5-7-22021/E HĖNĖ JAVA 14/UNGJILLI: Mt 9, 1826.
LUTJA: Ps 90.
1 Kush banon nėn mbrojtjen e tė Tejetlartit, do tė qėndrojė nėn hijen e tė Gjithėpushtetshmit.
2 Do ti thotė Zotit: Strehimi im,
kėshtjella ime, Hyji im, do tė shpresoj nė tė.
3 Sepse Ai do tė tė ēlirojė nga laku i gjahtarėve
dhe nga fjala dijekeqe.
4 Do tė tė bėjė hije me krahėt e vet
do tė strehohesh nėn fletėt e tija,
shqyt e pancir e vėrteta e tij.
5 Nuk do tė frikėsohesh prej tmerrit tė natės,
as prej shigjete qė fluturon ditėn,
6 as prej murtaje qė shėtit nė errėsirė,
as prej shfarosjes qė shkretėron nė mesditė.
14 Do ta shpėtoj sepse mė do,
do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
15 Ai do tė mė thėrrasė e unė do ti ndihmoj,
nė vėshtirėsi do tė jem me tė,
do ta shpėtoj dhe do ta madhėroj.
16 Do ti dhuroj jetė tė gjatė,
do tia tregoj shėlbimin tim.
LEXIMI I UNGJILLIT: Mt 9, 1826.
18 Ndėrsa Jezusi po ua mėsonte kėto, ja se iu afrua njė kryetar, ra pėrmbys para tij dhe i tha: Posa mė vdiq vajza. Megjithatė eja, vėre dorėn mbi tė dhe ajo do tė ngjallet. 19 Jezusi u ngrit dhe bashkė me nxėnėsit e vet shkoi pas tij.
20 Dhe ja, njė grua e cila vuante nga derdhja e gjakut prej dymbėdhjetė vjetėsh, iu afrua pas shpine e ia preku kindin e petkut tė tij, 21 sepse thoshte nė vete: Do tė shėrohem nėse ia prek qoftė edhe vetėm petkun e tij! 22 Jezusi u soll, e pa dhe i tha: Ki besim, o bijė! Feja jote tė shpėtoi! Dhe gruaja u shėrua nė atė moment.
23 Kur Jezusi arriti nė shtėpinė e kryetarit, dhe si i pa ata qė u binin fyejve dhe njerėzit qė po bėnin zhurmė, 24 u tha: Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle. Ata e pėrqeshėn. 25 Dhe, pasi u qitėn njerėzit pėrjashta, hyri Jezusi, e mori pėr dore vajzėn dhe ajo u ngrit. 26 Lajmi i kėsaj mrekullie u pėrhap anembanė asaj krahine.
MEDITIMI.
Nė kėtė Ungjill aktorė tė ndryshėm dhe secili prej tyre tregojnė njė aspekt tė kėtij teksti plot kuptim. I pari ėshtė njė nga udhėheqėsit e sinagogės: njė person me autoritet:i ai bie pėrmbys pėrpara Jezusit, e njeh dėshtimin e tij pėrballė njė ngjarje tragjike nė jetėn e tij. Ai i paraqet Jezusit situatėn e tmerrshme nė tė cilėn ndodhet ("Vajza ime ka vdekur"), por lė tė hapur njė dritė shprese, besimi: "Vendos dorėn dhe ajo do tė jetojė".
Menjėherė mė pas, gruaja hemorragjike hyn nė skenė: njė grua e izoluar nga tė gjithė pėr shkak tė njė sėmundjeje qė e pengon atė tė hyjė nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Sidoqoftė, nė pasigurinė e situatės sė saj, ajo ka besimin nė Jezusin dhe sheh nė hyrjen nė kontakt , qoftė edhe minimal, me Jezusin, rrugėn e shpėtimit tė saj .
Pastaj janė turmat e trazuara, tė cilėt pėrfaqėsojnė tė gjithė ne kur e kufizojmė vėshtrimin tonė nė rrethanat e jetės dhe e lėmė qė tė na udhėheqė dėshpėrimi, dhe jo besimi.
Dhe sė fundmi, sigurisht, Jezusi!. Kur arrihet nga kreu i sinagogės, ai ėshtė i zėnė duke folur, por me kėrkesėn e tij ai ndalet, ngrihet dhe e ndjek.
Nė rrugė Jezusi preket nga gruaja hemorragjike. Ai e vėren, kthehet, e shikon. Ka shpėtim pėr tė gjithė: pėr Jezusin duhet pak, ai u pėrgjigjet gjesteve tona tė ndrojtura tė besimit duke na dhėnė atė qė shpresojmė dhe madje edhe mė shumė. Nėse me tė vėrtetė e lėmė vėshtrimin tonė tė dėshpėruar dhe biem nė kontakt me Krishtin, ai na shpėton. Pėr kėtė ajo vajzė e vogėl ringjall: "nuk ka vdekur, por fle", ia kthen qenien e saj nė plotėsi.
VAZHDO MEDITIMIN
Nėse do tė kishim besim, Zot, do tė ishim nė gjendje tė tė prekim.
Nėse do tė kishim besim do tė mund tė tė shihnim.
Nėse do tė kishim besim do tė ishte e lehtė pėr ne t'u besonim fjalėve tė tua
Nėse do tė kishim besim, mund tė mbėshteteshim nė dashurinė tėnde.
Nėse do tė kishim besim, do tė guxonim tė flisnim me ty.
Besimi, asgjė tjetėr pėrveē besimit: tė thjeshtė dhe tė paarmatosur.
Besimi: i lirė dhe i sigurt si besimi i njė fėmije qė e di se ėshtė i dashur.
Nuk kėrkojmė asgjė tjetėr prej teje, Zot: na mėso tė besojmė te ti. Amen.
(Motra Mariangela Tassielli)
Krijoni Kontakt