12-8-2021/E ENJTĖ JAVA 19/UNGJILLI: Mt. 18, 21–19, 1.
LUTJA: Ps 51
3 Ki mėshirė pėr mua, o Hyj, sipas mėshirės sate,
pashė mirėsinė tėnde shlyeje mėkatin tim!
4 Mė laj krejtėsisht prej mėkatit tim
e mė pastro prej fajit tim!
5 Sepse e pranoj paudhėsinė time:
mėkatin tim pėrherė e kam para sysh.
6 Ty, vetėm ty tė kam rėnė nė faj
dhe kam bėrė ē’ėshtė keq para teje,
12 Krijoje nė mua, o Hyj, zemrėn e pastėr,
pėrtėrij nė mua njė shpirt tė qėndrueshėm!
LEXIMI I UNGJILLIT: Mt. 18, 21–19, 1.
21 Atėherė Pjetri iu afrua dhe e pyeti: “Zotėri,
nėse vėllai im gabon ndaj meje, sa herė duhet ta fal? Deri nė shtatė herė?”
22 Jezusi iu pėrgjigj: “Nuk po tė them deri nė shtatė herė,
por deri nė shtatėdhjetė herė shtatė herė!
23 Prandaj Mbretėria e qiellit i pėrngjan mbretit qė vendosi tė rregullojė llogaritė me shėrbėtorėt e vet.
24 Kur filloi tė bėjė llogari, i sollėn njėrin qė i kishte detyrim dhjetė mijė talenta.
25 E, pasi nuk kishte t’ia kthente, zotėria i tij dha urdhėr tė shitej ai, gruaja e tij, fėmijėt e tij dhe krejt pasuria e tij e tė kthehej detyrimi.
26 Atėherė shėrbėtori i ra ndėr kėmbe dhe iu lut: ‘Ki durim me mua dhe do t’i kthej tė gjitha!’
27 Zotėria pati mėshirė ndaj atij shėrbėtori, e liroi edhe ia fali detyrimin.
28 Porse, pikėrisht ky shėrbėtor, duke dalė prej andej, u takua me njė shok tė tij, gjithashtu shėrbėtor, qė i kishte detyrim njėqind denarė. Dhe, si e zuri, ia ngjiti nė fyt duke i thėnė: ‘Ma kthe detyrimin!’ 29 Atėherė shoku i tij i ra ndėr kėmbė dhe iu lut: ‘Ki durim me mua dhe do t’i kthej.’
30 Por ai nuk deshi dhe shkoi dhe e futi nė burg derisa tė kthente detyrimin.
31 Kur shėrbėtorėt e tjerė ‑ shokėt e tij, panė se ē’ndodhi, u pikėlluan pėr sė tepėrmi, shkuan dhe e njoftuan zotėrinė pėr krejt ēka ndodhi.
32 Atėherė zotėria i tij e thirri dhe i tha: ‘Shėrbėtor i keq, unė ta fala tėrė borxhin, sepse m’u lute.
33 A nuk u desh qė edhe ti tė kishe mėshirė ndaj shokut tėnd, sikurse edhe unė pata mėshirė ndaj teje?’
34 Atėherė zotėria i tij, i hidhėruar, ua dorėzoi torturuesve derisa tė kthente tėrė detyrimin.
35 Kėshtu do tė bėjė me ju edhe Ati im qiellor, nėse s’e falni me gjithė zemėr secili vėllanė tuaj.”
19, 1 Si i kreu Jezusi kėto fjalime, doli prej Galilesė e erdhi nė krahinėn e Judesė, matanė Jordanit.
MEDITIMI.
Apostulli Pjetėr i bėn Jezusit njė pyetje nė lidhje me faljen: sa shpesh duhet tė falim. Sipas pėrvojės tonė, pyetja ėshtė shumė e rėndėsishme. Falja e sinqertė nuk ėshtė gjithmonė e lehtė . Nėse vėllai im ka gabuar kundėr meje, unė mund ta fal dhe kėshtu gabimi ose keqkuptimi ynė behet njė mundėsi pėr ta bėrė marrėdhėnien tonė mė autentike dhe mė tė thellė. Sidoqoftė, pėrsėritja e sė njėjtės situate mund tė mė bėjė tė ndėrpres marrėdhėnien e dhe tė mos jem nė gjendje tė fal mė. Ose fal vetėm me fjalė, por jo nė realitetin e ekzistencės sime. Jezusi nuk vendos kufizime nė mundėsinė e faljes: ne duhet tė falim gjithmonė. Mbreti i shėmbėlltyrės sė shėrbėtorit tė pamėshirshėm ėshtė imazhi i Zotit, i cili na do me njė dashuri tė mėshirshme, i cili gjithmonė ka dhembshuri pėr krijesėn e vet dhe gjithmonė me tė vėrtetė fal pėrballė shenjės mė tė vogėl tė pendimit: "Ki durim me mua dhe do t’i kthej tė gjitha!” ėshtė kėrkesa e shėrbėtorit. Menjėherė mė pas, i njėjti shėrbėtor, pa marrė parasysh dhuratėn e hirit tė marrė, nuk ngurron tė hedhė nė burg njė burrė, i cili i detyrohej atij shumė mė pak sesa borxhi i tij ndaj mbretit. Ne jemi “shėrbėtori i pamėshirshėm", kur harrojmė se ne nga ana jonė jemi falur shumė herė (faljen e parė, nėse e mendojmė, e kemi marrė nė Pagėzim),dhe kur nuk arrijmė tė shohim te vėllai ynė mjerimin qė na pėrket ne. Tė mirėpresėsh tjetrin, do tė thotė para sė gjithash tė mirėpresėsh veten, ashtu si Zoti na mirėpret dhe na fal. Gėzimi intim i pranimit dhe i faljes do tė na lejojė tė falim, pa vendosur kufij nė aftėsinė tonė pėr tė dashur, e cila e ka origjinėn te Zoti.
VAZHDO MEDITIMIN.
4 Dashuria ėshtė zemėrgjerė,
ėshtė e dhimbshme, dashuria,
nuk ka smirė,
nuk mbahet me tė madh,
nuk krenohet:
5 nuk ėshtė e panjerėzishme,
nuk kėrkon interesin e vet,
nuk hidhėrohet,
nuk e mban mend tė keqen,
6 nuk i kėnaqet padrejtėsisė,
por i gėzohet tė vėrtetės.
1Kor,13, 4-6.
Krijoni Kontakt