PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA E LARIT VITI B
MË 28-3-2021
Ps 22, 2. 8-9, 17-20, 22b-24
2 O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?
Larg nga Shëlbimi im fjalët e dënesës sime!
8 Gjithkush më shikon, më përqesh,
shtrembërojnë buzët, luajnë me kokë:
9 “Shpresoi në Zotin: le ta lirojë,
le ta shpëtojë sepse i pëlqen Atij!”
17 Më rrethuan qen me shumicë,
turmë keqbërësish më rrethuan gjithkah.
M’i shporuan duart e këmbët
18 mund t’i numëroj të gjithë eshtrat e mi,
e këta më shikojnë e nuk m’i ndajnë sytë.
19 Petkat e mia ndër vete i ndajnë
e mbi petkun tim qesin short.
20 Por ti, o Zot, mos rri larg meje,
fuqia ime shpejto të më ndihmosh!
E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd,
do të të lavdëroj në kuvendin e dheut:
24 “Ju që e druani Zotin, lëvdojeni atë,
mbarë fara e Jakobit, lëvdojeni atë!
Të gjithë pasardhësit e Izraelit, nderojeni atë.
LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.
NGA BRITMA E SHQETËSIMIT TE FALËNDERIMET.
Psalmi 22 ka disa surpriza: fillon me frazën e famshme: " O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?" Gjë që tërhoqi shumë bojë dhe madje edhe nota muzikore! Problemi është që hiqet ai varg nga konteksti, dhe ne shpesh tundohemi ta keqkuptojmë atë: për ta kuptuar atë, duhet të rilexohet psalmi nga fillimi e deri në fund... Psalmi është mjaft e gjatë, tridhjetë e dy vargje që rrallë lexohen deri në fund: por çfarë thotë? Është një psalm falënderimi: "E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd, do të të lavdëroj në kuvendin e dheut"(22,23). Ai që thirri: "O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?" (22,2) në vargun e parë, falënderon disa vargje më poshtë për shpëtimin e dhënë. Ai jo vetëm që nuk ka vdekur, por falënderon Zotin pikërisht sepse nuk e ka braktisur.
Pastaj, duke e lexuar në një mënyrë sypërfaqësore, dikush mund të besojë se në Psalmin 22 flitet për Jezu Krishtin: " M’i shporuan duart e këmbët, mund t’i numëroj të gjithë eshtrat e mi (22, 17-18).
Flitet vërtet për torturën e një personi të kryqëzuar; dhe kjo nën sytë mizorë të xhelatëve dhe turmës: "Më rrethuan dema të shumtë, mëzetërit e Basanit më qarkuan" (22,13); dhe: "Më rrethuan qen me shumicë, turmë keqbërësish më rrethuan gjithkah"; dhe më shumë: "E këta më shikojnë e nuk m’i ndajnë sytë. Petkat e mia ndër vete i ndajnë e mbi petkun tim qesin short"( 22,17-19).
Por, ky psalm nuk u shkrua për Jezu Krishtin: ai u krijua gjatë kthimit nga Mërgimi në Babiloni: ky kthim krahasohet me ringjalljen e një njeriu të dënuar; sepse Mërgimi ishte vërtet dënimi me vdekje i këtij populli; pak më shumë, dhe do të ishte fshirë nga harta!
Dhe kështu, në këtë Psalm 22, Izraeli krahasohet me një njeri të dënuar që gati sa nuk vdiq në kryq (le të mos harrojmë se kryqi ishte një torturë shumë e zakonshme, prandaj marrim shembullin e kryqëzimit): të dënuarit pësonin fyerje, poshtërime, gozhdat, braktisjen në duart e xhelatëve ... dhe pastaj, për mrekulli, ai shpëtoi, ai nuk vdiq. Përkthe: Izraeli u kthye nga internimi. Dhe tani ai e lë veten të shkojë në gëzimin e tij dhe ai ua tregon të gjithëve, ai e bërtet atë edhe më fort se sa bërtiti në kohën e ankthit të tij. Historia e kryqëzimit nuk është në qendër të psalmit, është aty për të nxjerrë në pah falënderimet e atij (Izraelit) që sapo shpëtoi nga shtypja dhe nga tmerri i vdekjes.
Nga vendi i ankthit të tij, Izraeli nuk pushoi kurrë së thirruri në ndihmë dhe nuk dyshoi në asnjë moment se Zoti do ta kishte dëgjuar. Thirrja e tij ishte e fortë dhe ne tashmë e njohim mirë: "O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorë prej meje?": O Zot, Zoti im, pse më ke braktisur? "Është me të vërtetë një britmë ankthi para heshtjes së Zotit, por nuk është as një britmë dëshpërimi, e aq më pak një britmë dyshimi. Përkundrazi! Është lutja e dikujt që vuan, i cili guxon të bërtasë për vuajtjet e tij. Duhet të meditojmë pak këtë pjesë të psalmit, që të kuptojmë se ai na ndriçon për lutjen tonë, ma mëson si duhet të lutemi kur kemi çdo lloj vuajtjeje: kemi të drejtë të bërtasim, Bibla na fton ta bëjmë këtë.
Ky psalm është, në fakt, kënga e kthimit nga Mërgimi: Izraeli falënderon. Ai kujton dhimbjen e së kaluarës, ankthin, heshtjen e dukshme të Zotit; ai ndihej i braktisur në duart e armiqve të tij ... Por ai vazhdon të lutet, vetëm lutja dëshmon se nuk e ka humbur plotësisht shpresën! Nëse e kemi humbur plotësisht shpresën, pse duhet të vazhdojmë të lutemi? Izraeli,në kohën e mërgimit dhe të shtypjes në Babiloni, vazhdoi të kujtonte Besëlidhjen dhe të gjitha mirësitë e Zotit.
PSALMI 21 SI NJË SHENJË FALËNDERIMI PËR BAMIRËSITË E ZOTIT.
Në thelb, ky psalm është i barabartë me ish-votos tanë: në mes të një rreziku të madh, njerëzit luten dhe ia bëjnë një premtim Zotit nëse i dëgjon; si, për shëmbull: "Nëse unë do të shpëtoj, unë do të ofroj një dhuratë në nder të Shenjtit që besimtarët luten në atë faltore"; dhe sapo ata shpëtojnë, menjëherë e mbajnë premtimin e tyre.
Në disa kisha në Jug të Francës, për shembull, muret janë të mbuluara me piktura që përfaqësojnë rrethanat e rrezikut nga i cili dikush ka shpëtuar; mund të jetë një zjarr, një aksident, një anije ... gjithashtu ndonjëherë shihet një grua e re në rrezik vdekjeje në rastin e lindhjes së një fëmije, me një tufë të tërë fëmijësh rreth shtratit të saj... Përfaqësimi i asaj që pothuajse ka ndodhur, është gjithmonë dramatik; dhe ne shohim prindërit dhe të afërmit e pikëlluar që ndihmojnë të pafuqishëm: janë ata që premtuan se do të ekzekutohej kjo pikturë nëse shpëtonte ai që ishte në rrezik. Në përgjithësi, piktura është e ndarë në tre pjesë; rreziku që ndodhi ... të afërmit në lutje dhe, më lart, në një cep të qiellit, shenjti që erdhi në ndihmë. Dhe është vetë i gjithë ish-voto që shpreh falënderimin me të cilin kemi zemrat tona të plota kur gjithçka përfundon mirë.
Psalmi ynë 22 duket tamam si një ex-voto: përshkruan mirë tmerrin e Mërgimit, ankthet e popullit të Izraelit dhe të Jeruzalemit të rrethuar nga Nabukodonozori, ndjenjën e pafuqisë përpara sprovës; dhe këtu sprova është urrejtja e njerëzve të vendit: atje mërgimtarët luten: "Zoti im, Hyji im, pse hoqe dorën prej meje?" që mund të përkthehet:" Pse, për çfarë, më ke braktisur në urrejtjen e armiqve të mi?". Dhe Zoti e di sa herë populli i Izraelit është përballur me urrejtjen e njerëzve. Por ky psalm thotë edhe më shumë, ashtu si ish-votos tanë: psalmi shpreh falënderimet e atyre që e pranojnë se i detyrohen shpëtimit të tyre vetëm Zotit: "Më shpëto prej gojës së luanit, prej brirëve të buajve të egër mua të gjorin. E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd e unë do të të lavdëroj në kuvendin e dheu: (Ps 22, 22-24). “Ju që e druani Zotin, lëvdojeni atë, mbarë fara e Jakobit, lëvdojeni atë! Të gjithë pasardhësit e Izraelit, nderojeni atë, lëvdojeni Zotin!" (Ps 22, 22-24).
Dhe vargjet e fundit të psalmit janë një himn falënderimi. Fatkeqësisht nuk këndohen këtë të dielë të Larit, ndoshta sepse mendohet që njihen për mend:
“Do të hanë skamnorët e do të ngihen,
do ta lavdërojnë Zotin ata që e kërkojnë:
‘Rroftë zemra e tyre për amshim!’
Do të kujtohen e do të kthehen te Zoti mbarë skajet e tokës,
do të adhurojnë para tij mbarë familjet e kombeve...
Shpirti im për të do të jetojë,
në shërbim të tij do të jetë fara ime,
breznisë së ardhshme do t’i tregohet për Zotin,
për drejtësinë e tij do t’i tregohet popullit që vjen:“Kështu bëri Zoti”!”
Krijoni Kontakt