26-9-2022/E HĖNĖ E JAVĖS 26/VITI 2.
Kush ėshtė ndėr ju mė i vogli, ai ėshtė vėrtet i madh.
UNGJILLI: Lk. 9, 46-50.
46 Ndėr ta lindi kjo ēėshtje: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi.
47 Jezusi, duke e ditur ēmendime u vlonin nė zemėr, e mori njė fėmijė, e afroi pranė vetes,
48 dhe u tha: Kush e pranon kėtė fėmijė nė emrin tim, mė pranon mua, e kush mė pranon mua, pranon atė qė mė dėrgoi mua. Pėrnjėmend, kush ėshtė ndėr ju mė i vogli, ai ėshtė vėrtet i madh. 49 Atėherė Gjoni mori fjalėn dhe i tha: Mėsues, pamė njė njeri qė dėbonte djajtė nė Emrin tėnd. Ne ia ndaluam, sepse nuk vjen pas teje me ne. 5
0 Jezusi iu pėrgjigj: Mos ia ndaloni, sepse, kush nuk ėshtė kundėr jush, ėshtė me ju.
MEDITIM.
Mbretėria jote, Zot, ėshtė e tė voglit, pėrulėsia e tij ēarmatos krenarinė e tė fuqishmit. Unė pėrtėrij aderimin tim ndaj teje, Zot i vetėm, dhe heq dorė nga djalli, veprat e tij dhe ngashėnjimet e tij. Mė jep, Zot, njė zemėr fėmije, qė di ta mirėpresė Fjalėn e mbretėrisė sate e qė pranon tė bėhet shėrbėtori i saj, i vėmendshėm se nė tė flet Shpirti Shenjt.
1.Kush ėshtė mė i madhi?
Zemra jonė njerėzore ėshtė e etur pėr pafundėsi e dėshiron atė qė i duket mė e madhe, mė e mimė: njė personazh tė famshėm nga bota artistike ose sportive, njė personazh karizmatik, njė bamirės ; ose njė grup vlerash, njė ideal pėrkushtimi humanitar ose njė besim fetar, tė cilit ai i nėnshtrohet vullnetarisht. Por nė fund, mė i madhi ėshtė ai qė e cakton ēfarė ėshtė mė e madhe, mė e mire, e qė zgjedh atė. Nė kėtė proces, ēdokush ėshtė nė fund tė fundit zot i jetės sė vet.
Ndėrmjet apostujve, grindja zgjidhet nga pėrparėsia e pamohueshme e JEZUSIT,- shenjtėria e tė cilit ėshtė e pakrahasueshme. Ndėrmjet apostujve zgjidhja gjendet nė pozicionin e secilit nė lidhje me Jezusin dhe me idealin e tij tė mbretėrisė, si shpallet nė Ungjillin. Sipas Jezusit dhe mesazhit e tij, kush ėshtė, mė i madhi? Kjo grindje e apostujve ėshtė disi mė e sinqertė, pasi egolatria e tyre ėshtė e dukshme, por ka tė bėjė me tė njėjtėn gjė: sa i madh tė jetė njė prej tyre, nė fund tė fundit, mė i madh ėshtė ego-ja e secilit prej tyre e mė e madhe strktura e vlerave qė ēdonjėri ka bėrė pėr veten: unė, ai qė lutem: unė, ai qė bėj vepra tė mira, unė ai qė...
2.Kush e pranon kėtė fėmijė nė emrin tim, mė pranon mua.
E Jezusi, ēfarė mendon ai? Kush pranon Tė mirėpritėsh njė fėmijė nė emėr tė Jezusit ėshtė pėrvoja mė e bukur qė mund tė ketė njė shpirt i pjekur. Por ėshtė plot me pasoja: ėshtė tė mirėpresim Jezusin nė cilėsinė e tij si Mėsues; kjo do tė thotė se fėmija qė ne mirėpresim nė emėr tė Jezusit duhet tė jetė, pėr ne, njė mėsues; duhet tė mėsojmė prej tij, duke mbajtur pėrgjegjėsinė, pėr atė qė mirėpresim, me detyrėn pėr t'u kujdesur pėr tė, pėr ta udhėzuar, etj. Ne jemi sipas structurės tone njerėzore, nxėnės, veēanėrisht nxėnės tė fėmijėve qė po edukojmė! Ēfarė mund tė mėsojmė nga njė fėmijė? Ēfarė e karakterizon? Fėmija ėshtė njė qenie krejtėsisht e barabartė me tė rriturin, por duke u bėrė, nė kėrkim, nė progress ; njė qenie qė mėson, qė dėgjon, qė beson, qė shpreson, plot jetė dhe gėzim, e etur pėr dashuri. A ėshtė ky rasti im? A po mėsoj vazhdimisht, po dėgjoj, besoj, shpresoj? A jam i etur pėr dashuri (pasiv dhe aktiv)? Apo mėsimet e jetės po pėrplasen me shkėmbin e njohurive, pėrvojės apo autonomisė time?
3.Kush nuk ėshtė kundėr jush, ėshtė me ju.
Kush i pėrket veprės sė Krishtit? Pyetja kthehet pėrsėri nė atė tė autoritetit: kush ėshtė udhėheqėsi? Mė i madhi ėshtė ai qė jep mandatin pėr tė vepruar nė emėr tė Krishtit nė luftėn shpirtėrore. Tani, ky autoritet i pėrket ekskluzivisht autorit tė tij, Krishtit, i cili vepron nė emėr tė Atit, Krishtit sigurisht qė misteret hyjnore ua besoi apostujve tė tij, pėr tė garantuar unitetin, por duke u mbėshtetur nė cilėsinė e tyre si drejtues, dhe jo si pronarė.
Megjithėse Jezusi e ka sjellė autoritetin priftėror dhe prindėror nė Besėlidhjen e Re nė pėrsosmėri: ne pėrballemi me situata nė tė cilat humbasim kontrollin mbi krijesat qė Hyji na ka besuar: njė komunitet kishtar, njė vepėr apostullimi, zhvillimin shpirtėror tė njė fėmije. Shpirti Shenjt bėn qė tė lindin realitete tė reja qė nuk ecin me ne duke ndjekur Krishtin: njė bashkėsi e re, njė thirrje fetare nė familje, etj. Ėshtė Shpirti Shenjt qė merr kontrollin e njė ekzistence dhe e shtyn atje ku tė dojė. Por pėr tė dalluar shenjat e Shpirtit, duhet tė udhėhiqemi nga vetė Shpirti. A jam unė I tillė? A jam unė, pėrkundrazi, i banuar nga dyshimi?
Jezu Krisht, Zoti im, me ty falėnderoj Hyjin Atė pėr dhuratėn e Shpirtit, i cili bėn punėn e tij nė Kishėn tonė dhe jashtė saj. Mė ndihmo tė jem njė shėrbėtor besnik i mistereve tė tua dhe njė dishepull misionar i mbushur me zjarr pėr tė shpallur Ungjillin tėnd me gėzim.
Krijoni Kontakt