Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Tension në Kapitol, protestues pro-Trump hyjnë në ndërtesën e Kongresit

    Emri:  61C2FF54-A156-4637-890A-4B1134A79D58_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg

Shikime: 1416

Madhësia:  45.9 KB
    Mbështetës të Presidentit Donald Trump hyjnë në sallat e Kongresit

    Ndërtesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

    Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

    Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

    Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

    Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

    Policia e Kapitolit u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrikeve të tyre dhe të përgatiteshin për t'i vendosur ato.

    Policia në derën e përparme të sallës kryesore të seancave rrinte në gatishmëri me armë në dorë ndërkohë që disa persona përpiqeshin të hynin brenda.

    Oficerët e policisë urdhëruan njerëzit në sallë të shtriheshin në dysheme për sigurinë e tyre.

    Skenat kaotike erdhën pasi Presidenti Trump iu drejtua mijëra mbështetësve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet u vodhën me manipulime në shkallë të gjerë.

    Zyrtarët zgjedhorë të të dyja partive dhe vëzhguesit e pavarur kanë thënë se nuk ka patur mashtrime për t’u shënuar në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat zoti Biden i fitoi me më shumë se 7 milion vota popullore.

    Sipas disa njoftimeve, brenda Kapitolit ka patur edhe të shtëna me armë.

    Presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

    Më parë, gjatë një tubimi, ai u bëri thirrje atyre të marshonin drejt Kapitolit.

    Senatorët republikanë Tom Cotton dhe Ron Johnson, mbështetës të Presidentit Trump, e quajtën dhunën në Kapitol të papranueshme dhe u bënë thirrje protestuesve të shpërndahen.

    Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit.

    Më herët të mërkurën, mijëra mbështetës të Presidentit Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrata, ndërsa mbështesnin pretendimin e pabazë të presidentit se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikuar.

    Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parrullën e zotit Trump "Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”.

    Presidenti foli para mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.

    "Ne nuk do të dorëzohemi kurrë". "Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje," tha ai.

    Duke iu referuar nënpresidentit Mike Pence që kryeson seancën në Kongres, Presidenti Trump tha:

    "Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Kështu shpresoj. Kështu shpresoj, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet. Kjo është gjithçka që ai duhet të bëjë… Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, të mbështesim vendin tonë, të mbështesim kushtetutën tonë dhe ta mbrojmë kushtetutën tonë. Shtetet duan të përsëritet votimi, shtetet u vodhën. Iu dha informacion fals. Ata votuan bazuar mbi këtë dhe tani duan të përsëritet çertifikimi".

    Një nga djemtë e presidentit, Donald Trump Jr., dhe avokati i tij personal, Rudy Giuliani, gjithashtu folën në tubim.

    Një natë më parë disa protestues u përplasën me policinë. Policia arrestoi këtë javë drejtuesin e organizatës Djemtë Krenarë, një grup që ka mbështetur presidentin Trump. Arrestimi u bë nën akuzat për shkatërrim pasurie në lidhje me një protestë të mëparshme dhe për posedim municioni.

    Zeri i Amerikes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Tension në Kongresin amerikan, Mike Pence evakuohet nga ndërtesa pas hyrjes së protestuesve (VIDEO)

    Emri:  f069962a-b8cf-49e3-9836-5e8e86ff3080_w1023_r1_s.jpg

Shikime: 1325

Madhësia:  28.4 KB

    Pas situatës së tensionuar ku mbështetës të Presidentit Trump hynë me forcë në Kongres, për të ndaluar ligjvënësit e mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka zhvillime të reja.

    Sipas CNN, Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurt brenda Kapitolit, ndërsa më pas është evakuuar që aty.



    Po ashtu ligjvënësit ndërprenë seancat për çertifikimin e votave elektorale. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

    Emri:  37686606-9119427-image-a-36_1609962287580.jpg

Shikime: 1573

Madhësia:  54.4 KB

    Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Emri:  protestues_me_brire.jpg

Shikime: 1263

Madhësia:  42.8 KB

    Emri:  horns-at-podium-scaled.jpg

Shikime: 1234

Madhësia:  55.4 KB

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Nje grua mbeshtetese e presidentit Trump eshte qelluar me arme brenda godines se Kongresit. Plumbi e ka goditur ne qafe:

    Mund te shikoni videon me poshte: (PARALJMERIM: Videoja eshte shume dramatike)

    https://twitter.com/i/status/1346913859102253056

    Gjithashtu flitet per 4 viktima te tjera brenda godines. Informacion i pakonfirmuar.

    Albo

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Presidenti Trump jep urdher per aktivizimin e Gardes Kombetare qe t'i vije ne ndihme policise se qytetit te Washington D.C. Presidenti Trump ben thirrje mbeshtetesve te tij per proteste paqesore dhe kunder dhunes.

    Departamenti i Mbrojtjes ne Amerike hedh poshte lajmin se ka refuzuar te aktivizojne Garden Kombetare pas kerkeses se policise se Washingtonit. Sipas DOD, nje kerkese e tille nuk eshte bere nga ana e policise.

    Albo

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Cfare po ndodh, me vertete ky spikopati nuk do te leshoje pushtetitn dhe ka harritur situata deri ketu?

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Presidenti Trump u ben thirrje mbeshtetesve te tij me anen e nje video qe te shkojne ne shtepi ne paqe. Ai gjithashtu insiston se rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluar dhe fitorja e tij u vodh nga demokratet.

    Videon mund ta shikoni me poshte:

    https://twitter.com/realDonaldTrump/...28882595885058

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Interviste me njerin prej qytetareve amerikane qe hyri ne godinen e Kongresit amerikan sot:


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Republikanet dominojne Kongresin Amerikan
    Nga bindi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-01-2011, 21:48
  2. Në Kongresin Amerikan shfaqet filmi “BESA”
    Nga fegi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-07-2010, 00:19
  3. DioGuardi kandidat për në Kongresin Amerikan
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 17:54
  4. PR:DioGuardi pritet të kandidohet për në Kongresin Amerikan
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 20:36
  5. Takim ne kongresin amerikan per te ardhmen e Kosoves
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2003, 01:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •