundon me “Vaj-n” e fundit "për ty kur të gjithë njerëzit të duartrokasin", sepse kështu ndodhi në Besëlidhjen e Vjetër me profetët e rremë, me profetët e gënjeshtrës, ata u duartrokitën sepse u përpoqën të mos tregonin të vërtetën që vinte nga qielli, por u përpoqën të kënaqnin dëshirat e dëgjuesve.
    Do të ishte një shenjë, duartrokitja e të gjithë, se edhe pa dashje, si “profetët e rremë” ne bëhemi të përshtatshëm me lumturitë e kësaj bote.
    Ungjilli i sotëm përfundon me këto katër vajtime, por ato shërbejnë për të na bërë të reflektojmë... a i përkasim turmave që dëgjojnë Ungjillin apo jemi dishepuj të vërtetë që kemi bërë zgjedhjen për të vënë të gjithë veten në shërbim të vëllait tonë dhe për rrjedhojë të ndërtojmë një jetë dashurie?
    Është një pyetje që duhet t'ia bëjmë vetes:
    A i përkas ende turmës apo e kam bërë zgjedhjen të jem një dishepull i vërtetë?


  2. #802
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 7 ORD. VITI C.

    MË 23-2-2025.

    LEXIMI I PARË: 1 Sam. 26, 2.7-9.12-13.22-23.



    Në këto ditë,
    2 Sauli u çua dhe zbriti në shkretëtirën Zif, me tri mijë vetë, burra të zgjedhur të Izraelit, për ta gjurmuar Davidin në shkretëtirën Zif.
    7 Erdhën, pra, Davidi e Abisai natën tek ushtria dhe e gjetën Saulin duke fjetur në gjumë brenda rrethit. Heshtën e kishte të ngulur në tokë te koka e vet, kurse Abneri e populli tjetër po flinin përreth tij.
    8 Atëherë Abisai i tha Davidit: “Hyji sot ta ka lëshuar në duar të tua armikun tënd: tani po e përshkoj me heshtë e po e mbërthej përtokë me një të rënë të vetme, të sjell një herë tjetër s’do të kem nevojë”.
    9 Por Davidi iu përgjigj: “Ruaj se e vret! Cili shtriu dorën e vet mbi të shuguruarin e Zotit e do të jetë i pafajshëm”?
    12 Kështu, pra, i mori Davidi heshtën dhe brokën e ujit, që ishte te koka e Saulit, dhe u larguan. Askush nuk i pa, askush s’diti gjë, askush nuk u zgjua. Të gjithë flinin: një gjumë i rëndë i dërguar prej Zotit i kishte pushtuar të gjithë.
    13 Kur kaloi Davidi në anën e kundërt, u ndal në majë të malit, mjaft larg, në një largësi mjaft të madhe.
    22 Por Davidi bertiti: “Ja ku është heshta e mbretit! Le të vijë një djalosh e le ta marrë.
    23 Zoti shpërbleftë gjithkënd sipas drejtësisë së vet e besnikërisë. Zoti sot të lëshoi në duar të mia, por unë s’desha të çoja dorën time mbi të shuguruarin e Zotit”.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    Për të filluar, duhet të kujtojmë kontekstin: Sauli ishte mbreti i parë i popullit të Izraelit, rreth vitit 1040 para Krishtit. Ishte i pashëm, ishte në kulmin e jetës. Tekstet thonë se: "askush nga izraelitët nuk ishte më i bukur se ai: nga supet e lart ai i kalon të gjithë"; ishte bujk, nga një familje e vogël, në fisin e vogël të Beniaminit. Zoti e kishte zgjedhur dhe kishte ngarkuar profetin Samuel që ta shuguronte si mbret; ju kujtohet se Samueli nuk donte ta shugurojë si mbret sepse nuk i besonte monarkisë në tërësi; por ishte e nevojshme ta dëgjonte Hyjin dhe prandaj Sauli u bë mbreti I parë i Izraelit; më në fund Populli i Zjedhur kishte si gjithë popuj të tjerët një mbret.
    Por, pas një fillimi të mirë, Sauli për fat të keq shfajësoi frikën më të keqe të Samuelit: sjellia e tij jo e mirë dhe dashuria e tij për pushtetin dhe luftën e tejkalonin besnikërinë ndaj Besëlidhjes. Kjo gjë ishte aq serioze saqë, pa pritur fundin e mbretërimit të Saulit, Samueli, me urdhër të Perëndisë, mendoi që ishte ardhur koha për të zjedhur një mbret tjetër: ishte Davidi, bariu i vogël i Betlehemit, djali i tetë i Jeseut; shqytari i mbretit Saul, i stërvitur në oborrin mbretëror; pak nga pak ai u bë një udhëheqës i shquar lufte, sukseset e të cilit tregoheshin kudo. Një ditë, për fat të keq, Sauli dëgjoi këngën që qarkullonte nëpër qytetet: " Sauli vrau me mijëra, kurse Davidi me dhjetëra mijëra’”(1Sam, 21,11).
    Dhe kështu, ndodhi ajo që duhej të ndodhte: Sauli, i entuziazmuar në fillim për sukseset e Davidit, ngjizi shumë shpejt dyshime të tmerrshme dhe xhelozi të egër për këtë vogëlush pretencioz që sigurisht mendonte vetëm ta rrëzonte nga froni.
    Xhelozia e çmendi atë. Davidit iu desh të braktisë oborrin mbretëror disa herë për t'i shpëtuar; por në kundërshtim me dyshimet e Saulit, Libri i parë të Samuelit dëshmon se Davidit nuk i mungonte kurrë besnikëria ndaj mbretit të tij gjithë kohë kur ai banonte në shtëpinë e mbretit Saul: zgjedhja që Hyji kishte bërë më parë kur kishte shuguruar Saulin mbret , në fillimin e monarkisë, ishte shumë e çmuar në sytë e tij.
    Në episodin që na tregohet sot, është Sauli ai që mori iniciativën: tre mijë burra u mblodhën nga mbreti me qëllimin e vetëm për të kënaqur urrejtjen e tij kundër Davidit: "Sauli u çua dhe zbriti në shkretëtirën Zif, me tri mijë vetë, burra të zgjedhur të Izraelit, për ta gjurmuar Davidin në shkretëtirën Zif” (v. 2).
    Synimet e Saulit janë shumë të qarta: ai personalisht drejton operacionet e pastrimit, ai do ta likuidojë Davidin sa më shpejt që të jetë e mundur. Por rastësia e kthen situatën në avantazh të Davidit: gjatë natës, ai hyn në kampin e Saulit dhe i gjen të gjithë në gjumë; mundësia është shumë e mirë, duhet pranuar; me të vërtetë Zoti është me të; dhe Abishai, truproja e tij, është i zellshëm: ai është gati t'i japë fund Saulit. Të gjithë do të kishin kuptuar, për më tepër, nëse Davidi do të kishte shfrytëzuar një shans që i ofrohej aq lehtë që të hakmerrej për gjithçka vuajti për sjelljen e keqe e Saulit.
    Në çdo rast, është e qartë se kjo po ndodhi në një kohë kur morali nuk ishte i butë! Si dëshmon fakti se besohej lehtësisht se ishte vetë Zoti që të jepte mundësi të shkëlqyera për t'u hakmarrë kundër armiqtë e vet: shoku i Davidit është më i sinqert kur i thotë Davidit: “Hyji sot ta ka lëshuar në duar të tua armikun tënd: tani po e përshkoj me heshtë e po e mbërthej përtokë me një të rënë të vetme, të sjell një herë tjetër s’do të kem nevojë” (v. 8). Për Abishain, qartë, nuk ishte rastësi, ishte Providenca që i solli atje! Këtu Davidi i befason të gjithë, përfshirë edhe Saulin, i cili nuk do t'u besojë syve kur të ketë prova që Davidi e kurseu.
    Së pari, pse e kurseu Davidi Saulin? Arsyeja e vetme që ai jep, nuk është se ne jemi të gjithë vëllezër, ose se duhet t'i duam armiqtë tanë, siç do të thotë Jezusi më vonë, dhe se nuk është mirë të hakmerremi; arsyeja e tij është respekti për zgjedhjen e Perëndisë: “Ruaj se e vret! Cili shtriu dorën e vet mbi të shuguruarin e Zotit e do të jetë i pafajshëm?” (v. 8).
    Së dyti, pse Bibla e tregon këtë episod? Sigurisht që ka disa mesazhe në këtë tekst: së pari, padyshim, autori dëshiron të vizatojë një portret të caktuar të Davidit: respekt për zgjedhjet e Zotit, madhështi të moralit të tij, refuzim për t'u hakmarrë dhe, me siguri, me këtë tregim autori thotë se ai tashmë e ka kuptuar se kurrë nuk është Providenca ajo që i çliron armiqtë tanë në mëshirën tonë. Pastaj, mesazhi i dytë, që autori na jep, është: nuk është gjë e keqe të bëhet e ditur se mbreti në fuqi është i paprekshëm! Të mos harrojmë se kjo histori është shkruar në oborrin e Solomonit, i cili kishte çdo avantazh nëse të gjithë të pranonin e të përkujtonin këtë mesaxhë!
    Së fundi, ky tekst pasqyron një fazë të historisë biblike, një moment historik në pedagogjinë e Perëndisë: përpara se të mësosh të duash të gjithë njerëzit, duhet të fillosh të gjesh disa arsye të mira për t'i dashur disa prej tyre; Davidi kursen një armik por shumë të rrezikshëm për të, sepse ai ishte i zgjedhuri i Perëndisë; hapi i fundit do të jetë kur të kuptojmë se çdo njeri, kudo në tokë, ka marrë vajosjen e Zotit.

  3. #803
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 7 ORD. VITI C.

    MË 23-2-2025.

    PSALMI, 103, 1-2, 3-4, 8. 10. 12-13.

    Bekoje, shpirti im Zotin,
    dhe krejt qenia ime Emrin e tij të shenjtë.
    2 Bekoje, shpirti im Zotin,
    e mos i harro bamirësitë e tija.

    3 Ai i fal të gjitha fajësitë e tua,
    Ai i shëron të gjitha sëmundjet e tua;
    4 Ai ta shpëton jetën prej varrit,
    ai të kurorëzon me mirësi e dashuri,

    8 Zoti është i mirë e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur.
    10 Nuk sillet me ne sipas mëkateve tona
    as nuk na shpaguan sipas të këqijave tona.

    12 Sa është lindja larg perëndimit
    aq larg i hedh prej nesh fajet tona.
    13 Sikurse baba ka dhimbje për fëmijët e vet,
    ashtu Zoti ka dhimbje për ata që e druajnë.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM- LUTJE.


    Këtë psalm e kemi hasur disa herë gjatë tre viteve liturgjike. Prandaj kemi pasur rastin të admirojmë paralelizmin e vargjeve, këtë lloj balancimi të rreshtave që i përgjigjen njëra-tjetrës: idealja do të ishte ta këndonim me dy zëra, rresht pas rreshti; ndoshta ishte kënduar nga dy kore të alternuara. Refreni i parë:
    " Bekoje, shpirti im Zotin, dhe krejt qenia ime Emrin e tij të shenjtë”.
    Refrenit të parë i bën jehonë refreni i dytë: “2 Bekoje, shpirti im Zotin, e mos i harro bamirësitë e tija”.
    Refreni i parë: “Ai i fal të gjitha fajësitë e tua, Ai i shëron të gjitha sëmundjet e tua;
    Refreni i dytë: “Ai ta shpëton jetën prej varrit, ai të kurorëzon me mirësi e dashuri”
    Dhe kështu me radhë.
    Një karakteristikë tjetër e këtij psalmi, është ky ton shumë i gëzueshëm falënderimi: po t'i referohemi Biblës tonë, do të shohim se shprehja "Bekoje, shpirti im, Zotin" përsëritet duke u përfshirë në vargun e parë dhe të fundit. Ndër të gjitha dobitë e Perëndisë, vargjet që janë përzgjedhur për këtë të diel këmbëngulin për faljen e tij: “Ai i fal të gjitha fajësitë e tua,... Zoti është i mirë e i mëshirshëm, i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur. Nuk sillet me ne sipas mëkateve tona as nuk na shpaguan sipas të këqijave tona. Sepse sa është lartësia e qiellit mbi tokë, aq e madhe është mëshira e tij ndaj atyre që i druajnë. Sa është lindja larg perëndimit aq larg i hedh prej nesh fajet tona. Sikurse baba ka dhimbje për fëmijët e vet, ashtu Zoti ka dhimbje për ata që e druajnë.
    Ky është gjithashtu një nga zbulimet e mëdha të Biblës: Zoti është vetëm dashuri dhe falje. Pikërisht për këtë ai është kaq i ndryshëm nga ne, madje aq befasues për ne.
    Duhet të kemi vazhdimisht parasysh këtë fjali nga Isaia:
    “6 Kërkojeni Zotin deri sa mund të gjendet, thirreni në ndihmë deri sa është afër!
    7 Le ta lërë i patenzoni udhën e vet, njeriu i keq synimet e veta, le të kthehet te Zoti e ai do të ketë mëshirë për të, tek Hyji ynë që është bujar në falje.
    8 Sepse mendimet tuaja, nuk janë mendimet e mia, as udhët tuaja nuk janë udhët e mia ‑ thotë Zoti.
    9 Sepse, sikurse qielli që është i lartë në krahasim me tokën: po ashtu edhe udhët e mia janë të larta në krahasim me udhët tuaja dhe mendimet e mia në krahasim me mendimet tuaja!”.
    Ne e dimë mirë këtë fjalë, por nuk duhet të harrojmë se në çfarë konteksti thuhet (Is 55, 6 - 8):
    Kjo lidhëz SEPSE jep kuptimin e fragmentit; është pikërisht mëshira e tij e pashtershme ajo që bën dallimin mes Zotit dhe nesh. Rastësisht, duhet theksuar se ky tekst daton rreth pesëqind vjet para Jezu Krishtit.
    Por edhe përpara kësaj shprehje veçanërisht të fortë te Isaia, Populli i Zgjedhur kishte kuptuar për një kohë të gjatë se falja e Perëndisë është e pakushtëzuar dhe se ajo i paraprin të gjitha lutjeve tona ose pendimit tonë. Falja e Zotit nuk është një veprim i vetëm, një ngjarje, është vetë qenia e tij. Fakti mbetet se vetëm ne mund të bëjmë hapin e lirë për të shkuar e për të marrë këtë falje nga Perëndia dhe për të ripërtërirë Besëlidhjen; ai kurrë nuk do të na detyrojë të bëjmë këtë hap. Pra, kur shkojmë për të kërkuar falje, ne bëjmë hapin e nevojshëm për të hyrë në faljen e Zotit, por kjo falje tashmë ishte e fituar si një dhuratë e Zotit.
    Ky zbulim shkon shumë larg në historinë biblike: profeti Nathan ia kishte thënë qartë mbretit David, i cili sapo kishte hequr qafe burrin e zonjës së tij, Bersabea; Davidi nuk kishte pasur ende kohë të shprehte pendimin më të vogël që profeti ia kishte pohuar tashmë (2Sam 12, 8-9): "Në dorë tënde e lëshova familjen e zotërisë tënd edhe gratë e zotërisë tënd i lëshova në gjirin tënd, në dorën tënde e lëshova edhe mbarë Izraelin dhe Judën e, nëse këto janë pak, unë do të të shtoj shumë më tepër. Pse atëherë e përbuze fjalën e Zotit duke vepruar çka është e keqe para syve të tij? Ti e preve me shpatë Uri Heteun e ia more gruan e tij. Ti atë e vrave me shpatën e bijve të Amonit!". Etimologjikisht, fjala “për-dhuratë” (dy rrokjet duhet të ndahen) është dhurata e përsosur, dhuratë përtej ofendimit, përtej mosmirënjohjes; është aleanca që ofrohet gjithmonë pavarësisht nga pabesia. Të falim dikë që na ka lënduar, do të thotë të vazhdojmë pavarësisht kësaj, t'i ofrojmë atij një aleancë, një marrëdhënie dashurie ose miqësie. Është të pranosh të shohësh përsëri një person të tillë, t'i shtrish dorën, t'i mirëpresësh gjithsesi në tryezën e tyre ose në shtëpinë e tyre; është të rrezikosh një buzëqeshje; kur është më serioze, do të jetë refuzimi i urrejtjes, refuzimi për t'u hakmarrë.
    Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të harrojmë. Shpesh dëgjojmë njerëz që thonë “Nuk mund të fal, nuk do të harroj kurrë këtë”; në realitet, ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Falja nuk është një fshirje, nuk është as harrim, as fshirje: ajo që është bërë është bërë, asgjë nuk do ta fshijë të shkuarën, për mirë apo për keq, për më tepër. Dhe ka shumë shkelje që nuk mund t'i harrojmë kurrë, sepse janë të pariparueshme. Kjo është gjithashtu ajo që e bën madhështinë dhe rreptësinë e jetës sonë njerëzore: nëse një sfungjer mund të fshijë gjithçka, çfarë kuptimi ka të veprojmë mirë? Ne mund të bëjmë gjithçka. Prandaj falja nuk e fshin të shkuarën, por hap të ardhmen. Liron zinxhirët e fajit, sjell çlirim të brendshëm, mund të fillojmë përsëri.
    Kur Davidi vrau burrin e Bersabës, asgjë nuk mund ta riparonte gabimin e bërë. Por Davidi, i falur, mundi të ngrinte kokën dhe të përpiqej të mos bënte më dëm. Kur prindërit e një vajze të re të vrarë e falin vrasësin (kemi pasur shembuj të tillë ndonjëherë në televizion), kjo nuk do të thotë se ata e kanë harruar aktin e kryer; por është në dhimbjen e tyre, ndoshta, që ata gjejnë forcën e mëshirës e nevojshme për të falur; atëherë falja nuk është një fshirje e sfungjerit, por një akt thellësisht çlirues. Ai që falet nuk është i pafajshëm, nuk do të jetë më i pafajshëm, por mund të ngrejë kokën.
    Pa shkuar deri në vrasje, përditshmëria jonë është e shoqëruar nga akte pak a shumë të rënda që kanë mbjellë padrejtësi apo dënim. Kur falim dhe kur falemi, ndalojmë së kërkuari të shkuarën, ngremë kokën drejt së ardhmes. Në marrëdhënien tonë me Zotin, është e njëjta gjë: askush nga ne nuk është i pafajshëm, të gjithë jemi mëkatarë të falur.

  4. #804
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA 7 ORD. VITI C.

    MË 23-2-2025.

    LEXIMI I DYTË: 1 Kor, 15, 45-49.


    45 Kështu edhe është shkruar: ‘Njeriu i parë, Adami ‑ u bë shpirt i gjallë, Adami i fundit ‑ Shpirti që jep jetën.
    46 Por, nuk qe më parë qenia shpirtërore, por qenia lëndore e atëherë u bë qenia shpirtërore.
    47 Njeriu i parë është nga toka, tokësor; njeriu i dytë nga qielli.
    48 Si është njeriu tokësor, të tillë janë edhe tokësorët, si është njeriu qiellor, të tillë janë edhe qiellorët.
    49 Siç kemi qenë në përngjasimin e njeriut tokësor, ashtu do të jemi edhe në përngjasimin e njeriut qiellor.


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    Ky tekst është pjesë e meditimit të gjatë të Palit mbi ringjalljen, atë të Krishtit dhe tonën; u drejtohet të krishterëve me origjinë greke, të cilët dëshirojnë të kenë një përgjigje të qartë, dhe të saktë mbi ringjalljen e mishit: kur dhe si. Pali filloi duke thënë: së pari, ringjallja është një nen besimi; dhe nëse nuk besoni në ringjalljen e të vdekurve, atëherë nuk mund të besoni as në ringjalljen e Krishtit. Ishte leximi ynë të dielën e kaluar.
    Në tekstin e Shën Palit që komentohet sot, ai përballet me pyetjen: “Si ringjallen të vdekurit? Me çfarë trupi kthehen? Tani Pali nuk di si të thotë se si do të jenë të ringjallurit; e vetmja gjë që ai mund të thotë me siguri është se trupi ynë i ringjallur do të jetë krejt i ndryshëm nga trupi ynë tokësor; le të kujtojmë se pas ringjalljes së tij, ndodhi që Jezusi u njoh nga dishepujt e tij, por dimë gjithashtu se disa nuk e njohën atë në mënyrë spontane: Maria Magdalena, për shembull, filloi duke e marrë për kopshtar; dhe apostujt, buzë liqenit, i bënë pyetje vetes. Gjë që dëshmon se ai ishte vërtet i njëjtë dhe në të njëjtën kohë krejtësisht i ndryshëm.
    Kjo e shtyn Palin të bëjë dallimin midis një trupi kafshe dhe një trupi shpirtëror. Kjo shprehje "trup shpirtëror" duhet padyshim të habisë dëgjuesit e mësuar me dallimin klasik në kulturën greke midis trupit dhe shpirtit; por Pali është çifut dhe mendimi hebre nuk i vënë kundërshtim kurrë trupin dhe shpirtin. Të dy të bashkëngjitur formojnë një unitet të veçantë. Nga ana tjetër, kultura e tij hebreje e shtyu të kundërshtonte dy lloje sjelljesh, atë të njeriut tokësor dhe atë të njeriut shpirtëror që do të inaugurojë Mesia. Në të gjithë njerëzit, Perëndia ka frymëzuar një frymë jete që i bën ata të aftë për një jetë shpirtërore, por ata janë ende njerëz tokësorë; ndërsa në Mesinë do të banojë vetë Shpirti i Perëndisë, i cili do të diktojë gjithë sjelljen e tij, sjelljen sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.
    Këtu Pali i referohet librit të Zanafillës në të cilën ai lexon thirrjen e njerëzimit; por të mos harrojmë se ai nuk e lexon historikisht; për të, Adami është një lloj njeriu ose më mirë një lloj sjelljeje; ky lexim është ndoshta i pazakontë për ne; por ne duhet të stërvitemi për të lexuar tekstet e krijimit në Zanafillën, jo si një raportim ngjarjesh, por si tregime vokacioni. Duke krijuar njerëzimin, (Adam është një emër kolektiv) Zoti e quan atë në një krijim të paparë. Adami, tokësori, është thirrur të bëhet tempulli i Shpirtit të Perëndisë.
    “Hyji krijoi njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit; i krijoi mashkull e femër” (Gn 1, 27).
    Por, në Bibël, Adami është edhe tipi i njeriut që, pikërisht, nuk i përgjigjet thirrjes së tij; ai e lejoi veten të frymëzohej nga gjarpri, i cili i rrëmbeu, si helm, mosbesimin ndaj Zotit. Kjo është ajo që Pali e quan sjellje tokësore, si gjarpri që zvarritet përgjatë tokës. Jezu Krishti, Adami i ri, përkundrazi, lejon që sjellja e tij të ndikohet vetëm nga Fryma e Perëndisë. Në këtë ai përmbush thirrjen e çdo njeriu, domethënë të Adamit; ky është kuptimi i fjalisë së Palit: “Vëllezër, Kështu edhe është shkruar:
    ‘Njeriu i parë, Adami ‑ u bë shpirt i gjallë, Adami i fundit ‑ Shpirti që jep jetën” (1,27).
    Mesazhi i Palit është: Sjellja e Adamit çon në vdekje, sjellja e Krishtit çon në jetë. Por të gjithë jemi të përçarë vazhdimisht mes këtyre dy sjelljeve, mes qiellit dhe tokës. Të gjithë mund ta bëjmë tonën këtë fjali të Palit: “Dhe e di se e mira nuk banon në mua ‑ d. m. th. në natyrën time trupore: sepse ta dua të mirën jam i zoti, por jo edhe të veproj të mirën, pasi nuk bëj të mirën që dua, por të keqen që nuk e dëshiroj, atë bëj. Në qoftë, pra, se bëj atë që [unë] nuk do të dëshiroja ta bëja, kurrsesi nuk jam ai që e bëj atë, por mëkati që banon në mua” (Rm 7,18-20)…Dhe në Rm 7,24-25: “Oh sa njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup që i përket vdekjes? Lavdi Hyjit nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë! Prandaj: unë me mendje i shërbej Ligjit të Hyjit, kurse me trup ligjit të mëkatit”. Dhe historia jonë individuale, si historia jonë kolektive, si ajo e gjithë njerëzimit, është kjo rrugë e gjatë për të lejuar veten të banohemi gjithnjë e më shumë nga Shpirtit të Perëndisë. “Meqenëse Adami është brumosur me tokë, ashtu si ai njerëzit i përkasin tokës; që kur Krishti erdhi nga qielli, ashtu si ai njerëzit i përkasin qiellit. Dhe ashtu siç jemi në shëmbëlltyrën e atij që është brumosur me dheun, ashtu do të jemi në shëmbëlltyrën e atij që vjen nga qielli. Siç thotë Shën Gjoni: (1 Gjonit 3:2): “Të dashurit e mi, tani e tutje ne jemi bij të Perëndisë, por çfarë do të jemi ende nuk është zbuluar. Ne e dimë se kur të shfaqet, ne do të jemi si ai, pasi do ta shohim ashtu siç është”.

    Këtë përsosmëri të figurës së Zotit në Jezu Krishtin, apostujt e panë në fytyrën e Krishtit gjatë Shpërfytyrimit.

  5. #805
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    F: A: JAVA. E DIELA E 7 ORD. VITI C. TRE LEXIME.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E 7 ORD. VITI C.

    MË 23-2-2025.


    Çfarë bëni për falas?

    Ernesto shpall para kolegëve të shkollës: “Unë respektoj të gjithë, por nëse më rrëmbejnë një fëmijë, sigurisht do ta vrisja përgjegjësin”.
    Giuseppe është një punonjës; një ditë kthehet në shtëpi i tronditur nga zemërimi për padrejtësinë e pësuar dhe i beson gruas: “Luigjin do t’i bëj të paguajë! Kur t’i nevojitet një favor, do të duhet ta kërkojë në gjunjë dhe do ta bëj të presë derisa të dua”.
    Argjendari Giorgio ka pësuar vjedhje për tri herë nga hajdutët dhe është kërcënuar gjithashtu me vdekje; tani gjithmonë mban një armë pranë për t’u mbrojtur.
    Le të përpiqemi të vlerësojmë këto tre qëndrime.
    Të gjithë jemi dakord se Ernesto, Giuseppe dhe Giorgio nuk janë njerëz të këqij: nuk sulmojnë ata që bëjnë të mirën, ata thjesht reagojnë ndaj atyre që bëjnë të keqen. Dhuna, hakmarrja, inati kanë një logjikë të tyre dhe mund të gjejnë një justifikim.
    Ndoshta nuk e ndajmë mënyrën se si ata e kuptojnë ribërjen e drejtësisë, por objektivi që ata synojnë nuk është i keq: ata thjesht duan të ndëshkojnë dhe të dekurajojnë ata që kryejnë veprime të dënueshme. Mund të themi se janë njerëz të drejtë: ndaj të mirës përgjigjen me të mirën dhe ndaj të keqes me të keqen. Por, a mjafton të jesh i drejtë për t’u cilësuar si të krishterë?
    Kush është shndërruar brenda nga dashuria dhe Shpirti i Krishtit kalon përtej gjitha logjikave njerëzore dhe vendos në botë një shenjë të re: dashurinë ndaj atyre që nuk e meritojnë.
    Për të interiorizuar mesazhin, ne do të përsërisim:
    “Duajini armiqtë tuaj… për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell” (Mt. 5,24-25).


    LEXIMI I PARË: 1 Sam 26,2.7-9.12-13.22-23.

    2 Sauli u çua dhe zbriti në shkretëtirën Zif dhe me të tri mijë vetë, burra të zgjedhur të Izraelit, për ta gjurmuar Davidin në shkretëtirën Zif. 7 Erdhën, pra, Davidi e Abisai natën tek ushtria dhe e gjetën Saulin duke fjetur në gjumë brenda rrethit. Heshtën e kishte të ngulur në tokë te koka e vet, kurse Abneri e populli tjetër po flinin përreth tij.
    8 Atëherë Abisai i tha Davidit: “Hyji sot ta ka lëshuar në duar të tua armikun tënd: tani po e përshkoj me heshtë e po e mbërthej përtokë me një të rënë të vetme, të sjell një herë tjetër s’do të kem nevojë”. 9 Por Davidi iu përgjigj: “Ruaj se e vret! Cili shtriu dorën e vet mbi të shuguruarin e Zotit e do të jetë i pafajshëm”? 12 Kështu, pra, i mori Davidi heshtën dhe brokën e ujit, që ishte te koka e Saulit, dhe u larguan. Askush nuk i pa, askush s’diti gjë, askush nuk u zgjua. Të gjithë flinin: një gjumë i rëndë i dërguar prej Zotit i kishte pushtuar të gjithë.
    13 Kur kaloi Davidi në anën e kundërt, u ndal në majë të malit, mjaft larg, në një largësi mjaft të madhe ndërmjet.
    22 Por Davidi iu përgjigj: “Ja ku është heshta e mbretit! Le të vijë një djalosh e le ta marrë. 23 Zoti shpërbleftë gjithkënd sipas drejtësisë së vet e besnikërisë. Zoti sot të lëshoi në duar të mia, por unë s’desha të çoja dorën time mbi të shuguruarin e Zotit. 24 Dhe sikurse jeta jote sot qe e shtrenjtë për sytë e mi, ashtu edhe jeta ime qoftë e çmueshme për sytë e Zotit e më shpëtoftë prej çdo rreziku”.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM- LUTJE.

    Davidi nuk ishte një njeri që lehtë të pezmatosej përballë armiqve ose që harronte të keqen që i ishte bërë (1 Mbr. 2,1-9); ai kreu shumë krime, e ndoti duart e tij duke derdhur shumë gjak (1 Kr. 22,8), megjithatë episodi i treguar në leximin e sotëm tregon se edhe në të kishte ndjenja të fisnike dhe bujare.
    Ja çfarë ndodhi, ngjarja: Sauli e ndjek atë dhe, gjatë natës, vendos kamp në shkretëtirën e Zifit. Davidi e sheh dhe vendos ta takojë. Ndërmarrja është e rrezikshme, por Abisai, nipi i tij, një luftëtar i guximshëm, ofrohet të shkojë me të. Të dy arrijnë te Sauli dhe e gjejnë atë të fjetur në mes të ushtarëve. Abisai menjëherë propozon zgjidhjen e tij, të drejtë dhe të shenjtë sipas mënyrës se si mendojnë njerëzit:
    “Hyji sot ta ka lëshuar në duar të tua armikun tënd: tani po e përshkoj me heshtë e po e mbërthej përtokë me një të rënë të vetme, të sjell një herë tjetër s’do të kem nevojë” (v.8).
    Davidi nuk e dëgjon, zgjedh faljen: “Ruaj se e vret! – i thotë nipit – Cili shtriu dorën e vet mbi të shuguruarin e Zotit e do të jetë i pafajshëm?”.
    Këtu ndodhemi përballë dy mënyrave të kundërta të të menduarit. E para – ajo e Abisait – është e diktuar nga logjika njerëzore që propozon të sulmojë, të shkatërrojë atë që ka bërë të keq dhe mund të vazhdojë të jetë një rrezik për shoqërinë. E dyta – ajo e Davidit – është falja e pakushtëzuar.
    Jezusi – si do ta shohim në Ungjillin e sotëm – do të bëjë një hap përpara: do të inkurajojë të shkojmë përtej vetë faljes; do të kërkojë nga dishepujt e tij jo vetëm të mos bëjnë të keq armikut, por të marrin iniciativën për t'i shkuar pranë për ta ndihmuar të dalë nga gjendja e tij. Zgjedhja e faljes e bërë nga Davidi është gjithsesi një hap domethënës drejt dashurisë ndaj armikut që do të predikohet nga Jezusi.
    Për çfarë arsye Sauli shpëtohet? Sepse – thotë Davidi – pavarësisht se është fajtor, mbetet megjithatë i vajosur nga Zoti. Për të njëjtën arsye, edhe krimineli më i keq nuk mund të trajtohet me përbuzje apo në mënyrë inhumane, madje as të vritet. Duhet të duhet dhe të ndihmohet që të ripërtërihet, sepse ai është dhe do të mbetet gjithmonë një i vajosur nga Zoti, një njeri në të cilin është përshkruar në mënyrë të pashlyeshme, për aq sa është e shëmtuar dhe e dëmtuar, imazhi i Zotit.


    LEXIMI I DYTË: 1Kor. 15,45-49.

    45 Kështu edhe është shkruar: ‘Njeriu i parë, Adami ‑ u bë shpirt i gjallë, Adami i fundit ‑ Shpirti që jep jetën.
    46 Por, nuk qe më parë qenia shpirtërore, por qenia lëndore e atëherë u bë qenia shpirtërore.
    47 Njeriu i parë është nga toka, tokësor; njeriu i dytë nga qielli.
    48 Si është njeriu tokësor, të tillë janë edhe tokësorët, si është njeriu qiellor, të tillë janë edhe qiellorët.
    49 Siç kemi qenë në përngjasimin e njeriut tokësor, ashtu do të jemi edhe në përngjasimin e njeriut qiellor.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    "Çfarë do të mbetet prej nesh pas vdekjes: vetëm pjesa jonë shpirtërore (do të jemi fantazma evanescentë, një lloj zombi) apo do të kemi edhe një trup? Dhe, nëse do ta kemi edhe trupin tonë, a do të jetë ai i njëjtë me atë që kemi sot? Ky është një problem shumë i diskutuar në kohën e Jezusit. Pali fillimisht ndante opinionet e mësuesve të tij farizenjë dhe kishte parasysh se, në fund të botës, çdo njeri do të merrte trupin që kishte në këtë botë (Cf. 1 Th. 4,14-18: “14 E njëmend, nëse besojmë se Jezusi vdiq dhe u ngjall, atëherë Hyji patjetër edhe ata që vdiqën, nëpër Jezusin dhe bashkë me Jezusin do t’i marrë në lumturi. 15 Këtë po jua themi të bazuar në fjalën e Zotit: ne që jemi gjallë, që do të ndodhim gjallë në Ditën e Ardhjes së Zotit, nuk kemi për të qenë para atyre që kanë vdekur. 16 Sepse vetë Zoti ‑ kur të jepet urdhri, me zë të kryeengjëllit, me zë të borisë së Hyjit ‑ do të zbresë nga qielli e më së pari do të ngjallen të vdekurit në Krishtin, 17 dhe vetëm atëherë, ne që do të jemi ende në jetë, bashkë me ta kemi për të qenë marrë në re, në takim me Zotin, në ajër. Kështu do të jemi gjithmonë me Zotin. 18 Pra, ngushëlloni njëri‑tjetrin me këto fjalë!).
    Këto koncepte të teologjisë judaike të ringjalljes kanë vështirësi të konsiderueshme: nuk kuptohet si mundet Zoti të bëjë që trupi të vdesë dhe pastaj të ringjallë. Çfarë kuptimi do të kishte? Do të ishte si të tallesh me njeriun. Pastaj, si është e mundur të rikuperohet një trup që është shndërruar në pluhur kaq kohë? Dhe cili trup do të kthehet: ai i rinisë apo ai i vjetër, i shëmtuar, i sëmurë që zakonisht e kemi në momentin e vdekjes?
    Në dritën e ringjalljes së Jezusit, Pali tregon më mire kuptimin e vizionit të krishterë për jetën e amshuar. Duke shkruar tek korintasit, ai pohon se nuk është ky trup material që ringjallet. Çdo person do të marrë nga Zoti një trup shpirtëror. Nuk ringjallet vetëm një pjesë e qenjes sonë, është e gjithë personi ynë që hyn në lavdinë e qiellit, por me një trup krejtësisht të ndryshëm nga ai që kemi në këtë botë. Një trup që nuk është bërë nga atome e molekula.
    Për të shpjeguar më mirë, Pali bën një krahasim: fara – thotë – vihet në tokë dhe zhduket; është si të kishte vdekur, megjithatë, pas një kohe, riaftësohet në një formë të re jete (1 Kor. 15,35-44). Duke parë pemën, kush do ta njihte farën nga e cila ka marrë origjinën? Kështu ndodh me njeriun: trupi i tij material (... që ndonjëherë është vërtetë shumë i dëmtuar si bërthama e tharë e një fruti) braktiset dhe kalbet në tokë. Ai në vend të kësaj “ringjallet” në botën e Zotit për një jetë të ndryshme. Nuk e tërheq me vete trupin që kishte, rishfaqet me një trup të pandjeshëm, një trup që nuk ka nevojë as për të ngrënë as për të pushuar; një trup që nuk vuan, nuk sëmuret, nuk mund më të përjetojë vdekjen.
    Në leximin e sotëm, apostulli pohon se kjo transformim nuk është rezultat i një force natyrore të njeriut, të ngjashme me atë që fara ka brenda vetes. Është vepër e Shpirtit që jepet në pagëzim, Shpirt që, siç e bëri të ringjallet Jezusin nga vdekja, do të na ringjallë edhe ne. Kështu, ashtu siç kemi mbajtur brenda nesh imazhin e Adamit, njeriut tokësor dhe të vdekshëm, do të marrim ngjashmërinë me Krishtin, paraardhësin e njerëzisë së re.
    Leximi fton për të reflektuar mbi enigmën më të madhe të njeriut: vdekjen. Nëse ajo është momenti në të cilin kalojmë nga kjo botë në atë të Zotit, nëse shënon lindjen në formën e re të jetës, atëherë nuk duhet të përçohet si një fatkeqësi, por si përfundimi i bukur i ekzistencës sonë në këtë botë".


    UNGJILLI: Lk. 6,27-38.

    27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:
    ‘Duajini armiqtë tuaj,
    bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,
    28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.
    29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!
    31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!
    32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet. 33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët. 34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë.
    35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.
    36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”
    Mos i gjykoni të tjerët
    37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim”.


    LECTIO DIVINA-MEDITIM – LUTJE.

    Pas shpalljes së lumturive së dishepujve të tij sepse janë të varfër, kanë uri, qajnë, janë të përndjekur, Jezusi iu drejtohet turmave që e dëgjojnë dhe shpall një parim tronditës: “27 Por po ju them juve që më dëgjoni:
    ‘Duajini armiqtë tuaj,
    bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,
    28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.
    29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!” (vv. 27-30).
    Katër folje në mënyrën urdhërore – doni, bëni mirë, bekoni, lutuni! – që nuk lënë asnjë dyshim se si duhet të sillet një krishter përballë së keqes. Ato janë prova e padiskutueshme se Jezusi e refuzon, në mënyrë të plotë, përdorimin e dhunës.
    Kundër fajtorit reagojmë, instinktivisht, me agresivitet. Jemi të bindur se, "duke e bërë të paguajë", rikthehet drejtësia dhe të gjithëve iu jepet një mësim jete. Jezusi nuk është dakord me zgjidhje të tilla të shpejta. Ai e refuzon përdorimin e dhunës sepse kjo kurrë nuk përmirëson situatat, i komplikon më tej; nuk ndihmon të keqin të bëhet më i mirë, e shkatërron atë, nxit urrejtjet në të, zgjon në të vullnetin për hakmarrje; dhuna mund ta eliminojë atë, por nuk mund ta shpëtojë atë. Një qëndrim i vetëm që rinovon gjithçka, është dashuria.
    Ka të krishterë që e pranojnë, shumë sinqerisht, se, edhe duke u përpjekur, nuk do të mund të duan kurrë ata që u kanë shkaktuar dëme të pakthyeshme: ata që i kanë shpifur, ata që e kanë shkatërruar karrierën e tyre, ata që e kanë shkatërruar qetësinë dhe paqen në familjen e tyre, ata që – ndodh edhe kjo – e kanë vrarë një të afërm të tyre.
    Jezusi nuk kërkon që ne të bëhemi miq me ata që na bëjnë të keq. As ai nuk ka ndjerë simpati për Ana dhe Kajfën, për farisenjtë, për Herodin që ai e quajti “dhelpër” (Lk. 13,32), për Herodin që kishte bërë të vritet Gjon Pagëzuesin (Mk. 6,14-29). Simpatia nuk varet nga ne, nuk mund të urdhërohet, lind spontanisht mes njerëzve që e vlerësojnë njëri-tjetrin, që janë në harmoni për karakterin.
    Mësuesi kërkon të duam, domethënë të mos shohim të drejtat tona, por nevojat e tjetrit.
    Nuk mjafton të mos përgjigjemi ndaj të keqes me të keqe, ndaj fyerjeve me fyerje, duhet të qëndrojmë gjithmonë gatishmërinë për të pranuar tjetrin; është e nevojshme të bëjmë gjithmonë hapin e parë për të shkuar në drejtim të atij që ka gabuar, për ta ndihmuar të dalë nga gjendja e tij dramatike.
    Nuk është e lehtë. Ja arsyeja pse rekomandohet lutja. Ajo vetëm e shuan agresivitetin, e çarmatos zemrën, komunikon ndjenjat e Atit që është në qiej, dhe jep fuqinë që lind nga dashuria e Zotit. Lutja për armikun është kulmi i dashurisë, sepse përfshin një zemër të gatshme të pastrohet nga çdo formë urrejtjeje. Kur përballesh me Zotin, nuk mund të gënjesh; atij mund t’i kërkosh vetëm që të mbushë me të mira ata që po të bëjnë keq, dhe kur arrin të lutesh kështu, zemra është në harmoni me atë të Atit që është në qiej, që: "Bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët. 46 Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit? 47 E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?” (Mt. 5,45 -47).
    Në pjesën e dytë të ungjillit, Jezusi e shpjegon kërkesën e tij me katër shembuj konkretë:
    "29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë! " (v.29-30).
    Nuk u ndalohet dishepujve të kërkojnë drejtësinë, të mbrojnë të drejtat e tyre, të mbrojnë pasurinë e tyre, nderin e tyre, jetën e tyre. Ata nuk janë frikacakë që tolerojnë shtypjen, abuzimet, dhe padrejtësitë ndaj të dobëtve.
    Të dashurosh nuk do të thotë të durosh në heshtje, pa reaguar.
    I krishteri angazhohet, shumë aktivisht, për të vënë në fund padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet; megjithatë, për të rivendosur drejtësinë, ai refuzon metodat e dënuara nga Ungjilli. Ai nuk përdor armë, dhunë, gënjeshtra, urrejtje, hakmarrje. Ai nuk e paguan të keqen me të keqe... Nëse armiku i tij ka uri, e ushqen, nëse ka etje, i jep të pijë... Ai nuk lejon që e keqja të fitojë, por e fiton të keqen me të mirën (Rm. 12,17-21). Kur nuk arrihet të rivendoset drejtësia me mjete evangelike, të krishterit i mbetet vetëm durimi. Kjo virtyt tregon aftësinë për të duruar, për të rezistuar nën një peshë të madhe. Kur e vetmja rrugë që mbetet hapur është ajo për të bërë të keqen ndonjë vëllai: ai që arrin të durojnë peshën e padrejtësisë, tregon se është dishepull i Krishtit.
    Ungjilli i sotëm vazhdon me rregullin e njohur si të artë: "31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!" (v.31). Nuk do të thotë se duhet ta marrim si masë të mirë që do të veprojmë sipas egoizmit tonë. Jezusi na jep vetëm një këshillë të mençur se si të veprojmë për të ndihmuar ata në nevojë. Ai sugjeron që të na bëjmë këtë pyetje: nëse do të ishim ne në gjendjen e tyre, çfarë do të dëshironim që të tjerët të bënin për ne? Si do të donim të ndiheshim? A do ishim të lumtur nëse na sulmonin, na përbuznin, na ushtronin dhunë? Të jemi të sinqertë: kur ne kërkojmë drejtësi për një padrejtësi që kemi përjetuar, shpesh nuk kërkojmë aspak të mirën e tjetrit, mendojmë vetëm për hakmarrjen tonë. Le të shohim për shembull se si, përballë një të akuzuari, është ndryshe sjellja e një gjyqtari nga ajo e një nëne. I pari shpall vendimin bazuar në një kod dhe dëshiron të rivendosë ligjin; e dyta e kalon mbi të gjitha kodet, e ndihmon dashuria e saj dhe mendon vetëm për të rikuperuar birin e vet.
    Në vargjet e mëposhtme (v.32-34) Jezusi konsideron tre raste të njerëzve "të drejtë": ata që duan ata që i duan, ata që bëjnë të mirën për ata nga të cilët marrin të mira dhe ata që japin hua për të marrë në kthim. Këta janë njerëz që kryejnë veprime të mira, padyshim, megjithatë sjellja e tyre mund të jetë ende e diktuar nga llogaritja, nga kërkimi i një përfitimi.
    Shprehja "çfarë merite do të keni?", e përsëritur tri herë në këto vargje, përkthehet, fatkeqësisht, gabimisht nga origjinali grek. Është teksti paralel i Mateut që flet për "meritë" (Mt 5,46). Luka zgjodhi, dhe me shumë finesë, një term tjetër; thotë: ku është falja juaj, dmth, çfarë bëni falas?. Është falja, është dhurata që bëhet falas që karakterizon veprimin e të krishterit dhe që lejon të identifikohen, në mënyrë të qartë, fëmijët e Zotit.
    Atëherë vazhdon: “Por ju duajini armiqtë tuaj”(v.35). Këtu është e shfaqur situata privilegjuar në të cilën është e mundur të shprehet dashuria falas.
    Këtu arrihet kulmi i etikës së krishtere.
    Propozimi i Jezusit është përgatitur nga disa tekste të Besëlidhjes së Vjetër:
    “4 Po hase në kaun ose në gomarin e humbur të armikut, çoja. 5 Po e pe gomarin e atij që të urren të rrëzuar nën barrë, mos kalo, por ngrite bashkë me të. Nëse takon lopën e armikut tënd ose gomarin e tij të humbur, duhet t’i kthehesh atij” (Dal. 23,4-5; shiko gjithashtu Lev. 19,17-18.33-34).
    Edhe filozofët stopjkë paganë kanë dhënë këshilla të ngjashme. Kujtojmë ato të njohura të Epitetit: “Nëse je rrahur, i goditur si një gomar dhe, ndërsa rrihesh dhe goditesh, duhajë atë që të godet si një baba, si një vëlla i të gjithëve” dhe të Senekës: “Nëse dëshiron të imitosh perënditë, bëj mirë edhe ndaj të pabesëve, sepse dielli lind gjithashtu mbi të këqijtë”.
    Me sa duket, afirmimet e filozofëve stoikë të mësipërm duken identike me ato të Ungjillit; në të vërtetë ato janë të diktuara nga një perspektivë radikalisht të ndryshme.
    “Bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë” sugjeron Jezusi (v.35). Dhe kjo rekomandim përjashton çdo kërkim të përfitimit personal, madje edhe shpirtëror.
    Ndryshe nga stoikët, të cilët nuk vepronin për të mirën e tjetrit, por me synimin për të arritur paqen e tyre të brendshme, qetësinë, zotërimin e plotë të vetes, dishepujt nuk lejojnë asnjë mendim egoist, asnjë vetëkënaqësi, asnjë kërkim për shpërblime personale. Ata nuk mendojnë as të akumullojnë merita për parajsën. Ata duan dhe japin në humbje të pastër.
    Cila do të jetë shpërblimi për ata që udhëhiqen nga kjo dashuri të painteresuar?
    “Do të jetë e madhe!” – përgjigjet Jezusi. A do të kenë një vend më të mirë në parajsë? Jo, shumë më tepër: “Do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua jep të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve. Do të jenë fëmijët e të Lartit; sepse ai është bujar ndaj të pabesëve dhe të këqijve” (v.35). Ky do të jetë shpërblimi: ngjashmëria me Atin, lumturia e tij e vetme, të përjetosh, tashmë në këtë tokë, gëzimin e pa përcaktuar që ai ndjen duke dashur pa pritur asgjë në këmbim.
    Ungjilli sotëm përfundon me një inkurajim për anëtarët e komunitetit të krishteret për të bërë të dukshëm në sytë e njerëzve fytyrën e Atit qiellor:
    “6 Zoti kaloi përpara tij e shpalli:
    “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë,
    i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë,
    7 që qëndron besnik me mijëra brezni,
    që e duron fajin, kundërshtimin dhe mëkatin” (Dal, 34,6-7).
    Mëshira – e para nga karakteristikat e tij – nuk duhet të identifikohet me dhembshurinë, durimin, faljen e ofendimeve. Mëshirëplotë do të thotë – në gjuhën biblike – ndjeshmëri ndaj dhimbjeve, fatkeqësive, nevojave të të varfërve dhe të mjerëve. Zoti nuk përfundon vetëm me ndjenjën e këtyre ndjeshmërive, por ndërhyn duke bërë vepra dashurie dhe shpëtimi.
    Jezusi i fton dishepujt e tij të kultivojnë ndjenjat dhe të imitojnë veprat e Atit që është në qiej. Me dy ndalesa (mos gjykoni, mos dënoni) dhe dy urdhra pozitive (falni, jepni), shpjegon gjithashtu mënyrën e imitimit të sjelljes së tij.
    Kush është në përputhje me mendimet, ndjenjat, sjelljen e Zotit nuk shpall dënime ndaj vëllait. Ati – i cili di çdo gjë për zemrat – nuk e bën dhe nuk do ta bëjë as në fund të kohëve. Ai që ka një shikim të thellë si ai, që e sheh njeriun siç e sheh ai vetë, kurrë nuk dënon asnjë, thjesht pulson para atij që gabon (Os. 11,8) dhe angazhohet në çdo mënyrë për ta rikthyer atë në jetë.
    "Kështu mund ta përmbledhim mesazhin e Ungjillit duke thënë se ekzistojnë tri kategori njerëzish: në shkallën më të ulët janë të këqijtë (ata që, pavarësisht se marrin mirësi, bëjnë të keq); më lart janë të drejtit (ata që përgjigjen ndaj mirësi me mirësi dhe ndaj të keqes me të keqe); përfundimisht janë ata që i përgjigjen të keqes me mirësi. Vetëm këta janë fëmijët e Zotit dhe riprodhojnë në vetvete sjelljen e Atit".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 20-02-2025 më 06:56

  6. #806
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    F.A. E DIELA E 7 ORD. VITI C. UNGJILLI.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E 7 ORD. VITI C.

    MË 23-2-2025.

    UNGJILLI: Lk. 6,27-38.


    27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:
    ‘Duajini armiqtë tuaj,
    bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,
    28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.
    29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën!
    30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!
    31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!
    32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet.
    33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët.
    34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë.
    35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.
    36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm”.
    37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje!
    38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim”.


    LECTIO DIVINA-MEDITIM- LUTJE.

    Javën e kaluar ne medituam mbi lumturitë që Jezusi u propozoi atyre që kishin bërë zgjedhjen për ta ndjekur Atë.
    U kishte thënë “Të lumët ju” d.m.th. komplimente, e keni marrë me mend jetën; dhe e fundit nga këto lumturi ishte:
    “Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë,
    kur do t’ju përjashtojnë prej rrethit të tyre,
    kur do t’ju poshtërojnë,
    kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut!” (v. 22).
    Mbani parasysh - tha Jezusi - që nëse arsyetoni, flisni dhe jetoni në mënyrë ungjillore, do të mërzitni ata që ndjekin parime të tjera, vlera të tjera, ata që kanë objektiva të ndryshëm në jetë nga ato që unë propozoj. Unë propozova që të gjthë të bëheshin të varfër, domethënë t'i japin të gjitha pasuri të tyre vëllezërve, por ata duan vetëm të grumbullojnë pasuri për veten.
    Këta janë njerëzit e bekuar sipas botës. Por për ne i përkasin botës së vjetër në të cilën janë rehat dhe dinë shumë mirë të lëvizin dhe për këtë arsye mërziten, nëse dikush i pengon projektet e tyre apo edhe nëse dikush ua vë në dyshim vlerën e jetës së tyre, e zgjedhjeve të tyre.
    E shihni, ka vuajtje, mundime, të këqija që ndodhin pa qenë të dëshiruara. Sëmundje, fatkeqësi nuk shkojmë t'i kërkojmë, ato ndodhin, por ka të këqija që pashmangshmërisht shoqërojnë disa zgjedhje që bëhen dhe nëse zgjedhim Krishtin dhe Ungjillin e tij, siguriosht, do të paguajmë për këtë.
    Jezusi na tha:
    "Nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij. Nëse mua më salvuan edhe ju do t’ju salvojnë!” (Gv. 15,20). Një shërbëtor nuk është më i madh se zotëria e tij, nëse ata më kanë përndjekur mua, do t'ju përndjekin edhe ju nëse jeni si unë.
    Dhe në fakt në letrën e dytë drejtuar Timoteut, pra kur bashkësitë e krishtera kanë pasur tashmë këtë përvojë persekutimi, autori i letrës thotë:
    “Të gjithë ata që duan të jetojnë me përshpirtëri në Krishtin Jezus, do të salvohen” (II Tim.3, 12). Pra, nëse të lënë të qetë, do të thotë se je si të tjerët, mendon dhe jeton si ata, nuk i shqetëson më, kanë harruar që ekziston.
    Më kujtohet ai ipëleshkëvi i një vendi në Lindjen e Largët, i cili, me të mbërritur në Romë, i besoi një ipeshkëvi tjetër, kolegut të tij, dhe i tregoi për persekutimet që po vuanin të krishterët e vendit të vet, persekutime dramatike.
    Më pas ai ipeshkëvi e pyeti:
    “Por si mund të jetoni ju të krishterë në një situatë kaq dramatike dhe të vështirë?”
    Përgjigja e ipeshkëvit të Lindjes së Largët:
    "Ajo që nuk e kuptoj, si mund të jeni ju këtu në Perëndim të krishterë pa u persekutuar?"
    Ka shumë forma të persekutimit: për shëmbull mizori me të cilin të marrin jetën. E dimë që për fat të keq edhe sot shumë motra e vëllezër e paguajnë me jetë besimin e tyre. Por persekutime janë edhe margjinalizimi, tallja, fyerja, tallja ndoshta përmes mediave, sharjet e simboleve të besimit.
    Pra, këtu është pyetja që i bëjmë vetes:
    Si duhet të sillemi kur na përndjekim në këtë mënyrë?
    Instinkti që na vjen natyrshëm është të paguajmë me të njëjtën monedhë, t'i përgjigjemi dhunës me dhunë, fyerjes me fyerje, kërcënimit me kërcënim, inatit me inatim, të keqes me hakmarrje.
    Le të dëgjojmë se çfarë mendon Jezusi:
    27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:
    ‘Duajini armiqtë tuaj,
    bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,
    28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’ (v.27-28).
    Kemi dëgjuar nga goja e Jezusit katër imperativa të qarta, të prerë, të cilat nuk lënë vend për interpretime apo keqkuptime... këtu bëhet fjalë për ta marrë ose për ta lënë.
    Nëse veprojmë ndryshe, nuk jemi më dishepuj të Krishtit, nuk i përkasim botës së re.
    Le të shqyrtojmë këto katër imperativa.
    1) E para: “Duajini armiqtë tuaj”.
    Të keqes jo vetëm që nuk mund t'i reagojmë me të keqen, por duhet t'u bëjmë mirë atyre që na dëmtojnë, armikut tonë.
    Folja e përdorur këtu është shumë e rëndësishme, nuk është philein, folja që tregon dashurinë ndaj një shoku.
    Ndonjëherë ka dikush që rrëfen dhe thotë si mund të jetë mik me dikë që e ka lënduar kaq shumë?
    Dhe kush të ka urdhëruar ndonjëherë të jesh mik i tij?
    Jezusi ishte mik i taksambledhësve dhe mëkatarëve, jo i Herod Antipës apo i Anës dhe Kajfës.
    Miqësia vjen në mënyrë spontane me ata me të cilët ndihemi në harmoni dhe nuk mund të imponohet me një imperativ; ne fakt folja e perdorur ketu nuk është “philein”, është “agapan”, një folje praktikisht e panjohur, në letërsinë klasike. Ndoshta perdoret dhjetra herë.
    Në Bibël kjo folje agapan u mor për të treguar një dashuri të pakushtëzuar, dashurinë e Hyjit për njerëzit dhe dashurinë e fëmijëve të Hyjit.
    Folja agapan tregon dashurinë që nuk buron nga natyra jonë biologjike, ajo që kemi trashëguar nga primatët, nuk vjen nga toka, vjen nga lart, vjen nga qielli.
    Kujtojmë kur Jezusi i thotë Nikodemit:
    "Ne duhet të lindim nga lart".
    Nikodemi e kupton që njeriu duhet të lindë përsëri nga barku i nënës, por nëse lind përsëri nga barku i nënës, jeta ende vjen nga toka.
    Tani ju duhet të mirëprisni dhuratën e një jete që vjen nga lart, që vjen nga Zoti dhe që ju bën fëmijë të Hyjit, sepse Zoti ju jep natyrën e tij dhe kjo natyrë është ajo e dashurisë së pakushteëuar.
    Si është kjo dashuri e pakushtëzuar, që vjen nga Hyji?
    Është një forcë që të shtyn të bësh të mirën dhe vetëm të mirën, lirshëm, pa pritur asgjë në këmbim, as një falënderim, është dashuri e pakushtëzuar, është vëmendja ndaj nevojave të tjetrit, është gatishmëria për të bërë gjithçka që është e mundur për ta bërë tjetrin të lumtur, edhe nëse ai është armiku yt. Duajini armiqtë tuaj… merrni ose lëreni.

    2) Imperativi i dytë: “Bëju mirë atyre që të urrejnë”.
    Të mos ngatërrojmë urrejtjen me antipatinë, me neverinë që ndjejmë ndaj atyre që nuk na pëlqejnë, këto janë ndjenja që i përjetojmë të gjithë.
    Cili është rreziku?
    Është se nëse nuk i kontrollojmë, nëse nuk dimë t'i menaxhojmë, kjo neveri, kjo antipati mund të shndërrohen në urrejtje, domethënë në dëshirën e dëmtimit të tjetrit.
    Ata që më urrejnë do të donin të më shkatërronin, do të donin të më ndodhte diçka e keqe, sepse janë të bindur se bota do të ishte shumë më e mirë dhe jeta e tyre shumë më të lumtur, nëse nuk do të ekzistoja.
    Kjo është urrejtje… të duash që unë të zhdukem.
    Jezusi na thotë të kemi parasysh që disa mund të na urrejnë, që dikush mund të dëshirojë të na shkatërrojë, të zhdukem nga faqja e tokës.
    Impulsi i natyrshëm që do të ndjeni, do të jetë ky: që të jeni të zhgjuar për të parandaluar këtë fatkeqësi, që të urreni edhe ju, që të uroni edhe ju që tu ndodhë ndonjë fatkeqësi urryesve, ndoshta që një sëmundje t’i eliminojë nga faqja e tokës... Por një i krishterë nuk mund të urrejë!
    Është e qartë se nuk të pëlqen ai person, por ai Shpirt që është jeta jote, që të bëri bir i Perëndisë, ai Shpirt që të është dhënë nga lart, do të të shtyjë në drejtim të kundërt, sepse Zoti do dhe vetëm do; dhe edhe biri i Hyjit duhet të dëshirojë jetën dhe të mirën për të gjithë, edhe për ata që e urrejnë, e, duke imituar Atin tonë qjellor, duhet të tregojë dashurinë ndaj të tjerëve, dhe vetëm dashurinë. Ju - thotë Jezusi - duhet të kërkoni çdo mundësi për t'u bërë mirë atyre që ju urrejnë.
    Por ne pyesim veten, a mund të jetë e mundur kjo dashuri? A mund të ndryshojë, do të bëjë të mirë këtë person që më urren?
    Nuk e di, mund të ndodhë edhe që të bëhet më i keq, të përfitojë nga kjo.
    Problemi është se unë jam biri i Zotit dhe nuk mund të mos dua, sepse kjo është natyra e një biri të Zotit.
    Hardhia prodhon rrush, nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të prodhojë rrush, sepse kjo është natyra e saj; jasemini nuk mund të mos lëshojë parfum, është natyra e tij, edhe nëse e pështyni dhe i jepni një shqelm do të lëshojë parfum, është natyra e tij; natyra e të krishterit që është bir i Zotit është të dashurojë, sipas kuptimit të foljes agapao, me një dashuri të lirë dhe pakushte.
    3) Imperativi i tretë: “Bekoni ata që ju mallkojnë”.
    Çfarë do të thotë bekim dhe mallkim?
    “Barak”, që përkthehet në shqip bekim, në hebraisht do të thotë të japësh jetë, të mallkosh është e kundërta, është të duash vdekjen. Ne e bekojmë Zotin sepse e kuptojmë se prej Tij marrim jetë, gëzim, dhe vetë, jetë dhe gëzim. Ai vetëm na bekon duke na dhënë jetë.
    Biri i Zotit është si Ati në Qiell, ai nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të bekojë dhe të kërkojë jetën e të gjithëve.
    Dikush mund të më mallkojë edhe mua, pra të dëshirojë vdekjen time, që të zhdukem nga faqja e dheut.
    Epo, janë ato vrasje që ndoshta janë edhe në zemrën tonë, ndoshta ka ndonjë varrezë edhe në zemrën tonë sepse ne kemi mallkuar, domethënë nuk kemi dashur jetën, por vdekjen e dikujt, ndoshta jo vdekjen por kemi dëshiruar të paktën një ulje të jetës dhe kjo për Jezusin tashmë është vrasje.
    Dishepulli nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të bekojë, të dëshirojë jetën dhe të vihet në dispozicion të jetës edhe për ata që e mallkojnë.
    4) Imperativi i katërt: “Lutuni për ata që ju kërcënojnë”.
    Praktika e tre urdhërave të para është e ndërlikuar, prandaj këtu është urdhëresa e katërt: falu!!
    Vetëm lutja mund të na shuajë agresionin, lutja na çarmatos zemrën, domethënë na komunikon ndjenjat e Atit qiellor dhe na jep forcë të jetojmë si fëmijët e tij.
    Lutja për armikun është pika më e lartë e dashurisë, sepse presupozon një zemër të gatshme për t'u pastruar nga çdo formë urrejtjeje; kur lutemi, e vendosim veten përpara Zotit dhe në atë moment nuk mund të mashtrojmë, nuk mund të gënjejmë, mund t'i kërkojmë vetëm t'i mbulojë me të mira ata që po na dëmtojnë. Dhe kur arrijmë të lutemi kështu, zemra jonë është në harmoni me atë të Atit qiellor që bën të lindë diellin e tij mbi të ligjtë dhe të mirët, bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. E tillë është zemra e fëmijëve të Perëndisë.
    Dhe tani, Jezusi e shpjegon kërkesën e tij me katër shembuj praktikë.
    Le të dëgjojmë:
    “Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!” (v. 29-30).
    Për të paraqitur ligjin e dashurisë së pakushtëzuar, Jezusi i kërkon dishepullit të tij këto katër praktika. Ai përdor imazhe paradoksale që qartësisht nuk duhen marrë fjalë për fjalë.
    1) Shembulli i parë ka të bëjë me dhunën fizike të përfaqësuar nga shuplaka:
    “Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën!”.
    Kjo do të thotë se nuk mund të reagosh ndaj dhunës me dhunë, nuk është me dhunë që ndërtohet bota e re, dhuna është e papajtueshme me mbretërinë e Zotit: në fakt, kur Pjetri mendoi të rivendoste rendin dhe drejtësinë duke përdorur shpatën, Jezusi i tha: "Ktheje shpatën përsëri në mill".
    Komenti i një Ati të kishës, Tertulianit, shekulli III, thotë: “Duke i hequr shpatën Pjetrit nga dora, Jezusi ia hoqi nga duart të secilit prej dishepujve të tij”.
    Në fakt, në broshurën “Tradita (?) apostolike” që është ligji i parë kanunor i Kishës, jemi në fillim të shekullit III, ka dispozita të qarta në këtë drejtim, thuhet:
    “Ushtari që është nën autoritetin e ndonjë eprori, nuk do të vrasë askënd dhe nëse merr urdhër për të vrarë, nuk do të bindet”; pastaj më vonë:
    "Katekumenët dhe të krishterët që duan të bëhen ushtarë, duhet të shkishëruhen sepse kanë përçmuar Zotin".
    Në kishën e shekujve të parë refuzimi i dhunës ishte i plotë, ata e kuptonin shumë mirë atë që Mjeshtri u kishte kërkuar dishepujve të tij.
    Le të kujtojmë se sa të rinj kanë paguar me jetën e tyre besnikërinë ndaj këtij urdhri të dhënë nga Krishti, duke refuzuar të bëjnë keq, të vrasin.
    Maksimiliani, njëzet vjeçari që prokonsulli kërkon të angazhojë, jemi në fund të shekullit të tretë, në kohën e Dioklecianit, kur u pyet për emrin, Maksimiliani përgjigjet:
    “Pse doni të dini emrin tim? Nuk më lejohet të shërbej si ushtar, jam i krishterë”.
    Le të mendojmë përsëri për rëndësinë e kësaj kërkese të Krishtit: mospërdorimi i dhunës për të rivendosur drejtësinë është një jo absolute për çdo formë lufte.
    2) Shembulli i dytë: Është sjellja e hajdutit, që mund të vjedhë gjënë e parë që i paraqitet atij dhe kjo gjë është manteli yt. Dhe ti do të mbetesh me tunikën tënde... dhe ai ikën.
    Jezusi thotë: "Jepini atij edhe tunikën".
    Kjo do të thotë se, nëse pas pak, ti e sheh nën një urë ose në rrugë, duke vuajtur nga i ftohti, sepse dikush tjetër ia ka hequr mantelin që të ka vjedhur, ti duhet të hiqësh tunikën për t’ia dhënë. Ti do të vuash nga ftohti, por jepja tunikën.
    Paradoksale, por është e qartë se çfarë kërkon Jezusi nga dishepulli i tij.

    3) Shembulli i tretë: kërkesa per ndihmë që bëhet ndonjëherë pa diskrecion dhe që krijon edhe një siklet... dikush të kerkon qera, ndihesh pak rehat të thuash jo ose po.
    Jezusi i thotë dishepullit: mos kërko justifikime për të shmangur nevojën e vëllait tënd, nëse mund ta ndihmosh, bëje, sigurohu që është vërtet për të mirën e vëllait.
    Ekziston një rekomandim i bukur që e gjejmë në Didache, katekizmi i parë i Kishës i shkruar edhe para Ungjillit sipas Mateut.
    Aty në fillim thuhet, duke folur për lëmoshë, se për të mirën që duhet t'i bësh vëllait tënd, duhet të kesh kujdes kujt ia jep, se mund të gabosh, duke ia dhënë atyre që nuk kanë nevojë. Është shkruar:
    “Lëmoshë në duart e tua të laget me djersë derisa të dish se kujt është më mirë t’ia japësh, por kur sheh një vëlla në nevojë, nëse mund ta ndihmosh, duhet ta bësh”.
    4) Shembulli i katërt ka të bëjë me padrejtësinë ekonomike: dikush merr atë që është e jotja.
    Si të reagoni?
    "Atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!” (v. 29).
    Çfarë do të thotë Jezusi?
    Nuk të kërkon pasivitet, dorëheqjen, nuk thotë të sillesh si naiv, jo.
    Ai sugjeron veprime pozitive për të ndihmuar të ligjtë të kuptojnë se po sillen keq.
    Ai që të mashtron në ndarjen e trashëgimisë, e të heq atë që është jotja, nuk e ndalon dishepullin të kërkojë drejtësi, të mbrojë të drejtën e tij.
    I krishteri nuk është dikush që në mënyrë pasive toleron dhe vuan padrejtësi pa reaguar, ai është i përkushtuar, por kur e vetmja mënyrë për të marrë drejtësinë është të dëmtojë vëllain e tij, atëherë dishepulli ndalet, pranon të mbajë peshën e padrejtësisë.
    Dhe tani vjen i ashtuquajturi rregull i artë.
    Është treguesi që mund të na ndihmojë të bëjmë zgjedhjen e duhur në rastet konkrete, kur jemi të pasigurt se çfarë është mirë të bëjmë.
    Le të dëgjojmë:
    “Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre! Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet. Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët. E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë” (v.31-34).
    Sigurisht që të gjithëve na ka ndodhur që të duam të ndihmojmë një person në vështirësi, duke mos ditur si mund të sillemi, çfarë duhet të bëjmë.
    Jezusi na jep këshilla të mençura, bëjini vetes këtë pyetje:
    Nëse do të isha unë në atë situatë, çfarë do të doja që të tjerët të bënin për mua?
    Epo, bëjuni atyre atë që dëshironi t'ju bëjnë juve të tjerët.
    Pastaj Jezusi vazhdon duke prezantuar temën e të qenët falas që është karakteristikë e dashurisë së krishterë.
    Fatkeqësisht, përkthimet e pjesës së Ungjillit që kemi dëgjuar sot, përgjithësisht marrin tekstin e Mateut, i cili flet për meritat (Miston: Mt. 5,46):
    “Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit?”
    Por Luka nuk flet për merita, ai zgjedh me shumë mprehtësi një term tjetër grek: jo mistos - meritë, por karis (Lk.6,34) hir, dhuratë pa pagesë, që jepet falas, i lirë.
    Në përkthimin që keni dëgjuar thuhet:
    "Nëse i doni ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? (v. 32). Ku është dhurata e bëra falas, pa pagesë?
    Të gjithë i duan ata që i duan, kjo është një dashuri që vjen nga jeta biologjike, vjen nga toka, nuk ka si karakteristikë një dashuri ndryshe; nëse u bën mirë atyre që të bëjnë mirë, këtë e bëjnë edhe të gjithë, edhe mëkatarët, kjo vjen nga natyra jonë biologjike, njerëzore, i mungon të qenët falas, karakteristikë e një dashurie tjetër; nëse u jep hua atyre që pastaj të bëjnë mirë dhe u japin juve hua, ku është papagimi?
    Të gjithë e bëjnë këtë, edhe mëkatarët.
    Është dhurata e dhënë falas ajo që karakterizon dashurinë e pakushtëzuar që mund të vijë vetëm nga Zoti.
    Instinkti ynë na çon në drejtimin e kundërt, na shtyn të mendojmë për veten, të bëjmë mirë, të duam vetëm ata prej të cilëve mund të marrim më në kthim, është paarsyeshmëria e veprimit që na lejon të identifikojmë pa mëdyshje birin e Perëndisë, domethënë atë që do si Ati i tij që është në qiell.
    Është kjo dashuri e lirë që na bën të bëhemi njerëz të shkëlqyer, domethënë njerëz nëpërmjet të cilëve shkëlqen e lavdishme dashuria e Atit qiellor.
    Dashuria pa kushte dhe falas që nuk pret asgjë në kthim, është dëshmi e pakundërshtueshme e pranisë tek ne të një jete që nuk vjen nga toka, por nga lart, një jetë që është pasqyrim i bukurisë së dashurisë së Zotit.
    Dhe tani kemi ardhur në kulmin e etikës së krishterë. Le të dëgjojmë:
    “Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve” (v. 35).
    Me këto fjalë Jezusi na tregoi situatën e privilegjuar në të cilën mund të tregojmë dashuri të lirë, të dhënë falas, pa kushte.
    Kur takon armikun që të ka lënduar, e që tani është në nevojë, ke para vetes mundësinë t'i bësh mirë atij që të ka lënduar: kjo dashuri nuk vjen nga natyra jote biologjike, ajo vjen nga jeta hyjnore që të është dhënë, vjen nga Shpirti.
    Mos e humb këtë mundësi.
    Edhe të urtët paganë dhanë këshilla të ngjashme me atë të Jezusit. Epiteti tha: “Edhe nëse të rrihesh si një gomar, ndërsa të rrahin, duhet ta duash si vëlla atë që të rreh”; dhe Seneka: “Nëse doni të imitoni perënditë, bëni mirë edhe mosmirënjohësve, sepse dielli lind edhe mbi të ligjtë”.
    Epo, këto thënie të filozofëve stoikë duken identike me ato të ungjillit. Në të vërtetë ato janë shumë të ndryshme pikërisht për shkak së këtyre veprave u mungon ajo karakteristikë e krishterë që tregon një dashuri dorëzuar falas, pa kushte, me të vërtetë një dhuratë, duke mos pritur asgjë në kthim.
    Më lejoni të shpjegoj... për Jezusin, duhet bërë mirë duke përjashtuar çdo kërkim për përfitimin e dikujt, qoftë edhe shpirtëror: Për Jezusin asgjë nuk mund të bëhet për të fituar merita, një pozicion më të lartë në parajsë: ky është ende një kërkim për veten tuaj, nuk është dashuri falas.
    Kushti i parë për të qenë dishepuj të tij është: mos mendoni më për veten tuaj: mendoni e bëni gjithmonë vetëm atë që mund të jetë e nevojshëm për t’ia treguar dashurinë vëllait tuaj pa kushte, pra falas, lirisht, për ta vënë veten në dispozicion për jetën e tij.
    Është papagueshmëria që karakterizon dashurinë që Jezusi dëshiron të shohë në dishepullin e tij.
    Për filozofët stoikë perspektiva ishte krejtësisht e ndryshme, çfarë kërkonin ata?
    Nuk ishte një dashuri falas ndaj të afërmit, ishte kërkimi i paqes së brendshme, patrazuar, zotërim i plotë i vetvetes dhe prandaj në fund të fundit ishte ende një kërkim për veten.
    Në këtë dashuri të stoikut mungonte pikërisht papagimi.
    Dishepulli nuk mund ta lejojë veten të preket nga ndonjë mendim egoist, as nuk mund të kënaqet me vetëkënaqësinë për të mirën që bën, le të kujtojmë Jezusin që tha:
    "Ndërsa ti, kur të bësh lëmoshë, të mos dijë e majta çfarë bën e djathta, që lëmosha jote të jetë e fshehtë, 4 e Ati yt që sheh në fshehtësi, do ta shpërblejë” (Mt. 6,3).
    Një spiritualitet i përhapur i së kaluarës inkurajoi akumulimin gjithnjë e më shumë të meritave, për të fituar parajsën… ky ishte një spiritualitet egoist.
    Çfarë shpërblimi u premton Jezusi atyre që duan pa kushte?
    “Do të jetë mirë”. Nuk premton një vend më të mirë në parajsë, por premton shumë më tepër…“Do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve” (v. 35).
    Ky është shpërblimi: ngjashmëria me Atin qiellor.
    Kush do lirisht mund të përjetojë tashmë në këtë tokë gëzimin e pashprehur që ndjen Zoti, i cili u bën mirë dhe vetëm të mirë të gjithëve, madje edhe armiqve të tij, edhe të ligjve.
    Pasazhi përfundon me një nxitje për anëtarët e bashkësisë së krishterë që ta bëjnë këtë fytyrë të Atit qiellor të dukshme për të gjithë.
    Le të dëgjojmë:
    36 “Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”
    37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim” (v.36-38).
    “Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm”. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të faleni. Jepni dhe do t'ju jepet një masë e mirë, e shtypur, e tundur, do të vihet në prehër;
    “Bëhuni të mëshirshëm, ashtu si Ati juaj është i mëshirshëm”.
    Ky mbiemër "i mëshirshëm" nuk përcjell kuptimin e mbiemrit hebraik “rachum”, kur Zoti e prezanton veten në kapitull 34 i Librit të Eksodit thotë: "Ani rachum", domethënë dua me një dashuri të brendshme.
    Rachum vjen nga rechem që është mitra.
    Thuhet shpesh se imazhet e Zotit janë mashkullore… imazhi i parë me të cilin Zoti prezantohet, është femëror, flet për mitrën.
    Nuk thotë: “Dua me gjithë zemer se edhe meshkujt kanë zemër”. Thotë: “Dua vetëm si femrat: vetëm ato kanë mitrën!.
    Ky imazh i dashurisë së pakushtëzuar është i bukur. Një fëmijë i palindur, i paaftë për të prodhuar gjithçka, që ka nevojë për gjithçka, mbijeton e mbrojtur nga mitra e nënës, që e do pa kushte…Nëna e ushqën fëmijën e saj në bark, e nuk e di nëse është i bukur, nëse është i shëmtuar, i shëndoshë, i sëmurë, nëse do të jetë inteligjent, injorant; e do sepse është djali-vajza i/e saj, pa kushte. Nëna është gjithçka për të!
    Ky imazh është i bukur, edhe nëse është vetëm një imazh i paqartë, i zbehtë. Mbetet gjithmonë një imazh i madhështisë, i pafundësisë së dashurisë së Zotit.
    Për Zotin, si për nënën, çdo fëmijë është i mirë; gabimin, të keqen Zoti e urren sepse është viktima e parë e gabimit dhe e keqes. Por ai që gabon, që mëkaton dhe që e bën të keqen, mbetet gjithmonë biri i Zotit; Zoti është thellësisht i dashuruar me çdo njeri.
    Të ndjesh këtë dashuri të pakushtëzuar për çdo njeri, edhe për ata që të lëndojnë, nuk na vjen në mënyrë spontane, nuk është një dashuri e natyrshme. Natyra jonë njerëzore na shtyn të duam ata që na bëjnë mirë; ndersa natyra e Zotit dhe Bijve të tij, nga ana tjetër, na shtyin të duam edhe ata që bëjnë keq.
    Zoti nuk mund të mos e dojë edhe kriminelin më të keq dhe pikërisht në këtë dashuri të pakushtëzuar, të brendshme, e cila nuk arsyeton me kokën, por arsyeton me mitër, zbulohet natyra e Zotit.
    Natyra jonë biologjike nuk na çon atje, por natyra e Zotit na çon në dashuri të tillë, pa kushte, le të mos e zvogëlojmë dashurinë e Zotit në masën e dashurisë sonë natyrore që është gjithmonë t'u bëjmë mirë atyre që bëjnë mirë.
    Çfarë kërkon Jezusi prej nesh?
    Që të jemi në përngjasim të Atit tonë Qiellor!
    Ne nuk kemi lindur të mëshirshëm, ne lindim të tërhequr në egon tonë, ne mendojmë për interesat tona, kjo tërheqje është ajo që dikur quhej mëkati origjinal, domethënë gjendja në të cilën kemi lindur.
    Ne duhet të bëhemi, na kërkohet të bëhemi të mëshirshëm si Ati qiellor, domethënë duhet të rritemi pak nga pak, të mos mbetemi të porsalindur në këtë jetë hyjnore që na është dhënë, por ta lëmë të rritet.
    Si? Jezusi na tregon se çfarë të bëjmë.
    Para së gjithash, dy sjellje që duhen shmangur: mos gjykoni, mos dënoni.
    Po si nuk mund të gjykoj nëse dikush ka bërë mirë apo keq, nëse dikush ka bërë një krim, si ta injoroj dhe të mos e dënoj?
    Le të jemi të kujdesshëm sepse janë dy folje shumë të ndryshme.
    Njëra është “crinein” ose “catacrinein” që do të thotë të dënosh një person, të gjykosh një person; e dyta është dochimazein që do të thotë "të dallosh" dhe dochimazein është një folje që shfaqet 22 herë në Besëlidhjen e Re dhe rekomandon dallimin midis asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe.
    Të mos përziejmë dritën me errësirën, ajo që është e ëmbël me atë që është e hidhur: të mjerë ne nëse e bëjmë këtë pështjellim sepse atëherë nuk dimë më si të lëvizim, si ta menaxhojmë jetën tonë. Aftësia dalluese është dhuratë e Shpirtit, prandaj të dish të zgjedhësh jetën dhe jo vdekjen, është një dhuratë e Shpirtit. Ajo që është e dalluar është të dënosh personin.
    Ju, thotë Jezusi, mos dënoni sepse Zoti nuk e dënon djalin e tij, dënon të keqen që e dëmton djalin e tij, dënon mëkatin, gabimin, por jo personin.
    Mos dënoni që të mos dënoheni sepse nëse dënoni të tjerët, atëherë duhet të dënoni edhe veten tuaj dhe nuk duhet ta bëni sepse dëmtoni veten vetëm nëse dënoni veten; dënoni gabimin që keni bërë, mos u ndalni në pendimin tuaj që vetëm ju lëndon.
    Dënoni gabimin, merrni jetën tuaj, mos e dënoni veten - thotë Jezusi - kështu që mos i dënoni as të tjerët, duajeni veten dhe doni të tjerët, dënoni vetëm gabimet që bëhen.
    Këto dy sjellje janë të dalluara: të dënosh, të gjykosh në kuptimin e dënimit.
    Tani dy sjellje pozitive në vend.
    E para: fal.
    Edhe këtu përkthimi duhet të jetë “zgjidh”, apolluete në greqisht, zgjidh do të thotë të zgjidhësh, që të most ë mbajnë të lidhur njerëzit, të lidhur me litar në qafë, të gozhduar në gabimin e tyre, zgjidh!
    Një person të ka bërë një gabim: a duhet të jetë i lidhur me atë gabim gjatë gjithë jetës së tij… jo, zgjidhe atë!
    Ai person mund të këtë bërë diçka e keqe, por mos e identifikoni personin me një gabim që ka bërë: nëse e lironi, e zgjIdhni, do të lirohet, do të zgjIdhet edhe nga Zoti.
    Premtimi është i bukur: domethënë nëse kupton brishtësinë e të tjerëve, do të kuptosh, do të pranosh edhe brishtësinë tënde, do të jetosh i lumtur, jo i lidhur me gabimin që ke bërë, do ta shikosh jetën me qetësi, duke e ditur se Zoti nuk të mban të lidhur me mëkatin dhe nuk të pret për ndëshkim, mjaft me këto marrëzi që janë thënë për Zotin.

    Folja e dytë, rendi i dytë pozitiv: “Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim” (v.38).
    Dhe pastaj thuhet se me çfarë mase të bukur, të plotë, të tronditur, të tejmbushur do të derdhet shpërblimi në prehrin tuaj.
    Çfarë do t'ju jepet?
    Çfarë është ajo që do të na jepet në masë të jashtëzakonshme?
    Identiteti me Atin në qiell, domethënë ngjashmëria me Perëndinë, është në përpjesëtim me aftësinë tonë për të dhënë dashuri falas.
    Na kërkohet të mos mbetemi të porsalindur, por të vazhdojmë të japim dashuri dhe kështu do të rritemi në ngjashmërinë e Atit që është i mëshirshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 21-02-2025 më 10:37

  7. #807
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E VIII VITI C.

    MË 2-3-2025

    LEXIMI I PARË: Sir, 27, 4-7.


    5) Sikurse kur tundet shosha, mbesin zonat,
    kështu edhe mungesat e njeriut dalin në pah në të folur.
    6) Enët e vorbëtarit i sprovon furra,
    njerëzit e drejtë i sprovon vuajtja.
    7) Si u punua një pemë e dëftojnë fruta,
    kështu edhe fjala e zbulon mendimin e njeriut.
    8) Para se të këtë folur askënd mos lavdëro:
    sepse të folurit është prova e njeriut.


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    BEN SIRA, MËSUES I URTËSISË DHE I RELIGIONIT.


    Jemi duke lexuar e komentuar një pjesë të një libri të Biblës që ka tre emra: Ben Sira i Urti, Sirah Kishtar, Eklesiastik ! Kjo gjë tashmë na tregon shumë për të! Siracid ose Ben Sira: këta janë dy emra shumë të afërt, të dy të lidhur me mbiemrin e tij. “Ben” do të thotë “bir i”: autori është pra djali i Sirës. Ai ka vënë firmën e tij në fund të librit me emrin “Jezusi, biri i Sirës”, që është një tregues shtesë, sepse Jezusi është një emër tipik hebre; autori ynë është me të vërtetë një çifut nga Jeruzalemi që shkruan në hebraisht; “I Urti”, më në fund, na thotë se nuk bëhet fjalë për një libër historie, as për një libër profetik, por për atë që quhet libër i Urtësisë. Sa i përket emrit të tij të tretë, Kishtar, ai vjen nga fakti se Kisha e shekujve të parë ua lexonte këtë libër të sapopagëzuarve për të plotësuar mësimet e tyre morale.
    Ky libër u shkrua për herë të parë nga Ben Sira në Jerusalem, në hebraisht, rreth vitit 180 p.e.s. pastaj u përkthye në greqisht pesëdhjetë vjet më vonë (pra rreth vitit 130) nga nipi i tij në Aleksandri të Egjiptit. Nuk dihet për çfarë arsye origjinali hebraik humbi shumë shpejt dhe pushoi së qarkulluari në Izrael. Origjinali hebraik i librit u gjet vetëm në fund të shekullit të 19-të! Është për këtë arsye që në Bibël ai zë një vend të veçantë, është pjesë e të ashtuquajturve “libra deuterokanonikë".
    Mund të shpjegohet më mirë kjo gjë: kur, në fund të shekullit të parë të erës sonë, dijetarët hebrenj përcaktuan përfundimisht listën zyrtare të shkrimeve hebrajke që do të konsideroheshin si pjesë e Biblës, ata padyshim nuk i morën parasysh të gjithë librat që qarkullonin në Izrael! Për disa libra, nuk kishte vend për dyshim: ata ishin konsideruar nga të gjithë dhe për një kohë të gjatë si Fjala e Perëndisë; libri i Zanafillës për shembull ose ai i Eksodit. Por për disa libra të kohërave të fundit, lindi pyetja. Sirach ishte një nga ata libra të diskutuar. Më në fund u refuzua për një arsye shumë të thjeshtë: vetëm librat e shkruar në hebraisht në tokën e Izraelit u pranuan në listën zyrtare (ajo që quhet "kanuni") e librave të Biblës. Tani, në kohën e rregullimit të kësaj liste, në fund të shekullit të parë të erës sonë, libri i Ben Sirës ishte i njohur, sigurisht, ai u citua lehtësisht, por, meqenëse origjinali hebraik humbi, asgjë nuk provoi se ishte shkruar në Izrael. Nga ana tjetër, përkthimi në greqisht qarkullonte në Aleksandri. Logjikisht, nuk u pranua nga komunitetet hebraike në Izrael.
    Nga ana tjetër, në komunitetet hebraike që banonin jashtë vendit, duke filluar nga Aleksandria, ky libër tashmë njihej si pjesë e Biblës, prandaj vazhdoi të kishte vendin e tij në Biblën e komuniteteve të diasporës. Sa i përket Kishës së Krishterë, ajo e trashëgoi atë nëpërmjet komuniteteve greqishtfolëse. Pra, ky është një libër që ka pasur një rrugëtim mjaft plot ngjarje.
    Autori, Ben Sira, ndoshta ka hapur një shkollë urtësie në Jerusalem: kjo është ajo që sugjeron fundi i librit; atëherë do të kishim këtu një gjurmë të kurseve të ndjekura nga një student i ri hebre, një filozof praktikant, në Jerusalem rreth vitit 180 para Krishtit!



    NË SHËRBIM TË SHPALLJES SË BESIMIT.

    Në atë kohë, Jeruzalemi ishte nën dominimin grek, por ishte një pushtim relativisht liberal dhe paqësor. (Përndjekja do të fillojë pak më vonë, nën Antiokun Epifan, rreth vitit 165). Megjithatë, nëse pushteti në vend ishte liberal dhe respektonte zakonet dhe fenë hebraike, kontakti midis këtyre dy qytetërimeve, grekëve dhe hebrenjve, rrezikonte pastërtinë e besimit hebrajk.
    Liberalizmi i ambientit nuk kishte vetëm avantazhe: ekzistonte rreziku i përzierjes së gjithçkaje. Epoka jonë moderne jep njëfarë ideje për këtë: edhe ne jetojmë në një atmosferë tolerance që na çon në një lloj indiferentizmi fetar: gjithçka ndodh në një mënyrë të lehtë dhe gjithçka na jep përshtypje që kemi në dispozicion një shërbim falas idesh dhe vlerash në të cilin secili prej nesh ka mundësi të bëjë zgjedhjen më e përshtatshme në këtë supermarket të religjoneve. Kjo ndodh edhe në Alexandri për librin që jemi duke studiuar. Prandaj, një nga objektivat e Ben Sirës ishte të transmetonte besimin në integritetin e tij dhe në veçanti dashurinë për LIGJIN: në sytë e tij, në LIGJIN e Izraelit qëndronte Urtësia e vërtetë. Izraeli duhet të ruajë identitetin dhe besimin e tij, mësimin e etërve për sa u përket parimëve të besimit dhe të pastërtisë morale: këto, në sytë e Sirakut, janë kushtet për mbijetesën e popullit të zgjedhur.
    Përsa i përket stilit, përveç një panorame të gjatë historike, për të farkëtuar kujtesën e studentëve të tij, libri i tij më së shpeshti paraqitet si një përmbledhje maksimash apo fjalësh të urta, shpesh shumë të bukura, jo gjithmonë shumë të kuptueshme për ne, sepse pasqyrojnë imazhe, shprehje, kthesa frazash nga një kulturë tjetër nga e jona. Ne ndonjëherë jemi të hutuar. Në pasazhin e sotëm, kjo është disi ajo që ndodh me ne: në pak rreshta, Ben Sira përdor tre imazhe që ishin të zakonshme në atë kohë dhe krahasimi i tyre nuk befasonte askënd; për ne është më pak e dukshme! Por këto janë imazhe të njohura në Besëlidhjen e Vjetër dhe të Re: imazhi midis arit të vërtetë dhe asaj që është vetëm skorje, mbeturinë... imazhi i poçarit, aq i famshëm, i ppërdorur edhe për vetë Zotin, kur ka krijuar botën… shëmbëlltyra e pemës që e ndeshim pafundësisht, përfshirë edhe në psalmin e kësaj të diele.
    Në të tre rastet, Ben Sira mediton mbi njeriun: kur pluhuri i arit kalon nëpër sitë, skorja bëhet e dukshme pa mëshirë; kur vazoja kalon nga nxehtësia e furrës, shihet menjëherë nëse poçari ka punuar mirë; kur formohet fruti, mund të shihet menjëherë nëse pema është në gjendje të mirë shëndetësore. Po kështu, na thotë Ben Sira, thellësitë e vërteta të zemrës sonë shprehen në fjalët tona: një zemër e mirë do të thotë fjalë dashamirësie; ose, për t'u kthyer te imazhi i sitës dhe pluhurit të artë, na sugjeron se një zemër prej ari do të flasë fjalë të arta. Pra, këtu është një kriter i pagabueshëm gjykimi për veten dhe për të tjerët: le t’i dëgjojmë këta këshilla dhe le të flasim më pak, fjalët tona janë pasqyra e zemrës sonë.
    Dyqind vjet më vonë, Jezusi do t'u japë të njëjtin mësim apostujve të tij. Është Shën Luka ai që na raporton në Ungjillin e kësaj të diele:
    “Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra” (Lk. 6, 45).

  8. #808
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E VIII VITI C.

    MË 2-3-2025


    PSALMI 92, 2-3. 13-14. 15-16


    2 Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    3 Të shpallim dashurinë në mëngjes
    e gjatë natës bësnikërinë tënde.
    13 I drejti lulëzon si palma,
    rritet porsi cedri i Libanit.
    14 Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
    lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë.
    15 Japin fruta edhe në pleqëri,
    janë të kërthndeztë e plot shëndet,
    16 për të shpallur se Zoti është i drejtë:
    Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta!


    LECTIO DIVINA-MEDITIM- LUTJE.

    DUKE PËRKUJTUAR SHKËMBIN E MASËS DHE TË MERIBËS.


    “1 Mbarë bashkësia e bijve të Izraelit bëri çojën nga shkretëtira e Sinit, sipas urdhërit që Zoti u dha zemërimië më zemërimië dhe ngulë në Rafidim. Këtu nuk kishte ujë për të pirë populli. 2 Populli i kundërshtoi Moisiut dhe i tha: “Na jep ujë të pimë”! Moisiu u përgjigj: “Përse grindeni me mua? Përse po e tundoni Zotin”? 3 Në këtë vend populli hoqi keq për ujë dhe nynykatte kundër Moisiut: “Përse na bëre të dalim prej Egjiptit për të na vrarë ne, fëmijët tanë dhe bagëtitë tona”? 4Moisiu iu drejtua Zotit me këto fjalë: “Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë”. 5 Zoti i tha Moisiut: “Shko para popullit; merr me vete disa prej pleqve të Izraelit, merre në dorë shkopin, me të cilin e godite lumin dhe nisu! 6 Ja, unë do të qëndroj para teje përmbi qetën e Horebit. Ti bjeri shkëmbit e prej tij do të shpërthejë uji që populli të pijë”. Moisiu bëri ashtu ndër sy të pleqve të Izraelit. 7 Atë vend Moisiu e quajti: Masa dhe Meriba, për shkak të grindjes së bijve të Izraelit dhe pse e tunduan Zotin, kur thanë: “A është Zoti me ne apo nuk është?” (Dal. 17,1-7);
    tani, me gjithë këto murmuritje, këto zhurma revolte, Zoti kishte qenë më i madh se populli i tij i zemëruar; ai kishte bërë që uji të rridhte nga një shkëmb. Tani e tutje, Populli i Zgjedhur e quajti Zotin "shkëmbi ynë", një mënyrë për të kujtuar besnikërinë e Zotit më të fortë se të gjitha dyshimet e popullit të tij.
    Nga ky shkëmb, Izraeli nxori ujin e mbijetesës së tij... Por mbi të gjitha, gjatë shekujve, burimi i besimit të tij, i besnikërisë së tij... Është e njëjta gjë të thuash si në fund të psalmit: "Zoti është Shkëmbi im” ose në fillim të psalmit “Në mëngjes shpall dashurinë tënde, besnikërinë tënde, gjatë netëve”.
    Përkujtimi i shkëmbit është kujtimi i përvojës së shkretëtirës dhe i besnikërisë së Zotit më i fortë se të gjitha revoltat...Dhe formula "dashuria jote dhe besnikëria jote" është gjithashtu përkujtuese i përvojës së shkretëtirës: kjo është shprehja e përdorur nga vetë Perëndia për t'u bërë të njohur popullit të tij:
    “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë,
    i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë,
    që qëndron besnik me mijëra brezni,
    që e duron fajin, kundërshtimin dhe mëkatin” (Eks 34,6).
    Shumë shpesh, kjo shprehje (ose një tjetër, ekuivalente) është përdorur në Bibël, dhe veçanërisht në Psalmet, si një kujtesë e Besëlidhjes midis Perëndisë dhe popullit të tij:
    "Zoti është i mirë e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur.
    Nuk zemërohet gjithherë
    as s’e mban hidhërimin për jetë të jetës” (Ps. 103. 8-9).
    Ky episod i Masës dhe Meribës (ose më mirë kjo sekuencë), kjo provë e shkretëtirës, ky dyshim i njerëzve, kjo ndërhyrje e Zotit, u përsërit shumë herë, kur populli kishte etje, por edhe kur uji nuk ishte i mirë ose kur populli ishte i uritur. (le të kujtohet historia e manës dhe thëllëzave dhe ujërave të hidhura të Marës). Kjo gjë ndodhi aq shpesh saqë populli arriti të kuptojë se ishte gjë pothuajse e pashmangshme, po të mos kishte kujdes... Sepse njeriu tundohet të akuzojë Zotin për mashtrim sa herë që ndodh diçka e keqe, diçka që nuk shkon sipas dëshirës së tij. Dhe kështu, për të mbajtur këtë mësim kapital, u shkrua historia e Kopshtit të Edenit: një gjarpër, veçanërisht dinak, i bën burrin dhe gruan të besojnë se është Zoti ai që është dinak me ta. Ai insinuon: Zoti ju ndalon frutat më të mira me pretekstin se ai do t’ju ruajë nga rreziku, ai pretendon se këto fruta të jenë helmuese, kur është krejt e kundërta. Dhe burri dhe gruaja bien në kurth. Dhe ka qenë gjithmonë e njëjta histori që nga fillimi i botës.
    Si mund të mbrohet populli një herë e mirë nga ky rrezik? Ky psalm na tregon mënyrën se si të mbrohet: mjafton të mbillet në tempull si një kedër dhe të këndojë në nder të Perëndisë:
    "Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    Të shpallim dashurinë në mëngjes
    e gjatë natës bësnikërinë tënde” (vv.2-3).
    Nënkuptohet sepse ai "është i mirë e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur”,
    e për këtë e falënderojmë Zotin, i këndojmë emrit të tij”.


    GJITHÇKA BËN NJERIU PËR ZOTIN, I KA DOBI NJERIUT DHE JO ZOTIT.

    Sepse, në fakt, populli i Izraelit nuk priti shumë shekuj (e që t’ia mësojmë ne), për të kuptuar se këngët e tij për Zotin, ishin në dobi, për të mirën e tij!
    Shën Agustini do të thotë:
    “Çdo gjë që njeriu bën për Zotin
    i bën dobi njeriut dhe jo Zotit”.
    Të këndojmë për Zotin, me vendosmëri, të hapim sytë ndaj dashurisë dhe besnikërisë së tij, që nga mëngjesi dhe gjatë gjithë netëve, do të thotë të mbrohemi vetë nga mashtrimet e gjarprit.
    Ndoshta duhet të shqarohet diçka këtu: psalmisti përdor shprehjen: “Sa mirë...”; është e njëjta fjalë "e mirë" (tov në hebraisht) që përdoret për të thënë "i mirë për t'u ngrënë"; pra duhet të jetë shijuar që të mund të flitet për të! Psalmi thotë pak më tej (në një varg që nuk lexohet këtë të diel):
    "Njeriu i pamend nuk i di,
    dhe i marri nuk do t’i kuptojë” (v. 7)
    Por besimtari, ai e di: po ashtu është mirë që populli të këndojë dashurinë e Perëndisë dhe besnikërinë e tij. Sepse është e vërteta dhe vetëm ky besim i pamposhtur në dashurinë e Zotit, në planin e tij dashamirës, mund të ndriçojë jetën tonë në të gjitha rrethanat... ndërsa mosbesimi, dyshimi e shtrembëron plotësisht shikimin tonë. Të dyshosh për dinakërinë e Perëndisë është kurthi në të cilin nuk duhet të biem, një kurth vdekjeprurës.
    Ai që mbron veten, që kujdeset për veten në këtë mënyrë është, thotë psalmi ynë, si një pemë që "ruan lëngun dhe gjelbërimin e saj": në Tokën e Shenjtë, kjo është një imazh shumë I kuptueshëm. Nëse kedrat e Libanit, palmat e oazeve të bëjnë të ëndërrosh, kjo është sepse këtu, problemi i ujit është vendimtar; uji është jetik dhe në vende, aq i pakët. Njerëzit e presin me padurim shiun më të vogël pranveror që bëhen peizazhet e shkretëtirës shumë të gjelbërta pranë Jeruzalemit. Për besimtarin, uji jetëdhënës është prania e Zotit të tij. Aq shumë sa që kur Jezusi flet më vonë për ujin e gjallë, ai vetëm po përsërit një imazh tashmë të njohur.
    Është mirë që ne të ndërgjegjësohemi dhe të këndojmë se Zoti është Dashuri... por është mirë edhe për të tjerët që ne t’ u themi atyre... Ja çfarë do të thotë përsëritja e fjalës "shpall" në fillim dhe në fund të psalmit. Këtu kemi një "inkluzion-përfshirje": në fillim:
    "Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    Të shpallim dashurinë në mëngjes
    e gjatë natës bësnikërinë tënde”.
    Dhe në fund:
    "I drejti lulëzon si palma,
    rritet porsi cedri i Libanit.
    Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
    lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë”
    Japin fruta edhe në pleqëri,
    janë të kërthndeztë e plot shëndet,
    për të shpallur se Zoti është i drejtë:
    Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta! (vv. 13-16).
    "Zoti është i drejtë!" Këtu, fjala "shpall" do të thotë: "Tregoju të tjerëve, jobesimtarëve"... Populli i Izraelit nuk e harron kurrë misionin e tij për të qenë dëshmitar të dashurisë së Zotit për të gjithë njerëzit.
    Vërejtja e fundit: ky psalm ka një mbishkrim që në fillim: specifikon se është një psalm për ditën e Shabatit, ditën e vëçantë kur këndohet dashuria dhe besnikëria e Zotit. Është dita e mirë për ta bërë këtë, sigurisht. Në këtë ditë ose jo kurrë...Ne të krishterët mund ta bëjmë atë psalmin e së dielës; sepse e diela jonë e krishterë nuk bën asgjë tjetër: bën që të këndojmë dashurinë dhe besnikërinë e Perëndisë që janë shfaqur në mënyrë të plotë dhe përfundimtare në Jezu Krishtin.

  9. #809
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA E VIII ORD. VITI C.

    MË 2-3-2025.


    LEXIMI I DYTË: 1 Kor. 15,54-58.


    54 Dhe, kur ky trup i shkatërrueshëm, të veshë pashkatërrueshmërinë dhe ky trup i vdekshëm të veshë pavdekshmërinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë:
    55 O vdekje, ku është ngadhënjimi yt?
    Ku është, o vdekje, thimthi yt?’
    56 Thimthi i vdekjes mëkati; fuqia e mëkatit Ligji.
    57 Ta falënderojmë Hyjin që na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tonë.
    58 Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, të jeni të qëndrueshëm, të palëkundshëm e përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, të vetëdijshëm se mundi juaj nuk mbetet i pafrytshëm në Zotin.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.

    KRYERJA E SHPËTIMIT ME NGJALLJEN E KRISHTIT.


    Gjatë disa javëve të fundit, ne kemi lexuar kapitullin 15 të letrës së parë të Palit drejtuar Korintasve, e cila është një reflektim i gjatë mbi Ringjalljen; dhe Pali e mbyll meditimin e tij me një britmë triumfi:
    “Ta falënderojmë Hyjin që na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tone” (V.57). Çfarë fitore është kjo? Është fitorja e Ringjalljes pikërisht; sepse, pra, siç thotë Pali:
    "Ky trup i shkatërrueshëm, do të të veshë pashkatërrueshmërinë dhe ky trup i vdekshëm do të veshë pavdekshmërinë” (v. 54). Ajo që është e prishshme në ne do të bëhet e pakorruptueshme dhe ajo që është e vdekshme do të veshë pavdekësinë; pavdekësia, pakorruptueshmëria, këto janë prerogativat e Zotit; e mirë, më në fund do të jemi në shëmbëlltyrën dhe ngjashmërinë e Perëndisë, ashtu siç synonte gjatë gjithë kohës. Është pra fitorja e këtij qëllimi të famshëm të Perëndisë, të cilin e shpall e gjithë Bibla.

    Mund të lexohet vërtet Biblën si një trajektore të vërtetë shpëtimi: plani origjinal i Perëndisë, dështimet e shumta të njerëzimit dhe përpjekjet e palodhura të Perëndisë për të shpëtuar planin e tij. Kjo është ajo që quhet shpëtim: Zoti e ruan planin e tij për ne, për lumturinë tonë. Le të përmbledhim shpejt fazat e ndryshme të kësaj trajektoreje.
    Si fillim, qëllimi fillestar i Perëndisë njihet mirë nga përmbledhja e dhënë në letrën drejtuar Efesianëve:
    "9 Ai na vuri në dijeni mbi misterin e vullnetit të vet
    ‑ synim që lirisht kishte vendosur që më parë ta kryente në Të ‑
    10 kur të plotësohej koha:
    d. m. th. të vërë çdo gjë nën kryesinë e Krishtit,
    të gjitha qeniet që janë
    në qiell e në tokë.
    11 Në të edhe ne u bëmë trashëgimtarë
    ‑ të paracaktuar
    me vendim të Atij
    që vepron gjithçka sipas pëlqimit të vullnetit të vet” (Ef. 1,9-11).
    Këtu është pjesa e madhe e gjithë historisë njerëzore: në krijimin e njerëzimit, Zoti ka projektin e një njerëzimi të lumtur, të bashkuar, të mbushur me Shpirtin e Perëndisë, të pranuar për të ndarë jetën e Trinisë.
    Ky projekt vazhdon gjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh: siç thotë Psalmi 33, 11-15:
    “ 11 Synimi i Zotit qëndron për amshim,
    mendimet e zemrës së tij prej breznie në brezni.
    12 Lum ai komb që për Hyj e ka Zotin,
    populli që Zoti e zgjodhi për pronë.
    13 Zoti shikon nga qielli
    e i sheh të gjithë bijtë e njerëzve.
    14 Prej vendit të vet të shenjtë
    i shqyrton të gjithë banorët e tokës,
    15 ai që të gjithëve ua ka krijuar zemrat
    e i kupton të gjitha veprat e tyre”
    Ose përsëri Isaia: " ‘Synimi im do të sendërtohet,
    bëj gjithçka sipas dashjes sime’ ”(Is. 46,10);
    dhe Jeremia, 29,11: “Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju ‑ është fjala e Zotit ‑ synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhësi dhe shpresë”.
    Kjo do të thotë se Historia e Njerëzimit ka një “KUPTIM”, pra edhe “kuptim” edhe “drejtim”. Ne e dimë se ku po shkojmë: vitet nuk kalojnë në të njejtën mënyrë, sepse Zoti ka një projekt, një plan. Besimtarët shikojnë nga e ardhmja: presim realizimin e këtij projekti. Prandaj na thuhet çdo ditë në lutjen e Zotit:
    "Ardhtë Mbretëria jote!
    U bëftë vullneti yt
    si në qiell ashtu në tokë!” (Mt. 6,10),
    domethënë "Qëllimi yt u përmbush".
    Por, së dyti, duhet pranuar se njerëzimi është në humbje në lidhje me këtë projekt: është një sipërmarrje shumë afatgjatë në të cilën, për fat të keq, njerëzit nuk bashkëpunojnë me dëshirë. Dhe Zoti e respekton lirinë e njeriut: përballë këtij qëllimi, njerëzimi është krijuar i lirë; dikush mund të thotë: "Zoti propozon, njeriu disponon".


    ZOTI DO TA KRYEJË PLANIN E TIJ TË LUMTURISË PËR NJERËZIMIN.

    Pse është e vështirë? Sepse njerëzimi nuk është gati ta dëgjojë këtë propozim të Zotit dhe as ta jetojë atë; sepse ky mister është përtej nesh, është i pamendueshëm për ne. Kjo nuk është për t'u habitur pasi është "misteri i vullnetit të Perëndisë", siç thotë Pali. Meqenëse njerëzit janë të lirë, ata kanë një zgjedhje midis dy zgjidhjeve: të pranojnë projektin dhe ta zbatojnë për ta çuar më tej atë; ose ta refuzojnë atë dhe ta kërkojnë lumturinë e tyre diku tjetër. Ademi është pikërisht tipi i atij që refuzon dhe merr një drejtim tjetër, për fatkeqësinë e tij.
    Ky është i gjithë thelbi i letrës drejtuar Romakëve: Pali përshkruan rënien e gjatë të njerëzimit, spiralen e të gjitha rrugëve të tij të rreme, ato që ai i quan gabimet tona. Pra, Perëndia është i durueshëm, por ai do të shpëtojë qëllimin e tij: kjo është ajo që quhet shpëtim.

    Përballë këtyre dështimeve të përsëritura të njerëzimit gjatë historisë, Zoti nuk frenohet nga vullneti i keq i njeriut dhe ndërhyn vazhdimisht nëpërmjet lajmëtarëve të Tij për të shpëtuar qëllimin e Tij dhe lumturinë tonë. Sepse asgjë nuk mund ta shuajë zjarrin e dashurisë që na sjell Zoti. Për të huazuar imazhin nga Kënga e Këngëve 8,6-7a:
    “M’vendos si vulë mbi zemrën tënde,
    porsi vulë mbi dorën tënde
    se dashuria është e fortë si vdekja,
    i pashmangshëm është si dheu i zi lakmimi;
    vapa e saj si vapa e zjarrit,
    flakë hyjnore!
    Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin,
    nuk e fikin as lumenjtë!”.
    Ajo është burimi i shpresës sonë!
    "O vdekje, ku është ngadhënjimi yt?
    Ku është, o vdekje, thimthi yt?’ “ (v.55).
    Bërtet Pali. Tani e dimë se vdekja biologjike nuk na ndan nga Zoti dhe nga vëllezërit tanë pasi do të ringjallemi. Vetëm vdekja shpirtërore, pasojë e mëkatit, mund të na ndante nga Perëndia. Por mëkati është mposhtur tashmë nga Jezu Krishti: tani e tutje, të shartuar mbi të, ne bëhemi të aftë të jetojmë si ai.
    Kjo është, pra, lufta që Perëndia bën përkrah njerëzve me vullnet të mirë: kudo që njerëzit sillen si vëllezër të njëri-tjetrit, mund të themi se fitorja tashmë është fituar; por çdo urrejtje vëllavrasëse midis njerëzve është një disfatë. Dhe për fat të keq, ne e shohim këtë gjë, këtë disfatë shumë shpesh. E kjo disfatë ndonjëherë na bën të mendojmë se loja është e humbur. Por Pali guxon të pohojë këtu se fitorja tashmë është arritur: ndryshe nga sa duket, vdekja dhe mëkati janë të mundurit. Mëkati që na ndan nga Zoti, dënohet dhe në mënyrë të pariparueshme zhduket.
    Projekti i Perëndisë shpëtohet: gjatë gjithë jetës së tij, t’i dhënë Perëndisë dhe njerëzve, Jezusi theu ciklin e urrejtjes, dyshimit, xhelozisë; nëpërmjet faljes që u është dhënë të gjithëve. Ai na çliron nga faji ynë; nëse duam, dera është e hapur për Shpirtin Shenjt.
    Dhe: “Hyji e dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet,
    i cili gërthet: Abba ‑ o Atë!” (Gal. 4,6).
    Prandaj ani e tutje njerëzit mund të përjetojnë dashurinë e Hyjit dhe vëllazërinë për të cilën janë krijuar; kjo ia vlen britma e triumfit të Palit:
    "Le ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht”.
    Gjithçka që mbetet, është që ne të angazhohemi përkrah Perëndisë në këtë luftë:
    "Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, të jeni të qëndrueshëm, të palëkundshëm e përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, të vetëdijshëm se mundi juaj nuk mbetet i pafrytshëm në Zotin”.

  10. #810
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,830
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË.

    E DIELA VIII ORD. VITI C.

    MË 27-2-2022.

    UNGJILLI: Lk, 6, 39-45.


    39 U tha edhe shëmbëlltyrën:
    “A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë?
    40 Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.
    41 Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?
    42 Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.”
    43 Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë. 44 Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi as nuk vilet rrush nga ferra.
    45 Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra”.


    LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.

    KASHTA DHE TRARI.


    Luka ka mbledhur këtu disa udhëzime nga Jezusi, të cilat u ngjajnë paralajmërimeve në lidhje me marrëdhëniet brenda komunitetit të krishterë. Çuditërisht, ne gjejmë të njëjtat rekomandime në Ungjijtë e Mateut dhe Gjonit, por ato janë të shpërndara dhe të theksuara në kontekste shumë të ndryshme. Nëse Luka i bashkoi këtu, ishte sepse ai pa një lidhje mes tyre; prandaj është kjo lidhje që ne do të kërkojmë. Kjo na bën të dallojmë dy pjesë në këtë tekst: pjesa e parë, një reflektim mbi shikimin; pjesa e dytë, metafora e pemës dhe e frutave.
    Pjesa e parë zhvillon temën e vështrimit. Fillon me një vëzhgim: një i verbër nuk mund të drejtojë një të verbër tjetër, siç e dimë mirë. Do të thotë, kini kujdes: kur e vini veten si udhërrëfyes, mbani mend se jeni të verbër që nga lindja. Historia e vogël e kashtës dhe e traut shkon plotësisht në të njëjtin drejtim: me një tra në sy, njeriu është sigurisht dhe me të vërtetë i verbër; nuk bëhet fjalë për pretendim për të kuruar verbërinë e të tjerëve. Midis këtyre dy vërejtjeve, Luka ndërhyri një fjali që në pamje të parë duket paksa enigmatike: “Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet”. Ky formacion për të cilin flet Jezusi, është në një farë mënyre shërimi i të verbërve që jemi ne. Është në të vërtetë i njëjti Lluka që vuri në dukje se dishepujt e Emaus-it filluan të shihnin qartë vetëm kur "Jezusi hapi mendjet e tyre për të kuptuar Shkrimet" (Lk 24,45).
    Ndërsa Jezusi erdhi në botë për të hapur sytë e të verbërve, nga ana tjetër dishepujt e tij, të shëruar prej tij nga verbëria e tyre, kanë misionin për të sjellë dritën e zbulesës në botë. Ajo që profeti Isaia tha për shërbëtorin e Perëndisë, në ato që quhen këngët e shërbëtorit, është e vërtetë për Jezu Krishtin, por edhe për dishepujt e tij: "
    6 Unë, Zoti, të thirra në drejtësi
    e për dore të kam marrë;
    të kam trajtuar e caktuar besëlidhje të popullit
    edhe dritë për të gjithë popujt:
    7 që t’ua hapësh sytë të verbërve,
    që t’i nxjerrësh të burgosurit nga burgu,
    prej shtëpisë së burgut ata që rrinë në terr” (Is. 42,6-7).
    Mision madhështor me të cilin dishepujt do të mund të përballen vetëm nëse kthehen përgjithmonë nën dritën e mësuesit dhe e lejojnë veten të shërohen prej tij nga verbëria e tyre.
    Më pas Luka kalon te metafora e pemës dhe e frutave, gjë që sugjeron se jemi gjithmonë në të njëjtin regjistër: dishepulli i vërtetë, ai që e lejon veten të ndriçohet nga Jezu Krishti, jep fryte të mira; ai që nuk e lejon veten të ndriçohet nga Jezu Krishti mbetet i verbër dhe jep fryte të këqija. Çfarë fruti është? Natyrisht, duke qenë se ky pasazh i vogël ndjek një zhvillim të tërë të Jezusit mbi dashurinë e ndërsjellë, ne kuptojmë se frytet përcaktojnë sjelljen tonë; kryefjala e përgjithshme është "Ji i mëshirshëm siç është i mëshirshëm Ati juaj".


    NJIHET PEMA NGA FRUTAT E VETA.

    Bashkëkohësit e Jezusit e kuptonin shumë mirë këtë gjuhë, ata e dinin se Ati pret prej nesh fryte drejtësie dhe mëshire, fryte me vepra ose me fjalë: "Goja i qet çka i ka zemra” ( Ajo që thotë goja është ajo që del nga zemra", na thotë Luka. Ashtu si para tij, Ben Sira tha tashmë:
    “Si u punua një pemë e dëftojnë fruta,
    kështu edhe fjala e zbulon mendimin e njeriut.
    Para se të këtë folur askënd mos lavdëro:
    sepse të folurit është prova e njeriut” (Sir. 27, 7-8).
    Është fruti që shfaq cilësinë e pemës; kështu fjala i bën të njohura ndjenjat. Mos lavdëroni dikë para se të ketë folur, atëherë ne mund ta gjykojmë atë. (Ky ishte teksti i leximit tonë të parë).
    Më në fund, me pak fjali, Luka sapo ka shpallur të gjithë misterin e krishterë: i formuar nga Jezu Krishti, i krishteri transformohet në të gjithë qenien e tij: vështrimi, sjellja, fjalimi i tij. Të njëjtin mësim e gjejmë disa herë në Besòlidhjen e Re; për shembull, në letrën drejtuar Filipianëve: “ Bëni gjithçka pa murmurim e pa vonesë, që të jeni pa të meta dhe të pastër, fëmijë të panjollë të Hyjit në mes të kësaj breznie të prishur e dinake, në të cilën ndriçoni porsi pishtarë në botë, duke e mbajtur lart Fjalën e Jetës që të mund të mburrem në Ditën e Krishtit se nuk kam vrapuar kot dhe nuk jam munduar kot” (Fi 2,14-16). Ose përsëri në letrën drejtuar Efesianëve: “Po, dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë. Jetoni porsi bij të dritës. Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta ‑ vendosni të bëni çka i pëlqen Hyjit” (Ef 5,8-9).
    Faza e parë e formimit, A Betarja në një farë mënyre, konsiston në të mësuarit për t'i parë të tjerët ashtu siç i shikon Zoti: një vështrim që nuk gjykon, nuk dënon, që nuk gëzohet t’ia gjejë një grimcë në sy tjetrit! Përveç kësaj, kashta në Besëlidhjen e Vjetër është imazhi i diçkaje të vogël. Le të kujtojmë Psalmin 1: Kashtën e rrëmben era, nuk llogaritet... Pikërisht, të mos numërojmë të metat e të tjerëve: Zoti nuk i numëron. "Dishepulli i formuar mirë do të jetë si mësuesi i tij," na thotë Jezusi; kjo fjali vjen pas gjithë fjalimit për mëshirën e Zotit dhe për thirrjen tonë për t'u bërë si ai. Ashtu si babai, si bijtë... Programi është ambicioz: duajeni armiqtë tuaj, jini të mëshirshëm, mos gjykoni, mos dënoni... dhe gjithmonë, në mënyrë implicite, ekziston ky pohim "Ati juaj është i mëshirshëm" dhe ju, ju jeni thirrur të jeni imazhi i tij në botë. Si të dëshmojmë për një Perëndi të dashurisë në botë? Nëse nuk jemi në imazhin e tij?
    Një mësim i fundit nga ky tekst: "Ajo që thotë goja është ajo që del nga zemra," na thotë Jezusi. Pra, një mënyrë e mirë për të zbuluar zemrën e Perëndisë dhe për të përsosur formimin tonë, për t'u bërë gjithnjë e më shumë në shëmbëlltyrën e tij, është të zhytemi në Fjalën e tij!

Faqja 81 prej 89 FillimFillim ... 31717980818283 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 09:44
  2. Zbukurimet E Festave *-*
    Nga alketi83 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-01-2011, 23:54
  3. Atmosfera e Festave!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 09:25
  4. Si te ruajme linjat pak dite para festave.
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 23:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •