
Postuar mė parė nga
Duke_Of_Arberia
Serafimo, Luli me Moniken kane faj se per aq kohe sa kane qeverisur, nuk paten vemendje ne rikonstruktimin e teatrit. Nese teatri ishte i rrenuar nga mbrenda i ben me faj me edhe ata.
Luli me Moniken duhet te na sqarojne sesi do ta rindertojne teatrin e vjeter, duke pas parasysh se ne ate toke ku u shemb do ndertohet nje godine edhe me e larte, madje me gjasa edhe me kulla.
Pra do shembet godina e re, apo nuk do lejohet qe godina e re te ndertohet?!
Kete sna e kane sqaruar akoma!!!
Pastaj fakti qe teatri u shemb ne ate menyre na bene me faj te gjitheve.
Ku ishim neve kur u zhduk kinema 17-nentori, kinema republika, pallati pionereve, hapesirat e gjelberta tek parku i liqenit, stadiumi me minare, sheshi skenderbej pa trotuare e me zift, etj etj etj?
Me perjashtim te ca njerzve te ndjeshem e qe e duan qytetin, te tjeret ishin ne gjume ose tu pi kafe..
Protesta dy vjeēare e artisteve, ishte nder kauzat mė me vlere ne gjithe keto 30 vite tranzicion. Sigurisht edhe aty pati perēarje me artiste si Robert Ndrenika e te tjere qe ishte gati te shtrihej barkazi nese do prekej teatri dhe mbas pazareve me Veliajn firmosen per prishjen e ketij objekti qe iu ngjante si kotec pulash.
Por pertej ketyre ishte nje proteste artistesh qe nuk u shiten e qe luftuan me shume qytetari, kulture e argumenta historike se perse kjo ndertese duhej ruajtur. Madje vajten deri aty sa nepermjet Europa Nostras, gjeten edhe fondet per rikonstruktimin e 70% te ketij objekti.
Mirepo artistet u lane vetem Serafim, paten praktikisht zero mbeshtetje qytetare, ndonese folen ne mbeshtetje te tyre intelektual me zė si Lubonja, Plasari, Velo, Fuga etj.
Me nje popull te fjetur, Rama mbylli shpejt e shpejt kaparet qe kishte marre nga Fusha apo kush dreqin fshihej mbas tyre dhe vazhdoj mjeshterisht me shume gjakftohtesi planin e shembjes se nji nga godinat e pakta me trashegimi qe i ka mbet Tiranes.
Per sa kohe nuk ka asnje ndjeshmeri masive qytetare per te tilla ēeshtje, smund te presim qe teatrin ta mbrojne 200 militante te PD-se apo 300 militant te PS-se e LSI-se!!! Teatri ishte i te gjitheve e na perkiste te gjitheve...
Krijoni Kontakt