-
Shuhet Moikom Zeqo, mendimtari që la si trashëgimi një histori të tërë arti.
Shuhet në moshën 71-vjeçare një nga intelektualët shqiptarë. Njeriu i artit, Moikom Zeqo ka humbur mëngjesin e sotëm betejën me një sëmundje që e mundonte prej kohësh.
Autori i më shumë se 60 titujve që i lanë brezave një histori të tërë arti e nisi karrierën e tij si mësues, por e donte po aq arkeologjinë, letërsinë dhe kinematografinë sa krijoi në këto fusha duke lënë pas sot një pasuri të madhe në letrat shqipe.
Veprat e Moikom Zeqos janë përkthyer në disa gjuhë të botës duke tejkaluar kufijtë e vendit të vogël ku jetoi, duke përfaqësuar kështu disa herë Shqipërinë në konferenca ndërkombëtare.
Në karrierën e tij një rol i rëndësishëm ka qenë edhe piktura, ku mendimtari iu shfaq publikut me tri ekspozita vetjake.
Moikom Zeqo ishte doktor i shkencave dhe mban titullin “Mjeshtër i madh” falë veprës që la pas.
a2news.com
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt