A do e bëni vaksinën e koronavirusit?
Jo, në asnjë mënyrë!
Po, patjetër.
Ndoshta, nuk e kam vendosur akoma.
A do e bëni vaksinën e koronavirusit?
Jane disa arsye per te cilat kjo vaksine e re eshte e frikshme.
- U prodhua si vaksine ne kohe rekord, pa patur kohen e duhur per tu testuar sic duhet.
- Jane te pakten 5-6 vaksina te ndryshme ne qarkullim ne mbare boten.
- Vaksina e covid-19 (referohem vaksinave te prodhuara ne Amerike) nuk eshte si gjithe vaksinat e tjera, perdor nje teknologji te re per here te pare, qe nderhyn ne kodin gjenetik te njeriut.
- Numri i reaksioneve negative nga marrja e virusit ne rradhet e infermiereve e doktoreve ne Amerike, eshte i larte (80% ne rastin e Maderna dhe fajin e lidhin me dozen e larte).
- Disa prej ketyre vaksinave kane paralajmerime te frikshme: nuk u rekomandohet vajzave dhe grave qe te vaksinohen nese kane ne plan te ngelen shtatzane ne 2-3 muajt a ardhshem (C'lidhje ka vaksina me shtatzanine????)
Krahas ketyre rezervimeve, kemi edhe dy probleme te tjera te medha:
1. Insistimi i dhunshem i njerezve ne pushtet per te vaksinuar gjithe popullaten e tyre.
2. Mosrespektimi i lirise se qytetarit per te zgjedhur vete nese duhet te vaksinohet apo jo.
Dhe fakti i madh se vdekshmeria nga virusi kovid per ata qe jane nen 70 vjec eshte me pak se 1%.
Te vetmet grupe shoqerore qe u rekomandohet marrja e vaksines, jane ato grupe qe jane ne moshe te madhe, mbi 60+ vjec, dhe kane probleme kronike me shendetin. Per shembull, gjithe personat qe vuajne nga diabeti apo ndonje semundje tjeter kronike, e kane rrezikun me te madh per jeten nga virusi se sa grupmoshat e tjera, ose ata qe nuk vuajne nga semundje kronike.
Vendimi per vaksinim apo jo duhet te merret nga cdo qytetar vete, duke peshuar rrezikun dhe te mirat e vaksinimit, bazuar ne moshen dhe gjendjen e shendetit te secilit. Mos lejoni pushtetaret t'iu imponojne me dhune vaksinimin si nje mjet kontrolli mbi trupin tuaj.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2021 më 18:16
ATMAN (15-05-2021),prizrenasi_30 (10-01-2021)
Per momentin nuk besoj te kem nevoje per vaksinen pasi e kalova Covidin.
Nuk mendoj se do te beja nje vaksine qe u krijua, testua dhe prodhua ne nje kohe kaq te shkurter.
Shpresoj qe Qeverite mos te krijojne politika detyruese!
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Neteorm (05-01-2021),prizrenasi_30 (10-01-2021)
Humb jetën infermierja dy ditë pasi bëri vaksinën anti Covid-19
Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali, ka ndërruar jetë vetëm dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid-19.
Sipas raportimeve, Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën në ditën e parë të vitit 2021.
Ndërkohë autoritetet janë në pritje të autopsisë, për të parë edhe shkakun e vdekjes.
Infermierja, nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin portugez të Onkologjisë në Porto.
Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka pasur ndonjë efekt anësor pasi ka bërë vaksinën.
Babai i saj i tha të përditshmes portugeze “Correio da Manha”: “Ajo ishte mirë, nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor. Edhe pasi mori vaksinën kundër Covid-19 nuk pati ndonjë simptomë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë vetëm dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë çoi drejt vdekjes vajzën time.”
Instituti Portugez i Onkologjisë tha në një deklaratë: ‘Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë në sigurinë që kjo humbje ndihet edhe këtu./ Dailymail/
© SYRI.net
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
prizrenasi_30 (10-01-2021)
vaksina anti covid-19 éshté pjesé e planit té "té ndriçuarve" pér pakésimin e popullatés sé botés ose shkatérrimin e njerézimit![]()
Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!
Eloh ! (14-01-2021)
Fotot/ Vaksinohet Edi Rama, kryeministri merr i dyti në Shqipëri injeksionin anticovid-19
Vaksinohet Edi Rama, kryeministri merr i dyti në Shqipëri injeksionin anticovid-19
Kryeministri Edi Rama ka marre vaksinen anticovid te Pfizer te dhuruara nga nje nga vende e BE per Shqiperine. Rama eshte personi i dyte ne vendin tone qe merr vaksinen. E para qe ka marre injeksionin e Pfizer ka qene doktoresh Najada Como. Pamje të marra nga Facebook i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama
“Si do vijë dhe sa kushton vaksina”/ Rama ironi: Me mushka e kuaj, keni parë ndonjë kompani që…
Kryeministri Edi Rama i pyetur se sa kushton një vaksinë e Pfizer dhe se kush e mbulon koston e transportit nuk mundi të mos i kursejë ironitë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Burimi |: Topchanne.tv
Patjeter qe do ta bej dhe duhet ta bejne te gjithe ata qe kane nje minimum besimi tek shkenca...
(Pastaj po te besoni ne teorit konspirative ne vend te vaksines mundet te "injektoni igjenizant" siç thoshte Trampi " ).
Une jam qe cdo njeri, ne lirine e tij personale, te marri vendimin me te mire per veten e tij dhe familjen e tij.
Por ajo qe shkruajte ti me lart, eshte dicka qe me ka shkuar ne mendje keto dite. Njerezit me bindje politike te majta, gjithmone e shikojne "Qeverine" si Tempullin e tyre te Shenjte. Dhe duke qene se nuk besojne ne Zot, e kompensojne kete boshllek te madh shpirteror me "besimin tek shkenca". Pra "shkenca" per ta nuk eshte nje sherbim si cdo sherbim tjeter ne jeten e tyre, por eshte nje "fe" ne vetvete. Si the ti me lart, "... ata qe kane nje besim tek shkenca". Shkenca nuk prodhon te verteta absolute si feja, keshtu qe ajo nuk mund te "besohet". Por nuk eshte kjo ne vetvete ajo qe me dhuroi mua nje buzeqeshje keto dite. Ajo qe me beri te qesh eshte fakti se vaksina perben per shume njerez qe "besojne tek Qeveria" dhe "besojne tek Shkenca", nje test te besimit te tyre. Eshte nje gje te pranosh me fjale ne nje debat se kush ka te drejte, qeveria apo filan grup apo person. Eshte dicka komplet tjeter te futesh ne trupin tend nje vaksine qe permban nje virus te dobesuar qe ka per qellim stimulimin e sistemit imunitar mbrojtes se njerezve. Nje vaksine qe do te kete nje ndikim te madh pozitiv ose negativ ne shendetin tend si person.
Pra vaksina, ashtu sic e shprehe edhe ti, eshte nje "test besimi tek shkenca", per te gjithe ata qe besojne tek shkenca!
Albo
Krijoni Kontakt