Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    220

    Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

    Pas viteve`90 lindi një fenomen i ri në systemin shëndetësor public shqiptar- mitmarrja.
    Në kohën e diktaturës mitmarrja në spitalet publike nuk egzistonte, por egzistonte tradita si dëshira e pacientit për të falenderuar mjekun apo ekipin mjekësor që i kishte shërbyer nëpërmjet qerasjes me një drekë apo duke i dërguar dhurata në formë ushqimesh apo pijesh mjekut që e kuroi atë. Kjo traditë egziston jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë vëndet ballkanike
    Pas viteve `90 me ndrrimin e sistemit, solli në sitemin shëndetësor reforma të thella duke larguar sistemin shëndetor falas si në sistemin parësor ashtu dhe në sistemin spitalor, dhe duke e orientuar atë në një sistem me pagesë nëpërmjet mbulimit me Siguracionet shëndetësore duke krijuar institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore), duke privatizuar Farmacitë, systemin Stomatologjik, hapjen e shkollave të larta profesionale të infermjerise, dhe të profesioneve të tjera mjekesore, duke përmirësuar disa ligje, por pa i shkuar deri në fund.
    Por këto reforma nuk arritën të konsolidohen në spitale të cilat mbetën pa u reformuar sepse ndrrimi i pushteteve, ndihmat e shumta që erdhën në atë kohë nga jashtë nëpërmjet fondacioneve dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare u përvehtësuan nga individë që kishin mundësi ti merrnin sepse ato erdhën në formë dhuratash dhe duke mos patur një paketë ligjore të saktë, ato u morën dhe me to u krijuan farmacitë e para private, qëndrat shëndetësore egzaminuese dhe analiza të para private, dhoma stomatologësh të para private të pajisura me aparatura dhe pajisje të tjera të dhuruara për spitalet dhe qëndrat shëndetësore publike, por që u përdorën privatisht pa asnjë pagesë apo tarifë e taksë.
    Kështu lulëzoi shërbimi privat shëndetësor në fillim pa rregulla por se Ministria e Shëndetësisë gradualisht përshtati legjislacionin disa vite me vonësë.
    Kjo ndikoi shumë në punën e mjekëve dhe infermjerëve madje dhe të sanitarëve dhe të personelit ndihmës në spitale, të cilët me rroga fare të ulta punonin në kushte mizerabël në ato spitale.
    Protestat publike, firmat piramidale, ngjarjet e `97-`98, ndërrimet e pushteteve, emërimet e drejtuesve në sistemin shëndetësor me militantë, lëvizjet dhe grumbullimi i mjekëve dhe infermjerëve në qytetet e mëdha duke lënë zonat rurale pa punonjë shëndetësore, shkeljet ligjore të ministrave me tenderat, me urdhrat për largimin e mjekëve nga zonat e thella në qytetet e mëdha, mungesa e një pakete ligjore të përmirsuar përvec asaj të reformave të sistemit shëndetësor në vitin `93-`94, shaktuan një mungesë disipline në Spitalet terciare, rajonale madje dhe të spitaleve më të vogla një pjesë e të cilave u mbyllën si pasojë e reformave në systemin shëndetësor duke u kthyer në qëndra shëndetësor.
    Për pasojë spitalet ngelën pa kontroll, në spitale u futën mjekë e infermjerë jo cilësorë, pa konkurs, nëpërmjet presioneve të politikanëve që ishin në pushtet, u vendosën drejtues jo profesionistë, nuk u miratua Bordi drejtues i Spitaleve megjithëse Projekti i reformit të Spitaleve sidomos të qëndrave universitare spitalor e Tiranës, u drejtuan nga njez të emëruar nga politika të cilët e çthurën disiplinën në spitalet publike dhe i transformuan ata në spitale gjysëm private ku pacientët paguanin nën dorë, dhe askush nga shteti, nga ministria nuk reagonte për vite me rradhë.
    Miratimi i hapjes së spitaleve private tregoi menjëherë diferëncn në cilësinë e kujdesit shëndetësor të pacientëve.
    Një nga gabimet e rënda të Qeverive të viteve `90-2020 ishte mbajta e një GDP për Shëndetësinë shumë të ulët në raport me fqinjët e aq më pak me botën, rreth 2.2%-2.7%, mbajtja e rrogave të ulta për mjekët e familjes dhe të mjekëve specialistë , dhe personelet shëndetësor professional si infermjerë, fizioterapistë, imazheristë, mami, logopedistë etj. Një plagë e hapur që në vitet `90, por që u rëndua me kalimin e viteve ishte largimi i mjëkve dhe infermjerëve jashtë shtetit
    Por, përsëri Drejtuesit e Sistemit Shëndetësor megjithë rregullimin e ligjit për spitalet dhe qëndrat shëndetësore dhe diagnostikese private, lejuan që mjekë dhe infemjerë, fizioterapefte, imazheristë, të punonin jo vetëm në spitalet publike por edhe në ato private njëkohësisht, duke dobësuar shërbimin shëndetësor në spitalet publike, sepse aty nuk kishte kontroll dhe as zbatim disipline administrative dhe shkencore.
    Kjo lindi dëshirën e pasurimit të shpejtë e për pasojë mitmarrejn, e cila u rrit në mënyrë galopante me kalimin e viteve.
    Kjo u vu re nga statistikat ku nga 3 mjekë për 1000 banorë në 1991, sot është 1 mjek për 1 mijë banorë në 2019, dhe nga 4 infermjere/mami për 1000 banorë në 1991 në 3 infermjere për 1000 banorë në 2019, siguracionet shëndetësore mbulojnë vetëm disa medikamente të rimbursuara vetëm 450 medikamente, dhe ato jo shumë cilësore, me një taksë shëndeti prej 3.7% , pra të ulët, dhe me një rimbursim të pjesëshëm të egzaminimeve në spital, duke lënë në mëshirë të fatit analizat që të siguruarit i paguajnë me lekë në dorë kryeisht në privat sepse nuk ka qëndra shëndetësore analizash publike prëvec një pakete të cunguar analizash nëpërmjet checkup-it të realizuar me PPP.
    Është e vërtetë që qeverisja e sotme ka bërë hapa seriozë në përmirsimin e pjesëshëm të gjëndjes, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme rrogat e personelit shëndetësor, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës së spitaleve , gjë që u vu re në kohën e Pandemisë, por janë shumë pak për një system shëndetësor publik të dalë nga binarët ku spitalet madje dhe ato qëndrore dhe universitare në Tiranë janë kthyer në një makth të vërtetë për pacientin i cili prakikisht është kthyer në klient, megjithëse paguan siguracionet shëndetësore.
    Pacientët në shumicën dërrmuese të rasteve paguajnë nën dorë mjekët, infermjerët, sanitarët, në një kohë që spitali është i shtetit, pajisjet mjekësore janë shtetërore, personeli shëndetësor pagueht nga shteti.
    Çpo ndodh kështu pra në Shqipëri? një mitmarrje katastrofike, ku pagesa nën dorë në jave në QSUT shkon afërsisht rreth 30.000 -50.000 euro nga shtrimet konsultat.
    Harxhimet e popullatës per Capita për shërbimet mjekësore janë nga më të lartat në Europë sepse paguhen nën dorë nëprmjet mitmarrjes dhe shkojnë në 60.000 lejtë të reja në vit për person të sëmurë, megjithëse funksionojnë siguracionet shëndetësore. Ky është një turp i madh.
    Reforma duhet të bëhet e thellë dhe e ashpër, pavarësisht se dikush mund të thotë se kemi pak mjekë e pak infermjerë.
    Po nuk shkatërrua sistemi i mitmarrjes në Spitalet publike, nuk do të ketë shërbim cilësor të kujdesit shëndetësor për pacientët e shtruar.
    Po nuk u vendos konkurimi për tu futur në punë qoftë në spital për mjekë dhe infermjerë, dhe po nuk u stimuluan mjekët dhe infermjerët e talentuar qoftë me pagesa qoftë me bonuse, dhe po nuk u futën në punë në spitalet terciale dhe rajonale, mjekë dhe infermjerë nga më të mirët (dhe këtë do ta vendosë komisioni i konkurimit), nuk do të ketë shërbim cilësor të kujdesit shëndetësor.
    Po nuk u vendos drejtimi me Bord i Spitaleve nuk do të ketë Disiplinë administrative, disiplinë shkencore, dhe kontroll i harxhimit të pajisjeve, medikamenteve, consumable mjekësore, nuk do të ketë shërbim cilësor mjekësor për pacientët.
    Po nuk u përmirësua legjislacioni mjekësor duke vendosur kategorizimin e infermjrëve, dhe mjekëve, po nuk u ndalua dypunësimi i mjekëve dhe infermjerëve, po nuk u nda puna midis pedagoëve mjekë dhe infermjrë me internistët, nuk do të ketë shërbim cilësor të kujdesit shëndetësor në spitale.
    Ka plot elementë të një reforme të saktë në Shëndetësi.
    Ndryshe fenomeni i mitmarrjes që ka degraduar aq shumë në spitale sa që edhe një sanitare si Tirja tu xhvatë fatkeqëve pacientë para, në këmbim të shërbimit- do të shkatërrojë përfundimisht Sistemin spitalor Shëndetësor.
    Shpresojmë që Qeverisja e sotme dhe e Nesërme krahas përpjekjeve për të mposhtur Pandeminë, të krijojë një mundësi për një Reformë serioze në Sistemin Spitalor, dhe të mos t`ja lerë vetëm Ministres së Shëndetësisë barrën e punës.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

    Mbi çdo lloj reforme dhe ligji ky problem i vjedhjes,i krimit ekonomik,i ryshfetit qe po futet ne ADN shqiptare,qe po behet kulture per te mos thene tradite,po kthehet ne standart jetese,eshte kthyer tani ne nje domoshmeri shoqerore etj etj dhe eshte pothuajse e pamundur te luftohet.
    Me ligje as diktatura komuniste nuk ariti ta luftoje. Kishte me teper hajdute dhe ryshfetxhi ne kohen e komunizmit se sa ne kohen e Zogut a te Italise per vete faktin se per qeverine komuniste nuk kishte rendesi njeriu i ndershem,rendesi kishte njeriu i partise.

    Vjedhja e ryshfeti ne Shqiperi nuk kane egzistuar ne ato zona ku hajduti tregohej me gisht,ku hajdutit nuk i jepej as nuse. Sot ne Shqiperi hajdutin qe vodhi floririn e Shtetit e kemi bere President dhe u be president me marveshje dhe me mirkuptim te plote politik,moral dhe popullor.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Eloh ! (15-01-2021)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

    Problemi ne kete teme nuk eshte qe infermieret e mjeket marrin para nen dore nga pacientet e tyre. Problemi eshte qe edhe pas 30 vjetesh, ne Shqiperi ka "Spitale Publike". Nuk ju kane mjaftuar 30 vjet qe te mesoni qe cdo gje qe e kontrollon e menaxhon shteti, sherben per te ushqyer korrupsionin e administrates shteterore? Dhe ajo qe eshte kuja fare, eshte taksa qe ai shtet ju mban nga rroga per mjekesine, dhe ju ofron nje sherbim skandaloz. Hallexhiu prape tek privati e zgjidh hallin e tij me shendetin, dhe e paguan ate mjekesine dyfish.

    - A ka mitmarrje dhe nje fenomen te tille tek spitali apo poliklinika private?

    Jo. Privati te nxjerr cmimin, te ofron edhe sherbimin, e te ofron nje sherbim cilesor, e te zgjidh hallin apo problemin qe ke. Nuk ke perse i paguan infermieret, as doktoret me para ne dore, pagesen e bere me fature tek sporteli kur mbaron sherbimin.

    Per aq kohe sa ju prisni nga shteti dhe njerezit e korruptuar qe drejtojne ate shtet qe t'iu ofrojne "mjekesi falas", mire u gjen. Fajin e kini vete, nuk e kane as ata mjeket e infermieret qe punojne ne nje sistem te korruptuar shteteror. Nese do te kish vetem nje sistem privat mjekesie, spitalet dhe poliklinikat do te ishin private, do te konkurrinin me njeri-tjetrin, dhe ata doktoret e infermieret do te benin nje pune me cilesore se sa bejne ne shtet. Ne privat, te heqin nga puna nese nuk ben punen sic duhet karshi klientit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2021 më 17:34

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

    Privati funksionon ne ato sisteme ku ka ligj dhe etike a moral,plus duhen edhe mundesite finaciare... Nuk mund te funksionoje ne nje shtet si Shqiperia ku privati,privatizimi kuptohet vetem vjedhja. Privatizimi i pare shqiptar qe zaptimi i tokave dhe vjedhjet ne kadaster...dhe eshte nje privatizim 30 vjeçar qe po vazhdon akoma,nuk po i duket fundi.

    Shembull ne Shqiperi eshte privatizimi i arsimit apo i shkollave,qe eshte dhe privatizimi me i thjeshte dhe mbase edhe me i arsyeshem. Ky privatizim i arsimit jo vetem qe nuk funksjonoj por u kthye ne nje marrezi idioteske si nga ana ekonomike po ashtu edhe nga ana arsimore,njerez qe nuk kishin mbaruar as filloren i blene ose u pajisen me tre kater diplloma.

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Privati funksionon ne ato sisteme ku ka ligj dhe etike a moral,plus duhen edhe mundesite finaciare... Nuk mund te funksionoje ne nje shtet si Shqiperia ku privati,privatizimi kuptohet vetem vjedhja. Privatizimi i pare shqiptar qe zaptimi i tokave dhe vjedhjet ne kadaster...dhe eshte nje privatizim 30 vjeçar qe po vazhdon akoma,nuk po i duket fundi.

    Shembull ne Shqiperi eshte privatizimi i arsimit apo i shkollave,qe eshte dhe privatizimi me i thjeshte dhe mbase edhe me i arsyeshem. Ky privatizim i arsimit jo vetem qe nuk funksjonoj por u kthye ne nje marrezi idioteske si nga ana ekonomike po ashtu edhe nga ana arsimore,njerez qe nuk kishin mbaruar as filloren i blene ose u pajisen me tre kater diplloma.
    Privatizimi i parë shqiptar, në Shqipërinë post-komuniste, nuk ishte ai i pronave. Ishte privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve shtetërore që prodhonin edhe bukën, edhe qumshtin, edhe vezën në vend. Prej plot 30 vjetësh, tregu shqiptar ka bukë plot, lloje soje, prodhim i vendit dhe i huaj. Nuk ka më rradhë buke. Nuk ka më racione buke. Nuk ka më tollona për të marrë bukë të racionuar. Qumshtin e lopës, apo të dhisë, apo të deles, nuk e prodhon më kooperativa bujqësore e drejtuar nga shteti, e prodhojnë mijëra fermerë shqiptarë në mbarë vendin, që furnizojnë tregun e vendit për mrekulli. Asgjë nuk mungon.

    Problemi me pronën është problem i madh, pasi shqiptarët në këto 30 vjet kanë lëvizur nëpër qytetet e mëdha të vendit. Pa harruar emigracionin që ka sjellë largimin dhe braktisjen e pronave private. Pa harruar edhe faktin që sistemi komunist e zaptoi e shtetëzoi pronën private që në 1945 në atë vend. Pa harruar edhe paranë e pistë të mafies e drogës që pastrohet duke "investuar në industrine e ndërtimit". Pra nuk është një problem i lehtë për tu zgjidhur për të gjitha këto shkaqe. Por shteti është në faj për pronën private, pasi atë shtet e drejtojnë zorraxhinjtë. Zorraxhinjtë janë ata njerëz nuk e mbushin dot barkun e tyre me bukë që e prodhojnë vetë, kështu që mbijetesa për ta është të vjedhin e uzurpojnë bukën që prodhojnë të tjerët.

    Katër diplomat e blera me para në universitetet private të Tiranës, u hynin në punë vetëm atyre që donin të siguronin një punë në shtet. Privati nuk punëson njerëz inkompetentë që nuk e bëjnë punën. Një tjetër rast ku korrupsioni në arsim, u ushqye nga vetë shteti. Nuk mund të certifikosh dijen e pa testuar. Dhe gabimi i madh i shtetit ishte mungesa totale e monitorimit dhe testimit te ketyre universiteteve private. Shite diploma me leke ne dore? Te hiqet licensa e universitetit dhe humbet gjithe investimin tend. Kaq mjaftonte qe universitetet te mos perfshiheshin ne korrupsion. Plus shteti nuk jep 100 licensa universitetesh private, jep vetem 4-5 licensa, duke u bazuar ne statistikat e nevojat e tregut lokal. Këto gabime te korrigjueshme lehtësisht, Edi Rama i përdori si justifikime për të rikthyer monopolin e dijes së arsimit të lartë në shtet. Më shumë taksa nga rrogat e shqiptarëve për arsimin, më shumë mundësi vjedhje, shpërdorimi, korrupsioni dhe punësimi për simpatizantët tanë politikë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2021 më 11:08

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

    Albo ideja e privatit apo privatizimit ne ekonomi eshte pak komplekse por ka ndryshim midis liberalizimin me privatizimin. Natyrisht qe liberalizimi nga nje furre buke (fabrika e bukes) ne shume furra buke jo vetem qe do sjelli shumllojshmeri por supozohet qe duhet te sjelli edhe konkurence cilesie dhe çmimi,prandaj liberalizimi eshte gjithmone i mirpritur ne ekonomi.

    Privatizimi ne Shqiperi eshte qe prsh Nafta apo Aeroporti i Rinasit nuk kane sjelle asnje perfitim per shtetasit shqiptare. Ne Shqiperi 49 % e privatizimeve kane qene ose te padrejta ose abuzive dhe pjesa tjeter nje 50 % pothuajse ka qene vjedhje "e paster". Edhe sot po te shikosh te gjitha privatizimet apo tenderat jane vetem korrupsion dhe vjedhje e paster,mjafon te shikosh privatimet apo tenderat e mjeksise qe ka bere Rama. Po ta perseris : ne nje shoqeri te korruptuar eshte shume e veshtire te fuksionoje privati sidomos kur privati behet edhe monopol.

Tema të Ngjashme

  1. Prostitucioni,kjo plagë e shëmtuar!
    Nga DI_ANA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-06-2008, 18:53
  2. Ndoka: Ja pikat e dobëta të mjekësisë e spitaleve
    Nga RaPSouL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 23:12
  3. Plagë jete!
    Nga Poeti në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 29-05-2007, 18:35
  4. Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •