Tre vjet pas njė proteste tė organizuar nė rrjetet sociale pėr heqjen e njė flamuri turk nga diga e njė hidrocentrali tė ndėrtuar nga njė kompani turke, Gjykata e Lezhės shpalli fajtor dhe dėnoi me dy vite burg njė emigrant 36-vjeēar.
Leon Molla u dėnua pėr veprėn penale Nxitja e urrejtjes ose grindjeve, pasi edhe pse nuk ndodhej nė Shqipėri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenė organizator i tubimit nė Mirditė.
Sipas dosjes hetimore pėrmes shkrimeve dhe videomesazheve nė rrjetet sociale i riu ju ka bėrė thirrje njerėzve qė tė mblidhen pėr tė hequr flamurin Turk nė Qafė-Mollė tė Mirditės, duke nxitur gjuhen e urrejtjes.
Gjykimi ndaj tij ėshtė bėrė nė mungesė, pasi Molla me origjinė nga Mirdita jeton ne Francė qė prej vitit 2012, ndėrsa prokurori Arben Agovi kishte kėrkuar qė ai tė dėnohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha njė dėnim mė tė butė ndaj tij.
Nė lidhje me tubimin u referuan materialet nė prokurori edhe pėr 60 persona tė tjerė pjesėmarrės, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisė nuk janė provuar element tė veprės penale.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt