Close

Rezultati i Sondazhit: A do e bëni vaksinën e koronavirusit?

Votues
28. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Jo, në asnjë mënyrë!

    10 35.71%
  • Po, patjetër.

    14 50.00%
  • Ndoshta, nuk e kam vendosur akoma.

    4 14.29%
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,746

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une jam qe cdo njeri, ne lirine e tij personale, te marri vendimin me te mire per veten e tij dhe familjen e tij.

    Por ajo qe shkruajte ti me lart, eshte dicka qe me ka shkuar ne mendje keto dite. Njerezit me bindje politike te majta, gjithmone e shikojne "Qeverine" si Tempullin e tyre te Shenjte. Dhe duke qene se nuk besojne ne Zot, e kompensojne kete boshllek te madh shpirteror me "besimin tek shkenca". Pra "shkenca" per ta nuk eshte nje sherbim si cdo sherbim tjeter ne jeten e tyre, por eshte nje "fe" ne vetvete. Si the ti me lart, "... ata qe kane nje besim tek shkenca". Shkenca nuk prodhon te verteta absolute si feja, keshtu qe ajo nuk mund te "besohet". Por nuk eshte kjo ne vetvete ajo qe me dhuroi mua nje buzeqeshje keto dite. Ajo qe me beri te qesh eshte fakti se vaksina perben per shume njerez qe "besojne tek Qeveria" dhe "besojne tek Shkenca", nje test te besimit te tyre. Eshte nje gje te pranosh me fjale ne nje debat se kush ka te drejte, qeveria apo filan grup apo person. Eshte dicka komplet tjeter te futesh ne trupin tend nje vaksine qe permban nje virus te dobesuar qe ka per qellim stimulimin e sistemit imunitar mbrojtes se njerezve. Nje vaksine qe do te kete nje ndikim te madh pozitiv ose negativ ne shendetin tend si person.

    Pra vaksina, ashtu sic e shprehe edhe ti, eshte nje "test besimi tek shkenca", per te gjithe ata qe besojne tek shkenca!

    Albo
    Me pak fjale Papa Françesku thote; qe vaksina eshte etike sepse nuk ka te beje vetem me mbrojtjen tende personale por vaksinimi i secilit individ kthehet ne mbrojtjen edhe komunitetin qe na rethon,qe ka besim tek mjeket dhe mjeksia qe mendoj se i referohet shkences ne kete rast. Pak a shume teorite kunder vaksinimit Papa i quan;negacionizem vetvrases.
    Pastaj per te majte e te djathte eshte diskutim tjeter por ne pergjithesi kunder rendit si edhe revolucionet i kane bere njerezit e majte. Nje i djathte beson ne shtet e ligj.

  2. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    COVID-19, paralajmërimi i OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i ashpër

    Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja. Kështu deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    “Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.

    Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus.

    “Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

    h.b/dita

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2021
    Postime
    29

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?



    Jo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 14-01-2021 më 16:17

  4. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    369 të vaksinuar kundër COVID në 6 ditë, Rama: Do rrisim gradualisht ritmin!



    369 mjekë dhe infermierë të cilët janë në vijën e parë të betejës me COVID-19 janë vaksinuar në 6 ditë. Procesi vijon edhe sot në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium dhe kryeministri Edi Rama premton se do rrisin gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit. “369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, shkruan Rama. Kryeministri ka publikuar një video në rrjete sociale me rrëfime të të vaksinuarve, të cilët shprehen se gjithçka ka shkuar mirë dhe se nuk kanë asnjë efekt anësor. “Unë vij nga spitali infektiv punoj infermiere sot bërë vaksinën”. “I ftoj të gjithë ta bëjnë vaksinën është mbrojtje sepse jemi në kontakt çdo ditë me persona të infelktuar”. “Pasi bëjmë vaksinimin jemi në zonën e pritjes ku shikojmë për efekte anësore dhe deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast”. “Sapo aplikova vaksinën ndjehem shumë mirë”. “Shpresojmë që çdo gjë të na vejë sa më mbarë”. “Është një gjë shumë e mirë”. “Ndihem shumë e lumtur dhe e çliruar, nuk e dinim që do të buzëqeshim direkt po ja që ndodhi”, thonë ata./topchannel

  5. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?

    Per fat te keq, ka shume informacione te pa-bazuara dhe ne rastin me te keq dashakeqese.

    Un kam besim tek Zoti dhe shkenca.

    Njerezit jane te cuditshem".
    Dje: shpejt-shpejt, duhet vaksina, s'ka rruge tjeter, morpo kto shkencetaret s'qenkan te afte...
    Sot: nuk kam besim tek vaksina, se u zbulua shum shpejt...

    Vota ime esht po per kto arsye:
    - E du jeten.
    - Per njerzit qe me dun.
    - Respekt per bluzat e bardha.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2021
    Postime
    29

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Per fat te keq, ka shume informacione te pa-bazuara dhe ne rastin me te keq dashakeqese.

    Un kam besim tek Zoti dhe shkenca.

    Njerezit jane te cuditshem".
    Dje: shpejt-shpejt, duhet vaksina, s'ka rruge tjeter, morpo kto shkencetaret s'qenkan te afte...
    Sot: nuk kam besim tek vaksina, se u zbulua shum shpejt...

    Vota ime esht po per kto arsye:
    - E du jeten.
    - Per njerzit qe me dun.
    - Respekt per bluzat e bardha.
    Skendo si je?

    Gz qe ju lexoj.

    Tema fshiihen pas nje mori sekretesh me vaksinimin global anticovid.

    Une s'besoj te ajo.

  7. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Preket nga Covid mjeku Pëllumb Pipero 2 javë pas bërjes së vaksinës

    Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me COVID-19.
    Mësohet se mjeku është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.
    Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.
    Kujtojmë se mjeku Pipero ka marrë vaksinën anti-COVID ditën e parë që filloi fushata e vaksinimit në vend, më 11 janar, pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama. Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2021
    Postime
    2

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?

    Paskan plasur teorite konspirative edhe ketu...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?

    Une jam i bindur se de e bej vaksinen kur te me jepet mundesia. Nuk dua te shkruaj per inerci nga postimet me siper por nje gje me prek ne shpirt. Per mua besimi tek Zoti dhe shkenca nuk jane paradoks. Gjeja qe me tremb eshte se bejme thirje per zgjedhje individuale ndersa kemi familje, jetojme ne komunitet. Kur gjithe bota i eshte vene punes per vaksinen, a ka vend per te shkelur me kembe procesin apo effektshmerine qe do te kete tek ne Shqiptaret? Nuk duhet te jete vendim i imponuar por do ishte mire te gjithe ta shikonim veten te lidhur me njerizit rreth e rrotull dhe jo te ndare.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  10. #20
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: A do ta bëni vaksinën e koronavirusit?

    Vala e COVID eshte shume e renduar a jemi gati per nje lockdown (karantine) te dyte? Me sa duket aty po shkon situata pasi ka shume te infektuar ..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria siguron vaksinen ndaj COVID 19
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-01-2021, 19:27
  2. Provat ne njerez me vaksinen eksperimentale kunder Covid19.
    Nga benseven11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2020, 19:18
  3. Te dilni jashte vetes,te beni gjera te cmendura qe si beni cdo dite;
    Nga HELEN OF TROY në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 19:19
  4. A e beni dot këtë gjë?
    Nga LlaCiPaCi në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-08-2008, 09:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •