PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA E PASHKËS VITI B
MË 31-3-2024.
PSALMI 118, 1.4.16-17.22-23.
1 ALELUJA!
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë,
sepse e amshuar është dashuria e tij!
4 Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin,
e amshuar është dashuria e tij!
16 “E djathta e Zotit u madhërua!
E djathta e Zotit më lartësoi!
E djathta e Zotit u madhërua”!
17 S’do të vdes, të jetoj dua,
do t’i kumtoj veprat e Zotit!
22 Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit,
erdhi e u bë guri i këndit;
23 Zoti e bëri këtë gjë
sa mrekulli për sytë tanë!
LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.
Duhet të pranohet se ky psalm nuk është shkruar për Jezu Krishtin! Si të gjithë psalmet, ky psalm u krijua shekuj para Krishtit për t'u kënduar në tempullin në Jeruzalem. Si të gjithë psalmet gjithashtu, ai përsërit të gjithë historinë e Izraelit, këtë histori të gjatë të Besëlidhjes: kjo është ajo që quhet vepra e Zotit, mrekullia para syve tanë .... Është përvoja që bën që Populli i Zgjedhur të thotë: “Po, me të vërtetë, dashuria e Zotit është e përjetshme! Zoti e ka shoqëruar popullin e tij gjatë gjithë historisë së tij dhe gjithmonë e ka shpëtuar atë nga sprovat e tij.
Kemi këtu një jehonë të këngës së fitores që njerëzit e çliruar nga Egjipti kënduan pasi kaluan Detin e Kuq. Zoti është forca dhe fuqia ime. Ai, veç Ai, më shpëtoi! (Da 15,2). Fjalët punë ose çudi janë gjithmonë në Bibël një aludim për çlirimin nga Egjipti. Dhe kur thuhet aludim, fjala është shumë e dobët. Këtu flitet për një kujtim në kuptimin e fortë të fjalës, një kujtim e përbashkët me të gjithë anëtarët e Populli të Zgjedhur.
“E djathta e Zotit u madhërua! E djathta e Zotit më lartësoi! E djathta e Zotit u madhërua” (Ps 118,16). Është gjithashtu edhe ky një kujtim i çlirimit nga Egjipti. Dhe kjo vepër çlirimtare të Zotit nuk ka duruar vetëm një ditë, është e përhershme, është stypur në brendësinë e zemrave si diçka që shtyn në veprim të gjithë si një popull i vetëm. Është vërtet nga përvoja që ata që e kanë frikën e Zotit, mund të thonë: “E amshuar është dashuria e tij”. Dhe ne e dimë që njerëzit e Biblës kanë mësuar gradualisht të zëvendësojnë fjalën frikë me fjalën dashuri.
Dhe është kjo dashuri e përjetshme të Zotit që është baza e shpresës sepse, sa herë që Populli këndon në përkujtimin e çlirimit të së kaluarës, e bën gjithashtu dhe mbi të gjitha për të marrë forcën, nga përvoja e të vjetërve, për të përballuar sprovat e së ardhmes. Zoti premton se do të dërgojë Mesinë e tij dhe Populli pret i bindur në shpresë se më në fund do të njohë lumturinë e premtuar; më në fund Populli i Zgjedhur dhe bashkë me të gjithë njerëzimi do të njohë paqen dhe drejtësinë. Plotësimi i premtimit nuk u ndodh kur u shkrua ky psalm: ishin shumë shkeljet ndaj paqes dhe drejtësisë. Por edhe ne sot, pas 2500 vjet afërshisht, nuk mund të themi që kemi arritur plotësimin e këtij premtimit.
Por paraardhësi ynë i largët që shkruan këtë psalm, e di se Zoti është në gjendje të transformojë të gjitha situatat, duke përfshirë situatat e vdekjes në situata të jetës S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit! (Ps 118,17).
Ishte falënderimi i Populit që ishte në rrezik të vedkjes dhe e falënderoi Zotin për lirimin e tij. Kur u shkrua ky psalm, nuk mund të thuhet se besimi në ringjalljen ishte përhapur dhe e pranuar; në fakt dihet mirë se besimi në ringjallje nuk u shfaq shumë vonë në Izrael; ky pohim: “Jo, nuk do të vdes, do të jetoj” është një profesion i vërtetë i besimit, por në një kuptim tjetër është siguria që Zoti nuk do ta braktisë kurrë popullin e tij edhe në situatat më të këqija: kur e ardhmja e Popullit është e kompromentuar, me siguri Zoti do të ndërhyjë për të shpëtuar atë. Sepse thirrja e këtij populli nga ana e Zotit është pikërisht që të jetojë për t’i kumtuar veprat e Zotit!.
Për të dhënë një ide të këtyre përmbysjeve që Zoti është në gjendje të bëjë, huazohet gjuha e arkitektëve: “Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit (Ps 118,22).
Kur kompozohet ky psalm, nuk është hera e parë që imazhi i gurthemelit përdoret për të folur për punën e Zotit: Isaia e kishte bërë këtë tashmë në kapitullin 28 të librit të tij.
Në një kohë kur shoqëria e Jeruzalemit degradohej, kur gënjeshtra, padrejtësia, korrupsioni, përbuzja e urdhërimeve të Zotit mbretëronin kudo, profeti kujtoi se ne korrim atë që kemi mbjellë, e që një shoqëri e tillë shkon drejt shkatërrimit të saj. Isaia më pas tha diçka si “Ju mbështeteni te era; mund të thuhet se vërtet dëshironi të vdisni (bëtë një pakt me vdekjen ...) Ju e dini shumë mirë, megjithatë, se ligji dhe drejtësia janë të vetmet vlera të sigurta ... Ju jeni si ndërtuesit që zgjedhin gurët më të këqinj për të bërë themelet dhe i refuzojnë sistematikisht gurët e mirë dhe të forte: do më thotë vlerat e vërteta.
Por një profet nuk qëndron kurrë në aspektet negativë të realitetit! Sepse Zoti kurrë nuk e braktis popullin e tij ... Ndërtimi ka filluar keq. A kanë bërë keq arkitektët punën që u ishte besuar atyre? Mos u shqetëso ... Zoti do të marrë përsipër vetë operacionet. Ai do të rivendosë ligjin dhe drejtësinë në Jeruzalem. Ai do ta bëjë atë si një arkitekt, ai në një farë mënyre do të rindërtojë qytetin e tij! Por mbi një bazë të shëndetshme këtë herë.
Këtu është ky pasazh nga Isaia “Ja, unë do të vë për themel një gur në Sion, gur të sprovuar, këndor, të çmueshëm, të themeluar; kush të besojë, s’do të marrakotet (Is. 28,16).
Psalmi ynë merr këtë imazh të gurthemelit dhe e specifikon atë për të njoftuar përmbysjen spektakolare që Zoti do të veprojë. Pikërisht mbi të gjitha këto vlera të përçmuara nga sundimtarët e këqinj, Zoti do të ndërtojë një shoqëri të re; më mirë, është nga të gjithë të vegjlit, të përulurit, të përçmuarit, që ai do të lindë njerëzit e rinj! Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit; Zoti e bëri këtë gjë sa mrekulli për sytë tanë! (Ps 118, 22v).
Vetë Jezusi citoi në shëmbëlltyrën e vreshtarëve vrasës, këtë fjalë profetike: “Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit (vreshtarët vrasës vrasin djalin e pronarit)”; e gjejmë këtë shëmbëlltyrë në tre ungjinjtë sinoptikë: kjo gjë e vërteton rëndësinë e kësaj teme në brezin e parë të krishterë (Mt 21 33-46; Mk 12, 1-12; Lk 20, 9-19).
Prandaj është krejt e natyrshme që ky psalm është bërë ngazëllimi paskal i shkëlqyeshëm. Krishti është ai gur i përbuzur, i refuzuar nga ndërtuesit por ai është bërë gurthemeli, guri themeltar i njerëzimit të ri. Tani njerëzimi i çliruar nga vdekja mund të këndojë së bashku me të: “S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit!”
Krijoni Kontakt