Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Diskriminimi Fetar që vret nëpërmjet Karikaturës

    Ngjarja e disa ditëve më parë kur një mësues francez u vra nga një besimtar mysliman, ka bërë bujë në gjithë botën ashtu si dhe në Shqipëri, por pasoja, ka ngritur sigurisht dhe polemika të mëdha në drejtim të pasojave të rënda me vdekje, - përballë justifikimit të shkakut, siç është e drejta e lirisë së fjalës, të shprehurit dhe të shtypit. A është e rregullt që personat që zbatojnë të drejtën bazike të lirisë së fjalës, të shprehurit dhe të shtypit, të mos mbajnë përgjegjësi për pasojat që ajo derivon nga ekspozimi i saj krenar në shoqëri media madje dhe në politikë? Vrasja e mësuesit të shkollës së mesme Samuel Pay, ndodhi në 16 tetor 2020 në një rrethinë të Parisit, Saint Honorine. Samuel Paty u vra me prerjen të kokës gjë që e cila mbetet një krim i shëmtuar dhe një akt terrorist islamik. Vrasësi me mbiemrin Anzarov një i ri çeçen emigrant 18-vjeçar, u qëllua dhe u vra nga policia franceze disa minuta më vonë.

    (https://en.wikipedia.org/wiki/Murder...inutes%20later.).

    Po kështu pesë vite më parë në 7 janar 2015 dy vëllezër Said dhe Cherif Kouachi, hynë forcërisht në zyrat e revistës satirike javore Charlie Hebdo në Paris dhe të armatosur, vranë 12 vetë e plagosën 11 të tjerë. (https://en.wikipedia.org/wiki/Charli...%2011%20others).

    Këto ishin dy pasojat kriminale dhe gjakatare të një shkaku që nënvlerësohet sot nga shumë media tv dhe gazetareske perëndimore, madje dhe në Shqipëri, duke i vënë rëndësi pasojave- pra vrasjeve të kryera sikur ato të ishin pa shkak. Duke mos justifikuar aspak vrasjet të cilat përbëjnë një krim që duhet dënuar me dënime maksimale në çdo vend të botës, në fakt i duhet mëshuar faktit se përse ndodhin këto vrasje? Në këto dy raste fatkeqe shkaku ishte i qartë: Karikaturat e Profetit Muhamet. Këto karikatura të realizuara nga kjo revistë satirike, e cila vazhdon të përqeshë një nga udhëheqësit shpirtërorë të islamit- Profetin Muhamet, janë bërë duke u justifikuar me ligjin ndërkombëtar të së Drejtës dhe lirisë së Fjalës dhe të Shprehjes. Është e vërtetë se e drejta dhe liria e fjalës dhe e të shprehurit është legjitime për çdo njeri të arsimuar apo të paarsimuar, e personave që drejtojnë vendin apo e opozitarëve, e botuesve, por edhe e kritikëve, të media të shkruara dhe tv, e një populli ndaj një populli tjetër. Sigurisht ka gjithmonë një “POR”. Edhe e drejta e lirisë së fjalës dhe të shprehurit mund të jetë e pakufizuar kur kemi të bëjmë me të njëjtat kushte të të shprehurit, por ky ligj ka kufizimet e veta pavarësisht se Presidenti i Francës apo çdo drejtues i vendeve të tjera që flasin në emër të lirisë, demokracisë dhe barazisë duke patur në dorë pushtetin, lënë të lirë një revistë ndoshta prestigjioze të vërë në lojë dhe të tallë e të përgojojë në mënyrë të përsëritur një udhëheqës fetar dhe diskriminon një komunitet të tërë fetar. Ngjarja e pesë viteve më parë duhej të kishte vënë para përgjegjësisë redaksinë e kësaj reviste sepse ishte ajo shkaku që ndodhën ato vrasje makabre. Pas pesë vitesh, mësuesi francez përsërit të njëjtin gabim, por në një formë tjetër, duke larguar nxënësit që janë të fesë islame me qëllim që të shajë fenë islame dhe ta dëgjojë pjesa tjetër e nxënësve.

    Por në një shkollë laike, përse duhet të përmendet dhe të drejtohet mësimdhënia në mënyrë diskriminuese ndaj një feje tjetër? A nuk është i ndarë shteti nga feja edhe në Francë? A nuk është laik shteti në Francë? Atëherë përse nxitet urrejtja fetare në shkolla laike dhe ngatërrohet me qëllim feja islame me radikalizmin islamik? Dihet se në Francë rreth 10%-12% e popullsisë është me besimin fetar islam. Edhe ata janë njerëz dhe duhen respektuar. Ideja që duhet të shpreh është se duhen eliminuar shkaqet në mënyrë që të mos ndodhin pasojat. Lënia e lirë e diskriminimit fetar sigurisht do të shkaktojë pakënaqësi dhe revolta. Franca si një nga liderët në BE ndoshta duhet të ishte iniciatorja e rregullimit të ligjeve të BE, duke përfshirë në ligj ndalimin e mësimeve fetare në çdo lloj shkolle elementare në të gjithë BE madje edhe në të gjithë Europën, sepse indoktrinimi fetar, qoftë ai islamik, qoftë ai kristian e deformon nxënësin e vogël dhe e detyron të bëhet fanatik fetar dhe më vonë ndoshta edhe kontingjent ekstremizmi dhe krimi. Asnjë shkollë fetare për fëmijët, sepse deformon karakterin e tyre të pastër e të padjallëzuar. Kjo mendoj se është e domosdoshme edhe në Shqipëri edhe në Kosovë të ndalohen shkollat fetare për fëmijët e shkollave elementare. Vetëm pasi të rriten dhe të arrijnë pjekurinë, këtij kontingjenti mund të informohen apo edhe të ndjekin shkollën fetare sipas dëshirës.

    Së dyti, duhen ndaluar mediat të tallin apo të përqeshin liderët shpirtërorë fetarë si Jezu Krishti, Profeti Muhamet, apo dhe Buda, sepse janë këto që nxisin urrejtjen fetare, diskriminim fetar dhe shkaktojnë pasoja të rënda deri në vdekje ashtu siç ka ndodhur disa herë në Francë dhe në disa vende të tjera të BE dhe në botë. Në këtë pikë çdo shtet duhet të bëhet i përgjegjshëm sepse urrejtja dhe diskriminimi fetar shkakton vrasje dhe luftë. Ka shembuj plot në historinë botërore.

    Ashtu siç ka ligje në shumë vende të botës që të fusin në burg nëse shan presidentin apo kryeministrin në detyrë, përse të mos bëhen ligje për të ndaluar sharjet dhe talljet për udhëheqësit shpirtërorë fetarë të cilët respektohen dhe nderohen nga komunitetet përkatëse fetare në të gjithë botën? Po kështu u duhet vënë fre mediave që nxisin dhunë, urrejtje dhe diskriminim religjioz.

    Shqipëria mbetet një nga shembujt më të shkëlqyer të respektit ndaj besimit fetar të tjetrit.

    Shpresojmë që bota perëndimore të marrë të paktën këtë shembull nga vendi ynë i vogël.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-01-2021 më 01:10

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Diskriminimi Fetar që vret nëpërmjet Karikaturës

    Z. Pirro, megjithe respektin konfirmoj vetem nje pjese te mendimeve tuaja, lidhur me ceshtjen ne fjale. Megjithese e theksoni edhe vete se e gjithe kjo eshte bere nga mesuesi ne emer te te drejtes se fjales, perseri duket sikur vete dilni kunder kesaj te drejte. Franca me boten tjeter (pale me Shqiperine) eshte vite drite larg. E drejta e fjales nuk mund te kufizohet dhe per kete u jane prere kokat 2000 obortareve dhe vete mbretit Luigj ne revolucionin e 1789. Na permendet disa raste kur denohet pergojimi i personaliteteve, nuk e di per cilat vende e keni fjalen. Mos ndoshta per Uganden? E drejta ime mbaron ku cenohet e jot,ja, por ketu nuk perfshihet e drejta e fjales e cila eshte pa limit. Zoti Perendi e krijoi njeriun te lire. Ti duhet ta dish kete, si ortodoks qe je. Me vjen sinqerisht keq se nuk i falet intelektualit te mbaje keto qendrime, pasi blasfemia ne France nuk penalizohet prej 200 e ca vjetesh. Nuk e kuptoj me keto mendime po na drejton nga Perendimi apo arabia. Une personalisht preferoj Perendimin. Gjithsesi te Falenderoj per mendimet qe paraqitet per artikullin dhe te uroj gjithe te mirat.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Djali vret vajzën, vret dhe veten
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 01:17
  2. Diskriminimi pozitiv
    Nga Smth_Poetic në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2010, 20:08
  3. Diskriminimi fetar !
    Nga Iliri. në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 14:38
  4. Diskriminimi gjinor!
    Nga Manci në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-11-2007, 13:02
  5. Shqiptaret dhe diskriminimi i tyre.
    Nga memedheu1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •