28-5-2021/E PREMTĖ JAVA 8 ORD/UNGJILLI: Mk 11, 11–25.
LUTJA: Psalm 149.
Kėndoni Zotit njė kėngė tė re; kėndoni lavdi nė mbledhjen e shenjtėrve
Le t’i gėzohet Izraeli krijuesit tė vet, bijtė e Sionit t’i brohorisin Mbretit tė vet.
Le tė galdojnė tė drejtė nė lumturi, le tė brohorisin nga shtrojat e veta
E paēin lavdi e Zotit nė gojė, ky ėshtė nder pėr tė gjithė besnikėt e tij.
LEXIMI I UNGJILLIT: Mk 11, 11–25.
11 Jezusi hyri nė Jerusalem, nė Tempull, shikoi ēdo gjė dhe, pasi dita ishte nė tė sosur, shkoi me tė Dymbėdhjetėt nė Betani.
12 Tė nesėrmen, kur dolėn prej Betanisė, Jezusi ishte uritur.
13 Prej sė largu pa njė fik me gjethe, shkoi pėr tė gjetur ndonjė kokėrr nė tė. Por, kur iu afrua, nuk gjeti nė tė asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. 14 Atėherė i tha: “Askush mos ngrėntė kurrė e pėr kėtė jetė mė fryt prej teje!” Nxėnėsit e tij i dėgjuan kėto fjalė 15 Dhe arritėn nė Jerusalem. Kur hyri nė Tempull, filloi t’i dėbojė ata qė shitnin e blenin nė Tempull. Ndėrruesve tė tė hollave ua pėrmbysi tavolinat e shitėsve tė pėllumbave ua rrėzoi bankat. 16 Askėnd s’la tė mbartė ndonjė gjė nėpėr Tempull.
17 I mėsonte dhe u thoshte: “Po, a nuk thotė Shkrimi i shenjtė:
‘Shtėpia ime duhet tė jetė shtėpi lutjeje pėr tė gjithė popujt?’
e ju e bėtė shpellė cubash!”
18 Kur dėgjuan kryepriftėrinjtė e skribėt, kėrkonin mėnyrėn si ta vrisnin; por e druanin, sepse populli mbarė ishte i ngazėlluar me mėsimin e tij. 19 Kur u bė natė, Jezusi e nxėnėsit po dilnin jashtė qytetit.
20 Kur, nė mėngjes, kaluan andej, panė se fiku ishte tharė me gjithė rrėnjė.
21 Atėherė Pjetrit i ra ndėr mend e i tha: “Rabbi, shiko! Qenka tharė fiku qė ti nėme!”
22 Jezusi mori fjalėn e u tha: “Kini besim nė Hyjin!
23 Pėrnjėmend po ju them: nėse ndokush i thotė kėtij mali: ‘Ēohu dhe hidhu nė det!’ ‑ e nuk dyshon nė zemrėn e vet, por beson se do tė ndodhė siē thotė, ashtu do t’i ndodhė!
24 Prandaj po ju them: ēkado qė tė kėrkoni me lutje, besoni se e morėt, e do ta fitoni me siguri. 25 E, kurdo tė ngriteni pėr t’u lutur, falni nėse keni ndonjė gjė kundėr ndokujt, qė Ati juaj qė ėshtė nė qiell, t’jua falė edhe juve fajet.”
MEDITIMI
Tregimi i fikut ėshtė i vėshtirė pėr tu interpretuar, por kuptimi i tij duhet tė jetė i rėndėsishėm nėse sinoptikėt e raportojnė atė.
Ėshtė pastaj diēka qė zemėron Zotin dhe ne e dimė se kur, me kė dhe pse Jezusi ēmendet. Duket se ai ėshtė nė gjendje dhe i gatshėm tė falė gjithēka, por jo gėnjeshtrėn, as hipokrizinė, as qėndrimin e atyre qė pėrpiqen me ēdo kusht tė duken bukur nga jashtė, por janė mendje ngushtė dhe kanė zemėr tė korruptuar, siē do tė thoshte Papa Franēesku. Jezusi ėshtė i zemėruar kundėr hipokrizisė, e cila gjithashtu ka marrė nė zotėrim shtėpinė e Zotit, tempullin qė Jezusi e ka pėrmbysur nė Ungjillin e sotėm.
Ndoshta fiku simbolizon hipokrizinė e atyre qė kanė gjethe (kjo ėshtė shėnuar nga Marco, i cili sigurisht nuk transmeton kėtė rastėsisht) por nuk japin fryt, kush e di? Por e gjithė kjo na kujton para sė gjithash se ne duhet tė jemi transparentė para Zotit. Dhe se duhet tė shmangim grackėn e djallit qė na ēon tė jemi njerėz tė rremė. Dhe ne nuk duhet tė sillemi mirė qė tė shmangim zemėrimin e Zotit, sepse edhe kjo do tė ishte sjellje hipokrite; duhet ta bėjmė gjithēka pėr dashuri, duke e ditur mirė qė nė dashuri nuk mund tė ketė hypokrisi, diēka qė tė jetė pavėrtetė.
VAZHDO MEDITIMIN
Hiri i Shpirtit Shenjt le tė ndriēojė zemrėn time,
qė t’i mund t’i rrefehem tė gjitha mėkatėt e mia
dhe ta njoh mėshirėn e Zotit.
Krijoni Kontakt