Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Përgjimet: Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Emri:  7804CEB4-CE82-465E-B071-1E1939C6E397.jpg

Shikime: 1648

Madhësia:  39.7 KB

    Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.
    Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.
    Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

    Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.
    Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.
    Mes bisedave të përgjuara, të cilat Ora News i ka siguruar, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.
    Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.

    Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec
    Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
    Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
    Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
    Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
    Gallo: Po ka shkuar.
    Brutto: Si një muaj… një muaj
    Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.
    (Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
    Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
    Speziali: Realitet..
    Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.
    Speziali: Apartamentet…
    Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.
    Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.
    Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?
    Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.
    Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..
    Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?
    Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)
    VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ora News

    https://hashtag.al/index.php/2021/01...YmiB1RRuFKZQU8


    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Ja pse prishen me kembegulje teatri, sahati, pa asnje sens perfitimi. Edhe ne kohe pandemie nuk pushonin betonjeret ne qender te Tiranes duke ndertu pa pushim ne çdo cep.
    Kete e ben vetem nje shtet i lidhur koke e kembe me mafien. Ndertojne kulla qe s’i duhen as dreqit duke shkatru historine e Tiranes, duke ndot ambjentin, duke shkaktu trafik kaotik, me tendera fiktive e afera te pista.
    Dhe mire SPAKU e BKH qe s’ndihen, por as televizionet e gazetat nuk guxojne t’i permendin pergjimet e anti-mafias italiane. Tregues se deri ne ça nivelesh sot mafia kontrollon shtetin bashke me institucionet e pavarura.
    Skandaloze ku kemi mbrit!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Qe ndertimet ne mes te Tiranes jane ndertime mafioze kjo nuk mund te vihet ne dyshim dhe qe jane ndertime ne mirkuptim pozite opozite edhe kjo nuk mund te vihet ne dyshim,siç kane qene ndertimet edhe ne kohen e Berishes ku opozita socialiste nuk hapte gojen fare. E njejta ndodh edhe tani edhe me ndertimin skandaloz mbas Sahatit ku nje opozite e vertete qytetare duhet te kishte bere namin.
    Ka vetem nje ndryshim midis qeverise Berisha dhe qeverise Rama,kjo qeveri eshte shume here ma arogante dhe me e pacipe ne prishjen dhe vjedhjen e çfare do gjeje,dhe eshte nje shkalle procesi ky i arrogances e mospyetjes qe ne çdo qeveri qe vjen shtohet,dhe vete qeveria Rama dy eshte shume here me hajdute e shkateruese se qeveria Rama 1. Imagjinoni se çfare do te beje qeveria qe vjen me mbrapa qofte e Rames dhe qofte e Bashes,natyrisht qe e Rames do jete edhe me skandaloze se do te ndjeje forcen e fitimit per here te trete.

    Por thoni si te doni,flisni dhe dridheni si ta keni : Ky maskarallik, i sotem dhe i djeshem, i prishjes dhe shkaterrimit te Tiranes e ka zanafillen dhe origjinen ne aktet e para kriminale te lejimit te kjoskave ne mes te Tiranes. Dhe ai minimum qytetrimi qe kishin banoret e Tiranes u shkaterrua nga nje klase psikopatike injorante politikanesh,gje qe vazhdon dhe sot dhe me shume siguri do vazhdoje edhe ne te ardhmen.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Qe ndertimet ne mes te Tiranes jane ndertime mafioze kjo nuk mund te vihet ne dyshim dhe qe jane ndertime ne mirkuptim pozite opozite edhe kjo nuk mund te vihet ne dyshim,siç kane qene ndertimet edhe ne kohen e Berishes ku opozita socialiste nuk hapte gojen fare. E njejta ndodh edhe tani edhe me ndertimin skandaloz mbas Sahatit ku nje opozite e vertete qytetare duhet te kishte bere namin.
    Ka vetem nje ndryshim midis qeverise Berisha dhe qeverise Rama,kjo qeveri eshte shume here ma arogante dhe me e pacipe ne prishjen dhe vjedhjen e çfare do gjeje,dhe eshte nje shkalle procesi ky i arrogances e mospyetjes qe ne çdo qeveri qe vjen shtohet,dhe vete qeveria Rama dy eshte shume here me hajdute e shkateruese se qeveria Rama 1. Imagjinoni se çfare do te beje qeveria qe vjen me mbrapa qofte e Rames dhe qofte e Bashes,natyrisht qe e Rames do jete edhe me skandaloze se do te ndjeje forcen e fitimit per here te trete.

    Por thoni si te doni,flisni dhe dridheni si ta keni : Ky maskarallik, i sotem dhe i djeshem, i prishjes dhe shkaterrimit te Tiranes e ka zanafillen dhe origjinen ne aktet e para kriminale te lejimit te kjoskave ne mes te Tiranes. Dhe ai minimum qytetrimi qe kishin banoret e Tiranes u shkaterrua nga nje klase psikopatike injorante politikanesh,gje qe vazhdon dhe sot dhe me shume siguri do vazhdoje edhe ne te ardhmen.
    Serafim po filluam lojen e emrave ku eshte sot Vetvendosja Tirane qe do te nxjerri ty te dielen e 25 prillit t’i votosh? Zero reagim deri tani. Megjithate e kam te veshtire ta besoj qe eshte ne mirekuptim/biznes me Ramen me gjithe keto vjedhje e shkaterrime skandaloze.
    Reagimi duhet te vij nga qytetaret. Qyteti eshte i tyre as i PS-se, PD-se, Lsi-se, apo Vetvendosjes...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Serafim po filluam lojen e emrave ku eshte sot Vetvendosja Tirane qe do te nxjerri ty te dielen e 25 prillit t’i votosh? Zero reagim deri tani. Megjithate e kam te veshtire ta besoj qe eshte ne mirekuptim/biznes me Ramen me gjithe keto vjedhje e shkaterrime skandaloze.
    Reagimi duhet te vij nga qytetaret. Qyteti eshte i tyre as i PS-se, PD-se, Lsi-se, apo Vetvendosjes...
    Nervi i qytetarit ka vdekur,qe te ringjallet do nje shembull do qe te dergohen te gjithe perpara drejtesise,perndryshe ky gjume letargjik do vazhdoje me vite te tera.

    Vetvendosja po nuk foli per keto gjera nuk ka per te mare vota dhe eshte me mire te mos dali ne zgjedhje. Sa per veten time po nuk degjova nga VV qe do dergojme Berishen,Meten,Ramen etj perpara drejtesise as une nuk do ti votoj.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Qytetaret duhet t’i bashkoje e t’i nxisi per reagim kauza, pa u fiksuar te deklaratat e partive. Po u ngaterruam me keto te fundit e vrasim nervin pa e ndezur. Per rrjedhoje abuzimet do vazhdojne.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Jo,jo nuk eshte kauza qe duhet ti bashkoje,qe ti bashkoje eshte dergimi i fajtoreve perpara drejtesise. Po nuk e dergove Erion Veliajn perpara drejtesise kushdo qe do te vije mbrapa do beje te njejten gje.

    Po te ishin derguar perpara drejtesise pergjegjesit e kjoskave... te jesh i sigurte qe nuk do kishim kete Tirane te shkaterruar qe kemi sot.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Mosndeshkueshmeria edhe me drejtesine e re, ashtu si eshte ndertuar, do vazhdoje te ekzistoje si fenomen.
    E rendesishme qe njerezit te ndergjegjsohen se nepermjet reagimit abuzimet zvogelohen.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Përgjimet e reja – Ndragheta interesohet për tenderin e uniformave të policisë

    Emri:  h.jpg

Shikime: 1777

Madhësia:  26.3 KB

    "Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon të ta fusin. Atje nuk ka drejtësi, e kur i hedh në gjyq… duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta ose jo.”

    Kjo është përshtypja që Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi”, ka pasur për Shqipërinë. Biseda është përgjuar në datën 18 korrik, në kuadër të një operacioni me profil të ulët ku u vendosen 50 masa ndalimi prej të cilëve 35 në arrest me burg.

    Të akuzuarit, si pjesë e grupit Ndragheta, bisedojnë për investimet në Shqipëri, sa duhet paguar për të marrë tendera apo për leje ndërtimi.

    Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017, shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.



    Madje të akuzuarit kanë qenë tepër të interesuar për Shqipërinë, çka duket në situatën e krijuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 në zbardhjen e bisedës në faqen 506 të regjistrimit.



    Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj e duke iu drejtuar Luciano D’Alessandro (djalit të finacierit të Ercole D’Alessandro) e Saverio Brutto thotë se gjatë këtyre dy muajve duhet të mësojnë të gjithë artikujt, të formohen për të qenë autonomë.

    Teksa flasin për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave, Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat.

    D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

    Por duket se italianët nuk kanë pasur shumë besim te kontaktet shqiptare.

    Sipas dokumentit të Antimafias italiane ai thotë se duhet të ndjekin rrugët që të mos kuptohen nga shqiptarët.

    Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

    D’Alessandro: Jo jo jo… po kujt shqiptari?

    Më tej Ercole D’Alessandro thotë se më datë 12 do të shkojë në Shqipëri e më 13 do të kthehet.

    D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje.

    Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë një vend për të qëndruar…

    Në një tjetër komunikim, biseda vazhdon dhe për sektorin shëndetësor, këtë rradhë në Shkodër ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin sanitar.

    Madje në përshtypjen e krijuar mes tyre, D’Alessandro shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.

    D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

    Burimi : gazeta Mapo

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet-Ndragheta në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtime kullash në Tiranë

    Plasin memet: “S’trembet Veliaj ia përlan 20%-shin dhe Ndraghetës”

    Sa do të rënda të jenë përgjimet italiane për mafian që kërkon të pastrojë paratë duke investuar në kullat e Tiranës, kjo nuk i ka ndaluar rrjrtet sociale të gajasen me kryebashkiakun që i ka dalë emri në këtë skandal, si njeriu që i kërkon 20% edhe Ndragetas pa pasur frikë as nga ata.

    Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

    Sipas përgjimeve të të arrestuarve, sipërmarrësit italianë të arrestuar kanë hapur biznese dhe në Shqipëri, veçanërisht në ndërtim dhe shëndetësi. Për këtë arsye, përfaqësuesit e mafies kanë përdorur si ndërmjetës politikanë italian, të cilët janë të lidhur me politikanët dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri.

    Emri:  Screenshot_20210125-022844_Facebook.jpg

Shikime: 1577

Madhësia:  32.9 KB

    Emri:  Screenshot_20210125-022914_Facebook.jpg

Shikime: 1667

Madhësia:  64.2 KB

    Emri:  Screenshot_20210123-210934_Facebook.jpg

Shikime: 1508

Madhësia:  67.9 KB

    Emri:  Screenshot_20210123-214046_Facebook.jpg

Shikime: 1828

Madhësia:  33.8 KB

    Emri:  Screenshot_20210123-124606_Instagram.jpg

Shikime: 1687

Madhësia:  83.4 KB

    Emri:  Screenshot_20210123-122746_Instagram.jpg

Shikime: 1652

Madhësia:  86.8 KB

    Emri:  Screenshot_20210125-022644_Facebook.jpg

Shikime: 1746

Madhësia:  62.9 KB

    Emri:  Screenshot_20210125-022714_Facebook.jpg

Shikime: 1666

Madhësia:  84.9 KB

    Emri:  Screenshot_20210124-124718_Facebook.jpg

Shikime: 1597

Madhësia:  31.0 KB

    Emri:  Screenshot_20210123-124507_Instagram.jpg

Shikime: 1613

Madhësia:  54.5 KB

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2016, 22:58
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2015, 11:25
  3. Agimi i Artë kontakte me neonazistët
    Nga ExTaSy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2013, 10:21
  4. Bashkia Tiranë: Pezullohen 67 ndërtime pa leje
    Nga mardo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-08-2011, 16:00
  5. Pergjimet: Bie miti i Telefonave Celulare mbi pergjimet
    Nga news24 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 09:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •