Ndahet nga jeta Ilir Adili, njė nga pionierėt e shėrbimeve financiare nė vend

Emri:  Capture-2.png

Shikime: 56

Madhėsia:  80.4 KB

Ilir Adili, njė sipėrmarrės i suksesshėm, nga pionierėt e shėrbimeve financiare nė vend, ėshtė ndarė nga jeta, pas komplikacioneve tė shkaktuara nga Covid-19.

Ikja e tij e parakohshme ka tronditur qarqet e biznesit dhe ato financiare nė vend.

Ilir Adili ka nisur aktivitetin qė nė vitin 1996, fillimisht nė fushėn e kėmbimeve valutore, pėrmes subjektit MI & CO, duke u kthyer nė njė prej njohėsve mė tė mirė tė ecurisė sė kursit tė kėmbimit nė vend, me tė cilin “Monitor” ėshtė konsultuar vazhdimisht.

Nuhatja e tij nė biznes e shtynte gjithnjė nė kėrkim tė sfidave dhe tregjeve tė reja, ku nuk ngurronte tė hynte i pari. Nė vitin 2004 hapi shoqėrinė AK-Invest, duke u zgjeruar nė fushėn e transfertave, pagesave e mė pas nė kredi. Nė vitin 2019, Ak-Invest realizoi tė ardhura prej rreth 3.4 milionė euro, sipas bilancit dhe kishte mbi 30 tė punėsuar.

Duke shpresuar gjithnjė pėr zhvillimin e tregjeve financiare nė vend, Z.Adili ishte njė prej themeluesve tė “Bursės Shqiptare sė Titujve, ALSE”.

Miqtė e kujtojnė z.Adili, si tė qeshur, tė matur, tė menēur e plot humor dhe tepėr tė lexuar e tė informuar me zhvillimet nė vend e financiare nė botė. Ishte novator, i hapur pėr hapėsira bashkėpunimi kryesisht nė tregjet financiare e sidomos ato jo bankare e tregun e pagesave dhe shumė i dhėnė pas produkteve financiare dixhitale.

Miqve, medias, sipėrmarrėsve, tė gjithėve do iu mungojė Iliri!

Monitor