Fatos Nano duke marrë frymë me zor, del dhe kryen shërbimet e fundit ndaj Edi Ramës
Nga Herion Mesi-
Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim te Blendi Fevziu në Opinion tha ndër të tjera se Edi Rama është politikan kalibri dhe ai nuk është i korruptuar!
Dhe më tej Fatos Nano shtoi se akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama nuk janë të sakta, Duke marrë frymë me zor nga mbipesha, Nano fliste sikur vinte nga një planet tjetër, kur thoshte se kjo qeveri është shumë e mirë. Natyrisht që Nano nuk ka rrjedhur krejt, por po kryen shërbimet e fundit ndaj kryeministrit.
Pyetja shtrohet nëse janë shërbime të paguara me ndonjë leje të re ndërtimi pas TEG-ut apo në qendër të Tiranës, kjo mbetet të investigohet.
Por gërdalla e vjetër, si puna e një makine të dalë nga qarkullimi, që e kishin tërhequr zvarrë deri në ish-kinostudio e bëri punën e tij; ia dha mbështetjen Edi Ramës.
Dhe imagjinoni se ishte Edi Rama me Erion Veliaj që e rrëzuan në vitin 2005, ose më saktë kontribuan fort për ta nxjerrë në pension.
Duke e parë rroskopin plak te Fevziu bindesh se kanë vepruar drejt Rama me Veliaj që ia kaluan magazinës politike këtë soji rrace, që edhe pse po shkon me nxitim pranë botës tjetër, del dhe i shërben Beut të Surrelit.
A foli Fatos Nano apo burri i gruas që merr leje ndërtimi, kjo duhet parë!
Koha Jone
Mbreme Nano, ishte per te ardhur keq, ndjeva nje keqardhje per te, se si nje lider historik i te majtes liberale, te pershtiroset kaq rende.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Eloh ! (05-02-2021)
“Fajin e ka Saliu”/ Berisha vjen me një përgjigje ironike ndaj sulmeve të Fatos Nanos
Sali Berisha zgjodhi ti përgjigjej me ironi Fatos Nanos, pas akuzave dhe sulmeve që ky i fundit i bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.
Berisha ka nxjerrë videon ku vetë Fatos Nano sulmonte Edi Ramën teksa ky i fundit kërkonte të merrte drejtimin e PS. Sipër videos, Berisha shkruan me ironi “Miq, fajin e ka Saliu”.
“Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonjë të paprerë refugjat nga Parisi për të bërë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”- thoshte Nano dikur.
Ditën e djeshme Fatos Nano deklaroi se Berisha ishte lider konfliktual, kafshë politike apo dhe një akuzë të rëndë duke e akuzuar se “Sali Berisha më ka vrarë nënën”. Madje Nano theksoi edhe se nuk është penduar që futi në politikë dhe i dhe krahë Edi Ramës.
https://www.facebook.com/SaliBerisha...49529935078220
Lapsi.al
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-02-2021 më 23:37
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Albo (05-02-2021)
Krijoni Kontakt