29-7-2021/E ENJTE JAVA 17/ UNGJILLI: Gj 11, 19–27
Shėn Marta
LUTJA: Ps 33
2 Pėrherė do ta bekoj Zotin,
nė gojėn time pėrherė lavdi i tij.
3 Shpirti im mburret nė Zotin:
le tė dėgjojnė tė pėrvuajturit e le tė gėzohen.
4 Bashkė me mua jepni lavdi Zotit,
le ta lartėsojmė sė bashku Emrin e tij.
5 E kėrkova Zotin e ai mė dėgjoi
edhe mė ēliroi nga ēdo frikė qė pata.
6 Shikojeni atė e do tė ndriēoheni
fytyra juaj nuk do tė turpėrohet.
7 Ja, ky skamnor e thirri nė ndihmė e Zoti e dėgjoi
dhe e shpėtoi nga tė gjitha vuajtjet e tija.
8 Engjėlli i Zotit ngreh llogore rreth atyre
qė e kanė frikė dhe i shpėton.
9 Sprovoni e shihni sa i mirė ėshtė Zoti!
I lumi ai qė shpreson nė tė!
LEXIMI I UNGJILLIT: Gj 11, 19–27
17 Kur, pra, Jezusi arriti, mori vesh se ai ishte varrosur para katėr ditėsh.
18 Betania ishte afėr Jerusalemit diku rreth pesėmbėdhjetė stadje.
19 Shumė judenj kishin ardhur te Marta e Maria pėr t’i ngushėlluar pėr vėllain e tyre.
20 Kur Marta mori vesh se po vinte Jezusi, i doli para, kurse Maria ndenji nė shtėpi.
21 Atėherė Marta i tha Jezusit: “Zotėri, tė kishe qenė ti kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur.
22 (Por) edhe tani e di se ēkado qė tė lypėsh prej Hyjit, Hyji do tė ta japė.”
23 “Do tė ngjallet vėllai yt!” ‑ i tha Jezusi.
24 “E di se do tė ngjallet ‑ iu pėrgjigj Marta ‑ nė ringjallje ‑ Ditėn e fundit.”
25 Jezusi iu pėrgjigj: “Unė jam Ringjallja dhe Jeta:kush beson nė mua, edhe nėse vdes, do tė jetojė.
26 Edhe kush jeton e beson nė mua, nuk do tė vdesė kurrė. A e beson ti kėtė?”
27 Marta iu pėrgjigj: “Po, Zotėri! Unė besoj se ti je Mesia, Biri i Hyjit ‑ ai qė duhej tė vijė nė botė!”
MEDITIMI
Marta ėshtė njė shoqe e Jezusit, ajo e njeh atė, dhe kėtu tani janė nė zi pėr vdekjen e vėllait tė saj.
Marta ėshtė njė person qė ka besim nė Zotin, por njė besim ende i papjekur, i paqėndrueshėm. Ajo shkon tė takojė Jezusin, por mė pas e "akuzon" atė se e ka lėnė vėllain e saj tė vdesė. Ajo mbėshtetet tek ai, por nė fakt spreson nė njė mrekullii. Dėgjon pėrgjigjen e Jezusit nė lidhje me ringjalljen, por mė pas tregon besimin e saj tė fillestar. Vini re se Marta nuk thotė "Unė besoj", por "Unė e di": "...e di se ēkado qė tė lypėsh prej Hyjit, Hyji do tė ta japė", "E di se do tė ngjallet... nė ringjallje ‑ Ditėn e fundit". Marta ėshtė si shumė prej nesh, qė mėsojmė Ungjillin dhe katekizmin, por kur pėrballemi me njė situatė tragjike - siē ėshtė vdekja e njė vėllai - ne nė fakt jemi tė humbur dhe tė hutuar.
Jezusi dėshiron ta shtyjė Martėn tė bėjė njė hap pėrpara. Nė tre fjali ai kondenson njė mėsim qė vetėm do tė kėrkonte ditė reflektimi: besimi, jeta, vdekja, ringjallja. Megjithatė ai e fton atė tė pranojė tė gjitha kėto jo nė njė mėnyrė teorike dhe abstrakte, por duke e shikuar atė: "Unė jam", "kush beson nė mua", "kush jeton dhe beson nė mua". Dhe kjo sjell njė kėrcim nė cilėsi: Besimi i Martės kalon nga njohja nė eksperiencėn e njė pranisė. Ajo tani e pranon qė Krishti nuk vjen pėr tė takuar njerėzit nė njė kohė dhe vend tė largėt, por kėtu, tani, "nė botė", konkretisht.
Nė momentin kur ndihemi tė humbur dhe vdekja dhe dhimbja duken tė pakuptueshme dhe tė papranueshme, Jezusi, i Ringjalluri, na fton ta shohim afėr dhe ta dėgjojmė. Ai dėshiron qė ne tė lidhemi me tė pėr tė njohur qė ai nuk ėshtė njė lėndė teorike, por njė prani e vėrtetė nė jetėn tonė. Tė besojmė nga zemra se ai vjen pėr tė eleminuar vdekjen pėrgjithmonė, sepse kjo na jep njė jetė tė pėrqendruar nė dashurinė e pėrjetshme tė Zotit.
VAZHDO MEDITIMIN
O Zot, bekoje shpirtin e thyer tė atyre qė vuajnė,
bekoje vetminė e rėndė e njerėzve,
bekoji ata qė nuk jetojnė nė paqe,
bekoje dhimbjen qė askush nuk u beson kurrė tė tjerėve.
Dhe beko rrugėn e atyre qė enden natėn
dhe nuk kanė frikė tė ecin nėpėr rrugė tė panjohura.
Bekoje, o Zot, mjerimin e njerėzve qė po vdesin.
Jepu atyre, Zot, njė jetė mė tė mirė.
Bekoji ata qė janė tė lumtur, Zot, mbroji ata.
Ti nuk e more trishtimin tim,
ndonjėherė tė rėndė dhe padurueshėm pėr mua.
Por mė jep,o Zot, forcė ta duroj.
(Edith Stein)
Krijoni Kontakt