Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
Moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit, të drejtat e munguara të shqiptarëve. Arsyet e tërheqjes
TIRANE- Politikani i njohur në të gjitha hapësirat shqiptare, Arbën Xhaferi, sipas të gjitha gjasave pritet t’i thotë lamtumirë postit të lidershipit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Një gjë e tillë pritet të ndodhë sot në kuvendin qendror të PDSH-së, ku Xhaferi do të ofrojë para anëtarëve të Kuvendit dorëheqje nga kreu partiak. Sipas burimeve të “Shekullit”, rrugën e Xhaferit pritet ta ndjekë dhe krahu i djathtë i tij, nënkryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Motivet e dorëheqjes së Xhaferit kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përpjekjet e vazhdueshme të politikës aktuale qeverisëse për të penguar proceset politike të piketuara të Ohër. Njerëz, pranë Xhaferit, i konfirmuan “Shekullit” se PDSH-ja tani gjendet para një dileme: ta ndërrojë politikën e vet që synonte krijimin e shoqërisë multietnike, tolerante dhe përfshirëse me idenë e ndarjeve territoriale.
_________________
------------------------------
Moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit, të drejtat e munguara të shqiptarëve. Arsyet e tërheqjes
Arbën Xhaferi drejt dorëheqjes nga PDSH
Në Kuvendin e sotëm pritet që kreu i demokratëve shqiptarë në Maqedoni të njoftojë largimin
TIRANE- Politikani i njohur në të gjitha hapësirat shqiptare, Arbën Xhaferi, sipas të gjitha gjasave pritet t’i thotë lamtumirë postit të lidershipit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Një gjë e tillë pritet të ndodhë sot në kuvendin qendror të PDSH-së, ku Xhaferi do të ofrojë para anëtarëve të Kuvendit dorëheqje nga kreu partiak. Sipas burimeve të “Shekullit”, rrugën e Xhaferit pritet ta ndjekë dhe krahu i djathtë i tij, nënkryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Motivet e dorëheqjes së Xhaferit kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përpjekjet e vazhdueshme të politikës aktuale qeverisëse për të penguar proceset politike të piketuara të Ohër. Njerëz, pranë Xhaferit, i konfirmuan “Shekullit” se PDSH-ja tani gjendet para një dileme: ta ndërrojë politikën e vet që synonte krijimin e shoqërisë multietnike, tolerante dhe përfshirëse me idenë e ndarjeve territoriale. Këto zëra pohojnë se ndërrimi i kursit politik të PDSH-së është delikat ngaqë do të bjerë në kundërshtim me linjën globale politike që ndjek faktori ndërkombëtar.
Duket se Xhaferi me dorëheqjen e tij kërkon të mbajë personalisht mbi shpatulla, opsionin e tij duke i lënë hapësirë partisë dhe anëtarësisë së gjerë që të aplikojnë variantin e parë, atë të kursit politik të faktorit përcaktues ndërkombëtar. Për rrjedhojë, Xhaferi duke mos dashur të përplasë partinë e tij me faktorin ndërkombëtar, mendon të japë sot dorëheqjen. Kreu i PDSH-së gjithnjë ka dhënë shenja alarmi se politikat çoroditëse një ditë do të ndeshen me projekte dhe metoda të tjera. Strategjia e ide/veprimeve që ka ndjekur Xhaferi dhe partia e tij deri në këto momente kishte të bënte me ndërtimin e një shteti multietnik, në funksion të barazisë se etnive. Burimet tona shumë të sigurta thonë se Xhaferi ka ndërmend të braktisë përcaktimin aktual politik dhe pritet të dalë me një tjetër formulë: krijimi i shteteve etnike. Nga kjo pikëpamje nuk ka dyshim se Xhaferi ndodhet para dilemës, ose të ndryshojë kursin politik partiak që nënkupton bojkotin në legjislativ, pse jo dhe me një moratorium që do të ishte një hap i rrezikshëm në relacion me faktorin ndërkombëtar, ose të mbetet në bazat përcaktive të deritanishme politike. Gjithsesi ende është herët për të dhënë një formulë të saktë, se cili do të ishte hapi befasues apo gjigant i përcaktimit të mëtejshëm politik nga ana e Xhaferit. Ajo që mund të thuhet për momentin, është fakti se lidershipi i PDSH-së po përgatitet të dorëzojë çelësat e kryetarit të partisë. Analistë të ndryshëm shohin disa variante. Nga dorëheqja e krerëve të PDSH-së, ata presin një tjetër kryesi të re, mirëpo kjo është pak e besueshme të ndodhë, për arsye se nuk ekziston ndonjë autoritet politik që do të bënte të mundur zëvendësimin e tyre. Gjithashtu Xhaferi në anëtarësinë e tij, por dhe te shqiptarët në Maqedoni, shihet si e vetmja mbështetje dhe shpresë. Nga ana tjetër pritet që Xhaferi para Kuvendit të dalë më propozime konkrete sa i përket strategjisë së veprimit të mëtejshëm politik. Nëse miratohet koncepti i ri i veprimit politik, atëherë gjasat janë që anëtarët e kuvendit qendror të qëndrojnë pas vijës politike të Xhaferit dhe Thaçit. Ky koncept i ri i veprimit me siguri do të jetë shpallja e një moratoriumi, e cila nuk është e kapshme për faktorin ndërkombëtar, megjithatë nga PDSH-ja shihet si mundësia e vetme për të parandaluar tendencat serioze të diskriminimit nga ana e institucioneve maqedone. Moratoriumi është një formë e cila nuk është aplikuar deri më tani në këtë shtet, për rrjedhojë, edhe deputetët e kësaj partie do t’i thonë jo Parlamentit. Disa analistë mendojnë se një gjë e tillë është një lloj ofensive politike e PDSH-së, në pozicionin opozitar.
-------------------
-----------------------
Ylber Lili
Kush është Arbën Xhaferi
TIRANE- Arbën Xhaferi ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka vazhduar studimet në degën e filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses. Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë. Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie, të cilën e drejton ende. PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një stretegji krejtësisht te re. Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë. Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Xhaferi investohet tek faktori ndërkombëtar që motivet e luftës të mos kërkohen atje ku nuk ekzistonin, pra në Kosovë apo te animet gjenetike të shqiptarëve për rebelim, ashtu siç pretendonin faktorët maqedonas, por te koncepti i shtetit i cili nuk përputhej me realitetin. Qasja e Xhaferit në atë kohë turbullirash u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke bërë të mundur legjitimimin e luftës së shqiptarëve, duke nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërrimin e konceptit etnocentrik të shtetit. Në zgjedhjet e 15 shtatorit të vitit 2002 Xhaferi kalon në opozitë. Në atë periudhë të zymtë parazgjedhore, analistë të ndryshëm patën vlerësuar se shqiptarët do të përfshihen në një konflikt të paevitueshëm brenda tyre. Në opozitë, Xhaferi që në fillim dha sinjale të qarta se qeveria e re, po devijon nga përcaktimet e marrëveshjes së Ohrit. Madje ai i drejtoi publikisht një letër kryetarit të shtetit Boris Trajkovski, duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedime te ai.
-------------------------
---------------------------------
MAQEDONI, Çështjet e shqiptarëve nuk po zgjidhen; në partitë shqiptare nisin dorëheqjet
SHKUP (19 Prill) - Ndalimi i proceseve që kanë të bëjnë me avancimin e çështjeve të shqiptarëve në Maqedoni, është bërë shkas për dorëheqjen e Daut Rexhepit, ish-komandant Leka, nga posti i kryetarit të degës së PDSH-së në Tetovë. Rexhepi dha dorëheqje të parevokueshme. Partia e tij vlerëson, se dorëheqja e Rexhepit vjen në një cast shumë të rëndësishëm, pasi "janë uzurpuar të gjitha të drejtat e shqiptarëve". Ndërkaq edhe në radhët e partisë tjetër opozitare shqiptare në Maqedoni, PPD, po kërkohen ndryshime në stafin drejtues. Sipas funksionarit të lartë të PPD-së, Mersel Billallit, kryetari Abdurahman Haliti po bllokon reformat brenda partisë. ro/ro (MIA/BalkanWeb)
-----------------------
--------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt