Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anëtarësuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    33

    Përshëndetje nga Prizreni

    Përshëndetje të gjithëve nga Prizreni.

    Jam aktiv në Forumin Shqiptar që nga viti 2008 me një pauzë që e kam bërë 5-6 vitet e fundit pasiqë fatkeqësisht edhe unë si shumica e shqiptarëve u mashtrova nga Rrjetet Sociale që u bënë trend siç janë Facebook, Instagram, etj.

    Rrjetet Sociale në fakt janë humbje kohe dhe kanë efekt negativ në psiqikën e njeriut respektivisht krijojnë varësi gati njejtë si alkooholi e droga prandaj ju lutem që të bëni sa më shumë thirrje tek shokët e miqtë tuaj t’i braktisin e të shpëtojnë me kohë.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Me të mira!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prizrenasi_40 për postimin:

    Eloh ! (14-01-2021)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Përshëndetje nga Prizreni

    Pershendetje, prizrenasi_40.

    Forumi ka konteks tjeter nga rrjetet sociale, une i frekuentoj te dyja sepse facebook eshte disi me familjar.

    Ndersa ketu me jepet mundesia te lexoj ide diskutime qe vertet te interesojne si dhe kam perfeksionuar te shkruarit dhe te menduarit.

    Gjithe te mirat.

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Neteorm për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Njuton (14-01-2021),Prizrenasi_40 (14-01-2021)

  5. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,214

    Për: Përshëndetje nga Prizreni

    Citim Postuar më parë nga Prizrenasi_40 Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve nga Prizreni.

    Jam aktiv në Forumin Shqiptar që nga viti 2008 me një pauzë që e kam bërë 5-6 vitet e fundit pasiqë fatkeqësisht edhe unë si shumica e shqiptarëve u mashtrova nga Rrjetet Sociale që u bënë trend siç janë Facebook, Instagram, etj.

    Rrjetet Sociale në fakt janë humbje kohe dhe kanë efekt negativ në psiqikën e njeriut respektivisht krijojnë varësi gati njejtë si alkooholi e droga prandaj ju lutem që të bëni sa më shumë thirrje tek shokët e miqtë tuaj t’i braktisin e të shpëtojnë me kohë.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Me të mira!
    Mirëseerdhe!

    Si është jeta në Prizren?

    Edhe forumet mund të bëhen humbje kohe por këtu e ke më kollaj të shkëputesh dhe nuk para bëhesh pishman për muhabetet me njerëzit.

    Social Media janë fantastike për njerëzit që dinë t'i përdorin (Kallashin me shoqe), por për shumë shqiptarë gjaknxehtë si puna ime, apo ndonjë tjetër, social media edhe kohën ta hanë por edhe reputacionin.

    Se këtu mund të marr ndonjë vërejtje nga moderatorët nëse m'i nxjerr goja ca fjalë më shumë, por në Facebook fjalët dhe fotot një zot e di se deri ku mund të arrijnë dhe nëse dikush është impulsiv mund t'i shkaktojë goxha dëm vetes midis Facebookut, Twitterit, etj.

    Nejse, welcome aboard themi ne të Amerikës.

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anëtarësuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    33

    Për: Përshëndetje nga Prizreni

    Jeta në Prizren aktualisht është shumë dinamike si në qytetet tjera të mëdha në Ballkan. Prej se janë hapur Qendrat Tregtare në ish Zonën Industriale është shtuar shumë numri i makinave në komunikacion dhe shpesh bëhen kolona automjetesh në Magjistralen Prizren-Gjakovë sidomos fundjavave ku vijnë shumë vizitorë nga qytetet tjera nga Kosova e Rajoni.
    Kurse sa i përket Rrjeteve Sociale si Facebook, Instagram, etj. mendoj se nga ato më shumë ka dëm se dobi dhe stresohet njeriu më shumë e është më rehat kur nuk i përdor dhe mendoj se shumë lehtë mund të jetojmë edhe pa përdorimin e tyre.
    Është pak vështirë të heqësh dorë nga një ves i keq por në këtë jetë duhet të bësh shumë sakrifica që të kesh sukses.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prizrenasi_40 për postimin:

    Kryeplaku (15-01-2021)

  8. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,214

    Për: Përshëndetje nga Prizreni

    Citim Postuar më parë nga Prizrenasi_40 Lexo Postimin
    Jeta në Prizren aktualisht është shumë dinamike si në qytetet tjera të mëdha në Ballkan. Prej se janë hapur Qendrat Tregtare në ish Zonën Industriale është shtuar shumë numri i makinave në komunikacion dhe shpesh bëhen kolona automjetesh në Magjistralen Prizren-Gjakovë sidomos fundjavave ku vijnë shumë vizitorë nga qytetet tjera nga Kosova e Rajoni.
    Kurse sa i përket Rrjeteve Sociale si Facebook, Instagram, etj. mendoj se nga ato më shumë ka dëm se dobi dhe stresohet njeriu më shumë e është më rehat kur nuk i përdor dhe mendoj se shumë lehtë mund të jetojmë edhe pa përdorimin e tyre.
    Është pak vështirë të heqësh dorë nga një ves i keq por në këtë jetë duhet të bësh shumë sakrifica që të kesh sukses.
    Te kuptoj. Une personalisht jam bere shume pishman per deklarata dhe muhabete qe kam shkembyer ne Facebook. E kam ulur veten ne nivelin e turmave (me pak fjale).

    Megjithate kam marre mesim tani dhe facebookun e aktivizoj vetem kur me duhet, psh. kur shkoj me pushime ne Shqiperi ne vere ose kur dua te reklamoj dicka. Kur kam punet e mia kendej ne SHBA, e mbyll fare fb.

    Eshte mjet i mire per zhurme e per reklame, per gje tjeter nuk eshte… as per miqesi, se aty jeton me iluzionin e miqesise dhe jo me miqesine dhe dashurine e vertete

  9. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Përshëndetje nga Prizreni

    Prizrenasi_40, mirësevjen në Forumin Shqiptar dhe është kënaqësi që ju shohim!

    Ata që përdorin rrjete sociale në masë të tepruar bëhen më asocial.

Tema të Ngjashme

  1. Kërkoj Rexhepin nga Prizreni
    Nga Wordless në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2015, 14:15
  2. Ymer prizreni
    Nga DoniPuka në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 14:23
  3. Prizreni
    Nga Qendi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 26-01-2011, 14:14
  4. Prizreni - Qyteti I “dy” Universiteteve Publike
    Nga NANDA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 12:04
  5. Nuk e di per te tjeret, por une jam nga Prizreni
    Nga deep_blue në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 12:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •