Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Cool Dallimi Psikiatër – Psikolog

    Pershendetje. Cfare lidhje kane psikologjia dhe psikiatria me njera-tjetren? A kane lidhje? Ku qendron ndryshimi? Ku behet ndarja midis ketyre te dyja degeve? Nga kuptohet se nje i semur nuk ka me nevoje per kurim nga psikologu, por ka nevoje te shkoje tek psikiatri? Pra kush jane te dhenat e ketyre te dyjave?

    Shume falemiderit Eda.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gurl : 18-10-2004 më 03:41

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Atehere Eda pak me vonese por me mire vone sesa kurre une po mundohem ti jap nje pergjigje pyetjes tende.
    Psikologjia eshte shkenca e sjelljes dhe kognicionit. Kognicioni perfshin sjellejt mendore.
    Tani duhet te kesh parasysh qe psikologjia ose me sakte psikologjia klinike qe te gjithe njerzit njohin dhe perdorin zakonisht termin psikologji ose psikolog per ate qe merret me trajtimin e njerzve qe kane nevoje. Psikologet klinike gjenden kudo: spitale per semundjet mendore, institucione per prapambetjen mendore, ne burgje, klinika te shendetit mendor, ne gjykatat e te miturve, ne qendra shendetsore universitare, klinika per keshillimin e femijve, etj.
    Eshte jasht mase e rendesishme qe ju te kuptoni zonjushe dallimin midis psikologut klinik dhe psikiatrit, pra arrijme ne pyetjen qe ju keni shtruar.
    Psikologu klinik merr nje dipllome ne psikologji dhe me pas vazhdon studimet pasuniversitare. Pas pothuaj dy vjetesh ai/ajo merr graden e masterit ne psikologjine klinike dhe pas perafersisht 2/3 vjetesh te tjere studimi, i jepet grada Ph.D. (doktor i filozofise) grada e zakonshme per psikologet. Pasi merr kete grade, ai praktikohet 1 vit ne nje institucion nen kujdesin e psikologeve te tjere, perpara se te filloje te diagnostikoje dhe trajtoje njerzit ne menyre te pavarur.
    Psikiatri eshte krejtesisht ndryshe. Psikiatret jane mjek te specializuar per trajtimin e sjelljeve anormale dhe si te tille ata mund te rekomandojne ilaçe, gje qe smund ta bejne psikologet. Psikiatret djekin shkollen mjeksore dhe marrin graden doktor ne mjeksi (M.D.). Pastaj ato specializohen ne trajtimin e sjelljes anormale. Psikiatret shpesh i shohin sjelljet e pacientit te lidhura me shkaqe mjeksore dhe ne kete menyre perdorin shpesh trajtim mjeksor, si psh. , terapi me medikamente, krahas terapise psikologjike. Psikiatria eshte dege e mjeksise. Ajo nuk eshte dege e psikologjise.
    Me kaq shpresoj t'ju kem ndihmuar sadopak znj. Eda. Ja kalofshi mire
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Massachus...USA
    Postime
    27
    Sipas mendimit tim psikologjia dhe psikiatria kane lidhje me njera tjetren por jane fusha te ndryshme.Psikologjia trajton problemet e tipave dhe karaktereve te njerezve.Ju e dini se keto klasifikohen ne kater lloje:Sanguin,flegmatik,kolerik dhe melankolik.Ka njerez qe kane edhe harmonizime te ketyre tipeve.Psikologjia ne baze te ketyre tipeve te mesiperm i trajton ato ne jeten e perditshme pasi ju e dini se jeta ka gezime,harmoni,zhgenjime,ankth,panik etj etj etj.Me te prekshem per dhe me delikat jane tipat melankolit te cilet i perjetojne thelle dramat e jetes.Dhe keto tipa jane te prirur me shume per depresione te ndryshme te cilat po nuk u trajtuan nga nje psikolog i zoti ato mund te thellohen dhe te behen objekt i semundjeve kronike me te cilat merret mjeku psikiater.Psikologjia eshte shume e gjere por une po e mbyll me kaq.Persa i perket psikiatrise kjo eshte nje dege e cila kryesisht merret me semundje me baze origjine familjare te trasheguara te cilat jane semundje kronike dhe mund te permiresohen vetem me mjekim te vazhdueshem.Por ka edhe semundje te cilat krijohen nga rrethanat e veshtira te jetes kryesisht depresionet te cilat po te kapen dhe mjekohen ne kohen e duhur ato shkojne shume mire.Ketu ne Amerike po del teper e sukseshme kurimi i shume lloje semundjesh psiqike kryesisht depresionet me anen e nje terapie 6 mujore duke perfshire dhe jogen brenda dhe qe jep rezultate mjaft te larta.Bile mendohet pas ketyre seancave te kete rezultate konkrete dhe te semuret te mos kene me probleme.Kjo eshte deri tani arritja e fundit e cila garanton sherim dhe pa nevojen e mjekimeve.

  4. #4
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Psikologjia trajton individin, psikiatria: patologjine e tij! Nje psikiater mund te jete edhe psikolog i mire, kete e vlereson pacienti nese krijon besim. Tek psikologu mund te drejtohen edhe ata qe nuk konsiderohen te semure! Psikologu te kthjellon mendimet ndersa nevoja e psikiatrit lind ne nje stad me te avancuar, atehere kur je semure dhe nuk funksionon psikoterapia dhe detyrimisht duhet t`i neshtrohesh terapise me sedative!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Lol Logu

    Nje pergjigje me te shkurtet mund te jap edhe une, megjithese james Douglas e ka shpjeguar mjaft mire, por eshte ndalur me teper tek gradat te cilat nuk jane dhe aq thelbesore per te vene re ndryshimin.
    Psikologu merret me njerezit me probleme mendore, kurse Psikiatri merret me njerez me semundje mendore, dhe ketu ka nje ndryshim te madh....
    Te kesh nje problem mendor ne nje periudhe te caktuar te jetes, na ndodh te tereve. Raste devijante nga normalja, kur humbet punen, te dashurin, probleme familjare, stres, depresion, tentative per vrasje.... keto duhen trajtuar nga nje psikolog.
    Rastet e semundjeve mendore, pra, ndryshe nga problemet mendore qe i perjetojme te tere, jane shpesh semundje te lindura ose te zhvilluara gjate jetes dhe kryesisht nuk rregullohen po mbahen nen kontroll me medikamente te ndryshme per lehtesim te semundjes dhe permiresimi eshte i vogel. Rezultatet jane lehtesuese.
    Sic e tha dhe James, psikologu perdor keshillimin (psikologu klinik) nepermjet terapive te ndryshme, kurse Psikiatri perdor medikamentet sepse dhe siptomat e pacienteve jane problematike....
    Mendoj ndryshimi me i madh e me i kuptueshem per te tere eshte se psikologu trajton probleme mendore dhe psikiatri semundje mendore.
    Per psikologun kemi nevoje te tere gjate situatave te ndryshme strasante, depresive, te veshtira psikologjike.... ndersa per psikiatrin kane nevoje njerez te caktuar me semundje mendore qe perbejne problem per vete te semurin dhe te tjeret.

    keto me siper jane ndryshime te dukshme profesionale sepse ka shume detaje per te shpjeguar ndryshimin e ketyre dy profesioneve...
    E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Tri semundje me te njohura qe trajtohen nga psikiatri e jo nga psikologu jane:

    Shizofrenia
    Paranoja
    dhe depresione te renda!

    Psikologu ne krahasim me psikitarin nuk eshte asgje!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Postuar më parë nga Shën Albani

    Psikologu ne krahasim me psikitarin nuk eshte asgje!
    Kisha nje pyetje per ju Shën Albani Cdoni te thoni me kete?
    Qe ta thuash kete me siper, mendoj te pakten duhet te dish dicka, te keni lexuar apo studjuar mbi keto dy fusha, disiplina apo profesione.
    Eshte njelloj si te besh krahasim mes nje kardiologu dhe nje stomatologu. Jane njekohesisht shume te rendesishem. Sherbimet qe ofrojne si psikologu ashtu dhe psikiatri jane njelloj te domosdoshme. Mund te them se shume probleme nese do trajtoheshin fillimisht nga psikologu ndoshta nuk do arriheshin ne semundje qe me pas mund ti trajtoje psikiatri, pervec atyre semundjeve qe jane nga demtime natyrore si aksidente, apo semundje te renda te lindura (sindroma doun).
    Nuk mendoj te zgjatem sepse tek e fundit ju duhet te tereve te lexoni dicka para se te prononcoheni dhe dallimet e domosdoshmeria ndermjet ketyre dy profesioneve mesohet dhe vihet re nese do lexonit dicka. Shume njerez, duke pasur parasysh edhe moshen e atyre qe futen ketu (jo te gjithe), shpesh kane degjuar per psikolgun, por sdine aspak se per cfare duhet, cfare sherbimesh ofron, kush eshte....

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    me shume nga te gjithe jam dakort me James Douglas.
    te pakten ne usa, nuk ka semundje apo problem mendor e cila eshte vetem per psikologet, apo vetem per psikiaterit.
    packa se edukimi eshte goxha i ndryshem, si psikilogu dhe psikiateri mund te merren me cdo lloj semundje/problemi mendor, etc.
    Deri tani, vetem psikiaterit kane te drejte te japin receta ne usa, me perjashtim te New Mexico. Mendohet se se shpjeti dhe psikologeve do tu jepet kjo e drejte, mbasi te kalohet ligji perkates, dhe mbasi te marrin trajnimin shtese per leshimin e recetave.
    Psikologet kane trajnim dhe edukim te sterholluar dhe detajuar per terapite psikologjike, duke perfshire dhe semundjet si skizofrenia, etc. Psikiaterit gjithashtu kane trajnim per terapi psikologjike, por jo aq shume sa psikologet.
    Te dy llojet bashke kane me shume te perbashketa, sesa te vecanta ne ate qe bejne/trajtojne. Ndryshimet me te dalluara i kane ne menyren se si e arrijne (edukimin) ate qe ushtrojne, dhe ne tendencat/orientimet, perkatesisht mjekesore/biologjike dhe mendore/psikike, por jo ekskluzivisht ne njeren apo tjetren.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-08-2004
    Vendndodhja
    palermo
    Postime
    16
    psikollogjia eshte nje shkence qe ka shume aplikime ne shume fusha. roli i psikologut klinik mund te hyne edhe ne fushen e psikiatrise.
    vetem qe shumica e psikiatrave shofin psjesat e personalitetit qe kan probleme (dhe mundohen ti "sherojne"), shumica e psi klinik shohin pjeset me te forta te personalitetit per tu bere aleat me to e per te ndihmuar gjithe personon qe ka nevoje.

  10. #10
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Thumbs down Gabim!

    Citim Postuar më parë nga Shën Albani
    Tri semundje me te njohura qe trajtohen nga psikiatri e jo nga psikologu jane:

    Shizofrenia
    Paranoja
    dhe depresione te renda!

    Psikologu ne krahasim me psikitarin nuk eshte asgje!
    Keto te tre semunje le ti quajme pasi nuk mund te quhen te tilla trajtohen vetem nga Psikologu !!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •