Postuar mė parė nga
Albo
Kėto janė efektet e eksperimenteve shoqėrore globale, si rrjetet sociale. Ti zure ne gojė padurimin e shqiptarėve nėpėr rradhė, unė po tė zė nė gojė disa vėzhgime akoma mė shqetėsuese:
- "Nuk e lexova ēfarė kishe shkruar, ishte shumė i gjatė" (3 paragrafe email)
Njė student 20 vjeēar shqiptar, nuk e mori mundimin tė lexonte mesazhin e plotė tė email qė i kish dėrguar prindi, pasi sipas tij "ishte shumė i gjatė", ishte "roman" siē u shpreh ai. Komunikimi me mesazhe nė celular apo nė rrjetet sociale, ka bėrė qė truri i njerėzve tė mos jetė nė gjendje tė pėrqėndrohet mė shumė se pak sekonda mbi tė njėjtėn gjė, e detyrimisht, fėmijėt nuk munden mė tė lexojnė tė plotė dy-tre paragrafe tė shkruara. Jo vetėm kaq, por edhe mėnyra se si shprehin atė qė mendojnė ėshtė kufizuar tashmė nė njė ose dy fjali. Nuk janė mė nė gjendje qė tė shprehin mendimet e tyre tė plota fillim mbarim.
- "Nuk mbahet mend qė kur nuk kemi ngrene njė vaft tė ulur tė katėrt si familje!"
Njė miku im, qė i pėlqen tė gatuajė dhe gatuan shumė mirė, mė tha njė ditė se edhe gatimi i ka dalė nga qejfi. Pse kėshtu, e pyeta. Mua mė pėlqen tė gatuaj pėr familjen time. Por asnjė nuk ka mė kohė qė tė ulet e tė hajė njė vaft nė tavolinė si familje. Tė gjithė janė nė ekranet e tyre tė celularit, apo laptop-it tėrė kohėn. Dhe as sytė nuk i heqin nga ekrani kur ulen qė tė hanė. Dhe preferojnė qė ushqimin ta marrin nė dorė e tė ikin nė punė e nė shkollė, e vazhdojnė me ditėn e tyre. Edhe kur vijnė nė shtėpi, mbyllen nėpėr dhomat a tyre.
- "Dua t'i blej djalit njė celular tė ri pėr Vitin e Ri!"
Tė njėjtėt prindėr qė shohin se si fėmijėt e tyre po humbasin aftėsitė e komunikimit normal falė kohės sė gjatė qė shpenzojnė nėpėr rrjetet shoqėrore nė Internt, nė vend qė tė bėjnė punėn e tyre si prindėr e tu vijnė nė ndihmė fėmijėve tė tyre, i ushqejnė veset e tyre akoma mė keq, duke u mundėsuar atė qė unė e quaj "drogimin digjital". E bėjnė kėtė gjė duke u blerė fėmijėve tė tyre celularėt mė tė fundit, duke mbėshtetur kėshtu etjen e tyre tė pashuar pėr drogimin digjital. Duhet qė prindėrit ti ulin kėta fėmijė e ti flasin qė koha qė po kalon nė Internet ėshtė shumė e madhe dhe po dėmton trurin dhe raportet e tij me njerėzit nė familje e shoqėri. Dhe ajo qė ėshtė mė e keqja, kur e bėjnė kėtė gjė edhe me fėmijė tė mitur, fėmijė 10 vjeēarė me celular tė lidhur nė Internet tėrė kohėn!
- "Djali im ėshtė i urtė, gjithė ditėn luan lojra nė kompjuter"
Ka edhe prindėr tė tjerė, qė i lėnė fėmijėt e tyre tė vegjėl tėrė kohėn para ekranit tė celularit apo tė tabletės. Fėmijė tė vegjėl 4-5 vjeē qė shpenzojnė gjithė ditėn duke parė ekranet me rradhė. Ekranin e televizorit. Ekranin e kompjuterit tė shkollės. Ekranin e celularit tė mamit e babit. Dhe prindėrit, qė me dije apo pa vetėdije neglizhjojnė nė kujdesin ndaj fėmijės, kujtojnė se fėmija i tyre ėshtė i urtė. A ka punė mė tė rėndėsishme nė kėtė botė se sa tė qenit prind? Jo, nuk ka. Mos u mjaftoni vetėm mė fjalė, por tregoheni kėtė edhe me vepra. Eshtė detyra juaj si prindėr qė tė kufizoni kohėn qė kėta fėmijė shpenzojnė me ekranet e tyre. Eshte detyra juaj si prindėr qė ti mėsoni kėta fėmijė. Po nuk e bėtė kėtė gjė vetė, ata njerėzit qė fshihen pas ekranit tė televizorit, pas faqes sė Facebook-ut, pas lojrave elektronike, janė mė se tė lumtur ti kthejnė fėmijėt tuaj nė narkomanė tė drogės digjitale qė ata shesin. Dhe njė fėmijė qė shpenzon kaq shumė kohė brenda nė shtėpi para ekraneve, ėshtė njė fėmijė qė nuk po rritet i shėndetshėm. Fėmija ka nevojė edhe tė luajė pėrjashta nė natyrė, edhe tė eksplorojė botėn natyrore qė e rrethon.
Shunė nga kėto fenomene janė globale. Gjithė bota, gjithė popujt e botės, gjithė familjet e botės po pėrballen me kėtė realitet tė frikshėm. Por zgjidhja ėshtė gjithmonė lokale. Dhe fillon me familjen.
Albo
Krijoni Kontakt