Arratiset Moisi Habilaj nė Itali! Policia shkoi pėr ta rikthyer nė burg, nuk u gjet nė banesė
Moisi Habilaj ėshtė arratisur nė Itali pasi Policia shkoi pėr ta rikthyer nė burg pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit tė Katanias, bėjnė me dije burime pėr BalkanWeb.
Prej majit tė vitit tė kaluar Habilaj ishte nė arrest shtėpie, por nė dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dėnimin e Shkallės sė Parė me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditė burg.
Grupi kriminal nė tė cilin bėnte pjesė Habilaj operonte mes Shqipėrisė e Siēilisė, pėr trafik kryesisht droge por edhe armėsh luftarake.
Nė kėtė ēėshtje u implikua edhe ish-ministri i brendshėm, Saimir Tahiri qė ėshtė kushėri me Habilajt, por ndryshe nga ta Tahiri llogaritė e hapura i ka vetėm me drejtėsinė shqiptare.
Si bazė e vėllezėrve Habilaj, Moisi, Artan dhe Florian ishte pikėrisht fshati Babicė nė Vlorė, ku u kap njė sasi e madhe droge prej 3.9 ton kanabis nė vitin 2017.
Tashmė Moisi Habilaj rrjedhimisht duhet tė shpallet nė kėrkim nga Italia dhe tė vuajė vitet e dėnimit me burg tė caktuar nga Apeli i Katanias.
Balkanweb
Krijoni Kontakt