Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 131
  1. #21
    alvi
    i/e ftuar
    P.S.

    Tregu i BE eshte i mbyllur dhe per Shqiperine, pasi ekziston nje disnivel i tille ekonomik, dhe nuk ka asnje embargo kundra Shqiperise.
    Nuk konkurron dot ne BE as Shqiptari e as Serbi, prandaj dhe BE eshte de facto e mbyllur por jo de jure.

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per serbet ka qene dhe de jure.

    E per ata sebe te permendur ne artikull mbyllja e tregut shqiptar do te ishte plotesisht e justifikuar. E kunderta ndodh. Njeri prej tyre deri shprehet


    I kënaqur nga Shqipëria është kthyer edhe njeriu i parë i Habit-farmës, Radoslav Sekuliçi. Atë që e kam ëndërruar me vite, vetëm brenda një dite u bë realitet. Autoritetet shqiptare dhe partnerët shqiptarë të gjitha m’i sollën në shuplakë të dorës. Ia dola që pa kurrfarë pengesash të organizoj regjistrimin e barërave, gjeta distributerin dhe, nuk do të më besoni, zhvillova bisedën me partnerin shqiptar për ndërtimin e fabrikës së përbashkët të barërave në Tiranë.


    PSE keto lehtesira? E kujt?

  3. #23
    alvi
    i/e ftuar
    Dita me sa duket kemi botekuptime te ndryshme.
    Un kam besim ke individi, ndersa ti i do te gjitha te imponohen nga lart.
    Duket sikur po perpiqemi ti mbushim mendjen njeri tjetrit.
    Gjithe te mirat dhe ishalla cdo gje del per mire.
    Un ende kam besim ke individi dhe mendoj se kuleta eshte arma me efikase e historise se njerezimit, dhe nuk dua nje fare "elite" te marre vendimet per mua, sidomos kur ne Shqiperi ata qe jane ne krye jane te tipit Berisha-Nano &Co.

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    alvi,


    gabim e ke. Nuk kam tjeter botkuptim. Besoj dhe une, se individi eshte ai qe ka te drejten te vendose per jeten e vet, por ne rastin e perfshirjes se individeve brenda nje teresie territoriale qe ka organe qeverisese te zgjedhur prej tij, ceshtja eshte ndryshe.
    Individi nuk vendos dot me vete per shume ceshtje. Pushtetin vendimmarres e ka deleguar ne duar te tjera.


    Individi Dita do te dilte t'u bente bllokade te gjithe atyre biznesmeneve te paraqitur ne kete artikull. Pse?
    Sepse i shoh si te rrezikshem per mua si individ qe mbaj ne vete dhe me vete emrin shqiptare, per vendin tim dhe per kombin tim.


    Vendin e tyre munden ta mbushin fare mire biznesmene te shteteve te tjera e ata shqiptare.
    Permendej ne kete artikull mes te tjerash nje biznesmen qe e shihte Shqiperine si kantier ndertimi.
    E ka mbetur Shqiperia qe te vije ta ndertoje ai?
    Pak firma ndertimi shqiptare ka qe po grihen e po i bejne njera-tjetres konkurrence?
    Shteti ka per detyre t'i mbroje biznesmenet vendas para atyre te huaj. Ky eshte njeri prej funksioneve te tij ne ekonomi.

    E per kete nuk ka shembull me te mire se AMERIKA. Per kete besoj se je i ndergjegjshem vete alvi, meqe jeton aty.
    Amerika i urdheron te tjereve te hapin kufijte e per vete I NGREN ATO AKOMA TE FUQISHEM, E S'KA ZOT T'IA ULE.



    Jemi tek veprimtaria e pashmangshme e shtetit, perderisa e kemi pranuar te na rrije mbi krye neve si individe.
    Nese flasim per shtetin shqiptar, ne kete rast eshte ai qe po na e imponon nje "dhune" te tille, pra futjen e serbeve ne Shqiepri me miliona dollare kapital.
    Individet nese jane te zote, nese e duan aq shume vendin e tyre e emrin e tyre dhe e shohin kete si dicka te rrezikshme, duhet ta thone fjalen e tyre. Si?
    Artikuj neper gazeta, sa pa ardhur ata e pa u instaluar.
    Protesta te gjithe ekonomistet e afirmuar me radhe. Me cfare argumentash?

    Une kam dhene dy te shkurter fare ne postimin #12.

    E te mos heshtin e te vegjetojne kot, se kerkohet kurajo civile ne raste te tilla e jo fjale koti "pas pilafit".


    Keshtu mendoj une alvi.

  5. #25
    alvi
    i/e ftuar
    Si fillim me Ameriken e ke gabim, mjafton te shohesh bilancin e tregetise me Kinen, Evropen, Japonine etj.
    Bilancet jane ne favor te shteteve te lartpermendura.
    Shteti nuk ka pse perzihet ne tregun privat Dita, ajo do te quhej socializem dhe jo kapitalizem.
    Shteti le te mos i jape kontrata firmave serbe, por dyert e tregut mund tia mbylle vetem tregu i lire dhe konkurrenca.
    Nese ata jane me te zot si biznesmene, nuk ke pse penalizon konsumatorin.
    E zeme se, firma Shqiptare ta nderton nje shpi per 10$.
    Firma e huaj ta nderton per 8$ me te njejten cilesi.
    Pse ta penalizosh konsumatorin duke e hequr firmen e huaj nga konkurrimi?
    Ti flet per shtetas te tjere te huaj?
    Cilet qenkan keta te huaj qe kane dashu te investojne ne Shqiperi e nuk kane mundur?
    Nuk vjen njeri o Dita, madje dhe Shqiptaret po terhiqen se i maRRIN PENG ME MASKA.
    Kapitali i huaj do sjelle vende pune, te ardhura per shtetin nga taksat e doganat, etj, etj.
    Nuk e kemi arritur ate nivel mireqenie qe te mund te zgjedhim se nga kush do ta marrim parane e se nga kush jo.
    Po nejse ti ke mendimin tat.

  6. #26
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ekziston nje gje e quajtur "Tarife" (Tariffs) qe i aplikohet mallrave qe hyjne nga shtete te huaja ne tregun e shtetit tend. Nje gje te tille e ka USA ne Drurin e importuar nga Kanadaja qe perdoret si material konstruksioni ne Amerike.

    Pervec doganes se thjeshte, Amerika i aplikon edhe Tarifat mallrave te vecanta nga Kanadaja, dhe keshtu e ben te pamundur depertimin e thelle te produkteve kanadeze ne tregun Amerikan. Me kete veprim e mbron Industrine e Drurit te Amerikes, dhe i ruan nepunesit qe t'mos humbin punen.

    Kjo ndalohet nga WTO (World Trade Organization - Organizata Boterore e Tregtise) ku ben pjese Amerika, mirepo Amerika ende e aplikon ate sepse do ta favorizoje drurin amerikan qe shitet per $30 (spekulim) ne vend te atij kanadez $27 (para Tarifave).

    Nje gje te tille mundet lirisht ta bej edhe Shqiperia, edhepse ka marreveshje te tregtise se lire. Une nuk e di se cfare eksporton Shqiperia ne Serbi - Mal te Zi, po ma do mendja qe shume pak madje asgje. Perkunderazi ne Kosove eksporton shume me shume dhe ndoshta edhe importon. Sic dihet me Serbine vallezonte Qeveria Nano kur firmosej marreveshja e tregtise se lire, e me Kosoven ende nuk e kane firmosur. Arsyetimi eshte "Bisedimet ne nivelin e eksperteve vazhdojne".

    Me ekonomine qe bie ne duart e grekeve, serbeve dhe kushedi kujt, Shqiperia do te zvarritet me teper sec zvarritet edhe tani.

    Do shkruaj edhe me shume per kete problem, por tani me mungon koha. Dite, te pershendes.

    ASD

  7. #27
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Alv me çil flet merr BURRE, me paranojaket, ku marrin vesh ata.

    Oj Dite oj goce, "udha e zotit" e kisha fjalen per temen, ti duke ma kalu llafin per moshen time qe s'besoj se ka lidhje me investimet serbe, e permenda, asnje qellim te fshehte s'kisha. Ndersa ajo me veren, ishte me tregu qe BURRI me kalimin e moshes MIRESOHET edhe pa bere ASGJE, porsi vera, nga vetvetja, nga natyra e tij, jo nga leximi librave, gazetave, as universiteteve (siç mendon ti, keto i bejne dhe gocat por ato s'kane per - miresim). Kjo ishte Ideja.

    Ndersa pyetjes pse vijne serbet ne Tirane, pergjigja eshte e thjeshte, me fitu PARE. Vetem ne shqipni behesh Milioner per 5 vjet, si ai bosi lab i çimentos qe i vodhen te nipin. Ata per kete pune marrin REZIKUN e humbjes, pra ate qe investitoret e huaj perendimore nuk e marrin dot, keta s'pretendojne te behen milionere per pak kohe (ngaqe jane tashme te tille), ata duan investime PA RISK, afatgjata e me interesa te "pakta" por TE SIGURTA, kete tereni shqiptar nuk e ofron.

    Qe thu ti nje shoku im, jeton ne Cote d'Ivoire (afrike), pikerisht aty ky behet lufte civile çdo 10 dite, PSE? ngaqe kerkon te behet MILIONER dhe europa kete nuk ja OFRON.

  8. #28
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Alvi!
    Jam shume dakort me cka ke shkruar me siper,dhe gjerat jane ashtu si shkruan ty per sa i perket investimeve,nevojen qe ka SHqiperia per keta invesitore te huaj,nevojen qe ka per krjimin e vndeve te lira pune,nevojen per konkurence dhe nga kjo uljen e cmimeve......etj,por vetem me nje kusht qe keto biznismene te mos jene nga SERBIA.Nuk dua te bej histori duke te treguar se kush jane serbet dhe aq me teper "dashurine"qe kane ata per ne shqiptaret,por qe ti njohesh me mire duhet te jetosh me ta per te pare se sa te dashur jane ato per ne.(sinqerisht qe nuk ta uroj nje gje te tille).Duke pasur parasysh shumen qe kane ne dispozicion per te investuar keta tregtare(rreth10 miljarde$)ne SHqiperi,cdo njeri i thjeshte i ben pyetje vetes, si eshte e mundur nje gje e tille kur dihet gjendja ekonomike qe eshte tani serbia,
    kur dihet qe per 100milion$ qe ia ka premtuar Amerika ajo eshte gati te coje ne hage(jo nga qejfi),por nga halli per $"gjismen" e serbeve.Keto $ qe duan te investohen ne SHqiperi nga biznesmene(qe deri dje ishin krhau i djathte i milloshevicit)padyshim qe jane parate e fituara nga trafiqet,korupsioni,droga,vrasjet me pagese(serbia nuk ngelet prapa ne kete drejtim),pse jo edhe nga grabitjet e Kosovareve boshnjakeve gjate kohes se luftes.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  9. #29
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Rand xhani lexoji me me vemendje shkrimet perpara se te postosh e flasesh.

    10 miliard nuk jane parate qe do investohen ne Shqiperi por buxheti total (fantask, pasi qe llogaritje te tilla jane gjithnje te supozuara ne vlere aksionesh vlera e te cilave luan sa hap e mbyll syte) mbi te cilin mbeshtetet ky "grup financuesish", me sa shihet atje atyre u intereson vetem nje objekt (mapo) me tre kate me siperfaqe 8000 m2 (ka mundesi mbas ish hotel Pezes ne Tirane, aty ka ngel nje karabina e tille e paperfunduar), qe ne fakt s'eshte ndonje gje e madhe sa me pase friken per kolonizim serb.

  10. #30
    alvi
    i/e ftuar
    O Randi, dhe mua do ma kishte qefi te zgjidhja se prej kujt ti merrja
    paret.
    Por realisht a e ka Shqiperia kete mundesi zgjedhje?
    Ne se te kujtohet ne fillim ne Shqiperi erdhen biznesmenet e pare, kryesisht Kosovare e Shqiptare te Maqedonise nga Zvicra e dreq e shejton, dhe si kujtim na ka ngelur vetem gropa e Hajdin Sejdise mu ne mes te Tiranes.
    Si kujton ti se ato pare qe po investohen ne Shqiperi (investime serioze ta kam fjalen) nga emigrantet a mos valle jane pare djerse?
    Un jam emigrant vete dhe e di se si vihen shumat e medha ne perendim, por dhe gjendja ku eshte Shqiperia per momentin nuk ta lejon lluksin e zgjedhjes.
    Ai shembulli me lart qe kam dhen me buken.
    Njerezit qe blejne buke me lista veresije nuk duan tia dine se nga erdhi mielli, mjaft qe ata te kene mundesi ta blejne ate buke.
    Ketu qendron dhe problemi, duhet pare mire deshira dhe krahasuar me realitetin.
    Nuk eshte se po na thyejne deren biznesmenet e huaj, dhe ne mund te zgjedhim se kujt ti japim te drejte biznesi.
    Tregetia e hapur kete ka.
    Kush ofron sherbime e mallra me te lira e me me cilesi fiton.
    Subsidimet jane per qeveri te vendeve me mireqenie, se ato subsidime do dalin nga taksat e prinderve te mi e te tuve.
    Shteti vete nuk ka pare, taksa, doganat gjobat, dhe i duhet te mbaje shkollat, policine etj, etj.
    DHe nje here vijme ke ideja e rolit te shtetit.
    Per mua shteti ka per detyre vetem te mbroje kufirin, rendin, ligjin, shkollimin dhe mbledhjen e taksave dhe doganave.
    Cdo nderhyrje e shtetit ne tregeti eshte regresive dhe nuk ka pasoja te mira.
    Qe ti mbyllesh deren vetem Serbit e Grekut jo vetem qe nuk e ben dot, se varesh nga komuniteti nderkombetar, por nuk eshte as praktike, pasi nuk vjen njeri tjeter te investoje. Investuesit me te medhenj ne Shqiperi jane, Italianet, Greket dhe ndoshta dhe Serbet, as nuk e kam idene jo.
    Te paret e dime qe nuk na duan, te dytet jane pare mafjeje, e treta eshte po ashtu pare mafjeje.
    Por e zeme se ne jau mbyllem deren Serbeve, Grekeve dhe Italianeve.
    Nga do vije kapiali?
    Si do mbijetoje ekonomia?
    Si do mbijetoje shteti?
    NE se ti ke rrugezgjidhje te tjera, bujrum, dhe ti diskutojme, por jo vetem me parim se me parime u ngop populli Shqiptar 50 vjet, dhe nuk pine me uje miku im.
    Ky eshte realiteti na pelqen apo s'na pelqen neve.
    TI thua ti mbyllet dera Xit.
    Po nese ai vjen me cmime konkurruese, me c'te drejte ti do tia heqesh buken nga goja atij qe e blen buken me liste?
    Si mund tia shpjegosh ti atij, qe sot femijet e tu do flene te uritur, por qenin serb nuk e lame ne dere?
    Te flasim realisht, kjo eshte gjendja.
    Nuk po diskutoj me tifozllik, por realisht.
    Ne gjithe boten ke armiq shekullore qe bejne tregeti, pasi tregetia eshte gjuha universale e botes.
    Kur te jemi ne shtet i fuqishem si Gjermania, apo Amerika sic dha nje shembull te mire ASDja, atehere mund ti lejojme vetes llukse te tilla.
    Ndryshimi qendron se ne USA ja kercet xhepi amerikaneve ta blejne drurin me 30, dhe ja kercet xhepi te behen patriote, dhe per mua kollaj eshte nuk e blej kosin Dannon po e blej Meadow Gold ndonese eshte pak me i shtrenjte qe te mos e blej Francez.
    Por ne Shqiperi kushtet jane ndryshe. Nuk ja kercet shumices te bleje te shtrenjten.
    PRandaj miku im, nese ka alternative tjeter, hajde ta gjejme, pse jo dhe ta veme ne jete.
    Por pa u zgjidhur gjendja e pronave, pa marre fund grabitjet e gjobat ndaj biznesit, pa u zhduk korrupsioni, vetem aventuriere do kemi ne dyert tona duke kerkuar te investojne. DHe keto jane faktet.
    Endrra kemi te gjithe, sa mire do ishte sikur ata qe investojne te ishin te gjithe Shqiptare, po ja qe realiteti nuk i perputhet deshires, pasi jemi akoma te rinj ne emigrim, dhe nuk e kemi ende fuqine blerese e as ate investuese.
    Ata qe kishim te nje gjaku i provuam, po tani dhe Kosova ka nevojat e veta, dhe nuk vjen me njeri ne Shqiperi nga Kosovaret se i zuri tmerri, nga gjobat, korrupsioni, etj, etj.
    Pra si te zgjidhen problemet?
    Jo me llafe obshe ama, se ashu dime te gjithe ne, hidh nja 2-3 parrulla dhe ja ku maroi filmi.
    Fjalet e shumta jan fukarallik.
    Nderkohe ai i huaji, erdhi, hapi ca vende pune, derdh para ne thesarin e shtetit nga doganat, tatimet, qarkullimi i lekut etj, etj.
    Keto jane te mira te prekshme, dhe jo iluzione e enderra.
    Gjithe te mirat nga Alvi gjithe bashkebiseduesve!

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •