Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 131
  1. #91
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Marigleni

    Dita!

    Nuk dua te replikoj per gazeten ne fjale pasi do kalojme nga tema ne teme.
    Ti e the vete edhe nje shkrim qe u soll nga Tema e beri forumin lemsh. Duket qe eshte gazete acaruese



    Lemsh u be se ata qe nuk kane argumenta te diskutojne si nejrez kalojne ne fyerje, se i shohin formen me normale.
    Acaruese gazeta TemA mund te jete per ata qe nuk duan ta shohin realitetin ne sy.



    Per pjesen tjeter Mariglen ke mbajtur qendrim dhe me pare dhe ketu e ke perseritur.

    Theksoj pra ate qe kuptoj une prej asaj qe ti shkruan:

    1- ti je kundra ketyre njerezve qe do te investojne ne Shqiperi (pra investoreve ne fjale me te shkuaren dhe te tashmen e tyre mafioze)

    2- nuk je kundra investimeve serbe ne pergjithesi

    3- ke bindjen se shteti do te mund t'i mbaje nen kontroll

    4- nuk e shikon Shqiperine te rrezikuar nga kjo qe do te ndodhe.





    Une permbeldhur vazhdoj t'i qendroj mendimit tim:


    1- jam kundra ketyre njerezve qe do te investojne ne Shqiepri (pra investoreve ne fjale me te shkuaren dhe te tashmen e tyre mafioze)

    2- jam kundra investimeve serbe ne masa te tilla si keto epr te cilat po behet fjale qindra milione dollareshe.

    3- jam e bindur se shteti nuk do te mund t'i mbaje nen kontroll.

    4- e shoh Shqiperine te rrezikuar prej tyre, ndikimin e tyre ne politiken ekonomike dhe ate te jashtme te Shqiperise, sidomos ne Ballkan. Perfshirja e tyre me investime qindra milione dollareshe do te ndikoje ne zgjedhjet elektorale ne Shqiperi, mbeshtetjen qe do t'i japin politikaneve te vecante, si rrjedhim dhe qendrimin e tyre ndaj bizneseve mafioze dhe direkt perfshirjes serbe ne legjislacionin shqiptar. Lidhjet e tyre me sherbimin sekret serb i bejne qe tani te ligjerohet perfshirja e ketij sherbimi ne jeten shqiptare, pra dhe njehere jo me fshehurazi si atehere qe shkuan politikanet shqiptare ne Serbi e kur dolen ne Vlore nxirrnin tre giishta perpjete si serbet, por HAPTAZ.



    Keshtu Mariglen. Besoj se bashke ne kete diskutim jemi sqaruar.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    mirë...

    bukuri. m' bahet qejfi qi dita asht e qart n' muhabetet qi ban. kisha nji ankes t' vogel ndaj ornament- it. ai mundohet qi tana paradokset, me i quejt gjana normale. nuk asht normale qi hala sot Greqija mban n' fuqi ligjin e luftes ndaj nesh. nuk asht normale qi polikanet ton e mediat sahanlepirse te tyre shkepen tue diskutu t' drejtat e minoretitit grek, e se çil kush gojen me hjedhe gjyse zani per problemet e shkeljes sistematike te t' drejtave t' emigrantave shqiptare qe kalon der n' tallje te hapur...
    nderkohe qe çeshtja çame diskutohet ma shpesh n' kongresin amerikan se n' parlamentin shqiptar. nuk asht normale qi n' 2001 n' Himare te ngrihet flamuri grek. nuk asht normale as ajo qi shkrun ornamenti per kulturen greke te vjeter tue u mundu me me i quejte grekt e vjeter e t' rinjt si i njejti popull. une kisha dashte veç me i kshillu nji liber: Enigma. Robert d' Angely. Toena 1998. Tirane.
    nuk asht normale qi na vazhdojme me ndejte pa drita e fabrikat greke te e gazit kane shumfishu prodhimin e bombolave me destinacion tregun shqiptar. nuk asht normale qi me na funizu Maqedonija me patate e oriz. nuk asht normale qi me na u sajdise populli me kuluren e keqe greke e serbe ( prej te kanget e neveritshme qi shperndahen n' kaseta n' tane Shqipnine) . nuk asht normale qi nji qeveri e cila nuk garanton minimumin social (drita-uje-pune) vazhdon me na rrejte me grishjen evropiane.
    dita ty t' lumshin duert per ça ke ba e mos t' shkofte dam mundi

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    une i urrej greket me shume se serbet dhe me ata ne kemi tregti te lire.tregtia e lire nga ana ekonomike midis dy vendeve nuk eshte e demshme per politiken e atij ,por perkundrazi ajo eshte e dobishme per ekonomine e tij...................

  4. #94
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Per mua titulli temes duhej shkruar
    "Paraja serbe pushton Shqiperine"
    Paraja nuk njeh fe dhe as kombesi dhe si e tille mireseardhte ne vendin tone.
    Jam per investime ne masen 100% dhe nuk eshte e vertete ajo thenia se parate serbe dhe ato greke jane pushtimi i dyte Shqiperise nepermjet ekonomise.

  5. #95
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga gjethi

    Per mua titulli temes duhej shkruar
    "Paraja serbe pushton Shqiperine"
    Paraja nuk njeh fe dhe as kombesi dhe si e tille mireseardhte ne vendin tone.
    Jam per investime ne masen 100% dhe nuk eshte e vertete ajo thenia se parate serbe dhe ato greke jane pushtimi i dyte Shqiperise nepermjet ekonomise.


    gjethi,

    ato fjale qe te kane shruar Marigleni dhe Orku tek tema per ushtaret greke ne Bishtin e Palles i quaj PLOTESISHT TE VLEFSHME te t'i risjell ne kujtese edhe tek kjo teme.

    As qe e ve ne dyshim se ti je per investime ne masen 100% e qe nuk e quan te vertete se paraja greke e serbe nuk jane pushtimi i dyte i Shqiperise nepermjet ekonomise AKOMA DHE ME SHUME nuk e ve ne dyshim.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Postime
    6
    c'lodhesh kot moj Dita, shqiptari per leke shet dhe
    babanë me gruan bashke e jo me atdhenë.
    na bene 50 vjet komunizem rrace evgjiti me duket.
    vari teneqen.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    Stuttgart / Deutschland
    Postime
    5
    Te lumte ore Randi

    Prej te gjitha shkrimeve qe lezova ketu i juaji ishte me i qelluari,kompliment.
    Une vete jam nga Kosova dhe ju kisha thene qe shyqyr zotit,ju vllezerit pertej kufirit shqiptaro-shqiptar nu keni pas aso fati ti perjetoni ato qe ne kendej metan kufirit i kemi perjetuar, dhe per ate ndoshta edhe mentalitetetin e popullit serb nuk e njifeni mire (fatmiresisht).Vetem nje gje, mjaft na urrejn ata neve shqiptareve te Kosoves (nuk them me qellim Kosovareve,se ashtu jane munduar Serbet te na ndajn ne Kosovar edhe ne Shqiptare) mire po Shqiptaret nga Shqiperia me shume i urrejn se neve (kam kontakte individuale edhe ketu ne Gjermani ku jetoj edhe ne Kosove me heret me individe serb).
    Sa i perket investimit Serb ne Shqiperi ne ate shume astronomike (10 miliard € ose dollar) per kete as qe ma merr mendja bile.Do te kishte ndoshta investime te vogla individuale, se ekonomikisht Serbia momentalisht me keq ekonomikisht i ka punet se Shqiperia
    Dhe nje gje cka ju merr mendja pse Serbet (edhe greket) e kundershtuan luften ne Irak?!Se se jane pacifist te betuar?apo se ju dhimbet populli Irakian? apo per ate se qka perkrahin Shqipetaret ata automatikisht duhet te jen kunder?

    Ndersa ty DITA ty te pershendes shume,sa te kemi ne keso njerz si ty edhe Randi nuk duhet te qajm koken kot ore.Me te vertet mburrem me juve.

    Ju pershendes


    (p.s me padurim i pres komentet e ardheshme )

  8. #98
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Gazmend te jam shume mirnjohes per komplimentet qe me ke bere me siper,por kjo eshte me e pakta qe munde te beje nje shqiptar per te treguar fytyren e vertete te serbeve.E di qe e ndjen veten ngushte kur dikush nga ne shkruan(si gjethi me shoke)se i pret me padurim "biznismenet"serbe te investojne ne SHqiperi,sikur ato te jene shpetimi i vetem i ekonomis,i fukarallekut,dhe haron nga ana tjeter te na tregoje se kush jane ne te vertete Serbet dhe sa te interesuar jane ato per te na "ndimuar"ne si komb.Haron te na tregoje hapsiren e ndarjes ndermjet nesh dhe serbeve,hapesire e mbushur ne vite me lumenje gjaku,me vrasje te tipit qe vetem ata dijne ti bejne,me femije te vrare,me pleq te therur,me gra dhe vajza te perdhunuara,me burra te djegur,te masakruar dhe te torturuar.
    Duke na u paraqitur te "moderuar"Gjethi me shoke(qe fatmiresisht nuk jane shume)ata na e paraqesin situaten,realitetin
    krej normale,dhe te gjithe keto qe permenda me siper si dicka qe ka kaluar shume kohe me pare,dhe ne duhet ti harojme, dhe harojne te na thone se vetem sot ne Kosove erdhen ne dhase kockat e 37 shqiptareve te vrare nga keto serbe qe sot duan te investojne ne SHqiperi.Si mundet qe nje vrases kaq mizor te kthehet kaq shpejt ne nje "bamires"????

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  9. #99
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    spektator,

    ndoshta ke te drejte, po te pakten nje gje e bera te pakten ne ambient virtual, se me shume ne dore nuk kam.




    Gazmend,

    ju falenderoj per fjalet qe keni shkruar.

    e vetmja gje qe do te korrigjoja ne ate qe keni shkruar, eshte qe nuk behet fjale per investim te 10 miliarde dollareve, por disa qindra milioneve. 10 miliarde llogaritet kapitali qe zoterojne ne teresi keta serbe.


    Do ta uroja dhe une qe kjo teme te vazhdonte te komentohej e te silleshin dhe artikuj te tjere qe mund te gjenden ne burime te ndryshme.


    Shendet!

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pajtohem me ty Dita se kapitali serb nuk ka qfar te kerkoj ne Shqiperi,dhe jam shume i sigurt se kjo eshte nje ogurzi per vet shqiperin.Me ka ra te lexoj nje gazet ku nje gjeneral flet per planet serbe per destabilizimin e shqiperis,dihet boterisht se qeveria serbe ndan para te majme per ta shkatrrua shqiperin,nje deputet serb ne nje seanc parlamentare beri edhe pyetjen se sa para shpenzon qeveria serbe per destabilizimin e shqiperis.Eshte turp per shqiperin qe lejon marifete te tilla ,ketu nuk ka te bej as pak me mirqenje ekonomike sepse edhe serbia eshte ne kollaps ekonomik dhe eshte per tu quditur se qfar leverdie do te kishte shqiperia,por edhe po te kishte nje gje te till atehere nuk eshte koha per nje gje te till,vetem nje argument dua te them se ne shqiptaret e kosoves jemi shume te indinjuar sepse ende jemi duke i sheruar plaget qe na i beri serbi dhe per hir te kesaj,eshte dashte qe serbia te mos e gjej shqiperin partneren kryesore,por nuk eshte e quditshme aspak sepse pushtetaret shqipetar kan treguar edhe me heret se nuk e meritojn te udheheqin Shqiperin.

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •