17-7-2021/E SHTUNĖ JAVA 15/UNGJILLI: Mt. 12, 1421
LUTJA: Ps 135:
1 Lavdėroni Zotin, sepse ėshtė i mirė, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!
23 Ai na kujtoi nė pėrvujtėrimin tonė, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!
24 Ai na shpėtoi nga armiqtė tanė, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!
25 Ai u jep ushqim tė gjitha gjallesave, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!
26 Lavdėrojeni Perėndinė e qiellit, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!
LEXIMI I UNGJILLIT: Mt. 12, 14214
Farisenjtė, si dolėn jashtė, mbajtėn kėshillim kundėr tij si ta vrisnin.
15 Kur Jezusi e mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumė vetė dhe ai i shėroi tė gjithė. 1
16 I urdhėroi qė tė mos e shpallnin,
17 pėr tė shkuar nė vend fjala e Isaisė profet:
18 Ja shėrbėtori im, tė cilin e zgjodha,
i Dashuri im, qė e ka pėr zemėr shpirti im.
Nė tė do ta vė Shpirtin tim.
Ai do tu lajmėrojė paganėve fenė e vėrtetė.
19 Nuk do tė kėrcėnojė as nuk do tė bėrtasė,
askush sdo ta dėgjojė zėrin e tij nė sheshe.
20 As kallamin e shkelur sdo ta thyejė,
as fitilin qė veēsa tymon nuk do ta ndalė
derisa ta ketė ēuar tė drejtėn nė fitore.
21 Nė Emrin e tij do tė shpresojnė popujt.
MEDITIMI
Kėto janė fjalėt e njė kampione tė butėsisė, qė pėrputhen me profecinė e Isaisė qė lexohet nė Ungjillin e sotėm. Jezusi nuk na shpėtoi duke e ndjekur logjikėn e heroit, ai nuk bėrtiti, nuk u ngrit mbi njerėzit, por duke ecur me ne, na ka pėrgatitur njė rrugė, rrugėn e tij. I vetėdijshėm pėr dobėsitė tona, ai nuk i anuloi ose ndėshkoi ato, por i mori pėrsipėr: ėashtė misteri i mishėrimin. Njė udhėtim qė e ēoi atė nė kryq, qė ėshtė pėr ne njė shenjė e fuqishme e butėsisė dhe qė u bė njė instrument shpėtimi pėr njerėzimin.
Kėshtu edhe ne nuk jemi thirrur qė tė jemi heroikė, qė tė bėjmė gjėra tė jashtėzakonshme, por qė tė marrim jetėn e pėrditshme, me pėrulėsi: hapa tė vegjėl konkretė do tė na ēojnė drejt njė takimi me Zotin.
VAZHDO MEDITIMIN.
Eja, o Shpirt i Shenjtė, mė dhuro dashurinė tėnde, qė edhe sot, i nxitur nga fjala jote, tė tė kėrkoj ty nė fakte dhe nė njerėzit qė do tė takoj. Mė dhuro menēurinė tėnde, nė mėnyrė qė tė mund tė rijetoj dhe gjykoj, nė dritėn e fjalės tėnde, atė qė pėrjetova sot. Mė jep kėmbėngulje, nė mėnyrė qė tė depėrtoj me durim Mesazhi i Zotit nė Ungjill.
(Shėn Thomas Akuini)
Krijoni Kontakt