Close
Faqja 0 prej 71 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 708
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Ç'mendoni per integrimin ne EU te Shqiperise e shqiptareve ?

    A mund te flasim per te ne keto momente ?

    Kur parashikoni se shteti yne do te arrije nivelet e shteteve te Bashkimit Evropian ?

    A e shikoni si dicka pozitive apo negativbe nje integrim te tille ?

    Çfare pasojash do mund te kete ky integrim ne llojin e politikes shqiptare ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Una thomi :

    A mund te flasim per te ne keto momente?
    Duhet folur, e duhet punuar. Sa me shume ura bashkepunimi te hidhen tani, aq me shume
    shanse integimi krijohen per neser.

    Kur parashikoni se shteti yne do te arrije nivelet e shteteve te Bashkimit Evropian?
    Nivelet behen te mundshme per tu arritur kur te arrihen:

    1- Qendrueshmeria politike ne Shqiperi, Kosove, IRJM - vetqeverisja, vetkontrolli;
    2- Largimi i krimit te organizuar dhe i mafies nga pushteti;
    3- Bashkepunimi ekonomik nder-shqiptar te krijoje tregun gjitheshqiptar;
    4- Hapesira Shqiptare te tregoje rentabilitet ekonomik, kthim fitimi ne investim;
    5- Diaspora te jete pjesemarrese ne gati te gjitha aspektet e ecurise integruese Shqiptare.

    A e shikoni si dicka pozitive apo negative nje integrim te tille?
    Kur energjite e forca e Shqiptareve (me popullsine me moshe relativisht me te re ne Europe),
    ti largohen tundimit e praktikes se malavites, brenda e jashte trojeve Shqiptare, perfitimi do
    te ishte jashtezakonisht i madh - rreshtimi dinjitoz perkrah kombeve te tjera Europiane.

    Çfare pasojash do mund te kete ky integrim ne llojin e politikes shqiptare?
    Lloji i politikes Shqiptare do te jete i ndryshem nga ai i sotmi - jo-konfliktual, i pergjegjshem,
    i hapur, gjithe-perfshires, mullixhiu nuk do te shikohet me si alternative e vetme e shprehjes
    se "inatit" kundrejt vjehrres, pervec Uashingtonit... Do te paraqisja nje shembull krahasim-evoluimi
    te tille: nje Shqiptar me mentalitet "socialist" e "demokrat" ne Shqiperi (Kosove, IRJM, Mal te Zi),
    dhe nje Shqiptar emigrant me qendrim (te mire) ne njerin nga vendet Europiane per nja 15-20 vjet.

    Sa per ilustrim:

    INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE:

    In a contribution to the "International Herald Tribune," Johannes Linn and Christiaan Poortman of the World Bank say that there has been much progress on the ground in the Balkans, thanks to international efforts. "Across the region, governments are working on strategies to reduce poverty and unemployment and promote economic recovery and inclusion." Crime is down, and the international community's presence has provided basic security, and helped rebuild power and water supply systems.

    The danger now, they say, is that the international community "may lose interest as crises in other parts of the world claim attention." While "the challenges remain daunting, donor support is slated to drop in Albania, Bosnia-Herzegovina, and especially Kosovo." Private foreign investment remains low and the long timetable for EU membership leads to a sense that those in the Balkans are second-class citizens, isolated from the rest of Europe.

    The authors say: "All partners must stay the course. Governments must take on corruption and crime, [and] the international community must continue to support governments which move forward with reforms. This means sustained efforts to open up Western markets, as well as financial support for investments in safe roads, clean water, and reliable power."

    Ndryshuar për herë të fundit nga alumni : 06-08-2002 më 10:17
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    pershendetje Eni

    une do të filloja të pyesja ndryshe...

    ç'do të thoni për integrimin në BE dhe jo në EU të Shqipërisë

    e mirë, pas këtij korrigjimi miqësor :

    Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk varet nga të thënat tona - sigurisht opinioni ynë është shumë i rëndësishëm, por shqiptarët (papërjashtim) kanë qenë gjithmonë për integrimin e vëndit të tyre në institucionet evropiane - por nga reformat e kërkuara prej Evropës e që institucionet tona duhet ti ndjekin e ti realizojnë sa më shpejt...

    Faza e parë, ju të gjithë e dini, është hapja e negociatave me BE, gjë që akoma s'është vendosur pasi ulje-ngritjet e tensioneve politike në Shqipëri nuk kanë garantuar as këtë të parën

    e mbasi këto negociata do të hapen, atëherë Shqipëria do të numëroje 10 vjet deri në plotësimin e kushteve të vëna nga anëtaret e Evropës të bashkuar

    pastaj (gjithmonë nëse Shqipëria e kalon me sukses fazën 10-vjeçare të negocim-asociimit) ngelet faza e dytë, që është ajo e shteteve që kanë kryer një sërë reformash, e që presin të nënshkruajnë kontratën e kandidatëve të mundshëm për hyrjen dhe marrjen pjesë në BE

    e mbas kësaj, ngelet pra edhe faza e tretë, ajo kur Shqipëria do të jetë kandidate, e do të presë të bëhet pjestare më në fund

    atëherë, le ti rikthehemi fazës së parë, e cila nuk është hapur ende dhe që normalisht duhej të hapej mbas zgjedhjes së presidentit Moisiu, pasi vendosja e një presidenti "konsensual" ishte një nga kushtet kryesore të vëna nga BE për hapjen e këtyre negociatave...

    megjithatë, sado të lodhen politikanët tonë duke luajtur në teatrin ballkanik në rolin e atyre që ndjekin me bindje kushtet e BE, këto të fundit, eurodeputetë pra, nuk janë aq budallenj sa e mendojmë "ne" mesdhetarët..., përkundrazi :

    lëvizjet e fundit në partinë socialiste, ndrimet e shpeshta të raporteve të forcave dhe të qeverive, u treguan evropianëve që shqiptarët nuk kanë ndërmënd akoma të kryejnë ndonjë reformë...as edhe ato që duhen kryer qoftë edhe për të hapur negociatat, pasi në prioritetin e polikanëve shqiptarë, qëndron akoma ai fundi i xhepit që s'është mbushur akoma...

    prandaj dhe hapja e fazës së parë për Shqipërinë, nuk do të vijë deri kur klasa politike shqiptare të ndërgjegjësohet dhe të përgjegjësohet sa duhet

    e mandej, do të vijnë dhe fazat e tjera...më të komplikuara akoma nga venddodhja gjeografike e Shqipërisë ( e rethuar nga vënde që kanë hapur negociatat si Maqedonia, apo nga Greqia që bën pjesë në BE)

    e mandej, do të vijnë akoma më shumë e më të komplikuara problemet gjeopolike (statusi i Kosovës dhe i shqiptarëve në Maqedoni, ekuilibri i marëdhënieve të ndryshme ballkanase...etj) sepse s'dua të zgjatem në çfarë alumni shpjegoi pak a shumë në mesazhin më sipër...

    e mandej, e mandej çfarë....integrimi i Shqipërisë në BE, e pra, do të vijë pak vonë, edhe shumë më vonë nëse vullneti i shqiptarëve drejtues dhe iniciativa e tyre konkrete ngelen në nivelet e sotme...

    çfarë mendojnë ato shqiptarë që do vijnë të përgjigjen këtu...për integrimin e Shqipërisë në BE ?

    Eni, i janë përgjigjur që në 95, me hyrjen e Shqipërisë ne Këshillin e Evropës...

    i janë përgjigjur gjithashtu me zgjedhjet e tyre, që janë puna, shkollat, dhe sytë që mbajnë drejt kësaj Evrope (por jo vetëm)...

    nejse, pyetjet nuk janë asnjëherë të vona pasi ndoshta do të zbulojmë perlat e atyre që kur s'kanë ç'të thonë, do broçkullisin mendimet e tyre në emër të kohës së humbur

    gjithë të mirat

    marinI

  4. #4
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Vleresimet e fundit te BE-se për politiken e hyrjes se Shqiperise në BE jane mjaft te gezushme.Shqiperise i eshte hapur nje dritare per te hyre ne BE por kur do ti hapet dera?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Shume zhurme per asgje. Perse po lodhemi kaq shume qe te futemi ne cdo organizate qe del para? Nuk po leme organizate qe nga Bashkimi Islamik e deri tek Shoqata e Mbrojtjes se Kermijve pa u futur.

    Per sa i perket BE, i shof dhe i kuptoj te mirat qe vijne si rrjedhoje. Por gjeja qe me cudit me teper eshte pse po lodhemi kaq shume te futemi ne NATO, kur nuk ka me asnje arsye pse kjo organizate te egzistoje. NATO u krijua per te perballuar rrezikun komunist i cili tani nuk paraqitet me, gjithashtu nga ana tjeter nuk po perballemi me asnje kercenim kaq i madh sa te kerkoje bashkimin e gjithe ushtrive Europiane/Boterore ne nje. Po harxhojme miljona duke ristrukturuar ushtrine konform NATO-s kur NATo vete e ka jeten e shkurter.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Deklaratë e përbashkët e europarlamentarëve me delegacionin shqiptar

    Takimi, Brukseli vendos kushte të reja Tiranës

    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    BE vendos kushte të reja për Shqipërinë. Pas marrjes së miratimit të parë për hapjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Asocim-stabilizimit, Shqipëria duhet që të plotësojë rekomandimet e reja. Reagimi i qeverisë shqiptare është i menjëhershëm. Ajo u angazhua dje për të plotësuar në kohë rekomandimet e reja të dhëna nga ana e BE-së.

    "Qeveria njeh sfidat që ka përpara në këtë proces të rëndësishëm dhe njeh gjithashtu faktin se ky është fillimi i një procesi të gjatë", thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë.

    Deklarata e përbashkët e kryetarëve të delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian përcaktonte se bisedimet do të nisnin brenda presidencës daneze të BE-së dhe aty përcaktohen kërkesat e reja. Shqipërisë i kërkohet qendrueshmëri politike dhe ekonomike, si dhe forcim i institucioneve në nivel qendror dhe lokal me qëllim zvogëlimin e largësisë ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur dhe qytetarëve. Forcave politike opozitare u bëhet thirrje që të zbatojnë gatishmërinë e tyre për të luajtur një rol konstruktiv në Parlament dhe në të gjitha organet e tjera vendore. Reformat legjislative në kuadër të zgjedhjeve janë një nga kushtet e hershme të BE-së për Shqipërinë dhe vazhdohet që të kërkohet thjeshtimi e përmirësimi i sistemit zgjedhor. Nga atna tjetër kërkohet përmirësimi i ligjit për mediat dhe përmirësimi i të drejtave të njeriut dhe atyre të minoriteteve në përputhje me konventat. Këto janë disa nga kërkesat e paraqitura në deklaratën e përbashkët, njofton BBC-ja. Raportuesja e BE-së për Shqipërinë, Doris Pack, është shprehur se bisedimet për marrëveshjen mund të hapen brenda presidencës daneze. Ndërsa një nga diplomatët e Danimarkës në BE, Karsten Krombeh Jensen, është më i kursyer në përcaktimin e kohës së hapjes së negociatave. Ai thotë se "çështja e hapjes së bisedimeve do të diskutoht në javët e ardhshme mes vendeve anëtare të BE-së". Pack është shprehur më optimiste, duke e shpjeguar këtë me ndryshimin e madh të klimës politike në vend.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Brukseli: Shpejtimi i reformave, kushti i vetëm për Tiranën

    Shqipëria dhe anëtarë të Komisionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, kanë kërkuar dje marrjen e vendimit për negociatat brenda fundit të këtij viti

    Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian Doris Pack, deklaroi pas përfundimit të Takimit, se duhej bërë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme

    Takimi i 9-të ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian, ka përfunduar me një vlerësim pozitiv për klimën e re të krijuar në Shqipëri, por pa dhënë një përgjigje të qartë se kur këto reforma, deri më tani vetëm në zanafillë, do të shpërbleheshin me një vendim politik, për të hapur negociatat mes të dy palëve për një marrëveshje stabilizim-asocimi. Në deklaratën e përbashkët të bashkëkryetarëve të Takimit, kryetares së Komisionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Doris Pack dhe deputetes Ermelinda Meksi, vlerësohen përmirësimet e vëna re në këto muajt e fundit, në fushën e stabilitetit politik të vendit, dhe sugjerohet që reformat të thellohen në të ardhmen, për të përmbushur sa më shpejt, kushtet e përcaktuara për të nisur negociatat. Reforma zgjedhore është përmendur sërish si një fushë ku duhet ndërhyrë në mënyrë urgjente, ndërkohë që të tjera sugjerime kanë ardhur për të dyja polet politike, si për opozitën, ashtu edhe për mazhorancën, në drejtim të ruajtjes së angazhimeve për reformat. Rritja e rolit të femrës në politikën shqiptare, si dhe ai i pavarësisë së mediave, kanë fituar statusin e rekomandimeve të veçanta në deklaratën e bashkëkryetarëve të takimit. Ndërkohë, pas takimit, në një intervistë për seksionin shqip të BBC-së, Pack ka vënë theksin në disa prej detyrave që përballet ekzekutivi shqiptar në këto muaj vjeshte, për reformën institucionale. "Kam përshtyjen se të gjitha grupet politike që u përfaqësuan në takim, e dinë se çfarë duhet të bëjnë, theksoi eurodeputetja Pack. Ata duhet të luftojnë mungesën e kompetencës në funksionimin e përditshëm të ministrive, ata duhet të luftojnë kundër korrupsionit, duhet të luftojnë kundër trafikut ilegal. Dhe ata, shtoi njëra nga eurodeputetet që njeh më nga afër problematikën që shfaq klasa politike e Shqipërisë, mendoj se duhet të rindërtojnë shoqërinë. Ata duhet të ngrenë një sistem të mirë gjyqësor, që është shumë i nevojshëm. Nëse doni të tërhiqni investitorë, i këshillon kryetarja e Komisionit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian ligjvënënsit shqiptare, ju keni nevojë të keni një sistem drejtësie që të jetë i besueshëm". Komisioni i drejtuar nga Doris Pack, do t'i kërkojë Komisionit Evropian, si dhe Këshillit të Ministrave, që mbi bazën e përparimeve të arritura muajt e fundit, edhe pse ende nuk është arritur një stad i kënaqshëm në thellimin e reformave, të merret vendimi për hapjen e negociatave të stabilizim-asocimit brenda presidencës daneze. Deri atëhere, ka tre raste për të marrë një vendim të tillë, mbledhjet e mesit të tetorit, të dhjetëditëshit të parë të muajit pasardhës, si dhe ato të fundit të vitit, por shpresohet se gjatë nëntorit, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së, do të kenë provat e mjaftueshme se mazhoranca e majtë në Shqipëri është serioze në reformën e vet kushtetuese dhe institucionale, dhe do të marrin vendimin për nisjen e negociatave zyrtare. Gjatë muajit maj, kur Brukseli mori vendimin për shtyrjen e marrjes së vendimit për negociatat, për shkak, siç u tha atëhere, të "bllokimit të reformave", autoritetet e Partisë Socialiste u shprehën se rekomandimet bllokuese të Parlamentit Evropian nuk ishin vendim-marrëse. Megjithatë, rekomandimi i PE-së u mor parasysh dhe precedenti shpresohet të vijojë, këtë rradhë në mënyrë pozitive, edhe për raportimin e dytë të Komisionit që drejtohet nga Doris Pack.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Mua me duket sikur po bejme shume zhurme dhe per hyrjen ne Europe.

    Mendoj se per ne nenshkrimi i Marrveshjes se Asocimit eshte dhe duhet te jete me e rendesishme se vete hyrja ne Europe pas 15 ose 20vjetesh. Kjo marrveshje duhet te perdoret nga Shteti Shqiptar per dy perfitime vitale per zhvillimin e vendit:

    1) Thithja e kapitalit te huaj. Dmth rritja e investimeve te drejtperdrejta nga te huajt ne Shqiperi.

    2) Levizja sa me e lire e shtetasve shqiptare neper Europe.


    Nqs qeveria do te jete e zonja qe nje periudhe relativisht te shkurter (brenda 5 vjeteve) te arrije te shfrytezoje marrveshjen e asocimit me BE-ne per te arritur plotesimin ne nje nivel te kenaqshem te dy kushteve te mesiperme atehere antaresimi ne BE mund te mos jete fare i nevjshem ose do te jete nje rrjedhe krejt e natyrshme pa shume buje.

    Per mua pakti i stabilizim asocimit eshte shume here me i rendesishem pasi Shqiperia dhe njerezit e saj kane nevoje per ndihme tani, ne kete moment e jo pas 20 vjetesh kur standarti i jeteses te jete krejtesisht Europian. Ky pakt nqs shfrytezohet sic duhet mund te sjelle shume me teper perfitime te dukshme se sa vete hyrja ne BE qe ne kohen kur do te realizohet do te jete thjesht nje formalitet me teper politik se cdo gje tjeter.
    Live and let live!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Ke te drejte Armand, edhe une e shoh me te njejtin kendveshtrim. Mareveshja e asocimit me BE, eshte "fryti" i vetem qe politika shterpe shqiptare mund tu shesi shqiptareve si arritje. Me shume se nje arritje ne vetvete, kjo eshte nje justifikim perpara shqiptareve i klases politike qe gjoja po integron Shqiperine ne Europe.

    Integrimi i Shqiperise ne Europe ka 4 komponente: gjeografik, politik, ekonomik, shoqeror. Shqiperia eshte zemer e Europes gjeografikisht. Politikisht gjithashtu Shqiperia u integruar ne vitin 1995 me pranimin ne Keshillin e Europes. Mareveshja ne fjale e asocimit ben pjese ne integrimin ekonomik ne BE te Shqiperise.

    Egziston nje mungese e thelle informacioni dhe informomi i opinionit publik shqiptar se cfare do te sjelli ne vetvete asocimi ne BE. Deri me sot, politikanet e qeveritaret ua kane shitur shqiptareve asocimin si bekimin e te madhit Zot. Hallet e Shqiperise as nuk kane per tu lehtesuar dhe as kane per te mbaruar me asocimin ne BE, perkundrazi do te shtohen. Kjo per arsyen e thjeshte se nuk behet fjale se BE nuk e pranon Shqiperine pa te drejte, por se Shqiperia nuk i ploteson kushtet e BE.

    Ne menyre qe komponenti i trete ekonomik ti sjelli ekonomise shqiptare dozen aq te nevojshme te serumit, duhet qe me pare kapilaret dhe arteriet e administrates shteterore te jene pastruar nga virusi me emrin korrupsion. Investimet Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar nga BE edhe tani qe nuk ka lidhur mareveshje, por ato investime jane vjedhur e shperdoruar nga pushtetaret, te njejtet pushtetare qe sot kane sy e faqe te dalin perpara Europes te kerkojne asocim. Thjeshte mungon besimi midis institucioneve europiane dhe administrates shqiptare per faj te kesaj te fundit. Kjo e ka mbajtur Shqiperine larg Europes.

    Persa i perket integrimit shoqeror te shqiptareve ne Europe, do te duhen te pakten 3 dekada ne menyre qe te dekompozojme mentalitetin e mbjelle komunist per 50 vjet, dhe mbi plehun e krijuar te riten filizat e reja te nje shoqerie ne riperteritje.

    Shqiperia tani me shume se kurre ka nevoje per reforme te plote institucionale, pasi vetem kur te pastrohen institucionet nga inkopetentet dhe te korruptuarit, atehere do te respektohet ligji dhe rikthehet besimi i shqiptareve. Rikthimi i besimit te shqiptareve tek autoriteti i ligjit dhe institucioneve do te thote qe ata do te shpenzojne me shume kohe te punojne, dhe me pak kohe te presin cekun e bardhe nga Europa.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bleko
    Anëtarësuar
    11-08-2002
    Postime
    16
    "BEATI PAUPERUS SPIRITU"

    mos ki frike se nuk i propozon njeri shqiperise te futet ne bashkimin evropian!
    kjo puna tende eshte si ajo shprehja:"Peshku ne det e tigani ne zjarr".
    buke, kripe e zemer.

Faqja 0 prej 71 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •