Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Si e kuptoni togëfjalëshin "harmoni fetare"?

    Shpesh degjojme se ne shoqerine shqiptare kemi "harmoni fetare". E degjojme nga goja e politikaneve, vizitoreve te huaj, nga goja e shqiptareve te thjeshte. E hapa kete teme jo per te diskutuar se sa harmoni fetare kemi ne shoqerine shqiptare, por e hapa per te mesuar, se si e kuptojne shqiptaret ne mendjen e tyre togefjaleshin "harmoni fetare":

    Si e kuptoni ju harmonine fetare?

    Pyetje e thjeshte dhe direkte qe pret nje pergjigje nga ju, anetaret e forumit shqiptar. Secili mund te shprehi mendimin e tij pa qene nevoja te komentoni apo replikoni mendimin e njeri-tjetrit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-11-2008 më 13:01

  2. #2
    "Harmoni fetare", merr shume kuptime dhe baza e gjithe kuptimeve qendron mbi virtytet me te pastra njerezore. Harmoni, bashkjetese, respekt reciprok, bashkepunim i ndersjellte, tolerance, mirekuptim, dhe me kryesorja, vizion i perbashket per te ardhmen e shoqerise. Te tera me lart jane sinonime dhe pjese plotesuese te njera tetres dhe qe formojne ate qe e quajme "Harmoni" te nje shoqerie. Veje ketu fene ne plan te dyte dhe fjales "Harmoni" i shtojme dhe termin "Fetare" dhe del dhe togfjaleshi "Harmoni Fetare"
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shpesh degjojme se ne shoqerine shqiptare kemi "harmoni fetare". E degjojme nga goja e politikaneve, vizitoreve te huaj, nga goja e shqiptareve te thjeshte. E hapa kete teme jo per te diskutuar se sa harmoni fetare kemi ne shoqerine shqiptare, por e hapa per te mesuar, se si e kuptojne shqiptaret ne mendjen e tyre togefjaleshin "harmoni fetare":

    Si e kuptoni ju harmonine fetare?

    Pyetje e thjeshte dhe direkte qe pret nje pergjigje nga ju, anetaret e forumit shqiptar. Secili mund te shprehi mendimin e tij pa qene nevoja te komentoni apo replikoni mendimin e njeri-tjetrit.

    Albo
    unë do të thosha:
    Harmoni injorance!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2006
    Postime
    53

    Ska Fanatisem Ekstrem Qe Con Ne Grindje E Deri Ne Lufte Fetare..

    Per Me Teper Kjo Reflektohet Ne Martesat Miks...
    Ben Nje Nga Vlerat Qe Kombi Shqiptare Ka Patur E Ka...
    Duke Lene Menjane Marrezit E Politikaneve Tane...

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Si e kuptoni ju harmonine fetare?

    Une e kuptoj si respekt ndaj lirise se besimit ne radhe te pare , qe do te thote te respektosh fene e tjetrit ashtu si fene tende.
    Çdo rryme ekstreme demton me pare burimin nga vjen dhe padyshim gjithe shoqerine.Ekstremiteti eshte fundi i harmonise.
    Besimet fetare do te jene ne harmoni ashtu siç kane qene, vetem po te vazhdojne te mbajne emeruesin e perbashket qe eshte shqiptaria.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Si fraze "harmoni fetare" do e kuptoja si bashkejetese e marredhenie te mira shoqerore pa nderhyrje e probleme ndermjet besimtareve edhe drejtuesve te Fe-ve te ndryshme.
    Sa per ne Shqiperi me shume se "Harmoni fetare" mendoj se kemi indiferentizem/menefregizem fetar. Te gjithe besojme tek nje zot. Ndoshta kemi trasheguar edhe nga prinderit tane te qenurit mysliman, katolik, ortodoks, bektashinj etj, por nje gje eshte e sigurte te gjithe besojme tek nje zot e ia kemi friken, ama sa per ritet fetare zor qe pjesa derrmuese e popullsise t'i zbatoje sipas ligjeve fetare.
    La vita è bella...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    Ne shqiperi, kosovë e maqedoni, kemi shancën që i takojm feve monoteiste.

    Harmonin fetare e kuptoj, duke pranuar faktin qe ka edhe tjer shqiptar, jo-mysliman qe besojn ne te njejtin Zot, ne te njejtin xhenet/parajs e xhennem/ferr.

    Po si duket kjo harmoni fetare qe dikur ka egzistuar sot po shkrihët, transformohet ne racizëm, duke i quajtur besimtaret mysliman ne maxhyp, turk e arab siq bejn disa antar ketu, eshte njesoj per shqiptaret ortodoks qe i quajn "grek" apo katolikët "latin".

    Eshte nje tabu e tmerrshme ku i rralli eshte ai i cili guxon qe te thot "BESOJ në Një ZOT", sepse menjehere vien paragjykimet, e sidomos OFENDIMET nga "Ateistët", ateist te cilët s'jan të kënaqur, s'jan të kënaqur sepse shohin njerez te lumtur qe gjejn mbështetje të fuqishme pran Zotit tyre, dhe këta jan të gatshëm qe te pergadisin çfar do qoft dokumenti qe keta besimtar mos ti shohin te lumtur, dhe nëse njeri prej tyre ju bashkangjitet, këta i ben edhe me te sigurt Sepse i jep arsye qe e kan me te drejt, e në anën tjeter jan aq shum të deshpruar, sa që mendja nuk ua mer,... provoni, e rrini me njerez ateista, dhe do e vëreni sa keq që jan !

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Shiko, ka një paradoks këtu.
    Shqiptarët janë tolerantë sepse ato nuk janë fetarë. Dhe, në anën tjetër, ata që janë fetarë, nuk bëjnë ndryshim nga shoqëritë e tjera, nuk janë tolerantë. Ha-ha-ha .....Zoti mos e thëntë të bëhen shqiptarët fetarë të mirë. Atëherë vaj medet për ne. Dikujt këtu munt t'i tingëlloj si ateist. Jo, unë jam agnostik.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    I atribuoj kuptimin dhe rendesine e nje vlere per te treguar qe DUHET te ndihemi mbi te gjitha Shqiptar pamevaresisht perkatesise fetare katolike,musilmane,apo orthodokse.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Harmoni fetare per mendimin tim do te thote te respektosh te drejten e tjetrit per te qene ndryshe, per te besuar ndryshe, te bashkejetosh me ta, te ndash vlerat e perbashketa, te luftosh te keqen se bashku nga cilado ane qe vjen, ne cfaredo forme a dimension.

    Harmoni fetare do te thote te mos e shohesh tjetrin si armik vetem pse ka nje besim ndryshe nga ne drejt Zotit. E kam thene shume here qe shqiptaret shquhen per harmoni fetare, sepse problemet e tyre ne baza fetare kane qene me te pakta (pothuajse s'kane ekzistuar fare) ne krahasim me problemet e natyrave tjera, qofshin politike, krahinore, klasore, etj.

    Une jam nga Tetova (ne Maqedoni) dhe shqiptaret ketu jane te besimit Islam. Sllavet e Maqedonise nderkaq jane te krishtere orthodhokse. Ne vitin 2001, ne Maqedoni u zhvillua nje konflikt i armatosur midis shqiptareve etnike dhe sllaveve te Maqedonise (konkretisht midis kryengritesve te Ushtrise Clirimtare Kombetare dhe forcave ushtarake policore sllave te shtetit). Megjithese u demtuan shume xhami, edhe nje numer simbolik kishash, shqiptaret dhe sllavet e Maqedonise kane vazhduar bashkejetesen pa kurfare problemi, ne kuptimin e diversitetit fetar.

    Kjo pak a shume (sipas medimit tim) quhet harmoni fetare.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  2. Dileme: si mund ta kuptoni ne ndjeni apo jo per dike?
    Nga FLOWER në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-10-2005, 07:27
  3. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  4. Si e kuptoni këtë shprehje?
    Nga Astriti në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 13:02
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •