quote:
--------------------------------------------------------------------------------
Bogolub ****çi, një biznesmen me origjinë nga Kosova, i cili në sajë të transaksioneve të dyshimta, u bë njëri nga “kapitalistët e kuq” dhe që, në sajë të mbështetjes materiale e politike që i dha Millosheviçit dhe regjimit të tij (këto ditë emri i tij në shtypin e Beogradit, në fushatën kundër vrasësve të ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç, përmendet dendur si një nga financuesit e “Beretave të kuqe” famëkëqija), pastaj “shpërtheu” kufijtë e Kosovës dhe depërtoi edhe në Serbi e në Rusi,
--------------------------------------------------------------------------------
quote:
--------------------------------------------------------------------------------
Në delegacionin që i printe Bogolub ****ç, ishin edhe bankari i parë serb, kryetari i Bankës Komerciale a.d (shoqëri aksionare) të Beogradit, Lubomir Mihailoviç (një nga ata bankarët, po ashtu nga Kosova, që ka mbështetur politikën dhe regjimin e S. Millosheviçit), drejtori i NIS (Industria e Naftës e Serbisë) Dimitrije Vukçeviç, drejtori i përgjithshëm i sistemit të marketeve “C Market”, Sllobodan Raduloviç, drejtori i përgjithshëm i Habit-farma, Radoslav Sekuliç (këta dy të fundit me origjinë nga Kosova, që kanë zhvilluar fushata antishqiptare nëpër Serbi e në Kosovë), pronari i Kompanisë Vujiç të Valevës, Vidoje Vujiç (Valeva ka qenë një nga bastionet e fuqishme të regjimit të Millosheviçit) dhe zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të Kompanisë “Simpo” të Vranjës, Serbolub Manasijeviç (udhëheqja e Simpos është e njohur për angazhimet antishqiptare në Luginën e Preshevës, sidomos në Bujanovc).
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt