5-9-2022 /E HĖNĖ Ord. E JAVĖS 23/ VITI 2
E Shtuna, dita e Krijimit dhe e ēlirimit nga robėria nė Egjipt.
UNGJILLI: Lk. 6, 6-11
6 Njė tė shtunė tjetėr Jezusi hyri nė sinagogė e filloi tė mėsojė. Ishte aty njė njeri qė e kishte dorėn e djathtė tė thatė. 7 Skribėt e farisenjtė nuk ia ndanin sytė a mos po shėron tė shtunėn, qė, kėshtu, tė kishin pėr ēka ta paditnin. 8 Jezusi ua dinte mendimet e i tha njeriut qė e kishte dorėn e thatė:Ēohu e dil nė mes! Ai u ngrit e qėndroi nė kėmbė.
9 Atėherė Jezusi vazhdoi: Ju po ju pyes: a ėshtė e lejueshme tė shtunėn tė bėsh mirė apo tė bėsh keq, tia shpėtosh jetėn ndokujt apo tia humbasėsh?
10 Si i shikoi rreth e rrotull tė gjithė, i tha atij: Shtrije dorėn! Ai bėri ashtu e dora iu shėrua. 11 Ata u tėrbuan dhe kuvendonin mes tyre ēka tė ndėrmarrin kundėr Jezusit.
MEDITIM.
Jam para teje, Zot, pėr tė dėgjuar Fjalėn tėnde. Hapi sytė, veshėt dhe duart e mia qė tė tė pranoj kėtė ditė.
1.Qėndrimi i skribėve dhe i farisenjve na duket shumė kurioz.
Pėr ne e mira e njė personi ėshtė ka pėrparėsi mbi tė gjitha gjėra dhe nuk e kuptojmė njė religjon qė nuk pranon kėtė mendim. Por kjo me sa duket nuk ishte aspak e qartė pėr ata qė, nė kohėn e Jezusit, ishin profesionistė nė Ligjin hyjnor, ishin mėsues e Ligjit.
Cila ėshtė atėherė rėndėsia e respektimit tė tė Shtunės qė i pengopnte kėta skribė dhe farisenj ta kuptonin gjestin e Jezusit? E shtuna ėshtė, pa dyshim, urdhėrimi mė qendror i ligjit judaik. Duke parė dekalogun - Eksodi 20 ose Ligji i Pėrtėrirė 5 kuptohet se pėr besimtarin e Besėlidhjes sė Vjetėr urdhėrimi i tė Shtunės ishte mė i studiuar nga tė gjithė. Ai merr njė rėndėsi shumė tė veēantė, sepse i referohet veprimit tė Zotit, qoftė nė momentin e krijimit, nė shtatė ditė (Libri I Zanafillės), qoftė nė ēlirimin nga Egjipti (Libri I daljes). Njeriu duhet tė sillet si Zot, duke pushuar nė ditėn e Shtunės.
2.Kjo ditė pushimi ėshtė ngarkuar me interpretime tė shumta dhe tė thella.
Njėra prej tyre konsiston nė bindjen se nėse Zoti ishte nė gjendje tė zotėronte forcėn e tij dhe tė ndalonte sė punuarit nė ditėn e shtatė, kjo do t'u jepte njerėzve mundėsinė pėr tė ushtruar lirinė e tyre dhe pėr tė vazhduar punėn e filluar nė krijimit. Zoti pushon dhe tėrhiqet pėr t'u lėnė njerėzve vendin e tyre. Tani u takon atyre tė kujdesen pėr krijimin. Por njerėzit, tė krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Zotit, duhet gjithashtu tė jenė nė gjendje tė kontrollojnė veprimtarinė ose aktivizmin e tyre duke pushuar ditėn e shtatė, nė kujtim tė Zotit tė tyre qė ishte i pari qė pushoi. Megjithatė, dihet se ndalimi i punės, pikėrisht pėr ata qė punojnė shumė dhe shpesh sipas njė rendi tė caktuar, pėrfshin njė pėrpjekje mė tė madhe sesa tė ndėrmarrėsh veprime. Madje, mund tė ndodhė qė tė mos ndalosh tė punuarit ėshtė nė thelb njė shenjė e njė forme skllavėrimi: skllevėr tė veprimtarisė ose tė punės. Ky quhet aktivizėm! Kėshtu, kuptimi i tė Shtunės i bashkohet idesė sė ēlirimit: Mos u kthe pėrsėri nė skllavėrinė tėnde tė mėparshme! u tha Pali Galatasve. Po, aktivizmi ėshtė skllavėri. Po, tė besosh veten e nevojshme ėshtė skllavėri. Mund tė ndodhė qė e shtuna ka pėr qėllim tė na ēlirojė nga ky tundim, nga kjo sllavėri.
3.Ligji i tė Shtunės pėrbėn zemrėn e jetės hebreje
duke iu referuar krijimit dhe Ēlirimit nga Egjipti.
Kėshtu ėshtė edhe sot pėr vėllezėrit tanė hebrenj, madje edhe pėr ne nė pushimin e sė dielės. Jezusi nuk vjen pėr ta ndryshuar kėtė Ligj. Por, me veprimin e tij, ai denoncon interpretime tepėr tė ngurta, tepėr legaliste, siē dėshmohet nga ungjijtė.
Le tė reflektojmė mbi gjestin e bėrė nga Jezusi nė kėtė ditė tė shtunė: ai shėroi dorėn e paralizuar tė njė njeriu. Dora ėshtė pikėrisht ajo pjesė e trupit tone qė simbolizon aktivitetin ose veprimin. Tani kėtij njeriu i ėshtė hequr dora. Ai nuk mund tė punojė, nuk mund tė jape kontributin e tij nė krijimin, siē u ka urdhėruar Zoti njerėzve. Ēfarė bėn Jezusi? Ai e rikthen kėtė njeri nė aftėsinė e tij pėr tė vepruar, pėr tė bashkėpunuar nė veprėn e Perėndisė. Ai shėron dorėn e tij tė paralizuar.
Nė kėtė ditė tė shtunė, Jezusi kryen njė ēlirim autentik: ai shėron njeriun nga njė sėmundje qė e pushton. Duke bėrė kėtė, Jezusi po bėn pikėrisht atė qė kujtohet tė shtunėn: Zoti e krijoi njerėzimin pėr tė vazheduar krijimin dhe Zoti e ēliroi popullin e tij nga skllavėria nė Egjipt qė tė vazhdojė krijimin dhe tė jetojė i lirė. Jezusi e rikrijoi pikėrisht kėtė njeri nė trupin e tij tė shėruar (krijimin) dhe e ēliroi nga e keqja qė e bėri tė burgosur (shpėtim). Me gjestin e tij, Jezusi zbaton vėrtet frymėn e Ligjit tė tė shtunės: skribėt dhe farisenjtė tė cilėt megjithatė janė ekspertė nė Fjalėn e Perėndisė padyshim nuk ia dolėn tė dilnin nga kuptimi i tyre tepėr perfeksionist dhe steril i Ligjit.
O Zot, mė mėso lirinė e vėrtetėn. Bėj qė tė kuptoj se Ligji ėshtė Jeta, sepse ai ėshtė krijues dhe ēplirues, si lutet psalmisti:
7 Do tė tė lavdėroj nė pastėrtinė e zemrės,
i mėsuar ndėr gjyqet e drejtėsisė sate.
8 Unė do ti zbatoj rregulloret e tua,
por ti askurrė mos hiq dorė prej meje!
9 Si do ta ruajė tė pastėr djaloshi udhėn e vet?
Duke i zbatuar fjalėt e tua.
10 Tė kėrkoj me gjithė fuqinė e shpirtit tim:
mos lejo tu shmangem urdhėrimeve tė tua.
11 Fjalėt e tua i fsheha nė zemrėn time,
qė tė mos gaboj kundėr teje.
12 I bekuar je, o Zot,
ma mėso vullnetin tėnd.
13 Me buzėt e mia i shpall njė nga njė
tė gjitha qjyqet e gojės sate.
14 Mė shumė i gėzohem udhės sė dėshmive tė tua
se pasurisė tejet tė madhe.
15 Do tė ushtrohem nė urdhėrimet e tua,
do ti kujtoj udhėt e tua.
16 Do tė kėnaqem nė rregulloret e tua,
sdo ta harroj fjalėn tėnde.
17 Bėja kėtė tė mirė shėrbėtorit tėnd:
qė tė jetoj e ta mbaj fjalėn tėnde.
18 Mi hap sytė tė shikoj
mrekullitė e ligjit tend (Ps. 119, 7-18).
Krijoni Kontakt