26 janvier 2021/ Shėn Timoteu e shėn Titė.
Kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai ėshtė vėllai im!
UNGILLI: Mk. 3, 31-35
Ndėrkaq erdhėn nėna e tij dhe vėllezėrit e tij. Zunė vend pėrjashta dhe dėrguan dikė ta thėrrasė. E kishin rrethuar shumė njerėz. Po i thonė: Nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė pėrjashta e po tė kėrkojnė.
Ai u pėrgjigj:Kush ėshtė nėna ime e kush janė vėllezėrit e mi?
Dhe, si ua hodhi sytė rreth e rrotull atyre qė rrinin pėrreth tij, tha:
Ja nėna ime e vėllezėrit e mi! Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai ėshtė vėllai im, motra ime e nėna!
LUTJE
Ja, po vij unė...Ta kryej vullnetin tėnd, Hyji im, dėshiroj! (Ps. 40, 8-9)
KĖRKESĖ
Zoti tė mė ndihmoftė tė njoh vullnetin e tij dhe tė mė japė forcė pėr ta kryer atė.
MEDITIMI
Psalmi
Psalmi ėshtė shumė i pasur me mėsime dhe paraqet aspekte tė ndryshme tė vullnetit tė Zotit; mėnyrat nė tė cilat shfaqet vullneti i Zotit pėr ne, duhet tė na shoqėrojnė ēdo ditė.
Nė radhė tė parė, ne gjejmė kėshillin qė duhet t'i ofrojmė Zotit vetveten pėrpara se tė ofrojmė olokauste dhe flijime, qė duhet shpallur drejtėsinė e Zotit pa e fshehur atė ose duke u turpėruar prej saj, qė duhet treguar besnikėrinė tonė ndaj Zotit dhe ndaj botės, dashuria dhe e vėrteta e Zotit nė ēdo moment edhe nė prezencė tė njė mori tė madhe njerėzish.
Aty qėndron vullneti i Zotit nė radhė tė parė; kėtu e gjejmė veten nė njė fazė tė pėrgjithshme e cila tashmė ėshtė e mbushur me sakrifica.
Vargu i parė i psalmit ėshtė gjithashtu shumė elokuent. Nė tė vėrtetė, ėshtė shkruar: "Nė gojėn time ai vendosi njė kėngė tė re (...)". Me hirin e pagėzimit tonė, dhe tė sakramenteve tė tjera tė marra, Zoti ka vendosur nė ne njė kėngė tė re, pėr t'ia kthyer Atij dėshminė. Ėshtė e njėjta kėngė qė vjen nga goja e Zotit tonė Jezu Krisht: njė kėngė qė dėshmon tė vėrtetėn pėr vetė jetėn dhe si duhet ta orientojmė atė. Falė kėsaj, ne mund tė shpallim drejtėsinė, dashurinė, tė vėrtetėn. Hiri i Zotit tonė ėshtė i nevojshėm qė tė mund tė shpallim Mbretėrinė e tij
Qėndrimi i pasqyruar nė Krishtin, na ėshtė bėrė i qartė nė Psalmin: "Kėshtu unė thashė: 'Ja, unė po vij". Krishti nuk ka frikė, nuk fshihet. Ajo qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme ėshtė qė ai nuk ngurron tė shpallė me jetėn e tij dhe me gojėn e tij misteret e Mbretėrisė.
Pse nuk heziton ta bėjė atė? Ēfarė do tė bėjė qė Ai tė japė jetėn e tij pėr ne? Dashuria e tij pėr Zotin Atė dhe dashuria e tij pėr ne. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse tė gjitha urdhėrimet mund tė reduktohen nė dy: "Ju do ta doni Zotin, Perėndinė tuaj dhe tė afėrmin tuaj si veten tuaj". "Nėse dashuria nuk ėshtė motori kryesor nė jetėn tonė, pjesa tjetėr nuk do tė ndjekė.
.4.Tė ndjekėsh vullnetin e Zotit ėshtė tė shpallėsh Mbretėrinė e tij nė kėto aspekte tė shumta: drejtėsia, e vėrteta, dashuria e vėrtetė, besnikėria, me hirin e Zotit dhe nga dashuria pėr tė afėrmin tonė. Kėtu janė dy shtyllat themelore pėr tė cilat duhet medituar ēdo ditė pėrmes efektshmėrisė sė sakramenteve tė Eukaristisė dhe rrėfimit, dhe pėrmes akteve tė vullnetshme dhe tė vetėdijshme tė bamirėsisė.
DIALOG ME KRISHTIN: Shpirt i Shenjtė, mė jep kthjelltėsinė tėnde pėr tė ditur se si duhet tė veproj dhe mė jep dashurinė e nevojshme qė tė jem nė gjendje ta realizoj atė.
Rezolucion. Sipas mėsimeve tė Psalmit 40,do tė shpall dashurinė e Zotit tone Jezusit me dėshminė e jetės , me vepra dhe me fjalė.
Krijoni Kontakt